Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 5 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Similaire à Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi (20)

Publicité

Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi

  1. 1. PROJEKT Lenda: Histori Tema: Ndikimi I kultures osmane ne Shqiperi gjate periudhes te sundimit osman. Punoi: Flavio Habilaj
  2. 2. “Gjatë gjysmëmileniumit të sundimit osmannë trojet e tyre, shqiptarët,në masë dhe në kushte shumë të vështira,mundën ta ruajnë identitetin e tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor si popull, në një kohë që ata ende nuk ishin formuar si një komb i veçantë Konkretisht,kultura Osmane ka gjurmët e veta në Shqipëri dhe kjo lidhet doemos me historinë tonë. Duam apo nuk duam, ndikimet osmane kanë tashmë pjesë në trashëgiminë tonë:në vlera, zakone, tradita, besime,në kulturën materiale,në folklor,art, muzikë, veshje,arkitekturë dhe mënyrajetese. Ndikimi osmannë Shqipëri është më i madh se çfarëdo lloj ndikimi tjetër,për vetë faktin se Shqipëriaka qenë për 500 vjet, pjesë e një mozaiku kulturor osman.Të mohoshkëtë ndikim do të thotë të mohoshtrashëgiminë shqiptare,do të thotë të kultivoshnjë ideologji ahistorike,gjë që është krejtësisht e gabuar. Islami Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve. Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar kryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij. Arkitektura Ne shekullin XVI-XII Në shek. XV-XVIII, në territorin e Shqipërisë u zhvilluan gjini të ndryshme të arkitekturës, duke filluar që nga ndërtimet me karakter mbrojtës, ndërtimet shoqërore dhe ato të kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe së fundi banesat popullore. Në shek. XVI kishte përfunduar ndërtimi i sistemit të fortifikimit nga ana e turqve dhe ishin ngritur një sërë qendrash të reja administrative. Ndërtimi i fortesave vazhdoi në ato zona ku kishte trazira,
  3. 3. kryesisht në afërsi të bregdetit. Në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVI u ndërtua një sisem fortifikimi pranë detit Jon, ndërsa në vitin 1574 kështjella e Ishmit në veri të Durrësit. Kështjellat osmane të kësaj periudhe në përgjithësi nuk u përgjigjeshin kërkesave të kohës; në kushtet e përdorimit në stil të gjerë të armës së artilerisë, ato ishin ndërtuar për të përmbushur detyra lokale përballë një armiku të paarmatosur. Por duke filluar që nga vitet e fundit të shek. XV kristalizohet një arkitekturë e mirëfilltë në ndërtimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund të ndahen në dy grupe të mëdha. Ato të tipit me çati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastër) dhe të tipit sallë me kupolë, shembulli i parë i të cilave është xhamia e Mirahorit në Korçë e ndërtuar në vitin 1494. Pothuajse të gjitha xhamitë kanë qenë pajisur me portikë. Fillimisht portikët ndërtoheshin me mure guri të mbuluara me qemere e kupola, si në xhaminë e Mirahorit (Korçë), sipas modeleve të xhamive të Stambollit. Por gjatë shek. XVII e sidomos në shek. XVIIIXIX përdoren gjithnjë e më shumë hajatet me strukturë druri që zinin sipërfaqe të mëdha (Kavajë, Berat, Tiranë). Hapësira e brendshme e xhamive ishte me shumë dritë, muret dhe kupolat ishin shpesh të mbuluara me piktura murale. Gjuha Për pesë shekuj me radhë turqishtja ka lënë gjurmë të thella në të gjitha gjuhët e Ballkanit, veçmas në shqipen. Ajo në shqipen ka prekur në shumë fusha të jetës sidomos në fjalësin (leksikun) e saj. Vetëm te – Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë,2006 gjenden me qinda huazime nga turqishtja. Për shtrirjen e turqizmave në shqipet prof. Çabej ka pasë shtuar: “ Me një fjalë, ndikimi i turqishtes ka rrokur gjithë jetën qytetare. Avash edhe e përsëritur – avash-avash. Kjo nga turqishtja -yavas- .Me formën javash e përdorin pothuajse të gjitha të folmet popullore po kështu edhe turqishtja e Prizrenit. Forma – avash – depërtoi në Kosovë nga Shqipëria. Shqipja e ka të vetën ngadalë. Edhe fjala – kapak – e turqishtes ka lëshuar rrënjë si në të shkruar ashtu edhe në të folur. E ka Fjalori i shqipes, ky i sotmi, ndërsa fjalën e burimit shqip – mëshelës- të Fjalorit të 1954, e hoqi dikush, sigurisht pse ishte e shqipes.Në Drume të Hotit kapakut i thuhet – pshils – kjo nga folja – mëshel, gjithandej pshel. Edhe çerdhja e fjalëve të burimit turk – bojë –( kjo nga turq- boy), bojatis dhe bojaxhi ( kjo nga turq- boyaci), të cilat i ka Fjalori i shqipes kanë përdorim të gjerë në të folmet popullore besa edhe në shkrimet tona, veçmas në Shqipëri. Simotrat e këtyre i ka pasur shqipja qëmoti, si: ngjyrë, ngjyj e ngjyros, të ngjyrosun-ngjyrosje, i,e ngjyrosur etj.. Keto jane vetem disa nga qindra fjalet turke qe gjenden ne fjalorin tone te perditshem.
  4. 4. Kuzhina Nje tjeter aspekt i ndikimit turk ne kulturen shqiptare eshte edhe menyra e te gatuarit. Ja disa ushqime karakteristike turke qe bejne pjese edhe ne kuzhinen tone: Hallva - eshte nje embelsire tipike turke e cila mund te realizohet fare thjesht ne shtepi. Egzistojne tre lloje te ndryshme hallvash ne Turqi: hallve me tahini (gjalp susami) e cila zakonisht blihet e gatshme, hallve me miell gruri dhe hallve me irmik (lloj miell gruri me i trashe dhe me i forte se mielli i zakonshem) te cilat pregatiten vecanerisht ne ditet fetare. Ashurja – nje embwlsire turke me grure, mjaft e preferuar ne kuzhinen shqiptare. Ekziston nje histori, qe kur barka e Noes u ndal per te pushtuar malin Arafat ne verilindje te Turqisw, familja e tij festoi me nje pjate te vecante. Duke qene se rezervat ushqimore ishin drejt fundit, ato qe kishin mbetur (grure,fruta te thata) u bashkuan per te formuar ate qe sot ne e quajme ashure. Tradicionalisht, ne vendin tone, kjo recete pergatitet per Diten e Ashures ose per festwn e Bektashinjve. Kadaif me arra – nje embelsire turke shume e preferuar te shqiptarwt vecanerisht ne dite festash. Sheqerpare – embelsira me origjinw turke shume te vleresuara ne vendin tone. Bakllavaja – nje embelsireme origjinw turke jashte mase e perdorur ne Shqiperi, ku gatuhet pothuajse ne te gjitha rastet e vecanta dhe festat. Keto ishin vetem disa nga recetat turke te integruara ne kuzhinen shqiptare, por ka edhe shume te tjera, sic eshte Imam bajalldi, e cila njihet kryesisht vetem ne pjesen veriore te Shqiperise.
  5. 5. Veshje Një vështrim më i afërt i modeleve tradicionale shqiptare portretizon shpirtin otoman, që është një pjesë integrale e kulturës së Shqipërisë. Stilimet janë rezultat i një procesi të gjatë dhe të lodhshëm dhe çdo stil ka një kuptim më vete. Shqiptarët njihen për besnikërinë e tyre ndaj traditave. Ndaj, fustanet tradicionale janë ende në përdorim, veçanërisht në ceremoni dasmash. Fustanet tradicionale konsiderohet të jenë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por në vend nuk ka një kulturë homogjene të veshjeve. Shqipëria e veriut, e jugut dhe e mesme kanë mënyra të ndryshme të të veshurit. Fustanet tradicionale shqiptare janë të zbukuruar me simbole kombëtare dhe fetare. Veçanërisht, në Shqipërinë qendrore dhe veriore, stilet otomane mbizotërojnë stilet tradicionale në qytete si Shkodra, Berati, Tirana, Elbasani dhe Kruja.

×