SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  22
Lënda: Mikrobiologji e kavitetit oral
Profesor i lëndës: Prof. Dr. Metush Disha
 Kariesi Dentar karakterizohet me shkatërrimin
e indeve të forta të dhëmbëve duke filluar
nga sipërfaqja e duke vazhduar ne thellësi
dhe duke përfunduar me formimin e një
zgavre në sipërfaqen përtypëse ose në ato
anësore të dhëmbëve.
 Kjo është sëmundja më e përhapur e njerëzimit. Ajo prek
si dhëmbët e qumështit ashtu dhe dhëmbët e përhershëm. Është
kryesisht një proces me ecuri të ngadalshme, i cili në fazat e
hershme nuk jep shqetësime për pacientin, por kur avancon në
thellësi atëherë jep shqetësime nga ngacmimet e ndryshme
kimike ose mekanike. Në lindjen e kariesit ndikon edhe mosha.
Kariesi prek të gjitha moshat pa përjashtim, por më i përhapur
është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai është i
përhapur me 20-30%, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8
deri 10 vjeç, kjo ndodh për faktin se në gojën e fëmijëve kemi
dhëmbë të përzier (kemi dhëmbë të qumështit dhe dhëmbë të
përhershëm). Në lindjen e kariesit ndikojnë edhe faktorët lokal si
pështyma, cipat dhe guri i dhëmbëve. Kariesi më së shumti
lokalizohet në dhëmballën e parë e përhershme, ku në moshat 12
deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70%. Sipas një teorie të
shkencëtarit Turan Xhengiz procesi karioz përveç që fillon me
shpërbërjen e sipërfaqes së zmaltit nën ndikim të acideve të
prodhuara nga mikroorganizmat, e njëjta shpërbërje kimike
ndodhë edhe nga aplikimi i energjive të larta ultrasonike
dhe radiologjike, prandaj pacientët të cilët pranojnë radioterapi,
në pjesën e kokës dhe qafës, pësojnë karies tek dhëmbët.
 Për shpjegimin e lindjes së kariesit në
literaturën stomatologjike janë publikuar
shumë teori e hipoteza të ndryshme, duke
filluar që në kohërat më të lashta por vlen të
theksohet se ende problemi mbetet i hapur,
sepse të gjitha teoritë apo hipotezat janë jo
te plota dhe kanë edhe mangësi të karakterit
shkencorë. Teoritë e lindjes së kariesit i ndajmë
në dy grupe kryesore, duke u bazuar në
vlerësimin që ato kanë për smaltin:
 Teoritë mortaliste.
 Teoritë biologjike (të cila e konsiderojnë
smaltin si ind të gjallë).
 Kariesi eshte edhe nje nder arsyet kryesore se pse mund te behet
humbja e dhembit. Nder faktoret kryesore se pse paraqitet kariesi janë:
Bakteriet
- Vetëm pak lloje të bakterieve nga 300 specie janë implikuar në
procesin karioz, ato janë: Streptokoku Mutans, Streptokoku Sobrinus,
Laktobacilet dhe Aktinomicetet. Bakteriet kariogjene te pranishme në
pllakën dhëmbore fermentojnë sheqernat e dietës në acide dhe
ulin pH e pllakës duke shkaktuar demineralizimin i cili është proces që
favorizon daljen e joneve të kalciumit dhe te fosforit dhe nëse zgjate për
një kohë të gjatë, krijon karies. Menjëherë pas lindjes, në zgavrën e gojës
krijohet një ekosistem i përbërë nga bakterie të shumëllojshme. Kolonizimi
i zgavrës së gojës nga bakteret “dento-patogjene” kryhet nëpërmjet
transmetimit të tyre nga njerëzit dhe kryesisht nga nëna, babai ose
kujdestarët e fëmijës. Kariesi i dhëmbëve është një sëmundje infektive e
transmetueshme ku transmetimi bakterial bëhet nga nëna tek fëmija
dhe nga personi tek personi. Ky risk për karies mund të ulet nga
modifikimi i dietës, higjenës së gojës, nëpermjet përdorimit të fluorideve
dhe stimulimit të pështymës.

Dhëmbi
Duhet vlerësuar edhe morfologjia e sipërfaqeve përtypëse të dhëmbit në
zhvillimin e kariesit. Dhëmballat e sapodala kanë morfologji okluzale të shprehur
me tuberkula të thepisura dhe me fisura të thella që janë vende retentive për
vendosjen e pllakut dentalë.
Dieta
Roli i dietës në procesin karioz është më tepër lokal sesa sistemik. Aktiviteti
kariogjen i ushqimeve varet nga elementët përbërës të tyre dhe ndikohet nga
faktorë të ndryshëm. Studimet tregojnë se në rast se kemi reduktim të konsumit të
sheqerit kjo shoqërohet me ulje të prevalencës së kariesit dentar dhe e kundërta
vendet që kanë relativisht një konsum më të lartë të sheqerit kanë një
prevalencë më të lartë të kariesit
dentar. Sheqernat (karbohidratet) e fermentueshme janë faktorët etiologjikë
kryesor në zhvillimin e kariesit. Karbohidratet e fermentueshme favorizojnë
fermentimin bakterial duke ulur pH nga gjendja neutrale në 5.0.
P.sh : Saharoza shërben si substrat për sintezën bakteriale të glukaneve të
patretshme (polisaharideve ekstraqelizore) në pllakën dhëmbore, duke krijuar
mundësi për ngjitjen e bakterieve në këtë nivel. Bakteriet kariogjene
metabolizojnë sheqernat për të prodhuar energjinë e nevojshme për rritjen dhe
riprodhimin e tyre.

Koha
Në rast se mjekimi i pjesës në të cilën ka filluar të paraqitet kariesi nuk
trajohet me kohë nga ana e një dentisti atëherë ajo pjesë e dhëmbit do
fillojë të zgjerohet dhe të dëmtohet edhe më tutje. Kjo ndodh për shkak
se pjesa e bakterieve të lokalizuar në atë pjesë të dhëmbit fillon të
shpërndahet dhe të vazhdojë të prishë dhembin. Trajtimi me kohë i
dhembit parandalon një gjë të tillë.
 Fillimisht kemi ndryshim të ngjyrës dhe më vonë kur procesi
karioz avancon kemi formimin e zgavrës karioze e cila
mbushet me mbeturina ushqimore dhe aty rritet
përqëndrimi i mikrobeve dhe kjo gjë çon në përshpejtimin e
procesit karioz, prishjes së dhëmbit dhe dhëmbi prishet më
në thellësi duke çuar deri në prekjen e pulpës (nervit). Me
krijimin e zgavrës në dhëmb fillojnë të shfaqen ndjeshmëri
nga ngacmues të ndryshëm si ndjeshmëri nga e ftohta, e
nxehta, e tharta, e ëmbla. Mos kurimi në kohë do të çojë
deri në prekjen e nervit. Në këtë rast dhimbjet do behën me
të padurueshme, trajtimi mund të çojë në heqjen e nervit
dhe dhëmbi nuk ushqehet më. Dhimbja e një dhëmbi të
vetëm mund të çojë në prishjen e funksionit normal të
përtypjes sepse nga dhimbja që mund t’iu shkaktoj një
dhëmb kur përtypni ushqimin do e përtypni në anën e
kundërt të dhëmbit të prishur dhe si pasojë prishet funksioni
normal i nofullave.
• Lezionet karioze sipas indeve klasifikohen në:
1. Karies të zmaltit
2. Karies të dentinës
3. Çementit.
• Ndërsa sipas ecurisë klinike kemi
1. Karies shumë të shpejt (acutissim)
2. Karies të shpejt (acut)
3. Karies i ngadalt (cronic)
• Sipas thellësisë së zgavrës kemi:
1. Karies fillestar, paraqitet në formën e njollës së bardhë (macula
alba) ose në formën e njollës së errët (mocula Grisea),
2. Kariesi sipërfaqesorë që është kariesi i zmaltit,
3. Kariesi i mesëm (media) në këto raste procesi karioz është i
lokalizuar si në zmalt ashtu edhe në dentinë,
4. Karies i thellë (profunda) ku procesi karioz ka avancuar në
thellësi duke iu afruar pulpës.
Mjekimi i kariesit synon largimin ose pakësimin e veprimit të
ngacmuesve dhe faktorëve, të cilët nxisin demineralizimin e
indeve të forta të dhëmbëve, pra ndërperjen e zhvillimit të
procesit karioz, dhe në rast të formimit të zgavrave karioze në
sipërfaqen e dhëmbëve në zëvendësimin e defektit me anë
të mbushjes së tij. Sot duke u nisur nga përhapja e shpejt dhe e
lartë e kariesit, si edhe nga pasojat që jep, një vend të
rëndësishëm zënë edhe masat parandaluese, të cilat synojnë
rritjen e qëndrushmërisë së indeve të dhëmbëve ndaj
ngacmuesve të jashtëm. Masat profilaktike janë të lidhura me
veçoritë e çdo moshe, por efeksiteti i tyre është më i madh në
moshat e reja, duke filluar që nga shtatzënia e duke vazhduar
deri në moshën shkollore e gjatë gjithë jetës së individit me masat
vetjake të profilaksisë.
Mjekimi i kariesit ka për qëllim:
1. Ndërprerjen e mëtejshme të zhvillimit në thellësi të procesit
karioz.
2. Zëvendësimin e formave anatomike të dhëmbit.
3. Rikthimin e funksionit përtypës.
4. Rikthimin e estetikës.
 Në bazë të mjekimit të përgjithshëm qëndron, në
radhë të parë, mjekimi i sëmundjeve të
përgjithshme apo të faktorëve që ndikojnë në
lindjen e tij (kariesit) e kryesisht i atyre patologjive,
të cilat shoqërohen me çrregullimin e këmbimit
të lëndëve në organizëm. Krahas mjekimit
të sëmundjeve të përgjithshme rëndësi marrin
edhe këto masa: normalizimi i të
ushqyerit, kripërat minerale e
mikorelemtentet, vitaminat si dhe barërat tjera
me veprim remineralizues mbi indet e
dhëmbëve. Një rol të rëndësishëm për ndalimin e
përparimit të procesit karioz luan higjiena e
gojës.
 • Pastrimi i tërësishëm me brushë dy herë në ditë
dhe pastrimi me pe për dhëmbë çdo ditë
 • Ngrënia e ushqimit të balancuar dhe një
ndarje e sasive mes ushqimeve
 • Përdorimi i produkteve dentale që përmbajnë
fluor, përfshirë edhe pastat e dhëmbëve
 • Shpëlarja me gargara që përmbajnë fluorure,
nëse mjeku ju thotë po ashtu
 • Sigurohuni që fëmija juaj, nën 12 vjet, të pijë ujë
të fluoruar ose të merr shtesa nëse jetoni në zona
jo të pasura me fluor.
Kariesi i dhëmbit

Contenu connexe

Tendances

Fizike-Ruajtja e momentit kendor
Fizike-Ruajtja e momentit kendorFizike-Ruajtja e momentit kendor
Fizike-Ruajtja e momentit kendorTina Shemaj
 
Dhembet e maxilles
Dhembet e maxillesDhembet e maxilles
Dhembet e maxillesDentistry
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijevefatoams
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Adriatik Rexha
 
Karbohidratet dhe funksioni i tyre kimik
Karbohidratet dhe funksioni i tyre kimikKarbohidratet dhe funksioni i tyre kimik
Karbohidratet dhe funksioni i tyre kimikSeptic Flesh
 
Skeleti yne Aron Mane shkolla"Albanet"klasa VII
Skeleti yne Aron Mane   shkolla"Albanet"klasa VIISkeleti yne Aron Mane   shkolla"Albanet"klasa VII
Skeleti yne Aron Mane shkolla"Albanet"klasa VIIlira kuca
 
sistemi degjestiv
sistemi degjestiv sistemi degjestiv
sistemi degjestiv Adela Sota
 
Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)
Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)
Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)nilaalila123
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)CleaInanis24
 
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskajORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskajirena kotobelli
 
Spektri elektromagnetik: Fizike
Spektri elektromagnetik:  FizikeSpektri elektromagnetik:  Fizike
Spektri elektromagnetik: Fizikebusinessforlife
 
Semundjet gjenetike
Semundjet gjenetikeSemundjet gjenetike
Semundjet gjenetike280137
 
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.Fjorelo
 
4. phenomenes de croissance COURS ODF
4. phenomenes de croissance COURS ODF 4. phenomenes de croissance COURS ODF
4. phenomenes de croissance COURS ODF ssuser402aa2
 

Tendances (20)

Fizike-Ruajtja e momentit kendor
Fizike-Ruajtja e momentit kendorFizike-Ruajtja e momentit kendor
Fizike-Ruajtja e momentit kendor
 
Dhembet e maxilles
Dhembet e maxillesDhembet e maxilles
Dhembet e maxilles
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeve
 
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``Ndue Kaza ``Adoleshenca``
Ndue Kaza ``Adoleshenca``
 
Karbohidratet dhe funksioni i tyre kimik
Karbohidratet dhe funksioni i tyre kimikKarbohidratet dhe funksioni i tyre kimik
Karbohidratet dhe funksioni i tyre kimik
 
Skeleti yne Aron Mane shkolla"Albanet"klasa VII
Skeleti yne Aron Mane   shkolla"Albanet"klasa VIISkeleti yne Aron Mane   shkolla"Albanet"klasa VII
Skeleti yne Aron Mane shkolla"Albanet"klasa VII
 
ANATOMIA DENTARE ....LEKSION
ANATOMIA DENTARE ....LEKSION ANATOMIA DENTARE ....LEKSION
ANATOMIA DENTARE ....LEKSION
 
sistemi degjestiv
sistemi degjestiv sistemi degjestiv
sistemi degjestiv
 
Shendeti oral
Shendeti  oralShendeti  oral
Shendeti oral
 
Curs 6 dt forme particulare de carie
Curs 6 dt forme particulare de   carieCurs 6 dt forme particulare de   carie
Curs 6 dt forme particulare de carie
 
Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)
Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)
Leksionete gjenetikespop1(ndryshuar)
 
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
Mrojtja nga ndotja e planetit Tokë (Shkenca 10)
 
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskajORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
 
Modelet e atomit
Modelet e atomitModelet e atomit
Modelet e atomit
 
Higjena
Higjena Higjena
Higjena
 
Spektri elektromagnetik: Fizike
Spektri elektromagnetik:  FizikeSpektri elektromagnetik:  Fizike
Spektri elektromagnetik: Fizike
 
Semundjet gjenetike
Semundjet gjenetikeSemundjet gjenetike
Semundjet gjenetike
 
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
Pasojat e ndryshimeve klimatike ne mjedis dhe shendet.
 
4. phenomenes de croissance COURS ODF
4. phenomenes de croissance COURS ODF 4. phenomenes de croissance COURS ODF
4. phenomenes de croissance COURS ODF
 
Valet
ValetValet
Valet
 

En vedette

Kujdesi per gojen
Kujdesi per gojenKujdesi per gojen
Kujdesi per gojenEGLI TAFA
 
Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)
Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)
Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)Ledja Bunguri
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetSindi_haka
 

En vedette (6)

Kujdesi per gojen
Kujdesi per gojenKujdesi per gojen
Kujdesi per gojen
 
Higjiena e Gojes
Higjiena e GojesHigjiena e Gojes
Higjiena e Gojes
 
Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)
Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)
Si te kujdesemi per gojen (parashkolloret)
 
Obeziteti
ObezitetiObeziteti
Obeziteti
 
Dental caries
Dental cariesDental caries
Dental caries
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
 

Similaire à Kariesi i dhëmbit

Similaire à Kariesi i dhëmbit (13)

Yllka Gjinovci -Ortodonci.pptx
Yllka Gjinovci -Ortodonci.pptxYllka Gjinovci -Ortodonci.pptx
Yllka Gjinovci -Ortodonci.pptx
 
Sindromat qe ndikojne ne zhvillimin e anomalive ortodontike.docx
Sindromat qe ndikojne ne zhvillimin e anomalive ortodontike.docxSindromat qe ndikojne ne zhvillimin e anomalive ortodontike.docx
Sindromat qe ndikojne ne zhvillimin e anomalive ortodontike.docx
 
392842990-dhembet.pdf
392842990-dhembet.pdf392842990-dhembet.pdf
392842990-dhembet.pdf
 
PARADONTO.pptx
PARADONTO.pptxPARADONTO.pptx
PARADONTO.pptx
 
Asistent Dentar
Asistent DentarAsistent Dentar
Asistent Dentar
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
Mirembajtja e protezave totale te personate me diabet
Mirembajtja e protezave totale te personate me diabetMirembajtja e protezave totale te personate me diabet
Mirembajtja e protezave totale te personate me diabet
 
Candidias (soor) te të rriturit
Candidias (soor) te të rrituritCandidias (soor) te të rriturit
Candidias (soor) te të rriturit
 
Epidemiologjia e semundjeve periodontale
Epidemiologjia e semundjeve periodontaleEpidemiologjia e semundjeve periodontale
Epidemiologjia e semundjeve periodontale
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
 
Piercing&tattoo
Piercing&tattoo Piercing&tattoo
Piercing&tattoo
 
Piercing & Tattoo (Albanian)
Piercing & Tattoo (Albanian)Piercing & Tattoo (Albanian)
Piercing & Tattoo (Albanian)
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bd
 

Kariesi i dhëmbit

  • 1. Lënda: Mikrobiologji e kavitetit oral Profesor i lëndës: Prof. Dr. Metush Disha
  • 2.  Kariesi Dentar karakterizohet me shkatërrimin e indeve të forta të dhëmbëve duke filluar nga sipërfaqja e duke vazhduar ne thellësi dhe duke përfunduar me formimin e një zgavre në sipërfaqen përtypëse ose në ato anësore të dhëmbëve.
  • 3.
  • 4.  Kjo është sëmundja më e përhapur e njerëzimit. Ajo prek si dhëmbët e qumështit ashtu dhe dhëmbët e përhershëm. Është kryesisht një proces me ecuri të ngadalshme, i cili në fazat e hershme nuk jep shqetësime për pacientin, por kur avancon në thellësi atëherë jep shqetësime nga ngacmimet e ndryshme kimike ose mekanike. Në lindjen e kariesit ndikon edhe mosha. Kariesi prek të gjitha moshat pa përjashtim, por më i përhapur është në moshat e reja, në moshat 2 deri 3 vjeç ai është i përhapur me 20-30%, kurse shifra maksimale arrin në moshat 8 deri 10 vjeç, kjo ndodh për faktin se në gojën e fëmijëve kemi dhëmbë të përzier (kemi dhëmbë të qumështit dhe dhëmbë të përhershëm). Në lindjen e kariesit ndikojnë edhe faktorët lokal si pështyma, cipat dhe guri i dhëmbëve. Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e parë e përhershme, ku në moshat 12 deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70%. Sipas një teorie të shkencëtarit Turan Xhengiz procesi karioz përveç që fillon me shpërbërjen e sipërfaqes së zmaltit nën ndikim të acideve të prodhuara nga mikroorganizmat, e njëjta shpërbërje kimike ndodhë edhe nga aplikimi i energjive të larta ultrasonike dhe radiologjike, prandaj pacientët të cilët pranojnë radioterapi, në pjesën e kokës dhe qafës, pësojnë karies tek dhëmbët.
  • 5.
  • 6.  Për shpjegimin e lindjes së kariesit në literaturën stomatologjike janë publikuar shumë teori e hipoteza të ndryshme, duke filluar që në kohërat më të lashta por vlen të theksohet se ende problemi mbetet i hapur, sepse të gjitha teoritë apo hipotezat janë jo te plota dhe kanë edhe mangësi të karakterit shkencorë. Teoritë e lindjes së kariesit i ndajmë në dy grupe kryesore, duke u bazuar në vlerësimin që ato kanë për smaltin:  Teoritë mortaliste.  Teoritë biologjike (të cila e konsiderojnë smaltin si ind të gjallë).
  • 7.  Kariesi eshte edhe nje nder arsyet kryesore se pse mund te behet humbja e dhembit. Nder faktoret kryesore se pse paraqitet kariesi janë: Bakteriet - Vetëm pak lloje të bakterieve nga 300 specie janë implikuar në procesin karioz, ato janë: Streptokoku Mutans, Streptokoku Sobrinus, Laktobacilet dhe Aktinomicetet. Bakteriet kariogjene te pranishme në pllakën dhëmbore fermentojnë sheqernat e dietës në acide dhe ulin pH e pllakës duke shkaktuar demineralizimin i cili është proces që favorizon daljen e joneve të kalciumit dhe te fosforit dhe nëse zgjate për një kohë të gjatë, krijon karies. Menjëherë pas lindjes, në zgavrën e gojës krijohet një ekosistem i përbërë nga bakterie të shumëllojshme. Kolonizimi i zgavrës së gojës nga bakteret “dento-patogjene” kryhet nëpërmjet transmetimit të tyre nga njerëzit dhe kryesisht nga nëna, babai ose kujdestarët e fëmijës. Kariesi i dhëmbëve është një sëmundje infektive e transmetueshme ku transmetimi bakterial bëhet nga nëna tek fëmija dhe nga personi tek personi. Ky risk për karies mund të ulet nga modifikimi i dietës, higjenës së gojës, nëpermjet përdorimit të fluorideve dhe stimulimit të pështymës. 
  • 8.
  • 9. Dhëmbi Duhet vlerësuar edhe morfologjia e sipërfaqeve përtypëse të dhëmbit në zhvillimin e kariesit. Dhëmballat e sapodala kanë morfologji okluzale të shprehur me tuberkula të thepisura dhe me fisura të thella që janë vende retentive për vendosjen e pllakut dentalë. Dieta Roli i dietës në procesin karioz është më tepër lokal sesa sistemik. Aktiviteti kariogjen i ushqimeve varet nga elementët përbërës të tyre dhe ndikohet nga faktorë të ndryshëm. Studimet tregojnë se në rast se kemi reduktim të konsumit të sheqerit kjo shoqërohet me ulje të prevalencës së kariesit dentar dhe e kundërta vendet që kanë relativisht një konsum më të lartë të sheqerit kanë një prevalencë më të lartë të kariesit dentar. Sheqernat (karbohidratet) e fermentueshme janë faktorët etiologjikë kryesor në zhvillimin e kariesit. Karbohidratet e fermentueshme favorizojnë fermentimin bakterial duke ulur pH nga gjendja neutrale në 5.0. P.sh : Saharoza shërben si substrat për sintezën bakteriale të glukaneve të patretshme (polisaharideve ekstraqelizore) në pllakën dhëmbore, duke krijuar mundësi për ngjitjen e bakterieve në këtë nivel. Bakteriet kariogjene metabolizojnë sheqernat për të prodhuar energjinë e nevojshme për rritjen dhe riprodhimin e tyre. 
  • 10. Koha Në rast se mjekimi i pjesës në të cilën ka filluar të paraqitet kariesi nuk trajohet me kohë nga ana e një dentisti atëherë ajo pjesë e dhëmbit do fillojë të zgjerohet dhe të dëmtohet edhe më tutje. Kjo ndodh për shkak se pjesa e bakterieve të lokalizuar në atë pjesë të dhëmbit fillon të shpërndahet dhe të vazhdojë të prishë dhembin. Trajtimi me kohë i dhembit parandalon një gjë të tillë.
  • 11.  Fillimisht kemi ndryshim të ngjyrës dhe më vonë kur procesi karioz avancon kemi formimin e zgavrës karioze e cila mbushet me mbeturina ushqimore dhe aty rritet përqëndrimi i mikrobeve dhe kjo gjë çon në përshpejtimin e procesit karioz, prishjes së dhëmbit dhe dhëmbi prishet më në thellësi duke çuar deri në prekjen e pulpës (nervit). Me krijimin e zgavrës në dhëmb fillojnë të shfaqen ndjeshmëri nga ngacmues të ndryshëm si ndjeshmëri nga e ftohta, e nxehta, e tharta, e ëmbla. Mos kurimi në kohë do të çojë deri në prekjen e nervit. Në këtë rast dhimbjet do behën me të padurueshme, trajtimi mund të çojë në heqjen e nervit dhe dhëmbi nuk ushqehet më. Dhimbja e një dhëmbi të vetëm mund të çojë në prishjen e funksionit normal të përtypjes sepse nga dhimbja që mund t’iu shkaktoj një dhëmb kur përtypni ushqimin do e përtypni në anën e kundërt të dhëmbit të prishur dhe si pasojë prishet funksioni normal i nofullave.
  • 12.
  • 13.
  • 14.
  • 15.
  • 16. • Lezionet karioze sipas indeve klasifikohen në: 1. Karies të zmaltit 2. Karies të dentinës 3. Çementit. • Ndërsa sipas ecurisë klinike kemi 1. Karies shumë të shpejt (acutissim) 2. Karies të shpejt (acut) 3. Karies i ngadalt (cronic) • Sipas thellësisë së zgavrës kemi: 1. Karies fillestar, paraqitet në formën e njollës së bardhë (macula alba) ose në formën e njollës së errët (mocula Grisea), 2. Kariesi sipërfaqesorë që është kariesi i zmaltit, 3. Kariesi i mesëm (media) në këto raste procesi karioz është i lokalizuar si në zmalt ashtu edhe në dentinë, 4. Karies i thellë (profunda) ku procesi karioz ka avancuar në thellësi duke iu afruar pulpës.
  • 17.
  • 18. Mjekimi i kariesit synon largimin ose pakësimin e veprimit të ngacmuesve dhe faktorëve, të cilët nxisin demineralizimin e indeve të forta të dhëmbëve, pra ndërperjen e zhvillimit të procesit karioz, dhe në rast të formimit të zgavrave karioze në sipërfaqen e dhëmbëve në zëvendësimin e defektit me anë të mbushjes së tij. Sot duke u nisur nga përhapja e shpejt dhe e lartë e kariesit, si edhe nga pasojat që jep, një vend të rëndësishëm zënë edhe masat parandaluese, të cilat synojnë rritjen e qëndrushmërisë së indeve të dhëmbëve ndaj ngacmuesve të jashtëm. Masat profilaktike janë të lidhura me veçoritë e çdo moshe, por efeksiteti i tyre është më i madh në moshat e reja, duke filluar që nga shtatzënia e duke vazhduar deri në moshën shkollore e gjatë gjithë jetës së individit me masat vetjake të profilaksisë. Mjekimi i kariesit ka për qëllim: 1. Ndërprerjen e mëtejshme të zhvillimit në thellësi të procesit karioz. 2. Zëvendësimin e formave anatomike të dhëmbit. 3. Rikthimin e funksionit përtypës. 4. Rikthimin e estetikës.
  • 19.
  • 20.  Në bazë të mjekimit të përgjithshëm qëndron, në radhë të parë, mjekimi i sëmundjeve të përgjithshme apo të faktorëve që ndikojnë në lindjen e tij (kariesit) e kryesisht i atyre patologjive, të cilat shoqërohen me çrregullimin e këmbimit të lëndëve në organizëm. Krahas mjekimit të sëmundjeve të përgjithshme rëndësi marrin edhe këto masa: normalizimi i të ushqyerit, kripërat minerale e mikorelemtentet, vitaminat si dhe barërat tjera me veprim remineralizues mbi indet e dhëmbëve. Një rol të rëndësishëm për ndalimin e përparimit të procesit karioz luan higjiena e gojës.
  • 21.  • Pastrimi i tërësishëm me brushë dy herë në ditë dhe pastrimi me pe për dhëmbë çdo ditë  • Ngrënia e ushqimit të balancuar dhe një ndarje e sasive mes ushqimeve  • Përdorimi i produkteve dentale që përmbajnë fluor, përfshirë edhe pastat e dhëmbëve  • Shpëlarja me gargara që përmbajnë fluorure, nëse mjeku ju thotë po ashtu  • Sigurohuni që fëmija juaj, nën 12 vjet, të pijë ujë të fluoruar ose të merr shtesa nëse jetoni në zona jo të pasura me fluor.