SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Bullizmi në shkolla, si mund ta
parandalojmë?
Në terrenm’u desh të shihja reagimet ndaj një fëmije që qante nëse e përjashtonin nga
grupi i lojës duke e etiketuar “i/e llastuar” apo nëse një nxënës me të cilin duhej të
punohej shumë vihej në lojë vazhdimisht për veshët, aknet në fytyrë, etj.
Tashmë bullizmi nuk është më një fjalë e huaj, të gjithë në një formë apo tjetrën kemi dëgjuar
diçka mbi këtë fenomen, kaq prezent dhe shqetësues në shkollat tona. Të flasësh duke u bazuar
vetëm në informacionet teorike që merr në shkollë apo internet diferencon shumë nga ajo çfarë
mund të flasë një nga aktorët e shkollës, që ndeshet çdo ditë në një prej formave të bullizmit mes
fëmijëve. Deri para një muaji edhe unë isha në grupin që e trajtonte këtë temë si një tjetër çështje
shqetësuese si shumë të tjera në shoqërinë tonë, me pasivitetin për të bërë diçka ndryshe! Me
punën në terren, në një prej shkollave 9-vjeçare jo publike të Tiranës arrita të bëhem një me
fëmijët, të kuptoj duke parë nga afër pse bullizonin, çfarë i shtynte ta bënin këtë gjë apo pse ai
grupi që bullizohej e pranonte bullizmin dhe nuk ngrinte zërin për t’u vetëmbrojtur. Në terren
m’u desh të shihja edhe reagimet e disa mësuesve ndaj një fëmije që qante nëse e përjashtonin
nga grupi i lojës duke e etiketuar “i/e llastuar” apo nëse një nxënës me vetëbesimin e të cilit
kishte nevojë të punohej shumë, në vend që të ndihmohej shihje sesi ishin tashmë të njohur më
tepër seç duhet me këtë problem dhe nëse shokët e klasës e vinin në lojë vazhdimisht për veshët,
aknet në fytyrë, etj., për mësuesit justifikimi ishte gati: “Ai e lë veten të shkelet me këmbë”.
Nëse duam të ndryshojmë diçka, patjetër që nuk mund të bëhet me këto reagime!
Bullizëm do të thotë kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve të moshës
shkollore, të cilat përfshijnë mungesë reale ose imagjinare të balancës mes tyre
(www.stopbullying.gov). Çfarë do të thotë mungesë balance reale ose imagjinare mes
nxënësve?! Në këtë rast do t’i referohej konkretisht të pasurit e një avantazhi apo pike të fortë
kundrejt tjetrit qoftë kjo reale apo jo. Përgjithësisht ndodh që sjelljet bullizuese përsëriten dhe
shtohen me kalimin e kohës dhe kjo shton viktimat e bullizmit. Midis formave që merr kjo sjellje
e pa dëshiruar 3 janë kryesoret:
 Bullizmi verbal, pra të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe agresive, si
p.sh.:, mund të flitet për faktin se sa është kthyer në zakon për djemtë të thërrasin njëri - tjetrin
me emrin e nënave të tyre!!!
 Bullizmi social, pra dëmtimi i imazhit (reputacionit) të dikujt apo marrëdhënieve
personale të një personi tjetër.
 Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e
re.
Bullizmi mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë, prezenca apo jo e një mësuesi, prindi apo
psikologu shkollor nuk eliminon mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, por patjetër që mund
të ndihmojë në uljen e numrit të rasteve që ndodhin çdo ditë në shkollat tona. Gjatë kohës së
studimeve, si në Bachelor ashtu edhe në vitin e parë të studimeve master, kur ende nuk isha
përballur çdo ditë me nxënësit, stafin pedagogjik dhe prindërit, bullizmi ishte një temë e bukur
për një detyrë shkolle, për të cilën mund të gjeje informacion në çdo moment me një klikim.
Çfarë ndodh kur je në terren, përballë fëmijëve dhe i sheh sesi dashur apo pa dashur kthehen në
bullizues dhe viktima bullizmi?! Ndodh që fillon të kërkosh në internet apo të flasësh me
pedagogë se si mund të gjesh forma të ndryshme për ta pakësuar këtë fenomen, se si t’ju
shpjegosh nxënësve që ashtu si nuk na pëlqen të biem “viktima” të këtij fenomeni ashtu edhe nuk
duhet pra, të bëjmë “viktima”. Ndër faktorët riskues që të bëjnë të jesh pre e këtij fenomeni
mund të përmendim:
 të qenurit i izoluar socialisht apo edhe thjesht një tip që preferon të qëndrosh vetëm;
 të qenurit me aftësi të veçanta;
 nëse shihesh si një tip që nuk mund të vetëmbrohet gjithashtu ka më shumë mundësi të
biesh pre e bullizmit;
 për të mos harruar nxënësit me vetëbesim të ulët;
 ata të cilët kanë më pak shokë, etj.
Ndërsa mes faktorëve që mund të të bëjnë një bullizues renditen:
 Të qenurit një person i cili shqetësohet për popullaritetin e tij në grup dhe pëlqen të
dominojë duke qenë një udhëheqës apo drejtues grupi (sidomos vihen re kur nuk zgjidhen nga
bashkëmoshatarët por vetëzgjidhen dhe rregullat vendosen nga vetë ata).
 Gjithashtu persona të cilët nuk mund të identifikojnë apo të identifikohen me ndjenjat apo
emocionet e të tjerëve, janë lehtësisht agresiv dhe bien po lehtësisht nën presionin e
bashkëmoshatarëve, mund të kthehen në bullizues për të ruajtur imazhin e tyre.
 Nuk përjashtohen nga ky grup, nxënës të cilët përveç sjelljeve agresive, mund të kenë
probleme të ndryshme në familje, përfshirje të ulët të prindërve në edukimin e fëmijës apo
mbarëvajtje në shkollë, etj.
 Gjithashtu vlen të përmendet se riskohen të përfshihen në grupin e bullizuesve edhe ata
fëmijë të cilët kanë mendime negative për të tjerët, kanë vështirësi në ndjekjen e rregullave apo
udhëzimeve apo kanë shokë të cilët bullizojnë ( http://www.adl.org ).
Si mund ta parandalojmë bullizmin?
 Normalisht që prindërit, stafi i shkollës si mësuesit apo psikologu/ia apo kujdestarë të
fëmijëve mund të bëjnë shumë për këtë gjë.
 Pikë së pari, duhet të dimë se si t’ju flasim fëmijëve për bullizmin, të sigurohemi që ata e
kanë kuptuar çdo të thotë bullizëm dhe të kuptojnë se në asnjë moment nuk duhet ta pranojnë atë.
 Nëse duam të ndihmojmë fëmijët, atëherë duhet të përpiqemi të jemi edhe shokët e tyre,
të tregojmë interes për jetën e tyre shkollore, aktivitetet e përditshme, shokët, ecurinë e çdo dite
apo edhe shqetësimet e tyre.
 Të inkurajojmë fëmijët të bëjnë atë çfarë ju pëlqen është diçka që prindërit dhe mësuesit
po e harrojnë shpesh, duke u kthyer në një garë prindërish e mësuesish, fëmijët janë ata që nuk
zgjedhin thuajse asnjëherë çfarë realisht pëlqejnë e më pas ndeshen me reagimet e pritshmërive
të tyre nëse nuk janë aty ku duhet!
 Po sikur të mund t’ju modelojmë fëmijëve se si mund të trajtojnë të tjerët me mirësjellje
dhe respekt, dihet tashmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin.
Një informacion ndihmues për të nisur bisedën me një fëmijë mbi temën e bullizmit, do të ishin
disa pyetje se si mund të kuptosh nga fëmija nëse është apo jo pjesë e këtij fenomeni qoftë në
pozicionin e bullizuesit apo viktimës së bullizmit. Mes tyre po rendis disa më kryesoret:
1. Çfarë do të thotë për ty bullizëm?
2. Mund të më përshkruash se si janë fëmijët që bullizojnë? Pse mendon që ata bullizojnë?
3. Cilët janë të rriturit tek të cilët beson më shumë nëse duhet të flasësh për bullizmin?
4. A je ndjerë ndonjëherë i/e trembur të shkosh në shkollë sepse kishe frikë mos bullizoheshe?
Si je përpjekur ta ndryshosh apo përmirësosh këtë gjë?
5. Si mendon, çfarë mund të bëjnë prindërit që bullizmi të ndalojë?
6. A ke përjashtuar ndonjëherë me qëllim nga grupi fëmijë të tjerë, ti ose shok të tjerë? A
mendon se ky është bullizëm? Pse po ose pse jo?
7. Çfarë bën zakonisht nëse sheh një sjellje bullizuese?
8. A sheh ndonjëherë fëmijë në shkollën tënde që bëhen viktima të bullizmit? Nëse po, si të bën
kjo të ndihesh?
9. A ke ndihmuar ndonjëherë dikë që po e bullizonin? Çfarë ndodhi? Çfarë do të bëje nëse do të
ndodhte sërish (www.stopbullying.gov)?
Një bashkëpunim sa më i mirë mes familjes dhe shkollës do të ishte fillim i mirë për të eliminuar
këto sjellje të cilat asnjë prind nuk do të donte t'i gjente te fëmija i tij!
Referenca
1. http://www.adl.org/education-outreach/curriculum-resources/c/national-bullying-
prevention-month.html#.WCDAhNIrLIU. Parë për herë të fundit më 07/11/2016.
2. https://www.stopbullying.gov/prevention/talking-about-it/index.html. Parë për herë të
fundit më 07/11/2016.

More Related Content

What's hot

PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJESilda Silda
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
Crregullimet e te nxenit
Crregullimet e te nxenitCrregullimet e te nxenit
Crregullimet e te nxenitValbona Imeraj
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimielvakastrati
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Hysen Doko
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreAlush Kryeziu
 
Mutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeMutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeamla hoxha
 
Fëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmi
Fëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmiFëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmi
Fëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmiMirgit Vataj
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAnida Ago
 

What's hot (20)

Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
Cyberbullying
CyberbullyingCyberbullying
Cyberbullying
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Autizmi
AutizmiAutizmi
Autizmi
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
Crregullimet e te nxenit
Crregullimet e te nxenitCrregullimet e te nxenit
Crregullimet e te nxenit
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimi
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
Faktoret ndikues ne edukimin e adoleshenteve Hysen Doko
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
 
Mutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeMutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetike
 
Fëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmi
Fëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmiFëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmi
Fëmjët dhe dhuna ndermjet tyre bulizmi
 
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
ZHVILLIMI I FEMIJES !!!!
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 

Similar to Bullizmi në shkolla

Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdfacpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdfdiegodilave
 
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Mirgit Vataj
 
Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12QendresaBeqiri1
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetariDaniel Kola
 
Adoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja ShoqëroreAdoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja ShoqëroreArba Tabaku
 
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxTeorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxBrunildaIsufi
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshencaAnida Rroshi
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIMirsad
 
Bullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptxBullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptxSabirRramanaj
 
sjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshentevesjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshenteveAda Add
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari sara7991
 
punimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxpunimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxhylikadriu
 

Similar to Bullizmi në shkolla (20)

Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdfacpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
acpd-fletepalosje-bullizmi-nentor-publikime10.pdf
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
 
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
 
Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12
 
Projekt sociologji
Projekt sociologjiProjekt sociologji
Projekt sociologji
 
Disiplina pozitive dhe sjellja pozitive
Disiplina pozitive dhe sjellja pozitiveDisiplina pozitive dhe sjellja pozitive
Disiplina pozitive dhe sjellja pozitive
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetari
 
Adoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja ShoqëroreAdoleshenti -Vetja Shoqërore
Adoleshenti -Vetja Shoqërore
 
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptxTeorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
Teorite dhe stilet e atashimit, te mesojme te duam.pptx
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
 
Margjinalizimi
MargjinalizimiMargjinalizimi
Margjinalizimi
 
Gazeta rinia
Gazeta riniaGazeta rinia
Gazeta rinia
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
Bullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptxBullizmi ne shkolle.pptx
Bullizmi ne shkolle.pptx
 
sjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshentevesjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshenteve
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari
 
punimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxpunimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docx
 

Bullizmi në shkolla

  • 1. Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë? Në terrenm’u desh të shihja reagimet ndaj një fëmije që qante nëse e përjashtonin nga grupi i lojës duke e etiketuar “i/e llastuar” apo nëse një nxënës me të cilin duhej të punohej shumë vihej në lojë vazhdimisht për veshët, aknet në fytyrë, etj. Tashmë bullizmi nuk është më një fjalë e huaj, të gjithë në një formë apo tjetrën kemi dëgjuar diçka mbi këtë fenomen, kaq prezent dhe shqetësues në shkollat tona. Të flasësh duke u bazuar vetëm në informacionet teorike që merr në shkollë apo internet diferencon shumë nga ajo çfarë mund të flasë një nga aktorët e shkollës, që ndeshet çdo ditë në një prej formave të bullizmit mes fëmijëve. Deri para një muaji edhe unë isha në grupin që e trajtonte këtë temë si një tjetër çështje shqetësuese si shumë të tjera në shoqërinë tonë, me pasivitetin për të bërë diçka ndryshe! Me punën në terren, në një prej shkollave 9-vjeçare jo publike të Tiranës arrita të bëhem një me fëmijët, të kuptoj duke parë nga afër pse bullizonin, çfarë i shtynte ta bënin këtë gjë apo pse ai grupi që bullizohej e pranonte bullizmin dhe nuk ngrinte zërin për t’u vetëmbrojtur. Në terren m’u desh të shihja edhe reagimet e disa mësuesve ndaj një fëmije që qante nëse e përjashtonin nga grupi i lojës duke e etiketuar “i/e llastuar” apo nëse një nxënës me vetëbesimin e të cilit kishte nevojë të punohej shumë, në vend që të ndihmohej shihje sesi ishin tashmë të njohur më tepër seç duhet me këtë problem dhe nëse shokët e klasës e vinin në lojë vazhdimisht për veshët, aknet në fytyrë, etj., për mësuesit justifikimi ishte gati: “Ai e lë veten të shkelet me këmbë”. Nëse duam të ndryshojmë diçka, patjetër që nuk mund të bëhet me këto reagime! Bullizëm do të thotë kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve të moshës shkollore, të cilat përfshijnë mungesë reale ose imagjinare të balancës mes tyre (www.stopbullying.gov). Çfarë do të thotë mungesë balance reale ose imagjinare mes nxënësve?! Në këtë rast do t’i referohej konkretisht të pasurit e një avantazhi apo pike të fortë kundrejt tjetrit qoftë kjo reale apo jo. Përgjithësisht ndodh që sjelljet bullizuese përsëriten dhe shtohen me kalimin e kohës dhe kjo shton viktimat e bullizmit. Midis formave që merr kjo sjellje e pa dëshiruar 3 janë kryesoret:  Bullizmi verbal, pra të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe agresive, si p.sh.:, mund të flitet për faktin se sa është kthyer në zakon për djemtë të thërrasin njëri - tjetrin me emrin e nënave të tyre!!!  Bullizmi social, pra dëmtimi i imazhit (reputacionit) të dikujt apo marrëdhënieve personale të një personi tjetër.
  • 2.  Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e re. Bullizmi mund të ndodhë kudo dhe në çdo kohë, prezenca apo jo e një mësuesi, prindi apo psikologu shkollor nuk eliminon mundësinë e ndodhjes së këtij fenomeni, por patjetër që mund të ndihmojë në uljen e numrit të rasteve që ndodhin çdo ditë në shkollat tona. Gjatë kohës së studimeve, si në Bachelor ashtu edhe në vitin e parë të studimeve master, kur ende nuk isha përballur çdo ditë me nxënësit, stafin pedagogjik dhe prindërit, bullizmi ishte një temë e bukur për një detyrë shkolle, për të cilën mund të gjeje informacion në çdo moment me një klikim. Çfarë ndodh kur je në terren, përballë fëmijëve dhe i sheh sesi dashur apo pa dashur kthehen në bullizues dhe viktima bullizmi?! Ndodh që fillon të kërkosh në internet apo të flasësh me pedagogë se si mund të gjesh forma të ndryshme për ta pakësuar këtë fenomen, se si t’ju shpjegosh nxënësve që ashtu si nuk na pëlqen të biem “viktima” të këtij fenomeni ashtu edhe nuk duhet pra, të bëjmë “viktima”. Ndër faktorët riskues që të bëjnë të jesh pre e këtij fenomeni mund të përmendim:  të qenurit i izoluar socialisht apo edhe thjesht një tip që preferon të qëndrosh vetëm;  të qenurit me aftësi të veçanta;  nëse shihesh si një tip që nuk mund të vetëmbrohet gjithashtu ka më shumë mundësi të biesh pre e bullizmit;  për të mos harruar nxënësit me vetëbesim të ulët;  ata të cilët kanë më pak shokë, etj. Ndërsa mes faktorëve që mund të të bëjnë një bullizues renditen:  Të qenurit një person i cili shqetësohet për popullaritetin e tij në grup dhe pëlqen të dominojë duke qenë një udhëheqës apo drejtues grupi (sidomos vihen re kur nuk zgjidhen nga bashkëmoshatarët por vetëzgjidhen dhe rregullat vendosen nga vetë ata).  Gjithashtu persona të cilët nuk mund të identifikojnë apo të identifikohen me ndjenjat apo emocionet e të tjerëve, janë lehtësisht agresiv dhe bien po lehtësisht nën presionin e bashkëmoshatarëve, mund të kthehen në bullizues për të ruajtur imazhin e tyre.  Nuk përjashtohen nga ky grup, nxënës të cilët përveç sjelljeve agresive, mund të kenë probleme të ndryshme në familje, përfshirje të ulët të prindërve në edukimin e fëmijës apo mbarëvajtje në shkollë, etj.  Gjithashtu vlen të përmendet se riskohen të përfshihen në grupin e bullizuesve edhe ata fëmijë të cilët kanë mendime negative për të tjerët, kanë vështirësi në ndjekjen e rregullave apo udhëzimeve apo kanë shokë të cilët bullizojnë ( http://www.adl.org ). Si mund ta parandalojmë bullizmin?
  • 3.  Normalisht që prindërit, stafi i shkollës si mësuesit apo psikologu/ia apo kujdestarë të fëmijëve mund të bëjnë shumë për këtë gjë.  Pikë së pari, duhet të dimë se si t’ju flasim fëmijëve për bullizmin, të sigurohemi që ata e kanë kuptuar çdo të thotë bullizëm dhe të kuptojnë se në asnjë moment nuk duhet ta pranojnë atë.  Nëse duam të ndihmojmë fëmijët, atëherë duhet të përpiqemi të jemi edhe shokët e tyre, të tregojmë interes për jetën e tyre shkollore, aktivitetet e përditshme, shokët, ecurinë e çdo dite apo edhe shqetësimet e tyre.  Të inkurajojmë fëmijët të bëjnë atë çfarë ju pëlqen është diçka që prindërit dhe mësuesit po e harrojnë shpesh, duke u kthyer në një garë prindërish e mësuesish, fëmijët janë ata që nuk zgjedhin thuajse asnjëherë çfarë realisht pëlqejnë e më pas ndeshen me reagimet e pritshmërive të tyre nëse nuk janë aty ku duhet!  Po sikur të mund t’ju modelojmë fëmijëve se si mund të trajtojnë të tjerët me mirësjellje dhe respekt, dihet tashmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin. Një informacion ndihmues për të nisur bisedën me një fëmijë mbi temën e bullizmit, do të ishin disa pyetje se si mund të kuptosh nga fëmija nëse është apo jo pjesë e këtij fenomeni qoftë në pozicionin e bullizuesit apo viktimës së bullizmit. Mes tyre po rendis disa më kryesoret: 1. Çfarë do të thotë për ty bullizëm? 2. Mund të më përshkruash se si janë fëmijët që bullizojnë? Pse mendon që ata bullizojnë? 3. Cilët janë të rriturit tek të cilët beson më shumë nëse duhet të flasësh për bullizmin? 4. A je ndjerë ndonjëherë i/e trembur të shkosh në shkollë sepse kishe frikë mos bullizoheshe? Si je përpjekur ta ndryshosh apo përmirësosh këtë gjë? 5. Si mendon, çfarë mund të bëjnë prindërit që bullizmi të ndalojë? 6. A ke përjashtuar ndonjëherë me qëllim nga grupi fëmijë të tjerë, ti ose shok të tjerë? A mendon se ky është bullizëm? Pse po ose pse jo? 7. Çfarë bën zakonisht nëse sheh një sjellje bullizuese? 8. A sheh ndonjëherë fëmijë në shkollën tënde që bëhen viktima të bullizmit? Nëse po, si të bën kjo të ndihesh? 9. A ke ndihmuar ndonjëherë dikë që po e bullizonin? Çfarë ndodhi? Çfarë do të bëje nëse do të ndodhte sërish (www.stopbullying.gov)? Një bashkëpunim sa më i mirë mes familjes dhe shkollës do të ishte fillim i mirë për të eliminuar këto sjellje të cilat asnjë prind nuk do të donte t'i gjente te fëmija i tij! Referenca 1. http://www.adl.org/education-outreach/curriculum-resources/c/national-bullying- prevention-month.html#.WCDAhNIrLIU. Parë për herë të fundit më 07/11/2016.