Publicité
ABC - J.Paço
ABC - J.Paço
ABC - J.Paço
ABC - J.Paço
Publicité
ABC - J.Paço
ABC - J.Paço
Prochain SlideShare
Review from Patimat Guseynova Sharuhanova  Shefqet Avdush  Emini pa modesti k...Review from Patimat Guseynova Sharuhanova Shefqet Avdush Emini pa modesti k...
Chargement dans ... 3
1 sur 6
Publicité

Contenu connexe

Publicité

ABC - J.Paço

  1. title description contentP details_case1details_case2 sponsor Artisti që ngjalli Skënderbeun Ky shkrim i kushtohet Janaq Paços, skulptorit të njohur, njeriut që ka lënë një udhë të tërë të respektuar në artin shqiptar. Veprat e tij më të mira janë ekuestrat e Skënderbeut në Krujë dhe Tiranë, por dhe një seri e tërë veprash anekënd. Mbi të gjitha, artisti mbeti modeli i një njeriu me virtyte Bujar Kapllani, skulptor* Në përfundim të shkollës së lartë ishte bërë praktikë pune që, krahas punimit të mbrojtjes së diplomës (një krijim artistik rreth 1,7 m. në skulpturë), të bëhej edhe një temë studimore për një skulptor të afirmuar në artin bashkëkohor shqiptar. Me sa vura re, gjatë viteve që studioja në Tiranë, të gjithë studentët kishin maninë të përgatisnin tema mbi profesorët e tyre të skulpturës, gjë e cila sillte uniformitet, përsëritje dhe monotoninë servile të elozheve reciproke e klanore. Për të dalë nga kjo situatë, sakrifikova mundësinë e vetme që kisha për të “shpërblyer” respektin, dashurinë dhe vullnetin e mirë të profesor Hektor Dules (Skulptor i Popullit), i cili ka nxjerrë nga duart e tij më tepër se të tjerët, skulptorë të talentuar, sepse dinte të bënte në mënyrë të saktë, profesionale punën e pedagogut. Por kjo nuk më takonte për momentin, sepse do të dukej si larje “borxhesh”, meqenëse ai mbronte krijimin skulpturor që po përgatisja për diplomë. Vendosa të marr në studim disa skulptorë që ishin me origjinë nga qyteti i vjetër në jug të Shqipërisë, Përmeti. Dhe nuk ishin pak; Odhise Paskali, Janaq Paço, Hektor Dule, Dhimo Gogollari, Perikli Çuli, Qiriako Dono, Uran Hajdari, Genc Hajdari, Niko Thana e ndonjë tjetër, por ky mozaik individualitetesh nuk më lejonte të isha konciz. Në studion e skulptorit, në të gjallë të tij… Atëherë student, duke dalë në darkë pas leksioneve të “Historisë së Artit”, që bëheshin mbasditeve, bashkë me disa shokë bisedonim me profesor Qiriako Menikon përgjatë shëtitores “Dëshmorët e Kombit”. Profesor Qiriako, u shkëput një moment dhe takon në trotuarin pranë hotel “Dajtit” një plak që ecte kërrusur, i vetëm, duke u matur në çdo hap se mos rrëzohej në kalldrëmin e trotuarit. Ishte gjysmë i sigurt në lëvizjet që kryente, nga sëmundjet e pleqërisë. Ky është Janaq Paço, - na tha profesor Meniko, pasi u nda prej tij. Kjo mua dhe studentëve të tjerë na krijoi trishtim, sepse ai jetonte në gjurmët e harresës në të tashmen dhe në pamundësinë fizike për jetën e mëtejshme. I plakur dhe me një heshtje dinjitoze, që ia falte e kaluara profesionale, në madhështinë e veprave të modeluara prej duarve të tij. Kishte krijuar një personalitet të rrallë në skulpturën tonë kombëtare, krahas personalitetit shembullor të O. Paskalit, babait të skulpturës sonë të rilindur në vitet ‘20. Ky ishte ngacmimi i parë që ngjalli interes për të takuar dhe komunikuar me të, kështu mund të përfitoja diçka nga biseda. Disa miq mundësuan takimin tim me të në studio. Ajo ditë ishte e mbytur me vranësira dhe shi, ndaj mu krijua një mendim se ai plak i lodhur e i pafuqi, nuk do të mundte të vinte nga shtëpia në studio, e cila ishte larg prej banesës ku jetonte. Por ai ishte fisnik dhe i pathyeshëm. Trokita me mendimin se s’më ndihmoi koha, por ai hapi portën e vjetërsuar të një studioje, thuajse gati për t’u shkallmuar prej mykut e kalbësirës që brente trarët e zbuluar të saj, nën strehëzën që pikonte ujë mbi plasmasët e hapura si vela të rrëzuara me kulmet që rridhnin në truallin e zbuluar prej balte. Dukej sikur ajo studio në mes të Tiranës, të çonte në një kohë të largët me punimet e mbuluara me plasmas, për të mos i përbaltur harresa. Midis portës gjysmë të hapur me bojë të dalë dhe kësaj studioje, ndriste si qiri prej dylli figura e Janaq Paços. Me një mirësjellje që dinë t’a falin artistët e mëdhenj, më uroi mirëseardhjen. Aty gjendesha midis botës së tij të fshehur nën plastmasë, e cila nisi të zbulohej nga duar që dridheshin si ato të nënës që mbron fëmijët e saj. Po, përmasat që më lanë mbresa në ndërgjegjen time, ishin ato të identitetit të Janaq Paços (ashtu i lodhur nga pleqëria e me gjymtyrët që lëkundeshin e dridheshin në mes të atij moti të zymtë), ishin ato të një njeriu që besonte në dëshirën dhe respektin e të tjerëve, gjë e cila buronte nga sinqeriteti dhe dashuria reale që kishte për punën që bënte. Ai rrëfente vazhdimisht duke zbuluar punët brenda plastmaseve. Nuk lodhej, nuk ndjehej mosbesues ndaj pranisë të një djaloshi kureshtar për punën e jetën e tij. Atij i dukej sikur atë moment do ta fiksonte koha me syrin e saj të padukshëm, pra ai besonte thellë në ndërgjegjen e tij fisnike. Këto tipare vinin si jehonë, nga origjina e asaj që simbolizonte harmoninë e mirëkuptimin që krijoi bashkëjetesa e kulturuar në krahinën e Përmetit. Ai shfaqej para syve të mi si mesazh shpirtëror i të parëve të tij nga fshati monumental i Badelonjës, i cili ngrihej si një pasqyrë kulturore nga bregu shkëmbor i Vjosës dhe zgjatej drejt e në kraharorin e gjelbër e shkëmbor të malit të Nemërçkës. Në këtë shtrirje të pjerrët gati 400 - 500 m, ngrihen grupe - grupe qiparisat në krah të shtëpive të gurta disa shekullore. Nga larg të duket sikur shikon një vend të shenjtë, që
  2. fsheh brenda kurorës së pafund të arrave, diçka të perceptueshme për një kalimtar të huaj. Ata qiparisa të lartësuar, dëshmojnë për madhështinë e brezave para se të shpërngulen banorët drejt kurbetit në fillim të shekullit XX-të, për shkak të dhunës që pushtuesit ushtruan mbi popullatën e pambrojtur, duke djegur e shkatërruar shtëpitë. Fshati lëvizi nëpër botë, por rrënjët janë ato të qiparisave të shumtë atje në Badelonjë ,ku prehen në qetësi mistike gjyshërit, të parët e tyre. Jeta e mjeshtrit të madh të gurit Janaq Paço nisi jetën në familjen e Zafir Paços nga Badelonja, lindur në Konicë më 14 mars 1914. Baba i tij mundohej të nxirrte bukën e gojës me zanatin dhe punën e rrobaqepësit. Në vitet e para të fëmijërisë, Janaqi ishte i dobishëm në lojërat e fëmijëve të tjerë, me kukullat prej balte që formonte në duart e tij. Rinia e tij e hershme kërkonte rrugë për të shprehur ndjenjat e për të pasqyruar përshtypjet që i krijonte bukuria e vendlindjes së prindërve të tij. Kjo dëshirë fillon e bëhet e mundur në vizatimet e para e të realizuara me përshtypjet nga bukuritë e natyrës dhe talentin për të dhënë përthyerjen e dritës në forma të ndryshme me mbresat reale. “Mësuesi” i tij i parë u bë fotografi i qytetit të Përmetit, i cili u befasua kur pa vizatimet e Janaqit 10 vjeçar, ku spikaste talenti për t’u bërë artist në të ardhmen. Ai, “Mësuesi” pa i rënë në sy Janaqit, e këshilloi të atin e tij, Zafirin, për ta dërguar të birin në shkollën e pikturës. Dëshira e prindërve ishte e madhe, por për atë kohë mundësitë ekonomike ishin të paarritshme për të realizuar këtë pasion që shfaqte i biri i tyre. Në atë kohë, kur administrata ishte e korruptuar dhe arkaike në konceptet e së ardhmes, ishte e vështirë për të siguruar një bursë nga fëmijët e shtresave të varfra, edhe pse nga ato shtresa buron talenti dhe origjinaliteti krijues. Por rrethi miqësor e qytetar i të atit, duke e parë dëshirën dhe pasionin e Janaqit dhe duke u mahnitur nga krijimet e tij, u përpoqën të ndihmojnë në realizimin e kësaj ëndrre që zmadhohej në zemrën e tij. Studimet e para dhe ndikimet e klasicizmit grek Ishte viti 1931, kur Janaqi ndiqte vitin e tretë gjimnaz në Tiranë, mësuesi i vizatimit ishte piktori Andrea Kushi. Atje jo rastësisht, një mik i të atit, tregtar stofrash nga Selaniku, i solli Janaqit fotografinë e së bijës për t’ia zmadhuar, prej të cilit ai ka mbetur shumë i kënaqur. Kështu që jeta e tij mori kthesë për në rrugën e artit. Janaqi shkon në Selanik i ndihmuar prej këtij tregtari për të mbaruar vitin IV gjimnaz dhe njëkohësisht të përgatitej për konkursin, që të mundësonte hyrjen për në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Më 1932, pasi fitoi konkursin, pranohet student në Artet e Bukura të Athinës. Fillimi i studimeve nuk ishte i njëjtë me vazhdimin jo të qetë të studimeve, për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat ngrinin krye dhe e detyronin të punonte natën, për të mbuluar shpenzimet. Gjatë studimeve ai u njoh me traditën e artit klasik grek. Ky art e impresionoi thellë shpirtin e ndjeshëm të Janaqit, i cili tërhiqej nga harmonia thelbësore formë-përmbajtje prej ku u edukua me stilin e raporteve klasike dhe dekorativitetin modern. Rezultatet e Paços ishin të dukshme në sajë të përkushtimit individual në punimet artistike, nivelet e arritura në punimet e tij dallonin midis ambientit artistik, të krijuara nga bashkëpunimet student-pedagog, saqë ai u bë studenti më i preferuar i drejtuesit të Akademisë, skulptorit të famshëm grek Kostas Dimitria (nxënës i skulptorit francez August Rodin), i cili ishte dhe vendimmarrësi për mbajtjen e Paços asistent të punës së tij .Kjo periudhë 6-vjeçare, 1933-1939 i dha mundësinë për mbrojtjen e diplomës, duke u vlerësuar me çmimin e parë të konkursit. Vlerësimi i pedagogut K. Dimitria u rrit akoma më tepër për Janaqin, duke e ftuar atë si bashkëpunëtor edhe dy vjet të tjera pranë ateliesë së tij. Kthimi në atdhe dhe fillimi i krijimtarisë Janaqi u kthye në atdhe edhe pse K. Dimitria e luti të qëndronte në Athinë, ai e ndiente boshllëkun që krijonte mungesa e vatrës familjare, atë e shtynte për të qenë bashkëkohës i O.Paskali, A.Buzës, S.Kacelit, V.Mios etj… Për hir të këtyre faktorëve që u bënë nxitës të krijimtarisë së tij të mëvonshme, Janaqi kthehet në Shqipërinë e okupuar prej Italisë fashiste, më 1942, duke qëndruar për 1 vit i papunë, deri sa më 1943 fillon punë si mësues i lëndëve Histori Arti dhe Vizatimi në gjimnazin e Tiranës, ku gjatë qëndrimit atje mbështeti grupin antifashist në gjimnaz. Mbas çlirimit të atdheut më 1945, emërohet zv/shef në sektorin e Arteve Figurative, në Komitetin e Kulturës dhe Arteve, më pas në 1946-49 u mor me organizimin e degës së Artit Figurativ në Liceun Artistik “J. Misja” në Tiranë. Kontributi i tij i shquar si pedagog, merr më shumë vlera sot pasi në atë kohë ishin të pakët dhe të pakrahasueshëm me shumicën e sotme. Brezat që dolën nga puna e përkushtuar e profesor Janaqit, konsoliduan skulpturën shqiptare, emrat e tyre u bënë shembuj të njohur për qytetarët tanë, si Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, Hektor Dule, Thoma Thomaj etj… Janaq Paço organizoi ekspozitën e arteve figurative më 18 prill 1945, ku vetë mori pjesë me kompozimin “Shtypja” dhe me portrete dëshmorësh. Më 1949 me porosi të KQ të PKSH aktivizohet në realizimin e portretit monumental të Qemal Stafës, ku spikatin vlerat e dukshme artistike. E veçantë në këtë vepër është ndërthurja e natyrës madhështore me dinamikë impresive të modelimit. Nëpërmjet figurës së Qemal Stafës, krijohet simboli i rinisë antifashiste. Ja fjalët që Paço rrëfente në studion e tij në 1987: “Kur më porositën për krijimin e portretit të Qemalit, menjëherë mu shfaq figura e rinisë shqiptare, që e kisha mbresë e ngacmim nga kujtimet e luftës. Dhe këtë rini heroike mund ta portretizoje shumë bukur në portretin e udhëheqësit të saj. Q. Stafa, vazhdon autori, nuk e kam pas njohur nga afër, por unë e përfytyroja atë”. Autori nuk ia besoi modelimin e veprës materialit fotografik, por u mbështet fort në mbresat e gjalla që i kishte krijuar pamja fizike e zakonshme, duke u shkëmbyer disa herë në rrugë, gjatë luftës. Për Paçon, Qemali ishte trupmesatar, i imët, me një portret të heshtur brenda pamjes psikologjike, por me një pamje plastike të guximshme. Në këtë imazh fizik, Paço konceptonte inspirimin e vërtetë realist të rinisë revolucionare. Në trajtimin plastil, kjo vepër precipiton në një konceptim të thjeshtëzuar të frymës klasike, e cila ishte e qëndrueshme dhe e thellë në formimin e personalitetit artistik të Paços. Vepra flet me një kombinim inteligjent të ekuilibruar të këtij stili klasik me gjuhën e plastikës dinamike të realizimit të kohës, kjo evidentohet qartë në format që lëvizin me zhdërvjelltësi, në ndërthurjen e linjave të theksuara dhe detajit të ngjeshur brenda masës së madhe, duke bërë
  3. të lexueshëm një strukturë të qartë eshtërore, që ndihet fuqishëm në masën plastike të trajtimit mishor të fytyrës, buzët e mbërthyera, hundën e mprehtë dhe shikimin e thellë në hapësirën që shfaqet. Krahas lëvizjes plastike në sipërfaqen e skulpturës , unitetin e veprës e plotëson edhe karakteri fizik, individual i heroit, i cili është përcaktuar nëpërmjet siluetit konturues të vëllimit, me një detajim të fuqishëm viziv e plot kontrast grafik të formave me sfondin rreth e qark. Skënderbeu dhe skalitja në gur Vepra, e cila për nga rëndësia dhe përmasat monumentale nderon jo vetëm përkushtimin krijues të Paços, por edhe bashkëkombësve të tij. Për ngritjen e “Skënderbeut” në Krujë, u organizua konkursi kombëtar në janar 1949, prej të cilit Paço doli i pari, por me çmim të dytë (çmimi i parë i rezervuar, absurd). Bashkë me çmimin, ai mori një përgjegjësi të madhe për nga vlerat historike kombëtare, prej së cilës buronte dhe angazhimi total për realizimin artistik të monumentit të “Skënderbeut”.“Në këtë vepër, - tregon autori, - kisha për qëllim që krahas përmasave kombëtare të heroit, të tregoja edhe Skënderbeun që njeh Evropa”. Kjo vepër ngriti ndërgjegjen kombëtare të Paços, duke ndjerë krenarinë historike dhe popullaritetin e kësaj figure epokale që shënoi epoka e Skënderbeut, luftën kundër Turqisë, si dhe frymëzoi autorin në evokimin e qëndresës kombëtare, gjë e cila duket qartë në riprodhimin e kopjes së dytë në bronz për t’u vendosur në sheshin e Prishtinës në fillim shekullin XXI, që shënon marrjen frymë të kombit shqiptar me një mendim unik e themelor për të ardhmen. Janaq Paço e filloi realizimin e veprës si historian me studimin e gojëdhënave popullore në këngët dhe legjendat për figurën dhe historinë e heroit. Lexoi shkrimet e Barletit, Nolit, N. Frashrit si dhe shkrimet e Longfellout ndër autorët e huaj. Duke përcaktuar bazat teorike për krijimin e veprës, Paço thelloi materializmin historik dhe artistik të veprës, nëpërmjet njohjes së tipave te fshatarët e veriut, të cilët përbëjnë trashëgiminë historike të luftëtarëve të Skënderbeut. Kështu me këtë ekskursion të gjallë e të drejtpërdrejtë në Lezhë, Mat e Krujë Paço skicoi e vizatoi tipa e karaktere të veçantë. Tërë këto skica e vizatime, janë sot të materializuara në relieve të shumtë me madhësi ½ natyral, në pamje profil, duke dëshmuar një punë dinjitoze për një krijues që është bërë shembull në sakrificën për artin, e cila shpreh tipare qytetarie në respektin për komunitetin artistik dhe dashurinë për bashkëkombësit. Pas tërë kësaj pune kërkuese, formohet sasia e mjaftueshme e tipave, nëpërmjet të cilave autori mund të imagjinojë fytyrën e heroit. Dhe vetëm pas tërë kësaj pune, ai e sheh për herë të parë Skënderbeun, por akoma jo të qartë, jo i plotë, ky është portreti i parë i papërpunuar, puna vazhdon deri në përurimin e veprës, duke e jetuar, përpunuar me emocionet që ofron detaji plastik. Autori nuk la pa studiuar epokën mesjetare, duke bërë kërkime për veshjet, si veshja në hekur, tirqet e veriut, me të cilat krijon një veshje në traditën kombëtare. Ai nuk nënvleftësoi as studimin e shalës së kuajve, sidomos atë në formë karrigeje, për luftimin në këmbë, njohu formën e funksionin e yzengjive, që mbajnë peshën e këmbëve, si edhe dekorimet me ornamente të tyre. Liria e shikimit të veprës dhe formimi i saj nuk ndalej as në njohjen e kuajve. Autori preferoi studimin e kalit Arab dhe Myzeqar. Ai i përzjeu këta dy kuaj, sepse kali Arab karakterizonte shpejtësinë dhe elegancën, forcën e vrullin, ndërsa ai Myzeqar, si kalë i shkurtër e i mbledhur i përshtatet terrenit ku ka luftuar Skënderbeu, në kodra e shkëmbinj. Në Hungari, ku vepra u çua për t’u derdhur në bronz, Lidhja e Artistëve Hungarezë shtroi një darkë për nder të monumentit të Skënderbeut, që përcillej pas përfundimit në bronz për në Shqipëri. Edhe ky moment bashkëpunimi miqësor, evokoi formalisht bashkëkohësinë e Skënderbeut me heroin hungarez Janosh Huniadi. Autori më kujtoi nëpërmjet gojës së tij, fjalët e një specialisti hungarez gjatë darkës: - “Unë them, që këtë monument vendoseni ku të doni, ai është shumë i bukur, mund ta vendosni në Budapest, në Vjenë, në Paris a në ndonjë vend tjetër, por ai është i huaj për nga karakteri kombëtar me ato vende. Ndërsa në Shqipëri ky monument do të sjellë në popull figurën madhështore të qëndresës së shqiptarit në shekuj. Në Shqipëri do të qëndrojë.” Dhe ja mendimet e thjeshta marrin një kuptim të thellë e realist në vendosjen e dytë të monumentit në Prishtinë, duke u bërë simbol i qëndresës kosovare në fillimshekullin XXI. Vendosja e monumentit në Krujë, po ta shohim nga poshtë, na jep përshtypjen e një shkëmbi të skalitur, që zbret plot vrull nga mali, po t’i sillemi anash e shohim tërë muskulaturën e heroit me kalin në lëvizje, si në fluturim, nga poshtë - lart - përpara dhe kuptojmë se Skënderbeu është gati për sulm ndaj çdo armiku që mund të sjellë hapësira. Mbas këtij vështrimi, ne duhet të besojmë se autori ka arritur qëllimin, që është bashkimi i natyrës së ashpër me heroin për të përballuar sulmet, vërshimet e armikut. Për të arritur këtë vepër u deshën 10 vjet, në duart e Janaq Paços. Si lindi “Zadrimorja” E tillë paraqitet rastësia artistike në vazhdimësi edhe në portretin “Zadrimorja”, e cila dallon si një nga portretet më të bukura të Galerisë së Arteve Kombëtare, për nga forma dhe përmbajtja. Si një unitet i rrjedhshëm i formës sa realiste dhe klasike në plastikën e një karakteri të veçantë, që sjell faktin krahinor nga fusha e Zadrimës, si natyrë në tip dhe në veshje. Kur pyet autorin për të, ai nuk ngurron të shprehë admirimin për atë ç’ka arritur aty. Është diçka spontane e brendshme, por që u zgjua nga një ngacmim i paparamenduar për të bërë atë bukuri skulpturore. “Isha duke dalë nga studio,- rrëfen Paço,- dhe më bie në sy një çift, ku e shoqja që ecte krah burrit, ishte e veshur me kostum popullor, i cili përfaqësonte krahinën e Zadrimës.” Paço, si artist e admironte dhe kish dashuri për pasurinë dhe pastërtinë folklorike. Por më i rëndësishëm akoma për skulptorin - artist ishte bota dhe trajta e veçantë humane e grave zadrimore. Dhe këtë e lexoi me vështrimin e parë që i hodhi portretit të asaj gruaje, si në trajtën ekspresive të mimikës, qëndrimit të kokës, qafës elegante dhe në çiltërsinë e saj prej malësoreje e me shikim të pastër. Kjo botë, kjo gjendje shoqërohej nga elemente karakteristike si; mbajtja e cullufeve anësore të flokëve dhe lidhja me shami e kokës, ndaj Paço nuk e la këtë rast të kalonte dhe sot kemi një skulpturë të rrallë në vlera. Ai iu lut çiftit që t’i falnin disa minuta kohë për të hequr disa skica në profile të ndryshme të portretit dhe sot si shpërblim të mirësisë të atyre njerëzve të thjeshtë të Zadrimës dhe vullnetit krijues të Paços, kemi portretin e paparë e të papërsëritshëm “Zadrimorja”.
  4. Nudot: Trupat e thyer nga duart… Pas gjithë kësaj historie që Janaq Paço më besoi, duke zbuluar kujtesën e mendimeve fshehur nën plastmasët e mbuluar me pluhur, u ndjeva tepër i trishtuar midis asaj studioje të lënë në harresë bashkë me krijuesin e saj. Paço, duke iu dridhur duart u afrua në një tavolinë, prej nga ngriti një plastmas nën të cilin rrinin disa koka vajzash të modeluara krejt ndryshe, me një plastikë pothuajse ideale, me një qëndrim klasik brenda të cilit janë ndërthurur bukuria, meditimi dhe freskia e moshës. Ato dukeshin sikur flinin së bashku në një shtrat të madh. Dhe me një zë të humbur më preu përfytyrimin; - Këto janë “Ato”, dhe u drejtua nga unë i pikëlluar, sikur të ishte para një vendimi që mund të anulonte atë dëm fatal dhe Paço me sy të përlotur rrëfeu se si erdhën dy nëpunës që mbulonin problemet e artit në MPB dhe i komunikuan shqetësimin për ankesat dhe letrat anonime në drejtim të tij, për faktin se në studion e Janaq Paços ndodheshin skulptura të zhveshura, ndaj dhe e këshilluan se duhej t’i prishte, sepse do të kontrollohej studioja nga përfaqësues të lagjes për të verifikuar përmbajtjen e ankesave dhe letrave anonime, të dështakëve fshehur pas emërtimit “banor i lagjes”. Edhe vetë ata, nëpunësit e MPB-së, u larguan të brengosur për detyrimin që kishin t’i parashtronin këtë kërkesë skulptorit të magjishëm Janaq Paço, sepse përpara syve të tyre ngriheshin shtatë mrekulli skulpturore, si nimfa që ndriçonin terrin e studios dhe ndoshta sot do të përfaqësonin frymën lirike të skulpturës shqiptare ndër galeritë më në zë të botës. Drama krijuese e artistit në këto vepra të punuara gjatë 10 vjetëve me orë të tëra, muaj e vite, privuar nga gëzimet e jetës të njeriut të zakonshëm, mori kthesë tragjike, prej “syrit vigjilent” të ndonjë batakçiu “banor i lagjes”. Janaqi i theu ATO statuja dymetroshe, që rilindën skulpturën njerëzore, midis ambientit absurd të lojës me dogmën spekulative të dështakëve. Ishin vitet e luftës kundër liberalizimit të arteve 1973 - 74 dhe dihet se kush e mori flamurin e kësaj fushate anonime, nga mjedisi i krijuesve, karrieristët e djeshëm - hipokritët e sotëm. Prej këtyre mrekullive ishin ruajtur vetëm kokat, që të krijonin idenë se ishin modeluar me një lëvizje të vetme spatulore të gishtit të madh, gjë e cila kërkon ndjeshmëri absolute, që buron nga thellësitë dhe shikimi i pastër i shpirtit. ATO portrete mund të krahasoheshin me skulpturat e Bourdelit (skulptori francez që u bë i famshëm në modelimin e figurave femërore në Teatrin e Parisit) për nga finesa, fluiditeti i dritës dhe qartësia grafike e planeve, që strukturonin format. Ato portrete janë një fakt identik, që shtyjnë të mendosh dhe përfytyrosh trupat e thyer nga duart, që më pas filluan të dridhen gjithnjë e më tepër nga trishtimi, që hodhi farë në shpirtin plot dritë e kurajo njerëzore të artistit - njeri, Janaq Paço. Këto portrete janë si maja ajsbergu jo vetëm për skulpturat e “humbura” fatalisht, por edhe për realitetin që Paço e ngriti në art, thellësinë e shekujve, më herët se epoka e Skënderbeut, pikërisht atë që kulmoi periudha humane e antikitetit, respekti për thelbin njerëzor, duke e pasqyruar fizikisht bukur dhe me psikologji të idealizuar. Kjo histori la një prekje të dhimbshme në ndërgjegjen e gjithë atyre që e nderonin punën e artistit, por edhe të bashkëqytetarëve që e respektonin Janaqin, ndaj edhe shteti si për të ndrequr “gabimin” e nëpunësve të tij, të cilët shkaktuan një dëm jo vetëm personal, por edhe shoqëror, i ofruan Paços dhe i besuan realizimin e një vepre monumentale në portën hyrëse të muzeut të Krujës. Prishtina dhe rivendosja e Skënderbeut Për herë të dytë në Krujë, Paço e paraqit Skënderbeun si udhëheqës popullor, rrethuar nga populli dhe luftëtarët, sikur iu thotë vizitorëve, që sapo kalojnë pragun në hyrje të muzeut; - “Lirinë e gjej në popull”. Konceptimi i kësaj vepre ishte një zgjedhje e vështirë, në një moshë të thyer ku ishte Paço, ndaj edhe për ta realizuar më lehtësisht i besoi bashkëpunimin skulptorit të ri, atëkohë, Genc Hajdari. Për këtë vepër iu dha titulli “Urdhëri i Flamurit” të klasit të Parë më 1983, dhe më 1984 me rastin e 70 vjetorit të tij, iu dha titulli “Artist i Popullit”. Tek festohej në 28 nëntorin 2001, çlirimi i Kosovës nga fashizmi serb, vendosja përsëri e ekuestros së Skënderbeut të Paços në Prishtinë, shpreh vitalitetin dhe pathyeshmërinë e personalitetit të krijuesit, që me pathosin shpirtëror e profesional iu kushtua temave historike, qëndresës së popullit ndaj vështirësive e rreziqeve. “Forma artistike i këndon madhështisë, vitalitetit të një populli të vogël, që gjithmonë i ka treguar vendin armiqve të shumtë e të ndryshëm. Po aq e pakufishme është dashuria e skulptorit për jetën, e cila përfshin përmasat e botës shpirtërore shqiptare, si heroizmi epik dhe intimiteti i njeriut të thjeshtë.” Janaq Paço prezanton një koncept të dyfishtë të formës, duke iu përgjigjur inspirimeve me origjinalitet. Ai herë priret nga tema klasike në temat e qeta e intime dhe herë realiste të lirë në trajtimin e personazheve jetësore dhe ekspresive në dinamikën vëllimore e plot pasion në pasqyrimin e ngjarjeve historike. Ndaj data e ringritjes së Skënderbeut në Prishtinë, 28 Nëntor 2001, na zhyt në meditim të thellë e të sinqertë, se ata që falin krijime vlerash, i përkushtohen jetës dhe punës në atdheun e tyre, nderohen dhe çmohen nga populli dhe brezat që vijnë edhe pse në kohën e jetuar, luftohen e poshtërohen nga ata që i kanë sjellë gjithmonë ngatërresa jetës dhe historisë sonë kombëtare. Ndaj ringritja e këtij monumenti binom Krujë - Prishtinë, le të jetë kujtesë qytetare e kombëtare për qëndresën e rezistencën ndaj armiqësisë që vjen nga çdo skaj i errësirës. Ky monument do të simbolizojë dy kohë, që bashkohen në një unitet mendimi e veprimi të traditave pozitive të drejtimit të kombit drejt lirisë dhe emancipimit e drejtësisë shoqërore. Por kur mendoj, se si kjo madhështi e sotme e Paços, nuk përputhet me mënyrën se si duhej trajtuar ekzistenca fizike e tij, si faktor i gjallë për të ndërtuar imazhin e artistit të ardhshëm, në thellësi të ndërgjegjes sime ndjej se kanë ndryshuar ngjyrat, fasada, por forma e të vepruarit, ndaj kësaj fryme idealiste që la pas Paço, nuk ka ndryshuar. Përsëri ata “anonimët e lagjes” vazhdojnë të marrin përfitime me anonimatin klanor - politik. Ndofta gjithkush ndjen se një pjesëz e jona vuan prej harresës, përballë ngërdheshjes së tyre, të cilët rrafshojnë artin dhe harrojnë se ky burrë i heshtur, i mençur e modest, vlente më tepër se kapardisja e tyre e marrë së bashku. Janaq Paço u nda prej nesh në 11 korrik 1991, në një kohë kur po ndodhnin ngjarje që do të sillnin transformime në jetën shoqërore e politike, por jam i sigurt se jeta e vepra e tij janë gur themeli për demokracinë dhe lirinë e ëndërruar prej ne të gjithëve.
  5. *Ky material është botuar edhe më parë. Risillet me rastin e përvjetorit të lindjes së skulptorit. ABC nr.29-Bujar Kapllani, skulptor* 23.03.2006 © ABC 2005. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  6. *Ky material është botuar edhe më parë. Risillet me rastin e përvjetorit të lindjes së skulptorit. ABC nr.29-Bujar Kapllani, skulptor* 23.03.2006 © ABC 2005. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Publicité