Publicité
3.BR e-B - Java e tretë.docx
3.BR e-B - Java e tretë.docx
3.BR e-B - Java e tretë.docx
3.BR e-B - Java e tretë.docx
Publicité
3.BR e-B - Java e tretë.docx
3.BR e-B - Java e tretë.docx
Prochain SlideShare
BIZNESI ELEKTRONIK.docxBIZNESI ELEKTRONIK.docx
Chargement dans ... 3
1 sur 6
Publicité

Contenu connexe

Publicité

3.BR e-B - Java e tretë.docx

  1. e - BIZNES Dr Scc. Baki Rexhepi Ushtrime : Java e PARË Tema : Aplikacionet e E-biznesit, E-prokurimi, dhe E- sistemi i pagesave. Kujt i referohet e – tregtia? 1. Çfarë paraqet infrastruktura e shërbimit në e – Biznesi? Infrastruktura paraqet tërësin e resurseve të përbashkëta teknologjike të cilat mundësojnë që të gjenerohet platforma apo baza për aplikacionet e e_Biznesit të ndërmarrjes. 2. Çka nënkuptojmë me inrastrukturë e shërbimit në e- Biznesi? Me infrastrukturorë nënkuptojmë komponentet Harduerike, Softueri Sistemor dhe Aplikativ, Rrjetet telekomunikuese, mbështetja e shërbimit etj. 3. Në cilë mënyrë mund të ndërtohet Infrastruktura e shërbimit në? Infrastruktura e shërbimit të e_Biznesit mund të ndërtohet përmes disa platformave edhe ate : Platforma hardverike, Paltforma telemunikuese, Platforma e serverëve, Platforma e serviseve, Resurset njerzore, Patforma e rrjeteve kompjuterike, Platformat e Internetit, si dhe Këmbimi elektronik i të dhënave (EDI); 4. Çfarë përmban Platforma hardverike? Kompjuterët, elementet konektive apo lidhëse, si dhe komponentet e tjera harduerike; 5. Çfarë përmban Paltforma telemunikuese? satelitët, kanalët e ndryshme komunikuese; 6. Çfarë përmban Platforma e serverëve? Softueri sistemor dhe aplikativ. 7. Çka përmban Platforma e serviseve (shërbimeve)? Serviset për mbështetje siqë janë web sajtet, pagesa elektronike dhe të ashtuquajturit serviset e sertifikuara; 8. Kush bënë pjesë tek Resurset njerzore? Bëjnë pjesë programerët; 9. Web sajtet në sferen e e_Biznesit nuk nënkuptojnë vetëm tekst dhe fotografi por edhe interaksion apo ndërlidhje me konsumatorët dhe të dhënat e ndermarrjes.
  2. 10. Web sajtet në sferen e e_Biznesit sigurojnë apo mundësojnë ndërlidhje me bazat e të dhënave. 11. Si quhet teknologji që iu mundëson përdoruesve qasje dhe përdorim të web aplikacioneve të ndodhura në data qendrat e mëdha të locuara nëpër lokacione të shpërndara të globit? Quhet cloud computing; 12. Cili është dallimi në mes modeleve client/server dhe modelit cloud computing? Dallimi në mes modeleve client/server dhe modelit cloud computing është aty se softueri dhe të dhënat qëndrojnë në serverat e resë, e jo sikur te modeli client/server ku ato ruhen/qëndrojnë në makinat/PC e klientëve. 13. Cilat është përparësia e shërbimeve cloud computing? Përparësia e shërbimeve cloud computing është se përdoruesit tani mund t'iu qasen shërbimeve pavarësisht lokacioneve gjeografike apo platformave të shumëfishta: celularë (smartphone), përmes kompjuterëve shtëpiak apo të punës; e pastaj mund ti ndajnë me shoqërinë familjen dhe kolegët. 14. Kush është mangësia e shërbimeve nga cloud computing? Edhe kjo teknologji shoqërohet me një mangësi: siguria dhe privatësia e të dhënave; 15. Cilat janë tri llojet e shërbimeve që i ofron Cloud Computing pë klientët? Cloud Computing për klientët ofron tri lloje të shërbimeve: Infrastruktura si shërbim - IaaS (Infrastructure as a service), Platforma si shërbim - PaaS (Platform as a service) dhe Softueri si shërbim - SaaS (Software as a service). 16. Përmes cilave module ofron shërbime Cloud Computing? Cloud ofron shërbimet e veta përmes katër modeleve implementuese të tilla si: Cloud publik, Cloud privat, Cloud i bashkuar dhe Cloud hibrid. 17. Çfarë mundëson E- Procurement? Mundëson blerjen elektronike të produkteve respektivisht të shërbimeve prej ndonjë ndërmarjeje nëpërmjet rrjetëve dixhitale 18. Çfarë mundëson E – Shop? Mundëson shitjen elektronike të produkteve respektivisht të shërbimeve prej ndonjë ndërmarrjeje nëpërmjet rrjetëve dixhitale;
  3. 19. Çfarë mundëson E- Marketplace? Mundëson tregtinë elektronike me produkte respektivisht shërbime nëpërmjet rrjetëve dixhitale. 20. Çfarë mundëson E- Community ? Mundëson kontakt elektronik ndërmjet personëve respektivisht Institucioneve nëpërmjet rrjetëve elektronike. 21. Çfarë mundëson E- Company? Mundëson kooperimin elektronik ndërmjet ndërmarjeve nëpërmjet rrjetëve dixhitale. 22. Çfarë paraqesin ERP (Enterprise Resource Planning) sistemet ? (ERP - Planifikimi i burimeve sipërmarrëse) Këto sisteme paraqesin vegla komplekse softuerike që shërbejnë për integrimin e funksioneve standarde (psh. Prodhimi, kontabiliteti, resurset humane) dhe të gjitha të dhënat e një organizate. 23. Koncepti afarist/biznesor përshkruan ndërrimin apo këmbimin e një efekti respektivisht rezultati (produkt apo shërbim) ndërmjet partnerëve të caktuar afarist si nga pikëpamja e përmbajtjes e poashtu edhe kompensimit të duhur. 24. Katër konceptet afariste tipike për e_Biznesin janë? Content, Commerce, Context, Connection; 25. Çfarë përmban Content? Përmban mbledhjen, selekcionimin, sistematizimin, përpilimin dhe pregaditjen e përmbajtjeve në një platformë në kuadër të një rrjete. 26. Çfarë përmban Commerce? Përmban apo përfshinë inicimin dhe trajtimin respektivisht zhvillimin e transakcioneve afariste nëpërmjet rrjetave dixhitale,që do të thotë se fazat tradicionale të transakcioneve në mënyrë elektronike mbështeten, plotësohen ose zëvëndësohen (substituohen); 27. Me çfarë ka të bëjë Context? Ka të bëjë me klasifikimin, sistematizimin, dhe bashkqeverisje me informacionet dhe rezultatet/efektet e pranishme (që gjinden) në rrjeta. Kështu që tentohet të arrihet qëllimi i përmirsimit të transparencës së tregut (reduktim të kompleksitetit), dhe Orientimit (navigimit) për shfrytëzuesit.
  4. 28. Çfarë mundëson Connection? Ky koncept mundëson interakcionin e akterëve (pjesmarrësve) në rrjet. Ky bashkim mundet të realizohet në nivel komunikimi, nivel komercial si dhe nivel teknologjik. 29. Zinxhiri i krijimit të vlerave elektronike (value chain) paraqet vlerën e tërësishme që përbëhet nga aktivitetet elektronike individuale si dhe fitimi i gjeneruar nga këto aktivitete. 30. “Biznesi Mobil” mundet të përshkruhet si shfrytëzim/përdorim i teknologjisë mobile për mirëmbajtjen, përmirsimin ose zgjërimin e proceseve dhe ndërlidhjeve/relacioneve të biznesit aktual apo për të zhvilluar segmente të reja të biznesit. 31. Biznesi Mobil fokusohet respektivisht përqëndrohet në: a) furnizimin e informatave b) përpunu e informatave c) ofrimin e informatave 32. Aplikacionet e biznesit mobil nuk janë të përkufizuara në a) telefonet mobil/celular b) smart telefonat c) tabletët d) PDA 33. Mjetet (veglat) dhe shërbimet e biznesit mobil janë: a) PDA (Personal digital assistant) b) SMS (Short Message Service) c) EMS (Enhanced Messaging Service) d) MMS (Multimedia Messaging Service ) e) Smartphone f) internet mobile telephone g) Tablet PC 34. Disa nga aplikacionet e biznesit mobil janë: a) Aplikacionet finansiare Mobile (B2C,B2B) b) Reklamimi Mobil (B2C) c) Qeverisja Mobile me stoqet (inventarin) (B2C B2B) d) Servis menaxhmet proaktiv (B2C,B2B) e) Wireless reinxhinjering (B2C,B2B) f) Shërbimet Mobile për argëtim (B2C)
  5. g) Zyra Mobile (B2C) h) Mësimi Mobil në distancë (B2C) i) Wireless memorim (ruajtje) i të dhënave (B2C B2B) j) Muzikë mobile sipas kërkesës (B2C) 35. Biznesi mobil realizohet nëpërmjet: a) Vendeve Mobile të punës, b) Menxhim të mardhënjeve me konsumatorët, c) Logjistikës së biznesit Mobil, d) Menaxhmin e udhëtimeve, e) Mobile Procurement, f) Supply Chain Management 36. Paraja dixhitale paraqet sistem të tërë i cili i mundëson personit të caktuar të paguaj mallin apo shërbimin duke bartur apo transferuar numra të caktuar prej një llogaritje në tjetër në mënyrë elektronike. 37. Modeli i përgjithshëm i parasë dixhitale përfshin këto sfera: a) Account-clearing domain b) Sfera emituese-operative c) Consumer domain 38. Për dallim nga sistemi tradicional i pagesës,pagesa dixhitale përfshin: a) bankomatët b) kartelat kreditore c) online pagesat 39. Bankomati është një vegël automatike i cili shërben për pranimin e depozitave, pagesën e parave të gatshme nga llogaria e shfrytëzuesit, marja e informatave për gjendjen e llogarisë, operacionet këmbyese (Exchange Operations) . 40. Teknologji për siguri përfshinë: a) Kriptografia b) Nënshkrimet dixhitale c) Protokollet për bartjen e informacioneve private në web d) SSL (Secure Sockets Layer) e) TLS (Transport Layer Security) 41. Kriptimi është proces i transformimit të informatave në asi përmbajtje të shifruara të cilat janë të kuptueshme vetëm për pranuesit e informatave .
  6. 42. Shifrimi i porosive apo i të dhënave realizohet në dy faza ? 1. Enkriptimi-proces i shifrimit me qelësin për shifrim. 2.Dekriptimi-proces i deshifrimit me qelësin për dekriptim 43. Në sferën e qarkullimit të pagesave pa të gatshme janë evidentuar instrumentet e pagesës elektronike si Kartelet Debitore dhe ato Kreditore. 44. Përparësitë e karteleve bankare janë : a) Siguria më e madhe, b) Praktike , c) 24 orë qasje tek parat d) Kontroll më i lehtë i parave në qarkullim 45. Pagesa elektronike kalon në këto faza: a) Hapja e llogarisë, b) Blerja, c) Vërtetimi - emetuesi i parasë elektronike 46. Çfarë vërteton vërtetimi - emetuesi i parasë elektronike? Vërteton transaksionin, ky proces kryhet në mënyrë elektronike. 47. ATM (Automatic Teller Machine) është një makinë e autorizuar sporteli nëpërmjet të cilës klientët e bankave me një kartele Maesrto, MasterCard. VISA Elektron dhe Visa Classic dhe PIN kodin mund ta kryen tërheqjen e parave cash dhe shërbime të tjera bankare 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. 48. Skiming është një nga mënyrat që me anë të lexuesve të rrejshëm të cilët vendosen në Bankomate në mënyrë mjeshtërore kopjohen shënimet nga kartelat. 49. Phishingu është metoda e mashtrimit të pronarit të kontos. Lajmërimi i rrejshëm nëpërmjet të emailit se ka ndodhur një incident në sistemin bankar. 50. Pharming metoda është më e sofistikuar, fjala është për ndeshjen e shënimeve të Internet lokaleve dhe Bankave në një faqe të klonuar në të cilën pronari i le shënimet e veta.
Publicité