NDOTJA E AJRIT SHKAKTON VDEKJE TË
PARAKOHSHME
Ndotja e ajrit vazhdon të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm të evropianëve dhe ul cilësinë e jetës dhe
jetëgjatësinë.
Ndotja e ajrit përbën sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) “rrezikun më të madh shëndetësor të varur prej mjedisit
në Evropë”. Ndotja e ajrit u shkurton jetën njerëzve. Përveç kësaj, ajo favorizon sëmundje të rënda si sëmundje të
zemrës, të rrugëve të frymëmarrjes dhe kancerin.
Në një raport të ri të publikuar për Konferencën e Klimës në Paris nga EEA në Kopenhagë, vlerësohet se 430,000 vdekje
të parakohshme në vit në Evropë lidhen me ndotjen e ajrit, raporton DW.
“Ndotja e ajrit vazhdon të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm të evropianëve dhe ul cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë”, thotë
drejtori ekzekutiv i EEA-s Hans Bruyninckx. “Kjo ka gjithashtu ndikim të konsiderueshëm për rritjen e kostove për kujdesin
mjekësor dhe për shkak të mungesave në punë për arsye shëndetësore redukton edhe produktivitetin e të gjithë
ekonomisë”.
Të prekur sidomos banorët e qyteteve
Siç del nga raporti, shumica e banorëve të qyteteve evropiane janë të ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit në një nivel që nga
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konsiderohet i rrezikshëm. Ndër ndotësit më problematike që ndikojnë në
shëndetin e njeriut janë pluhuri i imët, dioksidi i azotit (NO2) dhe ozoni troposferik (O3). Këto lëndë janë të dëmshme edhe
për bimët.
Burimi kryesor i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohshme në Evropë është pluhuri i imët, që ka një diametër prej 2,4
mikrometër dhe hyn përmes hundës në gjak dhe në mushkri. Ky lloj pluhuri shkaktohet prej motorëve me naftë dhe prej
fërkimit të frenave, të gomave të makinave dhe të asfaltit. Po ashtu edhe prej termocentraleve me qymyr, sobave dhe prej
qarkullimit të anijeve dhe të avionëve. Prej tij sipas ekspertëve kanë gjetur vdekjen e parakohshme në Evropë rreth
432.000 vetë në vitin 2012.
Automjetet përgjegjëse për dyoksidin e azotit dhe ozonin në qytete
Shumë të larta janë edhe vlerat e dyoksidit të azotit (NO2) dhe ozonit në qytete. Ato shkaktojnë dhimbje koke, marrje
fryme, marrje mendsh dhe impotencë.
98 për qind e popullsisë urbane në vendet e BE-së ka qenë e ekspozuar në vitin 2013 ndaj përqendrimeve të ozonit “që
janë mbi rekomandimet e OBSH-së” thuhet në raportit. Përveç kësaj edhe përqendrimi i dyoksidit të azotit ishte mbi vlerat
që rekomandon OBSH-ja dhe kërkesat e BE-së.
Ekspertët rekomandojnë që të respektohen normat e cilësisë së ajrit që rekomandon OBSH-ja.
EFEKTI SERE
Efekti serë është efekti i shkaktuar kur rritet
përqendrimi i karbonit në atmosferë, në formën e
CO2 e CO, duke sjellë rritjen e temperaturave në
Tokë. Kjo ndodh pasi gazi karbonik vepron si një
shtresë izoluese në atmosferën e Tokës, duke lejuar
rrezet e diellit që të hyjnë në atmosferë, por duke
mos lejuar daljen e tyre jashte kur ndodh reflektimi
nga sipërfaqja e Tokës. Si pasojë, temperatura e
Tokës rritet, ashtu siç rritet në serra të ndërtuara nga
njeriu.
Shuma e gazeve serë janë rritur me shpejtësi në
Tokë e duhur. Të gjitha emisionet e dioksidit të
karbonit nga fabrika ish dhe të gjitha makinat
tona. Djegia e lëndëve djegëse fosile (qymyrit, naftës
dhe gazit natyror), e bën atë një çekuilibër në ciklin
sepse nuk është një rritje e dioksidit të karbonit në
atmosferë, e cila nuk mund të absorbohet nga toka,
bimët dhe deti. Kjo do të thotë se ne kemi një më të
lartë temperatura mesatare prej më shumë ngrohjes
qëndron në sipërfaqe sepse gazi dyoksid karboni
pengon rrezatimin e nxehtësisë nga toka ikin në
hapësirë.
NDOTJA E AJRIT NE SHQIPERI
PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata
shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër.
SMOGU QË NA VRET NGADALË
Ndotja e ajrit është një ndër problemet më shqetësuse në
Tiranë. Ekspertët tregojnë se çdo banor i kryeqytetit thith
përgjatë një viti rreth 7 kg grimca pluhuri të cilat janë të
dëmshme për mushkëritë, por këto shifra janë akoma dhe më
të medha për punonjësit e policisë apo shitësit ambulantë që
një pjesë të kohës e kalojnë në kryqëzime. Qytetarët edhe pse
nuk e kuptojnë shumë mirë se çfarë është PM10-ta shprehen
se jetojnë çdo ditë ajër të ndotur. Të gjithë thonë se duhet të
ndërgjegjësohemi, por askush nuk i dëgjon këto thirrje të
qytetarëve.
Një vit më parë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,
Julian Beqiri thotë se të dhënat janë problematike përsa i
përket PM10-tës, ose thënë ndryshe grimcave të pluhurit në
ajër dhe 3 herë më të larta se standardet e lejuara nga BE
dhe 2 herë më të larta se standardi i vendit tonë. Akoma pas
një viti këto shifra vazhdojnë të jenë akoma në të njëjtin nivel.
Masat e marra nga strukturat shtetërore nuk kanë dhënë
rezultatet e duhura.
NDOTJA E AJRIT NË KINË 27 HERË MË E
LARTË NGA NORMAT E OBSH
Ndotja e ajrit në kryeqytetin kinez ka arritur nivele alarmuese. Për shkak të ajritekstremisht
të ndotur, shoferët e automjeteve janë të detyruar të ndezin dritat edhe në mesin e ditës.
Mauzoleu ku pushon Mao, në qendër të sheshit të qytetit duket i humbur në mjegull. Ndërsa në
jug të mazoleumit porta masive Qianmen, e ngritur në fillim të shek. XV, është krejtësisht e
padukshme.
Dendësia e grimcave prej 2,5 mikronësh diametër, më të dëmshmet, gjatë natës, në Pekin, ka
arritur pragun prej 671 mikrogramësh për metër kub, njofton ambasada amerikane.
Ky nivel është 27 herë më i lartë se niveli i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Situatat e tilla, në Kinë tani po i quajnë “ajërpokalipsë”.
Ndotja atmosferike është bërë një prej çështjeve kryesore të pakënaqësisë së kinezëve. Ata
janë të shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të kancerëve në mushkëri, kjo si pasojë direkte
e ajrit të ndotur.
Autoritetet e ngarkuara për mjedisin kanë publikuar në mikroblogjet e tyre mesazhe të cilat
bëjnë thirrje që të evitohen sa më shumë që është e mundur aktivitetet në ambient të hapur,
sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga problemet kardio-pulmonare.
Kina vazhdon të paiset me burime energjitike kryesisht ndotëse. Sipas "Greenpeace" 570
centrale me thëngjill janë programuar të ndërtohen ose janë në ndërtim e sipër në Kinë
AJRI I NDOTUR VRET!
2.4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë vdekje i atribuohen
ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së,
Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun. Fakte të
tilla tronditëse e vënë botën përballë një sfide globale, siç është ndotja e mjedisit që më së shumti shkaktohet
nga shtimi i dioksidit të karbonit CO2.
Dioksidi i karbonit është identifikuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë dhe për rrjedhojë sjellë numrin më
të lartë të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Ajri që ne thithim çdo ditë është i ndotur nga një përzierje substanciale,
e padukshme, që shkakton kancerin në mushkëri. Kështu, sipas statistikave vjetore të OBSH-së, 223 000 njerëz në
vitin 2010 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Krahas saj, një numër i lartë sëmundjesh lidhen drejtpërdrejt me
ndotjen e ajrit, si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes,
dhimbje koke, migren etj.
Përballë këtyre treguesve alarmmantë botërorë le të bëjmë një analizë të thjeshtë të situatës sonë mjedisore për të
kuptuar më mirë se kush është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në vendin tonë dhe cila është gjendja aktuale. A
duhet të shqetësohemi dhe të ndërmarrim iniciativa të menjëhershme apo problemi nuk është koherent?!
Ne edhe pse jemi një ndër vendet më të vogla të Ballkanit, në sipërfaqe dhe numër, kemi koeficientin më të lartë të
ndotjes mjedisore, dhe kjo vjen si shkak i një kaosi total gjithpërfshirës, që na identifikon më së miri nga shumë vende
të tjera të botës. Problemet kryesisht lidhen me infrastrukturën e rrugëve, ka rrugë të pashtruara pa fund, me aktivitetet
ndërtimore të pakontrolluara, me rritjen e shpejtë të numrit të automjeteve gjatë ketyre viteve të fundit, me gjeneratorët
me naftë dhe mbi të gjitha, nga mungesa e hapësirave të gjelbëra dhe shkatërrimi ditë pas dite i atyre ekzistuese. Pra,
neqoftëse në mbarë botën përballë sfidave ekologjike po flitet dhe po konkretizohen plane mjedisore në favor të
shtimit të parqeve apo hapësirave të gjelbëra, ne ende vazhdojmë të veprojmë në kah të kundërt. Jemi në një
progression të zhdrejtë me natyrën, veten edhe botën sepse po vazhdojmë ende të sulmojmë natyrën, dhe qytetari
shqiptar me sa duket po vazhdon të vuajë pasojat e një tranzicioni kombëtar që nuk po mbaron kurrë!
Le të fillojmë thjesht të flasim për problemin, të kuptojmë rëndësinë e edukimit mjedisor dhe rolin e tij në shoqëri. Të
ndërgjegjësohemi se edhe ne mund të ndryshojmë. Të mos të vazhdojmë të bëhemi shkak i shkurtimit të jetëgjatësisë
sonë në pavetëdije.
Sot është momenti që të flasim për atë që askush më parë nuk ka dashur të flasë dhe që ende nuk po flet, le të mos
humbim më kohë sepse….Jeta është shumë e shkurtër për të pritur shumë gjatë!
ÇFARË MUND TË BËJMË?
Sigurisht që problemi është i të gjithëve dhe për të gjetur një
zgjidhje më eficente duhet një bashkëpunim i fortë në nivelin e
strukturave shëndetësorëe, qeveritare dhe qytetare. Pikë së pari
le të fillojmë me edukimin e publikut mbi shëndetin dhe cilësinë e
ajrit që thithim çdo ditë për t’u ndërgjegjësur mbi rolin tonë në
natyrë, dhe njëkohësisht të mund të kërkojmë një ndërhyrje më
të lartë në reduktimin e faktorëve që shkaktojnë ndotjen e ajrit.
Sipas parashikimeve të bëra nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit
në SHBA është evidentuar se nëse do të arrihet të ketë një
përmirësim të cilësisë së karburanteve të makinave, do të ketë
12 000 vdekje të parakohshme më pak, 15 000 infarkte më pak,
dhe 6 000 fëmijë më pak me probleme astme.Vende si SHBA-
të doemos,i lejojnë vetes luksin të flasin për probleme më
madhore që prekin disa institucione përkatëse, por ne si popull, si
qytetar kemi edhe probleme të tjera ndoshta më të thjeshta në
dukje por që ne vetevete përbëjnë sfidën e përditshme të çdo
individi me veten. Probleme për të cilat më së shumti nuk flitet se
sa flitet. Dhe po nuk u fol nuk do të kemi kurrë ndërgjegjen për
ekzistencën e tyre dhe më tej nuk mund të pretendojmë zgjidhjen
e diçkaje, prania e së cilës qëndron në heshtje! Ne jetojmë çdo
ditë me ndotjen, i ndjejmë pasojat në jetesën tonë dhe përsëri
nuk flasim. Ndërkohë që bota mbarë “po zien” përballë këtyre
treguesve mjedisorë!