Publicité
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Publicité
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Publicité
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Prochain SlideShare
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Chargement dans ... 3
1 sur 14
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Komunizmi ne shqiperi

  1. Komunizmi Komunizmi (nga latinisht : communis = "i përbashkët") është një politikë, mënyrë të të menduarit dhe ideologji se si shoqëria duhet të punojë dhe të organizohet. Komunizmi është një sistem totalitar i qeverisjes, është nje ideologji që perfaqëson sundimin e një partie te vetme të partisë-shtet. Në komunizëm shteti duhet të zotëroj mjetet, fabrikat, dhe fermat për prodhimin e mallrave dhe ushqimeve. Ky proces social është i njohur si pronësi e përbashkët. Në shoqërinë komuniste, nuk ka prona private. Filozofia Sipas shkrimtarëve dhe mendimtarëve komunistë, qëllimi kryesor i komunizmit është që shteti, të marrë kontrollin e fabrikave, biznesit dhe menaxhimin e ekonomisë demokratike. Pasi punëtorët krijojnë një qeveri për interesat e tyre ata ngadalë do ti marrin të gjitha mjetet e prodhimit nën kontrollin e tyre, deri në krijimin e një shoqërie pa klasa. Kjo është një ide e vjetër, por u bë popullore pas Revolucionit francez dhe lëvizjeve të tjera popullore në Evropë në fillim të vitit 1800. Politika Disa politikanë socialistë besuan se deputetët e partisë së tyre mund të marrin pushtetin në zgjedhje demokratike, në këtë mënyrë ata u përpoqën të bëjnë partitë socialiste në vendet e tyre për ti fituar zgjedhjet. Të tjerë mendonin se shteti është krijuar për ta mbajtur kapitalizëm dhe se kapitalistët kurrë nuk do të lejojnë që komunistët të marrin pushtetin prandaj ka nevojë të jetë një revolucion ose një luftë me qëllim për të krijuar një shtet te ri të punëtorëve. Shumë vende kanë pretenduar të jetë një shtet i punëtorëve por komunistë kanë debatuar për këtë. Shumica e këtyre vendeve mbajten zgjedhjet, por në shumicën e rasteve kandidatët u takonin partisë komuniste dhe jo punëtorëve, kështu që zgjedhjet nuk ishin të lira (zgjedhjet ku shumë kandidatë me pikëpamje të ndryshme janë lejuar për të kandiduar për zyra). Disa nga këto vende udhëheqësve të tillë si Stalini ose Mao Zedong kishte shumë ligje strikte dhe një forcë policore sekrete për të mbajtur veten e tyre në pushtet. Njerëzit që flisnin kundër qeverisë mund të dërgoheshin në burg ose të vriteshin. Shumica e këtyre vendeve kishin një organ legjislativ për të bërë ligje. Por zakonisht gjatë legjislaturës nuk kishte ndonjë fuqi të vërtetë dhe zakonisht vetëm miratoheshin propozimet e udhëheqësit. Partia Komuniste e kishte të gjithë pushtetit politik.
  2. Regjimi komunist në Shqipëri Nga fundi i vitit 1944, partizanët e Enver Hoxhës kontrollonin pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe formuan një qeveri provizore. Komunistët mbajtën në dhjetor 1945 zgjedhjet me një listë të vetme kandidatësh dhe në janar 1946 e shpallën Shqipërinë republikë më Enver Hoxhën kryeministër. Në periudhën 1944-48 Shqipëria kishte lidhje të ngushta me Jugosllavinë, që kishte ndihmuar në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pas prishjes së Titos me Stalinin, Shqipëria u bë aleat i ngushtë i BRSS. Mosmiratimi nga Shqipëria i procesit të destalinizimit dhe afrimit sovieto-jugosllav, çoi më 1961 në prishjen mes Tiranës dhe Moskës. Ndikimi i Kinës dhe ndihma e saj zëvendësuan ato sovjetike dhe Shqipëria u bë e vetmja aleate e Kinës në Evropën Lindore Komuniste. Shqipëria u tërhoq nga veprimtaria e Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER) dhe, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, më 1968 u tërhoq edhe nga Organizata e Traktatit të Varshavës. Vazhdimi i armiqësisë me sovjetikët dhe izolimi i Shqipërisë e shtynë regjimin e Enver Hoxhës që vitet e para 1970 të bënte një farë hapje ndaj Jugosllavisë fqinje, Greqisë dhe Italisë. Aleanca me Kinën zgjati deri më 1977, kur Hoxha i prishi lidhjet si protestë ndaj liberalizimit të Kinës dhe afrimit të saj me SHBA. Më 1967, autoritet komuniste kryen një fushatë të dhunshme për të zhdukur veprimtarinë fetare nga Shqipëria, duke pretenduar se feja e kishte ndarë kombin dhe e kishte mbajtur në batakun e prapambetjes. Agjitatorë nxënës dhe studentë krehën zonat fshatare, duke i detyruar shqiptarët të braktisnin praktikimin e fesë. Me gjithë ankimet që nuk munguan as edhe nga anëtarë të Partisë së Punës, nga fundi i vitit, të gjitha kishat, xhamitë manastiret dhe institucionet e tjera fetare u mbyllën dhe u kthyen në magazina, palestra, apo punishte. Fushata kulmoi me një deklaratë se Shqipëria ishte bërë i vetmi vend ateist në botë, që Enver Hoxha përpiqej ta shiste si një akt heroik dhe një nga arritjet e tij më të mëdha. Represioni ndaj kryetarëve të fiseve, kolektivizimi i bujqësisë, industrializimi, lëvizja e popullsisë nga fshati në qytet dhe shtypja e fesë i thyen lidhjet tradicionale fisnore në Shqipëri që e kishin bazën në familje patriarkale. Regjimi solli një ndryshim dramatik edhe në gjendjes e gruas. Të konsideruara si qytetare të dorës së dytë në shoqërinë tradicionale shqiptare, gratë bënin punët më të shumta në shtëpi dhe në ara. Para Luftës së Dytë Botërore rreth 90 % e grave shqiptare ishin analfabete dhe në shumë zona ato konsideroheshin thjesht plaçkë sipas ligjeve të lashta fisnore. Gjatë revolucionit Ideologjik Kulturor, në përpjekje për të kompensuar mungesën e krahut të punës dhe për të mposhtur konservatorizmin, partia i nxiti gratë të punonin jashtë shtëpisë. Hoxha vetë deklaroi se kushdo që shkelte urdhrat e partisë për të drejtat e gruas “ do të digjej me zjarr e me hekur”. Më 1980, Hoxha duket se iu adresua Ramiz Alisë si pasardhës i tij në fronin e patriarkut të Partisë, duke anashkaluar shokun e tij të armëve Mehmet Shehun. Ai u përpoq që të bindte Shehun të hiqej mënjanë, por kur nuk ia arriti, ngriti kundër gjithë Byronë Politike, që e kritikoi rëndë se kishte lejuar fejesën e djalit të tij me një vajzë me “biografi të keqe”. Shehu u tha se vrau veten më 18 dhjetor 1981, por ka pasur gjithnjë dyshime që ai është eliminuar. Në vitin 1983 Hoxha ishte gati në pension dhe Alia morri përsipër drejtimin e Shqipërisë. Kur Hoxha vdiq më 11 prill 1985 ai i la Shqipërisë një trashëgimi represioni, prapambetje teknologjike, izolimi dhe frike nga bota e jashtme. Shqipëria ishte vendi i fundit në Europën Lindore që, në vitet e para 1990, nisi tranzicionin nga regjimi komunist në sistem demokratik. Vitet nën komunizëm panë një industrializim të gjerë e të shpejtë si pjesë e strategjisë ekonomike staliniste.
  3. Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist Shqipëria gjatë 45 viteve pas çlirimit nga nazistët, përjetoi një prej diktaturave komuniste më të egra në Europe. Gjatë kësaj periudhe u ekzekutuan për motive politike burra dhe gra. Janë dënuar me burg, ose dërguar në kampet e punës së detyruar mijera persona dhe me pas kaluan në kampet e internimit . Komunistët erdhën në pushtet nëpërmjet luftës kundër okupatorit dhe kundërshtarëve politik dhe e mbajtën pushtetin me anë të dhunës si tipari kryesor i luftës së klasave, individëve dhe grupe të shumta brenda gjirit të parties së krijuar. Për mbajtjen e pushtetit, Partia Komuniste, krijoi institucionet e dhunës, të cilat quheshin organe të diktaturës së proletarjatit, misioni i të cilave ishin te shërbenin në mbajtjen e pushtetit. U kujdes që organet e drejtësisë penale, të ishin besnike të saj dhe klasave e grupeve shoqërore që ajo përfaqësonte duke shtypur, dënuar e persekutuar pjesën tjetër të shoqërisë. Parimet e sanksionuar në kushtetutë, për barazinë para ligjit, unitetin e popullit, drejtësinë e paanshme, ndalimin e diskriminimit etj, kanë qenë thjesht slogane abstrakte, paasnjë vlerë. Politika kriminale, legjislacioni penal dhe sistemi i drejtësisë penale i Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës së proletariatit, ishin pjesë përbërëse e sistemit socialist. Funksioni kryesor i shtetit totalitar ishte dhuna dhe shtypja, që përcaktonte politikën kriminale dhe luftën juridike penale si formë të luftës klasore. Si model i politikës kriminale, legjislacionit penal dhe zbatimit të vendimeve penale, ishte marrë eksperienca e vendeve të bllokut komunist të Europës Lindore dhe kryesisht eksperienca sovjetike. Politika kriminale si nje pjesë e politikës së përgjithshme shtetërore, u zhvillua nën orjentimet dhe udhëheqjen politike dhe ideologjike të Partisë së Punës, e cila solli pasoja shumë negative jo vetëm në dhënjen e drejtësisë, por edhe në kuturën demokratike dhe shtetin ligjor. Partia u kthye në të vetmin pushtet real në Shqipëri, e cila qëndronte mbi çdo institucion, mbi gjyqësorin, legjislativin dhe ekzekutivin. Përmasat e politizimit të organeve të drejtësisë, u rritën veçanërisht pas viteve 1966-1967, kur nën shembullin kinez, udhëheqja komuniste shqiptare, ndërmori reformat për revolucionarizimin e vendit, thellimin e vijës së masave dhe luftën kundër burokratizimit. Kjo periudhë u shoqërua menjë ashpërsim të mëtejshëm të luftës së klasave dhe me ndryshime në legjislacionin penal, i cili u çvesh dhe u pastrua nga ato pak parime, të cilat formalisht ishin sanksionuar më parë. Burgjet e regjimit komunist u bënë simboli më i qartë i dhunës, shkeljeve të të drejtave të qytetareve dhe shtypjes. Nën shembullin e Gulagut të Bashkimit Sovjetik u ngriten kampet e punës se detyruar ku u grumbulluan mira te burgosur ordiner dhe politik, të cilët kanë punuar në kushte çnjerzore të çveshur dhe pa ushqyer, nën kërcënimin e armve.Të burgosurit dhe të paraburgosurit e regjimit komunist, si dhe familjarët e tyre, janë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare, të cilët përballuan peshën kryesore të dhunës, shtypjes dhe shfrytëzimin barbar për ndërtimin e vendit pa asnjë shpërblim.
  4. Gjatë periudhës komuniste regjimi mendoi të siguronte mbijetesën e vet në rast sulmi nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik (pas viteve të para 1960 të dy konsideroheshin armiq). Duke përdorur edhe katakombet ekzistuese. Një numër tunelesh dhe galerish për popullsinë e qytetit janë ndërtuar edhe në kodrat rreth e rrotull. Regjimi ndërtoi në gjithë Shqipërinë mbi 600 000 bunkerë betoni.
  5. Çfarë quhej "krim kundër shtetit" gjatë diktaturës komuniste. Nga 1948 deri në vitet ’90 krimet kundër shtetit ishin: sabotazhi i luftës dhe pushtetit, tradhtia ndaj atdheut, spiunazhi, organizimi dhe pjesëmarrja në bandat e armatosura, diversioni, Sabotimi, agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor, propaganda e luftës, pjesëmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor, etj. Arrestimet politike gjatë diktaturës komuniste Deri në daljen e platformës së parë të organeve të punëve të brendshme, pra në vitet 1944-1948, të akuzuarit për krime kundër shtetit janë arrestuar nga organet e ushtrisë dhe ato të Sigurimit të Shtetit. Gjithë klasa e vjetër politike e përcaktuar si “armike e popullit” apo si “kolaboracioniste” u dënua në vitet e para. Më pas qysh prej vitit 1948 filloi të veprojë një teknikë e sofistikuar që vendoste arrestimet. Krimet kundër shtetit ishin: sabotazhi i luftës dhe pushtetit, tradhtia ndaj atdheut, spiunazhi, organizimi dhe pjesëmarrja në bandat e armatosura, diversioni, Sabotimi, agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor, propaganda e luftës, pjesëmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor, etj. Mënyra se si bëheshin arrestimet u vendosën në platformën e parë të organeve të punëve të brendshme në vitin 1948, sipas së cilës arrestimet politike i organizonte Sigurimi (përveç atyre të kushteve të flagrancës) dhe ato ordinere Policia. Në vitet 1944-1966 arrestimi ishte një procedurë shumë e centralizuar, e përcaktuar nga platformat e organeve të punëve të brendshme të miratuara nga Byroja Politike e KQ të PPSH-së. Arrestimet në vitet 1948-1966 Dega ose seksioni i Sigurimit në terren vendoste arrestimin, ndërsa miratimin e jepte ministri ose ndihmësministri i Punëve të Brendshme. Pas kësaj, shkresa i paraqitej prokurorit ushtarak pranë Gjykatës së Lartë Ushtarake për sanksionimin e arrestimit. Në vitin 1954 u bënë ndryshime të platformës. U rritën kompetencat e zëvendësministrit (i cili miratonte arrestimin) për Sigurimin, ndërsa ministri miratonte rastet për arrestime të anëtarëve e kandidatëve të PPSH-së. Në vitin 1958, me miratimin e platformës tjetër, kompetencat pësuan një decentralizim. Arrestimin e propozonte punëtori operativ, e vendoste kryetari i degës së punëve të brendshme të rrethi, ndërsa miratimin e jepte zëvendësministri për Sigurimin, drejtori ose zëvendësdrejtorët e Sigurimit. Të drejtat e ministrit ishin vetëm për arrestime të emërtesave të Komitetit Qendror. Në të gjitha rastet merrej mendimi i sekretarit të parë vendor të Partisë së Punës. Pas kësaj procedure sanksionohej arrestimi nga prokurori e hetuesia fillonte hetimin. Të gjithë procesin hetimor e zhvillonte hetuesia. Në fund ajo përpilonte aktakuzën e cila miratohej nga prokurori. Në gjyq nuk dilte hetuesi, por prokurori. Arrestimet në vitet 1966-1990 Në platformën e organeve të punëve të brendshme të vitit 1966 dhe ato të viteve 1977 dhe 1985 nuk u përfshinë më detaje mbi mënyrë e arrestimit. Ajo rregullohet me akte të tjera të Sigurimit dhe Hetuesisë. Prej viti 1966 ministri nuk vendos për asnjë lloj arrestimi. Praktikat përkatëse nisin nga punëtori operativ, miratoheshin nga kryetari ose
  6. zëvendëskryetari i degës së punëve të brendshme, nga dega përkatëse e Sigurimit në qendër dhe pastaj kalonte nëpërmjet hetuesisë. Në rrethe sekretarët e parë vendorë diskutonin mbi arrestimet dhe jepnin opinionin e tyre. Teknika e arrestimit për rastet e zakonshme Arrestimet politike bëheshin kryesisht duke pasur për bazë materialet agjenturalo- operative të Sigurimit ose nga kallëzimet në flagrancë siç ishin arratisjet, agjitacioni publik, etj. Kallëzimet në flagrancë vinin nga qytetarë denoncues, organet e policisë ose të kufirit. Për rastet e tjera pra kur personi kishte një dosje përpunimi, kalohej nga procesi i fshehtë agjenturalo-operativ, në atë publik hetimoro-gjyqësor (prandaj këto dosje nuk kanë qenë kurrë të klasifikuara). Niste bashkëpunimi midis punëtorit operativ që ndiqte dosjen dhe hetuesit që do hapte procedurat ligjore të arrestimit. Elementë operativë që lidhen me raporte të bashkëpunëtorëve ose incizime me teknikë operative nuk përdoreshin në proceset hetimore-gjyqësore. Asnjë proces i tillë nuk ka administruar ndonjë provë të dalë nga teknikat operative me incizim (materialet e të cilave janë asgjesuar me kohë). Pra asnjë dosje hetimore-gjyqësore nuk ka brenda saj materiale zanore të nxjerra nga incizimet. Praktikat shkresore midis punëtorit operativ të Sigurimit dhe ato të hetuesit nuk administroheshin në dosjen formulare dhe as në atë hetimore-gjyqësore, duke humbur kështu hallkën më të rëndësishme dokumentare të një praktike shkresore. Ekzekutimi i vendimit të gjykatës për dënimet me vdekje bëhej nga Policia e jo nga Sigurimi. Të pranishëm ishin prokurori, hetuesi, mjeku dhe policët që kryenin ekzekutimin. Me përjashtim të dy rasteve (Tuk Jakova dhe Mehmet Shehu), asnjë dosje formulare nuk ka skema varrimi. Bashkëlidhur një praktikë arrestimi sipas modelit që ka ekzistuar në vitet 1948-1954
  7. Burgjet në kohën e diktaturës. – Diktatura si një regjim unitar në Shqipëri prej 45 vitesh i ka lënë shqiptarëve një tablo të errët, rrëngjethese, gjithë vranga, madje një tragjedi mizore që nuk rroket me fjalë, jo vetë përsa i përket krimeve të njerëzimit, torturave, persekutimit, përndjekjes për një pjesë të madhe të shqiptarëve, por dhe izolimit dhe varfërisë së një kombi të tërë me pasoja të pariparueshme, që ende ka lene plagë që dhembin edhe kur i përkthel. Shoqërisë shqiptare do t’i duhet kohë për t’i kaluar pasojat post-diktaturë nëpërmjet studimit, hulumtimit, trasparencës, si një mundësi që në të ardhmen
  8. regjimet të tilla të mos përsëriten më, duke ndritur pikërisht në ato skuta të errta të regjimit që u mbajtën sekret për më shumë se dy dekada. Diktatura si një regjim unitar që të garantonte pushtetin absolut do të duhej të merrte masa shtërnguese, të instalonte burgje në Shqipëri për burgosjes e kundërshtarëve politike, duke përdorur në fillim burgjet ekzistuese të kohës së mbretërisë, por edhe burgjet e kalave që kanë funksionuar si burgje të mesjetës, madje duke ndërtuar dhe burgje të reja në të gjithë vendin. Në tjetër formë persekucioni me përmasa të jashtezakonshme ishte edhe internimi, me dhe pa tela me gjemba, ku persekucioni ishte psikologjik, nëpërmjet apelit tri herë në dite, punës së detyruar, përndjekjes dhe dhunës fizike, ridënime apo dënimet e reja nga internim me burg. Edhe për këtë çmënduri, diktatura do ndërtonte kampet e internimit në gjithë vendin, ku të dergonte kundërshtarët e regjimit komunist të rrethuar me tela me gjemba, apo në zona të kotrolluara, ku mijëra shqiptarë do të kalonin sprovën e izolimit, vuajtjes, presionit psikologjik, madje dhe punës së detyruar. Kampet e para do të ngriheshin në Shijak, Berat, Lushnje-Savër, Porto Ramano dhe më i tmerrshmi kamp i interrnimit, ai i Tepelenës, qe u bë varr për qindra familje, burra dhe gra, madje vuajtën edhe fëmijëve (disa dhe kanë vdekur) dhe sot varret e tyre janë të përdhosur nga koha, gërryerja dhe harresa. Duke sanksionuar në Kodin Penal krimet kundër shtetit, nisi dhe gjuetia e kundërshtarëve politike dhe regjimi vendosi edhe policinë politike, Sigurimin e Shtetit dhe numri i punonjësve aktive ishte i pallogaritshem, sepse rekrutimet në këtë institucion sekret, të vazhdueshme dhe në çdo vend dhe ende nuk ka një statistikë të saktë, sepse hulumtimet, kërkimet dhe zbardhja e të vërtetës, nuk ka pas një proces të rregullt ligjor. Diktatura komuniste nuk kishte dasi krahinash apo trevash, ajo në çmendurine e saj nuk do të kursente askënd që mendonte ndryshe, madje për presion psikologjik, duke ngjallur frikë dhe terror, do të dënoheshin njerëz në grup, krejt të pafajshëm dhe rastet kanë qenë të paimagjinueshme. Diktatura do të zhdukte intelektualët, akademikët dhe shumicën e shqiptarëve që studiuan jashtë vendit, madje deri në marrëzi, do të mohohej besimi dhe pas vrasjes së klerikve, objektet e kultit do të shembeshin duke vrarë edhe shpresën e besimit te Zoti, pra demoni kishte zbritur në në vendin e shqiponjave për hakmarrje çnjerëzore e teje djallëzore. Historia e diktaturës njohu shumë burgje në Shqipëri, por më të tmerrshmit ishin dy burgjet e sigurisë së lartë, ai i Burrelit dhe tjetri po në veri, në skajin tjetër verior, pikërisht në Spac (zona e Mirditës). Burgjet ruheshin nën masa të rrepta terrori dhe për gjatë gjithë
  9. kohes së diktaturës ka patur edhe tri ngjarje të rebelimit, si thyerja e burgut të Burrelit në gusht të vitit 1967, revolta e burgut të Spacit në maj të vitit 1973 dhe më pas më 1984, revolta e burgun të Qafe Barit, ndersa raste të tjera kanë qenë të izoluara. Burgu i Burrelit Sllogani i burgut të Burreli nga diktatura “Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del” Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri, është ndërtuar gjatë kohës së mbretit Ahmet Zogu. Ky burg është ndërtuar në vitin 1938 dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës, Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Mbreti Zog e kish projektuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë dhe me këtë justifikohen masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij. Burgu i Burrelit ndodhet në skajin lindor të qytetit, vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë, duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme. Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë, një zonë e zbuluar dhe mjaft e kontrollueshme edhe nga jashtë. Burgu është gjysëm nëndhe, me lagështirë të vazhdueshme dhe në temperatura në dimër që shkojnë -20 gradë, qelitë janë të padurueshme, një ferr i vërtetë, siç e përshkruajne të burgosurit politike që janë ende gjallë. Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikëvështrimi dhe rregullat e atij sistemi, janë torturuar, vrarë natën në fshehtësi,
  10. ridënuar pa shkak, madje dhe të mbyturit me injeksion me gjilpëra me ujë. Burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëhej ferri i vërtetë për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin, por edhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë. Ky burg ishte diversi i jetës, shtuar dhe torturat dhe izolimin e zgjatur, ai ishte makthi i të burgosurve politikë, ku kanë vuajtur dënimin mijëra shqiptarë, intelektuale dhe klerike nga më të ndriturit e kombit, madje edhe klerikët e shenjtëruar kanë qënë për vite me radhë në këto qeli, apo në burgun e fërrit, siç edhe vetë e kanë quajtur. Në historinë e këtij burgu, thyrja ishte e pakonceptueshme, ai ka qënë i vështirë për t’u thyer dhe shënohët vetëm një rast kur burgu i Burrelit u thye me 02. gusht 1967 nga Dhori Gronjoti, Sazan Hadëri (që mbeti i vrarë) dhe Adem Allçi që bëri 28 vite burg kryesisht në Burrel. Sot burgu i Burrelit mban emrin e një nga tre të burgosurit që guxuan ta thyejne burgun kur diktatura ishte më e ashpër se kurrë dhe ka marrë emrin, burgu “Adem Allçi”. Varreza masive-“Qershia” dhe gëlqerja Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes, ishte një kodrine me shkurrnajë, një baltë e kuqe dhe gjithë gurishtë (tregojnë të burgosurit politikë). Pikërisht kjo qershi frymëzoinjë regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar “Qershia”, tregon A. Musta, i burgosur politik dhe autor i disa librave për burgjet dhe kampet e internimit, madje hartuesi i hartës së burgjeve dhe kampeve të internimit në Shqipëri. Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur. Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit nga gëlqerja. Për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burrelit hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila shkriheshin. Një tjetër vend krimi i fshehtë ishte dhe Koci i Kalit, një zonë ku të burgosurit varroseshin natën, pasi vriteshin tinzash në fshehtësi nga Sigurimi i Shtetit. Vendi i varrezës së fshehtë ndodhet në të hyrë të fshatit Baz të Matit, disa kilometra para se të shkosh në qytetin e Burrelit, ku ishte burgu dhe është mbajtur i fshehtë për 45 vite deri sa familjarë të të burgosurve dhe vetë të burgosurit politike të liruar nga burgjet, dëshmuan për një varrezë të tillë dhe deri më sot nuk është bërë përpjekje për ta zbuluar. Burgu i Burrelit u mbyll në vitin 1990, gjatë kohës së vizitës së Sekretarit
  11. të Përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndërsa aktualisht shërben si burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin shumë kriminelë. Vite më parë ka patur disa dhoma si muze, por për arsye sigurie ato tashmë nuk egzistojnë më. Burgu i Spaçit Revolta e Spaçit me 21 maj 1973, të burgosurit politike thirrnin: “Rroftë Europa” Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968-n. Ndërtimin e tij ministria e Punëve të Brendshme e bëri me të burgosur ordinerë, ku u rrethua një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh dhe u hapën galeritë e bakrit dhe piritit. Me përfundimin e burgut, 600 të burgosur politikë i shpërngulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit për në Spaç. Kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjeologjike në 1956-n, (dëshmojnë të burgosurit politikë), ndërsa qielli në Spac ishte një rreth i vogël, ku dielli ishte me kursim dhe zgjaste disa orë në ditë. Burgut mizor të Spaçit i vinte në ndihmë edhe natyra e vrazhdët, e egër, e ftohtë në ekstrem në dimër dhe e rrethuar nga male, ishte si një zgjedhje e bërë nga dialli për të lënduar, vrangur dhe marrë jetë njerëzish të konsideruar kundërshtarë të regjimit komunist. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë për dy të burgosur e ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive dhe e torturonin deri në skajin e jetës. Revolta e Spaçit: Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 , të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. Të burgosurit pas rebelimit ngritën në kamp flamurin e kuq me shqiponjë, por pa yll, që u përgatit nga piktori Mersin Vlashi (ish- i burgosuri politik që bëri 32 vite burg dhe nuk jeton më) si dhe hodhën parulla
  12. kundër diktaturës. Qeveria e diktaturës ishte e alarmuar dhe si pasojë ata urdhëruan korpusin e Burrelit për rrethimin e kampit të Spaçit me forca të shumta e tanke, tregojnë të burgosurit që kanë qenë pjesë e revoltës. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. Pas tri ditësh revolta u mposht mes përdorimit të shufrave të hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndërsa 100 prej tyre u dënuan me 1700 vjet burg. Ngjarja: Plot 72 orë zgjati pandërprerje revolta e Spaçit. Përballja energjike e të burgosurve politikë të burgut-kamp në 21-23 maj të vitit 1973 me forcat e policisë, tronditi nga themelet regjimin e Tiranës. Lajmi i pazakontë i përkiste kampit më të egër, ku ishte izoluar pjesa më e madhe e kundërshtarëve të rrezikshëm të regjimit diktatorial. Rebelimi i tyre kishte qenë i papritur. Po kështu, të burgosurit thërrsnin : “Poshtë komunizmi, rroftë Europa” “Duam liri” “Jo diktaturë si të Stalinit” etj. Shpagimi do të vinte i pamëshirshëm. Me tërë arsenalin luftarak të gardianëve dhe policisë sekrete. Përleshja nisi e përgjakshme dhe u mbyll me gjak. Pasojat: Pati të vrarë e të lënduar. Me dhjetra u gjymtuan. Organizatorët u izoluan forcërisht dhe u ridënuan rreptë. Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Pal Zefi u pushkatuan me vendim të rrufeshëm. Plot 15 të tjerë, Kostandin Papaj, Sali Çuni, Shefqet Gjana, Hulusi Pashollari, Fatmir Llagami, Nuri Stepa,Bashkim Fishta, Agron Xhelili, Njazi Bylykbashi,Sherif Allamani, Mirash Gjoka, Refik Beqo, Gëzim Çela, Rexhep Lazri e Bebi Konomi, u ridënuan me masa ekstreme. Në historinë e regjimit të Enver Hoxhës revolta e Spaçit, u konsideruar si protesta e parë, kur u ngrit flamuri kombëtar pa yllin, simbol të komunizmit. Zhdukja e eshtrave Nga viti 1968 deri në 1990 në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta, por numri nuk dihet ekzaktësisht. Të burgosurit u varrosën në anën veriore të burgut të Spaçit, por ka dhe një varrezë tjetër matane përroit në anën perendimore, që u zbulua nga familjarët pas rënies së diktaturës, madje varret gjenden edhe sot atje, por nuk dihen se të kujt janë. Burgu-minierë u mbyll më 1990-n, ndërsa të burgosurit u shpërngulën në burgun e Përparimit, që ndodhet në katundin e Shën Vasit në Sarandë. Aktualisht kampi i Spaçit është shkatërruar krejtësisht dhe kanë mbetur shumë pak gjëra për të
  13. treguar krimet çnjerëzore dhe vuajtjet e të burgosurve politikë në këtë burg famëkeq, por ai e ruan si dëshmi një krim monstruoz të diktaturës. Sot është shpallur muze i kategorisë së dyte dhe vizitohet çdo vit nga të burgosurit politikë dhe të interesuar. Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984, ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak. Pse u konsiderua revolta e parë antikomuniste Nuk kish ndodhur asnjëherë që një lëvizje masive si ajo e të burgosurve politike të Spaçit të ishin rebeluar, përjashtuar arratisjen e famshme në burgun e Burrelit me 2 gusht 1967, ku u bë i mundër të organizohej një arratiseje nga Adem Allci, Sazan Hadëri dhe Dhori Gronjoti. Ngjarja e Burreli pati pasoja, mbeti i vrarë nga rojet e burgut, Sazan Hadëri dhe u plagos Dhori Gronjoti, ndërsa Adem Allçi u kap pas disa ditësh në një fshat të Lisit për t’u ridënuar sërish. Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri dhe asnjëherë nuk kishte ndodhur që të kishte një rebelim të organizuar, madje të hidheshin parulla kundër pushtetit popullor të diktaturës, prandaj janë konsideruar si përpjekje për të rrëzuar pushtetin e diktaturës, që mori dhe karakter politik, ku në të vetetë ajo ishte një britme nga shpirterat njerëzorë për të shkulur vargonjtë e diktaturës, për të kërkuar liri!. Statistikat e genocidit komunist në Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë ekzaktësisht të sakta dhe kjo tabele përmbledhëse eshtë marrë nga të dhënat e shoqatës së të përndjekurve politikë në bazë rrethesh dhe publikuar për herë të parë në gazetën “Liria”. Statistikat janë mbledhur nga shoqatat e rretheve, por ende nuk kemi një shifër zyrtare të të ekzekutuarve dhe atyre që vuajtën ne burgjet e diktaturës, apo ata që u ekzekutuan në fshehtësi. Ja disa të dhënë që janë përsëritur për 26 vitë, përpunuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë në rrethe: 1).Të ekzekutuar 6.023 persona 2). Të vdekur në burg 1.065 persona 3). Të burgosur 34.135 (26.768 burra dhe 7.367 gra) 4). Të sëmurë mendorë 260 5) Të vdekur në internim 9.000 Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima.
  14. Numri i varreve të humbura që janë groposur tinzash në fshehtësi nga sigurimi i shtetit, është afërsisht 6800 persona, por ende nuk ka një shifër të saktë, madje këta janë persona që nuk kanë ende një varr ku familjart e tyre të kenë mundësinë të nisin vajin apo kujën për njerëzit që ende nuk i kanë në një prehje të qetë dhe njerëzorë, ndonese konsiderohen martirë të lirisë.Shqipëria burg e izoluar nga bota ngriti një sistem i tërë burgjesh, si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Pukë, Mirditë…etj. Në regjimin diktatorial, shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim. Po ashtu, nuk mungonin dhe burgjet e psikiatrisë si, ai në qytetin e Elbasanit ku trajtonte si pacientë kundërshtarët e diktaturës. Në këtë pavion kryhej, “Terapia e shuarjes së kujtesës, depersonalizimit dhe humbja e ndjenjës së realitetit për veten”. Për gratë e dënuara ishin ndërtuar këto burgje: Aneksi i burgut te vjetër të Tiranës, Kampi i grave në Valias, Burgu i Artizanatit në Tiranë, i Kuçovës, Kosovës (Elbasan), Sharrës. Në Tiranë, ata që dënoheshin me vdekje, pushkatoheshin te bregu i Lumit, pranë ish-frigoriferit, në Sharkë pranë Vorës, si dhe Farkë. Edhe në kryeqytet shumë familje nuk kanë mundur të gjejnë eshtrat e njërëzve të afërm, të pushkatuar me akuza të ndryshme. Në të gjithë vendin ka kampe dhe burgje të diktaturës dhe për llogjike ka dhe viktima, njerëz që ende nuk janë gjetur, njërëz të dalë nga burgjet dhe kampet e internimit që tregojnë atë regjim mizor, madje të burgosurit e varrosur nuk mund të merreshin pa mbaruar dënimin, madje ka njërëz që ende nuk e kanë mbaruar denimin ende ndose janë në varre të pagjetura. Edhe pse kanë kalura 26 vite nga rënia e regjimit shumë pak është bërë për trasparencën me të shkuarën, por ama ka nisur procesi i dekomunistizimit me krijimin e muzeut kombëtar BunkÁrt 2, projekti për hulumtimin e studimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politike, strategjia e gjetjes së varreve të humbura dhe së fundmi me hapjen e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit, pra 26 vite pas rënies së diktaturës, nis procesi i dekomunistizimit. Paketa e trasparencës janë përpjekje të tre viteve të fundit nga qeveria, por ky proces krahasuar me vende ish-komuniste, duhet të kishte përfunduar prej vitesh. Diktatura la pasoja të mëdha të parikuperueshme, por nëpërmjet transparencës së të shkuarës, Shqipëria do të ketë mundësi të nxjerrë në dritë sekretet e regjimit për të mundësuar ndriçimin e të ardhmes eropiane të shqiptarëve, që regjime të tilla të mos përsëriten më.
Publicité