Publicité
SULOVAR
SULOVAR
SULOVAR
Prochain SlideShare
Piktore te shquar  shqiptare Piktore te shquar shqiptare
Chargement dans ... 3
1 sur 3
Publicité

Contenu connexe

Publicité

SULOVAR

  1. Isuf SULOVARI Piktor i periudhës së socializmit, për shkak të kohës që lindi dhe u rrit, por krijimtaria është përfaqsim i periudhës moderne në artin shqiptar. Lindur në Elbasan në 15 Korrik 1934 dhe ndarë nga jeta më 25 Janar 2006. Shkollimi i tij profesional artistik nisi në Tiranë, vazhdon në Rumani dhe mbylle në Tiranë. Mbaron Liceun “J.Misja” më 1955 dhe fillimisht punoi si dizenjator në Kabinetin Pedagogjik të Elbasanit dhe mësues vizatimi deri në 1959, për të vazhduar më pas studimet e larta në Rumani ku i ndërpret studimet në vitin e II-të të IAP “Nicolae Grigorescu” Rumani më 1961, për të përfunduar studimet në ILA Tiranë 1964. Ndaj dhe artistë që ndikuan në personalitetin artistik të tij janë; Sadik Kaceli, Tiberiu Kruz, Korneliu Baba. Fillon punën si mësues i vizatimit në shkollën 8-vjeçar Elbasan deri më 1980, për të vazhduar mësues i pikturës në Liceun “Onufri” deri më 1989. Paralelisht me punën shfaqet si artist krijues me ngjyresë të dallueshme profesionale ndaj dhe që në 1966 pranohet antar i LSHA dhe në 1993 antarësohet në Shoqatën e Artistëve Figurativ Shqiptar. Pasi ka qenë artist aktiv krijues në teknikat si; laps, grafik, karbon, pastel, akuarel e vaj, me pjesmarrje në shumë aktivitete lokale e kombëtare, që prej pjesmarrjes së parë në vitin 1956 dhe duke vazhduar deri në ndarjen nga jeta. Punimet e Sulovarit përfshijnë të tëra gjinitë e artit figurativ në pikturë si; kompozim, portret, peisazh dhe natyrë e qetë. Por kompozimi ishte gjinia më e dashur për Isuf Sulovarin, sepse kishte ide që duhej të çlirohej nëpërmjet krijimit artistik, kishte ide që buronin nga dashuria, mirësia, respekti dhe besimi që po sillte një risi për artin elbasanas dhe kombëtar shqiptar, bindja se ai ishte një artist bashkëkohor. Ekspozimet e tij përfshijnë një gjeografi të pasur me ekspozime e bienale si në Shqipëri, Rumani, Kinë, Turqi, Austri etj.. Vlersohen pesë ekspozita personale të piktorit nga viti 1968 deri më 1994, dy prej të cilave në Elbasan, dy në Tiranë dhe një në Rumani. Viti 1974 i aksionit politik të zhvilluar nën flamurin e Plenumit 4 të KQP kundër shfaqjeve të huaja perëndimore, i cili u hapi oreksin të patalentuarve, xhelozëve, të pakulturuarve dhe servilëve “kopetentë” (shumica artistë) që të godisnin ata që kishin lulëzuar me punë krijimtarinë e tyre. Një nga të goditurit fort nga ky plenum s’kish si të mos ishte edhe Sulovari i edukuar si qytetar, i urtë si njeri, i talentuar si piktor, modern si artist dhe trim si politikan për tu shprehur me gjuhën e së vërtetës dhe modernes në art. Por edhe kjo për artistët e mëdhej shqiptar ishte një provë për të mbijetuar në forma artistike më të stërholluara, ose për t’u nështruar dhe kapitulluar përfundimisht. Isufi bën pjesë në ata qëndruan në thelbin e talentit të tyre krijues. Isuf Sulovari është një artist me prodhimtari të konsiderueshme, fakt i cili ka ndikuar në përfaqsimin dinjitoz të tij në Galerinë Kombëtare, edhe pse krijimtaria e tij i ka mbijetuar qëndrimeve obskure të komisioneve profesionalisht mediokre, dhe qëndrimeve politike të njerëzve të pakulturuar në sistemin para viteve ‘90. Vlen të kujtohen veprat kompozicionale me vlerë të çmuar në artin shqiptar si: “Vajza me lopatë” – 1969, “Vajza me vargje duhani” – 1970, “Mjelsja” – 1971, “Pushim partizan” – 1971, “Pioneri” – 1973, “Gjigandi metalurgjik” – 1974. Këto vepra të tij janë fond i GKA - së Tiranë. Por me vlerë unikale të papërsëritshme në histografinë qytetare të Elbasanit janë: “Transportimi i duajve” – 1970, “Vjeshta” – 1982, “Dashuria për shokun” – 1983, “Shote Galica” – 1984. Vepra që nderojnë fondin e qytetit të Elbasanit. Shpesh gjithë ky proces krijues i Isufit perceptohet si dy planësh, ai realist para ’89 dhe ai modern pas, deri në vitin e fundit 2006. Por krijimtaria duhet parë jashtë kontureve të lirisë që demostrohet në jetën politike shqiptare para dhe pas ’89. Isuf Sulovari është një piktor post-modernist, pasi na demonstroi të gjithëve edhe në vitet e censurimit, se arti është i lirë dhe buron nga brendësia njerëzore, askush nuk mund të ketë privilegjin të imponojë metoda dhe rryma universale. Ai na demonstroi se procesi artistik është unik dhe përcaktohet nga talenti, që ndërtohet me punë e dashuri për artin. Kjo performancë e tij ofron në sytë e kritikës vendase e të huaj në krahasimin me artistin e madh argjentinas që punoi në Paris, me Ferdinand Leger. Por Sulovari ndryshe nga ai në përmbajtje ishte afër me historinë dhe problemet e jetës shqiptare, ndërsa Leger me dashurinë europiane. Megjithatë artistët e mëdhenj i bashkon perceptimi, puna dhe dashuria. Ndaj Mbretëresha Suzan, thonë; kur pa veprat e tij shprehu habinë, se sa i ngjashëm është stili i tij artistik me frymën e parisienit Leger. Kjo dëshmon frymën post-moderne, europiane dhe shqiptare të pikturave të tij. Veprat e papërsëritshme për origjinalitetin, fuqinë kolorike, dekorativitetin modern, modelimin abstrakt të natyrës dhe detajeve artistike, unitetin tonal dhe pasurinë piktorike, janë aktualisht ndër veprat e preferuara të koleksionistëve të huaj që kontaktojnë me artin figurativ shqiptar të shek. XX. Ato vepra janë shpërndarë në shumë vende europiane si Gjermani, Francë vende europiane si Gjermani, Francë, Itali, Angli, Belgjikë, Zvicër dhe deri larg në vende jo europiane. Ky vlersim i personalitetit qytetar e artistik i Isuf Sulovarit ka ekzistuar në bashkëqytetarët elbasanas, ndaj dhe ju dha titulli “Qytetar Nderi i Elbasanit” menjëherë pasi u nda nga jeta, nga qyteti i tij me vendim të Bashkisë, në 2006. bujar kapllani
  2. LEGERI, SHQIPTAR I SOC-REALIZMIT "Një Leger", kështu do të shprehej sapo të shihte disa punë të Isuf Sulovarit Mbretëresha Suzan, gjatë nje vizite në Galerinë Kombëtare të Arteve diku pas viteve 2000. LINDUR ME 15-07-1934 NE ELBASAN FORMIMI PROFESIONAL 1951-1955 LICtEU ARTISTIK “JORDAN MISJA” TIRANE 1959-1961 INSTITUTI ARTEVE PLASTIKE "NICOLAE GRIGORESCU” RUMANI 1961-1964 INTITUTI I LARTE I ARTEVE FIGURATIVE TIRANE PEDAGOGET QE NDIKUAN NE FORMIMIN E TIJ PROFESIONAL SADIK KACELI, TIBERIU KRUZ, KORNELIU BABA. EKSPERIENCA PROFESIONALE 1956-1958 SKICOGRAF NE KABINETIN PEDAGOGJIK ELBASAN 1958-59/1964-80 MESUES VIZATIMI NE SHKOLLAT 8 VJECARE ELBASAN 1980-1989 MESUES I PIKTURES LICEU ARTISTIK “ONUFRI” ELBASAN 1966 ANETAR I LIDHJES SE SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE 1993 ANETAR I SHOQATES MBARE SHQIPTARE TE ARTISTEVE FIGURATIVE KRIJIMTARIA GALERIA KOMBETARE E ARTEVE FIGURATIVE TIRANE 1969, “VAJZA ME LOPATE” Portret, 70x50cm, Vaj, 1970, “VAJZA QE BEN VARGJE DUHANI” Kompozim, 70x50cm, Vaj, 1971, “MJELSJA” Portret, 130x90cm, Vaj 1971, “PUSHIM PARTIZAN” Kompozim, 220x135cm, Vaj, 1973, “PIONIERI” Portret, 70x50cm, Vaj, 1974, “GJIGANDI METALURGJIK” Kompozim, 130x105cm, Vaj, GALERIA ARTEVE FIGURATIVE ELBASAN 1970, “TRANSPORTIMI I DUAJVE” Kompozim, 220x125cm, Vaj, 1982, “VJESHTA” peisazh, 47x35cm, Vaj, 1983, “DASHURIA PER SHOKUN” Kompozim, 135x110cm, Vaj, 1985, “GJIROKASTRA” Peisazh, 57x45cm, Vaj, SHTEPIA KULTURES ELBASAN 1984, “SHOTE GALICA” Kompozim, 200x180cm, Vaj, PIKTURA NE KOLEKSIONE PRIVATE FRANCE, ZVICER, ANGLI, GJERMANI, ITALI, BELGJIKE, KOREA E JUGUT, TIRANE etj. EKSPOZITA PERSONALE 1968, SHTEPIA E KULTURES ELBASAN, 1968, SHTEPIA E KULTURES GRAMSH, 1974, Ekspozite Grafike, PALLATI KULTURES TIRANE, 1993, GALERIA ARTEVE FIGURATIVE TIRANE, 1994, RUMANI, SE BASHKU ME DY KOLEGE, NGA 1956 PJESMARRES NE EKSPOZITAT LOKALE DHE KOMBETARE PJESMARRES NE EKSPOZITAT SHTETERORE JASHTE VENDIT RUMANI, AUSTRI, KINE, BIENALE ALEKSANDRI, PIKTORET DISIDENTE AUSTRI, etj.
  3. 1974-1989 I CENSURUAR PER FRYMEN MODERNISTE PERIUDHAT E KRIJIMTARISE 1955-1989, REALISTE, 1989-2006, MODERNISTE, GJINITE E PREFERUARA KOMPOZIMI, PORTRETI, PEISAZHI TEKNIKAT VAJ, PASTEL, AKUAREL, GRAFIKE, KARBON. 2006 QYTETAR NDERI I ELBASANIT NDAHET NGA JETA ME 25-01-2006
Publicité