SlideShare a Scribd company logo
1 of 27
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI ‘’ALEKSANDËR XHUVANI’’
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE
MASTER SHKENCOR:GJUHËSI
VITI I
LËNDA:LEKSIKOLOGJI
TEMA:
SINONIMIA E MË SE TË KRYERËS ME TË KRYERËN E TEJSHKUAR
(NË VEPRËN E KADARESË:”DARKA E GABUAR”)
PUNOI:EDLIRA EKMEKCIU
ELBASAN, 2013
2
PASQYRA E LËNDËS
Hyrje
1.Kreu I:Sinonimia
1.1.Vështrim I përgjithshëm për sinoniminë
1.1.1.Lloje të ndryshme sinonimish.
2.Kreu II:Koha më se e kryer
2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore.
2.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.
2.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.
3.Kreu III:Koha e kryer e tejshkuar
3.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore.
3.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.
3.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore.
Përfundime
Referenca/Bibliografi.
HYRJE
3
Sinonimia mbetet një temë e trajtuar dhe e studiuar teorikisht nga shumë
gjuhëtarë.Ajo shfaqet në lloje të ndryshme,jo vetëm si sinonimi leksikore ,pordhe
ne aspektin gramatikor,semantik,frazeologjik,stilistik, duke synuar të pasurojë
gjuhën.Siç vërehet në praktikë,sinonimet zënë një vend të rëndësishëm në tekste
letrare duke krijuar nevojën për një studim të thelluar në drejtim të tyre.Është i
pranuar tashmë fakti se bazë e formimit të stileve të një gjuhe janë sinonimet,sepse
ofrojnë mundësi të pakufizuara për zgjedhjen e mjeteve leksiko-semantike me
ngarkesa emocionale të theksuara.
Duke qenë një fushë e gjerë dhe e larmishme,sinonimia më tërhoqi për t’u bërë
kështu dhe objekt I punës sime studimore.Tema e studimit tim do të ketë të bëjë
me sinoniminë gramatikore mes dy trajtave foljore të së shkuarës të mënyrës
dëftore:të më se të kryerës dhetë kryerës së tejshkuar .Studimi për sinoniminë
gramatikore do ta bazohet në veprën letrare “Darka e gabuar” e Ismail
Kadaresë,me nr.faqesh :207,viti I botimit 2008,Shtëpia Botuese “Onufri”.
Më tërhoqi kjo temë për vetë faktin se kohët e sipërpërmendura janë jo vetëm
kohë me përdorime sinonimike,por paraqesin dhe specifikat e veta në përdorim.
Qëllimi I punës sime është të tregoj: jo nëse ekziston sinonimia mes këtyre trajtave
foljore,sepse kjo është vërtetuar tashmë nga gjuhëtarë të ndryshëm,por:
-A mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrën në të gjitha ndërtimet e mundshme
apo jo? (për t’u bindur nëse krijojnë sinonimi të plotë ,kur trajtat sinonimike
karakterizohen me marrëdhënie të njëjta ndaj veçorive të caktuara semantike, apo
krijojnë sinonimi të pjesshme.)
- Cila nga dy kohëtsinonimike në të dyja format është më e përdorshme ?
-Në cilat lloj ndërtimesh dhe me ç’lloj lidhëzash nuk ndërkëmbehen dot këto
dy kohë me njëra-tjetrën?
4
Gjithashtu do të hetohen rastet për të parë:
-Krijojnë sinonimi të plotë apo të pjesshme?
-Në c’lloj fjalish përdoren më shumë?
-Cilat janë vetat më të përdorshme të këtyre dy kohëve?
Foljet në kohët e sipërpërmendura janë klasifikuar sipas formës:në veprore e joveprore, si
dhe sipas vetave.Gjithashtu janë hetuar përdorimet e tyre në pjesë të varura e të pavarura
të fjalive të përbëra,në fjali të thjeshta.Janë hetuar rastet me kujdes, për të parë se me
cilat kohë foljore shkojnë më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar dhe në cilat ndërtime
dhe me cilat lloj lidhëzash të këtyre ndërtimeve mund të ndërkëmbehen ose jo ato.
Në punën time kam vlerësuar si tekst bazë veprën “Kërkime dhe studime në fushën e
gjuhës shqipe” të As.Prof.Dr.Mustafa Karapinjalli.Më ka ndihmuar gjithashtu dhe
“Gramatika e gjuhës shqipe 1”,botim I Akademisë së Shkencave , “Gramatika shqipe”
me autor Kristaq Cipo, “Gjuha dhe përdorimi I saj” nga prof.as.dr.A.Ballhysa dhe
“Leksikologjia e gjuhës shqipe “ nga J.Thomai,si dhe disa artikuj per sinoniminë,botuar
në “Studime filologjike”e “Gjuha jonë”.
Tema është konceptuar në tri krerë:
-Në kreun e parë jepet një panoramë e përgjithshme e përmbledhur për sinoniminë,llojet
e saj ,duke u ndalur pak më shumë te sinonimia gramatikore,e cila na intereson për
punën.
-Në kreun e dytë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës më se e kryer të
dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si dhe zbatimet
e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj në veta të ndryshme apo
në lloje të ndryshme fjalish.
-Në kreun e tretë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës së kryer të tejshkuar të
dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si dhe zbatimet
5
e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj në veta të ndryshme,dhe
në lloje të ndryshme fjalish.
-Në përfundim ,bazuar në argumente teorike gjuhësore ,si dhe përmes tabelave me të
dhëna:për numrin e foljeve veprore e joveprore në të dyja kohët , për vetat në të cilat
janë përdorur foljet,per llojin e fjalive në të cilat janë përdorur foljet ,jepet mendimi
përfundimtar lidhur me faktin se:ç’lloj sinonimie ekziston mes këtyre dy trajtave foljore:e
plotë apo e pjesshme, cila nga këto dy kohë është më e përdorshme dhe cila është më e
rrallë në përdorim,gjithmonë duke u bazuar në vjeljen shteruese të rasteve me përdorim të
kohës më se të kryer dhe të kryer të tejshkuar në veprën e Kadaresë, “Darka e gabuar”.
6
1.Kreu I:Sinonimia
1.1.Vështrim I përgjithshëm për sinoniminë
1.1.1.Lloje të ndryshme sinonimish.
___________________________________________________________________
1.1.VështrimI përgjithshëm për sinoniminë
Sinonimia në gjuhën shqipe mbetet një temë e trajtuar dhe e studiuar teorikisht nga shumë
gjuhëtarë.Ajo lidhet me nivelin leksikor të gjuhës,nivel në të cilin vështrohet ajo nga gjuhësia
tradicionale.Në gjuhësinë e sotme ky nocion është shtrirë dhe në nivelin morfologjik e
sintaksor1,duke bërë që sinonimia të shfaqet në lloje të ndryshme,jo vetëm si sinonimi leksikore
,pordhe në aspektin gramatikor,semantik,frazeologjik,stilistik, duke synuar të pasurojë
gjuhën.Siç vërehet në praktikë,sinonimet zënë një vend të rëndësishëm në tekste letrare duke
krijuar nevojën për një studim të thelluar në drejtim të tyre.
Sinonimia lidhet me mundësinë e zgjedhjes në gjuhë dhe përfshin mjete e ndërtime që japin të
njëjtin kuptim,por që dallohen nga ana shprehëse emocionuese dhe ngjyrimet.2.
Duke pranuar se “sinonimia është nocion sinkronik” , Sh.Islamaj thekson se” sinonimia është
identitet I aftësisë së bashkimit të fjalëve të ndryshme në një etapë të gjuhës.”3
Lidhjet semantike janë :të kushtëzuara e të pakushtëzuara.Lidhjet semantike të pakushtëzuara
janë dy farësh:barazie(ndërmjet fjalëve me kuptim të njëjtë) dhe ngjashmërie(ndërmjet fjalëve
me kuptim të afërt,me kuptim të kundërt,ndërmjet fjalëve të një klase leksiko-semantike).4Pra
tek lidhjet e barazisë dhe ato të ngjashmërisë(vetëm ndërmjet fjalëve me kuptim të afërt) është
fjala për sinonimet,term që vjen nga greqishtja:synonimos,që do të thotë :me kuptim të
barabartë.Përfjalët sinonime, duhet patur parasysh se I takojnë të njëjtës pjese
ligjërate.Sinonimet mund të jenë:
1 S.Mansaku.,Rreth sinonimisë sintaksore në shqipen e sotme letrare,”Gjuha jonë”,1985/1
2 Sh.Islamaj.,Çështjetë sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe,”Gjuha jonë”,1985/3,fq.36.
3 A.Hidri.,Kritikëe bibliografi,”StudimeFilologjike”,1987/2.
4 J.Thomai.”,Leksikologjia e gjuhës shqipe”,Tiranë,2011,fq.150.
7
-të plota-përputhje të plotë të varianteve semantike të fjalës,.Ato mund të zëvendësohen në
mënyrë të ndërsjelltë në cdo kontekst.
-të pjesshme-përputhje e pjesshme e varianteve semantike të fjalës.
Tek sinonimet shfaqet më së miri aftësia e sistemit gjuhësor për të pasur disa shenjues për të
njëjtin të shenjuar.5
1.1.1.Llojetë ndryshme sinonimish.
Më sipër përmendëm se sinonimia lidhet me nivelin leksikor të gjuhës,nivel në të cilin
vështrohet ajo nga gjuhësia tradicionale.Në gjuhësinë e sotme këto nocione janë shtrirë dhe në
nivele të tjera duke bërë që sinonimia të shfaqet në lloje të ndryshme,jo vetëm si sinonimi
leksikore ,pordhe në aspektin gramatikor,semantik,frazeologjik,stilistik, duke synuar të
pasurojë gjuhën.
1.Sinonimia leksikore:ka shtrirje të gjerë në leksikun e gjuhës.Sinonime leksikore merren
fjalët me kuptime të afërta osetë njejta,por të ndryshme nga ana tingullore,pra janë ato fjalë që
emërtojnë po atë send,gjë apo dukuri të realitetit duke e vecuar,dalluar atë nga anë apo
pikëpamje të ndryshme . -Iu dukse vështrimi(shikimi) IArian Ciut ishte ngulurte I njëjti
kënd.(qosh,cep)(fq.183)
2.Sinonimia sintaksore:është shprehje e pavarësisë së strukturave gjuhësore nga strukturat
logjike-mendimore.E njejta përmbajtje e mendimit shprehet me struktura të ndryshme të
organizuara sipas ligjeve të vetë gjuhës.Kjo lloj sinonimie në fjali lidhet me pranimin e një
modeli bazë ose tipik të fjalisë,I cili formon sinonimi me fjali të tjera të zgjeruara me mjete
ndihmëse ose të modifikuara stilistikisht e gramatikisht mbi bazën e këtij modeli.6
-I burgosuri pranonte për herë të parë,se komplotistiI kishte dhënë shenjë.(fq.154)
-I burgosuripranonte për herë të parë dhënien e shenjës nga komplotisti.
5 A.Ballhysa.,Gjuha dhepërdorimi I saj,fq.118
6 S.Mansaku.,vepër e cituar,fq.134.
8
3.Sinonimia stilistike:del “jo vetëm si një varg fjalësh e shprehjesh me nuanca të shumta dhe të
ndryshme kuptimi,por si kundërvënie e tyre në një rreth që ka një mjet qendror
asnjanës”.7Sinonimet stilistike përdoren në rrafsh shprehës dhe mbresëlënës :as që çaj kryet/as
që çaj kokë(fq.80)
4.Sinonimet ideografike:kanë vetëm nuancë kuptimore. Dysorët ose vargjet sinonimike
formohen me gjymtyrë sinonimike të plota. Gjithësesi, sinonimet ideografike mund të dallohen
me një nuancë të kuptimit të përgjithshëm:ma mori mendja-mëshkoi mendja(fq.56-57)
5.Sinonimia frazeologjike:përftohet kur frazeologjizmat mund të jenë sinonime midis
tyre.Sinonimet frazeologjike mund të jenë:sinonime ndërmjet fjalëve dhe njësive frazeologjike
dhe sinonime ndërmjet dy a më shumë njësive frazeologjike.8
-Të tjerët,pa marrëvesh(kuptuar) asgjë,e ndiqnin atëkuvendim të çartur./…aq sa tani nuk
kuptohej(merrej vesh) më,cili prej tyre mund t’I jepte urdhra tjetrit.(fq.56)
6.Sinonimia gramatikore:ështëe lidhur me dukurinë e polisemisë.Trajtat gramatikore të kohës
së shkuar të shqipes karakterizohen nga një shkallë e lartë polisemie.Sinonimet gramatikore
nuk janë thjesht barazime mekanike,zëvendësimi I trajtave gramatikore në kryerjen e
funksioneve të caktuara semantike nuk mund të trajtohet si fakt I vlerave semantike të njejta të
tyre.Kjo I dallon këto lloj sinonimesh nga ato leksikore.Parimisht,sinonime gramatikore nuk
kemi në raste kur dy trajta gramatikore s’mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në kryerjen e një
funksioni të caktuara semantik.Kjo vlen kryesisht për trajta gramatikore që përkitazi me një
veçori të caktuar semantike a me një tërësi të tillë kundërvihen sipas parimit të kundërvënies
mungesore.Në raste të tjera përdorimi sinonimik është I mundshëm.Në cdo rast konkret të
përcaktimit të marrëdhënieve sinonimike duhet të kihet parasysh kjo:cilat veçori semantike
shpreh një trajtë gramatikore zëvendësuese në kryerjen e një funksioni të caktuara semantik dhe
cilat do t’I shprehte trajta gramatikore e zëvendësuar.Nëse trajta zëvendësuese aktualizon të
7 Sh.Islamaj.,Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipeë”Gjuha jonë”,1985/3,fq.36.
8 Sh.Islamaj.,Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe,”Studime filologjike”,1986/4,fq.120
9
njëjtën shumë të veçorive semantike,atëherë sinonimia do të jetë e plotë,absolute.Në raste të
tjera sinonimia gramatikore është e pjesshme,relative.9
-E di,e di ,ishte përgjigjur.(fq.189)(mëse e kryer)/-E di,e di,qepërgjigjur(kryer e tejshkuar)
2.KREU II:Koha mëse e kryer.
2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore.
2.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.
2.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.
__________________________________________________________
2.1.VështrimI përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore.
Në literaturën gjuhësore shqiptare trajta foljore e tipit: kisha(isha)+pjesore e një
foljeje,p.sh.kisha(isha) larë,emërtohet me terma të ndryshëm,si:
 Plusquamperfekt10
:Këtë kohë K.Cipo e rendit në grupin e kohëve të përngjitura
dhe e cilëson si një kohë relative që s’mund të përdorete veçuar,por gjithmonë në
lidhje e marrdhënie me një kohë tjetër,qoftë kjo formalisht e shprehur osee
nënkuptuar.Puna që tregon kjo kohë,gjithmonë duke iu referuar K.Cipos , është një
punë e bërë më parë nga një tjetër,por dhe kjo tjetra është punë e kryer.
 E kryer e plotë11
:Ajo klasifikohet si një nga pesë format e kohës themelore të së
shkuarës.
 Më se e kryer12
:kuptimi themelor i saj është të tregojë një veprim të përfunduar
para një çasti të caktuar të së shkuarës,I cili :
9 Z.Sadiku.,Rreth sinonimisë së kohëve të shkuara të shqipes,”Gjuha jonë”,1981/1,fq.34
10 Termi është përdorur nga K.Cipo në “Gramatika shqipe”,Tiranë,1949,fq.113
11Termi është përdorur në”Gjuha letrare shqipepër të gjithë”,SHBLSH,Tiranë,1976,fq.103.
12 Termi është përdorur në”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq.111,120,”Gramatika e
gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq.289,314ë”Gramatika praktikee gjuhës
shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.StringaëTiranë,1998,fq.160.
10
a).mund të lidhet me çastin e caktuar të së shkuarës nëpërmet pasojave osevijimit deri në
atë çast.
b).mund të mos ketë lidhje me çastin e caktuar të së shkuarës.
Në tekstet shkollore ajo klasifikohet si një nga 4 kohët e përbëra të mënyrës dëftore dhe
një nga pesë format e kohës themelore të së shkuarës dhe që së bashku me të kryerën e
tejshkuar si kohë relative krijojnë kundërvënie me karakter kohor me format e tjera
kohore të së shkuarës13.
Pavarësisht emërtimeve të ndryshme, në të gjitha studimet gjuhësore shqiptare theksohet
se kjo kohë tregon një veprim osenjë gjendje që ka përfunduar para një çasti të caktuar
të së shkuarës dhe se ajo formohet duke I shtuar përpara pjesores së foljes,foljen “kam”në
kohën e pakryer14(format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses kam) kur bëhet fjalë
për formën veprore dhe format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses jam kur bëhet
fjalë për formën joveprore.)
 Forma joveprore:
-Nga e majta kishin qytetin e parë shqiptarqë aq herë u ishte shfaqur në ëndrra.(fq.102)
-E megjithatë ,doli se ishte hapur vërtet.(fq.24)
 Forma veprore:
-Ajo kishte gjëmuar gjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72)
-Ata ishin mjekë,ata kishin bërë betimin e Hipokratit.(fq.133.)
Kuptimi I më se të kryerës përcaktohet nga konteksti.Më se e kryera mund të përdoret si
një e kryer e së shkuarës oseme vlerën e një të kryere të thjeshtë.Kur dy veprime janë
kryer në kohë të ndryshme të së shkuarës,ai që është kryer më parë,shprehet zakonisht
me njërën nga dy kohët relative të së shkuarës,kurse veprimi I dytë,sipas rastit,me anë të
njërës nga kohët absolute të së shkuarës.15
13 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.712.
14Shih” Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq149,160ë ”Gramatika e
gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq.289.
15 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.713.
11
-Në ato çaste u ndërmendën aq histori pengjesh,sa c’nuk ishin kujtuar vite me
radhë.(fq.59)
-Ndërkaq,hetuesite ndieninse guva I kishte futur nën zotërimin e saj.(fq.134)
Megjithëse folja ndihmëse e më se të kryerës(kisha/isha) është në formën e së pakryerës,
këto dy forma kohore nuk kanë lidhje midis tyre.E pakryera për nga nuancat aspektore
lidhet vetëm me të tashmen dhe nga kjo pikëpamje ,këto dy kohë u kundërvihen të gjithë
formave kohore të tjera të së shkuarës.Si rrjedhim,koha e tashme e ligjëratës të drejtë,në
ligjëratën e zhdrejtë kthehet në të pakryerën,e cila është një e tashme e së shkuarës.16Po
kështu e kryera e thjeshtë dhe e kryera ,nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë,kur çasti,që
merret si bazë për raportin e parakohësisë transponohet nga e tashmja në të
shkuar,kthehen në më se të kryer.Në të gjitha rastet veprimi paraqitet I përfunduar dhe
historikisht janë një e kryer e thjeshtë e së shkuarës.17
Kjo duket qartë në periudhat e mëposhtme me ligjërata të zhdrejta,të cilat po të kthehen
në ligjëratë të drejtë ,foljet do të kthehen në kohët e sipërpërmendura,sipas kuptimit të
tyre kohor.
-Të shumtëishin ata që thoshin se e kishin pritur t’I binte maska si filogjerman që
ishte…(fq.32)
-Të shumtëishin ata që thoshin:”E kemi priturt’I bjerë maska si filogjerman që
është…”(e kryer)
-Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh që fjalët që sapo kishte thënë I kishin dhënë një
kënaqësi që e kapërcente atë të hetimit.(fq.136)
-Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh :” Fjalët që sapo tha I dhanë një kënaqësi…”(e
kryer e thjeshtë)
-E di,e di ,ishte përgjigjur.(fq.189)
-“E di,e di”,-u përgjigj.(ekryer e thjeshtë)
16 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.714,sh.edheXIX/2,fq.740
17 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.715,sh.edheXXI/20,fq.810
12
2.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore.
Forma veprore e më se të kryerës ,në veprën “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë gjen
një përdorim të madh.Këtë e tregon numri I madh I rasteve të vjela.Ky numër shkon në
520 raste të përdorura në një numër në total prej 373 skedash.Në përdorimet e
formës veprore veta më e përdorshme është veta III,njëjës,me 313 raste, e ndjekur më
pas nga veta III, shumës me 200 raste përdorimi, 3 raste në vetën I njëjës,4 raste në
vetën II njëjës.
 Disa shembuj me vetën e III,njëjës
-Ç’kishte dashur të thoshte I burgosurinë atë ag të thellë të 6 marsit 1953?(fq.205)
-I burgosuri pranonte për here të parë,se komplotisti I kishte dhënë shenjë.(fq.154)
 Disa shembuj me vetën e III, shumës
-Kishin pritur me orë të tëra midis acarit të shkurtit mbërritjen e avionit.(fq.155)
-Sapoia kishin dhënë dosjen,përmasatplanetaretë saj e kishin shtangur.(fq.189)
Gjithashtu,po në këtë formë janë përdorur edhe disa folje në veta të tjera,si:
 3 raste në vetën I njëjës
-Ishte një ëndërr imja,që ia kisha treguar vetëm atij.(fq.163)
-Për fajin tim,ngaqë të besova ty,I shtyrë nga mallëngjimi.mendjelehtë -sisht,I kisha
nisurdrejt vdekjes.(fq.45)
-Kur qëllonte që dikujt I tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha lexuar te Karl
Maye…(fq.43)
 4 raste në vetën II njëjës
-Kur qëllonte që dikujt i tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha lexuar te Karl
Maye dhe siç m’a kishe thënë ti…(fq.43)
-Të kujtohet kur më kishe thënë se kishe parë një herë një ëndërr …(fq.44)
-Dhe kështu u nisa hareshëm në vendin e besës,sic më kishe thë në ti…(fq.44)
Forma veprore e më se të kryerës përdoretnë të gjitha ndërtimet sintaksore.Ja disa
shembuj përdorimesh të saj në lloje të ndryshme fjalish:
13
 Fjali të thjeshta:
-Ora kishte kaluar tre pas mesnate.(fq.154)
-Përse Stalini kishte zgjedhur pikërisht Gjirokastrën?(fq.119)
-Natyrisht që kishte dyshuar gjithë kohë n.(fq.153)
 Fjali të përbëra me bashkërenditje:
-Ndërkaq,bombardimi kishte reshtur vërtet,uturima e tankeve kishte nisurprapë ,veçse
tani po ngjiteshin ngadalë drejt qytetit.(fq.25)
-Ajo kishte gjëmuar gjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72)
 Fjali të përbëra me nënrenditje:
Pjesë kryesore:
-Ligështimi e kishte kapluar qytetin kur ndodhidiçka e papritur,që u dha fund
mëdyshjeve.(fq.12)
-Kishte kujtuar se ndërprerjet në trajtë breshri ishin mjeti më I mire për ta coroditur
viktimën.(fq.160)
-Kishte folur një copë herë për ato që dinte lidhur me bisedimet e fshehta për
gjermanët.(fq.160)
Pjesë e varur:
-Gurameton e gjetën,siç e kishin lënë,shtrirë sipër kashtës.(fq.196)
-S’e dija që ia kishin këputurgishtat.(fq.197)
Nga rastet e vjela shihet se në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur përdorim më të
madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës
dëftore,si me:
-të kryerën e thjeshtë:
-Atëherë I pa të gjithë të shtrirë aty ku I kishte zënë hera…(fq.68)
-Pas dy orësh shkuan të dy në spital,për të marrë veglat e kirurgjisë së doktor
Gurametos,atoqë kishte sjellë dikur nga Gjermania….(fq.192)
-të pakryerën
14
-S’e dija që ia kishin këputurgishtat.(fq.197)
-…si ishte e mundurqëai që zhbironte gjithçka nuke kishte marrë dot vesh zanafillën e
së keqes së vet?(fq.186)
Në këto raste shihet se veprimi I shprehur me foljen veprore të më se të kryerës është
kryer më parë se ai I foljes në të pakryer apo të kryer të thjeshtë.
2.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore.
Forma joveprore e më se të kryerës gjen një përdorim prej 126 rastesh.
Kjo do të thotë se edhe kjo formë gjen përdorim të konsiderueshëm,krahas formës
veprore. .Në përdorimet e formës joveprore veta më e përdorshme është veta
III,njëjës,me 82 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës, me 43 raste përdorimi
dhe 1 rastnë vetën II,shumës.
 Disa shembuj me vetën III,njëjës:
-Ai qenkësh ndryshuarpak,porjo ashtu siç ishte menduar.(fq.90)
-Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,në të vërtetë,ishte tjetër
gjë.(fq.87)
 Disa shembuj me vetën III, shumës:
-Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167)
-Nuk ishte e vështirë të kuptohej:zonjat ishin thyer.(fq.162)
 1 rast në vetën II,shumës.
-Ishit marrë vesh me njëri-tjetrin.(fq.149)
Edhe forma joveprore,ashtu si forma veprore merr pjesë në çdo lloj ndërtimi sintaksor:
-Në fjali të thjeshta:
-Asnjë shenjë smire nuk ishte shfaqurkurrë midis doktor Gurametos së madh dhedoktor
Gurametos së vogël.(fq.7)
15
-Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167)
-Përgjegjësi I guvës ishte bashkuar me ta.(fq197)
-Në fjali të përbëra me bashkërenditje:
-Ishin penduar ose ,më saktë,hiqeshin të penduarpër të? (fq.157)
-Gjithë atë ditë të pafundme,të dyhetuesit,bashkë me shefat e tyre ishin lidhurshumë
herë me Tiranën e Tirana,ngaana e saj ishte lidhurme shefa të tjerë të kampit të
madh komunist,ndoshta,meStalinin vetë ,për këtë hetim.(fq.139-140)
-Në fjali të përbëra me nënrenditje:
Pjesë kryesore:
-Goditësit ,gjithashtu, ishin tretur,si t’I kishin përpirë shkurret.(fq.21)
-Nëse ishte një përrallë,prej kujt ishte shpikur,prejshqiptarëveapo prej
gjermanëve?(fq.157)
-Fill pasdarkës,në vend që të fashiteshin,ishin shtuar.(fq.147)
Pjesë e varur:
-Iu duk se vështrimi I Arian Ciut ishte ngulurte I njëjti kënd.(fq.183)
-Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,nëtë vërtetë,ishte tjetër
gjë.(fq.87)
Në këta shembuj duket që edhe më se e kryera joveprore shkon me folje absolute të së
shkuarës, si e pakryera dhe e kryera e thjeshtë.
16
3.KREUIII:Koha e kryer e tejshkuar.
3.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore.
3.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.
3.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore.
__________________________________________________________________
3.1.Vështrim I përgjithshëm për kohëne kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore.
Në literaturën gjuhësore shqiptare ,trajta foljore analitike e tipit:pata(qeshë)+pjesore e
një foljeje emërtohet me terma të tillë si:
 Aorist I dytë:tregon punë që është kryer para një tjetre,po që të dyja në kohë të
shkuar.I pëlqen lidhja me aoristin.18
- Qe kthyer pastajnë shtëpi,për t’I thënë t’et:e kreva porosinë,në kohën që te dera qe
shfaqur I vdekuri….…(fq.37)
 E ashtuquajtur e kryer e tejshkuar:si një formë kohore e kohës themelore të së
shkuarës.19
 E kryer e tejshkuar:tregon një veprim a një gjendje që ka përfunduar para një
çasti të caktuar të së shkuarës dhe që zakonisht nuk ka lidhje me këtë çast.20
Pra ,pavarësisht emërtimeve të ndryshme kjo kohë foljore formohet duke I shtuar përpara
pjesores së një foljeje, foljen kam në kohën e kryer të thjeshtë për formën veprore dhe të
gjitha format vetore të foljes jam në kohë të kryer të thjeshtë për formën joveprore:
- Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18)
18 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.
19 Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.118.
20”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë,1998,fq161.
17
Duke qenë se kuptimi themelor I kësajkohe është të tregojë një veprim të
përfunduar para një çastitë së shkuarës,në këtëkuptim,kjo kohë del sinonime me
më se të kryerën.Nga këto dy forma gramatikore sinonime me njëra-tjetrën në
gjuhën e sotme letrare përdoret më tepër më se e kryera,kurse e kryera e tejshkuar
haset më rrallë,21
gjë që duket dhe në rastete pakta të gjetura në vepër.(megjithëse
ka dhe mendime ndryshe,të cilat do trajtohen më poshtë). Kjo dukuri lidhet edhe me
dukurinë e zëvendësimit të së kryerës së thjeshtë të foljeve kam/jam nga forma e së
pakryerës,ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta.
- Asnjë shenjë smire nuk ishte(=qe)shfaqur kurrë midis doktor Gurametossë madh
dhe doktor Gurametos së vogël.(fq.7)
-Jo vetëm ai,por as shtëpia,prejpullazit të së cilës qe (=ishte) ngritur shenja,nuk
përcaktohej gjithsesi.(fq.26)
3.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore.
Nga rastet e vjela në librin “Darka e gabuar”nuk rezulton asnjë rast me folje në kohën
e kryer të tejshkuar ,në formën veprore.Kjo të çon edhe njëherë të mendosh se kjo
kohë nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën shqipe.22 Duke qenë sinonime me më se të
kryerën ,ajo dhe ndërkëmbehet më shpejt me më se të kryerën,pasi dhe diferenca në
planin aspektor ndërmjet kisha/pata+pjesore humbet për shkak të largësisë më të madhe
me çastin e ligjërimit23,diferencë ,e cila bëhet më e papërfillshme në raport me largësinë
deri në çastin e ligjërimit.Këtë mungesë të formës veprore të kohës së kryer të tejshkuar
mund ta justifikojë dhe fakti se trajta foljore analitike pata+pjesore është e
ndërkëmbyeshme me trajtën tjetër analitike kisha+pjesore në të gjitha ndërtimet
21”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq121ë ”Gramatika praktikee gjuhës
shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë1998,fq161.
22 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.
23 Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe,M.Karapinjalli,Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhe
përdorimi I saj në gjuhën shqipe,2001.,fq.44.
18
sintaksore:në pjesët e varura e kryesore të fjalive të përbëra me nënrenditje,në fjalitë e
thjeshta dhe në fjalitë e përbëra bashkërenditëse.24
-Kush e kishte(pati)ngritur cohën e bardhë?(fjalie thjeshtë fq.25)
- Kishte (pati)pasur ca historiza të rëndomta,porasnjëherë me një grua të bukur,ngaato
të vërtetat.(fjali e përbërë me bashkërenditje-fq.138)
- Një e tillë,nga republikatsovjetike të Baltikut,ku kishte(pati)pasur njëdukuri të
ngjashme,përparase të largohej,la një kumtesë disi të çuditshme.(pjesëe varur- fq.105)
- Nuk kishte(pati)qenë e lehtë që,nëndërgjegjen e tij, të ngjizej ndjesia se burra si doktor
Gurametoja I madh pengonin.(pjesëkryesore- fq.137)
Pra ,duke qenë se dallimet nga ana e kuptimit dhe e përdorimit midis këtyre dy
trajtave analitike janë shumë të pakta,kjo është një arsye e mirë për të pranuar
faktin e mospërdorimit të së kryerës së tejshkuar në asnjë rast me formën e saj
veprore në këtë vepër të Kadaresë.
3.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formë joveprore.
Forma joveprore e të kryerës së tejshkuar në veprën e Kadaresë “Darka e gabuar”
nuk ka raste të shpeshta përdorimi.Numri I tyre në total shkon n ë 14 raste, të
klasifikuara në 11 skeda. Në të gjitha rastet foljet janë përdorur në vetën e III të
numrit njëjës.
Do t’I shohim të klasifikuara në përdorimet e tyre si më poshtë:
 Fjali të përbëra me nënrenditje:
- pjesë kryesore
-Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18)
24 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.45.
19
- pjesë e varur
-Kënga,jovetëm s’dihej nga kush qe ngritur,porkuptimin e kishte të
dyzuar.(fq.130)
-Herë-herë I dukej se ai vetë I qe shmangursë vërtetës.(fq.186)
 Fjali të përbëra me bashkërenditje
-….befas e kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe përmbysur.(fq.195)
-Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngriturshenja,nukpërcaktohej
kurrsesi.(fq.26)
Në këto tipa fjalish përdorimi I trajtës foljore të tipit jovepror të së kryerës së tejshkuar ka
të bëjë me praninë në njërën pjesë të fjalisë së përbërë të trajtave foljore analitike të më
se të kryerës,të pakryerës (shembujt e fj.përb.me bashk.: kishte vënë/ përcaktohej) me të
cilat ajo është në korrelacion kohor.
 Fjali të thjeshta
S’ka asnjë rast përdorimi në “Darka e gabuar” me folje në të kryerën e tejshkuar të
formës joveprore.
Siç shihet rastet më të shpeshta të përdorimit të kësaj kohe në “Darka e gabuar” janë në
fjalitë e përbëra me nënrenditje , qoftë në pjesën kryesore,qoftë në pjesën e varur të
fjalisë.Në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur përdorim më të madh,gjithashtu ajo
është përdorur kryesisht në bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës dëftore,sime:
-më se të kryerën:
 si me formën veprore:
- Vetëtimthi I qe kujtuarçasti kur dëshmitarët kishin parëkrishtin e ngriturnga
varri.(fq.154.)
 Ashtu dhe me joveproren e më se të kryerës p.sh.:
- Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë,ashtu siç nuk ishte
vërtetuar kurrë nëse vajzat dhe nuset e reja rrëmbeheshin vërtet apo…(fq.18)
20
Përdorimi pranë njëra-tjetrës I dy formave sinonimike:qe/ishte vërtetuar bëhet për
qëllime stilistike,për të shmangur monotoninë dhe për ta bërë më shprehës dhe të
larmishëm ligjërimin.Kjo është dhe një nga vecoritë e stilit të Kadaresë.
-të pakryerën: Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngriturshenja,nuk
përcaktohej kurrsesi.(fq.26)
- Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18)
- të kryerën e thjeshtë: Gjetën midis tyre “Vajzën dhe vdekjen” e Shubertit,ashtusiç qe
shkruar në procesverbalet dhee vunënë gramafon gjatë kohës së torturës.(fq.192).
Këtu gjen vend dhe pohimi se: të kryerës së tejshkuar I pëlqen lidhja me aoristin,gjë që u
përmend dhe më sipër.25 Përdorimi I kësaj trajte në bashkëvajtje me të kryerën e thjeshtë
shpjegohet me faktin se që të dyja këto folje shprehin veprime të përfunduara: e para pas
çastit të së shkuarës dhe e dyta pas çastit të ligjërimit.26
25 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.
26 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.48..
21
PËRFUNDIME
Pasi pamë dhe analizuam rastet e përdorimit të trajtave foljore të më se të kryerës
dhe të së kryerës së tejshkuar në format veprore dhe joveprore të tyre,bazuar në
vjeljen shteruese të tyre në veprën e Kadaresë, “Darka e gabuar”, në përfundim
ngrihen disa pyetje të rëndësishme që u prekën disa herë edhe në trajtimet e
mësipërme:
-A mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrënkëto trajta foljore në të gjitha
ndërtimet e mundshme apo jo?
-Në cilat lloj ndërtimesh dhe me ç’lloj lidhëzash nuk ndërkëmbehen dot këto
dy kohë me njëra-tjetrën?
-Krijojnë sinonimi të plotë apo të pjesshme?
- Cila nga dy kohëtsinonimike në të dyja format është më e përdorshme ?
-Në ç’lloj fjalish përdoren më shumë?
-Cilat janë vetat më të përdorshme të këtyre dy kohëve?
Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve do të bazohemi në statistikat e nxjerra për
to,bazuar po tek kjo vepër,por fillimisht do të përmbledhim të dhëna teoriko-
gjuhësore,të paraqitura nga gjuhëtarë të nderuar, lidhur me dendurinë e përdorimit
të këtyre dy kohëve, në mënyrë që ta bëj më bindës mendimin tim lidhur me kohën
e cila gjen përdorim më të shpeshtë :
Në fakt pjesa më e madhe e gjuhëtarëve shqiptarë pranojnë faktin se më se e
kryera është forma që përdoret më tepër dhe e kryera e tejshkuarka
22
përdorim më të rrallë në gjuhën shqipe27,edhe pse të dyja tregojnë parakohësi
lidhur me një çast të së shkuarës.Më se e kryera nuk është gjë tjetër veç një e kryer
e së shkuarës, d.m.th.raporti I saj ndaj së kryerës është I njëjtë I kësaj të fundit
ndaj së tashmes.Kurse e ashtuquajtura e kryer e tejshkuar, për nga tipi I
ndërtimit,duhej të ishte një e kryer e thjeshtë e së shkuarës, d.m.th.raporti I saj ndaj
së kryerës së thjeshtë duhet të ishte I njëjtë me atë të kësaj të fundit ndaj së
tashmes.Poredhe nëse një dallim I tillë midis këtyre dy kohëve ka ekzistuar
ndonjëherë,ajo që I bashkon:tregimi I parakohësisë lidhur me një çast të caktuartë
së shkuarës,ka bërë që të errësohen nuancat aspektore që mund të kenë pasur.Në
këtë mënyrë, më se e kryera e ka zëvendësuar gradualisht të kryerën e tejshkuar,e
cila në shqipen letrare përdoret më rrallë dhe pa ndonjë dallim të qartë kuptimor
prej më se të kryerës.Në mënjanimin e saj do të ketë ndikuar edhe fakti I njohur që
e pakryera e foljeve ndihmëse (kisha/isha) në shqip përdoret edhe me kuptimin e
së kryerës së thjeshtë.Edhe pse folja ndihmëse e më se të kryerës është në formën
e së pakryerës , këto dy forma nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.28
Mirëpo,gjuha nuk krijon dublete të panevojshme,por edhe kur ndodhtë
krijohen,ajo mënjanon njërën prej tyre ,ose I mban në përdorim me kuptime të
diferencuara.Prandaj, edhe njëherë, nuk përjashtohet mundësia që: më se e kryera
të jetë krijuar si një e shkuare së kryerës dhe e kryera e tejshkuar si një e shkuare
së kryerës së thjeshtë. Përndryshe duhet pranuar që njëra prej tyre është përftuar
prej zëvendësimit mekanik të së pakryerës nga ajo e së kryerës së thjeshtë të foljes
ndihmëse dhe anasjelltas (kisha/pata;isha/qeshë).Sidoqoftënë fazën e
dokumentuar të gjuhës shqipe, e kryera e tejshkuar ka ardhur duke u përdorur më
27 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.ë Sh.Demiraj,“Rreth kategorisëgramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën
shqipe”,SF.,1977/3,fq.120
28 .ë Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.120.
23
pak dhe duke u zëvendësuar pothuaj gjithandej nga më se e kryera.29Kjo gjë
rezulton dhe nga statistikat e mëposhtme me të gjitha vjeljet shteruese të
përdorimit të këtyre dy kohëve,ku më se e kryera del me një përparësi prej 626
rastesh në krahasim me të kryerën e tejshkuar:
Tab.1.
Tab.2
Më në fund po I japim kështu përgjigje pyetjeve të ngritura në fillim tek rubrika
“Përfundime”:
- Cila nga këto dy kohë sinonimike përdoret më shumë se tjetra? Më se e
kryera(tab.2)
- Në cilën formë përdoret më tepër kjo kohë?
Në formë veprore.(tab.1)
-Në ç’lloj fjalish përdoret më tepër kjo kohë:të përbëra apo të thjeshta?
Në fjali të përbëra.(tab.3)
29 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,Tiranë,1985,Kreu XXI,Format analitike të së kryerës,fq.810.
Numri total I
skedave
Nr.i foljeve në
më se të kryerën
Forma veprore
Nr.i foljeve në
më se të kryerën
Forma joveprore
Nr. I foljeve në
të kryerën e
tejshkuar
Forma veprore
Nr. I foljeve në
të kryerën
e tejshkuar
Forma joveprore
373 520 126 0 14
Numri total I
skedave
Nr.total I foljeve
në më se të kryer
Nr.total I foljeve në
të kryer të tejshkuar
Nr.total I te
gjitha foljeve të
përdorura në të
dyja kohët
Diferenca
në përdorim
373 646 14 660 626
24
Tab.3
- Cilat veta janë më të përdorshme në të gjitha rastet e vjela?
Për klasifikimin e vetave do të kihet parasysh fakti që 14 rastet e formës joveprore
janë të gjitha të vetës së 3 të nr.njëjës.Numri I foljeve të përdorura në total :660
(tab.2) i korespondondhe numrit të vetave në total:660(tab.4)Siç shihet nga
tabela,veta e tretë e numrit njëjës është veta dominuese,gjë që lidhet me vecoritë e
stilit rrëfimtar të autorit .
V.I(nj) V.II(nj) V.III(nj) V.I(sh) V.II(sh) V.III(sh)
3 4 469 - 1 183
Tab.4
Mirëpo përveç mendimeve të argumentuara nga ana gjuhësore nga gjuhëtarë të
njohur si:K.Cipo,Sh.Demiraj etj.se më se e kryera është forma që përdoret më tepër
se e kryera e tejshkuar,ka dhe mendime se e kryera e tejshkuar nuk është aq e
rrallë sa pandehet. Kjo kohë përdoret:
si një mjet stilistik morfologjik për të shprehurnjë veprim në një të shkuartë
largët,I cili I ka prerë lidhjet me çastin e ligjërimit.
në fjali të varura kushtore,ku ajo mund të ndërkëmbehetme të kryerën e lidhores.30
30 A.Dhrimo,”Rreth trajtës normative të së kryerës sëtejshkuar”,1986/2,Tiranë,fq.73-76.
Koha më se e kryer
Fjali të thjeshta Fjali të përbëra
(bashkë./nënrenditëse)
veprore joveprore veprore joveprore
77 30 308 83
107 391
25
T’u përgjigjemi tani pyetjeve me të cilat lidhet dhe tema e studimit rreth
sinonimisë të dy trajtave kohore të së shkuarës së dëftores:më se të kryerës dhe të
kryerës së tejshkuar:
a)-A mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrënnë të gjitha ndërtimet e mundshme
apo jo?
b) -Në cilat lloj ndërtimesh dhe me ç’lloj lidhëzash nuk ndërkëmbehen dot
këto dy kohë me njëra-tjetrën?
a)Mund të ndërkëmbehen me njëra-tjetrën në të gjitha ndërtimet sintaksore:në pjesët e
varura dhe kryesore të fjalive të përbëra nënrenditëse,në fjalitë e thjeshta e të përbëra me
bashkërenditje.31
 Fjali me nënrenditje
Pjesë kryesore:
-Goditësit ,gjithashtu, ishin tretur/qenë tretur,si t’I kishin përpirë shkurret.(fq.21)
Pjesë e varur:
-Iu duk se vështrimi I Arian Ciut ishte ngulur/qengulurte I njëjti kënd.(fq.183)
 Fjali të përbëra me bashkërenditje:
-Ndërkaq,bombardimi kishte reshtur /pati reshtur vërtet,uturima e tankeve kishte
nisur/pati nisurprapë,veçse tanipo ngjiteshin ngadalë drejtqytetit.(fq.25)
-Kush e kishte(pati)ngritur cohën e bardhë?(fjalie thjeshtë fq.25)
Kur shpreh një veprim të kryer në një të shkuar të largët ,ajo ndërkëmbehet me të kryerën
e plotë.[Ali Dhrimo sjell plot shembuj të përdorimit të së kryerës së tejshkuar duke u
përqëndruar më tepër në format veprore të vetës së III,njëjës( pati/pat+pjesore.)]
b)Në ndërtimet kushtore me lidhëzën po dhemë rrallë me lidhëzën në ,e kryera e
tejshkuar nuk ndërkëmbehet dot me më se të kryerën32.(shembujt për të
31 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.45
26
argumentuar këtë pohim nuk janë marrë nga libri I Kadaresë,sepsenuk rezultoi
asnjë rast kur lidhëzat po,në,të shoqëronin folje në të kryer të tejshkuar,por janë
shfrytëzuar shembujt e sjellë nga M.Karapinjalli , “Trajta foljore e tipit pata
larë(qeshë larë)dhepërdorimi i saj në gjuhën shqipe”,fq.46)
-Po pati rënë dëborë,ngjitja në mal do të jetë e vështirë.
Nuk ka kuptim të shprehemi:Po kishte rënë dëborë….. E kryera e tejshkuar mund
të ndërkëmbehet në këtë rast me të kryerën e lidhores:Po të ketë rënë…..
-Krijojnë sinonimi të plotë apo të pjesshme?
Dallimet kuptimore dhe përdorimore ndërmjet këtyre dy trajtave janë shumë të
pakta,dhe konkretisht:33
1.mosndërkëmbimi I tyre në ndërtime kushtore me lidhëzat:po,në.
2.përdorimi më I pakët I trajtës foljore pata larë ndaj trajtës së tipit kisha larë.
3.ekzistenca e një forme të mbipërbërë për më se të kryerën(kishte pasëlarë) dhe
mungesa e një forme të tillë për të kryerën e tejshkuar.
Sinonimia e plotë krijohet kur ka përputhje të plotë të varianteve semantike të
fjalës,.Ato mund të zëvendësohen në mënyrë të ndërsjelltë në cdo kontekst.Mirëpo
ne vumë re se në ndërtime kushtore me lidhëzat po/në e kryera e tejshkuar nuk
mund të zëvendësohet në mënyrë të ndërsjelltë nga më se e kryera.Pra sinonimia
që krijojnë në mes tyre është e pjesshme,relative.
32 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.46
33 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.46
27
BIBLIOGRAFIA
1. AKADEMIA E SHKENCAVE,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE 1”,TIRANË,2002.
2. BALLHYSA.A.,”GJUHA DHE PËRDORIMI I SAJ”,UE.,ELBASAN
3. BECI.B.,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE PËR TË GJITHË”,TIRANË,2004
4. CIPO.K., “GRAMATIKA SHQIPE”,TIRANË,1949
5. ÇELIKU.M.,KARAPINJALLI.M.,STRINGA.R., ”GRAMATIKA PRAKTIKE E
GJUHËS SHQIPE”TIRANË,2002.
6. DEMIRAJ.SH.,”GRAMATIKA HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE”,TIRANË,1985.
7. DEMIRAJ.SH.,“Rreth kategorisë gramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën
shqipe”,SF.,1977/3,.
8. DHRIMO.A.,”Rreth trajtës normative të së kryerës së tejshkuar”,1986/2,TIRANË.
9. “ GJUHA LETRARE SHQIPE PËR GJITHË”,SHBLSH,TIRANË,1976
10. HIDRI.A.,Kritikë e bibliografi,”STUDIME FILOLOGJIKE”,1987/2.
11. ISLAMAJ.SH.,Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe,”GJUHA JONË”,1985/3
12. ISLAMAJ.SH,Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe,”STUDIME
FILOLOGJIKE”,1986/4
13. KARAPINJALLI.M.,”KËRKIME DHE STUDIME NË FUSHËN E GJUHËS
SHQIPE”,Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhe përdorimi i saj në gjuhën
shqipe,2001
14. MANSAKU.S.,Rreth sinonimisë sintaksore në shqipen e sotme letrare,”GJUHA
JONË”,1985/1
15. SADIKU.Z.,Rreth sinonimisë së kohëve të shkuara të shqipes,”GJUHA JONË”,1981/1
16. THOMAI.J.,”LEKSIKOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”,TIRANË,2011

More Related Content

What's hot (14)

Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Test shqip
Test shqipTest shqip
Test shqip
 
Gjuha shqipe dhe huazimet
Gjuha shqipe dhe huazimetGjuha shqipe dhe huazimet
Gjuha shqipe dhe huazimet
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 
Lakimi emrit
Lakimi emrit Lakimi emrit
Lakimi emrit
 
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeSintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
Citimi dhe Shenimet
Citimi dhe ShenimetCitimi dhe Shenimet
Citimi dhe Shenimet
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalës
 
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
 

More from Edlira Ekmekciu

More from Edlira Ekmekciu (10)

Me se e kryera dhe e kryera e tejshkuar e deftores
Me se e kryera dhe e kryera e tejshkuar e deftoresMe se e kryera dhe e kryera e tejshkuar e deftores
Me se e kryera dhe e kryera e tejshkuar e deftores
 
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropianeShqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
Shqipja ne gjuhet indoevropiane indoevropiane
 
Greqia
GreqiaGreqia
Greqia
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Roma e vjeter
Roma e vjeterRoma e vjeter
Roma e vjeter
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshem
 
Standardet e reja te mesuesit
Standardet e reja te mesuesitStandardet e reja te mesuesit
Standardet e reja te mesuesit
 
Drejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjikDrejtori si lider pedagogjik
Drejtori si lider pedagogjik
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
 

Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar

  • 1. 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ‘’ALEKSANDËR XHUVANI’’ FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE MASTER SHKENCOR:GJUHËSI VITI I LËNDA:LEKSIKOLOGJI TEMA: SINONIMIA E MË SE TË KRYERËS ME TË KRYERËN E TEJSHKUAR (NË VEPRËN E KADARESË:”DARKA E GABUAR”) PUNOI:EDLIRA EKMEKCIU ELBASAN, 2013
  • 2. 2 PASQYRA E LËNDËS Hyrje 1.Kreu I:Sinonimia 1.1.Vështrim I përgjithshëm për sinoniminë 1.1.1.Lloje të ndryshme sinonimish. 2.Kreu II:Koha më se e kryer 2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore. 2.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore. 2.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore. 3.Kreu III:Koha e kryer e tejshkuar 3.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore. 3.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore. 3.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore. Përfundime Referenca/Bibliografi. HYRJE
  • 3. 3 Sinonimia mbetet një temë e trajtuar dhe e studiuar teorikisht nga shumë gjuhëtarë.Ajo shfaqet në lloje të ndryshme,jo vetëm si sinonimi leksikore ,pordhe ne aspektin gramatikor,semantik,frazeologjik,stilistik, duke synuar të pasurojë gjuhën.Siç vërehet në praktikë,sinonimet zënë një vend të rëndësishëm në tekste letrare duke krijuar nevojën për një studim të thelluar në drejtim të tyre.Është i pranuar tashmë fakti se bazë e formimit të stileve të një gjuhe janë sinonimet,sepse ofrojnë mundësi të pakufizuara për zgjedhjen e mjeteve leksiko-semantike me ngarkesa emocionale të theksuara. Duke qenë një fushë e gjerë dhe e larmishme,sinonimia më tërhoqi për t’u bërë kështu dhe objekt I punës sime studimore.Tema e studimit tim do të ketë të bëjë me sinoniminë gramatikore mes dy trajtave foljore të së shkuarës të mënyrës dëftore:të më se të kryerës dhetë kryerës së tejshkuar .Studimi për sinoniminë gramatikore do ta bazohet në veprën letrare “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë,me nr.faqesh :207,viti I botimit 2008,Shtëpia Botuese “Onufri”. Më tërhoqi kjo temë për vetë faktin se kohët e sipërpërmendura janë jo vetëm kohë me përdorime sinonimike,por paraqesin dhe specifikat e veta në përdorim. Qëllimi I punës sime është të tregoj: jo nëse ekziston sinonimia mes këtyre trajtave foljore,sepse kjo është vërtetuar tashmë nga gjuhëtarë të ndryshëm,por: -A mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrën në të gjitha ndërtimet e mundshme apo jo? (për t’u bindur nëse krijojnë sinonimi të plotë ,kur trajtat sinonimike karakterizohen me marrëdhënie të njëjta ndaj veçorive të caktuara semantike, apo krijojnë sinonimi të pjesshme.) - Cila nga dy kohëtsinonimike në të dyja format është më e përdorshme ? -Në cilat lloj ndërtimesh dhe me ç’lloj lidhëzash nuk ndërkëmbehen dot këto dy kohë me njëra-tjetrën?
  • 4. 4 Gjithashtu do të hetohen rastet për të parë: -Krijojnë sinonimi të plotë apo të pjesshme? -Në c’lloj fjalish përdoren më shumë? -Cilat janë vetat më të përdorshme të këtyre dy kohëve? Foljet në kohët e sipërpërmendura janë klasifikuar sipas formës:në veprore e joveprore, si dhe sipas vetave.Gjithashtu janë hetuar përdorimet e tyre në pjesë të varura e të pavarura të fjalive të përbëra,në fjali të thjeshta.Janë hetuar rastet me kujdes, për të parë se me cilat kohë foljore shkojnë më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar dhe në cilat ndërtime dhe me cilat lloj lidhëzash të këtyre ndërtimeve mund të ndërkëmbehen ose jo ato. Në punën time kam vlerësuar si tekst bazë veprën “Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe” të As.Prof.Dr.Mustafa Karapinjalli.Më ka ndihmuar gjithashtu dhe “Gramatika e gjuhës shqipe 1”,botim I Akademisë së Shkencave , “Gramatika shqipe” me autor Kristaq Cipo, “Gjuha dhe përdorimi I saj” nga prof.as.dr.A.Ballhysa dhe “Leksikologjia e gjuhës shqipe “ nga J.Thomai,si dhe disa artikuj per sinoniminë,botuar në “Studime filologjike”e “Gjuha jonë”. Tema është konceptuar në tri krerë: -Në kreun e parë jepet një panoramë e përgjithshme e përmbledhur për sinoniminë,llojet e saj ,duke u ndalur pak më shumë te sinonimia gramatikore,e cila na intereson për punën. -Në kreun e dytë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës më se e kryer të dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si dhe zbatimet e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj në veta të ndryshme apo në lloje të ndryshme fjalish. -Në kreun e tretë jepet një panoramë e përgjithshme e kohës së kryer të tejshkuar të dëftores,përkufizime të kësaj kohe nga gjuhëtarë të ndryshëm shqiptarë ,si dhe zbatimet
  • 5. 5 e kësaj kohe në format veprore e joveprore dhe përdorimi I saj në veta të ndryshme,dhe në lloje të ndryshme fjalish. -Në përfundim ,bazuar në argumente teorike gjuhësore ,si dhe përmes tabelave me të dhëna:për numrin e foljeve veprore e joveprore në të dyja kohët , për vetat në të cilat janë përdorur foljet,per llojin e fjalive në të cilat janë përdorur foljet ,jepet mendimi përfundimtar lidhur me faktin se:ç’lloj sinonimie ekziston mes këtyre dy trajtave foljore:e plotë apo e pjesshme, cila nga këto dy kohë është më e përdorshme dhe cila është më e rrallë në përdorim,gjithmonë duke u bazuar në vjeljen shteruese të rasteve me përdorim të kohës më se të kryer dhe të kryer të tejshkuar në veprën e Kadaresë, “Darka e gabuar”.
  • 6. 6 1.Kreu I:Sinonimia 1.1.Vështrim I përgjithshëm për sinoniminë 1.1.1.Lloje të ndryshme sinonimish. ___________________________________________________________________ 1.1.VështrimI përgjithshëm për sinoniminë Sinonimia në gjuhën shqipe mbetet një temë e trajtuar dhe e studiuar teorikisht nga shumë gjuhëtarë.Ajo lidhet me nivelin leksikor të gjuhës,nivel në të cilin vështrohet ajo nga gjuhësia tradicionale.Në gjuhësinë e sotme ky nocion është shtrirë dhe në nivelin morfologjik e sintaksor1,duke bërë që sinonimia të shfaqet në lloje të ndryshme,jo vetëm si sinonimi leksikore ,pordhe në aspektin gramatikor,semantik,frazeologjik,stilistik, duke synuar të pasurojë gjuhën.Siç vërehet në praktikë,sinonimet zënë një vend të rëndësishëm në tekste letrare duke krijuar nevojën për një studim të thelluar në drejtim të tyre. Sinonimia lidhet me mundësinë e zgjedhjes në gjuhë dhe përfshin mjete e ndërtime që japin të njëjtin kuptim,por që dallohen nga ana shprehëse emocionuese dhe ngjyrimet.2. Duke pranuar se “sinonimia është nocion sinkronik” , Sh.Islamaj thekson se” sinonimia është identitet I aftësisë së bashkimit të fjalëve të ndryshme në një etapë të gjuhës.”3 Lidhjet semantike janë :të kushtëzuara e të pakushtëzuara.Lidhjet semantike të pakushtëzuara janë dy farësh:barazie(ndërmjet fjalëve me kuptim të njëjtë) dhe ngjashmërie(ndërmjet fjalëve me kuptim të afërt,me kuptim të kundërt,ndërmjet fjalëve të një klase leksiko-semantike).4Pra tek lidhjet e barazisë dhe ato të ngjashmërisë(vetëm ndërmjet fjalëve me kuptim të afërt) është fjala për sinonimet,term që vjen nga greqishtja:synonimos,që do të thotë :me kuptim të barabartë.Përfjalët sinonime, duhet patur parasysh se I takojnë të njëjtës pjese ligjërate.Sinonimet mund të jenë: 1 S.Mansaku.,Rreth sinonimisë sintaksore në shqipen e sotme letrare,”Gjuha jonë”,1985/1 2 Sh.Islamaj.,Çështjetë sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe,”Gjuha jonë”,1985/3,fq.36. 3 A.Hidri.,Kritikëe bibliografi,”StudimeFilologjike”,1987/2. 4 J.Thomai.”,Leksikologjia e gjuhës shqipe”,Tiranë,2011,fq.150.
  • 7. 7 -të plota-përputhje të plotë të varianteve semantike të fjalës,.Ato mund të zëvendësohen në mënyrë të ndërsjelltë në cdo kontekst. -të pjesshme-përputhje e pjesshme e varianteve semantike të fjalës. Tek sinonimet shfaqet më së miri aftësia e sistemit gjuhësor për të pasur disa shenjues për të njëjtin të shenjuar.5 1.1.1.Llojetë ndryshme sinonimish. Më sipër përmendëm se sinonimia lidhet me nivelin leksikor të gjuhës,nivel në të cilin vështrohet ajo nga gjuhësia tradicionale.Në gjuhësinë e sotme këto nocione janë shtrirë dhe në nivele të tjera duke bërë që sinonimia të shfaqet në lloje të ndryshme,jo vetëm si sinonimi leksikore ,pordhe në aspektin gramatikor,semantik,frazeologjik,stilistik, duke synuar të pasurojë gjuhën. 1.Sinonimia leksikore:ka shtrirje të gjerë në leksikun e gjuhës.Sinonime leksikore merren fjalët me kuptime të afërta osetë njejta,por të ndryshme nga ana tingullore,pra janë ato fjalë që emërtojnë po atë send,gjë apo dukuri të realitetit duke e vecuar,dalluar atë nga anë apo pikëpamje të ndryshme . -Iu dukse vështrimi(shikimi) IArian Ciut ishte ngulurte I njëjti kënd.(qosh,cep)(fq.183) 2.Sinonimia sintaksore:është shprehje e pavarësisë së strukturave gjuhësore nga strukturat logjike-mendimore.E njejta përmbajtje e mendimit shprehet me struktura të ndryshme të organizuara sipas ligjeve të vetë gjuhës.Kjo lloj sinonimie në fjali lidhet me pranimin e një modeli bazë ose tipik të fjalisë,I cili formon sinonimi me fjali të tjera të zgjeruara me mjete ndihmëse ose të modifikuara stilistikisht e gramatikisht mbi bazën e këtij modeli.6 -I burgosuri pranonte për herë të parë,se komplotistiI kishte dhënë shenjë.(fq.154) -I burgosuripranonte për herë të parë dhënien e shenjës nga komplotisti. 5 A.Ballhysa.,Gjuha dhepërdorimi I saj,fq.118 6 S.Mansaku.,vepër e cituar,fq.134.
  • 8. 8 3.Sinonimia stilistike:del “jo vetëm si një varg fjalësh e shprehjesh me nuanca të shumta dhe të ndryshme kuptimi,por si kundërvënie e tyre në një rreth që ka një mjet qendror asnjanës”.7Sinonimet stilistike përdoren në rrafsh shprehës dhe mbresëlënës :as që çaj kryet/as që çaj kokë(fq.80) 4.Sinonimet ideografike:kanë vetëm nuancë kuptimore. Dysorët ose vargjet sinonimike formohen me gjymtyrë sinonimike të plota. Gjithësesi, sinonimet ideografike mund të dallohen me një nuancë të kuptimit të përgjithshëm:ma mori mendja-mëshkoi mendja(fq.56-57) 5.Sinonimia frazeologjike:përftohet kur frazeologjizmat mund të jenë sinonime midis tyre.Sinonimet frazeologjike mund të jenë:sinonime ndërmjet fjalëve dhe njësive frazeologjike dhe sinonime ndërmjet dy a më shumë njësive frazeologjike.8 -Të tjerët,pa marrëvesh(kuptuar) asgjë,e ndiqnin atëkuvendim të çartur./…aq sa tani nuk kuptohej(merrej vesh) më,cili prej tyre mund t’I jepte urdhra tjetrit.(fq.56) 6.Sinonimia gramatikore:ështëe lidhur me dukurinë e polisemisë.Trajtat gramatikore të kohës së shkuar të shqipes karakterizohen nga një shkallë e lartë polisemie.Sinonimet gramatikore nuk janë thjesht barazime mekanike,zëvendësimi I trajtave gramatikore në kryerjen e funksioneve të caktuara semantike nuk mund të trajtohet si fakt I vlerave semantike të njejta të tyre.Kjo I dallon këto lloj sinonimesh nga ato leksikore.Parimisht,sinonime gramatikore nuk kemi në raste kur dy trajta gramatikore s’mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në kryerjen e një funksioni të caktuara semantik.Kjo vlen kryesisht për trajta gramatikore që përkitazi me një veçori të caktuar semantike a me një tërësi të tillë kundërvihen sipas parimit të kundërvënies mungesore.Në raste të tjera përdorimi sinonimik është I mundshëm.Në cdo rast konkret të përcaktimit të marrëdhënieve sinonimike duhet të kihet parasysh kjo:cilat veçori semantike shpreh një trajtë gramatikore zëvendësuese në kryerjen e një funksioni të caktuara semantik dhe cilat do t’I shprehte trajta gramatikore e zëvendësuar.Nëse trajta zëvendësuese aktualizon të 7 Sh.Islamaj.,Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipeë”Gjuha jonë”,1985/3,fq.36. 8 Sh.Islamaj.,Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe,”Studime filologjike”,1986/4,fq.120
  • 9. 9 njëjtën shumë të veçorive semantike,atëherë sinonimia do të jetë e plotë,absolute.Në raste të tjera sinonimia gramatikore është e pjesshme,relative.9 -E di,e di ,ishte përgjigjur.(fq.189)(mëse e kryer)/-E di,e di,qepërgjigjur(kryer e tejshkuar) 2.KREU II:Koha mëse e kryer. 2.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore. 2.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore. 2.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore. __________________________________________________________ 2.1.VështrimI përgjithshëm për kohën më se të kryer të mënyrës dëftore. Në literaturën gjuhësore shqiptare trajta foljore e tipit: kisha(isha)+pjesore e një foljeje,p.sh.kisha(isha) larë,emërtohet me terma të ndryshëm,si:  Plusquamperfekt10 :Këtë kohë K.Cipo e rendit në grupin e kohëve të përngjitura dhe e cilëson si një kohë relative që s’mund të përdorete veçuar,por gjithmonë në lidhje e marrdhënie me një kohë tjetër,qoftë kjo formalisht e shprehur osee nënkuptuar.Puna që tregon kjo kohë,gjithmonë duke iu referuar K.Cipos , është një punë e bërë më parë nga një tjetër,por dhe kjo tjetra është punë e kryer.  E kryer e plotë11 :Ajo klasifikohet si një nga pesë format e kohës themelore të së shkuarës.  Më se e kryer12 :kuptimi themelor i saj është të tregojë një veprim të përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës,I cili : 9 Z.Sadiku.,Rreth sinonimisë së kohëve të shkuara të shqipes,”Gjuha jonë”,1981/1,fq.34 10 Termi është përdorur nga K.Cipo në “Gramatika shqipe”,Tiranë,1949,fq.113 11Termi është përdorur në”Gjuha letrare shqipepër të gjithë”,SHBLSH,Tiranë,1976,fq.103. 12 Termi është përdorur në”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq.111,120,”Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq.289,314ë”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.StringaëTiranë,1998,fq.160.
  • 10. 10 a).mund të lidhet me çastin e caktuar të së shkuarës nëpërmet pasojave osevijimit deri në atë çast. b).mund të mos ketë lidhje me çastin e caktuar të së shkuarës. Në tekstet shkollore ajo klasifikohet si një nga 4 kohët e përbëra të mënyrës dëftore dhe një nga pesë format e kohës themelore të së shkuarës dhe që së bashku me të kryerën e tejshkuar si kohë relative krijojnë kundërvënie me karakter kohor me format e tjera kohore të së shkuarës13. Pavarësisht emërtimeve të ndryshme, në të gjitha studimet gjuhësore shqiptare theksohet se kjo kohë tregon një veprim osenjë gjendje që ka përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës dhe se ajo formohet duke I shtuar përpara pjesores së foljes,foljen “kam”në kohën e pakryer14(format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses kam) kur bëhet fjalë për formën veprore dhe format vetore të kohës së pakryer të ndihmëses jam kur bëhet fjalë për formën joveprore.)  Forma joveprore: -Nga e majta kishin qytetin e parë shqiptarqë aq herë u ishte shfaqur në ëndrra.(fq.102) -E megjithatë ,doli se ishte hapur vërtet.(fq.24)  Forma veprore: -Ajo kishte gjëmuar gjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72) -Ata ishin mjekë,ata kishin bërë betimin e Hipokratit.(fq.133.) Kuptimi I më se të kryerës përcaktohet nga konteksti.Më se e kryera mund të përdoret si një e kryer e së shkuarës oseme vlerën e një të kryere të thjeshtë.Kur dy veprime janë kryer në kohë të ndryshme të së shkuarës,ai që është kryer më parë,shprehet zakonisht me njërën nga dy kohët relative të së shkuarës,kurse veprimi I dytë,sipas rastit,me anë të njërës nga kohët absolute të së shkuarës.15 13 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.712. 14Shih” Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq149,160ë ”Gramatika e gjuhës shqipe1”,botim I Akademisë së Shkencave,Tiranë,2002,fq.289. 15 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,1985,Kategoria gramatikore e kohës,fq.713.
  • 11. 11 -Në ato çaste u ndërmendën aq histori pengjesh,sa c’nuk ishin kujtuar vite me radhë.(fq.59) -Ndërkaq,hetuesite ndieninse guva I kishte futur nën zotërimin e saj.(fq.134) Megjithëse folja ndihmëse e më se të kryerës(kisha/isha) është në formën e së pakryerës, këto dy forma kohore nuk kanë lidhje midis tyre.E pakryera për nga nuancat aspektore lidhet vetëm me të tashmen dhe nga kjo pikëpamje ,këto dy kohë u kundërvihen të gjithë formave kohore të tjera të së shkuarës.Si rrjedhim,koha e tashme e ligjëratës të drejtë,në ligjëratën e zhdrejtë kthehet në të pakryerën,e cila është një e tashme e së shkuarës.16Po kështu e kryera e thjeshtë dhe e kryera ,nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë,kur çasti,që merret si bazë për raportin e parakohësisë transponohet nga e tashmja në të shkuar,kthehen në më se të kryer.Në të gjitha rastet veprimi paraqitet I përfunduar dhe historikisht janë një e kryer e thjeshtë e së shkuarës.17 Kjo duket qartë në periudhat e mëposhtme me ligjërata të zhdrejta,të cilat po të kthehen në ligjëratë të drejtë ,foljet do të kthehen në kohët e sipërpërmendura,sipas kuptimit të tyre kohor. -Të shumtëishin ata që thoshin se e kishin pritur t’I binte maska si filogjerman që ishte…(fq.32) -Të shumtëishin ata që thoshin:”E kemi priturt’I bjerë maska si filogjerman që është…”(e kryer) -Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh që fjalët që sapo kishte thënë I kishin dhënë një kënaqësi që e kapërcente atë të hetimit.(fq.136) -Ai tundi kryet si njeriu që nuk e fsheh :” Fjalët që sapo tha I dhanë një kënaqësi…”(e kryer e thjeshtë) -E di,e di ,ishte përgjigjur.(fq.189) -“E di,e di”,-u përgjigj.(ekryer e thjeshtë) 16 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.714,sh.edheXIX/2,fq.740 17 Sh.Demiraj,vepër e cituar,fq.715,sh.edheXXI/20,fq.810
  • 12. 12 2.1.1.Zbatime të më se të kryerës në formën veprore. Forma veprore e më se të kryerës ,në veprën “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë gjen një përdorim të madh.Këtë e tregon numri I madh I rasteve të vjela.Ky numër shkon në 520 raste të përdorura në një numër në total prej 373 skedash.Në përdorimet e formës veprore veta më e përdorshme është veta III,njëjës,me 313 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës me 200 raste përdorimi, 3 raste në vetën I njëjës,4 raste në vetën II njëjës.  Disa shembuj me vetën e III,njëjës -Ç’kishte dashur të thoshte I burgosurinë atë ag të thellë të 6 marsit 1953?(fq.205) -I burgosuri pranonte për here të parë,se komplotisti I kishte dhënë shenjë.(fq.154)  Disa shembuj me vetën e III, shumës -Kishin pritur me orë të tëra midis acarit të shkurtit mbërritjen e avionit.(fq.155) -Sapoia kishin dhënë dosjen,përmasatplanetaretë saj e kishin shtangur.(fq.189) Gjithashtu,po në këtë formë janë përdorur edhe disa folje në veta të tjera,si:  3 raste në vetën I njëjës -Ishte një ëndërr imja,që ia kisha treguar vetëm atij.(fq.163) -Për fajin tim,ngaqë të besova ty,I shtyrë nga mallëngjimi.mendjelehtë -sisht,I kisha nisurdrejt vdekjes.(fq.45) -Kur qëllonte që dikujt I tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha lexuar te Karl Maye…(fq.43)  4 raste në vetën II njëjës -Kur qëllonte që dikujt i tregoja për ty dhe për Shqipërinë,siç e kisha lexuar te Karl Maye dhe siç m’a kishe thënë ti…(fq.43) -Të kujtohet kur më kishe thënë se kishe parë një herë një ëndërr …(fq.44) -Dhe kështu u nisa hareshëm në vendin e besës,sic më kishe thë në ti…(fq.44) Forma veprore e më se të kryerës përdoretnë të gjitha ndërtimet sintaksore.Ja disa shembuj përdorimesh të saj në lloje të ndryshme fjalish:
  • 13. 13  Fjali të thjeshta: -Ora kishte kaluar tre pas mesnate.(fq.154) -Përse Stalini kishte zgjedhur pikërisht Gjirokastrën?(fq.119) -Natyrisht që kishte dyshuar gjithë kohë n.(fq.153)  Fjali të përbëra me bashkërenditje: -Ndërkaq,bombardimi kishte reshtur vërtet,uturima e tankeve kishte nisurprapë ,veçse tani po ngjiteshin ngadalë drejt qytetit.(fq.25) -Ajo kishte gjëmuar gjithënatën,të gjithë e kishin dëgjuar.(fq.72)  Fjali të përbëra me nënrenditje: Pjesë kryesore: -Ligështimi e kishte kapluar qytetin kur ndodhidiçka e papritur,që u dha fund mëdyshjeve.(fq.12) -Kishte kujtuar se ndërprerjet në trajtë breshri ishin mjeti më I mire për ta coroditur viktimën.(fq.160) -Kishte folur një copë herë për ato që dinte lidhur me bisedimet e fshehta për gjermanët.(fq.160) Pjesë e varur: -Gurameton e gjetën,siç e kishin lënë,shtrirë sipër kashtës.(fq.196) -S’e dija që ia kishin këputurgishtat.(fq.197) Nga rastet e vjela shihet se në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur përdorim më të madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës dëftore,si me: -të kryerën e thjeshtë: -Atëherë I pa të gjithë të shtrirë aty ku I kishte zënë hera…(fq.68) -Pas dy orësh shkuan të dy në spital,për të marrë veglat e kirurgjisë së doktor Gurametos,atoqë kishte sjellë dikur nga Gjermania….(fq.192) -të pakryerën
  • 14. 14 -S’e dija që ia kishin këputurgishtat.(fq.197) -…si ishte e mundurqëai që zhbironte gjithçka nuke kishte marrë dot vesh zanafillën e së keqes së vet?(fq.186) Në këto raste shihet se veprimi I shprehur me foljen veprore të më se të kryerës është kryer më parë se ai I foljes në të pakryer apo të kryer të thjeshtë. 2.1.2.Zbatime të më se të kryerës në formën joveprore. Forma joveprore e më se të kryerës gjen një përdorim prej 126 rastesh. Kjo do të thotë se edhe kjo formë gjen përdorim të konsiderueshëm,krahas formës veprore. .Në përdorimet e formës joveprore veta më e përdorshme është veta III,njëjës,me 82 raste, e ndjekur më pas nga veta III, shumës, me 43 raste përdorimi dhe 1 rastnë vetën II,shumës.  Disa shembuj me vetën III,njëjës: -Ai qenkësh ndryshuarpak,porjo ashtu siç ishte menduar.(fq.90) -Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,në të vërtetë,ishte tjetër gjë.(fq.87)  Disa shembuj me vetën III, shumës: -Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167) -Nuk ishte e vështirë të kuptohej:zonjat ishin thyer.(fq.162)  1 rast në vetën II,shumës. -Ishit marrë vesh me njëri-tjetrin.(fq.149) Edhe forma joveprore,ashtu si forma veprore merr pjesë në çdo lloj ndërtimi sintaksor: -Në fjali të thjeshta: -Asnjë shenjë smire nuk ishte shfaqurkurrë midis doktor Gurametos së madh dhedoktor Gurametos së vogël.(fq.7)
  • 15. 15 -Në tryezën e darkës ishin thënë të gjitha.(fq.167) -Përgjegjësi I guvës ishte bashkuar me ta.(fq197) -Në fjali të përbëra me bashkërenditje: -Ishin penduar ose ,më saktë,hiqeshin të penduarpër të? (fq.157) -Gjithë atë ditë të pafundme,të dyhetuesit,bashkë me shefat e tyre ishin lidhurshumë herë me Tiranën e Tirana,ngaana e saj ishte lidhurme shefa të tjerë të kampit të madh komunist,ndoshta,meStalinin vetë ,për këtë hetim.(fq.139-140) -Në fjali të përbëra me nënrenditje: Pjesë kryesore: -Goditësit ,gjithashtu, ishin tretur,si t’I kishin përpirë shkurret.(fq.21) -Nëse ishte një përrallë,prej kujt ishte shpikur,prejshqiptarëveapo prej gjermanëve?(fq.157) -Fill pasdarkës,në vend që të fashiteshin,ishin shtuar.(fq.147) Pjesë e varur: -Iu duk se vështrimi I Arian Ciut ishte ngulurte I njëjti kënd.(fq.183) -Ajo që ishte dukursi një zhvendosje e zakonshëm trupash,nëtë vërtetë,ishte tjetër gjë.(fq.87) Në këta shembuj duket që edhe më se e kryera joveprore shkon me folje absolute të së shkuarës, si e pakryera dhe e kryera e thjeshtë.
  • 16. 16 3.KREUIII:Koha e kryer e tejshkuar. 3.1.Vështrim I përgjithshëm për kohën e kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore. 3.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore. 3.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën joveprore. __________________________________________________________________ 3.1.Vështrim I përgjithshëm për kohëne kryer të tejshkuar të mënyrës dëftore. Në literaturën gjuhësore shqiptare ,trajta foljore analitike e tipit:pata(qeshë)+pjesore e një foljeje emërtohet me terma të tillë si:  Aorist I dytë:tregon punë që është kryer para një tjetre,po që të dyja në kohë të shkuar.I pëlqen lidhja me aoristin.18 - Qe kthyer pastajnë shtëpi,për t’I thënë t’et:e kreva porosinë,në kohën që te dera qe shfaqur I vdekuri….…(fq.37)  E ashtuquajtur e kryer e tejshkuar:si një formë kohore e kohës themelore të së shkuarës.19  E kryer e tejshkuar:tregon një veprim a një gjendje që ka përfunduar para një çasti të caktuar të së shkuarës dhe që zakonisht nuk ka lidhje me këtë çast.20 Pra ,pavarësisht emërtimeve të ndryshme kjo kohë foljore formohet duke I shtuar përpara pjesores së një foljeje, foljen kam në kohën e kryer të thjeshtë për formën veprore dhe të gjitha format vetore të foljes jam në kohë të kryer të thjeshtë për formën joveprore: - Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18) 18 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115. 19 Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.118. 20”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë,1998,fq161.
  • 17. 17 Duke qenë se kuptimi themelor I kësajkohe është të tregojë një veprim të përfunduar para një çastitë së shkuarës,në këtëkuptim,kjo kohë del sinonime me më se të kryerën.Nga këto dy forma gramatikore sinonime me njëra-tjetrën në gjuhën e sotme letrare përdoret më tepër më se e kryera,kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë,21 gjë që duket dhe në rastete pakta të gjetura në vepër.(megjithëse ka dhe mendime ndryshe,të cilat do trajtohen më poshtë). Kjo dukuri lidhet edhe me dukurinë e zëvendësimit të së kryerës së thjeshtë të foljeve kam/jam nga forma e së pakryerës,ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta. - Asnjë shenjë smire nuk ishte(=qe)shfaqur kurrë midis doktor Gurametossë madh dhe doktor Gurametos së vogël.(fq.7) -Jo vetëm ai,por as shtëpia,prejpullazit të së cilës qe (=ishte) ngritur shenja,nuk përcaktohej gjithsesi.(fq.26) 3.1.1.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formën veprore. Nga rastet e vjela në librin “Darka e gabuar”nuk rezulton asnjë rast me folje në kohën e kryer të tejshkuar ,në formën veprore.Kjo të çon edhe njëherë të mendosh se kjo kohë nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën shqipe.22 Duke qenë sinonime me më se të kryerën ,ajo dhe ndërkëmbehet më shpejt me më se të kryerën,pasi dhe diferenca në planin aspektor ndërmjet kisha/pata+pjesore humbet për shkak të largësisë më të madhe me çastin e ligjërimit23,diferencë ,e cila bëhet më e papërfillshme në raport me largësinë deri në çastin e ligjërimit.Këtë mungesë të formës veprore të kohës së kryer të tejshkuar mund ta justifikojë dhe fakti se trajta foljore analitike pata+pjesore është e ndërkëmbyeshme me trajtën tjetër analitike kisha+pjesore në të gjitha ndërtimet 21”Gramatika e gjuhës shqipepër të gjithë”,B.Beci,Tiranë,2004,fq121ë ”Gramatika praktikee gjuhës shqipe”,M.Celiku,M.Karapinjalli,R.Stringa,Tiranë1998,fq161. 22 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115. 23 Kërkime dhe studime në fushën e gjuhës shqipe,M.Karapinjalli,Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhe përdorimi I saj në gjuhën shqipe,2001.,fq.44.
  • 18. 18 sintaksore:në pjesët e varura e kryesore të fjalive të përbëra me nënrenditje,në fjalitë e thjeshta dhe në fjalitë e përbëra bashkërenditëse.24 -Kush e kishte(pati)ngritur cohën e bardhë?(fjalie thjeshtë fq.25) - Kishte (pati)pasur ca historiza të rëndomta,porasnjëherë me një grua të bukur,ngaato të vërtetat.(fjali e përbërë me bashkërenditje-fq.138) - Një e tillë,nga republikatsovjetike të Baltikut,ku kishte(pati)pasur njëdukuri të ngjashme,përparase të largohej,la një kumtesë disi të çuditshme.(pjesëe varur- fq.105) - Nuk kishte(pati)qenë e lehtë që,nëndërgjegjen e tij, të ngjizej ndjesia se burra si doktor Gurametoja I madh pengonin.(pjesëkryesore- fq.137) Pra ,duke qenë se dallimet nga ana e kuptimit dhe e përdorimit midis këtyre dy trajtave analitike janë shumë të pakta,kjo është një arsye e mirë për të pranuar faktin e mospërdorimit të së kryerës së tejshkuar në asnjë rast me formën e saj veprore në këtë vepër të Kadaresë. 3.1.2.Zbatime të së kryerës së tejshkuar në formë joveprore. Forma joveprore e të kryerës së tejshkuar në veprën e Kadaresë “Darka e gabuar” nuk ka raste të shpeshta përdorimi.Numri I tyre në total shkon n ë 14 raste, të klasifikuara në 11 skeda. Në të gjitha rastet foljet janë përdorur në vetën e III të numrit njëjës. Do t’I shohim të klasifikuara në përdorimet e tyre si më poshtë:  Fjali të përbëra me nënrenditje: - pjesë kryesore -Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18) 24 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.45.
  • 19. 19 - pjesë e varur -Kënga,jovetëm s’dihej nga kush qe ngritur,porkuptimin e kishte të dyzuar.(fq.130) -Herë-herë I dukej se ai vetë I qe shmangursë vërtetës.(fq.186)  Fjali të përbëra me bashkërenditje -….befas e kishte vënë në lojë atë ,bashkëme të tretin dhe aty qe përmbysur.(fq.195) -Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngriturshenja,nukpërcaktohej kurrsesi.(fq.26) Në këto tipa fjalish përdorimi I trajtës foljore të tipit jovepror të së kryerës së tejshkuar ka të bëjë me praninë në njërën pjesë të fjalisë së përbërë të trajtave foljore analitike të më se të kryerës,të pakryerës (shembujt e fj.përb.me bashk.: kishte vënë/ përcaktohej) me të cilat ajo është në korrelacion kohor.  Fjali të thjeshta S’ka asnjë rast përdorimi në “Darka e gabuar” me folje në të kryerën e tejshkuar të formës joveprore. Siç shihet rastet më të shpeshta të përdorimit të kësaj kohe në “Darka e gabuar” janë në fjalitë e përbëra me nënrenditje , qoftë në pjesën kryesore,qoftë në pjesën e varur të fjalisë.Në pjesët e varura kjo trajtë foljore ka gjetur përdorim më të madh,gjithashtu ajo është përdorur kryesisht në bashkëvajtje me disa kohë të mënyrës dëftore,sime: -më se të kryerën:  si me formën veprore: - Vetëtimthi I qe kujtuarçasti kur dëshmitarët kishin parëkrishtin e ngriturnga varri.(fq.154.)  Ashtu dhe me joveproren e më se të kryerës p.sh.: - Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë,ashtu siç nuk ishte vërtetuar kurrë nëse vajzat dhe nuset e reja rrëmbeheshin vërtet apo…(fq.18)
  • 20. 20 Përdorimi pranë njëra-tjetrës I dy formave sinonimike:qe/ishte vërtetuar bëhet për qëllime stilistike,për të shmangur monotoninë dhe për ta bërë më shprehës dhe të larmishëm ligjërimin.Kjo është dhe një nga vecoritë e stilit të Kadaresë. -të pakryerën: Jo vetëm ai,por as shtëpia,prej pullazit të së cilës qe ngriturshenja,nuk përcaktohej kurrsesi.(fq.26) - Ishte apo s’ishte grarrëmbyes ky qytet ,kjo nuk qe vërtetuar kurrë.(fq.18) - të kryerën e thjeshtë: Gjetën midis tyre “Vajzën dhe vdekjen” e Shubertit,ashtusiç qe shkruar në procesverbalet dhee vunënë gramafon gjatë kohës së torturës.(fq.192). Këtu gjen vend dhe pohimi se: të kryerës së tejshkuar I pëlqen lidhja me aoristin,gjë që u përmend dhe më sipër.25 Përdorimi I kësaj trajte në bashkëvajtje me të kryerën e thjeshtë shpjegohet me faktin se që të dyja këto folje shprehin veprime të përfunduara: e para pas çastit të së shkuarës dhe e dyta pas çastit të ligjërimit.26 25 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115. 26 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.48..
  • 21. 21 PËRFUNDIME Pasi pamë dhe analizuam rastet e përdorimit të trajtave foljore të më se të kryerës dhe të së kryerës së tejshkuar në format veprore dhe joveprore të tyre,bazuar në vjeljen shteruese të tyre në veprën e Kadaresë, “Darka e gabuar”, në përfundim ngrihen disa pyetje të rëndësishme që u prekën disa herë edhe në trajtimet e mësipërme: -A mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrënkëto trajta foljore në të gjitha ndërtimet e mundshme apo jo? -Në cilat lloj ndërtimesh dhe me ç’lloj lidhëzash nuk ndërkëmbehen dot këto dy kohë me njëra-tjetrën? -Krijojnë sinonimi të plotë apo të pjesshme? - Cila nga dy kohëtsinonimike në të dyja format është më e përdorshme ? -Në ç’lloj fjalish përdoren më shumë? -Cilat janë vetat më të përdorshme të këtyre dy kohëve? Për t’u dhënë përgjigje pyetjeve do të bazohemi në statistikat e nxjerra për to,bazuar po tek kjo vepër,por fillimisht do të përmbledhim të dhëna teoriko- gjuhësore,të paraqitura nga gjuhëtarë të nderuar, lidhur me dendurinë e përdorimit të këtyre dy kohëve, në mënyrë që ta bëj më bindës mendimin tim lidhur me kohën e cila gjen përdorim më të shpeshtë : Në fakt pjesa më e madhe e gjuhëtarëve shqiptarë pranojnë faktin se më se e kryera është forma që përdoret më tepër dhe e kryera e tejshkuarka
  • 22. 22 përdorim më të rrallë në gjuhën shqipe27,edhe pse të dyja tregojnë parakohësi lidhur me një çast të së shkuarës.Më se e kryera nuk është gjë tjetër veç një e kryer e së shkuarës, d.m.th.raporti I saj ndaj së kryerës është I njëjtë I kësaj të fundit ndaj së tashmes.Kurse e ashtuquajtura e kryer e tejshkuar, për nga tipi I ndërtimit,duhej të ishte një e kryer e thjeshtë e së shkuarës, d.m.th.raporti I saj ndaj së kryerës së thjeshtë duhet të ishte I njëjtë me atë të kësaj të fundit ndaj së tashmes.Poredhe nëse një dallim I tillë midis këtyre dy kohëve ka ekzistuar ndonjëherë,ajo që I bashkon:tregimi I parakohësisë lidhur me një çast të caktuartë së shkuarës,ka bërë që të errësohen nuancat aspektore që mund të kenë pasur.Në këtë mënyrë, më se e kryera e ka zëvendësuar gradualisht të kryerën e tejshkuar,e cila në shqipen letrare përdoret më rrallë dhe pa ndonjë dallim të qartë kuptimor prej më se të kryerës.Në mënjanimin e saj do të ketë ndikuar edhe fakti I njohur që e pakryera e foljeve ndihmëse (kisha/isha) në shqip përdoret edhe me kuptimin e së kryerës së thjeshtë.Edhe pse folja ndihmëse e më se të kryerës është në formën e së pakryerës , këto dy forma nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.28 Mirëpo,gjuha nuk krijon dublete të panevojshme,por edhe kur ndodhtë krijohen,ajo mënjanon njërën prej tyre ,ose I mban në përdorim me kuptime të diferencuara.Prandaj, edhe njëherë, nuk përjashtohet mundësia që: më se e kryera të jetë krijuar si një e shkuare së kryerës dhe e kryera e tejshkuar si një e shkuare së kryerës së thjeshtë. Përndryshe duhet pranuar që njëra prej tyre është përftuar prej zëvendësimit mekanik të së pakryerës nga ajo e së kryerës së thjeshtë të foljes ndihmëse dhe anasjelltas (kisha/pata;isha/qeshë).Sidoqoftënë fazën e dokumentuar të gjuhës shqipe, e kryera e tejshkuar ka ardhur duke u përdorur më 27 K.Cipo,vepër e cituar,fq.115.ë Sh.Demiraj,“Rreth kategorisëgramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.120 28 .ë Sh.Demiraj,“Rreth kategorisë gramatikoretë mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,fq.120.
  • 23. 23 pak dhe duke u zëvendësuar pothuaj gjithandej nga më se e kryera.29Kjo gjë rezulton dhe nga statistikat e mëposhtme me të gjitha vjeljet shteruese të përdorimit të këtyre dy kohëve,ku më se e kryera del me një përparësi prej 626 rastesh në krahasim me të kryerën e tejshkuar: Tab.1. Tab.2 Më në fund po I japim kështu përgjigje pyetjeve të ngritura në fillim tek rubrika “Përfundime”: - Cila nga këto dy kohë sinonimike përdoret më shumë se tjetra? Më se e kryera(tab.2) - Në cilën formë përdoret më tepër kjo kohë? Në formë veprore.(tab.1) -Në ç’lloj fjalish përdoret më tepër kjo kohë:të përbëra apo të thjeshta? Në fjali të përbëra.(tab.3) 29 “Gramatika historikee gjuhës shqipe”,Sh.Demiraj,Tiranë,1985,Kreu XXI,Format analitike të së kryerës,fq.810. Numri total I skedave Nr.i foljeve në më se të kryerën Forma veprore Nr.i foljeve në më se të kryerën Forma joveprore Nr. I foljeve në të kryerën e tejshkuar Forma veprore Nr. I foljeve në të kryerën e tejshkuar Forma joveprore 373 520 126 0 14 Numri total I skedave Nr.total I foljeve në më se të kryer Nr.total I foljeve në të kryer të tejshkuar Nr.total I te gjitha foljeve të përdorura në të dyja kohët Diferenca në përdorim 373 646 14 660 626
  • 24. 24 Tab.3 - Cilat veta janë më të përdorshme në të gjitha rastet e vjela? Për klasifikimin e vetave do të kihet parasysh fakti që 14 rastet e formës joveprore janë të gjitha të vetës së 3 të nr.njëjës.Numri I foljeve të përdorura në total :660 (tab.2) i korespondondhe numrit të vetave në total:660(tab.4)Siç shihet nga tabela,veta e tretë e numrit njëjës është veta dominuese,gjë që lidhet me vecoritë e stilit rrëfimtar të autorit . V.I(nj) V.II(nj) V.III(nj) V.I(sh) V.II(sh) V.III(sh) 3 4 469 - 1 183 Tab.4 Mirëpo përveç mendimeve të argumentuara nga ana gjuhësore nga gjuhëtarë të njohur si:K.Cipo,Sh.Demiraj etj.se më se e kryera është forma që përdoret më tepër se e kryera e tejshkuar,ka dhe mendime se e kryera e tejshkuar nuk është aq e rrallë sa pandehet. Kjo kohë përdoret: si një mjet stilistik morfologjik për të shprehurnjë veprim në një të shkuartë largët,I cili I ka prerë lidhjet me çastin e ligjërimit. në fjali të varura kushtore,ku ajo mund të ndërkëmbehetme të kryerën e lidhores.30 30 A.Dhrimo,”Rreth trajtës normative të së kryerës sëtejshkuar”,1986/2,Tiranë,fq.73-76. Koha më se e kryer Fjali të thjeshta Fjali të përbëra (bashkë./nënrenditëse) veprore joveprore veprore joveprore 77 30 308 83 107 391
  • 25. 25 T’u përgjigjemi tani pyetjeve me të cilat lidhet dhe tema e studimit rreth sinonimisë të dy trajtave kohore të së shkuarës së dëftores:më se të kryerës dhe të kryerës së tejshkuar: a)-A mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrënnë të gjitha ndërtimet e mundshme apo jo? b) -Në cilat lloj ndërtimesh dhe me ç’lloj lidhëzash nuk ndërkëmbehen dot këto dy kohë me njëra-tjetrën? a)Mund të ndërkëmbehen me njëra-tjetrën në të gjitha ndërtimet sintaksore:në pjesët e varura dhe kryesore të fjalive të përbëra nënrenditëse,në fjalitë e thjeshta e të përbëra me bashkërenditje.31  Fjali me nënrenditje Pjesë kryesore: -Goditësit ,gjithashtu, ishin tretur/qenë tretur,si t’I kishin përpirë shkurret.(fq.21) Pjesë e varur: -Iu duk se vështrimi I Arian Ciut ishte ngulur/qengulurte I njëjti kënd.(fq.183)  Fjali të përbëra me bashkërenditje: -Ndërkaq,bombardimi kishte reshtur /pati reshtur vërtet,uturima e tankeve kishte nisur/pati nisurprapë,veçse tanipo ngjiteshin ngadalë drejtqytetit.(fq.25) -Kush e kishte(pati)ngritur cohën e bardhë?(fjalie thjeshtë fq.25) Kur shpreh një veprim të kryer në një të shkuar të largët ,ajo ndërkëmbehet me të kryerën e plotë.[Ali Dhrimo sjell plot shembuj të përdorimit të së kryerës së tejshkuar duke u përqëndruar më tepër në format veprore të vetës së III,njëjës( pati/pat+pjesore.)] b)Në ndërtimet kushtore me lidhëzën po dhemë rrallë me lidhëzën në ,e kryera e tejshkuar nuk ndërkëmbehet dot me më se të kryerën32.(shembujt për të 31 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.45
  • 26. 26 argumentuar këtë pohim nuk janë marrë nga libri I Kadaresë,sepsenuk rezultoi asnjë rast kur lidhëzat po,në,të shoqëronin folje në të kryer të tejshkuar,por janë shfrytëzuar shembujt e sjellë nga M.Karapinjalli , “Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhepërdorimi i saj në gjuhën shqipe”,fq.46) -Po pati rënë dëborë,ngjitja në mal do të jetë e vështirë. Nuk ka kuptim të shprehemi:Po kishte rënë dëborë….. E kryera e tejshkuar mund të ndërkëmbehet në këtë rast me të kryerën e lidhores:Po të ketë rënë….. -Krijojnë sinonimi të plotë apo të pjesshme? Dallimet kuptimore dhe përdorimore ndërmjet këtyre dy trajtave janë shumë të pakta,dhe konkretisht:33 1.mosndërkëmbimi I tyre në ndërtime kushtore me lidhëzat:po,në. 2.përdorimi më I pakët I trajtës foljore pata larë ndaj trajtës së tipit kisha larë. 3.ekzistenca e një forme të mbipërbërë për më se të kryerën(kishte pasëlarë) dhe mungesa e një forme të tillë për të kryerën e tejshkuar. Sinonimia e plotë krijohet kur ka përputhje të plotë të varianteve semantike të fjalës,.Ato mund të zëvendësohen në mënyrë të ndërsjelltë në cdo kontekst.Mirëpo ne vumë re se në ndërtime kushtore me lidhëzat po/në e kryera e tejshkuar nuk mund të zëvendësohet në mënyrë të ndërsjelltë nga më se e kryera.Pra sinonimia që krijojnë në mes tyre është e pjesshme,relative. 32 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.46 33 M.Karapinjalli,artikull I cituar,fq.46
  • 27. 27 BIBLIOGRAFIA 1. AKADEMIA E SHKENCAVE,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE 1”,TIRANË,2002. 2. BALLHYSA.A.,”GJUHA DHE PËRDORIMI I SAJ”,UE.,ELBASAN 3. BECI.B.,”GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE PËR TË GJITHË”,TIRANË,2004 4. CIPO.K., “GRAMATIKA SHQIPE”,TIRANË,1949 5. ÇELIKU.M.,KARAPINJALLI.M.,STRINGA.R., ”GRAMATIKA PRAKTIKE E GJUHËS SHQIPE”TIRANË,2002. 6. DEMIRAJ.SH.,”GRAMATIKA HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE”,TIRANË,1985. 7. DEMIRAJ.SH.,“Rreth kategorisë gramatikore të mënyrës dhe të kohës në gjuhën shqipe”,SF.,1977/3,. 8. DHRIMO.A.,”Rreth trajtës normative të së kryerës së tejshkuar”,1986/2,TIRANË. 9. “ GJUHA LETRARE SHQIPE PËR GJITHË”,SHBLSH,TIRANË,1976 10. HIDRI.A.,Kritikë e bibliografi,”STUDIME FILOLOGJIKE”,1987/2. 11. ISLAMAJ.SH.,Çështje të sinonimisë stilistike në gjuhën shqipe,”GJUHA JONË”,1985/3 12. ISLAMAJ.SH,Sinonimia frazeologjike në gjuhën shqipe,”STUDIME FILOLOGJIKE”,1986/4 13. KARAPINJALLI.M.,”KËRKIME DHE STUDIME NË FUSHËN E GJUHËS SHQIPE”,Trajta foljore e tipit pata larë(qeshë larë)dhe përdorimi i saj në gjuhën shqipe,2001 14. MANSAKU.S.,Rreth sinonimisë sintaksore në shqipen e sotme letrare,”GJUHA JONË”,1985/1 15. SADIKU.Z.,Rreth sinonimisë së kohëve të shkuara të shqipes,”GJUHA JONË”,1981/1 16. THOMAI.J.,”LEKSIKOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”,TIRANË,2011