Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i ujit te pishem.

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Uji eshte jete
Uji eshte jete
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 42 Publicité

Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i ujit te pishem.

Télécharger pour lire hors ligne

Shqipëria ka burime të shumta natyrore të njohura për ujin e tyre të pastër dhe të shëndetshëm, që gjenden si në zonat veriore dhe ato jugore. Duhet përmendur që pak prej këtyre burimeve arrijnë të përdoren nga popullsia e qyteteve të mëdha dhe akoma më pak nga zonat rurale.

Shqipëria ka burime të shumta natyrore të njohura për ujin e tyre të pastër dhe të shëndetshëm, që gjenden si në zonat veriore dhe ato jugore. Duhet përmendur që pak prej këtyre burimeve arrijnë të përdoren nga popullsia e qyteteve të mëdha dhe akoma më pak nga zonat rurale.

Publicité
Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité
Publicité

Plus récents (20)

Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i ujit te pishem.

  1. 1. PROJEKT: Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i ujit te pishem. Lenda: Kimi Punuan: Dajana Gerdani, Brikela Uka, Eglantina Mërzheku, Klajver Todhe, Mehmet Kolorija Klasa: XII-F Shkolla: “Naim Frashëri” Pranoi: mesuese Brunilda
  2. 2. BURIMET UJORE NE SHQIPERI. Shqipëria ka burime të shumta natyrore të njohura për ujin e tyre të pastër dhe të shëndetshëm, që gjenden si në zonat veriore dhe ato jugore. Duhet përmendur që pak prej këtyre burimeve arrijnë të përdoren nga popullsia e qyteteve të mëdha dhe akoma më pak nga zonat rurale.
  3. 3. Statistikat evropiane e vendosin Shqiperine perkrah vendeve kryesore te pasura me burime natyrore. Mungesa e nje menaxhimi dhe trajtimi te mire te ujit shkakton probleme serioze ne furnizimin e popullsise dhe ndotje masive te ujit.
  4. 4.  Uji ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe sigurimi i tij është kthyer në një nga sfidat më të mëdha botërore. Ai nënkupton pastërti, energji, por mbi të gjitha, dicka të sigurt për të pirë. Sipas shifrave, është vlerësuar se rreth 2.6 miliardë njerëz në botë nuk kanë ujë higjienik dhe rreth 900 milionë të tjerë nuk konsumojnë ujë të sigurt. Sipas OBSH-së, 88% e sëmundjeve të diarresë shkaktohen nga konsumimi i këtij lloj uji. Gjithmonë uji ka qenë faktor vendimtar në zhvendosjen e popullsive nga një vend në një tjetër, sepse ai është kushti themelor për një jetë të sigurt e të shëndetshme. Aktualisht, sektori i ujësjellës-kanalizimeve e realizon funksionin e tij nga ndërveprimi i Entit Rregullator të Ujësjellës Kanalizimeve (ERRU), Ministrisë së Punëve Publike,Transportit dheTelekomunikacionit (MPPTT), Njësive përkatëse të QeverisjesVendore dhe shoqërive që realizojnë shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujrave të ndotur. Deri në vitin 2010, në këtë sektor operonin 56 kompani, nga të cilat 43 janë të licencuara, 5 iu kishte mbaruar afati i licencimit dhe 8 nuk kishin aplikuar asnjëherë për licencim, edhe pse ky përbën detyrim ligjor. KLAJVER TODHE
  5. 5. Nga ky këndvështrim, Shqipëria mund të quhet një vend i bekuar. Për sasinë e burimeve që gëzojnë, qytetarët e Shqipërisë duhet të ishin të fundit që t’i mbanin sytë nga ora e të kontrollonin çezmën nëse kanë apo jo ujë. E megjithatë, ende një pjese të mirë të popullatës nuk i ofrohet shërbimi i ujit, ndërkohë që edhe më fatlumët janë subjekt i ardhjes së ujit sipas orareve të caktuara. KLAJVER TODHE
  6. 6. Aktualisht, sektori i ujësjellës-kanalizimeve e realizon funksionin e tij nga ndërveprimi i Entit Rregullator të Ujësjellës Kanalizimeve (ERRU), Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT), Njësive përkatëse të Qeverisjes Vendore dhe shoqërive që realizojnë shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujrave të ndotur. Deri në vitin 2010, në këtë sektor operonin 56 kompani, nga të cilat 43 janë të licencuara, 5 iu kishte mbaruar afati i licencimit dhe 8 nuk kishin aplikuar asnjëherë për licencim, edhe pse ky përbën detyrim ligjor. KLAJVER TODHE
  7. 7. Licensimi i operatorëve të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve 0 5 10 15 20 25 30 35 40 45 50 Te licensuar Skaduar Te palicensuar Series 1 Series 2 Series 3 KLAJVER TODHE
  8. 8. Situata e furnizimit me ujë të pijshëm Pavarësisht burimeve të shumta, sipas të dhënave të vitit 2010, 19.7% e popullsisë, nuk shërbehen nga sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm. Pjesa më e madhe e tyre jeton në fshat (67%) ndërsa qyteti prezantohet me një sistem më të përmirësuar. KLAJVER TODHE
  9. 9. Nga popullsia totale që furnizohet me ujë, 78% e tyre jeton në qytet dhe vetëm 22% jetojnë në fshat.. Pra, fshati vazhdon të jetë ende i diskriminuar, shumë larg plotësimit të kushteve për sigurimin e ujit, e akoma më larg ujit 24 orë. Duhet theksuar se studimet e rendisin lehtësimin e sigurimit të ujit si një ndër indikatorët më të rëndëishëm për të vlerësuar kushtet e jetesës në një vend dhe për të shpjeguar arsyet e lëvizjes së popullsisë nga zonat rurale drejt zonave urbane. Sales popullsia qe furnizohet me uj te pijeshem popullsia qe nuk furnizohet KLAJVER TODHE
  10. 10. 0 500000 1000000 1500000 2000000 2500000 furnizohet meuje nuk furnizohet me uje Series 1 Series 2 Series 3 KLAJVER TODHE
  11. 11.  Burimet ujore përdoren për qëllime dhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si në sektorin e punëve publike, bujqësi, industri, turizëm, prodhim energjie, transport etj. Rritja e popullsisë, industrializimi, intensifikimi i bujqësisë, kanalizimet, ndërtimi i rezervuarëve dhe rritja e përdorimit të ujit për qëllime argëtimi e sporti kanë çuar në rritje të kërkesës për të. Humbjet në rrjet, përmbytjet dhe keqadministrimi i ujit ndikojnë në rritjen artificiale të kësaj kërkese. Në këtë kontekst nevoja për administrimin e qëndrueshëm të ujërave është shumë e qartë. Burim kryesor për furnizimin me ujë janë ujërat nëntoksore dhe më pak ujërat sipërfaqësore. Sasia qër furnizohet nga uji i shkripëzuar i detit është e papërfillshme. DAJANA GERDANI
  12. 12. Figura jep rezervat ujore të përdorura gjatë viteve 1997-1998. Vihet re se sektori me harxhime maksimale të ujërave nëntoksore është ai për përdorim publik, kryesisht për furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm. Gjithashtu vihet re që një sasi e konsiderueshme e ujërave nëntokësore (rreth 20%) janë përdorur për ujitje në bujqësi. DAJANA GERDANI
  13. 13. • Në figurën jepet shpërndarja e përdorimit të ujit të pijshëm sipas rretheve. Nga të dhënat shihet se rrjeti i shpërndarjes së ujit për nevoja publike mbulon të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë duhet theksuar se ky rrjet në disa zona është i amortizuar, si edhe ka humbje të mëdha, shpërdorime dhe administrim jo efektiv të ujit. Për më tepër, levizja e pakontrolluar dhe në shkallë të madhe e popullsisë drejt qyteteve të mëdha ka bërë që të ketë shpërpjesëtime në furnizimin me ujë. Kryeqyeti i vendit Tirana është mjaft problematik në këtë drejtim . Në vend janë tri impiante të ujërave të pijshëm: impianti i Brarit në Tiranë, i Pjeshkazezit në Durrës dhe impianti i ri i Bovillës në Tiranë, nga të cilët, dy të parët janë jashtë funksionit. Në bujqësi përdoren për ujitje sa si të mëdha uji që merren nga 626 rezervuare të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit. Vëllimi shumar i ujërave në ta është 562 282 000 m3 dhe është i llogaritur për të ujitur një sipërfaqe toke prej 154 021 ha. Për ujitjen e tokave bujqësore në vend janë ndërtuar më se 700 ujëmbledhës artificiale me sipërfaqe të përgjithshme prej 40 km2 dhe vëllim 400 milion m3. Ujëmbledhësit më të mëdhenj janë i Thanës, Kurjanit, Gjançit, Janjarit etj. Shqipëria mund të konsiderohet si një vend me rrjet të mirë ujitjeje. Ndihmesë të rëndësishme për fuqizimin e këtij rrjeti po jep ndërmarrja dhe zbatimi i shumë projekteve për rehabilitimin e sistemit ujitës në bujqësi, të financuara nga donatorë të ndryshëm. Përdorimi i ujit nga sektori i industrisë ka rënë në mënyrë të ndjeshme për shkak të ndërprerjes këto vitet e fundit të prodhimit të industrisë së rëndë që ishte një konsumatore shumë e madhe e ujit. DAJANA GERDANI
  14. 14. Gryka e Këlcyrës,parajsa e 1001 burimeve • Gryka e Këlcyrës ndodhet në rrethin e Përmetit dhe në të ndodhet një nga burimet ujore më të bukura të Shqipërisë, Burimi i Ujit të Zi, i cili ndonëse jo shumë i përmendur siç mund të thoshim për pika të tjera ujore të natyrës shqiptare, është një vend i mrekullueshëm që vlen të vizitohet. DAJANA GERDANI
  15. 15. DAJANA GERDANI
  16. 16. Këlcyra është një qytet që shtrihet përgjatë maleve Trebeshinë dhe Nemërçkë dhe laget nga lumi Vjosës dhe Dishnicës. Madhështore dhe hijerëndë Gryka e Këlcyrës çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, që është i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dishnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën. DAJANA GERDANI
  17. 17. DAJANA GERDANI
  18. 18. Shkaqet e ndotjes se ujit Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër. BRIKELA UKA
  19. 19. Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. BRIKELA UKA
  20. 20. • Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore. BRIKELA UKA
  21. 21. 88 përqind e të gjitha sëmundjeve nga uji i ndotur • Rreth 2.6 miliardë vetë në mbarë botën s'kanë ujë dhe kushte higjenike. Nga diareja apo nga sëmundje që shkaktohen nga uji i papastër çdo 20 sekonda në botë vdes një fëmijë •Një miliardë njerëzve në botë u duhet të mbijetojnë pa ujë të pijshëm. Pasojat janë katastrofale dhe në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga diareja apo nga sëmundje që shkaktohen nga uji i papastër. BRIKELA UKA
  22. 22. Bregdeti shqiptar, aty ku notojnë plehrat Duna të tëra me plehra gëlojnë nëpër plazhet tona. Cigare, kanaçe, mbeturina ushqimesh, shishe dhe qese plastike si ‘dulcis in fundo’, që të bëjnë karshillëk, teksa të valëviten mbi kokë. Shqipëria është një vend i vogël, por jo përsa i përket ndotjes. Në këtë pike, ne kemi performancë të lartë. Zhvillimi i vrullshëm urban në vend ka kontribuar dukshëm që deti të ngjajë më shumë me një vend të hedhjes së mbeturinave. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale.MEHMET KOLORIJA
  23. 23. • Në to derdhen jashtë çdo kontrolli pesticidet dhe kimikatet e papërpunuara të tokave bujqësore, mbetjet organike, të cilat përmbajnë fosfor e azot, viruse e baktere patogjene, metale të rënda, etj. Rritja e numrit të banorëve në disa qendra urbane e ka bërë të pamundur procesin e vetpastrimit të detit, për shkak të sasisë së madhe të shkarkimeve urbane. Perveç këtyre faktorëve, të cilët duhet të ishin nën menaxhimin dhe kontrollin e qeverive lokale, listës së gjatë i shtohen edhe plehrat e pafundme të lëna kudo përgjatë bregdetit, përfshi këtu edhe një ndër armiqtë kryesorë të gjallesave detare, qeset e plastmasit. MEHMET KOLORIJA
  24. 24. • Por ndotjet e drejpërdrejta nga shkarkimet në det apo plehrat nuk janë të vetmet që kontribuojnë në ndotje. Ndotja e lumenjve, sidomos nëpër zonat rurale, ku luginat e tyre jo rrallë janë vend-depozitimet e mbetjeve janë një tjetër burim papastërtie. Edhe ndotja e ujërave nëntokësore jep ndikimin e saj në këtë vorbull të madhe. Pastaj janë dhe anijet, të cilat pasi ankorohen në port shpesh lënë si “bakshish” naftën dhe mbeturinat e tyre. MEHMET KOLORIJA
  25. 25. PLAZHI I DURRËSIT MË I NDOTURI • Zonat me ndotjen më të lartë në Durrës janë pranë Torres, Plepat dhe Ish kampi i pionerëve, rreth 10 herë mbi normën e lejuar. Në raportin e MMPAU 2009, theksohet se nga 21 plazhet e vrojtuara në Durrës, 90% klasifikohen Cilësi e Dobët dhe 10% Cilësi e Mjaftueshme. Këto përfundime e rendisin Durrësin si vendin me plazhet më të ndotura në vend. Ndotja në plazhet e qytetit të Durrësit është përkeqësuar shumë nga mungesa e kanalizimeve të ndërtimeve të reja, sidomos në zonën e Plazhit. Në të shumtën e rasteve situata është zgjidhur me gropa septike. Mirëpo ndërtimi i tyre në zona ranore dhe jo sipas parametrave bën që këto ujëra të derdhen krejt të papërpunuara në det. MEHMET KOLORIJA
  26. 26. ROLI I UJIT PËR FUNKSIONET E TRURIT • Konsumimi i ujit dhe funksionet e trurit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë. Mungesa e ujit mund të shkaktojë një sërë simptomash, siç janë: problemet me fokusimin (mjegullim), problemet me kujtesën, lodhja mendore, kokëdhimbja, problemet me gjumin, zemërimi, depresioni, etj. • Uji përbën mbi 70% të organizmit tonë dhe çdo funksion i trupit tonë varet pikërisht nga uji, përfshirë aktivitetet e trurit dhe ato të sistemit nervor. GRASJELD LASKA
  27. 27. Rekomandime për ujin dhe funksionin e trurit • Uji siguron energjinë esenciale të trurit, kujdest për sinjalet nervore, siguron materie ushqyese dhe mënjanon toksikët. Konsumimi i sasive të duhura të ujit në nivel ditor e furnizon trurin me energjinë e nevojshme, që ai të funksionojë në mënyrë optimale. • Nëse doni që truri juaj të funksionojë mirë dhe të pranojë dhe dërgojë sinjale në pjesët e tjera të organizmit ose trupit tuaj, fillimisht sigurohuni se konsumoni sasitë e nevojshme të ujit. • Gjithashtu, me rëndësi të madhe është edhe lloji i ujit që konsumoni. GRASJELD LASKA
  28. 28. EGLANTINA MËRZHEKU
  29. 29. EGLANTINA MËRZHEKU
  30. 30. KURSIMI I UJIT TE PIJSHEM
  31. 31. MOS LEJONI TË RRJEDHË UJË KOT NGA RUBINETI JUAJ EGLANTINA MËRZHEKU
  32. 32. MOS PËRDORNI UJIN E PIJSHËM PËR TË LARË MAKINAT. EGLANTINA MËRZHEKU
  33. 33. MOS KONSUMONI MË SHUMË UJË NGA SA JANË NEVOJAT TUAJA. EGLANTINA MËRZHEKU
  34. 34. Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm. EGLANTINA MËRZHEKU
  35. 35. MOS VADISNI ÇDO DITË LULET . EGLANTINA MËRZHEKU
  36. 36. KONTROLLONI PAISJET HIDROSANITARE. EGLANTINA MËRZHEKU
  37. 37. EGLANTINA MËRZHEKU
  38. 38. EGLANTINA MËRZHEKU
  39. 39. EGLANTINA MËRZHEKU
  40. 40. EGLANTINA MËRZHEKU
  41. 41. UJIN MUND TA ZËVENDËSOJË VETËM UJI, ANDAJ KURSEJE ATË. EGLANTINA MËRZHEKU
  42. 42. FALEMINDERIT PER VEMENDJEN TUAJ!!

×