Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Punim seminarik

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PEJE
Departamenti : Juridik i Pergjithshem
PUNIM SEMINARIK
LENDA : HISTORIA E INSTITUCIONEVE JUR...
Përmbajtja:
I-Hyrje……………………………………………………….
II-Periudhat e historise Osmane……………………………… 4
III- Origjina e shtetit Osman …………...
Hyrje
Ne ketë punim seminarik do e shtjellojm temën Perandoria osmane XIII-
XVI,duke perfshir zhvillimin e historise nga p...
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e Popujve
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 14 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Les utilisateurs ont également aimé (20)

Similaire à Punim seminarik (20)

Publicité

Punim seminarik

  1. 1. UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” PEJE Departamenti : Juridik i Pergjithshem PUNIM SEMINARIK LENDA : HISTORIA E INSTITUCIONEVE JURIDIKE DHE SHTETERORE TEMA : PERANDORIA OSMANE XIII-XVI . Mentori : Mr.Sc.Jetmir Dreshaj. Studenti:Durim Krasniqi, Granit Curri PEJE Dhjetor 2016 .
  2. 2. Përmbajtja: I-Hyrje………………………………………………………. II-Periudhat e historise Osmane……………………………… 4 III- Origjina e shtetit Osman …………………………………. 5 IV- Nga principata kufitare deri në perandori……………… 6 V- Shteti Osman si fuqi botërore…………………………………..7 VI-Struktura ekonomiko-shoqërore dhe Sistemi feudal osman……… 8 VII-Rregullimi Shtetëror…………………………………………….. VII.I. Organizimi I pushtetit vendor dhe gjyqësor………………………… VII.II .Burimet e të drejtës…………………………………………………... VIII-Rënia e Perandorisë Osmane……………………………………9 IX- Perfundimi…………………………………………………….10 X-Biblografi……………………………………………………...11
  3. 3. Hyrje Ne ketë punim seminarik do e shtjellojm temën Perandoria osmane XIII- XVI,duke perfshir zhvillimin e historise nga principata e deri në Perandori si fuqi boterore,shtrirjen gjeografike,zhvillimin ekonomiko-Shoqeror në ketë periudh,sistemin feudal,rregullimin shtetëror si tersi dhe organizimi I pushteti vendor dhe ati gjyqësor po ashtu do flasim për burimet e se drejtës në atë kohe në Perandorin Osmane ,dhe zhvillimet e pushtimeve të P.Osmane ne ballkan dhe në botë,në këte periudh pushtimeve do te tregojm në pika të shkurta zhvillimin e pushtimev të P.Osmane në territoret Shqiptare ,luftrat,kryengritjet si dhe ndikimi I shtetit shqiptar në dobsimin e Perandoris Osmane .
  4. 4. Periudhat e historise Osmane Në kohën e themelimit te Perandoris Osmane, ishte një principatë e vogël ne kufijtë e botës islamike , përkushtuar gazit, luftës së shenjtë kundër krishterimit te pabesë. Ky shtet kufitar i parëndësishem gradualisht pushtonte dhe pervetetësonte territoret e mëparme të Bizantit në Anadoll dhe në Ballkan , ndërsa me pushtimet e tokave Arabe me 1517 u bë shtetit më I fuqishëm ne botën islamike. Në sundimin e Sylejmanit I (1520-1566) sukseset ushtarake të vazhdueshme në një trevë që shtrihej nga Evropa Qendrore deri në Indinë Oqeanike , I kishin dhënë Perandoris Osmane statusin e nje fuqie botërore , por në luftërat e gjata te shekullit XVII ekuilibri u kthye në të mire të Evropës . Pushteti Osman shënoj rënie , kurse me njohjen e superioritetit perëndimor ne shek .XVIII ,Perandoria u bë politikisht dhe ekonomikisht e varur nga Evropa . Ekzistenca e vazhdueshme dhe shkatërrimi I mundëshem i Perandorisë u bë problem i politikës së Evropës . Jeta politike Osmane vazhdoj deri më 1920 nën tutelën evropiane . Stuktura dhe insitucionet e Perandorië ndryshuan bashkë me rrethanat qe ndryshonin në këto periudha . Ndryshimet ne strukturen e saj te brendshme dhe në zhvillimin e saj politik tregonin se nga fundi I shek XVI , duke qenë principatë kufitare , ajo u bë Perandori me tradita të shteteve të shteteve te lashta të lindjes . Perandoria Osmane e fundit te shek. XVI me traditën e saj diplomatike administrative , me politikën financiare dhe me organizimin ushtarak ishte shembull i zhvillimit më të lartë të një perandorie të lindjes së afërt. Megjithatë gjatë periudhës së tendencies ushtrija evropiane dhe epersia ekonomike e saj bënë Osmanlinjtë të vetëdijshëm se tradita e shteteve të lindjes së afërt (Sasanidi , Perandoria Abaside ) , I kishte kaluar rëndësia dhe ai shtet nuk kishte arritur te përshtatet me një epokë të re. Nga kjo kohë dhe tutje historia Osmane paraqet shënim te formave te rrënuara te institucioneve të lashta perandorake .1 1 Inalxhik ,H(2010) Perandoria Osmane,Periudha Klasike,LOGOS.A .
  5. 5. Origjina e shtetit Osman Në fillim të shek . XIV . kriza të vrullshme të brendshme po i tronditnin perandorit e mëdha që gjindeshin midis Oksusit dhe Danubit -Perandorinë Ilkhanide në Iran , Hordhën e artë në Evropën Lindore dhe Perandorin Bizantine në Ballkan dhe në Anadollin Perëndimore .Deri në fund të po ati shekulli , pasardhësit e Osmanit , një veteran lufterash kufitare dhe themelues I dinastis Osmane , kishin themeluar një Perandoris që shtrihej që nga Danubi deri ne Eufrat . Sunduesi i kësaj Perandorie ishte Pajaziti (Bajezid ) I (1389-1402) , I njohur si “Yildirim”(Rrufe) Ai më 1396 në Nikopolis e kishte shpartalluar një armat kryqezatash të kalorsëve më krenar të Evropës , ai I kishte bër qendres sulltanatit të Mamlukut (në atë kohë shteti mëi fuqishëm islamik) , dhe I kishte zaptuar qytetet e tij në Eurfrat , dhe e kishte sfiduar Timurin e madh (Sunduesin e ri të Azisë qendrore dhe të Iranit. Kjo periudhë e pare e historis osmane paraqet problemin se si Osman Gazi I principatës së vogël kufitare , qe ishte e perkushtuar në luftën e shenjtë kunder Bizantit të krishter , u rritë ne një perandori me fuqi dhe permasa të tilla. Një teori pohon se , duke e pranuar Islmanin dhe duke u bashkuar me myslimanet dhe popullin grek të Pellgut të Marmaras, ai e përtëriu Perandorin Bizantine si një shtet myslimanë. Pushtimet mongole të lindjes së afërt myslimane në vitet 1220 e shënojn shkallen e pare të këtyre zhvillimeve. Pas fitores Mongole në luftën e Kosedait me 1243 , sulltani Selxhuk i Anadollit u bë shtet vasal i Ilkhanidëve tëIranit .Rezutati I menjëhershëm i pushtimeve mongole ishte migrimi I turkmeneve drejt perëndimit , që ishin fise të fuqishme të turqve nomadë. Këta së pari kishin ardhur nga Azia Qendrore në Iran dhe ne Anadollin lindor , kursi tani edhe njëherë po shpernguleshin drejt perëndimit duke u vendosur midis Bizantit dhe Sulltanatit të Selxhukut në viset malore të Anadollit perendimorë, me 1302 Principata Osmane u themelua me te vertet.Ideali I Luftës së shenjtë ishte faktori i rëndësishem për themelimin e shteti Osman.Lufta e shenjtë ishte detyrë fetare , duke frymezuar kështu cdo lloj të ndërrmarrjes dhe të sakrifices.Në shoqërinë kufitare të gjitha virtytet shoqërore perputheshin me idealin e lufës së shenjtë.Qytetërimi I perparuar i brendisë së vendit me dogmatizimin religjioz , teologjin skolatistike , literature e pallatit të shkruar ne një gjuhë letrare artificiale dhe me ligjin e sheriatit , I dha udhë një kulture të popullarizuar në trevat kufitare , me literature epike dhe me ligje unanore .Në principatat e Anadollit turqishtja per here të pare u bë gjuhë letrare dhe e administrates. Lufta e shenjtë kishte për qellim jo te shkaterronte por të nënshtronte boten e të pabesëve. Osmanlinjtë themeluan Perandorin e tyre duke u bashkuar nën sundimin e tyre Anadollin mysliman me ballkanin e krishterë , ndërsa edhe pse lufta e shenjtë e vazhdueshme ishte parim themelor I shtetit , Perandoria paraqitet ne të njëjtën kohë edhe si mbrojtëse e kishës ortodokse .Islami e garantonte jetën dhe pronën e të krishterëve dhe qifutëve , me kusht që ata të ishin të ndëgjueshem dhe ti paguanin taksat për kokë banori.Gjatë viteve të hershme tëPerndorisë Osmanlinjet ndoqën një politik të perpjekjes per të siguruar nënshtrim dhe besim vullnetar të të krishterëve para se të vinte puna per luftë.2 2 Shih:Inalxhik ,H(2010) Perandoria Osmane, faqe15,16
  6. 6. Nga Principata kufitare deri në Perandori 1354-1402 Në vitet e 1350-ta shteti Osman nuk ishte më shumë se një principat , por ngjarjet pas vitit 1352 e vendosen aq forte epërsinë tij mbi të tjerët .Ngjarje kryesore ishte kur shteti Osman hodhi këmbë në Ballakan me mundesi të zgjerimit të perkufizuar drejt perëndimit .Kalimi fillestar nga Anadolli në Evropë ishte detyrë vështirë , meqë Dardanelët ishin ne duar të krishterëve dhe qfardo force që Osmanlinjet mundë të kalonin në Traki do të ishte e pamundur për ta mbajtur dhe do te zhdukej nga Bizantet. Por principata Karesi , e zgjodhi problemin e Osmanlinjeve.Me 1352 Sylejmani shkoi në Adrianopol për ti ndihmuar Kantakuzenit kundër forcave serbe dhe bullgare.Me 2 mars të vitit 1254 një termet I shkaterroi muret e Galipolit dhe fortesat në ato treva , mirpo forcat e Sylejmanit I ndertoi dhe I bëri pika tëforta dhe duke u vendosur në menyrë të sigurt osmanlinjet në Evropë . Kjo ngjarje shkaktoi shqetsime të mëdha në bizant .Në vitin 1354 , Bailo venedikas në Konstandinopol shkruante se: Konstandinopoli I ballafaquar me keto rreziqe , ishte I gatshëm te vendosej nën mbrojtjen e një shteti të fuqishëm krishterë. Sylejmani transportonte myslimanë të cilët mund të rivendoseshin leht Anadollin në Evropë , dhe kështu u themeluan disa fshatera të reja turke . Pushtimet osmane vazhdonin ndërsa trevat e pushtimeve osmane zgjeroheshin ,vdekja tragjike e Syljemanit me 1357 dhe kapja e të birit më të ri të Orhanit , Halilit , nga fokaenët , e detyruan Orhanin të lidhte paqe me bizantin . Kushtet gjeografike e percaktonin formen e pushtmit Osman ne Ballkan . Ata vijojn drejtimin Vijaegnatia historike drejt perëndimit , duke arritur ne bregdetin shqipetar me 1385 , feudalet shqipetar dhe maqedonë pranuan të sundoheshin nga shteti Osman .Osmanlinjet I respektonin parimet e feudalizmit . Pasi papa deshtoi të organizonte një kryqëzatë për ta ndihmuar bizantin me kusht për bashkimin e kishes ortodokse me Romë , dhe pas shpartallimit të princave serbë te Kermanoni me 1371 , princat ballkanikë një pas tjetrit pranuan nënshtrimin osmanë. Në shekullin XV Osmanlinjet kishin krijuar një shtet të forte në Anadoll , I cili shtrihej nga Ankaraja deri në Dardanale perparimet osmane në Evropë gjithnjë shkonin paralelisht me zgjerimin e te territorit te tyre ne Azi , ata ishin të kujdesëshëm që ti iknin luftes se njekoheshme në te dyja frontet .Murati I me 15 qershor te viti 1389 I mundi armatat serbe dhe boshnjake në betejen e Fushen e Kosoves,kjo fitore e vendosi fuqishem sundimin Osman ne ballkan.pas vdekjes se Muratit I e kishe trimeruar edhe Paleologjin ne bizant dhe ne More , duke I kerkuar Papes per ta organizuar nje kryqezat ,mirpo I ballafaquar ne ksi gjendje,Pajaziti I ftoi me 1394 te gjitth princat e vasal te Ballkanit ne Verria ,per ti riafirmuar lidhjet e tyre te vasalitetit. Kryqëzata e Nikopolisit me 1396 shenoi luften midis osmanlinjeve dhe hungarezeve ,Edhe venedikut I interesonte lufta per ballkanin,Fitorja e Nikopolisit jo vetëm qe e konfirmoi kontrollin Osman në ballkan,por ajo e shtoi shum prestigjin Osman ne boten islamike,Pajaziti me famen e tije u kthy ne anadoll me 1398 e aneksoi Karamanin , duke krijuar nje perandori qe shtrihej nga Danubi e deri ne Eufrat.3 3 Shih:Inalxhik H ,Perandoria Osmanef 23
  7. 7. -Shteti Osman si fuqi botërore 1526-1596 Deri më 1596 nuk shtrohej fare qështja e politikës ndërkombëtare e cila disi nuk I perfshinte osmanlinjet . Me 1519 Carls V dhe Francisi I i Francës ishin kandidat të kurorës së perandoris së shenjtë Romake , dhe qe te dyt premtonin ti mobilizonin te gjitha forcat e Evropës kundër Osmanlinjeve , Carlsin V e konsideronin me te favorshem dhe më të përshtatshëm për këtë detyrë . Në vitin 1521 keta dy sundues Evropian u gjinden ne luftë kundër njeri tjetrit , Evropa ishte e ndarë këtë perparsi e shfrytezoj Sylejmani I të marshonte në beograd qe ishte hyrje ne Evropen Qendrore , me 29 gusht 1521 beogradi ra nën sundimin Osman , kurse Carlsi V me 1525 e mori Francisin sit e burgosur në Francë , si mbeshtetje te fundit ai kerkoi ndihmë nga Osmanlinjet, Francisi i informoi ambasadorin Venedikas se e konsideronte Perandorin Osmane te vetmen fuqin qe ishte ne gjendje te garantonte egzistimin e shteteve Evropiane kundër Carlsit V , dhe Osmanlinjet e pan aleancen me Francen si nje mjet per te ruajtur nje fuqi te vetme që mbizotertonte ne Evropë . Sylejmani me një ushtri të madhe perparoi kundër Hungarisë dhe e pushtuan me 28 gusht 1526 , Sylejmani vazhdoi perparimin e ti deri ne Vienë , në kryeqytetin Habsburgë pas nje rrethimi tre javësh ai u terhoq prej Vjene . Këmbëngulja Franceze e bindi Sylejmanin se ai do te mund ta sillte luften ne perfundim te suksesëshem vetë nëse sulmonte Carlsin V ne Itali. Francezet duhet ta pushtonin Italin veriore , ndersa Osmanlinjet ate jugore . Me 1537 Sylejmani e solli armaten e vet në Vlorë të Shqiperisë dhe I rrethoi portat Venedikase dhe ishullin Korfuz . Ne vitet vijuese Francezet lidhen paqe me Carlsin. Pas vdekjes së Zapolia 1541 Ferdinandi pushtoi Hungarin , Sylejmani edhe nje her erdhi në Hungari pas terheqjes se mëhershme , por kesaj here dukes sillur sundimin e drejtpërdrejt Osmanlinjë. Kur mbreti I ri në francë Henriku II e ruajti alenacen e osmanlinjeve kundër Carlsin V . Aleanca Franceze ishte gurthemel I politikës Osmane në Evropë . Sylejmani nenshkroi nje armpushim me Ferdinandin dhe marshoi ne krye te armates ndaj Iranit , ku me 1534 dhe 1535 Sulltani Osman e pushtoi Bagdadin dhe aneksoi Azerbejxhanin dhe Irakun . Kur Osmanët e përtërin luften në Evropen Qendrore , Persianet ben nje kundersulem , andaj me 1548 Sylejmani për here te dyt marshoi kunder Iranit , e cila luftë zgjati 7 vjet 1555 Bagdadi ju kishte lënë Osmanlinjëve . Në dimer te vitit 1568 Cari largoi ne Iran nje lajmetar per ti propozuar nje aleanc kunder Osmanlinjeve , veziri I madh Sokol Mehmet Pasha e kishte formuluar planin qe te qendronte ne mesdhe , dhe e dinte se cari nuk mund ta sfidonte Perandorin Osmane . Qeveria Osmane e la luften kunder Ruseve dy vasaleve te saj , Kanit te Krimes dhe Princit Erdelit.4 4 Shih:INALXHIK ,halil PerandoriaOsmaneLOGOS-A fq 71
  8. 8. Struktura ekonomiko-shoqërore dhe Sistemi feudal Osman Perandoria Osmane u zgjerua edhe ne tri kontinente , në keto vende para pushtimit Osman egzistonte sistemi shoqëror ekonomik feudal , por kishte dallime përshembull : Feuadalizmi arab ne arabi , sistemi feudal bizantin në ballkan . Shteti Osman nuk bëri perpjekje per shkrirjen e ketyre sistemeve feudale në një sistem te vetëm. Juristet Osman në shek XVI krijojn konstruksioni juridike mbi ndajren e tokës brenda Perandoris ne tri kategori a) tokat dhjetore b)tokat e haraqit dhe c)tokat luftarake. Tokat dhjetore kan egzistuar në Arabi në Shek VII ku ushtarët Arabë merrnin token e pushtuar dhe shtetit ja paguanin vetem te dhjetën arsh. Kategoria e tokës se haraqit u krijua ne vendet arabe .Ushtarët qe e merrnin token dhjetore ne pronësi , filluan te merreshin me shum me bujqësi se sa me aftesi ushtarake , dhe kështu filluan ti humbnin aftesit dhe cilësit ushtarake. Per keto arsye pushteti në Shek XVII tokat e pushtuara filloi tia lërë popullsis vendase , me kusht qe ta paguanin tatimin. Kategoria e tretë tokat luftarake ishin ne Siri , Azi të Vogël dhe në Ballkan . Në ketë kategori te tokes eshtë formuar sistemi I timarit. SISTEMI FEUDAL USHTARAK OSMAN u krijua dhe u zhvillua në Azin e vogël , Siri , dhe ne pjesën Evropiane te perandoris Osmane. Sistemi Feudal Osman paraqitet si formë specifike e mardhenieve prodhuese ne mardheniet kryesore te ekonomisë në bujqësi . Sundimtarët Osman në territore e pushtuara ku feudalet vendas Ishin zhdukur , ose dëbuar token u ndante ushtareve te vetë , me kusht qe te kryenin sherbime ushtarake . E drejta pronesore mbi timarin ka qenë e drejtë feudale e pjestueshme , Sulltani konsiderohej pronar supreme I tërë territorit shteterorë 5 5 5 Shih Sejdiu Fatmir , Ismajli Helmi ,Historia einstitucionevejuridikedhe shtetërore , 2009 , fq 2001.
  9. 9. Rregullimi Shtetëror Në periudhen e feudalizmit shteti Osman për nga forma e pushtetit shteteror ka qen monarki absolute me karakter te theksuar teokratik .Në fillim shteti Osman ka qenë mbretëri , mirpo me zgjerimin e saj fillon ti marrë të gjitha tiparet e perandoris . Sulltani ka qenë organi më I vjetri dhe më i larti , sulltanë e pare kan qenë te rrethuar me të afërm dhe me feudal te mëdhenj. Kështu më tepër I perngjanin feuadalit supreme se sa një monarku , sulltani kishte pushtet të pakufizuar , ishte I vetmi ligjëdhës dhe kishte funksionet më të larta në administraten dhe ne pergjithësi. Pranë vetes Sulltani kishte keshilltar më të lartë shteterorë , dhe ata janë veziret , deftedarët , nishangjinjët , kadiaskerët . Organizimi I pushtetit vendor dhe gjyqësor , njesia me e madhe administrative territoriale në perandorin Osmane , kan qenë Jaleti në krye me Bejlerbeun . Në fillimi te Shek XIV kanë qenë vetem dy Jaletet , I Anadollit dhe I Rumelis . Ne Shek XV dhe XVI numri I Jaleteve u rritë në 40 , ku me vonë Jaletet u quajten Vilajete , njesi me e vogël e Jaletit ka qenë sanxhaku .Ne Jalet mesatarisht kishte tetë sanxhaqe . Në Shek XVI në Perandorin Osmane , egzistonin 350 sanxhaqe , ne krye te sanxhakut qendronte sanxhakbeu , ky ka qen komandant ushtarak I të gjithë spahinjeve te timareve dhe ka qen shef I administrates ushtarake dhe asaj civile. Organizimi gjyqesor dhe procedurat gjyqesore kanë mjaft elemente te trasheguara nga gjyqesia arabe. Të gjith gjyqtaret klasifikoheshin ne pesë grupe 1)mullat e medhenje , 2)mullat e vegjel , 3)myfetishet , 4)kadijet dhe 5)naibet Burimet e së drejtës , në Perandorin Osmane egzistonin dy sisteme juridike paralele 1) e drejta e Sheriatit dhe 2) e drejta laike . Këto dy se bashku krijonin në tersi juridike qe quhet e drejta Osmane , e drejta e Sheriatit esht e drejt teokratike islame , dhe si e tillë eshtë e papkrekshme dhe e pazevendesueshme .E drejta e Sheriatit ndryshe quhet Fikh , esht e drejt me premise fetare , qe rregullon mardhenie shoqerore ne bashkesin islame , dhe si e till perfshin tere rrugen jetesore te njeriut .E drejta e Sheriatit mbeshtetet ne keto burime, 1)Kur”ani ,2) Hadithi , 3)Ixhma dhe 4)Kijas. Kur”ani eshtë liber I shenjt I fes islame dhe ne pergjithsi paraqitet sin je kushtetut . Kur”ani eshtë shpallje e Allahut , nepermjet te derguarit te tij Profetit Muhammed a.s . Hadithi ose sunneti eshte tersia e deklarimeve te Profetit Muhammed a.s veprimeve te tij , dhe veprimeve te te tjereve qe ai heshtazi I kishte aprovuar dhe lejuar. Ixhma , pas vdekjes se Muhammedit a.s shteti arab brenda nje kohe te shkurter u zgjerua jasht kufinjeve te gadishullit arabik keshtu ne keto shtete u gjenden popuj me kultura te ndryshme , dhe ne keto rrethana u krijuana situata për rregullimin e te cilave gjithëher , te mos gjindeshin ne Kur”an dhe Hadith.Dhe si mbeshtetese ne zgjidhjen e problemeve , juristet u mbeshteten ne ixhman . Kijasi ose analogjia eshtë burim I katert i se drejtes , jurstet islam ne qeshtjet juridike , qe nuk ishin parapar ne Kur’an dhe ne hadithe , e zgjidhnin ne menyr analoge me raste te ngjajshme , qe parashiheshin me keto. Si burim tjeter I se drejtes meren edhe aktet ligjore te Sulltanit dhe e drejta zakonore Urf-adeti , si te drejta laike shteterore , te cilat argumentoheshin nga sulltani , por jo ne kundershtim me burimet e se drejtes se Sheriatit.6 6 Shih :Sejdiu Fatmir , Ismail Hilmi ,HistoriaeInstitucionevejuridikedhe shteterore 2009 fq 211, 212 , 213
  10. 10. Rënia e Perandoris Osmane Në vitin 1578 Osmanlinjet organizuan nje sere lufterash kunder Persianeve ne lindje , dhe kundër Habsburgëve ne Evropen Qendrore .Ne luften kunder Persis Osmanlinjet I aneksuan te gjitha provincat perendimore te Iranit .Gjatë kesaj lufte komandanti Osman ne Iranin perendimor Osman pasha mori ndihm ushtarake nepermjet stepave verior , madje ai kishte nderment ta ndertonte nje flot ne kasip . Osmanlinjet gjithmon konsideronin se nje pjes e tokes se Hungarezeve te cilen ende e mbanin Habsburget , se ajo sikur ti perkiste Sulltanit , kurse pas paqes me Iranin me 1590 ata e zgjidhen kete problem .Osmanlinjet benin perpjekje te medha kurse armata e tyre ne hungari nen komanden e Sulltanit me 1596 arriti nje fitore te madhe .Osmanlinjet u detyruan te luftonin ne vitin 1601 ne frontin e lindjes dhe perendimit njekohesisht . Ne Evrop Filipi II i kishte forcuar pozitat e veta , ne Holand Spanjollet e kishin intensifikuar fushaten e tyre , kunder kryengriteseve , me 1580 ata aneksuan mbreterin e Portugalis dhe kolonit e saj. Shkaterrimi I armates Spanjolle me 1588 kishte pasoja te rendesishme ne mesdhe . Me renien e fuqis se saj spanja rivali me I madh I perandoris Osmane , nuk ishte ne gjendje per ti ber ball pernadoris Osmane , mirpo Osmanlinjet nuk perfituan nga ky rast . Ne Shek XVI Osmanlinjet luftuan kunder portugezeve ne oqeanin Indian , dhe ia dolen ti pengonin te merrnin tregtin midis indis dhe lindjes se afert . Ne oqeanin Indian me 1580 forcat Osmane u ballafaquan me forcat e mbretit te spanjes qe ishte edhe sunduesi I ri I portugalis .Filipi II besonte se ai mund te ia jepte nje goditje fatale Osmaneve , duke nderprer rrugen e tyre te tregtis ne Oqeanin Indian . Osmanet u perpoqen te perfitonin nga katastrofat qe I kishin ndodhur mbretit te portugalis ne betejen e Al Kazarit me 1578 , nje flote e vogel Osmane lundroi nga suezi duke marr nje nga fabrikat portugeze ne bregdetin lindor te afrikes , mirpo keto suksese osmanlinjeve nuk iu zgjaten shum , me dergimin e nje flote te fuqishme spanjollet dhe portugezet e denuan parin lokale qe I kishte njohur Osmanlinjet, ndersa te ballafaquar nga nje forc portugeze , dhe nje sulem te zezakeve local , admirali Osman u detyrua te dorzohej . Dhe keshtu depertuan holandezet dhe portugezet dhe e mbizoteruan oqeanin indian , ashtu si dhe mesdheu , kurse Osmanlinjet , portugezet dhe spanjollet u perzuan nga deti. Deri ne vitin 1580 shteti Osman kishte arritur harmoni dhe ekuiliber brenda sistemit te saj , dy institucionet themelore te perandoris Osmane ishin Sistemi roberve dhe I timareve . Ne kohen e Sylejmanit I vazhdimisht shtonin numrin e jeniqerve te pajisur me arm zjarri , po ne kete kohe qeveria osmane filloi te merrte te rinj nga Anadolli qe dinin ti perdornin armet ne luft kunder kembsoris gjermane . Ne ndikimin e nje Evrope te re institucionale perandoria Osmane ishte dezintegruar kurse Osmanlinjet nuk ishin me ne gjendje ti pershtateshin kushteve te ndryshuara , ata nuk ia dolen ti kuptonin problemet ekonomike bashkohore duke ngelur te lidhur me formulen tradicionale te shtetit te lindjes se afert. Ne Shek XVI ndikimi ekonomik dhe ushtarak I Evropes dhe kriza vijuese transformuan rrenjesisht perandorin Osmane , dhe hapen nje epoke te re te ne historin e saj .7 7 Inalxhik ,HPerandoria OsmaneLOGOS-A 2010 fq 83
  11. 11. Perfundimi Ne kete punim seminarik , meqë e trajtuam Perandorin Osmane , historin e saj , u njoftuam detalisht periudhat te cilat ka kaluar historia e Perandoris Osmane , ngritjet e saja ,zhvillimin , renia , poashtu dhe me sistemin e drejtesis , gjyqesor , burimet e se drejtes , si dhe historia ne pergjithsi modeste nga nje krahin e vogel , nga nje perandori improvizuese nga Osmani , ne nje superfuqi boterore , por ne fund e shkaterruar nga kthetrat e bashkimit te Eropianeve , te cilat filluan sistemet bashkohore me heret se Osmanet.
  12. 12. Biblografia Inalxhik , Halil Perandoria Osmane , Periudha Klasike ( 2010) Sejdiu Fatmir , Ismaili Hilmi, Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore( 2009) Xhufi Pëllumb ,Bicoku Kasem Mesjeta (2002)

×