Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
PRURJET ARTISTIKE - LIN DELIJA
1. Zanafilla
Lin Delija, i lindur në Shkodër me 3 shkurt 1926 dhe mbyllur sytë në 9 prill 1...
mbesin deri në fund ai që ishte, piktor origjinal me talent të rrallë të cilin nuk pranoi me e shitë dhe me e
ba pjesë të ...
janë të shumta e të pasura, plot shkëlqim e dritë neo-ekspresioniste11
brenda ekuilibrit të heshtur të
shkollës romane. St...
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 19 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Similaire à Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar (20)

Publicité

Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar

  1. 1. PRURJET ARTISTIKE - LIN DELIJA 1. Zanafilla Lin Delija, i lindur në Shkodër me 3 shkurt 1926 dhe mbyllur sytë në 9 prill 1994, në Mentuçia të Antrodokos, Itali, është piktori me dy atdhe, me dy botëkuptime, me dy shkolla arti, me dy kohë dhe me dy përjetime artistike. U rrit dhe u edukua së pari me botëkuptimin e Fretënve Françeskanë, ku edhe mori hov talenti i tij artistik dhe më pas me botëkuptimin e lirisë në rrugën e e vlerave humane të artit në pikturë. Shkolla e parë në lindje, në Akademinë e Arteve të Bukura në Hercegnovinë dhe Zagreb dhe shkolla e dytë në perëndim, studimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Koha e parë ishte ëndrra për lirinë dhe lumturinë, ndërsa koha e dytë ishte dhimbja dhe vuajtja për lirinë e grabitur dhe përdhunuar prej errësirës. Gjendja ekonomike dhe statusi i emigrantit politik, dhimbja e tij për atdheun e shtynin të “...kujtonte profesorët dhe etërit shpirtërorë, të masakruar nga rrebeshi komunist, ...ato figura martirësh materializoheshin në tablotë e tija”. Armando Nikoleti kujton shikimin e tij plot dhimbje dhe trishtim ndërsa ktheheshin me anije nga Patras në Itali dhe kalonin përpara brigjeve shqiptare. Lini “shikonte prej larg tokën e vet, të cilën kishte qenë i detyruar ta braktiste dhe që nuk mund ta vizitonte.”1 Lini në këtë dyzim që i “dhuroi” historia e jetës së tij, bëri maksimalisht përpjekjet që të përjetojë artistikisht, së pari përplasjet dhe ndërthurjet e dritë - hijeve të trazimit të brendshëm etnokulturor, por së dyti edhe përjetimin e trazimeve ideologjike, politike dhe psikologjike nën veprimin e realitetit jashtë tij. Shkrimtari dhe humanisti i madh Ismail Kadare do të shprehet; “Me Lin Delinë ndodhi ajo dukuri e njohur në botë, kur piktorët e ikur nga vendet e tyre, donin apo s’donin, merrnin me vete pamjet, dritat dhe hijet, dhe gjithçka që lidhej me artin e pikturës. Lin Delija, në vendet e huaja, kryesisht në Romë ku studioi, e më pas në Androdoco, ku u vendos, kaloi nëpër këtë rrugëtim. Ajo që për piktorët e tjerë ishte më e thjeshtë, ngaqë shpesh kishte lidhje me nostalgjinë, për piktorin e mërguar shqiptar vetvetishëm merrte një ngarkesë dramatike. Bashkombësit e tij ishin të ndarë tragjikisht nga bota, ndaj, duke i sjellë ata në pëlhurat e tij, sidomos në ato me motive të shenjta, kishte iluzionin ndoshta se iu jepte lirinë e pamundur”.2 Përjetimet socialkulturore në përmbajtjen e pikturave të Linit shoqërohen me një background të dyfishtë të ndikimit të kulturës dhe artit italian në personalitetin artistik të Lin Delijas. Por të dyja ndikimet edhe etapa e parë - njohja dhe kuptimi i traditës romane, edhe etapa e dytë - aplikimi i artit bashkëkohor italian, flasin për fuqinë analitike, sintetizuese dhe krijuese të pikturave të Lin Delijes në shprehjen e kualitetit të tij brenda pikturës europiane. Së pari, shkollimi akademik. Edukimi artistik i Linit formatohet në frymën e shkollës romane, me mjeshtrat e mëdhenj si piktorët Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, për të cilën ai vetë shprehet me admirim për mjeshtërinë e tyre.3 dhe “prej të cilëve ai mori njohunitë e teknikave bashkëkohore dhe përsosi më tej botëkuptimin e tij artistik tue ndërthurë në mënyrë harmonike modernen me elementin etnik: shqiptar dhe ballkanik. Edhe pse studjoi me mjeshtra të mëdhaj të ngjyrave, Lin Delija do të 1 Armando Nicoleti – “Kujtimi i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.51 2 Ismail Kadare – “Profetikja në artin e Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010 3 “Lini më kallzonte habinë admiruese të mjeshtërve të tij romanë Bartoli e Mafai; në veçanti Bartoli, njohës i mirë i traditës së pikturës, nuk mbrrinte me kuptue se si nga nji penel i çrregullt, në dukje jo i pastër, mbrrinte me nxjerr bojna të njimendëta e të drejta e përzimje të çmueshme kumbuese.” - Anna Dell ‘Agata – “Për Lin Delinë” - Hylli i Dritës, 2-2010
  2. 2. mbesin deri në fund ai që ishte, piktor origjinal me talent të rrallë të cilin nuk pranoi me e shitë dhe me e ba pjesë të tregut” 4 . Së dyti, krijimtaria profesionale. Lin Delija përqafoi zhvillimin dhe modernizimin e teknikave bashkëkohore në artin e pikturës. Një nga krahasimet e mundshme që do të vlerësonim është neo- ekspresionizmi italian5 . 2. Akademizmi Roman Lini ka marrë nga Mario Mafai (1902 – 1965) ushqimin teknik me frymën e lirizmit dhe intimitetit, përkundrejt ngurtësisë monumentale neo-klasike të artit italian të viteve nëntëqind6 , që përfaqësohet nga piktorët e “Novecentos Italiane” Anselmo Bucci (1887–1955), Leonardo Dudreville (1885–1975), Achille Funi, Gian Emilio Malerba (1880–1926), Piero Marussig, Ubaldo Oppi and Mario Seroni. Guerrino Mattei shprehet se; “Mundena me thanë se ‘fenomeni Delija’ jeton në neorealizmin7 përshkrues, n’atë figuracion i cili, edhe pse i shtrembnuem e i ndryshuem me dashje në formë, riprodhon besnikisht dinamikën e qenësishme të subjekteve të vizatueme, tue rrokë në kundërshtinë e gjanave nji vlerë që huazon botën e jashtme e qi përgjithson gjetje frymëzuese”8 Mafai nëpërmjet pikturimit të Romës dhe rrethinave të saj, ofronte një shije të re lirizmi dhe intimiteti, nëpërmjet evidentimit koloristik dekorativ dhe ekspresiv njëkohësisht (!), duke i reduktuar detajet që kanë tendencë të zvogëlojnë shprehjen me ngjyra. Ky vizion i viteve 1936-1939 i Mafait, ndikon më pas në fokusimin simbolik të pikturave te Lin Delijas. Por Mafai ka ndikuar edhe me personalitetin e tij njerëzor në shpirtin e Lin Delijes, pasi ai nuk u pajtua me solemnitetin dhe banalitetin e artit fashist9 të ristrukturimit të veprave të mëdha urbane. Lini ka marrë nga Mafai kuptimet e brishta poetike në pikturat e tij, si edhe intimitetin e brendshëm dhe të qetë koloristik të pikturimit. Ndërsa nga Amerigo Bartoli (1890-1971), Lini ka përfituar aftësinë për të hulumtuar nëpërmjet imagjinatës për të përshkruar nëpërmjet meditimit; nën edukimin e Bartolit, Lini përpunon metodat inteligjente kompozicionale për të mos u ndalur para temave jetësore bashkë me poezinë që ato mbartin brenda vetëpozicionimit ekzistencial të natyrës, shoqërisë dhe familjes. Punimet e mëpasme të Linit kanë gjurmët e kompozimeve të Bartolit, p.sh. “Bashkësia”, “Vallëzimi” etj... për poezinë e pashtershme që kanë, të ngjashme me horizontalitetin simbolik të kompozimit të Bartolit “Kafe Miqësore”. Peisazhi i Linit “Vila Mentuçia” të kujton strukturën kompozicionale të peisazhit të mësuesit të tij, Bartoli “Kaskada Marmore”. Por ajo që do ta shtyjë Lin Delijan drejt piktorëve neo-ekspresionistë, do të jetë kolorizmi i gjallë përkundrejt ngjyrave me tonalitet të ulët në pikturat e Bartolit. Ndofta ngaqë Bartoli ishte një piktor aristokrat dhe merrej me ilustrimet e poetëve dhe shkrimtarëve të njohur të kohës10 ; kjo e shtynte perceptimin e mësuesit të Linit drejt tonaliteteve grafike dhe monokrone, apo ngjyrave të ngjashme. Ndërsa Lin Delija elaboroi shpirtin e tij franceskan, shqiptar dhe njerëzor në artin e tij, ndaj dhe ngjyrat 4 http://www.shkoder.net/al/ldelija.htm 5 Andrew Graham-Dixon,“L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 574 – Le neo-expressionnisme et le graffiti. 6 http://en.wikipedia.org/wiki/Novecento_Italiano 7 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 490 – Le Realisme et la peinture figurative: - “Në vitet 1920 dhe 1930 një seri artistësh i rezistuan ekspansionit të artit abstrakt dhe vazhduan të punonin brenda një stilin figurativ, pa shtysën më të vogël për të trajtuar subjekte moderne. Këto piktura ndjekin traditën e artit realist, interpretuar në funksion të kulturave të tyre respektive” 8 Guerrino Mattei – “Lin Delija: Neoreaalizmi ndërmjet trashendencës dhe së vërtetës” - Hylli i Dritës, 2-2010,fq.31 9 http://en.wikipedia.org/wiki/Fascist_architecture -http://www.nyc-architecture.com/ARCH/Notes-Fascist-IT.htm 10 Shkrimtarë dhe poetë të famshëm, duke përfshirë Giuseppe Ungaretti, Corrado Alvaro, Paul Verlaine, Vitaliano Brancati dhe Vincenzo Cardarelli (1915)
  3. 3. janë të shumta e të pasura, plot shkëlqim e dritë neo-ekspresioniste11 brenda ekuilibrit të heshtur të shkollës romane. Studjuesia italiane, Antonella Muzi12 , do të shprehet; “...Delija i vazhdoi studimet e veta akademike duke u afruar për arsye tendencash artistike kryesish, me grupin ‘Scuola romana’. Mario Mafai, Amerigo Bartali ishin disa nga mjeshtrat e tij. Por Delija ndjeu në vetvete se i duhej të shkonte më tutje . të shkonte përtej trashëgimisë post-impresioniste, përtej shtytjeve ekspresioniste...Delija në sy dhe në zemër ka tokën e vet, mërgimin dhimbjen dhe dëshirën për të rifituar dinjitetin e vet dhe bashkë me të , edhe atë të çdo njeriu. Ndonëse i ruan lidhjet me figuracionin, Delija e kapërcen atë lidhje të mrekullueshme që shpreh edhe të gjithë forcën e punës së tij, ndërmjet shenjës, materies dhe xhestit”13 3. Transavanguardia italiane dhe neo-ekspresionizmi shqiptar i Lin Delijas Lin Delija shfaqet si piktor neo-ekspresionist i gjysmës së dytë të shekullit 20, pasi kjo rrymë ashtu si në Gjermaninë Perëndimore dhe SHBA, pati jehonë dhe zhvillim në Itali, aty ku edhe Lini kaloi jetën e tij. Neo-ekspresionizmi përqafohet nga piktorët e Italisë si pjesë e Transavanguardia14 (Përtejpararoja), siç u emërtua nga kritiku italian i artit pamor Achille Bonito Oliva15 . Ky emërtim u bazua në parimet artistike të grupit të piktorëve italianë si; Sandro Chia, Francesco Clemente, Nicola de Maria, Enzo Cucchi dhe Mimmo Paladino. Këta artistë interesoheshin më tepër në temat mitologjike, legjendat dhe historitë artistike. Interesante është se “Mbajtësi i Barrës” të Linit ngjason me “Porteur d’eau” të Chia16 . Nga krahasimi i punimeve të tyre, shoh se Lin Delija ka disa konture të përbashkëta, që ofrojnë me neo-ekspresionizmin italian, të cilat mund t’i konfirmojmë si forma perceptimi artistik nën emërtimet e trajtuara këtu, si Shikimi i brendshëm, Shikimi fragmentar, Shikimi impulsiv dhe Shikimi relativist. a. Shikimi i brendshëm Lin Delija në pikturat e tij priret nga kënaqësia për të shprehur të vërtetën mbi veten, atdheun dhe jetën e jetuar prej tij, por pa krenarinë e disidencës dhe imazhin e heroit shpëtimtar. Lini nuk pasqyron ngjarje konkrete dhe për më tepër nuk mban qëndrim kritik mbi to, pasi nuk merr përgjegjësinë e ndryshimit të realitetit, ai shpreh objektivitetin e brendshëm të tij për t’ia lënë shikuesit qëndrimin dhe vlerësimin. Lini kërkon të shprehë atë ngarkesë të energjisë së krijuar nga malli për atdheun, njerëzit dhe të vërtetën e analizuar prej ndërgjegjes së tij njerëzore. Sipas Guerrino Mattei, Lini qëndron i pavarur prej influencave: “Mjeshtri diti me i u largue këtij mjedisi e pëlqeu nji ‘gji’ të vogël, me ndejtë qetësisht i ankoruem në te e me u nisë mandej i patrazuem për ‘rrugëtimet’ e tija aq të veçanta drejt kërkimit të së vërtetës” 17 Ndërkohë që Antonella Muzi shprehet; “...arti i tij diktohet nga nevoja e brendshme, e cila e lejon të lexojë dinamikat, (shpesh dikotomike), vetjake të natyrës njerëzore, gjithmonë në kërkim të së vërtetës dhe lirisë. Liri nga kushtëzimet, liri nga paragjykimet, liri nga konvencionet shoqërore, liri nga shtypja. Delija mërgimtar, në veprat e tija, shkon në kërkim të atyre situatave që e bëjnë njeriun me të vërtetë të lirë dhe të vetdijshëm për ekzistencën e tij në botë.”18 11 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 574 – Le neo-expressionnisme et le graffiti. 12 Drejtoreshë e Muzeumit “Lin Delija” në Antrodoco. 13 Antonella Muzi – “Arti i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010 14 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 574 – Le neo-expressionnisme et le graffiti/’Porteur d’eau’ 15 Vepra "La Transavanguardia Italiana" - 1980 - http://digilander.libero.it/contemporarea/AAI/ant96 16 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 576 – Le neo-expressionnisme et le graffiti. 17 Guerrino Mattei – “Lin Delija: Neoreaalizmi ndërmjet trashendencës dhe së vërtetës” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.31 18 Antonella Muzi – “Arti i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.14
  4. 4. Ky shikim i brendshëm i Linit, përputhet me shikimin e artistëve neo-ekspresionistë italianë, sipas analizës profesionale që bën Achille Bonito Oliva në veprën e tij "La Transavanguardia Italiana" (1980). Në përshkrimet e Oliva shohim, se artisti italian neo-ekspresionist shikon drejt vetvetes në “punët e brendshme”, për të ruajtur kënaqësinë e ofruar nga arti, që nuk ka ndikim mbi asgjë, madje edhe në zhvillimin e historisë. Pikturat neo-ekspresioniste italiane shfaqen si një lëvizje për të mbrojtur vlerat personale, por jo me ndikim aktiv social, por gjithësesi duke u tërhequr nga interesi privat me një gjuhë të thjeshtë e simbolike. Piktura e tyre idealizon modelet tradicionale dhe evolon idetë, duke shmangur riprodhimin e përgjithshëm të ngjarjeve historike. Piktura neo-ekspresioniste, iu shmanget qëndrimeve kritike mbi brendësinë e vet, për të ruajtur vazhdimësinë normale të krijimtarisë, duke ruajtur lumturinë e brendshme të veprimtarisë krijuese në bashkëveprim me përpjekjet eksperimentale, për t’iu shmangur agresivitetit të realitetit të jashtëm rrethues, jo të qëndrueshëm nën ndikimin e krizave ekonomike dhe marramendjeve ideologjike të kohës. Piktorët neo-ekspresionistë italianë i ekspozojnë vlerat liberale të artit, duke treguar se si përshtaten para tërë botës së artit, jo nëpërmjet progresivitetit konceptual, por nëpërmjet gradualitetit shprehës, sepse ndodhen në varësinë e gjendjeve të brendshme dhe mungesës së risive. Këta piktorë në thelb ndjekin qëllime sociale në hulumtimin e shijeve estetike brenda individualitetit krijues, për t’iu shmangur; përkushtimit social dhe kulturor në sistemet totalitare, ideologjive politike, psikoanalizës dhe shkencës19 . b. Shikimi fragmentar Lini prezanton tema të pjesshme në referime kuptimore, pasi ai nuk ka kontakte të plota me realitetin, pasi ndahet me një hendek të pakapërcyeshëm si me realitetin shqiptar prej largësisë dhe izolimit, si edhe me realitetin europian prej mentalitetit tradicional shqiptar (shohim në “Vallëzim” dhe “Shake” malësorin, veshur me kostumin popullor shqiptar me vajzat italiane). Por mënyra e trajtimit të temave të prekura marrin një simbolikë kuptimesh të gjera mbi reflektimet e Linit përballë realiteteve të pandryshueshme, por në një disekuilibër dramatik të harmonizimit të përjetimit të brendshëm me ndikimet e realitetit të jashtëm. Lini lufton nëpërmjet punimeve, të shprehë këtë fragment të brendshëm jetësor. Arti i Linit, do ta njësoja, ashtu si shprehet edhe Achille B. Olive për transavangardistët italianë – “ të cilët e kanë të pamundur të ngatërrohen me temat jetësore dhe të mbështeten në tematikat e saj, si një realitet i pakapërxyeshëm dhe i pa ndryshueshëm”20 . Përvoja artistike e Linit i shikon gjërat në konflikt dhe pajtim njëkohësisht. Ky shikim fragmentar ul përpjekjen për të arritur unitet dhe ekuilibër formal. Edhe parimi i Linit, ashtu si i artistëve transavangardistë është “domosdoshmëria e shprehjes së vetvetes”, duke ritrajtuar eksperienca të dështuara jetësore, lidhur me zhbalancime të brendshme, që lidhen me sistemin fetar dhe ideologjitë politike, me psikoanalizën dhe evolimin teknologjik të kohës. Fragmentarizimi i transavangardistëve, sipas Achille B. Olive21 , “vjen si shprehje metafizike e përvojave, të cilat depërtojnë nga jashtë brenda artistit, pa marë parasysh vlerat e tjera të paraqitjes së tematikës, por që shpreh energjinë e dobishme të brendshme nëpërmjet imazheve të një individi imagjinar, që tashmë kthehet në vlerë objektive e dallueshme nëpërmjet intensitetit të krijimtarisë dhe vetëmjaftueshmërisë dhe e shkëlqimit të brendshëm krijues, larg kuptimeve dhe motivimeve të tjera”. c. Shikimi impulsiv Lini në pikturat e tij ka një vrull elementesh figurative të linjave, formave, ngjyrave dhe teksturave, aq sa menjëherë, edhe pa u thelluar në hulumtimin e përmbajtjeve të pikturave, e kupton se artisti ka një 19 Vepra "La Transavanguardia Italiana" - 1980 - http://digilander.libero.it/contemporarea/AAI/ant96 20 Po aty 21 Po aty
  5. 5. impuls të fuqishëm dhimbjeje, ankthi dhe gëzimi për t’u shprehur në veprat e tij. Lini derdh energji të pashtershme ngjyrash dhe linjash, i sigurtë së po thotë përjetimin e jetës së tij si legjendë, zhveshur prej konkretësisë individuale. Lini synon të shtojë atraktivitetin krijues nëpërmjet impulsit profesional të formës artistike, duke iu shmangur rrymave të arteve postshkencore, siç ishin piktorët postimpresionistë (Sezan, Gogen, Van Gog etj..). Ndryshe nga impulsi gjeometrik i Sezan, nga impulsi kolorist i Gogen, apo impulsi kubist i Kodrës, Lin Delija derdh energji të brendshme dhe spontane në pikturat e tij. Spontaniteti rrjedh, për inerci të brendshme krijuese, në përpjekjet, dhimbjet, varfërinë, luftën dhe dashurinë e imazheve njerëzore “pa atdhe”. Në piktorët transavangardistë të viteve ’70, sipas Achille B. Olive22 , “krijimtaria kontrollohet nga një impuls i mbyllur, por edhe utopizmi internacionalist i artit karakterizonte hulumtimet e Artit të Varfërve, duke kapërcyer kufijtë kombëtarë, duke tjetërsuar dhe humbur rrënjët kulturore dhe antropologjike të prejardhjes. Piktorët transavangardistë dhe Lini nuk iu përulën imponimeve ideologjike dhe vuajtjeve të thjeshta intelektuale. Arti zbulon papritur kreativitetin e pafund, të hapur për gëzimin e impulseve të brendshme, karakterizuar nga mijëra mundësi, nga imazhe dhe figura abstrakte, nga materializimi i butë i idesë, zhytur në mendime dhe vizione fisnike për veten. Evolon koncepti se çdo punë kërkon një test zhdërvjelltësie, e cila ndërtohet jo në përputhje me sigurinë e një influence dhe ideologjie, por është formuar nën sytë e artistit dhe sipas impulsit të brendshëm krijues të tij, në një botë imagjinare të një bashkëpunimi ndërmjet idesë dhe ndjeshmërisë. Spontaniteti i paplanifikuar e përcjell interpretimin artistik drejt formash gjeometrike të shumfishta, pa qenë i ndërvarur nga asnjë marrëveshje artistike. Fryma ‘transite’ flet për një hapje pa frikë ndaj metodave të pasuksesshme në art, flet për një pragmatizëm të bazuar në punime të drejtuara nga instikti i brendshëm parashkencor, duke tejkaluar fetishizimet e arteve postshkencore dhe moderne. Krijimtaria funksionon si energji e brendshme nën veprimin e forcës dhe inercisë”. d. Shikimi relativist Për Achille B. Olive23 “piktorët transavangardistë duken më tepër të pakëndshëm sesa të lumtur për temat që realizojnë, ata përpiqen të ndërtojnë imazhe dhe pamje piktorike që të përfshijnë edhe enigmën edhe zgjidhjen. Arti transavangardist humbet misterin dhe problematikën e qartë, duke kërkuar edhe ndihmën e spektatorit nëpërmjet aspektit shlodhës e soditës të mëshiruar në punime. Kjo me synimin për të ngushtuar distancën mitike, medituese, erotike dhe impulsive të intensitetit të brendshëm krijues të artistit. Arti lëviz në të gjitha drejtimet me kushtin që të ofrojë të shkuarën, duke përzjerë e shkrirë çdo gjë në një tenxhere me të, sipas Nitches. Pra arti neo-ekspresionist i mundëson ndërtimin e imazheve të punës private dhe mitike, ndërtimin e gjurmëve personale, që lidhen me historinë personale dhe ndërtimin e shenjave publike, që kanë të bëjnë me historinë e artit dhe kulturës. Kjo nuk ka të bëjë me mitizimin e vetes, por me ballafaqimin e mundësive të tjera shprehëse, duke pranuar mundësinë e vendosjes së subjektivitetit në kryqëzimin e ideve të shumta ‘mashtruese’”. Kjo mendoj se evidentohet edhe në punimet e piktorit shqiptar në itali, Lin Delija. Në të shumtën e punimeve neo-ekspresioniste shkatërrohet miti i unitetit brenda vetes, duke marrë stilin shtegtues të jetës në një pikë imagjinare pandalim. Çdo punim i Linit aludon të jetë aventurë, që të prezanton me vendin ku realizohet vepra e artit, por edhe me hapësirat dhe kohët ku ndodh fenomeni, të familjarizon me kuptimet e shumta që mbart, të zbavit dhe çlodh me përdorimin e të gjitha mjeteve teknike e artistike; çdo punim është një manual i 22 Vepra "La Transavanguardia Italiana" - 1980 - http://digilander.libero.it/contemporarea/AAI/ant96 23 Po aty
  6. 6. orientuar nga përdorimi ngjyrës dhe i shumë materialeve teknike. Punimi artistik i Linit është një mendim që shfaqet drejtpërdrejt nëpërmjet imazheve dhe depërtimit material në thellësitë e tablosë. Arti i Linit, ashtu si edhe ai i artistëve neo-ekspresionistë italianë, nuk ka asnjë rregull fiks, por praktikim të lirë krijues, i cili shmang çdo pasiguri, pa e futur veten në simbolika të ngrira. Krijimtaria e Linit, po ashtu, ndjek rrjedhën e gjykimit analitik të tij, duke u bërë aktiv në tema, që kurrë nuk tentojnë të bëhen shembuj referimi, por më tepër për t’u ruajtur nga karakteri rastësor. Fosca Colli e përcakton kështu personalitetin krijues të Linit: “Lin Delija asht nji prj artistëve bashkëkohorë ma të përcaktuem e origjinal. Kur vështrohen veprat e tija në tansinë e tyne, përshtypja e parë që të krijohet asht që ai nuk i ngjan askujt: as antik as modern, dhe që, mbasi rroket (pa asnjë vështirësi) gjuha e tij shprehëse e stili i tij, arrihet të njihet menjiherë vepra e tij, mes njimijë të tjerave”24 Artisti neo-ekspresionist, po ashtu dhe Lin Delija, realizon dy kënaqësitë ato mendore dhe shqisore. 4. Influenca Arti neo-ekspresionist i Lin Delijas zhvillohet nisur nga influencimi prej frymës meditative të Francesco Clemente, për t’u mbyllur në konceptin e ekspresionizmit klasik të Mimmo Paladino, pa mbërritur në strukturalizmin ekstrovert të Nicola De Maria. Ky ndikim neo-ekspresionist shfaqet qartë, më së tepërmi në stilin e pikturimit, i cili ekzagjeron karakterin mitik dhe legjendar të ngjarjeve historike që përshkruan, jo vetëm nëpërmjet imagjinatës meditative të edukuar nga Bartoli, as vetëm nëpërmjet evidentimit koloristik dekorativ dhe ekspresiv të Mafait, por edhe duke transformuar përmbajtjen nëpërmjet kontrasteve të forta tonale dhe koloristike ekspresive. Lin Delija synon të arrijë shfrytëzimin e teknikave të pikturimit larg kuptimeve konvencionale, por duke pasqyruar vrullin emocional , impulset ekspresive të linjës, ngjyrës, formës në pamje të parë brutale, naive dhe gotike, por në thelb reale e origjinale. Ekspresionizmi i Lin zbret në ‘trajtën e shenjtërueme’ siç na sqaron bashkohësia e tij Antonella Muzi “Puna e artistit kallëzon, në një përmasë njëkohësisht kundruese dhe rrëfimtare një dialog piktorik me të shenjtën, duke kuptuar me këtë fjalë nyjen që i jep formë dhe kuptim tokës dhe gjithësisë së bashku. Në vlerën semantike të fjalës “i/e shenjtë” fshihet dhe një nga mënyrat, sipas meje kryesorja, sesi duhet kuptuar, ekspresiviteti i Lin Delisë....Për objekt të paraqitur, qoftë frymor ose jo, Delija kërkon jetën e brendshme dhe ia dorëzon vizitorit me një shkallë të lartë dlirësie. Kjo sepse ideja e tij për çka është e “shenjtë” përbëhet njëlloj si nga shkalla e lartësisë ashtu edhe nga vetëdija tepër e thellë për humnerën e brendshme shpirtërore. Sakraliteti i veprës së Lin Delisë qëndron pikërisht tek lidhja e jetës me të Vërtetën që ka formuar gjithë ekzistencën e bashkë me të, edhe aktivitetin e tij artistik.”25 Neo-ekspresionizmi i Linit ushqehet nga një bazë figurative e pikturimit, pasi aty shfaqet një kompozim me diagonale të panumërta linjash, figurash, formash dhe ngjyrash, duke ofruar fraktura agresive në teknikën e pikturimit. Shembuj që mund të përmenden lidhur me këtë fokusim janë; “Heronjtë Shqiptarë”, “Nudo”, “Peisazh”, “Gruaja që ngjit shkallët”, “Shkodrania”, “Mundimet e Kishës”, “Grua në Lutje”, “Lule”, “Luftëtar i Maleve”, “Portret Gruaje”, “Ploja e Pafajshmëve”, “Malësori”, “Në Kishë”, “Deportimi”, “Bukë dhe gjak”, “Njerëzor dhe hyjnor”, “Arratisja nga burgu i Shkodrës”26 etj... 24 Fosca Colli – “Pse Lin Delija nuk i ngjan askujt” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.35-41 25 Antonella Muzi – “Arti i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.17 26 Shumica e punimeve janë në: - ‘Katalogun botuar në kuadrin e ekspozitës “Lin Delija” – Rrugëtime paralele’ – Tiranë qershor 2010 &Hylli i Dritës, 2-2010
  7. 7. Teknika e punimit në përdorimin diagonal të formave dhe ngjyrave në lëvizje, shfaq aplikimin e forcës dhe energjisë për të shprehur ndjenjat e tij të trazuara, dramaticitetin e kombit shqiptar, thellësinë jetësore të besimit, si edhe entuziasmin e gëzimeve dhe bukurive që të ofron në pak çaste natyra dhe jeta me gjithë fuqinë e dritën koloristike, deri në detajime nuancash me goditje peneli spontan e të shpenguar përballë reflektimit fizik me natyrën, si tek “Lulet”, “Peisazh”, “Portret Gruaje”. Figurativiteti i Lin Delijas qëndron në dëshirën e tij për të shprehur ngjarje dhe perceptime konkrete, si kristianizmi, kombi, demokracia, diktatura dhe jeta. Pra nuk paraqet ekspresionizëm abstrakt. Ekspresionizmi i tij ushqehet nga emocionet e shumëfishta, që burojnë nga dhimbja, mëshira, atdhetaria, qytetaria, urrejtja dhe dashuria. Por një ekspresionizëm të tillë i Lin Delijas, që vjen larg lodhjes së ekspresionizmit abstrakt, i cili shkëputi lidhjet me lëvizjen politike-artistike Dada, ofron tema konkrete dhe reale, por në dukje, nën fokusin e legjendës dhe mitit të largët edhe pse frymëzimi i tij shtyhej nga simbole enigmatike përtej Adriatikut. Lini i rigjallëron ndjenjat e shpresës për vendin dhe atdheun e tij nëpërmjet frymës së Objektivizmit të Ri (Nouvelle Objective27 ), në ngjashmëri me pikturat e Max Backmann28 , i cili rreh të kapë temat e paralargimit nga atdheu, duke u angazhuar dhe humbur në tema nostaligjike të vlerave kombëtare e shoqërore, të zhytura në apokalipsin e izolimit komunist. Kjo evidentohet qartë në pikturat “Ploja e të Pafajëshmëve”, “Heronjtë Shqipëtarë”, “Rënia e Stalinit”, “Feminizmi” (vitet ‘80). Në këto piktura, ashtu si edhe Max Backmann, 50 vite përpara tij, Lini shfaq ankth për atdheun. Në këto punime adoptohet një kompozim irreal, por nën qetësinë e frymës klasike, ndjek frymëzime dhe vizione të vrullshme të perceptimit mitologjik të temave reale rreth komunizmit. Studjuesja Antonella Muzi e përshkruan me frymën e objektivizmit kompozimin “Rënia e Stalinit”, duke u shprehur; “...është realizuar duke nisur nga disa diagonale shumë dinamike, që me lëvizje centrifugale shtyhen përtej caqeve fizike të telajos. Kthehet rishtas sinteza lineare, tepër efikase, tipike e Delisë, i cili me pak shenja, nganjëherë ton përmbi ton, përkufizon shprehjet, gjithnjë të ndryshme të turmës”29 Krijimtaria e Lin Delisë në vitet ’80, karakterizohet nga punimi me furçë të thatë dhe ekspresive në seancën e parë të veprës; kjo mbetet të kuptohet prej hapësirave të zbrazëta ndërmjet ngjyrave, duke ofruar një transparencë të ndjerë shpirtërore dhe profesionale në perceptimin dhe hedhjen e ngjyrave, plot pathos dhe gëzueshmëri lodruese e spontane. Konstatoj se Lini është i tërhequr nga influencat e piktorëve bashkëkohës europianë, si në rastin e këtyre punimeve të ngjashme me ato të artistit danez, Pier Kirkeby30 . Kjo vihet re më qartë në “Portret Malësori”, “Profil Androdoko”, “Portret Gruaje”, “Peisazh”, apo në kompozimin “Shake” (Shkundje), ku ngjyrat e verdhë, e kuqe dhe blu-lejla krijojnë mbishtresime transparente brenda ekuilibrit trikëndor koloristik, duke përforcuar kontrastin e gëzueshëm dhe harmoninë ekspresive të ngjyrave. 27 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 480– La Nouvelle Objectivite 28 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 481 – La Nouvelle Objectivite 29 Antonella Muzi – “Arti i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.16 30 “Një gjeolog në profesion, Kirkeby pëlqen të përshkruajë formacione gjeologjike në pikturat e tij - pyjet, shkëmbinjtë, peisazhet - edhe pse shpesh është e vështirë për të thënë saktësisht se çfarë ato janë. Arti i tij duket të pushtojë kufirin midis abstraktes, së ekspresionizmit dhe të impresionizmit” - Artist Per Kirkeby discusses painting, critics and 'Antichrist', Los Angeles Times, October 23, 2009
  8. 8. Influencimi Vepra "La Transavanguardia Italiana" - 1980 Arti i Sandro Chia zbulon spektrin e brendshëm, vargimin kompleks të reflekseve, të ndeshjeve të mundshme, zbulon zhvendosjen dhe ndërthurjen e kuptimeve në mes të polarizimit të ideve dhe subjekteve. Sandro Chia - “Djali Farmacistit” – 2007 Arti i Francesco Clemente realizohet përmes përsëritjeve dhe lëvizjeve, duke përsëritur pjesë të imazhit të pikturuar, nëpërmjet ndryshimeve të tilla delikate dhe të paparashikueshme krahasuar me pamjen normale. Francesco Clemente - “Autoportret me dhe pa maskë”- 2005 Arti Enzo Cucchi pranon lëvizjen e shkëlqyer të artit, duke mbivendosur shenjat e objekteve nën karakterin e tyre, aty nuk ka boshllëk, por shenja dhe ngjyra dinamike brenda një vizioni kozmik. Brenda ngjyrës është tretur çdo element mikrokozmik (i detajuar) i pikturimit. Kështu elementët mikrokozmik dhe makrokozmik (kompozicional i objekteve) së bashku realizojnë transmetimin e energjive krijuese. Enzo Cucchi - “Sytë e Lotuar” – 2007 Arti i Mimmo Paladino realizon sipërfaqe pikturimi që tentojnë të ofrojnë me nxitim, të dhëna ndjesore konkrete dhe të brendshme. Piktura mbledh dhe zgjeron arsyet kulturore dhe ndjesore, në kontekstin e gjurmës së pikturuar dhe materies. Punimet përshkuhen nga temperatura ngjyrash të ngrohta e të ftohta, me kalibrime nuancash të dendura dhe të rralla. Mimo Paladino - “Pa titull” Arti i Nicola De Maria në ndryshim nga praktikimi progresiv i ndjeshmërisë, përdor mjete piktorike për të paraqitur veten si një mishërim i gjendjes mendore dhe si ndërmjetësues i vibracioneve të mundshme, që lindin gjatë realizimit të veprës. Ky vizion mundëson kryqëzimin e kuptimeve të shumta, në të cilën ndjenjat janë një hapësirë ekstroverte, aq sa të çojnë në një imazh të arkitekturës së brendshme krijuese. Nicola De Maria “Peisazhi në shumë vite”
  9. 9. Ashtu si në veprat e Max Backmann, shfaqet rigoroz në ndërthurjen dhe kombinimin e linjave perpendikulare, horizontale dhe diagonale të figurave, që vorbullojnë para shikimit ekspresiv të autorit, si viktima të torturuara. Këto skena kompozicionale përcjellin pamje të pamëshirshme të organizimit të terrorit, si për viktimat e shoqërisë qytetare tek “Ploja e të Pafajëshmëve” apo “Feminizmi”, por edhe për viktimat e moralit kozmopolit (komunist) në shthurrjen e komunizmit te “Rënia e Stalinit”. Terrori është organizuar edhe për hapësirën blu të shoqërisë edhe për hapësirën e kuqe komuniste. Komunizmi nuk bën dallim për perceptimin e Lin Delijas, ai shtyp edhe të varfërit edhe të lirët, edhe besnikët e harbuar. Ky perceptim pak me theks më të heshtur shfaqet edhe tek piktura “Darka e Mbrame”, sikur ndjell ankthin brenda pushtetarëve komunistë. Lin Delija ka edhe influencime nga “Shkolla e Parisit”31 në mënyrën e pikturimit, e cila prirej nga talenti dhe origjinaliteti. Për origjinalitet vlejnë përshkrimet e mësipërme të tematikave kompozicionale, por për talentin vijnë vlerat e pandashme të realizimit të veprave me një cilësi të lartë artistike. Talenti i Linit është i pandashëm nga angazhimet me eksperiencat bashkëkohore. Piktura “Shake” dhe “Nudo Botiçeliane” të kujtojnë jo për nga tema, por e theksoj për nga ngjyrat, “Dy gratë e fjetura” të Jules Pascin32 . Në këtë pikturë shfaqet figurativizmi gjysëm-impresionist, në gjurmët konturuese plot finesë dhe kombinimin e mjegullt të ngjyrave. Ngjyrat e shfaqura lehtë, në mënyrë transparente dhe precize, si në veprat e Pascinit, flasin për talentin e Linit nën frymën e përvojave pozitive në artet pamore. Bashkëkohësi i tij, Renati Civello, evidenton përpjekjen e Linit për të eksperimentuar eksperiencat e koloristëve francezë. Civello shprehet; “Do t’ishte gabim me folë për Delinë si për një kolorist, së paku simbas vështrimit të rrënjosun pas përhapjes së një sprove kromatike franceze, prej së cilës nuk asht i huej kujtimi i Matisit. Por kjo nuk do të thotë se figurat e brishta të grave plot tregues psiokologjikë, peisazhet e tij të bollshme e njëkohësisht lirike, lulet e tij të pambyllura në sigla simbolike zbulojnë, përtej nji dijeje të dukshme ndërtuese, dhe nji prirje e lindun për me regjistrue në kah pikturist të gjitha përshtypjet e botës reale.”33 Portretet e Linit si; “Samaritania” e “Shkodranija” të kujtojnë piktorin tjetër të “Shkollës së Parisit”, italianin Amadeo Mogdiliani34 , i cili nëpërmjet transformimeve të thjeshta ofron njohuri vlerash të pasura në historinë e artit modern. Lini në këto portrete apo edhe tek nudot, provokon me ekzagjerimin në sytë e mëdhenj e të qartë, edhe me rrumbullaksinë e thyer të formave trupore, duke shtuar seksualitetin e femrës. Lini në këto transformime artistike, përcjell edhe admirimin për portretet femërore dhe nudot e Titianit, Gojës dhe Ingre35 , të cilët arrijnë shprehjen e teknikave misterioze dhe të ideve të padepërtueshëme në artin europian. Antonella Muzi thotë se Lini të kujton Gojën për ”ekonomizimin e përgjithshëm të punimit” në “impiantin konstruktiv”, si edhe për “realizimin skenik të ndjenjave të ekzaltimit të panikut dhe të realizimit tragjik” dhe më tej Muzi shprehet se: “mendoj se nuk e teproj po ta krahasoj Delinë me artistin spanjoll për nga origjinaliteti, guximi, fuqia e pamjeve, sintezë efikase kjo e shpejtësisë së tipareve dhe besueshmërisë së pamjeve,”36 31 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 458 - 461 – L’ecole de Paris 32 Po aty - fq. 458– L’ecole de Paris /1885-1930 33 Renati Civello – “Lin Delija: Nji artist” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.29 34 Andrew G.Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009, fq. 460 – L’ecole de Paris/’Nu allonge’/1884-1920 35 Po aty - fq. 93, 130/La Renaissance italiane /Titian 1485-1576/‘Danae’ – fq. 302/Le Romantisme/Goya 1746-1828/ ‘La Maja nue’ – fq.56/Le nu, 271/Le neoclassicisme/J.A.D.Ingres 1780-1867/’Le Bain turc’ 36 Antonella Muzi – “Arti i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.16
  10. 10. Fabio Grassi37 e prezanton kompozimin “Darka Emmausit” si përshkrim me përmasat e Mikelanxhelo Karavaxhos38 . Ndërsa Foca Colli39 deklarohet se të kujton frymën artistike të Rembrandit. Portretet, sipas Fabio Grossit, përcjellin frymëzimin nga Leonardo, Mikelanxhelo, Rembrand40 e Van Gogh, ndërsa tavaloca e ngjyrave të sjell në mend flamandin Jan Van Eyck41 , spanjollin Francesko Goya42 , francezët Theodore Gericault43 , Gustave Courbet44 , James Ensor45 dhe suedezin Edvard Munch46 . Lidhur me pikturat nudo, Colli deklaron se nuk kanë ngjashmëri me frymën epshore të Henri Toulouse Lautrec47 , por shprehet se janë: “...nji rast hetimi psikologjik në shtratin e nji erotizmi të ndershëm, por të hapun: nji erotizëm që nuk rrëshqet kurrë në turbullim, dhe ku shfaqen shqetësime të dukshme egzistenciale.” 48 Portretet e Linit marrin nga Mogdiliani format e stilizuara, të shtrira e të përdredhura shtrembër, duke shtuar në këtë mënyrë personalitetin dhe ndjeshmërinë ndaj modeleve femra të pikturuara. 5. Tematika Kompozicionale Kompozimet e Linit janë në format të zakonshëm, larg koncepteve gjigande monumentale, por edhe të qënit realizuar në miniaturë. Kjo dëshmon impulsin personal të autorit për të zhvilluar një lojë krijuese ekspresive nën veprimin e penelatave, ngjyrave, dritë-hijeve dhe teksturave në një ritëm harmonik lëvizjesh të gjymtyrëve të tij gjatë qëndrimit në këmbë përballë telajos. Në vështrimin e pikturave të Linit, radhazi sipas kohës së realizimit, bie në sy e përbashkëta e tyre, e cila është ekspresionizmi i vrullshëm i linjave, vëllimeve dritë-hije dhe blloqeve kolorike nën gjurmën e fijeve rrëshqitëse të penelit, që than ngjyrat mbi telajo, ngjyrat të cilat shtrihen në thurrje spontane të impulseve të harmonizuara në vizione artistike. Këto vizione nuk do të mund të lartësoheshin artistikisht pa lëvizjet e shpejta të krahut, parakrahut dhe trinës ku falangat shtrëngojnë, shtyjnë, rrotullojnë dhe lirojnë penelin e ngritur me ngjyrën e kërkuar në mendimet e tij krijuese, të rrethuar me sintezën stilistike të frymës humane dhe të ngarkuar me dhimbjen e vetmisë, që ofronte mendimi për atdheun e largët dhe të izoluar, për idealet e parealizuara të lirisë dhe dashurisë. Lin Delija i heshtur në pamjen e jashtme të tij, por me rebelim, me zhurma dhe klithje të thella e të padukshme, për syrin e zakonshëm, vjen e derdh në telajo linjat e pjerrëta e të kurbëzuara ëmbël në vertikalitetin e figurave që lëvizin, lëkunden, tërhiqen e shtyhen në horizontalitetin statik e historik brenda konvencionalitetit simbolik të tablove. Figurat, në pikturat e Linit, janë të zgjatuara tej raportit normal, duke përcjellë përmasat e raportit klasik, ku koka është paksa më e zvogëluar për të rritur masivitetin fizik të trupit. Ky realitet klasik brenda frymës së ekspresionizmit modern, përshfaq profesionalisht karakterin akademik të Linit, por i 37 Fabio Grossi– “Lin Delija dhe vështrimi i tij prej artisti mbi Antrodokon” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.46 38 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009 - fq. 199 – L’art baroque /‘Les Pelerins d’Emmaus’ 39 Fosca Colli – “Pse Lin Delija nuk i ngjan askujt” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.35 40 Andrew G. Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009 - fq. 231 – L’art baroque/‘Autoportrait’/ 1606-1669 41 Po aty - fq. 25/142-5 – La Renaissance en Europe du nord, 1390-1441 42 Po aty - fq. 26/302-7– Le Romantisme/‘Tre de Mayo’/1746-1828 43 Po aty - fq. 298-9 – Le Romantisme/’La Redeau de la Meduse’/1791-1824 44 Po aty - fq. 298-9 – Le Realisme/’L’Atelier du peintre’/1819-1877 45 Po aty - fq.385 – Le Simbolisme et l’Art nouveau/’L’Entre du Christ a Bruxelles’/1860-1949 46 Po aty - fq. 390 – L’art scandinave/’Madone’ & ‘Le Cri/1863-1944 47 Po aty - fq. 355 – L’impressionisme/’Moulin Rouge’/1864 -1901 48 Fosca Colli – “Pse Lin Delija nuk i ngjan askujt” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.35
  11. 11. shpërpjestuar larg qetësisë klasike të pikturimit, duke na emocionuar dhe shtyrë në mendime analitike të kuptimit të çastit kur janë krijuar veprat, si edhe të gjendjes psikologjike e shpirtërore të artistit, apo edhe sfondin politik, social e kombëtar të kësaj fryme krijuese në artin e Linit. Gjithësesi figurat njerëzore në ekzagjerimin e gjatësisë së tyre bëjnë të dukshme gjestet dhe lëvizjet kompozicionale në pikturat e Linit. Koncepti kompozicional i veprave të tij orientohet nga përshkallëzimi i veprimeve (echelle) duke zbritur nga ato më të rëndësishmet, si shikimi e deri tek veprimet e duarve dhe ritmi i këmbëve, duke lidhur dhe harmonizuar veprimet kompozicionale në funksion të ideve, që lidhen me shqetësimin e brendshëm të perceptuar nga këndvështrimi i tij krijues. Subjektet kompozicionale shoqërohen me figura të pjesshme në të dy anët e prera të tablosë, për të dëshmuar vazhdimin e veprimeve përtej kufizimit metafizik të tablosë. Pra Lini provon përtej riskimit fotografik të prerjes së objekteve. Kjo të duket si qëndrim naiv, por në thelb është një koncept modern, që mundëson realizimin e idesë së vazhduar përtej mundësisë së artit, për të shterur nënidetë e pafundme, të shtyra nga ideja e madhe për dashurinë, gëzimet, dhimbjet, amshimet, vuajtjet dhe përpjekjet njerëzore në jetën në vazhdim. 6. Interpretim Krijues  Kompozimi “Krishti me Shqiptarin” Në pikturën “Krishti me Shqiptarin” lartësohet ikja drejt perëndimit, ku edhe retë trajtohen surealisht si qënie amorfe, të cilët fluturojnë krah njëri-tjetrit, atje në qiell si ngjasim i imazhit të Linit me shikim nga imazhi i Krishtit, që sheh në drejtim të tokës reale, aty ku realizohet takimi konkret i malësorit (shqiptari) me Krishtin (njeriu i lirë). Prerja e kompozimit ndodh në krahët e hapura të imazhit qiellor, të artë të reve. Krahët dalin jashtë konturimit kompozicional, si parasimbolikë e shpërqëndrimit të fluturimit pafund e pamasë të “shenjtit” dhe “besimtarit”, por edhe si parasimbolikë e orientimit përshkallëzues të veprimit kompozicional, duke rrethuar me përkujdesje vetminë e takimit të malësorit me Krishtin, simbol i kulturës perëndimore. Kjo frymë vetmie riforcohet nëpërmjet ekzagjerimit të hapësirës boshe, në shikimin e parë, përreth dy figurave konkrete që takohen. Kjo zbrazësi hapësinore vjen si produkt i izolimit të përjetuar nga Lini, në trajtën e një lundrimi parasimbolik të figurave në humbëtirën e relievit të errët gjeografik. Kjo zbraztësi parasimbolike nuk interesohet në trajtimin volumor të objekteve, por në përjetimin simbolik të veprimeve. Shkëputja e dy figurave lart, larg nga fshati dhe kisha në krahun e djathtë të tablosë, flasin për një shkizmë të autorit, për arratisjen nga zanafilla e tij katolike në Shqipëri, pasi është tretur nën hijen e kuqe të komunizmit. Arratisja e tij është e njejtë me ikjen e Krishtit, nën dramaticitetin e të bardhës, grisë dhe të zezës, brenda fushës akromatike të një teksture vizive të ashpër e ekspresive në figurat e skalitura. Ky përjetim akromatik luhet në sfondin e ngjyrave plotësuese simetrike trikëndore të të së verdhës, së kuqes dhe blusë, por me prioritetin më të lartë të ngjyrës amëshuese të verdhë dhe ngjyrës së thellë mistike blu, me intesitetin plotësues të së kuqes, ndërsa e verdha komplimentohet me ngjyrën plotësuese violet si vlerë transparente e hapësirës qiellore. Atmosfera koloristike e sfondit shënon optimizmin dhe qetësinë e përmbajtur të Linit, për perceptimet e para në vendin pritës Italinë. Shpërndarja koloristike aplikohet për fokusimin e atmosferës tridimensionale, nëpërmjet takimit të ngjyrës lejla të reve me linjën blu të maleve në horizont, duke krijuar dhe shtuar distancë me planin e parë, strukturuar nga harmonizimi i të verdhës së reve lart dhe okrës intensive të rrugëkalimit në planin e poshtëm të tablosë. Veç distancës midis planeve konkrete, piktura ofron edhe thellësinë emocionale të hapësirës së provokuar nga ekspresionizmi i ngjyrave në trajtimin e blloqeve të tretura koloristike, edhe
  12. 12. pse në frymën koloristike të Vassily Kandisky49 . Pikturimi koloristik, më tepër se format dhe ngjyrat reale, ofron emocione brenda efektit, që kanë blloqe primare koloristike të tablosë. Ngjyrat e ndërmjetme prekin pasurimin e veprës në ndjesinë hedonistike të ngjyrës.  “Ringjallja e bijës së Jairit” Vepra është krijuar në 1975, si një tablo me sensin e perceptimit simbolik të hapësirës kompozicionale, të ndarë në tri nivele horizontale. Subjekti mitik shprehet mbi një rrip të ngushtë toke ne pjesën e poshtme të tablosë, ndërsa pjesa e sipërme është një sfond malesh të larta. Midis këtyre dy sipërfaqeve shtrihet një hapësirë horizontale gati sa gjysma e tablosë, aty ku zhvillohet koncepti kompozicional i ringjalljes me një sërë figurash në veprime të renditura horizontalisht njëri pas tjetrit, në vetëveprimin vertikal të tyre, me përjashtim të ‘bijës së Jairit’ që qëndron pezull horizontalisht në qendër të këtij shiriti horizontal, me veprimet e personazheve si në një skenë. Ndërsa në nivelin e sipërm horizontal qëndron simbolika madhështore e natyrës. Masivet malore shtojnë zbraztësinë hapësinore të ngjarjes së zhvilluar. Në krahun e majtë të pikturës hyn në skenë një malësor i shqetësuar dhe me gjeste komunikimi simbolik të ankthit dhe frikës së tij dhe në krahun tjetër Jezu Krishti i cili me qetësi dhe ëmbëlsi hyjnore i ofrohet vajzës së Jairit, për ta ringjallur. Ky shpirt që ringjallet nuk është tashmë në pikturë një temë biblike i ungjijve të vjetër, por as e dashura dhe e bija e malësorit abstrakt. Në tablo ringjallet drita, shpresa dhe zëri i lirë i Lin Delijas, i cili në Itali e percepton veten me karakteristikat simbolike të malësorit dhe shqiptarit të ringjallur në demokracinë perëndimore, por dhe shpresën e besimin në dimensione historike të tablosë, për t’u ringjallur atdheu i izoluar dhe i mbyllur. Kjo përmbajtje mitike përforcohet edhe me personazhet e vendosura pranë malësorit (Lini) i dy femrave të ndryshme, njëra zeshkane dhe tjetra bjonde, të cilat dëshmojnë pasurinë jetësore të Linit në Itali. Por e bija e Jairit simboli i atdheut dhe i Shqipërisë me flokët kuq e zi si flamuri, do të mbetet plaga dhe brenga e paqetësuar e shpirtit të besimtarit katolik në Shqipëri, por me zemër të pastër atdhetare e qytetare atje në Itali. Të gjithë Papë e Kardinalë luten mbi kokën e atdheut të tij, por mrekullia pritet me ardhjen e misionarit të Zotit, i cili ofrohet qetësisht drejt shtratit të atdheut të tij. Kjo ngjarje zhvillohet në dy të tretat horizontale në të djathtë të tablosë dhe peisazhi sipër qëndron më i harmonizuar midis fushës së begatë, digave njerëzore dhe maleve të qeta. Në krahun tjetër të tablosë, në një të tretën horizontale majtas, natyra pikturuar e maleve prezanton një vertikalitet që të shpie në imazhet e natyrës shqiptare. Pikërisht në ndarjen e dy hapësirave të tablosë qëndron vertikaliteti hyjnor dhe i bardhë i Jezuesit, i cili me pamje nga figuracioni i malësorit, i ka kthyer shpinën e ndritëshme hapësirës ku paraqitet skena pritëse e peisazhit të natyrës dhe atdheut të malësorit. Pikërisht atje pas shpinës së Krishtit qëndrojnë katër personazhe në një qetësi formale, por me një brengë dhe përulje ndaj ndihmës së Zotit. Në skajin e majtë të tablosë kemi një malësor të ngjyer me linja të kuqe, si për të dëshmuar rrethanat jetësore të komunikimit në Shqipëri. Ky malësor me kokën ulur dhe paterica në krahun e djathtë, flet për degradimin moral të tij, dëshmon thyerjen e personalitetit historik, human e social të tij. Përkundrazi malësori në krahun e djathtë të tablosë është më vital, më i ri, më sportiv dhe më i çiltër dhe i lirë për të shprehur mendimin e tij për atdheun dhe shpresën e lirisë. Gruaja në krah të malësorit me patericë, hesht në përqafimin e një kukulle, apo fëmije pa shpirt. Femra shqiptare e perceptuar në heshtjen e frikës për të thënë të vërtetat e palejuara atje në atdhe. Liria 49 Andrew G.Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009 - fq. 435-9 – La naissance de l’art abstrait / 1866-1944
  13. 13. është kokëulur e mbyllur, e pashprehur, e pashpresë për të kapur dinjitetin e kënaqësive që ofron jeta. Në krah të saj vjen e mblidhet rreth kraharorit të tij një murg me shqiponjë të zesë, apo ngjyrë e mbetur nga çngjyrosja e zhgunit të fratit katolik. Ndoshta çngjyrosja e mantelit dëshmon ndëshkimin dhe persekucionin e klerit katolik nga komunizmi. Figura e fratit është kompozuar nga Lini ngjitur me figurën e bardhë të Jezusit, këmba e djathtë e tij është nënvendosur në plan me këmbën e djathtë dhe të mbetur pas të Jezu Krishtit, sikur do të na thotë se Jezusi vërtet i ka kthyer shpinën atdheut të piktorit, por ai tërheq me këmbën e djathtë (hap pas hapi) hallkë më hallkë vuajtjet, dhimbjet, deziluzionet dhe shpresat e njerëzve dhe bashkëkombasve të piktorit, për të bërë mrekullinë e ringjalljes së vajzës së Jairit. Pika kulmore e veprës është e dyfishtë, si shpresa e ringjalljes së atdheut ashtu edhe ankthi i artistit. Pikërisht midis shpinës së Jezusit dhe fratit katolik qëndron imazhi e Linit, i cili mbështetur në supin e fratit katolik shqiptar, sytë dhe shpresën i ka tek ndihma e të dërguarit të zotit, Jezusit. Koka e Linit përkulet drejt kokës së fratiti, por edhe frati e ka përkulur kokën me kënd për nga Lini. Kjo pamje simbolike krijon paralelizëm me dy masive malesh të larta në peisazhin sipër tyre. Masivi i maleve sipër si një masiv sureal, nën ndrojën e piktorit për të qenë konkret, shfaqin turbull tiparet e dy kokave njerëzore që mbështeten tek njëra-tjetra, si të përvuajtura dhe të zhytura në dëshpërim vajtues në kontrastin e ngjyrave kuq e blu. Pra Delija në atdhe ishte plot dhimbje e vuajtje si një mal i zhveshur, ndërsa në Itali është i lirë, por i shqetësuar për gjithshka që ka lënë atje në robërinë komuniste. Lini në këtë pikturë fsheh në metaforë simbolike ritmin e dy kodrinave të bardha si shpend fluturues fatsjellës, i cili reket të ngjitet malit me krahun e lënduar së bijës së Jairit dhe këtu tek koka e vajzës ku është thyer krahu i zogut shpëtimtar biblik, aty edhe zbret metaforra e kodrës tjetër me masivin malor të natyrës dhe dramës shqiptare, e rëndë për kodrën e viteve ’40. Skema koloristike është plotësuese e pjesëshme, ku sundon bluja dhe e kuqja të plotësuara nga përdorimi i kursyer i jeshiles, por për të qenë më të qartë, mund ta pohojmë si skemë përdorimi i katër ngjyrave komplementare lejla, blu, jeshile dhe okër. Pra pikturimi ka një ekuilibër të ngjyrave të ftohta, por me ngrohtësi sekondare koloristike. Intensiteti i ngjyrave është i lartë, ndërsa tonaliteti grafik përvijon kolor të pastër nga kontrasti i tonalitetit të errët. Kontrasti rritet nga përdorimi i ngjyrave komplementare. Loja me intensitetin e ngjyrës i jep ëmbëlsi hedonistike shikimit profesionalisht të pikturës. Madje këto diferenca intensiteti, avantazhojnë trajtimin ekspresiv të pikturës. Ndërsa ekspertja italiane do të shprehej: “Artisti modulon blunë, të kuqet, të bardhat, të gjelbërat deri sa ndërton orkestrën kromatike, e cila sigurisht nuk ka si qëllim të na propozojë një vizion neorealist, por, mbase më tepër ekspresionist...., përdorimi i ngjyrave te Lin Delija nuk është kurrë një veprim arbitrar, një synim në vetvete. Përkundrazi ushqehet gjithnjë nga urdhërorja kategorike e “nevojës së brendshme” me rrënjë kandinskiane.”50 Ngjyrat ofrojnë kthjelltësinë e ngjyrave planetare, ndaj vizionet krijuese të Linit vijnë jo vetëm si prurje artistike, por edhe si një komunikim mitik, ndaj piktura e tij do të përjetohet përherë nga shikuesi si një enigmë e marrëdhënieve të formës impulsive plot vitalitet neo-ekspresionist europian me meditimin e brendshëm filozofik të mendimit dhe shpirtit shqiptar të Lin Delijas. 50 Antonella Muzi – “Arti i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq.14
  14. 14.  “Mbreti David” Kompozimi “Mbreti David”, punuar në 1990, për nga mesazhi, të ngjason me “Davidin me harpë”51 , të Mark Chagall,52 piktor hebre53 . “Davidi me Harpë” i Chagallit simbolizon Librin e Eksodit54 , pasi është i mbushur me citate muzikore që lidhen organikisht me çlirimin nga skllavëria në Egjipt. Davidi ishte muzikant i Mbretit, i cili nëpërmjet përdorimit të kanoneve muzikore kolektive55 , krijon Psallmet56 e tij, 150 poema që "shprehin praktikisht gamën e plotë të besimit fetar të Izraelit."57 , formë liturgjike e përdorur me një cymbale58 tradicionale ose qyp muzikor apo harpë. Kjo të shtyn të gjykosh se Lini, në fund të viteve ’80, parë nga informacionet e ngjarjeve të fundit në Shqipëri, ndjeu një tingullim të lartë dekompozimi politik, që krijohej nga përplasja e të njejtave cymbale59 politike, nga i njejti qyp trashëgimie politike, nga e njejta harpë komuniste. Lini i lumturuar së brendshmi ndryshimeve në atdhe, në këtë perceptim të largët, duke e vrojtuar me shpirtin e tij Shkodrën e “harruar brenda vetes”, krijon pikturën kompozicionale "Mbreti David” (ose “Davidi me Fizarmonikë”). Lini e shikon veten dhe përpjekjet e tij, tashmë, si profecitë e mbretit të lirisë të bashkëkombasve të tij, si ‘i dashtuni’ besnik i atdheut të tij. Këto ndryshime e rritën besimin dhe shpresën e Linit, se krijimtaria e tij do të shenjtërohet, në emër të lirisë dhe demokracisë. Ndaj dhe Lin Delija e pasqyron veten si një muzikant optimist edhe të gëzuar, nën tingujt e ëmbël të fizarmonikës, si muzikant i mbretërisë europiane, shenjtëruar me kurorën e artë të mbretit të saj. Ky kompozim dëshmon se Lin Delija u bë më realist, më i thellë në ndërgjegjen e tij njerëzore, lidhur me kontributin e tij artistik. Veprat dhe krijimtaria e tij, realizuar në Androdoko, ngjasonin me psallmet e Davidit për çlirimin e shpirtit të skllavëruar nga diktatura, në plojën politike të atdheut të sfilitur. Lini me këtë kompozim shkon drejt një gjuhe metaforike të ngjashme me “Davidin” e Chagallit, i cili pikturon me harpën e shpirtit. Ndryshe nga Chagall, Delija pikturon me akordet dhe tastierën e ndjenjave të thella njerëzore: Delija meditativ, politik dhe ekspresionist, Delija malësor dhe europian, Delija mbret i shpirtit të lirë dhe të guximshëm. “Mbreti David” është kthimi i Linit të çliruar në mbretërinë e shpirtit, në ëndrrat e brendshme për lirinë dhe lumturinë, ndërsa koha që ai jetoi, ishte dhimbja dhe vuajtja për lirinë e grabitur dhe përdhunuar prej errësirës. Lini i këndoi kohës së tij me kulturën e kohëve moderne.  “Autoportreti i fundit” Vepra është krijuar në 1994. Në këtë vepër mbyllet enigma e njërës prej kategorive filozofike të njohjes, kategoria themelore e energjisë shpirtërore, kategoria thelbësore e dialektikës, lëvizja jetësore e Lin Delisë. 51 http://www.bibbiablog.com/2009/01/21/la-musica-nella-cultura-ebraica/ 52 Andrew Graham-Dixon, “L’Histoire de l’art en images”, Flammarion 2009 - fq. 459 – L’ecole de Paris/1887-1985 53 Po aty - fq. 459 – L’ecole de Paris “Arti i Chagallit përcaktohet nën influencimin e fovizmit (fauvisme) dhe kubizmit. Stili i tij unik shquhet për huazim të besimeve dhe traditave hebreje, dhe për kujtimin e turbullt nga fëmijëria e tij. Chagall fitoi një famë botërore në vitet 1930 dhe shihet të ofrohet nga shumë komisione prestigjioze, nga ilustrator librash nga fabrikat e qeramikës, në konceptimin e dekoreve për teatër, për realizimin e vitrazheve, veçanërisht në në Dymbëdhjet Fiset e Izraelit për një Sinagogë në Jeruzalem.” 54 Teurat (hebre) 55 Tanakha (hebre) 56 Tehillim (hebre) 57 ^ a b Harris, Stephen L., Understanding the Bible. Palo Alto: Mayfield. 1985. "Psalms" pp. 161–164 58 Tzeltzelim (hebre) – Cymbale (grek), Kuptimi: (Heb. tzeltzelim, nga një kuptim rrënjë të "tingëllimë"), instrumentet muzikore, i përbërë nga dy pjesë konveks prej bronzi një të mbajtura në çdo dorë, të cilat trazohen së bashku për të prodhuar një tingull me zë të lartë tingëllon; tingëza; "cembale me zë të lartë. ""Cymbals Highsounding" përbëhej nga dy pllaka të mëdha, një mbahen edhe në çdo anë (2 Sam 6:05, PS 150:5; 1 Chr 13:08, 15:16, 19, 28, 1 Kor 13....: 1). 59 Instrument muzikor hebraik
  15. 15. Kjo të shtyn të gjykosh se pas kthimit nga vizita e parë dhe e fundit në Shqipëri, Lini ndjeu një tingullim të ngjashëm me melodinë komuniste, që ka mbetur në kujtesë 50 vite më parë, krijuar nga përplasja e të njejtave cymbaleve60 politike, nga i njejti qyp trashëgimie politike. Por pas mbetet vepra dhe shpirti i tij i gjallë. Në këtë portret, duket sikur do të thotë: “Në fund të fundit kjo ishte një periudhë njerëzore dhe artistike, e thellë dhe e brendshme njerëzore. Dhimbje e njeriut artist dhe të zhgënjyer, të zemëruar nga tragjedia e eksodit shqiptar të epokës biblike, në Itali, dëshmuar në një nga veprat e mëdha të pikturuar, së fundmi, për katedralen e Shkodrës, e cila kurrë nuk mbërriti në destinacion. Duket si kthim në temat e vjetra, trajtuar nën vlerën e çështjeve të mbyllura; piktura zbret në rrugë të ndriçuara, duke zbuluar një botë të kalbëzuar, paralajmërime të një testamenti shpirtëror”61 Ai ndërton metaforën e përplasjeve të fuqishme dritë-hije në portretin e tij, ndaj edhe në memorjen tonë ajo pamje në “Portreti i fundit”, do të mbetet monumentale si shprehje e kontrasteve politike që përjetoi atdheu përballë fytyrës së tij njerëzore, por me impuls të vërtetë vërtetësie neo-ekspresioniste. 7. Premtimi Këto vlera krijimtarie të lartë artistike dhe njerëzore të Lin Delisë, si prurje perëndimore të shpirtit shqiptar, rrinë pezull si enigmë e pazgjidhshme në pritje për t’u kthyer në vendin e origjinës, atje ku mori pikënisje dhe udhë edukimi human europian dhe shpirti krijues origjinal i Lin Delisë. Malli i tij për atdheun dhe njerëzit, që nuk shterej duke u derdhur në art, e shtynin të vizitonte Shqipërinë, të cilën e realizoi në 1992, por vizioni i tij i thellë mbi kuptimin e politikës, humanizmit dhe demokracisë e bëri Lin Delinë të shprehet: “Ma parë Shqipnija duhet të bahet me të vërtetë nji vend demokratik, mandej due me i dhurue veprat e mija”62 “Andrra e tij e madhe ishte që Shqipnia të bahej nji vend i lirë dhe demokratik, edhe pse vizita e tij në atdhe në vitin 1992, mbas ramjes së regjimit komunist, e kishte zhgënjye thellësisht. Ishin tronditë tek ai idealet që kishin ndriçue në vitet e mërgimit në zemrën e tij shpresën për nji atdhe që nuk ekzistonte mâ.”63 Por një frymë e re dhe një brez i ri i të ardhmes demokratike europiane në Shqipëri ka meritën dhe misionin të plotësojë ëndrrën e Delisë për të kthyer shpirtin dhe ndjenjat e tij humane në ‘votrën’ e të parëve, në Shkodër. bujar kapllani 60 Instrument muzikor hebraik 61 http://web.tiscali.it/lindelija/testi/testo2.htm 62 Armando Nicoleti – “Kujtimi i Lin Delisë” - Hylli i Dritës, 2-2010, fq. 52 63 Ardian Ndreca Piktori Lin Delija dhe Galeria Kombëtare e Arteve - Publikue ne albanovaonline.com me 24.7.2007
  16. 16. 2.Akademizmi Roman Novecento Italiane64 - vitet ‘20 Anselmo Bucci Achile Funi Gian Emilio Marelba Mario Sironi MARIO MAFAI Natyrë e Qetë Peisazh Kafe intelektuale - 1954 LIN DELIJA Natyrë e Qetë Vila Mentuçia Vallëzim AMERIGO BARTOLI Autoportret - 1922 Kaskada Marmore Kafe Miqësore - 1930 64 Carlo Franza - Ekspozita “Il Novecento Milanese” – 04.05.2003 http://www.leadershipmedica.com/culturale/culapr03/culturaleing/4mostrae/4mostraing.htm
  17. 17. 4. Influenca Shkolla Gjermane Max Backmann (1884-1950) Shkolla Parisit Jules Pascin (1885-1930) Shkolla Parisit Amedeo Modiglian(1884-1920) Nata - 1919 Vajzat në Gjumë Vajza flokëzezë - 1918 Neo - ekspresionizmi LIN DELIJA (1926 - 1994) Ploja e të pafajëshme ‘Nudo Botiçeliane’ ‘Shake’ Samaritana Neo – ekspresionizmi danez Pier Kirkeby (1938) Neo – ekspresionizmi shqiptar LIN DELIJA (1926 - 1994) Kuajt Peisazh / ‘88 Portret Gruaje / ‘88
  18. 18. 6.Interpretim Krijues Lin Delija Vassily Kandinsky (1884-1920) Ringjallja e bijës Jairit Krishti me shqiptarin Pylli 1904 Fillimet e abstraksionizmit konkret Mark Chagall – 1887-1985 “Davidi me Harpë” Lin Delija – 1926-1994 “Mbreti David” “Autoportreti i Fundit” dhe “Krishti” Heronjtë shqipëtare VEPRAT E KRIJUARA - Lin Delija - (1926-1994) Madona me fëmijë Nënë Tereza
  19. 19. Gruaja në Shkallë Delfina Darka Emaus Nudo Tingull Burrëror Transportimi barrës Grua Antrodoco Bashkësia Rrobalarëset Uji bekuar Agrumet Lulet Pisha vetmuar Pagëzimi Nudo Rënia e Stalinit Feminizmi Profil Antrodoko Fotografi

×