Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf
Prochain SlideShare
QENDËR KULTURORE.pdfQENDËR KULTURORE.pdf
Chargement dans ... 3
1 sur 46

Contenu connexe

Hulumtimi për Trashëgimi Kulturore.pdf

  1. STUDIM INTEGRIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE NË SHKOLLA, ME FOKUS TEK ORGANIZIMI I EKSKURSIONIT TË SEMIMATURËS Autor: Besnik B.Avdiaj, PhD cand.
  2. PËRMBAJTJA Lista e tabelave .........................................................................................5 Lista e figurave ........................................................................................6 Lista e shkurtesave ..................................................................................7 1. HYRJE ...................................................................................................9 2. LITERATURA .......................................................................................11 2.1. Trashëgimia kulturore dhe rëndësia e saj .....................................11 2.2. Edukimi dhe trashëgimia kulturore ................................................12 2.3. Promovimi dhe integrimi i trashëgimisë 
 kulturore në procesin arsimor në kontekstin e Kosovës ....................13 3. METODOLOGJIA .................................................................................15 3.1. Mbledhja e të dhënave dhe mostrimi .............................................15 4. REZULTATET DHE ANALIZAT ............................................................19 4.1. Trashëgimia kulturore, rëndësia dhe promovimi i saj ..................20 4.2. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në
 procesin arsimor dhe perceptimi i saj nga nxënësit ..........................23 4.3. Ekskursioni shkollor, qëllimi dhe procesi i organizimit ...............28 4.4. Efektiviteti i ekskursionit dhe përfshirja e 
 guidave turistike ....................................................................................32 4.5. E ardhmja e integrimit të trashëgimisë 
 kulturore në arsimin e mesëm të ulët ...................................................38 5. PËRFUNDIME ......................................................................................41 5.1. Rekomandimet .................................................................................42 6. LITERATURA .......................................................................................43 3
  3. LISTA E TABELAVE Tabela 1. Mbledhja e të dhënave përmes intervistave ....................................19 Tabela 2. Anketimi me pyetësor gjysmë të strukturuar ...................................20 Tabela 3. Të dhënat për pyetjet mbi definimin e 
 trashëgimisë kulturore, çka ju sjell ndërmend kur përmendet ajo 
 dhe me çka e lidhin përvojën e trashëgimisë kulturore në Kosovë .................26 5
  4. LISTA E FIGURAVE Figura 1. Si e shohin nxënësit rëndësinë e trashëgimisë kulturore 
 për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe çfarë mendojnë ata mbi 
 promovimin e saj në Kosovë. (Burimi: të dhënat primare – anketa) ...........................22 Figura 2. Të mësuarit mbi trashëgiminë kulturore
 gjatë shkollimit fillor. (Burimi: të dhënat primare – anketa) .........................................25 Figura 3. Të mësuarit dhe njohuritë mbi trashëgiminë kulturore 
 gjatë shkollimit fillor. (Burimi: të dhënat primare – anketa) ..........................................27 Figura 4. Efektiviteti i ekskursionit
 shkollor. (Burimi: të dhënat primare – anketa) ............................................................33 Figura 5. Numri i destinacioneve gjatë
 ekskursionit. (Burimi: të dhënat primare – anketa) .....................................................34 Figura 6. Rezultatet në pyetjen “Sa prej destinacioneve
 turistike të vizituara janë pjesë e trashëgimisë kulturore
 sipas perceptimit tuaj?” (Burimi: të dhënat primare – anketa) ....................................35 Figura 7. Rezultatet që tregojnë sa prej të anketuarve
 kanë pasur njohuri të mëhershme mbi destinacionet e
 vizituara gjatë ekskursionit. (Burimi: të dhënat primare – anketa) ..............................35 Figura 8. Rezultatet në pyetjen “Sa e vlerësoni
 që keni mësuar për trashëgiminë kulturore gjatë këtyre
 vizitave?” (Burimi: të dhënat primare – anketa) ..........................................................36 Figura 9. Rezultatet në pyetjen “A keni
 pasur guidë turistike(ciceron) gjatë vizitave të 
 realizuara?” (Burimi: të dhënat primare – anketa) .......................................................36 Figura 10. Rëndësia e përcjelljes nga guidat 
 turistike. (Burimi: të dhënat primare – anketa) .............................................................37 Figura 11. Si e shohin nxënësit integrimin dhe 
 promovimin e trashëgimisë kulturore dhe rolin e 
 institucioneve. (Burimi: të dhënat primare – anketa) ...................................................39 6
  5. LISTA E SHKURTESAVE ASK - Agjencia e Statistikave të Kosovës DKA - Drejtoria Komunale e Arsimit KB - Kurrikula bërthamë KDSH - Këshilli Drejtues i Shkollës MASHT - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MKRS - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit PZHSH - Plani Zhvillimor i Shkollës TK - Trashëgimia kulturore UA - Udhëzim Administrativ UNESCO - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë 7
  6. HYRJE 9 Republika e Kosovës, shtet me një territor prej 10,905 km2, ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, me rreth 62% nën moshën 35 vjeçare (ASK, 2021). Kjo e bën Kosovën një nga vendet më të pasura me popullsi të re në moshë në kontinentin evropian. Por, duke marrë parasysh sfidat e shumta me të cilat po përballet vendi e shoqëria, zhvillimi i gjeneratave të reja ka ngecur në shumë rrafshe. Një nga shtyllat kryesore për të garantuar zhvillim dhe të ardhme të sigurt, është arsimi. Me gjithë disa zhvillime pozitive për ta ngritur cilësinë e arsimit në vend, edhe sot e kësaj dite vazhdon të bëhet pamjaftueshëm në këtë drejtim. Pasqyrimi i shkëlqyeshëm i gjendjes së mjerueshme të arsimit në vend mund të shihet përmes rezultateve të testit PISA 2018, ku Kosova radhitet pothuajse e fundit, në mesin e Marokos dhe Republikës Domenikane. (Schleicher, 2019). Në procesin e rëndësishëm të edukimit formal dhe joformal të gjeneratave të reja, një rol thelbësor luan trashëgimia kulturore, si tërësi e veçorive identifikuese të shoqërisë. Megjithatë ajo është mangët e integruar në këtë proces, duke rezultuar në promovim të pamjaftueshëm tek të rinjtë e shkollave fillore e të mesme, aq më pak në nxënien e dijes së nevojshme mbi trashëgiminë kulturore. Në kurrikulën e rishikuar të vitit 2016, për arsimin e mesëm të ulët, të botuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, trashëgimia kulturore është futur si element në kuadër të fushës së arteve dhe të shoqërisë e mjedisit (MASHT(a), 2016, pp. 42, 67). Përveç lëndëve që janë pjesë e procesit mësimor, të cilat lidhen me artet, shoqërinë e mjedisin, nxënësve të këtij cikli nuk ju ofrohen përvoja të drejtpërdrejta që lidhen me trashëgiminë kulturore. Ndonëse Udhëzimi Administrativ nr. 02/2016 mbi aktivitetet jashtëshkollore, i lëshuar nga MASHT, jep disa vështrime mbi organizimin e vizitave brenda komunave, i njëjti, nuk e përcakton vizitën njëditore të shkollave, me karakter të promovimit të trashëgimisë kulturore, madje as tërthorazi (MASHT(b), 2016). Ky studim mëton të hedhë dritë në integrimin e trashëgimisë kulturore në shkolla, konkretisht në efektivitetin e ekskursionit të semimaturës, si aktivitet jashtëshkollor. Prandaj, në vijim do të trajtohet trashëgimia kulturore si koncept, bashkë me rëndësinë dhe promovimin; do të diskutohet roli që ka në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja; si perceptohet trashëgimia kulturore nga nxënësit dhe sa kanë përfituar ata nga aktivitetet shkollore e jashtëshkollore në këtë lëmi; organizimi i ekskursionit, qëllimi, procesi, efektiviteti dhe përfshirja e guidave turistike. Punimi përmban literaturën e shqyrtuar për hulumtim, metodologjinë, ku përfshihen metodat dhe mbledhja e të dhënave, rezultatet dhe analizimi i gjetjeve sipas dukurive të trajtuara, dhe në fund jepen përfundimet me rekomandime.
  7. 2. LITERATURA 2.1. Trashëgimia kulturore dhe rëndësia e saj 11 Njerëzimi është në një proces të vazhdueshëm evolucioni shoqëror. Nevoja për të ruajtur një identitet të përbashkët, i bën shoqëritë të shikojnë prapa në të kaluarën e tyre dhe të shtrëngohen rreth një prone të përbashkët që i jep kuptim përkatësisë ndaj atij grupi shoqëror. Kjo pronë e përbashkët ndryshe njihet si trashëgimi kulturore. Trashëgimia kulturore është një koncept i gjerë dhe ngërthen në vete një sërë elementesh që ndërlidhen me vlerat dhe besimet, traditat, zakonet dhe mënyrat e të jetuarit të një shoqërie. Ajo nuk përfaqëson vetëm elementet e të sotmes. Në fakt, trashëgimia kulturore përfaqëson pasuritë e prekshme dhe të paprekshme, të përcjella nga gjenerata në gjeneratë dhe të përzgjedhura nga vetë shoqëritë (Logan, 2007). Pasuritë e trashëgimisë kulturore përbëhen nga pasuritë e prekshme, siç janë ndërtesat, monumentet, veshjet, artefaktet fizike, të paprekshme, të tilla si traditat, ritualet, folklori, dhe pasuritë natyrore, si zonat me interes të biodiversitetit (Sullivan, 2016). Këto pasuri krijojnë një tërësi vlerash të përbashkëta për një grup të caktuar të njerëzve, të cilët ndajnë ndjenjën e përkatësisë ndaj grupit dhe asaj që grupi përfaqëson. Si e tillë, trashëgimia kulturore konservohet dhe përcillet nga gjenerata në gjeneratë. Kështu, “trashëgimia bën të mundur që brezat e tanishëm të kuptojnë vendin e tyre në histori dhe të përballen më mirë me mutacionet e vazhdueshme në shoqëri: është një element stabiliteti në një botë që ndryshon me shpejtësi” (Barillet, Joffroy, & Longuet, 2006, p. 29). Me rritjen e marrëdhënieve sociale ndërmjet popujve të botës, sidomos sot në epokën e globalizimit, trashëgimia kulturore merr dimensione të reja. Ajo po aq sa shihet si pjesë përbërëse e një shoqërie të definuar, po aq edhe është pjesë e pandashme e shoqërisë globale. Kjo për vetë faktin që sot shoqëritë dhe kulturat po shkrihen në terma të kufijve territorial. Rëndësia e trashëgimisë kulturore shtrihet në shumë rrafshe. Ajo është element i domosdoshëm i veçantisë së një shoqërie. Duke qenë se kultura e popullit shfaqet në çdo aspekt të jetës, ndërmarrja e veprimeve që e ruajnë dhe e kultivojnë atë, është kritike për të siguruar mbijetesën e mbarë shoqërisë. Tejkalimi i sfidave në mbështetje të trashëgimisë kulturore nuk është aspak i lehtë, por me një qasje të përgjithshme shoqërore e institucionale, komunitetet mund të ja dalin të ruajnë identitetin e tyre kulturor dhe ta forcojnë atë. Përpjekjet në këtë drejtim duhet të jenë bashkëpunuese, në mënyrë që të ketë mirëkuptim të ndërsjellë ndërmjet popullsive të ndryshme lokale, duke ndikuar pozitivisht në ruajtjen e paqes sociale dhe respektimin e dallimeve në identitetin kulturor (Barillet, Joffroy, & Longuet, 2006).
  8. 12 Trashëgimia kulturore është element kyç në procesin e edukimit, duke u mundësuar nxënësve që ta njohin prejardhjen e tyre dhe të identifikohen me aspektet kulturore të komunitetit të cilit i takojnë, qysh në moshë të hershme. Në anën tjetër, edukimi është një nga metodat më të rëndësishme që siguron mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e trashëgimisë (Santisteban-Fernández, González-Monfort, & & Pagès-Blanch, 2020). Përtej njohjes së identitetit kulturor, të rinjve ju jepet mundësia ta kuptojnë botën përreth dhe llojllojshmërinë, duke u pjekur për komunikim ndërkulturor në parimet e respektit dhe tolerancës. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në sistemin arsimor do të sillte përfitime shtesë në të kuptuarit dhe vlerësuarit, dhe në proces, nxënësit do të gjenin mënyra kreative për ruajtjen e pasurive kulturore lokale. Sipas një studimi në Turqi mbi rolin e trashëgimisë kulturore në edukimin e moshave të hershme, duke rritur vetëdijesimin qysh herët, padyshim që ruajtja e saj do të jetë më efektive. Studimi më tej rekomandon që institucionet arsimore dhe mësimdhënësit janë në masë të madhe përgjegjës në prezantimin dhe nxitjen e simpatizimit të trashëgimisë kulturore tek fëmijët, duke i kushtuar vëmendje të shtuar rrethanave të procesit të mësimxënies (İslamoğlu, 2018). Lopez-Fernandez me kolegë (2021) shprehen mbi rolin si edukatorë se ai duhet “të jetë promovimi i një kuptimi holistik të trashëgimisë si një trashëgimi e së kaluarës në botën tonë sot, me gjithë diversitetin e saj material dhe jo- material. Në qendër të këtij nocioni është parimi i qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike dhe njohja e trashëgimisë së saj si burim i kostos së pasurisë dhe ruajtjes që kërkon menaxhim të qëndrueshëm dhe pjesëmarrje qytetare” (p. 10649). Duke njohur rolin edukativ të trashëgimisë kulturore në njërën anë, dhe rolin e edukimit mbi trashëgiminë kulturore në anën tjetër, diskutohet edhe rëndësia e përfshirjes direkte të saj në kurrikulën arsimore gjatë shkollimit parauniversitar (Ocal, 2016). Por, për ta arritur një efektivitet të lartë në integrimin e trashëgimisë kulturore në këtë proces, kurset e tilla duhet të ndërlidhen me përvojat e drejtpërdrejta, duke planifikuar aktivitetet nga të cilat nxënësit mësojnë duke u argëtuar (İslamoğlu, 2018). Në këtë kontekst theksohet rëndësia që kanë aktivitetet shkollore e jashtëshkollore në ngritjen e njohurive të nxënësve mbi trashëgiminë kulturore. 2.2. Edukimi dhe trashëgimia kulturore
  9. 2.3. Promovimi dhe integrimi i trashëgimisë kulturore në procesin arsimor në kontekstin e Kosovës 13 Promovimi i trashëgimisë kulturore përmes integrimit të kësaj të fundit në sistemin arsimor, do të kishte përfitime të shumëfishta. Në raportin e konventës së UNESCO-së për mbrojtjen e trashëgimisë jo- materiale kulturore, deklarohet se “përfshirja e trashëgimisë kulturore jo-materiale në arsim mund të rilidhë shkollat me komunitetet e tyre përreth. Mund të nxisë respektin dhe vlerësimin për diversitetin kulturor dhe të forcojë ndjenjën e përkatësisë dhe kohezionit social” (UNESCO, 2019). Studiuesit kanë dhënë rekomandime të shumta për përfshirjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në programe formale e joformale të arsimit (Zhang, 2019; Ivon & Kuscevic, 2013). Në rastin e Kosovës, trashëgimia kulturore është pjesë e integruar e KB së arsimit të mesëm të ulët vetëm tërthorazi. Ajo është e futur si element në kuadër të fushës së arteve në faqen 42 dhe të fushës së shoqërisë dhe mjedisit në faqen 67 (MASHT(a), 2016). Konkretisht, për nxënësit e klasave VI dhe VII, KB e rishikuar e arsimit e vitit 2016, parasheh që nxënësi “çmon veprat e trashëgimisë kulturore – popullore në ambientin ku jeton” (MASHT(a), 2016, p. 42), madje kjo vihet në kontekst të gjykimit e vlerësimit kritik nga ana e nxënësve të veprave artistike muzikore, arteve pamore, atyre dramatike dhe vallëzimit (2016, p. po aty), duke lënë anash shumë elemente të tjera materiale e jo-materiale që mbulon trashëgimia kulturore. E njëjta qasje është përdorur edhe për klasat VIII dhe IX, ku – prapë sipas kurrikulës, nxënësi “përjeton, analizon dhe vlerëson në mënyrë kritike elementet karakteristike dalluese të kryeveprave artistike të trashëgimisë kulturore dhe artistike (muzikore, pamore, dramë, vallëzim) në kontekst kombëtar dhe më të gjerë” (2016, p. po aty). Edhe më tej, kurrikula e trajton trashëgiminë kulturore vetëm si efekt anësor dhe jo si një subjekt i të mësuarit të drejtpërdrejtë me aplikime praktike të njohurive. Në faqen 67, duke e kategorizuar si element të shoqërisë dhe mjedisit, në pjesën hyrëse, përmes kurrikulës, potencohet që kjo fushë (shoqëria dhe mjedisi) “ndihmon krijimin e shprehive, vlerave dhe qëndrimeve në raport me diversitetin kulturor, identitetin social trashëgiminë kulturore dhe natyrore, organizimin shoqëror, liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe rolin dhe funksionimin e institucioneve demokratike” (MASHT(a), 2016, p. 67).
  10. 14 Megjithatë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (tani dhe ‘Inovacionit’), ka paraparë përmes një Udhëzimi Administrativ organizimin e aktiviteteve jashtëshkollore, ku përfshihen vizitat brenda komunave dhe jashtë tyre (MASHT(b), 2016). Në këtë rast, neni 2 i këtij Udhëzimi Administrativ, jep direktiva mbi organizimin e vizitave brenda komunës, të cilat mund të zhvillohen në “muze, parqe, natyrë, vende historike, institucione, etj.” (neni 2, pika 1, UA 2/2016), ku vizita përcaktohet nga mësimdhënësi i lëndës (neni 2, pika 3), për ta zhvilluar një temë të caktuar sipas planprogramit (neni 2, pika 3.1). Neni 2 i këtij dokumenti jep mundësi që të zhvillohen aktivitete që prekin promovimin e trashëgimisë kulturore. Megjithatë, fokusi kryesor është tek ekskursioni apo shëtitja njëditore e klasave të nënta, një aktivitet tradicional që shënon edhe përfundimin e shkollimit të mesëm të ulët dhe kryesisht organizohet në muajin maj, pak para përfundimit të shkollës. Kështu, ndonëse ekskursioni zhvillohet si vizitë njëditore jashtë komunës së shkollës, gjatë tij vizitohen disa lokalitete të ndryshme, përfshi edhe vende me interes të trashëgimisë kulturore. Megjithatë, Udhëzimi Administrativ 02/2016 mbi aktivitetet jashtëshkollore, nuk e potencon tekstualisht që qëllimi i kësaj vizite bëhet për promovimin e trashëgimisë kulturore. Neni 9 i këtij udhëzimi, në tetë pikat e tij, kryesisht merret me trajtimin e çështjeve teknike të organizimit të shëtitjes. Këto mangësi kanë reflektuar në një interesim tejet të ulët të gjeneratave të reja madje edhe për të vazhduar shkollimin në fusha që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore. Kështu, është interesant të vihet në dukje se në vitin 2021, në bazë të rezultateve preliminare janë pranuar vetëm 12 studentë të rinj në fushat e antropologjisë kulturore dhe arkeologjisë në kuadër të Departamentit të Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Të vihet në perspektivë me profilet e tjera, departamentet e ndryshme në Fakultetin Ekonomik vijojnë të pranojnë me nga 100+ studentë të rinj (p.sh. Departamenti i Kontabilitetit ka pranuar 104 studentë në bazë të rezultateve preliminare në shtator 2021). Institucionet përkatëse për çështjet e trashëgimisë kulturore, nën drejtimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë nxjerrë një dokument strategjik për trashëgiminë kulturore (Jerliu, 2017). Objektivit i pestë, në mesin e tri veprimeve orientuese, përfshinë edhe edukimin e gjeneratave të reja mbi trashëgiminë kulturore (Jerliu, 2017, p. 40) dhe njëmbëdhjetë masa për realizimin e këtyre veprimeve. Kështu “masë e rëndësishme në këtë drejtim është vendosja e bashkëpunimit afatgjatë dhe të strukturuar me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për plotësim dhe zhvillim të kurikulave dhe edukim të gjeneratave të reja mbi trashëgiminë kulturore” (f. 41). Pikërisht ky studim synon që të nxjerrë gjetje të dorës së parë për t’u njohur nga afër me rëndësinë e integrimit dhe promovimit të këtij komponenti thelbësor për shoqërinë në sistemin arsimor të vendit.
  11. 3. METODOLOGJIA 15 Natyra e këtij studimi është përshkruese e fenomenit që trajtohet, me qëllim të eksplorimit të situatës dhe ndërtimit të një kornize solide të fenomenit. Përveç pjesës teorike të trajtimit të studimeve të mëhershme dhe të dokumenteve e publikimeve lidhur me trashëgiminë kulturore në Kosovë, specifikisht promovimin e saj përmes integrimit në sistemin arsimor, janë mbledhur edhe të dhëna parësore. Kështu, është përdorur një qasje shkencore shumë- metodëshe ku janë kombinuar metodat cilësore dhe sasiore për mbledhjen e të dhënave. Ky kombinim synoj të nxjerrë të dhëna nga disa akterë të cilët preken nga trashëgimia kulturore në arsim, respektivisht nga organizimi i ekskursionit të klasave të nënta. Konkretisht, intervista me shkrim dhe anketimi me pyetësor të kombinuar (me pyetje të hapura dhe të mbyllura) janë përdorur për të mbledhur të dhënat parësore. Para fillimit të mbledhjes së të dhënave, janë realizuar dy hapa të rëndësishëm: i pari është identifikimi i palëve të përfshira në promovimin e trashëgimisë kulturore, integrimin në shkolla dhe organizimin e ekskursionit të klasave të nënta, dhe i dyti është përpilimi i pyetjeve/kërkesave për informacione nga palët e identifikuara. Në këtë mënyrë, palët e interesit të identifikuara janë: nxënësit, shkollat, drejtoritë komunale të arsimit dhe komuniteti akademik, respektivisht ekspertët e trashëgimisë kulturore (disa prej të cilëve kanë qenë ose janë pjesë e institucioneve qeveritare për hartimin e politikave për trashëgiminë kulturore). Si model për studim janë marrë dy komuna të Kosovës, Komuna e Drenasit (Gllogocit) dhe Komuna e Podujevës (Besianës). Nga këto dy komuna, palët e identifikuara për mbledhjen e të dhënave paraqesin: gjashtë shkolla fillore të mesme të ulëta (nga tri për secilën komunë), dy drejtoritë komunale të arsimit dhe nga katër shkolla të mesme të larta (nga dy për secilën komunë). Kështu, janë identifikuar për mbledhjen e të dhënave dy drejtorë komunalë të arsimit, gjashtë drejtorë të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe nxënësit maturantë të katër shkollave të mesme të larta. Nxënësit maturantë janë subjekt i studimit për shkak se janë gjenerata e fundit që ka marrë pjesë në ekskursionin e klasave të nënta të mbajtur para fillimit të pandemisë COVID-19, e cila solli kufizime që prekën edhe këtë organizim. Më tutje, janë identifikuar edhe dy ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, njëri pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa tjetri drejtor i njërës prej organizatave që merret me konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë – të dy kanë qenë pjesë e ekipit të ekspertëve për hartimin e strategjisë kombëtare për trashëgimi kulturore. 3.1. Mbledhja e të dhënave dhe mostrimi
  12. 16 Për mbledhjen e të dhënave nga drejtorët komunalë, drejtorët e shkollave dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore, janë përdorur intervistat me shkrim. Pyetjet janë formuluar në konsultim me literaturën dhe nevojën për përgjigje të ndërlidhura me studimin. Pyetjet për drejtorët komunalë të arsimit dhe drejtorët e shkollave janë orientuar kryesisht në aktivitetet që promovojnë trashëgiminë kulturore përmes sistemit të arsimit formal tek shkollat e mesme të ulëta dhe organizimin e ekskursionit të klasave të nënta. Ndërsa, pyetjet e intervistave për ekspertët e trashëgimisë kulturore kanë të bëjnë më shumë me ndërlidhjen mes trashëgimisë kulturore dhe edukimit. Për mbledhjen e të dhënave nga nxënësit, është përdorur anketimi me pyetësor gjysmë të strukturuar. Pyetësori përmban pyetje të hapura dhe të mbyllura dhe synon të nxjerrë të dhëna që lidhen me njohuritë e përfituara për trashëgiminë kulturore gjatë shkollimit fillor të mesëm të ulët, mbi përvojën gjatë ekskursionit dhe efektivitetin e tij, si dhe mbi pritjet e tyre për integrimin e trashëgimisë kulturore në kurrikulën e shkollimit. Mbledhja e të dhënave është realizuar kryesisht përmes metodave të komunikimit virtual. Pyetësorët dhe intervistat janë ndërtuar duke përdorur mjetet digjitale për krijimin e tyre. Pyetësorët janë krijuar në Google forms dhe janë shpërndarë përmes vegëzës virtuale, duke mundësuar plotësim online nga pjesëmarrësit në anketim. Për këtë, janë kontaktuar katër shkolla të mesme të larta, kryesisht përmes komunikimit me drejtorët e shkollave, të cilët janë treguar tejet bashkëpunues, duke mundësuar shpërndarjen e pyetësorit tek maturantët përmes komunikimeve direkte me përfaqësuesit e tyre. Në anën tjetër, intervistat me shkrim janë realizuar përmes komunikimit me telefon, respektivisht me postë elektronike. Përgjigjet janë kthyer ngjashëm – pra duke përdorur postën elektronike. Këto të dhëna janë mbledhur gjatë muajit mars 2022.
  13. 4. REZULTATET DHE ANALIZAT 19 Studimet fenomenologjike nuk kërkojnë mostra të mëdha për analiza. Sipas një studimi të vitit 2021, mostrat tek studimet fenomenologjike të tipit përshkrues sillen ndërmjet 1 deri 31 pjesëmarrës, ndërsa të tipit interpretues ndërmjet 5 deri 50 pjesëmarrës. (Bartholomew, Joy, Kang, & Brown, 2021). Sidoqoftë, në studimet të cilat përdorin metoda të përziera për mbledhjen e të dhënave, rekomandohet që kur përdoret mostrimi i rëndomtë, duhet të realizohen të paktën 50 observime (Graff, 2017, p. 55), ndërsa në rastet e intervistave, rekomandohet të realizohen ndërmjet 4 dhe 10 të tilla (Smith, Flowers, & Larkin, 2009). Në rastin e këtij studimi, të dhënat e mbledhura nga pjesëmarrësit në studim përmes metodave të përziera, janë në përputhje me sugjerimet metodologjike të studimeve të mëhershme. Ato janë paraqitur në tabelën numër 1 për intervistat dhe tabelën numër 2 për anketimin me pyetësor gjysmë të strukturuar – të paraqitur sipas kategorive gjinore dhe të moshës. Të dhënat e mbledhura përmes anketimit me pyetësor gjysmë të strukturuar janë përpunuar përmes softuerit SPSS dhe rezultatet e nxjerra janë analizuar në seksionet vijuese. Tabela 1. Mbledhja e të dhënave përmes intervistave
  14. 20 Të dhënat finale janë përpunuar pas largimit të observimeve të cilat nuk kanë qenë valide ose kanë përmbajtur vlera ekstreme. Intervistat janë planifikuar me gjashtë drejtorë shkollash fillore, ku nga ta njëri ka qenë plotësisht i paqasshëm, kurse dy të tjerë nuk kanë kthyer përgjigjet me kohë. Asnjëri nga drejtorët komunalë të arsimit nuk është përgjigjur, kurse të dy nga ekspertët janë përgjigjur. Emërtimi i personave të intervistuar është bërë si në vijim: eksperti 1, eksperti 2, drejtori 1, drejtori 2, drejtori 3. Si përfundim, totali i intervistave është 5, ndërsa totali i observimeve me anketim është 71. Tabela 2. Anketimi me pyetësor gjysmë të strukturuar Mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e saj janë mbledhur të dhënat cilësore nga ekspertët përmes intervistave dhe nga nxënësit përmes anketimit. Sipas Ekspertit 1, trashëgimia kulturore ka rol themelor në edukimin e gjeneratave të reja: 4.1. Trashëgimia kulturore, rëndësia dhe promovimi i saj “Roli është themelor! Në Mbretëri të Bashkuar ka “Heritage Schools”, ku krejt shkolla konceptohet mbi trashëgiminë kulturore si burim për shkencë, dije, qytetri, identiteti, kuriozitet, edukim etj. Gjithçka që mbillet te nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme mbetet esenciale për më vonë; është rrëfim tek i cili kthehen gjithmonë, burim që i inspiron kudo që të jenë, në profesioni, në situate, në nevoja.
  15. 21 Në plotësim të këtij konstatimi, edhe Eksperti 2 shprehet që trashëgimia kulturore do të sillte përfitime të shumta për gjeneratat e reja: Duke njohur rëndësinë e trashëgimisë kulturore, padyshim që promovimi i saj është me rol kyç në këtë kontekst. Eksperti 2 shprehet se promovimi adekuat do të ishte me interes e përfitim të shoqërisë për lidhje më të fuqishme me vendin e vet në shumë aspekte (burimi: të dhënat primare – intervistat). Me të pajtohet edhe Eksperti 1, sipas së cilit “po të promovohet trashëgimia e ruajtur si duhet, qytetari është më i përgjegjshëm ndaj vetes e tjetrit. Ruajtja dhe promovimi i TK-s është mënyrë jetese në vendet me vetëdije të lartë qytetare” (burimi: të dhënat primare – intervistat. Duket që me këto mendime pajtohen edhe nxënësit e anketuar. Sipas rezultateve të figurës në vijim, pjesa më e madhe e të anketuarve (rreth 60%) janë përgjigjur me pajtohem dhe pajtohem plotësisht në deklaratën “trashëgimia kulturore është komponentë e rëndësishme për zhvillimin e gjeneratave të reja”, por po aq (rreth 60%) mendojnë që “trashëgimia kulturore nuk promovohet mjaftueshëm në Kosovë”. Po ashtu, trashëgimia kulturore është themel identitar, përmes saj njeriu i një vendi e respekton kulturën e vendit që i takon, e shndërron anëtarësimin e saj në atë kulturë në një aventurë marrëdhëniesh të reja me kulturat e tjera. Pra. E respekton veten dhe tjetrin. Vetënjohja çon te njohja dhe bashkëpunimi me tjetrin, e jo shkatërrimi e izolimi.” (Eksperti 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Trashegimia kulturore mund ta kishte nje rol thelbesor ne edukimin e gjeneratave te reja ne shume lemi, perfshire historine, edukaten qytetare, industrine kreative, teknologjine, arkitekturen, interpretimin, ekonomine (turizmin). Gjeneratat e reja (shkollimi primar) sidomos do te mund te perfitonin ne lenden e historise, edukates qytatare dhe arteve.” (Eksperti 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.)
  16. 22 Se promovimi është i mangët në shumë, aspekte, me theks të veçantë në mungesën e përvojës për vizitorët dhe përthithjen e njohurive të reja, pajtohen edhe ekspertët e intervistuar: Nga sa mund të shihet, rezultatet e anketës dhe opinionet e ekspertëve të trashëgimisë kulturore sugjerojnë që ajo shihet me rëndësi të madhe, sidomos në edukimin e gjeneratave të reja, por pavarësisht përfitimeve të shumta, promovimi i saj has në sfida dhe ka ngecje të mëdha. “Promovimi i i trashegimise kulturore ne Kosove nuk eshte duke u bere ne menyren e duhur. Shumica e lokaliteteve jane pa permbajtje, pa shenjezim dhe pa guida. Vizitori nuk merr ndonje informacion, permbajtesor, rrjedhimisht nuk perjeton ndonje eksperience nga e cila perfiton nje njohuri te re, percjell nje mesazh te ri.” (Eksperti 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “... duhet të njihet rëndësia e TK, sepse mungon njohja e TK te masat. Duhet të bëhet shumë më shumë në këtë drejtim. Promovimi duhet të bazohet në interpretimet të thella, të thukëta dhe shkencore, sepse shpesh promovimi bëhet edhe banalizim. Nuk po flas për sfidat tjera ligjore e institucionale sepse ka shumë.” (Eksperti 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) Figura 1. Si e shohin nxënësit rëndësinë e trashëgimisë kulturore për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe çfarë mendojnë ata mbi promovimin e saj në Kosovë. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  17. 14 Trashëgimia kulturore, siç pamë nga kapitujt e mësipërm, është e përfshirë vetëm tërthorazi në kurrikulën e arsimit të mesëm të ulët, përmes lëndëve mësimore, të cilat trajtojnë elemente që deri diku ndërlidhen me trashëgiminë kulturore, si p.sh. artet, muzika, historia, edukata qytetare. Drejtorët e shkollave janë pyetur se si e vlerësojnë integrimin e trashëgimisë kulturore në kurrikulën e arsimit fillor, duke na dhënë përgjigje që ajo është në masë të madhe e pamjaftueshme ose konsiderohet si njohuri jashtë programit kurrikular. Deklaratat që mbështetin një gjë të tillë janë nga drejtorët 1 dhe 3. Kurse, drejtori 2, vlerëson që ajo është e integruar konsiderueshëm, por ka mungesë të përditësimit: Ekspertët e trashëgimisë kulturore, integrimin e saj në arsim e shohin me rezervë. Ata pohojnë si në vijim: 4.2. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në procesin arsimor dhe perceptimi i saj nga nxënësit “E vlerësojmë si njohuri jashtë programit kurrikular.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “E vlersojm të pa mjaftueshme.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Integrimi i trashgimisë kultorore në kurrikulen e arsimit gjenë një hapsirë të konsiderueshme mirëpo mungon gërshetimi i trashigimisë kulturore nga e kaluara deri te kjo më e reja. Duke anashkaluar integrimin e trashigimisë kulturore të objekteve të shkatrruara nga pakujdesia institucionale dhe shoqëror.” (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “TK përmendet në disa tekste të lëndëve të historisë. Megjithatë, nevoja për një lëndë zgjedhore në arsimin e mesëm të ultë është e madhe. Kjo për faktin se TK integron historinë, antropologjinë kulturore, arkeologjinë, arkitekturën, artet e shumë fusha të tjera. Të gjitha studiojnë aspekte të TK-së ose kategori të TK-së. Edhe lënda e gjuhës shqipe duhet ta kishte TK si pjesë të trajtimit të saj, sepse gjuha shqipe është trashëgimi kulturore e njerëzimit, jo vetëm e shqiptarëve.” (Eksperti 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Trashegimia kulturore eshte plotesisht e lene jashte kurrikules ne te dy nivelet e arsimit. Nxenesit e disa shkollave organizojne ndonje vizite te tipit ekskurzion neper lokalitete por ky lloj i vizitave eshte opcional dhe nuk luan ndonje rol te madh ne mesimnxenie.” (Eksperti 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) 23
  18. 24 Si rezultat i këtyre mangësive, 43.67% janë përgjigjur që nuk kanë mësuar asgjë për trashëgiminë kulturore gjatë shkollimit fillor. Të tjerët që kanë dhënë përgjigje të kompletuara për atë që kanë mësuar, janë shprehur si në vijim: Përgjigjet e hapura të anketuarve janë plotësuar edhe me statistika shtesë të mbledhura nga pyetjet e mbyllura. Kështu, 49.3% të të anketuarve janë shprehur që pajtohen apo pajtohen plotësisht që nuk kanë pasur lëndë mësimore mbi trashëgiminë kulturore gjatë shkollimit fillor. Por kjo përqindje ulet në 43.7% tek ata që pajtohen me deklaratën që nuk kanë mbajtur asnjëherë orë edukative mbi trashëgiminë kulturore. Ndërsa në fund, rreth 40% pajtohen apo pajtohen plotësisht që mësuesit e shkollës fillore nuk kanë shprehur asnjëherë interesim për të diskutuar mbi trashëgiminë kulturore. Rreth 30% prej tyre nuk pajtohen me këtë deklaratë. “Ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, është pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucioneve” (Burimi: të dhënat primare – anketat) “Trashëgimia kulturore riprodhon elemente te shoqeruara me menyren e jetes, sistemin e vlerave, besimet dhe traditat e nje populli.” (Burimi: të dhënat primare – anketat) “Kam mesuar per traditat dhe zakonet e vendit tim,Kosoves. Per monumentet dhe objektet kulturore qe ndodhen ne Kosove” (Burimi: të dhënat primare – anketat) “Kemi mesuar trashegemin kulturore se ne Kosove eshte e njohur ne shum vende edhe ka mjaf vizitor eshte shum terhqse dhe e hapur per te gjith si psh muzet kalat kullat etj ndesrsa traditat shpirterore kemi shprhje,krijmtari popullore ,vegla etj” (Burimi: të dhënat primare – anketat) “Gjate shkollimit fillor nuk kemi pasur ndonje lende rreth trashegimise kulturore dhe nuk e kemi diskutuar ndonjehere.” (Burimi: të dhënat primare – anketat) “Nuk eshte permendur shume, per mos te thene fare!” (Burimi: të dhënat primare – anketat)
  19. 25 Prandaj, për t’u njohur me perceptimin e trashëgimisë kulturore nga nxënësit, kemi pyetur ata se si e definojnë trashëgiminë kulturore, çka ju vjen ndërmend kur përmendet ajo dhe me cilën pjesë të saj ndërlidhen përvojat e tyre në Kosovë. Përgjigjet e hapura në këto pyetje kanë sjellë rezultate të larmishme. Rreth një në tre të anketuar (32.4%) nuk kanë përgjigje, nuk dinë, nuk arrijnë ta definojnë apo refuzojnë ta definojnë trashëgiminë kulturore. 26.7% shprehen që me asgjë, nuk dinë, nuk kanë njohuri ose refuzojnë të përgjigjen në pyetjen se çka ju vjen ndërmend kur përmendet trashëgimia kulturore. Në anën tjetër, një pjesë e madhe e tyre (rreth 38%) nuk janë të sigurt, nuk dinë dhe nuk kanë njohuri nëse përvoja e tyre lidhet me ndonjë vend në Kosovë. Në tabelën vijuese kemi nxjerrë disa të dhëna nga përgjigjet e hapura përmes anketës për tri pyetjet e lartpërmendura. Figura 2. Të mësuarit mbi trashëgiminë kulturore gjatë shkollimit fillor. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  20. 26 Tabela 3. Të dhënat për pyetjet mbi definimin e trashëgimisë kulturore, çka ju sjell ndërmend kur përmendet ajo dhe me çka e lidhin përvojën e trashëgimisë kulturore në Kosovë Përgjigjet e tyre sugjerojnë që një pjesë e nxënësve e ka një ide të mirë se me çfarë ndërlidhet trashëgimia kulturore, megjithatë rezultatet në vijim shpërfaqin një fakt të pakundërshtueshëm: njohuritë e tyre në masë të madhe janë përfituar jashtë shkollimit.
  21. 27 Kështu, vlerësohet që trashëgimia kulturore si komponentë e rëndësishme e edukimit dhe zhvillimit të gjeneratave të reja, nuk ka hapësirë të mjaftueshme brenda sistemit arsimor të shkollimit të mesëm të ulët. Kjo mangësi pasqyrohet tek rezultatet nga shumë pikëpamje. Kështu në bazë të figurës 3, 62% e të anketuarve pajtohen apo pajtohen plotësisht se trashëgimia kulturore nuk mësohet mjaftueshëm gjatë shkollimit fillor. Pothuajse gjysma pajtohen apo pajtohen plotësisht që njohuritë e tyre mbi trashëgiminë kulturore nuk janë fituar në shkollën fillore. Madje vetëm një në katër të anketuar (26.8%) nuk pajtohet apo nuk pajtohet aspak me këtë deklaratë. Figura 3. Të mësuarit dhe njohuritë mbi trashëgiminë kulturore gjatë shkollimit fillor. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  22. 28 Në këtë pjesë të gjetjeve, kemi analizuar përgjigjet nga drejtorët e shkollave fillore mbi ekskursionin shkollor dhe perceptimet e nxënësve. Kështu, drejtorët e shkollave fillore janë shprehur lidhur me qëllimin se pse organizohet ekskursioni shkollor. Ata thonë se: Është interesant të shihet që përgjigja e Drejtorit 1 është tejet kundërthënëse me dy drejtorët e tjerë, të cilët theksojnë qëllimin e zgjerimit të njohurive të nxënësve. I njëjti drejtor, lidhur me rolin e ekskursionit në edukimin e nxënësve potencon që “Nuk ka asnjë lloj edukimi përveq si shenjë e përfundimit të vitit shkollor, sepse nuk na lejon ligji.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) Ngjashëm, ai thirret në ‘ligj’ edhe për promovimin e trashëgimisë kulturore përmes këtij organizimi duke thënë që “Nuk lejon ligji të dalimi jashtë Komunës.”. Udhëzimi Administrativ 02/2016 (MASHT(b), 2016), siç edhe është diskutuar në kapitujt e mësipërm, e qartëson organizimin e shëtitjes njëditore jashtë Komunës së shkollës fillore dhe neni përkatës nuk e specifikon qëllimin e ndërlidhur me trashëgiminë kulturore. Por pavarësisht mungesës së këtij detaji, drejtorët 2 dhe 3 kanë deklaruar që qëllimi i kësaj shëtitjeje bëhet pikërisht për zgjerim të njohurive të reja, të cilat ndërlidhen edhe me trashëgiminë kulturore. “Ekskurzioni është aktivitet i organizuar në nivel shkolle me qëllim edukimi, arsimimi, studimi apo vizite me qëllim vëzhgimi për të arritur njohuri të cilat duhet të përvetësohen gjatë planëprogramit mësimior të planifikuar në aktivitet ekstrakurrikulare.” (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Është një vizit një ditore ecila organizohet në teritorin e Kosovës me qëllim zgjerimit e njohurive të reja nxënësve për njohjen e bukurive natyrore e kulturore,historike që ka Kosova.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Ekskursioni në shkollat tona nuk organizohet më qellim të arritjës së njohurive jashtë lokalit shkollor. Ekskursioni i klasëve të nënta behet si shenjë e përfundimit të shkollës fillore të mesme të ulët më se shumti organizhohet për deshirë te nxënësve pa kuptim të njohurive te reja. Në Republiken e Kosovës ekskursionet nuk mund të behen me qellim te zgjerimit të njohurive neper klasa te ndryshme sepse ligji nuk lejon qe nxënësit te dalin jasht territorit të Komunës.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) 4.3. Ekskursioni shkollor, qëllimi dhe procesi i organizimit
  23. 14 Se ekskursioni shkollor konsiderohet aktivitet qejfi, shprehen edhe nxënësit e anketuar, të cilët në pyetjen “Çfarë keni mësuar specifikisht gjatë ekskursionit në klasën e nëntë lidhur me trashëgiminë kulturore?” shprehen si në vijim: Sidoqoftë, ka pasur të tillë që janë shprehur që përtej të qenit aktivitet zbavitës, ekskursioni ka shërbyer vërtet si aktivitet për të mësuar gjëra të reja, madje edhe të ndërlidhura me trashëgiminë kulturore. Disa shembuj të deklaratave të tilla jepen në vijim: “Shume pak. Ekskurzioni ma shume ka sherbyer si aktivitet qejfi sesa per te mesuar per trashegimine kulturore.” “Jo aq shum veqse per shtepin e jasharajve.” “Eskursioni në të cilin kam marrë pjesë ishte më shum zbavitës e jo për të mësuar rreth vendeve të cilat i kemi vizituar.” “Kemi mesuar vetem rreth luftes se Adem Jasharit asgje me shume.” “Ekskursioni nuk ka pasur lidhje me trashëgiminë kulturore.” “Sioas mendimit tim: elskursionet qe jane mbajte derime tani, nuk kane qene te dhena qe ne si nxenes te mesojme dicka nga trashegimia kulturore, me shume ka qene shetitje argetuese si ne shoqeri....!” “Artfakteve te luftes, dhe shume gjera nga kohe te lashta.” “Konkretisht ne Prekazin Legjendar kemi pare Kullen e Jasharajve dhe Muzeun Arkeologjik dhe ne Prizren-Kalane e Prizrenit dhe Shepine e mbajtjes se Lidhjes se Prizrenit.” “Lidhur me trashegimi kam mesuar se sherben si nje element integrues dhe ndihmon ne perforcimin e identitetit kulturor.” “Kam mesuar shume gjera duke shkuar dhe duke i pare edhe vete ato trashegimi kulturore.” “Kam mesuar se trashegimia kulturore eshte me te vertete shume e veqante pikerisht nga veprat e bukura qe jane bere ndertesat , peisazhet shum ngjyrshe, muzet, monumentet dhe shume gjera te tjera dhe eshte mire qe trashegimia kulturore traditat e meparshme te percillen gjithnje nga ne te rinjte.” “Kam mesuar per muzeun si ka qenë si eshte renovuar dhe qfar roli ka tashmë si dhe per veshje te ndryshme tradicionale dhe rendesin e tyre.” 29
  24. Mbi rolin e ekskursionit shkollor në edukimin e nxënësve, drejtorët 2 dhe 3 përkrahin idenë që këto shërbejnë në të mirë të zhvillimit të tyre. Ata konkretisht tregojnë se si nxënësit përfitojnë nga organizimi i këtij aktiviteti: Ky aktivitet supozohet të ndjekë një procedurë të caktuar për organizim, e cila është e definuar edhe me Udhëzimin Administrativ 02/2016, sipas nenit 9 (MASHT(b), 2016). Nga përgjigjet e drejtorëve të shkollave, duket që të njëjtit përfillin në masë të konsiderueshme direktivat e këtij udhëzimi administrativ. “Roli i këtij ekskursioni në edukimin e nxënësve është zgjerimi i njohurive, njohja , përfitimi dhe aplikimi i aftësive dhe qëndrimeve për njohjen e fenomeneve natyrore dhe shoqërore nëpërmjet vëzhgimit, vizitës dhe studimit të objekteve të rëndësishme kulturore historike. Nxënësit do të njohin: Natyrën dhe vetit e sajë ,edukimin mjedisor, socializimin me elementet natyrore, zhvillimin e interesit për aktivitetet sportive , krijimin e imazheve turistike, zonave kulturore-historike dhe përkujdesja ndaj këtyre zonave. (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Roli i këti ekskursioni (shetitje një ditore) është njohja e nxënësve me objektet natyrore me rëndësi të veqant,lokalitetet,qendrat turistike,trashigimin kulturore,muzet me qëllim të edukimit të nxënësve ruajtjen dhe promovimin e vlerave për gjeneratat e ardhshme.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Procedura për organizmin e ekskursionit sa më thjeshtë që është e mundur. KDSH-ja ka rol simbolik. Nga Komuna marrim leje ( i njoftojmë ). Kompania e transportit zgjidhet ku prej tri kompanive merret çmimi më i ulët. Kryesisht viziten e bëjme si pikë të parë Prekazin, Istogun , Drinin e Bardhë , Pejë , Deqan, Gjakovë dhe Prizeren d.m.th është bërë si rutinë e ekskursionit. I kontaktojmë tri kompanitë dhe komapania më çmim më të ulët i japim leje. Llogarismi rrugen për secilin nxënës veq e veq dhe ushqimin (mëngjes , drek, darkë) . Arsimtarët përcjellës dhe vullnetaret që vijnë në ekskursion paguajnë vet.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Ekskursioni është i planifikuar me udhëzim administativ MASHT dhe planin vjetor të shkollës . Roli i KDSH-së të nxjerr vendim pë lejimin e kësaj vizite një ditore me pëlqimin e prindërve të nxënësve të klasasve të IX drejtori i shkollës bën kërkes me shkrim pë lejimin e ekskursionit një ditor në teritorin e kosovës në DKA ia bashkangjet dokumentet e vendimin e KDSH-së dhe pëlqimin e prinërve të nxënësve për lejimin e ekskursionit në ditën e caktuar. Kompania e transportit zgjedhet me marveshje ndërmjet palëve ,zakonisht zgjedhet kompania që ofron kushte ma të mira si autobus komod me të gjitha standartet që kërkohen ,qmimi ma i arsyeshum (ma i lir) pasi që participimi bëhet nga vetë nxënësit. Kriteret dhe itinerari caktohen nga komisioni mbikqyrës në kordinim me drejtorin e shkollës. Ky ekskursion organizohet në fundë të muajt majë ose javen e parë të muajt qershor.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Ekskursioni planifikohet në PZHSH-në dhe planin vjetorë të punës dhe zakonisht realizohen në fund të vitit shkollor (maj-qershor). Kujdestari i klasës merr pëlqimin nga prindërit duke ndërtuar një listë të nxënësve me nënshkrimin e prindërve për lejimin e nxënësve pjesëmarrës në ekskursion. Në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, këshillin e nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve caktohet data e nisjës, qmimi i pagesës, i tinerarit, planifikimi i vizitës, komisioni mbikqyrës dhe masat rregullat të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. 30
  25. 31 Drejtorët e shkollave janë pyetur nëse përveç ekskursionit njëditor në fund të klasës së nëntë, organizojnë edhe aktivitete të tjera për promovimin e trashëgimisë kulturore. Ndonëse UA 02/2016 parasheh organizimin e vizitave brenda komunave, drejtori 1 deklaron që nuk bëjnë aktivitete të tilla, për shkak të ‘ligjit’: Përpjekjet për promovimin e trashëgimisë kulturore përmes këtyre aktiviteteve janë pozitive dhe mund të shërbejnë si nxitje në integrim sa më të madh të saj edhe brenda kurrikulës së arsimit të mesëm të ulët. Nga të dhënat cilësore të analizuara, duket që procesi i organizimit të ekskursionit shkollor është i rregullt dhe në përputhje me rregulloret në fuqi. Megjithatë qëllimi i këtij aktiviteti mbetet i padefinuar nga dokumentet që e përcaktojnë këtë organizim, dhe duke u thirrur në këto dokumente, trashëgimia kulturore mbetet thjesht një ‘efekt anësor’. Megjithatë, deklaratat e drejtorëve 2 dhe 3 janë shpresëdhënëse ashtu që, kur shkollat planifikojnë këto vizita, trashëgimia kulturore të mos mbetet thjesht ‘efekt anësor, por të integrohet si pjesë e qëllimit edukativ të shëtitjes. Ndryshe nga ai, dy drejtorët tjerë të shkollave fillore, pohojnë që organizojnë edhe aktivitete të tjera jashtëkurrikulare brenda territorit të komunës, të cilat ndërlidhen me promovimin e trashëgimisë kulturore: Ky propozim nga drejtori i shkollës prezentohet në KDSH për të nxjerr një vendim i cili më pas dorzohet ne DKA së bashku me listën e nxënësve me pëlqimin e prindërve dhe dokumentacionin tjetër përcjellës. DKA miraton këtë vendim dhe i rekomandon shkollës që i lejohet realizmimi i ekskursioni. Drejtori i shkollës njofton nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollës për vendimin e KDSH-së dhe pëlqimin e DKA-së. Zakonishtë komisioni përgjegjës për realizimin e ekskursionit kontrakton agjensionin transportues i cili përzgjidhet nga së paku tre ofertues që zakonisht zgjedhet oferta më e përshtatshme. Agjencioni turistik duhet ti plotësoj këto kritere: licencë, kontrollim teknikë, hapsirë të mjaftueshme, komoditet, klimë dhe dëshmi mbi shëndetin fizik dhe mendor të ngasëve të autobusit. Ekskursionin e udhëheqë në bashkëpunim me komisonin e përbër nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Në ekskursion mund të merr pjesë edhe një përfaqësues i prindërve. Kujdestari i klasës dhe komisioni mbikqyrës janë përgjegjës kryesor për dispilinën e nxënësve. Kosotja dhe pagesat caktohen me bazë të kostos së llogaritur. Financimin e bëjnë vet nxënësit dhe pjesëmarsit tjerë ekskursion. Nxënësve me gjendje jo të mirë sociale ju mundësohet lehtësim apo ekskursion pa pagesë. Në fundë komsioni mbikqyrës nxjerr një raport mbi realizmin e ekskursionit duke i bashkangjitur edhe raportin financiar. Ky raport raportohet në organet udhëheqëse të shkollës dhe këshillet funksionare.” (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Jo , për shkak të mos lejimit nga ligji.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Po, organizon aktivitet një ditore për promovimin e trashigimisë kulturore brenda komunës ... sidomos me nxënësit e klasës së pestë dhe grupet e përzgjedhura të nxënësve të dalluar në aktivitete ekstrakurrikulare. Këto aktivitete kanë për qëllim promovimin e vlarave kulturore-histoirke të trashigmisë, traditës dhe luftës për liri.” (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Organizon aktivitete tjera me nxënësit e klasave të V mbrenda teritorit të komunës ku vizitohen qendrat memoriale dhe objektet e trashigimisë kulturore.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.)
  26. 32 Duke qenë se trashëgimia kulturore nuk është e integruar mjaftueshëm në sistemin arsimor tek shkollat e mesme të ulëta në Kosovë, atëherë ekskursionet shkollore mund të shërbejnë si aktivitete të rëndësishme për t’u njohur me trashëgiminë kulturore. Por, për ta arritur një qëllim të tillë, ato duhet të kenë sukses apo të jenë efektive. Prandaj edhe janë mbledhur të dhënat të cilat mëtojnë të hedhin dritë mbi efektivitetin e tyre. Të dhënat janë mbledhur nga drejtorët e shkollave dhe ekspertët përmes intervistave dhe nga nxënësit përmes anketimit. Rezultatet sugjerojnë që ka hapësirë të bollshme për përmirësime, respektivisht ndryshime të nevojshme në funksion të rritjes së efektivitetit të këtyre shëtitjeve. Në pyetjen se si e vlerësojnë efektivitetin e këtij organizimi, drejtorët e shkollave nuk kanë dhënë përgjigje shumë të qarta. Ata shprehen se: Njëri nga drejtorët e ndërlidhë efektivitetin e ekskursionit me të kaluarit mirë gjatë ditës dhe kthimin mirë në fund. Se sa kanë qenë efektive këto shëtitje në kuptim të njohjes me trashëgiminë kulturore, i kemi pyetur edhe nxënësit. Rezultatet e anketimit janë paraqitur në figurën 4. “Vlersimi i efektivitetit të ekskursionit shkollor vlersohet nga komisioni përgjegjës dhe drejtori i shkollës gjatë vizitës por edhe në fundë të ekskurzionit në bashkëbisedim edhe me nxënsit që kanë mar pjes në ekskursion.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Efektiviteti i ekskursionit shkollor vlerësohet gjatë ditës nga komisioni mbikqyrës i cili përshkruhen aktivitet kryesore dhe në përfundim nxjerr një raport përmbledhës ku shihet arritja e qëllimit dhe rezultateve të nxëna gjatë këtij aktiviteti.” (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Atëhere kur ne tëre rrugën e bëjmë mirë dhe kthehemi mirë të gjithë e llogarisim si ekskursion më sukses.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) 4.4. Efektiviteti i ekskursionit dhe përfshirja e guidave turistike
  27. 33 Nga sa shihet, më pak se një në katër nxënës (23.9%) ka vlerësuar që i janë shtuar njohuritë dukshëm si rezultat i këtij ekskursioni. Pak më shumë (40%) janë pajtuar dhe pajtuar plotësisht që kjo shëtitje ka qenë përvojë produktive për të mësuar më shumë mbi trashëgiminë kulturore. Ndërsa, 60.6% janë pajtuar dhe pajtuar plotësisht me deklaratën që janë të kënaqur që kanë marrë pjesë në ekskursionin e klasave të nënta. Këto rezultate janë në përputhje edhe me përgjigjet e tipit të hapur, ku shihet që vetëm një pjesë e vogël janë shprehur që kanë fituar njohuri për trashëgiminë kulturore si rezultat i këtij ekskursioni, ndërsa një pjesë tjetër edhe shprehimisht ka deklaruar që ekskursioni është më shumë aktivitet qejfi. Ekspertët e intervistuar dakordohen që ekskursionet janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë si metoda për promovim të trashëgimisë kulturore. Madje edhe vetë efektiviteti i tyre duhet të rritet përmes formave të ndryshme, Kështu: Efektiviteti i ekskursioneve vazhdon të mbetet nën hijen e të qenit aktivitet qejfi dhe jo aktivitet që sjell rezultate të prekshme në të mësuarit mbi trashëgiminë kulturore, aq më pak në rezultate shtesë, siç janë ruajtja dhe zhvillimi i saj. Eksperti 2 e thekson që deri tani nuk ka pasur rezultate në këtë drejtim fare: “ekskursionet janë esenciale. Duhet të ndryshoj interpretimi: duhet të ketë më shumë rrëfime, qofshin edhe letrare apo të shkruar në formë fiksionale, për TK. Libri për fëmijë “Aria” i Shqipe Canollit, ... ka një tregim që quhet “Aria” ku skena është në kalanë e Harilaqit, kjo ka bërë shumë shkolla në Prishtinë të vizitojnë kalanë, shkaku i tregimit.” (Eksperti 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) Figura 4. Efektiviteti i ekskursionit shkollor. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  28. 34 Sipas shpjegimeve të dhëna në kapitullin pararendës, shëtitja organizohet sipas një itinerari të caktuar, i cili përfshin disa destinacione në Kosovë. Pjesa më e madhe e të anketuarve (62%) deklarojnë që gjatë ekskursionit kanë vizituar më shumë se 4 destinacione turistike, por vetëm disa prej tyre mund të kategorizohen si pjesë e trashëgimisë kulturore (77.5%). Këto gjetje pasqyrohen në figurat 5 dhe 6. “... ekskurzionet nuk jane ose jane fare pak metoda efektive te promovimit te trashegimise kulturore. Menyrat e qendrushme jane ato te cilat jane sistemike, me planifikim dhe me matje te rezultateve. Psh. Nje matje eshte nese nxenesit kane rritje kualitative ne lendene e historise, ose nese ka me shume tekste dhe materiale te prodhuara per interpretim te vendeve te rendesishme te trashegimise, ose nese shkollat profesionale fillojne te krijojne programe teknologjike, suvenire etj. Deri tash ne nuk kemi pare ndonje zhvillim te ketij lloji per keto 20 vite.” (Eksperti 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) Figura 5. Numri i destinacioneve gjatë ekskursionit. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  29. 35 Është interesant të shihet që rezultatet na tregojnë se pothuajse katër në pesë nxënës të anketuar (78.9%) kanë pasur njohuri të mëparshme për destinacionet që kanë vizituar gjatë ekskursionit shkollor, duke qenë në vijë me rezultatet që nxënësit kanë mësuar për trashëgiminë kulturore më shumë jashtë sistemit arsimor. Për ta bërë më emergjente situatën, vetëm 8.5% kanë deklaruar që kanë mësuar shumë gjatë ekskursionit. Kjo ilustrohet nga figurat 7 dhe 8. Figura 6. Rezultatet në pyetjen “Sa prej destinacioneve turistike të vizituara janë pjesë e trashëgimisë kulturore sipas perceptimit tuaj?” (Burimi: të dhënat primare – anketa) Figura 7. Rezultatet që tregojnë sa prej të anketuarve kanë pasur njohuri të mëhershme mbi destinacionet e vizituara gjatë ekskursionit. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  30. 36 Rol të rëndësishëm në këtë proces luan pasja e guidave turistike apo ciceronëve gjatë vizitave përkatëse. Për fat të keq, rezultatet sugjerojnë që gjatë shëtitjes shkollore, vetëm një e treta (35.2%) e nxënësve kanë qenë pjesë e vizitave ku ka pasur ciceronë. Kjo është ilustruar edhe nga figura 9. Figura 8. Rezultatet në pyetjen “Sa e vlerësoni që keni mësuar për trashëgiminë kulturore gjatë këtyre vizitave?” (Burimi: të dhënat primare – anketa) Figura 9. Rezultatet në pyetjen “A keni pasur guidë turistike (ciceron) gjatë vizitave të realizuara?” (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  31. 37 Përfshirja e ciceronëve gjatë vizitave që realizohen në ekskursionin shkollor, do të ndikonte pozitivisht në rritjen e efektivitetit të organizimit. Për këtë janë deklaruar me pajtohen apo pajtohen plotësisht gjysma e nxënësve të anketuar (49.3%). Përgjigjet janë ilustruar në figurën vijuese. Mospërfshirjen apo përfshirjen e mangët të ciceronëve gjatë ekskursionit shkollor, e vlerësojnë edhe drejtorët e intervistuar, me deklaratat në vijim: Përfundimisht rezultatet nxjerrin në pah një efektivitet të pamjaftueshëm të këtij organizimi shkollor në përfitimin e njohurive për trashëgiminë kulturore. Figura 10. Rëndësia e përcjelljes nga guidat turistike. (Burimi: të dhënat primare – anketa) “Nuk përfshihen.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Ka raste kurë përfshihen ciceronet në disa qendra të rëndësishme turistike si në shpellën e gadimës ,kompleksi memorial në Prekaz.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Në ekskursion zakonishtë përfshihen arsimtarët e lëndës së gjeografisë, historisë dhe gjuhëve të cilët luajnë rolin e ciceronit por në disa raste në vendet turistike përfshihen guidat turistike të caktuar nga personat përgjegjës për ato zonat turistike. Në këto zona nxënësit informohen për bukurit natyrore dhe vlerat e monumenteve kulturore-historike.” (Drejtori 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.)
  32. 38 U theksua disa herë që ka shumë hapësirë për përmirësime në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe integrimin e saj në kurrikulën e arsimit të mesëm të ulët. Rol qendror në këtë proces luajnë institucionet e vendit. Mendimi i ekspertëve mbi këtë çështje sugjeron që ato duhet të bashkëpunojnë me të gjitha palët e përfshira, ashtu trashëgimia kulturore të integrohet në sistemin arsimor. Në vijim është dhënë deklarata e ekspertit 2: Lidhur me këtë, eksperti 1 sugjeron që specifikisht duhet të përfillet Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027, ashtu që institucionet të realizojnë aktivitete të koordinuara për të integruar trashëgiminë kulturore në shumë fusha, me theks të veçantë në arsim. Ai madje vlerëson që sidomos komunat kanë ngecur prapa në trashëgiminë kulturore: “Institucionet e kane pergjegjesine dhe rolin primar ne integrimin e trashegimise kulturore ne sistemin arsimor. Por ato duhet ete bashkepunojne me te gjithe akteret tjere ne menyre qe integrimi te jete i qendrushem. Ata duhet te perfshijne ne proces shoqerine civile, komunat, univerzitetin, insitucionet kulturore (muzete), shkollat profesionale (IT, gastronomi, zdrukthtari etj), bizneset etj.” (Eksperti 2, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Që nga vitit 2011, MKRS ka dhënë fonde për TK, në vitin 2015 edhe për trashëgiminë shpirtërore. Edhe sot, thirrja për projekte përfshin TK dhe kjo është punë e mirë. Megjithatë, TK është gjithandej dhe duhet të përfillet saktësisht Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027 në mënyrë që të gjitha institucionet të bëjnë punë të integruar në TK. Problemi kryesore i institucioneve të Kosovës është harmonizimi në politika kulturore, por edhe harmonizimi ligjor. Komunat kanë ngecur prapa në TK. Së fundi, ka nj sensibilizim, por ende ka punë me kuvendarë e punëtore të ekzekutivit në komuna, që të binden për rëndësinë e TK-së. Shihni gjendjen e kthinave muzeore në komuna? Ato janë lënë shkretë. Gjilani e Mitrovica janë më mire, por tjerat kanë problem të mëdha.” (Eksperti 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) 4.5. E ardhmja e integrimit të trashëgimisë kulturore në arsimin e mesëm të ulët
  33. 39 Për integrimin e trashëgimisë kulturore në arsim, janë pyetur edhe nxënësit përmes anketimit. Rezultatet e përgjigjeve të tyre janë paraqitur në figurën vijuese. Kështu, mbi gjysma e të anketuarve (53.5%) pajtohen apo pajtohen plotësisht që trashëgimia kulturore duhet të përfshihet si lëndë obligative gjatë shkollimit fillor. Përqindja e të anketuarve që pajtohen apo pajtohen plotësisht që do të ndiqnin me dëshirë një kurs të specializuar për trashëgiminë kulturore të kombinuar me vizita dhe punëtori gjatë shkollimit fillor shkon në 64.8%, ose dy në tre të anketuar. Në këtë frymë, pothuajse gjysma (49.3%) pajtohen apo pajtohen plotësisht me deklaratën “Dua që institucionet e vendit tim të bëjnë më shumë për promovimin e trashëgimisë kulturore gjatë procesit arsimor”. Në anën tjetër, ekskursioni si mjet për promovimin e trashëgimisë kulturore, është një mundësi e mirë që duhet shfrytëzuar për këtë qëllim. Por, duke parë që efektiviteti i tij sipas rrethanave të tanishme është i pakënaqshëm, atëherë duhet punuar për përmirësimin e tij. Kështu, drejtorët e intervistuar sugjerojnë që t’i kushtohet më tepër rëndësi promovimit të trashëgimisë kulturore dhe të rritet ekskursioni në më shumë se një ditë për t’i vizituar të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore: Figura 11. Si e shohin nxënësit integrimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe rolin e institucioneve. (Burimi: të dhënat primare – anketa)
  34. 40 “Po ti kushtohet më tepër promovimit të vlerave të trashigimis kulturore që ka vendi jonë me qëllim që nxënësit të kenë njohuri sa më shumë vlerat e trashigimis dhe rëndësin e tyre.” (Drejtori 3, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “Në qoftë se ekskursioni bëhet me shumë se një dite dhe vizitohen të gjitha objektet me trashigimi kulturore atëhere kishte me pasur një efekt pozitiv dhe nxënësi njohuri me të zgjeruara që kurr nuk do ti harroje.” (Drejtori 1, burimi: të dhënat primare - intervistat.) “... përveq pjesës së vëzhgimit vizitës dhe argëtimit ekskursioni i shkollës të klasëve të nënta duhet të ndryshoj në promovimin e trashigimisë kulturore dhe edukimin e nxënësve mbi këto qështje: - identifikimi i objektve të trashigimis kulturore; - hartimi i një plani me përmbajtje dhe njohurit mbi trazhgimin kulturore; - ngritja e vetëdijes për të kaluerën duke krijuar një dashuri dhe respekt për traditën, kulturën, gjuhën, heroizmin dhe personazhet e ngjarjeve të rëndësishme kulturore-historike; - njohja e mënyrën e jetesës, sjelljet, emocionet, tolerancën, shkollimin dhe emancipimin e bashkëmoshatareve;- përmbledhjen e imazheve dhe fotografive gjatë vizitës duke përcjellur ndjenjat dhe emocionet tek gjeneratat e reja. Drejtori 2 sugjeron që ekskursioni të përcillet me aktivitete shtesë të cilat do ta nxisnin mendimin kritik dhe analitik, duke përthithur më shumë dije mbi trashëgiminë kulturore nga nxënësit që janë pjesë e tij. Ai shprehet si në vijim: Nga rezultatet e kësaj pjese, theksohet se si mund të bëhet integrimi i trashëgimisë kulturore dhe si të rritet efektiviteti i ekskursionit shkollor, ashtu që promovimi i trashëgimisë kulturore të jetë pjesë e qëllimit primar të tij.
  35. 5. PËRFUNDIME 41 Studimi ka pasur për qëllim ta trajtojë integrimin e trashëgimisë kulturore në shkolla, me theks të veçantë ta analizojë fenomenin e ekskursionit të klasave të nënta dhe si një aktivitet i tillë i shërben promovimit të trashëgimisë kulturore. Në thelb, roli i trashëgimisë kulturore u provua të jetë kritik në zhvillimin e gjeneratave të reja, në veçanti duke u përfshirë në procesin e edukimit. Përfitimet e shumta e bëjnë atë të rëndësishëm, por kështu nuk mendojnë edhe institucionet e Kosovës. Dokumentet të cilat sadopak e përqafojnë trashëgiminë kulturore si pjesë të integruar të procesit arsimor, janë të pakta, të mangëta dhe e prekin atë tërthorazi. Fjala është për dokumentet si Kurrikula bërthamë (KB) e arsimit të mesëm të ulët, Udhëzimi Administrativ 02/2016 për aktivitetet jashtëshkollore dhe Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027. Dokumenti i parë e përmend trashëgiminë kulturore në vetëm disa fusha kurrikulare, dhe atë tërthorazi. I dyti specifikon disa vizita brenda komunave të cilat ndërlidhen me trashëgiminë kulturore, por ekskursionin shkollor në asnjë pikë nuk e ndërlidh me të. Dhe i treti jep drejtime strategjike për integrimin e trashëgimisë kulturore në arsim përmes veprimeve të caktuara, të cilat parashihet të realizohen deri më 2027. Ky hulumtim ka nxjerrë në pah që njohuritë e nxënësve për trashëgiminë kulturore kryesisht janë fituar jashtë shkollimit fillor, që trashëgimia kulturore mësohet pak ose aspak gjatë shkollimit fillor, përfshi edhe ekskursionin e semimaturës efektiviteti i të cilit nga kjo pikëpamje është i zbehtë. Rol në këtë duket të ketë pasur edhe mungesa e ciceronëve apo guidave turistike si dhe vetë ideja e organizimit të ekskursionit si aktivitet qejfi më shumë sesa si aktivitet me përfitim të njohurive mbi trashëgiminë kulturore. Ndonëse një procedurë standarde e rregulluar me Udhëzimin Administrativ 02/2016 ndiqet për ta realizuar këtë aktivitet, rezultatet sugjerojnë që vetëm përfillja e aspekteve teknike, pa dizajnuar më parë idenë dhe qëllimin e vizitave, është e mangët. Mospërfshirja e trashëgimisë kulturore si pjesë e arsimit formal gjatë shkollimit fillor të mesëm të ulët, reflekton në mungesë njohurish dhe zhvillim të përgjithshëm të pamjaftueshëm të gjeneratave të reja. Efektet negative të kësaj përcillen me nivelin më të ulët të ndërgjegjes mbi identitetin kulturor e kombëtar dhe mbi dëmtimin pasiv dhe aktiv të elementeve të trashëgimisë kulturore. Në mënyrë që trashëgimia kulturore të bëhet pjesë e sistemit të arsimit fillor të mesëm të ulët, respektivisht të përmirësohet organizimi i ekskursionit të klasave të nënta, në pjesën në vijim janë dhënë rekomandimet e nevojshme për hapat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim.
  36. 42 • Institucionet përkatëse duhet të punojnë në mënyrë të koordinuar për krijimin e një programi obligative apo zgjedhor në kuadër të shkollimit fillor të mesëm të ulët, ashtu që të dizajnohet një kurs/lëndë shkollore për trashëgiminë kulturore, e cila do të kombinohej me vizita shkollore, punëtori dhe aktivitete tjera plotësuese për thellimin dhe zgjerimin e njohurive mbi trashëgiminë kulturore. • Institucionet përkatëse duhet të punojnë ngushtë me organet drejtuese të shkollave fillore për trajnimin e stafit organizativ të ekskursionit shkollor të klasave të nënta dhe aktiviteteve tjera jashtëshkollore ashtu të bëhen matjet reale të efektivitetit të tyre. Kjo mund të përfshijë trajnimin e mësimdhënësve në procesin organizativ, krijimin e komisioneve vlerësuese dhe përdorimin e metodave bashkëkohore për vlerësimin e efektivitetit. • Institucionet përkatëse të fusin promovimin e trashëgimisë kulturore në qëllimin e organizimit të shëtitjes shkollore të semimaturës dhe si pjesë e saj të obligojnë dhe mundësojnë guidat turistike apo ciceronët që të jenë në dispozicion në kohën kur organizohen ekskursionet shkollore. • Shkollat, kur e bëjnë dizajnimin e ekskursioneve, duhet ta pasurojnë atë me përvoja shtesë dhe të mos fokusohen vetëm në vizitat e thjeshta informative në disa destinacione. • Institucionet duhet të gjejnë forma të përfshirjes së mbulimeve financiare të ekskursionit të semimaturës dhe aktiviteteve tjera jashtëshkollore, në kuadër të hartimit të politikave mbi zhvillimin e arsimit fillor të mesëm të ulët. • Shtimi i aktiviteteve jashtëshkollore të cilat lidhen me promovimin e trashëgimisë kulturore. Kjo mund të realizohet përmes vizitave të ekspertëve të trashëgimisë kulturore në shkolla, por edhe të nxënësve në muze, punëtori artizanale, lokacione të gërmimeve arkeologjike, dhe vende të tjera ku mund të mësojnë edhe duke qenë pjesë e procesit praktik të konservimit të trashëgimisë kulturore. • Institucionet e vendit, drejtoritë e arsimit, por edhe vetë shkollat, mund dhe duhet të mobilizohen në realizimin e aktiviteteve që nxisin aftësitë krijuese të nxënësve përmes garave të ndryshme me projekte, që si synim kanë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Madje këto projekte mund t’i shërbejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimit lokal në kontekstin e trashëgimisë kulturore. • Zhvillimi i mekanizmave të vlerësimit të vazhdueshëm, ashtu që hartimi i politikave dhe programeve të tilla të mos mbetet vetëm në letër, por të garantohet ekzekutimi i tyre dhe atë me kujdes dhe cilësi. 5.1. Rekomandimet
  37. 6. LITERATURA 43 ASK. (2021). Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2021. Prishtinë: Agjencia e Statistikave të Kosovës. Barillet, C., Joffroy, T., & Longuet, I. (2006). Cultural heritage and local development. France: CRATerre. Gjetur në ffhal-00973780 Bartholomew, T. T., Joy, E. E., Kang, E., & Brown, J. (2021). A choir or cacophony? Sample sizes and quality of conveying participants’ voices in phenomenological research. Methodological Innovations, 14(2), 1-14. Graff, C. J. (2017). Mixed Methods Research. Në H. R. Hall, & L. A. Roussel, Evidence-based practice: An Integrative Approach to Research, Administration and Practice (fv. 45-64). Burlington, MA: Jones & Bartlett Learning. İslamoğlu, Ö. (2018). The importance of cultural heritage education in early ages. International Journal of Educational Sciences, 22(1-3), 19-25. Ivon, H., & Kuscevic, D. (2013). School and the cultural-heritage environment: pedagogical, creative and artistic aspects. CEPS journal, 3(2), 29-50. Jerliu, F. (2017). Strategjia kombëtare për trashëgiminë kulturore 2017-2027. Prishtinë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Logan, W. S. (2007). Closing Pandora's box: human rights conundrums in cultural heritage protection. Në H. Silverman, & D. F. Ruggles, Cultural Heritage and Human Rights (fv. 33-52). New York, United States: Springer. López-Fernández, J. A., Medina, S., López, M. J., & García-Morís, R. (2021). Perceptions of Heritage among Students of Early Childhood and Primary Education. Sustainability, 13(19), 10636-10652. MASHT(a). (2016). Kurrikula bërthamë e arsimit të mesëm të ulët të Kosovës (Klasa VI, VII, VIII dhe IX) (e rishikuar). Prishtinë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. MASHT(b). (2016). Udhëzimi Administrativ 02/2016 për aktivitetet jashtëshkollore. Prishtinë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
  38. 44 Ocal, T. (2016). Necessity of Cultural Historical Heritage Education in Social Studies Teaching. Creative Education, 7(3), 396-406. Santisteban-Fernández, A., González-Monfort, N., & & Pagès-Blanch, J. (2020). Critical citizenship education and heritage education. Në E. Delgado-Algarra, & J. Cuenca-López, Handbook of research on citizenship and heritage education (fv. 26-42). Hershey, PA, SHBA: IGI Global. Schleicher, A. (2019). PISA 2018: Insights and interpretations. Paris: Organisation for Economic Co-operation and Development. Smith, J., Flowers, P., & Larkin, M. (2009). Interpretative Phenomenological Analysis: Theory, Method and Research. Qualitative Research in Psychology, 6(4), 346-347. Sullivan, A. M. (2016). Cultural Heritage & New Media: A Future for the Past, 15 J. Marshall Rev. Intell. Prop. L. 604 (2016). UIC Review of Intellectual Property Law, 603-646. UNESCO. (2019). Living heritage and education. Paris: UNESCO. van Boxtel, C., Grever, M., & Klein, S. (2016). Sensitive Pasts: Questioning Heritage in Education. Oxford: Berghahn Books. Zhang, J. (2019). Educational diversity and ethnic cultural heritage in the process of globalization. International Journal of Anthropology and Ethnology, 3(1), 1-10. Santisteban-Fernández, A., González-Monfort, N., & & Pagès-Blanch, J. (2020). Critical citizenship education and heritage education. Në E. Delgado-Algarra, & J. Cuenca-López, Handbook of research on citizenship and heritage education (fv. 26-42). Hershey, PA, SHBA: IGI Global. Schleicher, A. (2019). PISA 2018: Insights and interpretations. Paris: Organisation for Economic Co-operation and Development. Smith, J., Flowers, P., & Larkin, M. (2009). Interpretative Phenomenological Analysis: Theory, Method and Research. Qualitative Research in Psychology, 6(4), 346-347. Sullivan, A. M. (2016). Cultural Heritage & New Media: A Future for the Past, 15 J. Marshall Rev. Intell. Prop. L. 604 (2016). UIC Review of Intellectual Property Law, 603-646.
  39. 45 UNESCO. (2019). Living heritage and education. Paris: UNESCO. van Boxtel, C., Grever, M., & Klein, S. (2016). Sensitive Pasts: Questioning Heritage in Education. Oxford: Berghahn Books. Zhang, J. (2019). Educational diversity and ethnic cultural heritage in the process of globalization. International Journal of Anthropology and Ethnology, 3(1), 1-10.