SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  13
www.albselefet.com


                           Akideja e Imam Buhariut


     Akideja e imamit të hadithit, Ebu Abdullah Muhamed bin
                Ismailit, El-Buhariut (rahimullah)

      Dhe dijetarëve të mëdhenj prej të cilëve ka transmetuar
                       Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli

                                       Botimi i parë

                                       Korrik 2012



1. Rreth autorit

2. Zinxhiri i transmetuesve

3. Teksti

4. Fjalë dhe vepër

5. Kurani

6. Kaderi

7. Sahabet dhe Nderi i tyre

8. Bidatet

9. Pasimi i të dërguarit

10. Sjellja me udhëheqësit

                                  Rreth autorit

Ai është Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn al-Mugireh el-Buhariu, ebu Abdullahu,
u lind në muajin Sheval, 194 Hixhri.
Mësuesit e tij:

Në Balkh: Maki ibn Ibrahim (126-214H).

Në Maru: „Adnan ibn „Uthman el-‟Ataki (145-221H), „Ali ibn al-Hasan ibn Shakik
(137-215H), Sadakah ibn al-Fadl (c. 150-223H).

Në Nisabur : Jahja ibn Jahja ibn Bakr al-Mukri (142-226H).

Në Raj: Ibrahim ibn Musa ibn Jezid er-Razi (vd.>230H).

Në Bagdad (at the end of 210H): Muhamed ibn „Isa ibn et-Taba (vd. 224H), Sureixh
ibn an-Nu‟man (vd. 217H), Muhamed ibn Sabik (vd. 214H), „Afan ibn Muslim al-
Bahili (vd. 220H).

Në Basra: Ebu „Asim an-Nabil (122-212H), Muhamed ibn „Abdullah ibn al-Muthana
el-Ensari (118-215H), „Abdur-Rrahman ibn Hamad ash-Shu‟ajthi (vd. 212H),
Muhamed ibn „Ar‟arah (vd. 212H), Haxhaxh ibn Minhal (vd. 217H), Badl ibn al-
Muhabir al-Jarbu‟i (vd. 215H), „Abdullah ibn Raxha al-Ghudani (vd. 220H).



Në Kufe: „Ubajdullah ibn Musa (c. 120-213H), Ebu Nu‟ejm al-Fadl ibn Dukajn (130-
219H), Khalid ibn Makhlad (vd. 213H), Talk ibn Ghanam an-Nakha‟i (vd. 211H),
Khalid ibn Jezid al-Mukri (vd. 215H).



Në Mekë: „Abdullah ibn Jezid al-Mukri (vd. 120-213H), Khalad ibn Jahja es-Sulami
(vd. 213H), Hasan ibn Hasan el-Basri (vd. 213H), Abul-Walid Ahmid ibn Muhamed
el-Azraki (vd. 217H), „Abdullah ibn ez-Zubejr al-Mumajdi (vd. 229H).
Në Medine: „Abdul-‟Aziz al-Uwejsi, Ejub ibn Sulejman ibn Bilal (vd. 224H), Isma‟il
ibn ebi Uwejs (139-226H).



Në Egjipt: Sa‟id ibn ebi Merjem (144-224H), Ahmed ibn Ishkab (vd. 218H), „Abdullah
ibn Jusuf et-Tinisi (d. 215H), Asbagh ibn al-Faraxh (vd. 225H).



Në Sham: Abul-Jaman al-Hakam ibn Nafi‟ (138-221H), Adem ibn ebi Ijas al-‟Askalani
(vd. 220H), „Ali ibn „Ajash al Alhani (vd. 219H), Bishr ibn Shu‟ajb al-Himsi (vd.
213H), Abul-Mughireh „Abdul-Kudus ibn al-Haxhaxh (vd. 212H), Ahmed ibn Khalid
al-Uahbi (vd. 214H), Muhamed ibn Jusuf al- Firjabi (120-212H) dhe Ebu Mushir
„Abdul A‟la ibn Mushir (140-218H).



Shkruesi i tij, Muhamed ibn ebi Hatim, ka thënë: “Një muaj para se të vdiste e kam
dëgjuar të thotë: ”Kam shkruar hadithe nga njëmijë e tetëdhjetë burra, të gjithë
prej tyre ishin shokë të hadithit. Ata thoshin: Imani është fjalë dhe vepër,
shtohet dhe pakësohet.”




                            Ata që transmetuan prej tij:

Ata ishin të shumtë, prej tyre: Ebu Isa et-Trimidhiu (vd. 279H), Ebu Hatimi (vd.
277H), Ebu Bukr ibn Abid-Dunja (vd. 281H), Ebu Bekr ibn ebi „Asim (vd.257H),
Salih ibn Muhamed Xhazarah (vd. 293H), Muhamed ibn „Abdullah                 al-Hadrami
Mutajan     (d.297H), Muhamed ibn Is‟hak ibn Khuzeime (vd.311H), Jahja ibn
Muhamed ibn Sa‟id (vd.318H), Muhamed ibn Nasr al-Marwazi (vd.294H), Muhamed
ibn Jusuf al-Firabri (transmetues i „Sahihut‟ vd. 301H), Ebu Bekr ibn Ebi Daud (vd.
316H), Ibrahim ibn Is‟hak al-Harbi (vd.285H), Muslim Ibn al-Haxhaxh (d. 261H), dhe
i fundit prej tyre ishte al-Husejn ibn Isma‟il al-Mahamili (vd. 330H).



Imam Buhariu filloi të kërkonte dituri në moshën dhjetë vjeçare në vitin 205 Hixhri.
Ai vet ka thënë: “Kam përpiluar librin tim “Sahihun‟ në mbi gjashtëmbëdhjetë vite,
dhe e kam nxjerrur prej gjashtë mijë haditheve, dhe e kam bërë atë dëshmi mes meje
dhe Allahut, të Madhërishmit.”



Ka thënë Muhamed ibn Hatimi: “E kam dëgjuar Buhariun të thotë: “Hyra në Bagdad
për të tetën dhe të fundit here, dhe secilën herë ulesha me Ahmed ibn Hanbelin.
Andaj herën e fundit kur më tha lamtumirë ai më tha: “O Ebu Abdullah, a do ta lesh
dijen dhe njerëzit e të kthehesh në Khurasan?” Ai tha: “Tani e kujtoj thënien e tij.”



Buhariu ka thënë: “Kur shkruaja ndonjë hadith këtë nuk e bëja në mënyrën se si e
kanë bërë të tjerët. Kur shkruaja ndonjë transmetim nga ndonjë burrë, fillimisht pyesja
për emrin e tij, kunjen, prejardhjen, dhe se si e ka transmetuar ai hadithin, dhe nëse ai
ishte njeri i shëndoshë në të kuptuar. Nëse jo, atëherë kërkoja që ai të më sillte kopjen
origjinale të dorëshkrimit.“
Xhafer ibn Muhamed al-Katani ka thënë: “E kam dëgjuar Muhamed ibn Ismailin të
thotë: “Kam shkruar transmetime prej më shumë se një mijë shujuh; prej secilit prej
tyre më së paku dhjetë mijë transmetime, dhe nuk ka ndonjë hadith për të cilin nuk e
mbaj mend zinxhirin e transmetuesve.”



Ka thënë Ibn Adij: Kam dëgjuar një numër dijetaresh të rrëfejnë se kur Muhamed ibn
Ismail erdhi në Bagdad dhe për të dëgjuan ashabul-hadith, ata u mblodhën së bashku,
morën njëqind hadithe dhe ngatërruan zinxhirin e transmetimeve dhe tekstin e tyre,
duke vendosur tekstin dhe zinxhirin e transmetuesve ne hadithe te tjera. Pastaj i ndan
në mesin e dhjetë burrave që ta pyesnin Buhariun në tubim. Kështu burrat u
mblodhën dhe njeri prej tyre filloi ta pyes Buhariun rreth një hadithi, ai u përgjigj:
“Nuk e di,” pastaj e pyeti për një tjetër hadith dhe ai serish u përgjigj „Nuk e di,” kjo
vazhdoi derisa ai përfundoi dhjetë hadithet. Njerëzit e dijes filluan ta shikonin njeri-
tjetrin duke thënë: “Burri kupton mirë.” Por njerëzit që nuk dinin menduan se
Buhariu nuk ishte i aftë. Pastaj filloi të pyeste i dyti ngjashëm me të parin dhe Buhariu
serish iu përgjigj “Nuk e di”. Pastaj i treti e kështu me radhe deri tek i dhjeti e pyeten
atë, dhe ai nuk u tha asgjë më shumë se “Nuk e di.”

Atëherë kur e pa se ata kishin mbaruar ai iu kthye të parit dhe i tha: “Sa i takon
hadithit të parë duhet të jetë kështu, dhe i dyti kështu, dhe i treti kështu...‟ deri tek
hadithi i dhjetë, duke e kthyer secilin tekst në zinxhirin e saktë të transmetuesve. Ai e
bëri këtë dhe me gjithë të tjerët, kështu që njerëzit vërtetuan memorizimin e tij.”



Abul-Azhar ka thënë: “Ishin katërqind student të hadithit në Samarkand dhe ata
erdhën se bashku për një javë duke shpresuar ta gjenin Muhamed ibn Ismailin të bënte
ndonjë gabim. Kështu që ata futen zinxhirin e transmetimeve të Shamit tek ato të
Irakut, dhe zinxhirin e Jemenit tek ato të Mekës dhe Medinës, por nuk munden të
gjenin tek ai as edhe një gabim të vetëm në asnjë zinxhir të transmetuesve apo në
ndonjë tekst.”



Ebu Xhafer el-Ukejli ka thënë: “Kur Buhariu përpiloi librin “Sahihu,” ai ia tregoi atë
Ali ibn el Madinit, Ahmed ibn Hanhalit, Jahja ibn Mainit dhe të tjerëve. Ata e cilësuan
të mirë dhe dëshmuan se i tërë libri ishte autentik me përjashtim të katër haditheve.”
El Ukejli thotë: “Dhe pikëpamja më e saktë rreth atyre ( katër haditheve) është thënia
e Buhariut se ato janë autentike.”



                            Lavdatat e dijetareve për el-Buhariun

Nu‟ajm ibn Hammad ka thënë, “Muhamed Ibn Ismai‟ili është Fakihu i Umetit.”

Is‟hak ibn Rahauih ka thënë: “Shkruani transmetime prej të riut ( Buhariut) sepse nëse
ai do jetonte në kohen e el Hasanit njerëzit do të kishin nevojë për të për shkak të
diturisë së tij në dhe të kuptuarit të tij në hadith.”



Ebu Bekr ibn Ebi Shejbeh dhe Muhamed ibn Abdullah ibn Numejr që të dy kanë
thënë: “Nuk kemi parë askënd si Muhamed ibn Ismailin.”




Ahmed ibn Hanbeli ka thënë, “Nuk ka nxjerr Khurasani të ngjashëm me Muhamed
ibn Ismailin.”
Ebu Amar el Husejn ibn Hureith ka lavdëruar Buhariun dhe ka thënë: “Nuk jam i
vetëdijshëm të kem parë dikë të ngjashëm me të, thua se ai u krijua vetëm për hadith.”



Muhamed ibn Bashar ka thënë, “Katër janë memorizuesit e kësaj bote: Ebu Zurahi në
Raj, ed-Darini në Samarkand, Muhamed ibn Ismaili në Buhara dhe Muslimi në
Nisabur.”



Ka thënë Ibn Kuzejme “Nuk kam parë nën qiell dikë të ketë më tepër dituri dhe
kujtesë më të mirë në memorizimin e hadithit të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu
alejhi ue selem se sa Muhamed ibn Ismaili.”



                          Zinxhiri i transmetuesve



Al-Leilika‟i (vd. 418H) në Shehr Usul Itikad Ehlus-Suneh thotë (2/172):

Akideja e Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el Buhariut dhe grupit të Selefeve prej të
cilët ai transmeton.‟

Ahmed ibn Muhamed ibn Hafs el-Harwi ka thënë:

Muhamed ibn Ahmed ibn Selmah na ka transmetuar duke thënë: “Ebul Husejn
Muhamed ibn Imran ibn Musa el-Xharxhani na ka njoftuar duke thënë: “E kam
dëgjuar Ebu Muhamed Abdu-Rrahman ibn Muhamed ibn Abdur-Rrahman el
Buhariun nga esh-Shashi të thotë:
Teksti

E kam dëgjuar Ebu Abdullah Muhamed ibn Muhamed ibn Ismail el-Buhariun të
thotë:

Kam takuar më shumë se një mijë burra nga njerëzit e ditur të Hixhazit, Mekës,
Medinës, Kufës, Basras, Wasitit, Bagdadit, Shamit dhe Egjiptit. I kam takuar ata disa
here, gjeneratë pas gjenerate dhe pastaj gjeneratë pas gjenerate. I kam takuar derisa
ata ishin të bollshëm dhe të shpërndarë mbi dyzetë e dy vite; njerëzit e Shamit,
Egjiptit dhe al-Xhazirës dy here, të Basrës katër herë. Ata të Hixhazit në një periudhë
kohore gjashtë vite dhe nuk mund të numëroj sa here kam hyrë tek njerëzit e Kufes
dhe Bagdadit bashkë me muhadithet e Khurasanit, prej tyre al- Makki ibn Ibrahim,
Jahja ibn Jahja, „Ali ibn al-Hasan ibn Shakik, Kutaibeh ibn Sa‟d dhe Shihab ibn
Ma‟mar.

Dhe në Sham: Muhamed ibn Jusuf al-Firjabi, Ebu Mushir „Abdul-A‟la ibn Mushir,
Abul-Mughire „Abdul-Kudus ibn al-Haxhaxh, Abul-Jaman al-Hakam ibn Nafi‟ dhe
ata që erdhën pas tyre, (i kam takuar) shumë herë.

Në Egjipt: Jahja ibn Kethir (apo Jahja ibn Bukejr),

Ebu Salihun – shkruesin e Lejth ibn Sa‟d ibn ebi Merjem, Asbagh ibn al-Faraxh dhe
Nu‟ajm ibn Hammadin.

Në Mekë: „Abdullah ibn Zeid al-Mukri dhe al-Humajdi, Sulejman ibn Harb – kadiun
e Mekës dhe Ahmed ibn Muhamed al-Azraki.

Në Medine: lsmi‟il ibn Ebi Uwais, Mutarrif ibn „Abdullah, „Abdullah ibn Nafi‟ az-
Zubeiri, Ahmed ibn Ebi Bekr Ebu Mus‟ab az- Zuhri, Ibrahim ibn Hamzah az-Zubeiri
dhe Ibrahim ibn al-Mundhir al-Hizami.
Në Basra: Ebu „Asim ad-Dahak ibn Makhlad esh-Shejbani, Abul-Walid Hisham ibn
„Abdul-Malik, Haxhaxh ibn al-Minhal dhe „Ali ibn „Abdullah ibn Xha‟far al-Madini.

Në Kufe: Ebu Nu‟ajm al-Fadl ibn Dukajn, „Ubejdullah ibn Musa, Ahmed ibn Junus,
Kabisah ibn „Ukbeh, Ibn Numajr, dhe „Abdullahun e „Uthmanin, dy djemtë e Ebu
Shejbeh.

Në Bagdad: Ahmed ibn Hambel, Jahja ibn Ma‟in, Ebu Ma‟mar, Ebu Khaithemeh dhe
Ebu „Ubeid al-Kasim ibn Salam.

Dhe nga njerëzit e al-Xhazirës: Amr ibn Halid al-Harranin.

Në Wasit: „Amr ibn „Aun dhe „Asim ibn „Ali ibn „Asim.

E në Marw : Sadakah ibn Fadl dhe Is‟hak ibn Ibrahim al- Handhali.

Dhe ne jemi të kënaqur (vetëm) me përmendjen e këtyre njerëzve që (ligjërata) të jetë
e shkurtër dhe e kuptueshme e të mos zgjatet. Dhe nuk kam pare asnjërin prej tyre të
dalloj në lidhje me këto çështje:

                                    Fjalë dhe vepër

Se feja përbehet nga fjalët dhe veprat dhe kjo bazuar në thënien e Allahut:

“e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të
vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën
(zekatin); e kjo është feja e drejtë” ( El Bejineh 98:5)

                                         Kurani

Dhe se Kurani është Fjalë e Allahut, nuk është i krijuar, pikërisht siç thotë Allahu:
“Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë
e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e
natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; dielli, hëna dhe yjet i përulen Atij...”

Ubu Abdullah Muhamed ibn Ismaili ka thënë: Ka thënë Ibn Ujaineh “Pra Allahu ka
dalluar krijimin prej urdhërimit:

“...Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë i bekuar Allahu, Zoti i
botëve.”

.” (al-A‟raaf (7):54)

                                           Kaderi

Dhe se e mira dhe e keqja janë paracaktuar nga Allahu, sipas thënies së Tij:

“Thuaj: Kërkoj mbështetje tek Zoti i agimit, që të më mbroj nga sherri i
gjithçkaje që Ai ka krijuar.” Felek (113):1-2

“Ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni.” Es-
Safat (37):96

“Vërtetë, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” (El-Kamer
(54):49)

Dhe asnjëri prej tyre ( njerëzit e përmendur të dijës) nuk e quante asnjë nga njerëzit e
kibles të jetë qafir (jobesimtarë) për shkak të ndonjë gjynahu:

“Vërtetë, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por
gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. “ (En-Nisa (4):48)

                        Sahabet dhe nderi i tyre
Dhe kurrë nuk kam parë askënd që do merrte diç nga nderi i shokëve të Muhamedit,
sal-lAllahu alejhi ue selem.

Aishja, radijAllahu „anha, ka thënë: „Ata qenë urdhëruar të kërkonin falje pikërisht nga
thënia e Tij:

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit
tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë
asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtetë i Butë dhe
Mëshirëplotë.” (Hashr 10)



                               Bidatet

Dhe ata ndalonin bidatet: çdo gjë në të cilën nuk ishin i dërguari (sal-lAllahu
alejhi ue selem) dhe shokët e tij, duke u bazuar në thënien e Tij:

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) e mos u përçani.“

( Ali-‟Imran 3:103)



Dhe sipas thënies së Tij: (në suren En-Nur)

“Nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë.”



                 Pasimi i të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue selem)

Dhe ata urdhëronin njerëzit të pasonin atë në të cilën ishin i dërguari sal-lAllahu alejhi
ue selem dhe shokët e tij, radijallahu anhum, ashtu siç Ai thotë:
“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që
t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga
të këqijat..”

( El-En‟Am 6:153)

                                Sjellja me udhëheqësit

Dhe se ne nuk luftojmë dhe nuk përpiqemi që të marrim komandën prej atyre të
cilëve u është caktuar ( d.m.th udhëheqësve) duke u bazuar në thënien e të dërguarit të
Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem:

“Ka tri gjera për të cilat zemra e muslimanit kurrë nuk shfaq urrejtje apo zili: bërja e
veprave sinqerisht vetëm për hir të Allahut, bindja ndaj udhëheqësve dhe qëndrimi me
grupin ( xhematin) ngase vërtetë, lutjet e tyre rrethojnë ata që janë pas tyre ( ata mbi të
cilët udhëheqin).”



Me tej kjo konfirmohet në thënien e Tij:

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë
punët tuaja.” en-Nisa (4):59

Dhe se shpata nuk duhet ngritur kundër askujt nga Umeti i Muhamedit, sal-lAllahu
alejhi ue selem.



Dhe al-Fudejli ka thënë: “Po të kisha ndonjë lutje e cila do më pranohej, nuk do
ta bëja veçse për udhëheqësin, sepse kur udhëheqësi bëhet i drejtë, qytetet dhe
banorët janë të qetë dhe të sigurt.”
Duke iu referuar thënies së Fudejlit, Ibn el Mubareku tha: “ O mësues i
mirësisë, kush do ketë guxim rreth kësaj përveç teje?”



                              Fund

Contenu connexe

Tendances

Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijSq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijFatos
 
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Shkumbim Jakupi
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitFatos
 
Pergatitja per diten e ritkthimit
Pergatitja per diten e ritkthimitPergatitja per diten e ritkthimit
Pergatitja per diten e ritkthimitDurim Bajrami
 
Dr. muhamed sejid ahmed el musejer për kushtetutën islame
Dr. muhamed sejid ahmed el musejer   për kushtetutën islameDr. muhamed sejid ahmed el musejer   për kushtetutën islame
Dr. muhamed sejid ahmed el musejer për kushtetutën islameLibra Islame
 
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutSq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutFatos
 
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.Libra Islame
 
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas NesefiutAkaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas NesefiutAlbania Elbasan
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
Dr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqari
Dr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqariDr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqari
Dr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqariShkumbim Jakupi
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Sahabe Të PëRgëZuar Me Xhenet
Sahabe Të PëRgëZuar Me XhenetSahabe Të PëRgëZuar Me Xhenet
Sahabe Të PëRgëZuar Me XhenetElldini-Upfiek
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveLoveofpeople
 
Abdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E Provave
Abdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E ProvaveAbdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E Provave
Abdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E Provaveguest41e4e
 

Tendances (20)

Xhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijjeXhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijje
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tijSq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobitë e tij
 
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
Abdul Fetah Xhemilë Berri - Fjalët e arta të më të mirit të njerëzimit, Muham...
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 
Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne Islam
 
Pergatitja per diten e ritkthimit
Pergatitja per diten e ritkthimitPergatitja per diten e ritkthimit
Pergatitja per diten e ritkthimit
 
Buhariu 8
Buhariu 8Buhariu 8
Buhariu 8
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Dr. muhamed sejid ahmed el musejer për kushtetutën islame
Dr. muhamed sejid ahmed el musejer   për kushtetutën islameDr. muhamed sejid ahmed el musejer   për kushtetutën islame
Dr. muhamed sejid ahmed el musejer për kushtetutën islame
 
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_NeveviutSq dyzet hadithet_e_Neveviut
Sq dyzet hadithet_e_Neveviut
 
Kur Vdiqa Une
Kur Vdiqa UneKur Vdiqa Une
Kur Vdiqa Une
 
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.Abdul fetah xhemilë berri   fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
Abdul fetah xhemilë berri fjalë të arta të më të mirit të muhamedit a.s.
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 
Akaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas NesefiutAkaidi islam sipas Nesefiut
Akaidi islam sipas Nesefiut
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
Dr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqari
Dr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqariDr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqari
Dr. Jusuf Kardavi - Dijetari dhe zullumqari
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Sahabe Të PëRgëZuar Me Xhenet
Sahabe Të PëRgëZuar Me XhenetSahabe Të PëRgëZuar Me Xhenet
Sahabe Të PëRgëZuar Me Xhenet
 
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teraviveSq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
Sq agjerimi namazi i nates dhe i teravive
 
Abdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E Provave
Abdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E ProvaveAbdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E Provave
Abdulvehabi Dhe Vehabizmi Ne Driten E Provave
 

En vedette

Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitShkumbim Jakupi
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijEbuensarij Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameDr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameShkumbim Jakupi
 

En vedette (8)

Tek Porta E Xhenetit
Tek Porta E XhenetitTek Porta E Xhenetit
Tek Porta E Xhenetit
 
Përgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auaditPërgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auadit
 
Kërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetësKërkimi i së vërtetës
Kërkimi i së vërtetës
 
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Besimi I Muslimanit
Besimi I MuslimanitBesimi I Muslimanit
Besimi I Muslimanit
 
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameDr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
 

Similaire à Akideja e imam buhariut

Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajRregullatIslame
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajLexo dhe Mëso
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutLexo dhe Mëso
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitLexo dhe Mëso
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamShkumbim Jakupi
 
Ebu hanife wikipedia
Ebu hanife   wikipediaEbu hanife   wikipedia
Ebu hanife wikipediamcpu2546
 
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitNjohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitLexo dhe Mëso
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinLexo dhe Mëso
 
Transmetime nga Selefët për gjykimin e individit
Transmetime nga Selefët për gjykimin e individitTransmetime nga Selefët për gjykimin e individit
Transmetime nga Selefët për gjykimin e individitLexo dhe Mëso
 

Similaire à Akideja e imam buhariut (13)

Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Bazat e Sunetit
Bazat e SunetitBazat e Sunetit
Bazat e Sunetit
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
 
10 te-pergezuarit-me-xhennet
10 te-pergezuarit-me-xhennet10 te-pergezuarit-me-xhennet
10 te-pergezuarit-me-xhennet
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
 
Ebu hanife wikipedia
Ebu hanife   wikipediaEbu hanife   wikipedia
Ebu hanife wikipedia
 
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e SelamitNjohje me Disa nga Rregullat e Selamit
Njohje me Disa nga Rregullat e Selamit
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
 
Transmetime nga Selefët për gjykimin e individit
Transmetime nga Selefët për gjykimin e individitTransmetime nga Selefët për gjykimin e individit
Transmetime nga Selefët për gjykimin e individit
 
Besimi i Saktë
Besimi i SaktëBesimi i Saktë
Besimi i Saktë
 

Akideja e imam buhariut

  • 1. www.albselefet.com Akideja e Imam Buhariut Akideja e imamit të hadithit, Ebu Abdullah Muhamed bin Ismailit, El-Buhariut (rahimullah) Dhe dijetarëve të mëdhenj prej të cilëve ka transmetuar Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli Botimi i parë Korrik 2012 1. Rreth autorit 2. Zinxhiri i transmetuesve 3. Teksti 4. Fjalë dhe vepër 5. Kurani 6. Kaderi 7. Sahabet dhe Nderi i tyre 8. Bidatet 9. Pasimi i të dërguarit 10. Sjellja me udhëheqësit Rreth autorit Ai është Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn al-Mugireh el-Buhariu, ebu Abdullahu, u lind në muajin Sheval, 194 Hixhri.
  • 2. Mësuesit e tij: Në Balkh: Maki ibn Ibrahim (126-214H). Në Maru: „Adnan ibn „Uthman el-‟Ataki (145-221H), „Ali ibn al-Hasan ibn Shakik (137-215H), Sadakah ibn al-Fadl (c. 150-223H). Në Nisabur : Jahja ibn Jahja ibn Bakr al-Mukri (142-226H). Në Raj: Ibrahim ibn Musa ibn Jezid er-Razi (vd.>230H). Në Bagdad (at the end of 210H): Muhamed ibn „Isa ibn et-Taba (vd. 224H), Sureixh ibn an-Nu‟man (vd. 217H), Muhamed ibn Sabik (vd. 214H), „Afan ibn Muslim al- Bahili (vd. 220H). Në Basra: Ebu „Asim an-Nabil (122-212H), Muhamed ibn „Abdullah ibn al-Muthana el-Ensari (118-215H), „Abdur-Rrahman ibn Hamad ash-Shu‟ajthi (vd. 212H), Muhamed ibn „Ar‟arah (vd. 212H), Haxhaxh ibn Minhal (vd. 217H), Badl ibn al- Muhabir al-Jarbu‟i (vd. 215H), „Abdullah ibn Raxha al-Ghudani (vd. 220H). Në Kufe: „Ubajdullah ibn Musa (c. 120-213H), Ebu Nu‟ejm al-Fadl ibn Dukajn (130- 219H), Khalid ibn Makhlad (vd. 213H), Talk ibn Ghanam an-Nakha‟i (vd. 211H), Khalid ibn Jezid al-Mukri (vd. 215H). Në Mekë: „Abdullah ibn Jezid al-Mukri (vd. 120-213H), Khalad ibn Jahja es-Sulami (vd. 213H), Hasan ibn Hasan el-Basri (vd. 213H), Abul-Walid Ahmid ibn Muhamed el-Azraki (vd. 217H), „Abdullah ibn ez-Zubejr al-Mumajdi (vd. 229H).
  • 3. Në Medine: „Abdul-‟Aziz al-Uwejsi, Ejub ibn Sulejman ibn Bilal (vd. 224H), Isma‟il ibn ebi Uwejs (139-226H). Në Egjipt: Sa‟id ibn ebi Merjem (144-224H), Ahmed ibn Ishkab (vd. 218H), „Abdullah ibn Jusuf et-Tinisi (d. 215H), Asbagh ibn al-Faraxh (vd. 225H). Në Sham: Abul-Jaman al-Hakam ibn Nafi‟ (138-221H), Adem ibn ebi Ijas al-‟Askalani (vd. 220H), „Ali ibn „Ajash al Alhani (vd. 219H), Bishr ibn Shu‟ajb al-Himsi (vd. 213H), Abul-Mughireh „Abdul-Kudus ibn al-Haxhaxh (vd. 212H), Ahmed ibn Khalid al-Uahbi (vd. 214H), Muhamed ibn Jusuf al- Firjabi (120-212H) dhe Ebu Mushir „Abdul A‟la ibn Mushir (140-218H). Shkruesi i tij, Muhamed ibn ebi Hatim, ka thënë: “Një muaj para se të vdiste e kam dëgjuar të thotë: ”Kam shkruar hadithe nga njëmijë e tetëdhjetë burra, të gjithë prej tyre ishin shokë të hadithit. Ata thoshin: Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet.” Ata që transmetuan prej tij: Ata ishin të shumtë, prej tyre: Ebu Isa et-Trimidhiu (vd. 279H), Ebu Hatimi (vd. 277H), Ebu Bukr ibn Abid-Dunja (vd. 281H), Ebu Bekr ibn ebi „Asim (vd.257H),
  • 4. Salih ibn Muhamed Xhazarah (vd. 293H), Muhamed ibn „Abdullah al-Hadrami Mutajan (d.297H), Muhamed ibn Is‟hak ibn Khuzeime (vd.311H), Jahja ibn Muhamed ibn Sa‟id (vd.318H), Muhamed ibn Nasr al-Marwazi (vd.294H), Muhamed ibn Jusuf al-Firabri (transmetues i „Sahihut‟ vd. 301H), Ebu Bekr ibn Ebi Daud (vd. 316H), Ibrahim ibn Is‟hak al-Harbi (vd.285H), Muslim Ibn al-Haxhaxh (d. 261H), dhe i fundit prej tyre ishte al-Husejn ibn Isma‟il al-Mahamili (vd. 330H). Imam Buhariu filloi të kërkonte dituri në moshën dhjetë vjeçare në vitin 205 Hixhri. Ai vet ka thënë: “Kam përpiluar librin tim “Sahihun‟ në mbi gjashtëmbëdhjetë vite, dhe e kam nxjerrur prej gjashtë mijë haditheve, dhe e kam bërë atë dëshmi mes meje dhe Allahut, të Madhërishmit.” Ka thënë Muhamed ibn Hatimi: “E kam dëgjuar Buhariun të thotë: “Hyra në Bagdad për të tetën dhe të fundit here, dhe secilën herë ulesha me Ahmed ibn Hanbelin. Andaj herën e fundit kur më tha lamtumirë ai më tha: “O Ebu Abdullah, a do ta lesh dijen dhe njerëzit e të kthehesh në Khurasan?” Ai tha: “Tani e kujtoj thënien e tij.” Buhariu ka thënë: “Kur shkruaja ndonjë hadith këtë nuk e bëja në mënyrën se si e kanë bërë të tjerët. Kur shkruaja ndonjë transmetim nga ndonjë burrë, fillimisht pyesja për emrin e tij, kunjen, prejardhjen, dhe se si e ka transmetuar ai hadithin, dhe nëse ai ishte njeri i shëndoshë në të kuptuar. Nëse jo, atëherë kërkoja që ai të më sillte kopjen origjinale të dorëshkrimit.“
  • 5. Xhafer ibn Muhamed al-Katani ka thënë: “E kam dëgjuar Muhamed ibn Ismailin të thotë: “Kam shkruar transmetime prej më shumë se një mijë shujuh; prej secilit prej tyre më së paku dhjetë mijë transmetime, dhe nuk ka ndonjë hadith për të cilin nuk e mbaj mend zinxhirin e transmetuesve.” Ka thënë Ibn Adij: Kam dëgjuar një numër dijetaresh të rrëfejnë se kur Muhamed ibn Ismail erdhi në Bagdad dhe për të dëgjuan ashabul-hadith, ata u mblodhën së bashku, morën njëqind hadithe dhe ngatërruan zinxhirin e transmetimeve dhe tekstin e tyre, duke vendosur tekstin dhe zinxhirin e transmetuesve ne hadithe te tjera. Pastaj i ndan në mesin e dhjetë burrave që ta pyesnin Buhariun në tubim. Kështu burrat u mblodhën dhe njeri prej tyre filloi ta pyes Buhariun rreth një hadithi, ai u përgjigj: “Nuk e di,” pastaj e pyeti për një tjetër hadith dhe ai serish u përgjigj „Nuk e di,” kjo vazhdoi derisa ai përfundoi dhjetë hadithet. Njerëzit e dijes filluan ta shikonin njeri- tjetrin duke thënë: “Burri kupton mirë.” Por njerëzit që nuk dinin menduan se Buhariu nuk ishte i aftë. Pastaj filloi të pyeste i dyti ngjashëm me të parin dhe Buhariu serish iu përgjigj “Nuk e di”. Pastaj i treti e kështu me radhe deri tek i dhjeti e pyeten atë, dhe ai nuk u tha asgjë më shumë se “Nuk e di.” Atëherë kur e pa se ata kishin mbaruar ai iu kthye të parit dhe i tha: “Sa i takon hadithit të parë duhet të jetë kështu, dhe i dyti kështu, dhe i treti kështu...‟ deri tek hadithi i dhjetë, duke e kthyer secilin tekst në zinxhirin e saktë të transmetuesve. Ai e bëri këtë dhe me gjithë të tjerët, kështu që njerëzit vërtetuan memorizimin e tij.” Abul-Azhar ka thënë: “Ishin katërqind student të hadithit në Samarkand dhe ata erdhën se bashku për një javë duke shpresuar ta gjenin Muhamed ibn Ismailin të bënte ndonjë gabim. Kështu që ata futen zinxhirin e transmetimeve të Shamit tek ato të
  • 6. Irakut, dhe zinxhirin e Jemenit tek ato të Mekës dhe Medinës, por nuk munden të gjenin tek ai as edhe një gabim të vetëm në asnjë zinxhir të transmetuesve apo në ndonjë tekst.” Ebu Xhafer el-Ukejli ka thënë: “Kur Buhariu përpiloi librin “Sahihu,” ai ia tregoi atë Ali ibn el Madinit, Ahmed ibn Hanhalit, Jahja ibn Mainit dhe të tjerëve. Ata e cilësuan të mirë dhe dëshmuan se i tërë libri ishte autentik me përjashtim të katër haditheve.” El Ukejli thotë: “Dhe pikëpamja më e saktë rreth atyre ( katër haditheve) është thënia e Buhariut se ato janë autentike.” Lavdatat e dijetareve për el-Buhariun Nu‟ajm ibn Hammad ka thënë, “Muhamed Ibn Ismai‟ili është Fakihu i Umetit.” Is‟hak ibn Rahauih ka thënë: “Shkruani transmetime prej të riut ( Buhariut) sepse nëse ai do jetonte në kohen e el Hasanit njerëzit do të kishin nevojë për të për shkak të diturisë së tij në dhe të kuptuarit të tij në hadith.” Ebu Bekr ibn Ebi Shejbeh dhe Muhamed ibn Abdullah ibn Numejr që të dy kanë thënë: “Nuk kemi parë askënd si Muhamed ibn Ismailin.” Ahmed ibn Hanbeli ka thënë, “Nuk ka nxjerr Khurasani të ngjashëm me Muhamed ibn Ismailin.”
  • 7. Ebu Amar el Husejn ibn Hureith ka lavdëruar Buhariun dhe ka thënë: “Nuk jam i vetëdijshëm të kem parë dikë të ngjashëm me të, thua se ai u krijua vetëm për hadith.” Muhamed ibn Bashar ka thënë, “Katër janë memorizuesit e kësaj bote: Ebu Zurahi në Raj, ed-Darini në Samarkand, Muhamed ibn Ismaili në Buhara dhe Muslimi në Nisabur.” Ka thënë Ibn Kuzejme “Nuk kam parë nën qiell dikë të ketë më tepër dituri dhe kujtesë më të mirë në memorizimin e hadithit të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem se sa Muhamed ibn Ismaili.” Zinxhiri i transmetuesve Al-Leilika‟i (vd. 418H) në Shehr Usul Itikad Ehlus-Suneh thotë (2/172): Akideja e Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el Buhariut dhe grupit të Selefeve prej të cilët ai transmeton.‟ Ahmed ibn Muhamed ibn Hafs el-Harwi ka thënë: Muhamed ibn Ahmed ibn Selmah na ka transmetuar duke thënë: “Ebul Husejn Muhamed ibn Imran ibn Musa el-Xharxhani na ka njoftuar duke thënë: “E kam dëgjuar Ebu Muhamed Abdu-Rrahman ibn Muhamed ibn Abdur-Rrahman el Buhariun nga esh-Shashi të thotë:
  • 8. Teksti E kam dëgjuar Ebu Abdullah Muhamed ibn Muhamed ibn Ismail el-Buhariun të thotë: Kam takuar më shumë se një mijë burra nga njerëzit e ditur të Hixhazit, Mekës, Medinës, Kufës, Basras, Wasitit, Bagdadit, Shamit dhe Egjiptit. I kam takuar ata disa here, gjeneratë pas gjenerate dhe pastaj gjeneratë pas gjenerate. I kam takuar derisa ata ishin të bollshëm dhe të shpërndarë mbi dyzetë e dy vite; njerëzit e Shamit, Egjiptit dhe al-Xhazirës dy here, të Basrës katër herë. Ata të Hixhazit në një periudhë kohore gjashtë vite dhe nuk mund të numëroj sa here kam hyrë tek njerëzit e Kufes dhe Bagdadit bashkë me muhadithet e Khurasanit, prej tyre al- Makki ibn Ibrahim, Jahja ibn Jahja, „Ali ibn al-Hasan ibn Shakik, Kutaibeh ibn Sa‟d dhe Shihab ibn Ma‟mar. Dhe në Sham: Muhamed ibn Jusuf al-Firjabi, Ebu Mushir „Abdul-A‟la ibn Mushir, Abul-Mughire „Abdul-Kudus ibn al-Haxhaxh, Abul-Jaman al-Hakam ibn Nafi‟ dhe ata që erdhën pas tyre, (i kam takuar) shumë herë. Në Egjipt: Jahja ibn Kethir (apo Jahja ibn Bukejr), Ebu Salihun – shkruesin e Lejth ibn Sa‟d ibn ebi Merjem, Asbagh ibn al-Faraxh dhe Nu‟ajm ibn Hammadin. Në Mekë: „Abdullah ibn Zeid al-Mukri dhe al-Humajdi, Sulejman ibn Harb – kadiun e Mekës dhe Ahmed ibn Muhamed al-Azraki. Në Medine: lsmi‟il ibn Ebi Uwais, Mutarrif ibn „Abdullah, „Abdullah ibn Nafi‟ az- Zubeiri, Ahmed ibn Ebi Bekr Ebu Mus‟ab az- Zuhri, Ibrahim ibn Hamzah az-Zubeiri dhe Ibrahim ibn al-Mundhir al-Hizami.
  • 9. Në Basra: Ebu „Asim ad-Dahak ibn Makhlad esh-Shejbani, Abul-Walid Hisham ibn „Abdul-Malik, Haxhaxh ibn al-Minhal dhe „Ali ibn „Abdullah ibn Xha‟far al-Madini. Në Kufe: Ebu Nu‟ajm al-Fadl ibn Dukajn, „Ubejdullah ibn Musa, Ahmed ibn Junus, Kabisah ibn „Ukbeh, Ibn Numajr, dhe „Abdullahun e „Uthmanin, dy djemtë e Ebu Shejbeh. Në Bagdad: Ahmed ibn Hambel, Jahja ibn Ma‟in, Ebu Ma‟mar, Ebu Khaithemeh dhe Ebu „Ubeid al-Kasim ibn Salam. Dhe nga njerëzit e al-Xhazirës: Amr ibn Halid al-Harranin. Në Wasit: „Amr ibn „Aun dhe „Asim ibn „Ali ibn „Asim. E në Marw : Sadakah ibn Fadl dhe Is‟hak ibn Ibrahim al- Handhali. Dhe ne jemi të kënaqur (vetëm) me përmendjen e këtyre njerëzve që (ligjërata) të jetë e shkurtër dhe e kuptueshme e të mos zgjatet. Dhe nuk kam pare asnjërin prej tyre të dalloj në lidhje me këto çështje: Fjalë dhe vepër Se feja përbehet nga fjalët dhe veprat dhe kjo bazuar në thënien e Allahut: “e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zekatin); e kjo është feja e drejtë” ( El Bejineh 98:5) Kurani Dhe se Kurani është Fjalë e Allahut, nuk është i krijuar, pikërisht siç thotë Allahu:
  • 10. “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; dielli, hëna dhe yjet i përulen Atij...” Ubu Abdullah Muhamed ibn Ismaili ka thënë: Ka thënë Ibn Ujaineh “Pra Allahu ka dalluar krijimin prej urdhërimit: “...Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë i bekuar Allahu, Zoti i botëve.” .” (al-A‟raaf (7):54) Kaderi Dhe se e mira dhe e keqja janë paracaktuar nga Allahu, sipas thënies së Tij: “Thuaj: Kërkoj mbështetje tek Zoti i agimit, që të më mbroj nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar.” Felek (113):1-2 “Ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni.” Es- Safat (37):96 “Vërtetë, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” (El-Kamer (54):49) Dhe asnjëri prej tyre ( njerëzit e përmendur të dijës) nuk e quante asnjë nga njerëzit e kibles të jetë qafir (jobesimtarë) për shkak të ndonjë gjynahu: “Vërtetë, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. “ (En-Nisa (4):48) Sahabet dhe nderi i tyre
  • 11. Dhe kurrë nuk kam parë askënd që do merrte diç nga nderi i shokëve të Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem. Aishja, radijAllahu „anha, ka thënë: „Ata qenë urdhëruar të kërkonin falje pikërisht nga thënia e Tij: “Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtetë i Butë dhe Mëshirëplotë.” (Hashr 10) Bidatet Dhe ata ndalonin bidatet: çdo gjë në të cilën nuk ishin i dërguari (sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij, duke u bazuar në thënien e Tij: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) e mos u përçani.“ ( Ali-‟Imran 3:103) Dhe sipas thënies së Tij: (në suren En-Nur) “Nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë.” Pasimi i të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue selem) Dhe ata urdhëronin njerëzit të pasonin atë në të cilën ishin i dërguari sal-lAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, radijallahu anhum, ashtu siç Ai thotë:
  • 12. “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat..” ( El-En‟Am 6:153) Sjellja me udhëheqësit Dhe se ne nuk luftojmë dhe nuk përpiqemi që të marrim komandën prej atyre të cilëve u është caktuar ( d.m.th udhëheqësve) duke u bazuar në thënien e të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem: “Ka tri gjera për të cilat zemra e muslimanit kurrë nuk shfaq urrejtje apo zili: bërja e veprave sinqerisht vetëm për hir të Allahut, bindja ndaj udhëheqësve dhe qëndrimi me grupin ( xhematin) ngase vërtetë, lutjet e tyre rrethojnë ata që janë pas tyre ( ata mbi të cilët udhëheqin).” Me tej kjo konfirmohet në thënien e Tij: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” en-Nisa (4):59 Dhe se shpata nuk duhet ngritur kundër askujt nga Umeti i Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem. Dhe al-Fudejli ka thënë: “Po të kisha ndonjë lutje e cila do më pranohej, nuk do ta bëja veçse për udhëheqësin, sepse kur udhëheqësi bëhet i drejtë, qytetet dhe banorët janë të qetë dhe të sigurt.”
  • 13. Duke iu referuar thënies së Fudejlit, Ibn el Mubareku tha: “ O mësues i mirësisë, kush do ketë guxim rreth kësaj përveç teje?” Fund