Përkufizimi I Stresit
Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe
fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të
rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre.
Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që
shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet
negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .
Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave. Kjo
përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike - të tilla si rritjen e
rrahjeve të zemrës dhe tensionin muskulor, si dhe ndryshimet
emocionale dhe të sjelljes.
Megjithatë, shumica e psikologëve konsiderojnë stresin si një
proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi ndaj
një ngjarje kërcënuese.
Stresi tek adoleshentët
Shumë te rinj në ditët e sotme
përballen me strese te ndryshme dhe
probleme të shumta .
(Pagjumësia)
Pamja për tu dukur sa më bukur fizikisht
është nje problem shum i madh , e
veqanërisht nga Gjina Femërore .
Të përballesh me stresin do të thotë të përdorësh mendimet dhe të
veprosh për të luftuar me situatat stresuese dhe për të ulur nivelin e
stresit tonë .
Shumë njerëz kanë një mënyrë karakteristike për ta përballuar stresin
bazuar në personalitetin e tyre . Njerëzit që e përballojnë mirë stresin
kanë tendencë të besojnë se mund të influentojnë mbi atë çka I ndodh
atyre .
Ata zakonisht kanë një vetëbesimtë lartë , I rezistojnë zhgënjimeve ,
qëndrojnë optimistë dhe këmbëngulin edhe nën rrethana jo të
favorshme . Më e rëndësishmja , ata zgjedhin strategjinë e duhur për të
përballuar stresorët me të cilët përballen . Në të kundërt , njerëzi që
përballojnë dobët me stresin kanë tendencë të kenë pak a shumë
karakteristika të ndryshme të personalitetit , si vetëbesim të ulët dhe një
vështrim pesimist mbi jetën .
Ndikimi I stresit ne trupin e njeriut
Kur njeriu perjeton nje stres , ai ka
menjëherë çrregullime me disa hormone :
- Pështyma : Bën rrjedhë e ngadalshme ;
-Sytë :zmadhim I bebëzës;
-Lëkura: ngushtim I enëve të gjakut, të
dridhura , djersitje ;
-Mushkëritë : ngadalësohen,frymëmarrja
thellësohet
-Zemra : rrah më shpejt , dhe më vështirë
-Stomaku: zvogëlimin I enzimeve , prodhim I
tretjes së ushqimit
-Zorrët: ngadalësohet lëvizja e ushqimit
-Muskujt : bëhen më të tensionuar , dridhjet
shpeshtohen
-Enët e gjakut : Rritet tensioni i gjakut si
zmadhimi I enëve të mëdha .
Stresi ndahet në tri kategori :
Fizike-si reagon
trupi juaj
Psikike :si
mendoni
dhe si
ndjeheni
Sjellja: se si
veproni