Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore

Prof.Fatmir Sejdiu Prof.Emine Abdyli Prof.Xhafer Tahiri

Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
FAKULTETI JURIDIK
Punuar: Florian Murseli
Historia e intitucioneve juridiko-historike
1. Cila shkencë ndihmëse historike merret me studimin e shkrimeve të vjetra?
-Shkenca ndihmëse e historisë e cila merret me studimin e shkrimeve të vjetra quhet:PALEOGRAFI
2. Cilat janë shkencat tjera ndihmëse historike ?
1. Kronologjia ( studion kohën dhe datat historike)
2. Paleografia ( shkrimet e vjetra)
3. Hartografia ( Hartat historike)
4. Diplomatika ( diplomave, bulave, kartëdhuresave etj)
5. Heraldika ( stemat, dhe shenjat shtetërore)
6. Numizmatika ( monedha, medalje )
7. Gjenaologjia (fiseve ,brezave , familjeve , dinastive)
3. Epet e Homerit ,,Iliada dhe Odisea” janë burime te rëndësishme për njohjen e
Greqisë antike?
-Për periudhën e Heronjve shek XII- IX p. e. se re.
4 Shkollat juridike janë :
a) Shkolla e Glosatorëve ( shek 11-13) Irnerius, Acursius etj.
b) Shkolla e Postglosatorëve ( shek 13-16) Cinus , Bartolus , Baldus etj.
c) Shkolla e juristëve elegantë ( shek 16-17) Alcijat, Kyzha, Dono , Bolden
d) Shkolla e të drejtës natyrale ( shek 17-18) Hugo Grotius,Hobsi, Loku, Monteskije , Volteri etj,
e) Shkolla historike e së drejtës ( shek 18-19) Fihte , Tibo , Savinji etj.
5. Çka është GLOSSA ( shkolla e glosatorëve )
Kah fundi i shekullit XI juristët në Italinë Veriore themeluan shkollën juridike ku studionin ,,Korpus
Jurisin” ( Kodifikimin e Justinianit) , duke shënuar ndërmjet rreshtave komente DIGESTAT,
shpjegime apo vërejtje të cilat shënime quheshin GLOSSA andaj edhe këta quheshin Glosatorë(
shkolla e glosatorëve).
6. Cila nga shkollat juridike konsideronte se:
“ pa histori , shkenca juridike është e
verbër” -Shkolla e Juristëve Elegant.
7. Cilat nga shkencat ndihmëse historike merret me studimin e prejardhjes së fiseve brezave
,familjeve dinastive e të ngjashme;- GJENEALOGJIA
8. Lajbnici thoshte se nga historia kërkojmë tri gjera: Cilat janë ato:
1. Që të na informojë për ngjarjet në të kaluarën
2. Që të na ofrojë rregulla të dobishme për jetë
3. Që të na shpjegojë krijimin e të tashmes nga e kaluara.
8. Sa ka zgjatur bashkësia primitive
? Rreth 500.000 vjet.
9. Burimet historike ndahen në tri grupe ?
1. Në monumentet e kulturës materiale( veglat e punës , armët , stolitë , objektet , varrezat , vizatimet etj)
2. Në dokumentet e shkruara( ligjet, dekretligjet, kontratat, testamentet, bulat, statutet etj)
3. Në burimet gojore( këngët, tregimet, legjendat, anektodat etj).
3. Burimet Historike gojore ndahen ne:
1. Krijimtarinë gojore - popullore ( kultura shpirtërore) dhe
2. Kujtimet e aktorëve te ngjarjeve dhe dëshmitaret e kohës.
10. Çka është distanca kohore historike ?
Historia shkruhet vetëm pasi të kalojnë 50 vite pas ngjarjes që është objekt trajtimi e që quhet DISTANCA
KOHORE HISTORIKE.
11Në sa periudha ndahet historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës sipas tipit të shtetitdhe së
drejtës ?
1. Periudha e shtetit dhe se drejtës SKLLAVOPRONARE
2. -------------------------------------- FEUDALE
3. ------------------------------------- LIBERALE dhe bashkëkohëse
4. --------------------------------------- SOCIALISTE në mezokohë.
12 Cilat janë karakteristikat e përgjithshme të shteteve skllavopronare?
1. SH.S. janë shtete eksploatuese
2. Në SH.S. dominon kryesisht Ekonomia Natyrale.
3. Janë shtete luftarake dhe pushtuese
4. SH.S. i përshkon ideologjia fetare
5. Janë përplot me relikte të rendit shoqëror klano-fisnor
6. Janë shtete të pabarazisë formale-juridike
7. Janë përplot antagonizma dhe kundërthënie etj
13. Cilat janë shtetet skllavopronare?
-Shtetet skllavopronare të lindjes janë; Egjipti , Babilonia , Kina, Persia, Asiria , Fenikia etj ndërsa
-Shtetet skllavopronare të perëndimit janë: SHTETI I Romës dhe qytet shtetet greke janë : Athina , Sparta
, Teba, Smira, Itaka , Troja , Cipri etj.
14. Shtetet Skllavopronare ndahen në shtetet e lindjes së lashtë dhe në shtetet
perëndimoreskllavopronare.
Numëro se paku 5 shtete të lindjes së lashtë:
1. Egjipti
2. Babilonia
3. Kina
4. India
5. Persia, Asiria , Fenikia etj.
15. Karakteristikat e EGJIPTIT ?
-Egjipti i lashtë u krijua në Mileniumin IV p.e.r. në luginën e lumit NIL nga bashkimi i qytet-shteteve
të quajtura NOME.-Egjipti ka qenë MONARKI DESPOTIKE e tipit oriental.
-FARAONI ka qenë mbret i trashëgueshëm- XHATI ishte shef i administratës në oborrin mbretëror.
- Skllavët angazhoheshin për ndërtimin e sistemit të irigacionit dhe piramidave . Ata quheshin
edhe ,,SEKER ANH” ( të varrosur për së gjalli).
16. IUS VITAE AC NECIS” është një e drejtë e skllavopronarit ndaj skllavit. Çka kuptoni me
këtë të drejtë të skllavopronarit:
-Skllevërit ishin klasa e shtypur dhe e shfrytëzuar nga skllavopronarët. Ata ishin objekt e josubjekt i së
drejtës, e drejta konsideronte si send e jo si njerëz. Pronari i skllavit mund tadispononte lirisht skllavin
e vet, ai mund ta shiste atë ta tjetërsonte në çfarëdo mënyre tjetërmund ta lironte dhe ta vriste. Pra
skllavopronari kishte të DREJTEN E JETES DHE VDEKJES MBISKLLAVIN.
17. Ku dhe si u formua BABILONIA- karakteristikat ?
-Në Mesopotami në Mileniumin e IV p.e.r u formuan qytet-shtetet e para që quheshin PATESIATE si
; BABILONIA , KISH, SIPAR etj
-Ne SUMER u krijuan këto qytete- shtete që quheshin AKADA e që janë; ERIDA ,UR, URAK LARSA etj
- Dega kryesore e Ekonomisë ishte BUJQëSIA e më vonë zejtaria e tregtia.
-Babilonia kulmin e zhvillimit e arriti në shek. 18 dhe 17 sidomos gjatë sundimit 40 vjeçar tëHAMURABIT.
-Babilonia ishte MONARKI DESPOTIKE UNITARE-CENTRALISTE.- Në krye të shtetit
qëndronte sundimtari i quajtur LUGAL.
- Drejtuesi i pallatit mbretëror ishte NUBANDA.
- Administratën dhe gjykatat i drejtonte ISHSHAKU.
- Në krye të krahinave administrative ishte SHAKANAKU i cili kishte në duar tri
pushtete:administrativ, gjyqësor dhe ushtarak.
- Popullsinë skllavopronare e përbënin : AVILIUMI dhe MUSHKENëT
.- Babilonia në shek VI p.e.r. bie nën sundimin e Persisë.
18. Në Babiloni drejtuesi i pallatit mbretërore quhej NUBANDA ndërsa në Egjipt quhej XHATI.
19. Cilat janë ,,Burimet e së drejtës” në BABILONI ?
1. E drejta zakonore
2. Ligjet
3. Urdhëresat e org. Qendrore dhe vendore
4. Praktika gjyqësore
20. Kur është nxjerr ,, Kodi i Hamurabit” , dhe sa nene kishte?
Ky kod është nxjerr në gjysmën e parë të shek XVIII p.e.r. ( 1794-1750).I shkruar në gjuhën AKADE me
alfabet KUNEIFORM. Ky kod përbëhej prej 282 neneve dheështë i shkruar ( gdhendur) në një shtylle
guri të bazaltit të gjatë 2,25m.
21. Në kodin e Hamurabit në dispozitat ku bëhet fjalë për të drejtën familjare dhe martesore
përmendet instituti “Shiritka” çka kuptoni me këtë:
-Kur një grua kalonte në shtëpinë e burrit me vete merrte SHIRITKëN. Shiritka ka qenë një llojpaje
ose prike të cilën vajza e merrte nga familja e saj që të lehtësonte jetën bashkëshortore.
22. Ne kodin e Hamurabit përmendet institucioni I quajtur “ILKU”
Shkruaj çka di për këtë institut juridik të Babilonisë së lashte:
-ILKU ishte një pasuri bujqësore ( pjese e tokës - ngastër) te cilën sundimtari ia jepte njeriut tëlirë
ne zotërim dhe shfrytëzim që ai ta punonte vet ose me skllevër, me kusht qe ky person, nëthirrje të
sundimtarit të shkonte në ushtri.
23.Kodi I Hamarubit është nxjerr në vitin 1794-1750 p.e.r. dhe është shkruar në gjuhën AKADEme
alfabetin KUNEIFORM ndërsa është zbuluar në vitin 1901 -1902 dhe sot ruhet në muzeun eLUVRIT
në France.
24. Në Babiloni sipas kodit të Hamurabit klasa skllavopronare përbëhej prej 2 kategorive.
Cilat janë ato shkruaj për dallimet ndërmjet tyre:
1. AVILIUMI - shtresa e lartë e aristokracisë dhe burokracisë ( që kishin edhe mbrojtje juridike).
2. MUSHKENU - shtresa e ultë , të lirë por të varfër.
25. Sa institute themelore i njihte ,,E drejta sendore” në Babiloni?
1. Pronësinë
2. Servitutin
3. Hipotekën
26. Çfarë kontrata kishte te ,, E drejta e detyrimeve” në Babiloni?
1. Shitblerja
2. Qiraja
3. Huaja
4. Huapërdorja
5. Kontrata mbi punën personale
6. Depozita
27.Karakteristikat e ,, E drejta martesore dhe familjare” në Babiloni?
- Me rastin e martesës , dhëndëri jepte TIRHATëN.
- Gruaja me vete te burri merrte SHIRITKëN.
- Burri për ta siguruar gruan pas vdekjes i dhuronte NUDUNU-në.
- Burrit mund të merrte edhe skllaven për lindjen e fëmijëve KONKUBINA.
28. Karakteristikat e ,, E drejta trashëgimore” në
Babiloni? - Trashëgimtar legjitim kanë qenë vetëm meshkujt.
-Vajzat në vend të trashëgimisë kishin vetëm të drejtën e SHIRITKëS.
29. Karakteristikat e ,, E drejta penale” ne Babiloni?
- E drejta në Babiloni bënte dallimin ndërmjet deliktit privat dhe publik - Nuk bëhej diferencimi i
elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale ( nëse shtëpiarrënohet dhe mbyt pronarin ,
të mbytet ndërtuesi)
- Shprehej pabarazia formale juridike ndërmjet shtresave shoqërore
- Ashpërsia e dënimeve kishte për qëllim ndëshkimin dhe hakmarrjen ndaj kryesit të veprëspenale
etj. Veprat penale i klasifikojmë në 4 grupe :
1. kundër shtetit dhe religjionit ( kryengritja , tradhtia, dezertimi etj)
2. kundër personit ( vrasja , dhunim , fyerja , lëndimi etj)3. kundër pasurisë ( vjedhja dhe hajdutëria).
ATHINA
30 Eklezia në Athinën e lashtë ka qenë kuvend popullor në të cilin kishin të drejtë të merrninpjesë të
gjithë meshkujt e moshës madhore shtetas të Athinës. Për punën e vlefshme tëkuvendit kuorumi
kërkohej vetëm në një rast , cili ishte ai dhe çfarë duhet të ishte ai:
-Në Kuvend duhej të merrnin pjesë së paku 6.000 veta dhe kuorumi nuk ka qene i caktuarpërveç
kur vendosej për ostrakizëm (debim nga Athina per 10 vite).
31. Eklezia aprovonte ndonjë vendim në kundërshtim me “ vullnetin e përhershëm të popullit”
atë vendim me një procedurë të veqant mund ta anulonte Helieja, kush kishte të drejtë
tainicionte procedurën dhe me çfarë padie?
- Ne fillim e bënte AEROPAGU ( deri ne vitin 462 per) por më vonë e bënte HELIEJA .
Procedurën para Helijes mund ta iniconte secili qytetar Athinas me padinë GRAFE.
31. Si quheshin të huajt në Athinën e lashtë dhe çfarë ishte statusi I tyre juridik:
-Të huajt në Athinën e lashtë quheshin Metik, Metikët ishin të lirë por pa të drejta politike.Kishin të drejta
të kufizuara juridike pra kishin të drejtë të pakufizuar të pronësisë në sende tëluajtshme kurse për
sendet e paluajtshme kërkohej pëlqimi i shtetit.
32.Ne procedurën gjyqësore në Athinën e lashtë ekzistonte padia e quajtur Grafe. Kush
kishte të drejtën ta ngrite dhe çka kërkohej me te
-Këtë padi kishte mundësi ta ngriste çdo qytetar Athinas edhe kur nuk kishte interes të drejtpërdrejt
juridik por që dëshironte të mbronte interesin e përgjithshëm shoqërorpërkatësisht interesin
shtetëror.
33. Shkruaj çka di per institutin shtetërore në Spartën e lashtë të quajtur “GERUZIA”
- GERUZIA ka qenë organ operativo-administrativ që përbëhej prej 28 gerontëve dhe 2mbretërve .
Gerontët duhej të ishin më të vjetër se 60 vjeç dhe e ushtronin këtë funksion derinë vdekje. Geruzia i
përgatiste mbledhjet e Kuvendit , paraqiste propozime , shpallte aprovimine vendimeve etj. Kishte
edhe funksione gjyqësore dhe për punën e vet nuk i përgjigjej asnjëorgani tjetër.
34. Në Athinën e lashtë institucioni I quajtur “DOKIMAZIA” ka qenë:
-DOKIMAZIA - ishte një procedurë gjyqësore që zhvillohej para BULES. Në këtë procedurëshqyrtoheshin
virtytet morale të kandidatit për nëpunës. Aty konstatohej si p.sh. ; A ështëkandidati shtetas i Athinës ,
cilës shtresë-klasë i takon, a i ka kryer detyrimet fiskale ndajshtetit, çfarë moshe ishte , a ka qenë i dënuar
, a i respekton perënditë dhe prindërit etj.
35. Shkruaj çka di per institucionin e 9 arkondëve në Athinën e lashtë:
Në fillim ekzistonte vetëm një ARKOND BAZILEU . Por më vonë u vendos që të emërohet edhenjë
ARKOND POLEMARH , e pastaj edhe ARKOND EPONYMOS. Nga shek VII u institucionalizuanedhe 6
arkondë te tjerë, gjithsej 9 arkond. Nëntë arkondët kanë qenë organ administrativ dheekzekutiv.
SPARTA
36. Kush ishin “helotët” në Spartë dhe çfarë ka qenë statusi juridik dhe pozita shoqërore e tyre?
Helotet kanë qenë popullësia jo e lirë në Spartë. Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone ,
eshndërruar në skllevër të shtetit , në skllevër Agrarë. Këta ishin bujq të varur dhe pjesëpërbërëse
e tokës që nuk kishin as zotësi juridike e as zotësi për të vepruar.
37. Si quhen të huajt në Spartë dhe çfarë është statusi I tyre:
- Ata quheshin PERIK . Këta personalisht ishin të lirë por pa të drejta politike. Mund tëposedonin sende
të luajtshme ndërsa të paluajtshme vetëm me pëlqimin e shtetit. Nuk kishin obligim shërbimin ushtarak
por paguanin taksa të veçanta për forcimin e ushtrisë.
Feudalizmi
38. Ne periudhën e feudalizmit dallohen 3 tipe te feudalizmit, cilat janë ato:
- Feudalizmi i hershëm (gjysma e fundit shek. 5 deri ne fund te shek 10)
- Feudalizmi i zhvilluar ose klasik ( fundi i shek 10 deri ne fund te shek 15)
- Feudalizmi i vonshëm. ( fundi i shek 15 deri ne fundi i shek 18 apo (1789) Rev.BorgjezFranqez.)
39. Te sllavët ( ne Evropën lindore) feudalizmi fillon më vonë se në Evropën Perëndimore dhe
Qendrore.
Përkufizoni periudhat të feudalizmit te sllavët;
1. Feudalizmi i hershëm fund shek VIII fillim shek. IX dhe zgjat deri ne fund shek XII
2. Feudalizmi i zhvilluar fund shek XII dhe zgjat deri fund shek. XVI dhe fillimin e shek XVII
3. Feudalizmi i vonshëm fillimi shek XVII dhe zgjat deri ne gjysmën shek. XIX.
39. Me Konstitucionin e Konstatinit I të Madh të vitit 332 rregullohej:
-Krijimi I bazës juridike të marrëdhënieve të reja në prodhim, marrëdhëniet e ardhshme feudalenë kuadër
të perandorisë romake dhe ndalohej kalimi I kolonëve prej një prone bujqësore nëtjetrën sepse në rast
se bëhej shkelja e rregullit duhej të kompensohej.
40. Në periudhën e feudalizmit klasik shumë qytete në Evrope kishin statusin e qytetit- shtetitnë
formë republike të qeverisjes. Në krye të qytetit qëndronte Kryetari që në qytete tëndryshme
emërohej me emra-terme të ndryshme. Shëno së paku 5 emërtime për kryetarin;- MER, MAIOR,
VILLAE< DUZHD, PREFEKT, KNJAZ, GRADONAQELLNIK etj.
41. Qytet - shtetet në feudalizmin e zhvilluar kishin një rregullim të veqant shtetërorë (Indryshëm
nga ai I shteteve feudale) Pra çfarë forme të pushtetit kishin këto qytet shtete nëkëtë periudhë:-
Qytet-shtetet ne Evropë në periudhën e feudalizmit për nga forma e pushtetit shtetëror
kanëqenë republika aristokratike feudale dhe kishin një organizim të ngjashëm shtetëror, Aty
këtu kishte qytet shtete me trajte monarkie te pushtetit siç ishte p.sh Mbretëria e Napolit.Brenda
qytet shteteve paraqiten edhe institucione të veçanta shtetërore juridike.
42.. Numëro disa nga shtet-qytetet me te zhvilluara ne Evrope:
ITALI - Venediku, Gjenova, Napoli , Piza etj
FRANCE- Marseja, Arl , Narbon, etj.
Ne Ballkan ishte Dubrovniku.
44. Shumë qytete në periudhën e feudalizmit te zhvilluar kishin atributet e shtetit. Në këto qytet -
shtete ekzistonte një e drejtë bukur e zhvilluar me burime te veçanta. Numëro burimet e
sedrejtës në këto qytet-shtete.
1. E drejta zakonore
2. Statutet
3. Librat e qytetit
4. Statutet e korporacioneve të ndryshme dhe
5. Praktika gjyqësore
Shteti i Frankëve
45. Ku dhe si u formua shteti i Frankëve - karakteristikat:
-Shteti i Frankëve u krijua nga Frankët ( grup i fiseve gjermane ) nën udhëheqjen EKLODEVIKUT diku
nga fundi i shek.V dhe qëndroi deri ne gjysme të shek.IX. -Zhvillimi historik i shtetit ndahet në dy
periudha:
Periudhën e MEROVINGëVE dhe KAROLINGëVE.
- Shoqëruesit e sundimtarit ( anstrucionet ) quheshin KOMES. -
Rregullimi shtetëror : Monarki patrimoniale ose bashtinore.
46. Çka është BENEFICIUMI?
- BENEFICIUMI ka qenë një tokë e banuar me fshatar gjysmë të lirë , të cilën tokë sundimtari iu
jepte njerëzve të lirë me kusht që këta kur të thirreshin të viheshin të armatosur si kalorës ne
shërbimin ushtarak. Beneficiumi jepej për kohë të caktuar dhe mund tiu merrej .
- Akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit juridik të fshatarit të lirë dhe i cilësisë juridiketë
pronës së tij quhej KOMENDACIO.
47. Pushteti qendror në Shtetin e Frankëve?
- Monarku kishte funksionarët e vetë si : REFERENDAUSI ( përpilonte aktet e monarkut ),KOMESëT
, KONTëT , MAJOR DOMI ( drejtues i oborrit ).
-Organ tjetër ishte ; Kuvendi popullor, Kuvendi i pallatit mbretëror, Kuvendi i magnatëve dhe
Kuvendi kishtar.
- Pushteti vendor :Njësia themelore ishte KONTEA në krye me KONTIN.
Zëvendësi i kontit quhej VIKARI e mëvonë si njësi më të mëdha ishin DUKATAT në krye me DUKëN.
48. Burime e së drejtës ?
- Ligjet e para të barbarëve janë kodifikimet e drejtës zakonore të quajtura LEX BARBARORUM
p.sh. Ligji i SALIKëVE, Ligji i RAPUARVE dhe Ligji i BURGUNDëVE.
- Ligji i SALIKëVE kishte 70 nene dhe ishte i vetmi ligj që kishte më së paku ndikim nga e drejtaromake.-
Lex Romana Barbarorum ishin ligje për popullësin galo-romake. Ndër to ishin:Lex Romana
BURGUNDIONUM dhe WISIGOTHORUM.
- Aktet e sundimtarëve ishin : decreta , edicta, constituciones , ndërsa në periudhën eKarolingëve
këto akte quheshin KAPITULARIA.
49. E drejta në shtetin e Frankëve?
- E drejta sendore ( e drejta e pronësisë mbi tokën)
- E drejta e detyrimeve ( kontrata e shitblerjes)
- E drejta familjare (e drejta e mundiumit)
- E drejta penale ( vetëgjykimi , hakmarrja , përgjegjësia kolektive etj).
50. Në të drejtën familjare në shtetin e frankëve në periudhën e feudalizmit të hershëm
zoti Ishtëpisë kishte të drejtën e mundiumit. Çka kuptoni me të?
-I zoti i shtëpisë kishte të drejtën e MUNDIUMIT dmth ai kishte një lloj pushteti mbi anëtarët efamiljes.
Meshkujt madhor kishin pushtet mbi meshkujt e mitur ndërsa burrat kishin pushtetdhe një lloj
kujdestarie mbi gratë.Kalifati arab
51. Kur filluan të krijohen qytetet e para - karakteristikat?
-Ne shek. V-VI u krijuan qytete siç janë; MEKA, JETRIBI ( Medina), TAIFI , JEMENI etj. Në kryetë
qytetit ishte sundimtari ( kryetari i fisit).
52. Kush ishte MUHAMEDI?
- Ai ishte predikuesi i islamizmit , profet dhe themeluesi i shtetit arab. Ai u lind në vitin 570 dhe vdiq me
632. Ai u largua nga Meka në Medinë. Ai ka përpiluar dhe miratuar një shkresë ( KITAP) e cila më vonë
njihet si KARTA E Medinës ecila paraqet kushtetutën e parë të shkruar në botë .Muhamedi ishte
udhëheqës shpirtëror , shtetëror , politik dhe ushtarak , sundimtar dhe i njihejedhe e drejta e gjyqtarit
suprem. Gjatë sundimit të Muhamedit gati se e tërë Arabia ra nënsundimit e tij. Pas vdekjes së tij , si
kalif të parë erdhën EBU BEKRI ( 632-634), OMERI ( 634-644), Osmani , Aliu,etj.
53. Në shtetin arab popullsia ndahej në këto kategori:
1. Kategori - Myslimanët e lirë arab
2. Kategori II- Mavalët ( që kanë pranuar islamin)
3. Kategori III - imijët ( hebrejt , zoraastritet, etj).
4. Kategoria IV - Skllevërit
54. Kush ishte në krye të shtetit?
Në krye të shtetit qëndronte KALIFI. Fjala kalif ka kuptimin e trashëgimtarit, zëvendësuesit
dhepërfaqësuesit të profetit. Përveç kalifit ndër organet tjera shtetërore ishte edhe Kuvendi iSheikëve i
quajtur SHURA.Pas kalifit ishte VEZIRI ( Kryeministri). Administrata ishte e ndarënë resorë apo DIVANE (
ministri).
55. Në kalifatin arab njësia më e madhe administrativo - territoriale dhe ushtarake quhej - EMIRATI në
krye të saj qëndronte EMIRI I cili njëherit ishte edhe mëkëmbës I kalifit dhe kishte këto
funksione:
-Pushtetin më të lartë administrativo-politik -
Komandant suprem i ushtrisë së Emiratit.
56. Në kalifatin arab kanë sunduar dy dinasti. Cilat janë ato:
1. Dinastia e OMAJADëVE ( deri ne vitin 750)
2. Dinastia e ABASIDëVE ( 750 - 1258).
57. Si u formua perandoria BIZANTINE ?
Në vitin 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë ; Perandoria Romake Perëndimore dhe Perandoria
Romake Lindore. Pjesa perëndimore u shkatërrua ne vitin 476 nga barbarët , ndërsapjesa lindore qëndroi plot
edhe 1000 vjet deri ne vitin 1453. Perandori Konstantin i Madh nevitin 324 urdhëroi që të ndërtohet kryeqyteti i
ri në gjirin e Bosforit , i cili në vitin 330 u bartkryeqyteti i Perandorisë Romake Unike në
KONSTATINOPOLIS ( Stambolli i sotëm ). Kjo perandori quhet edhe Perandoria Bizantine pasi që u
ndërtua mbi themelet e qytetit Bizantion (qytet-shtet helen) . Bizantinasit vetën e quanin ROMEJ
ndërsa shtetin e tyre PERANDORIA ROMEJE.
58. Çka ishte Ligji Agrar ,, NOMOS GEORGIKOS” në Bizant ?
Ky ligj ishte ndër aktet më të rëndësishme me të cilat shteti i mbronte pronat e imta dhefshatarët e lirë. Është
nxjerr në fillimi të shek VIII nga Justiniani II. Ky ligj mbronte pronën eluajtshme dhe paluajtshme të fshatarëve
të lirë , njihte dhe mbronte komunën fshatare dhepronat e saj kolektive si kullosat dhe pyjet.
59. Çka ishte ,,PRONIA „‟ në Bizant ?
Pronia ishte një sipërfaqe e madhe e tokës e banuar me fshatarë gjysmë të lirë( parikë) , të cilën shteti një
njeriu të lirë ia jepte në zotërim dhe shfrytëzim të përjetshëm , patë drejtë të tjetërsimit dhe trashëgimit , me
kusht që ky person të kryente shërbime shtetëroree në radhë të parë shërbimin ushtarak.
60. Bizanti përfundimisht u shkatërrua me pushtimin e Konstatinopojës nga turqit osmanlinj ne
vitin :
- 1453
61. Çfarë rregullimi shtetëror kishte Bizanti ?
-Bizanti ka qenë MONARKI AUTOKRATIKE- PERANDORAKE me karakter TEOKRATIK dhe
mecentralizim shtetërorë. Deri në shek. VII perandori quhej IMPERATOR, CEZAR , AUGUSTUS
etjndërsa pas shek VII , quhej BAZILEUS , AUTOKRATOR etj.
-Posti i perandorit nuk ishte formalisht- juridikisht i trashëgueshëm , mirëpo perandorët iacaktonin
vetes një bashkësundimtar ( zakonisht njërin nga djemtë e mitur ) dhe kështu bëhejedhe trashëgimi.
-Në Bizant ekzistonte edhe SENATI i cili quhej SINKLIT i cili nxirrte këshilla apo propozimeSENATUS
CONSULTA të cilat pa i nënshkruar perandori ishin të pavlera.
62. Cilat degë të ekonomisë kanë qenë të zhvilluara në Bizant ?
Përveç bujqësisë , kanë qenë mjaft të zhvilluara edhe zejtaria, tregtia dhe xehëtaria.
63. Me ligjin agrar (nomos georgikos) pengohej dhe ngadalësohej formimi I
marrëdhënieve feudale. Ky ligj është nxjerr “
- në fund të shekullit VII ose në fillim të shekullit VIII.
64. Çka është e ,,PRONëSIA E PJESTUESHME FEUDALE‟‟ (PPF) ?
Është atëherë kur mbi të njëjtën tokë , tri subjekte juridike mbajnë të drejta të ndryshmepronësore.
P.sh. Në Bizant pronësia mbi PRONINë ka qenë PPF. Sundimtari apo shteti mbantetë drejtën pronësore
supreme (dominium eminens) , Prionari mbante të drejtën e shfrytëzimit(dominium directum) , ndërsa
bujkrobi kishte vetëm të drejtën e gëzimit( IUS UTILES)
65. Në Bizant është e njohur përmbledhja juridike private e quajtur “ HEKSABIBLON”. Kjo
përmbledhje ka shërbyer një kohe të gjatë si e drejtë pozitive në Greqi
-Përmbledhja është nxjerr në: në Shek. XIV nga juristi dhe gjyqtari i Selanikut
KONSTANTIN ARMENOPULOS.
66. Si ndahej territori shtetëror në Bizant?
1. Prefektura
2. Dioqeza
3. Provinca
4. Ekzarharte
67. Çka janë THEMAT ?
Bashkimi i pushtetit civil dhe ushtarak i krijoi THEMAT që ishin njësi themelore të ndarjesadministrativo-
territoriale.
68. Burimet e së drejtës në Bizant?
Burimet kryesore të së drejtës kanë qenë LIGJET dhe NOVELAT ndërsa nga shek. VII këto
quheshin NOMOI. Përveç këtyre paraqiten edhe NOMOKANONET dhe BULAT.ELOGA ka qenë një
doracak i përmbledhjeve të ligjeve që përdornin gjyqtarë Veprat më të rëndësishme legjislative janë :
1. PROHIERONI ( manual , doracak)
2. EPANAGOGA ( raporti perandori- kleri)
3. BAZILIKA ( ligj i Perandorit )
69 E drejta sendore ne Bizant?
- Ka dominuar pronësia private mbi tokën dhe paraqitej në këto forma:
1. Pronësia private e fshatareve të lirë ( ngastra të vogla dhe të mesme)
2. Pronësia e magnatëve ( pronar të mëdhenj)
3. Pronësia private e popullsisë së qytetit
4. Pronësia e pjesëtueshme feudale mbi tokën.
70. E drejta martesore dhe familjare ne Bizant?
-Martesës i paraprinte fejesa me rituale nga e drejta kishtare.
-Martesa lidhej me një ritual kishtar.
-Kushtet për martesë : Mosha ( m-14,f-12), pëlqimi i tyre dhe prindërve,
-Që mos të jenë në martesë të vlefshme, dhe mos tkenë afërsi gjaku (shkalla 7)
- Lidhja e martesës lejohej deri në tri herë.
- Shkurorëzimi lejohej dhe bëhej në dy mënyra:
a) CUM DAMNO ( me fajin - kërkesën e njërit bashkëshort)
Për fajtorin parashihej dënimi i moslejimit të lidhjes së re martesore. Fajtor bëhej nëse kishtekryer
ndonjë delikt kundër shtetit, tentim i vrasjes së bashkëshortit , abortimi, tradhtia , kurvniaetj. b) SINE
DAMNO ( nuk varej nga bashkëshortët).
- Paaftësia për martesë, zhdukja pashenjë per një kohë të gjatë, zënia rob , sëmundjashpirtërore , hyrja
në manastir ,etj
71. Si ndahen veprat penale ne Bizant?
1. Veprat penale kundër shtetit ( komploti, kryengritja , tradhtia)
-Per këto vepra dënimi ishte me vdekje
2. Veprat penale kundër religjionit
3. Veprat penale kundër pasurisë
4 Veprat penale kundër personit ( Vrasje - dënimi me vdekje)
5. Veprat penale kundër familjes dhe moralit seksual.
- Llojet e dënimeve ishin : Dënimi me vdekje ( prerje koke, varja , djegie), gjymtimi ,
dënimettrupore, gjobat, konfiskimi i pasurisë dhe dëbimi nga vendi.
FRANCA
72. Si dhe kur u krijua shteti i Francës ?
Franca u krijua me ndarjen e shtetit të Frankëve në disa shtete. Nga pjesët perëndimore ukrijua shteti i
Francës diku rreth vitit 843.
73. Ne Francën feudale qe nga shek. X shoqëria kishte marrë tiparet e një shoqërie
shtresore.Sa shtresa shoqërore - kategori feudale ishin ?
1. Shtresa Klerikale (fisnikëria kishtare)
2. Fisnikëria laike
3. njerëzit e lire
4. Bujkrobërit
74. Me çka rregulloheshin raportet ndërmjet pushtetit qendror dhe qyteteve?
Ato rregulloheshin me BULA ( diploma) me të cilat mbreti i legalizonte privilegjet, të drejtat
dhedetyrimet e qyteteve.
75. Si ndahet organizimi shtetëror i Francës feudale?
1. Prej shek. X- XV ( monarki perfaqesuese shtresore)
2. Prej shek. XV- XVIII ( monarki apsolute)
76. Karakteristika e pushtetit shtetëror prej shek 10-15 ?
- Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca ka qenë MONARKI përfaqësuese SHTRESORE .
Organet kryesore kanë qenë : MBRETI dhe Kuvendi përfaqësues shtresor. Mbreti kishte edhe
:SENESHALI I MADH ( drejtues i pallatit ), KANCELARIN ( ruante vulën e mbretit) dhe KONETABLI
( mbikëqyrës i stallave të mbretit).
KURIA mbretërore ( curia regis) u krijua nga të afërmit e mbretit të quajtur PALATINI. Përveç këshillit
mbretëror ishte edhe KUVENDI PËRFAQËSUES I SHTRESAVE të cilin e përbënin :Fisnikëria e lartë
kishtare (shtresa1), fisnikët e lartë laikë ( shtresa e 2) dhe përfaqësuesit eqyteteve ( shtresa e 3).
77. Karakteristika e pushtetit shtetëror prej shek 15-18 ?
- Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca në këtë kohë ka qenë MONARKI APSOLUTE kukontribut të
veçantë kishte dhënë kryeministri RISHELJE dhe kardinali MAZARINI.
Administratashtetërore kishte : Këshillin Shtetëror, Këshillin e Depeshave ,Financave dhe Këshilli i
Fshehtëpastaj kishte drejtorinë e financave, tatimeve , arsenaleve etj. Mbreti LUIGJI 14 kishte thënë
,,Shteti jam unë”.
78. Burimet e së drejtës në Francë ?
Edhe ne aspektin e burimeve të së drejtës , në Francë dallojmë :
1. Periudhën e feudalizmit klasik ( shek. 10-15)
2. Periudhën e feudalizmit të vonshëm ( shek 15-18).
Feudalizmi klasik karakterizohet me ekzistimin e të drejtës :
a) Përgjithshme ( që vlente për territorin e shtetit )
b) Partikulare ( që vlente vetëm për ndonjë pjesë apo regjion)
Burimet e së drejtës së përgjithshme kanë qenë :
1. E drejta përgjithshme zakonore
2. ............................... mbretërore
3. ................................ e recipuar romake
4. ................................ kanonike
5. ................................ ndërkombëtare
Burimet e së drejtës së partikulare kanë qenë;
1.E drejta partikulare zakonore
2.............................e qyteteve
3.Privilegjet
79. E drejta zakonore në Francë ?
1. Franca veriore quhej territor i së drejtës së pashkruar
2. Franca jugore quhej territor i së drejtës së shkruar.
- Shek 13 Zakonet e Boavisë
- Shek 14 Zakonet e lashta të Bretanjës.
80. E drejta e recipuar romake në Francë ?
Burimet e kësaj të drejte kanë qenë Ligjet romake të barbarëve ( romana barbarorum ) e nëveçanti Ligji i
Alarikut 2.
81. E drejta kanonike ( kishtare) në Francë ?
Në të drejtën kishtare binin edhe lëmenj e të drejtës laike siç janë : E drejta martesore ,familjare ,
trashëgimore , disa pjesë të drejtës penale etj.
82.Perandoria e pare Franceze nen udheheqejen e Napoleon Bonapartes qendroj prej vitit ;- 1804
deri ne vitin 1813
83. Franca ne periudhen e feudalizmit te zhvilluar per nga forma e qeverisjes ka
qene: - Monarki absolute.
84.Pas revolucionit te madh borgjez francez , ne vitin 1791 u nxorr kushtetuta e pare
francezeme te cilen Franca shpallet:
-Me kete kushtetute Franca nga Monarkia apsolute shenderrohet ne Monarki kushtetuese
85. Pas revolucionit te madh Borgjez Francez, franca kaloi neper disa etapa te
rregullimitshtetrore. Numero cilat ishin ato forma te rregullimit shterore;
1. Monarkia e limituar kushtetuese
2. Fazat e Republikes
3. Diktatura
PERANDORIA OSMANE
86. PERANDORIA OSMANE ?
- Perandoria Osmane u krijua ne fund te shek XIII dhe ne fillimi te shek XIV(1299-1301). Veqojme tri
periudha te peranorise:
1. Periudha prej fundit shek 13 deri qerekun e 1 shek 15
2. Prej qerekut 1 shek 15 deri ne fund te shek 16
3. Prej fundit shek 16 deri ne fillim te shek 20.
- Kryeqyteti i pare ishte BURSA pastaj EDRENA ( 1371), Konstantinopoja( Instambull) ( 1453).
- Perandori quhej SULLTAN apo Padishah , e me vone edhe KALIF
87. Ne perandorine osmane ishte I zhviluar sistemi feudal ushtarak. Ne kohen e funksionimit
teketij sistemi Perandoria arriti kulmin e zhvillimit .
Mirepo ky system u degjenerua aq shumesaqe me ne fund Perandoria u detyrua dhe ta
suprimoi, Suprimimi ndodhi ne vitin 1839 meaktin e quajtur:
- Hatisherifin e GJYLHANIT me reformat e quajtura TANZIMAT.
88. Si e quanin perandorine osmane diplomacite evropiane ?
Perandorin Osmane e quanin ,, I SEMURI NGA BOSFORI “
89. Sipas juristeve osman tokat e perandorise osmane ndahen tri lloje ?
1. Tokat dhjetore ( erazi arshije)
2. Tokat e haraqit ( erazi haraqije)
3. Tokat e shpates-perandorit ( erazi han-memleket)
89A.Haset perandorake?
Qe ishin tokat me te pelleshme dhe me te vlefshme,keto ju jepnin – grave te sulltanit ne shfrytezim
te perjetshum,Haset perandorake u jepshin ne shfritezim edhe funksionareve te lare shtetrore.
90. Ne shekullin e XVIII juristet osmane(Aini Ali dhe Ali Qaush) te tere territorin
shtetrore tePerandorise Osmane e kategorizuan ne 2 kategori themelore;
1. Vendet me has
2. Vendet me salion.
91. Si quhej ndryshe pronesia mbi timaret dhe zeamete (pronesia e pjestueshme
feudale)? -Pronesi TIMARE.
92..Sipas kanunameve te Sulltanit Mehmetit II te gjithe funkioneret e larte shteterore
radhiteshin ne 4 magjistratura apo ,, 4 shtyllat e Perandorise” ? Shkruaj cilat jane ato:
1. Veziret ( ishin 7 vezir. SADRIAZEMI - veziri i madh)
2. Kadiaskeret ( gjyqetare)
3. Defterdaret ( financa)
4. Nishanxhinjte ( shkronjes - qatip)
93. Njesia me e madhe administrative- teritoriale ne perandorine osmane ka qene:
- EJALETI ne krye te cilit qendronte BEJLERBEU. Me vone u quajten VILAJETE ne krye me VALI.
94. Njesia tjera administrative- teritoriale ne perandorine osmane ka
qene: - Sanxhaku ne krye me SANXHAKBEUN
- Nahia ne krye me SUBASHA -
Kaza ne krye me MUSELIM
95. Ne sa grupe ndaheshin gjyqetaret ne Perandorine Osmane?
1. MULLATE E medhenj ( kadiaskeret)
2. Mullate e vegjel
3. Myfetishet ( merreshin me pasurite e VAKUFIT)
4. Kadia
5. Naibi ( ndihmes i kadise)
96. Qka ishte MYFTIU?
Myfti ne gjuhen arabe do te thote ,,Interpretues i se drejtes”. Ai i takonte klases se dijetareve
(shkencetareve) dhe ka qene Krye Ulemaja i nje bashkesie dhe ishte njohes i mire i religjionit
dhese drejtes. Mendimi apo pergjigjja e Myftiut ne ndonje rast te gjykimit quhej FETFA
97. Jeniqeraga perveq qe ishte komandant I trupave jeniqere ai ne strukturen shteterore te
Perandorise Osmane ka qene edhe:
-Shef I policise se kryeqytetit. Ky radhitej nder funksionaret me te larte shteterore dhe hynte nedivanin
e Sulltanit
98.Sipas burimeve te se drejtes ne P.O. eksistonin dy sisteme juridike paralele?
1. E drejta e SHERIATIT ( FIKH)
2. E drejta laike
99.Qfare kuptimi ka fjala SHERIAT ?
Fjala SHERIAT vjen nga fjala SHERIE qe do te thote ,, Rruge e drejte”. Juristet e
SHERIATIT quhen MYXHTEHID.
100.E drejta e Sheriatit mbeshtetet ne burimet themelore dhe burimet plotesuese. Cilat jane atoveq
e veq ?
1. Burimet themelore jane :
a) KUR”ANI
b) HADITHI ( sunneti ose tradita)c) IXHMA ( doktrina)d) KIJAS ( analogjia juridike)
2. Burimet plotesuese jane :
a) ER-REI ( ne baze te arsyjes dhe ndergjegjes ...).
b) URF-ADETET ( e drejta zakonore)
101.Si ndahet teksti i KURANIT ?
Teksti i Kuranit ndahet ne 114 SURE ( kaptina) dhe secila prej tyre ka emertim te veqante.
Suret ndahen ne AJETE ( 6666 sosh). Vetem 550 ajete kane permbajtje juridike por vlen teceket se
ato nuk jane te formuluara ne formen e urdheresave ( leges) por ne formen e rregullave udhezuese
ose keshilluese me me teper karakter moral se sa juridik.
102.Cilat jane 4 shkollat juridike me te njohura te se drejtes se Sheriatit?
1. HANIFI
2. MALIKI
3. SHAFII
4. HANBELI
103. Perveq burimeve te se drejtes se sheriatit ne perandorine osmane ekzistonte edhe e
drejta laike shtetrore e cila kryesisht perbehej prej:
1. Aktet ligjore te sulltanit ( KANUNE)
2.URF-ADETET ( drejta zakonore).
104. E drejta martesore ?
Karakteristike themelore e marteses ishte POLIGAMIA ( deri ne 4 gra). Njiheshin disa llojemartesash: martesa
e rregullte, martesa me skllaven dhe martesa e perkohshme apo MUTA.Martesa lidhej ne forme kontrate ne
mes dhenderrit dhe babait te vajzes ( me pelqimin edhe tevajzes) dhe ne prani te dy deshmitareve meshkuj.
Dhurata per gruan quhej MEHR. Burri mundte martohej me gruan te krishtere apo hebraiken por jo edhe me
idhujtaren( politeisten) ndersa femra nuk mund te martohej me jomuslimanin.
76.C’eshte Mehri sipas drejtes martesore (sheriat)
Dhurata e marteses e quajtur mehr nuk ka qënë kusht i detyrueshëm për lidhjën e
marteses, megjithë atë jipej gati rregullisht. Mehri i takonte personalisht gruas e jo familjes
së saj. Sipas rregullave një pjesë e kësaj dhurate gruas i jipej në momentin e lidhjes së
marteses, ndërsa pjesa tjetër në rast të shkurorzimit. Qellimi kryesor i mehrit ishte që gruas
t’i sigurohet ekzistenca materiale.
105. E drejta trashegimore ?
E drejta e Sheriatit njeh trashigimin ligjor dhe trashigimin testamentar. Bazat e trashigimit ligjor jane
martesa, gjinia e gjakut dhe gjinia civile. Meshkujt trashegojne zakonisht dy here meshume se femrat
e shkalles se njejte te gjakut.
106. Ne te drejten penale te Sheriatit parashihej hakmarrja natyrisht nese nuk arrihejmarreveshja per
shpagimin ndermjet kryesit te vepres penale dhe te demtuarit me sakte ne rastte vrasjes
ndermjet vrasesit dhe me te afermeve te te vrarit. Per
vrasjen e gruas paguhej: - Gjysma e qmimit te gjakut
Per vrasjen e nje te krishteri paguhej: - 1/3 e qmimit te gjakut.
Per vrasjen e nje idhujtari paguhej: - 1/5 e qmimit te gjakut
107.Denimi me vdekje behej edhe kur behej ?
1. Konvertimi i fese
2. Kryengritje kunder fese dhe islamit
3. Kurveri te gruas
SHTETET LIBERALE DHE BASHKEKOHESE
108. Shteti dhe e drejta liberale dhe bashkekohese periodizohet ne:
1. Periudha e pare ( periudha e liberalizimit borgjez) - Fillon nga viti 1789 dhe zgjat deri ne vitet 70 te
shek XIX
2. Periudha e dyte ( periudha e zhvillimit imperial)
3. Periudha e trete ( periudha e shtetit modern- e cila ndahet ne dy nenfaza:
a) Nenfaza e pare nga viti 1918 deri me 1945
b) Nefaza e dyte nga viti 1945 e deri me sot
109. Numero parimet themelore mbi te cilat ndertohet rregullimi shteteror ne
periudhen liberaledhe bashkekohese:
1. Parimi mbi lirine dhe barazine e njeriut
2. Parimi i sovranitetit
3. Parimi i kushtetutshmerise
4. Parimi i parlamentarizmit
5. Parimi i ndarjes se pushtetit etj.
109A.Sistemet Juridike te Burimes se drejtes tek shteti Liberal?
1.Evropiane
2.Anglosaksone
109B.Gjyqesia ne shtet liberale dhe bashkohese mbeshtet ne tri parime themelore:
1.Parimi I Pavarsis se gjykatanve
2.Parimi I shumeshkallshmerisese gjykatav
3.Parimi I territorialitetit ne gjyqesi
109C.Parimi I “pezullimit te pafajsis”.
Ne Baze te ketij parimi,pala e pandehur konsiderohet e pafajshme , perkunder faktit te padis se ngritur
kunder saj deri ne fazen kur perfundon I gjithe procesi gjyqesor dhe argumentohet fajsia e tij ne
aktgjykym te forms se prere.
82.Cilat jane deget kryesore te se drejtes Liberale ?
Ne shoqerine liberale deget kryesore te se drejtes jane:
a) E drejta Civile
b) E drejta Penale
c) E drejta administrative
d) E drejta nderkombtare publike
e) E drejta nderkombtare private
Te cilat do te karakterizohen me nje zhvillim te theksuar.
110. Karakteristikat themelore te shtetit dhe shoqerise
liberale 1 .mardhenjet e reja ekonomike.
2. prona private si dhe trajtimi i saj si e patjeterstueshme dhe e shenjte.
3. prezencen e shtresave shoqerore,si dhe luften politike per primat brenda sistemit.
4. Pershkohet komunikime te gjalla dhe teper intensive ndermjet qendrave te rendsishme ekonomike.
5. konkurenc te madhe te dominimeve politike ekonomike.
6. gare e madhe ndershtetrore brenda sistemit e edhe ne relacion me bllokun e ish vendeve teLindjes.
7. dimension te qarta relacionet me kishen dhe instuticionet e saj.
8. Ne procesin e transformimit te shteteve feudale ne shtete liberale do te mbesin karshi shtetete
tjera dhe nje varg shtetesh ne mes rruge - midis periudhes feudale dhe asaj borgjeze
108. Me 4 Korrik te viti 1776 ne SHBA u nxorre Deklarata mbi Pavarsine. Si
quhet dokumenti Icili ishte nxjerr vetem disa dite para kesaj deklarate:
-DEKLARATA E TE DREJTAVE TE VIRGJINISE ( 12 qershor 1776).
111. SHkruaj titullin e plote dhe vitin e nxjerrjes se dokumentit qe njihet edhe si: “ Kushtetuta e
Kromwellit”.
Kjo kushtetut qe sipas shum te dhenav do te jete Kushtetuta e pare dhe e fundit e shkruar (ne nje
tekst unik ne Angli) do te emrohet - The instrument of Goverment ( Instrumenti i qeverisjes) viti 1653.
111.Parlamenti I kesaj kohe perbej prei dy dhomash
1.Dhoma e Larte – Lordve
2.Dhoma e Poshtme - Komunav
112. Shtetet e Bashkuara te Amerikes me 4 korrik 1776 ne menyre te njeanshme
shpallenpavaresine nga Anglia, ndersa Anglia formalisht e njohu pavaresine e SHBA me 3
shtator 1783 ne konferencen Paqes ne Paris.

Contenu connexe

Tendances

E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
28.2K vues170 diapositives
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romakeArdenia Flowers
41.5K vues67 diapositives

Tendances(20)

E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
Refik Mustafa28.2K vues
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
Ardenia Flowers41.5K vues
Ekonomi viti 1, Pyetje - PergjigjeEkonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
Ekonomi viti 1, Pyetje - Pergjigje
ZuhdiHajzeri927 vues
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa20.2K vues
Provimi pranues në juridikProvimi pranues në juridik
Provimi pranues në juridik
Studentët e Pejës66.4K vues
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
MrMarkySweet26.2K vues
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
fatmir berisha10.5K vues
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
Refik Mustafa20.3K vues
E drejta romakeE drejta romake
E drejta romake
Durim Krasniqi2.2K vues
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
Ferdi Nuredini6.3K vues
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Refik Mustafa17.6K vues
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
Refik Mustafa4.8K vues
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
Refik Mustafa33.7K vues
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
Refik Mustafa6.6K vues
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
Refik Mustafa7.4K vues

Similaire à Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore

Historia e se Drejtes 4Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4Ferdi Nuredini
5.1K vues28 diapositives
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3Ferdi Nuredini
2.4K vues25 diapositives
Historia e se Drejtes 6Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6Ferdi Nuredini
2.4K vues14 diapositives
IliretIliret
IliretEdlira Ekmekciu
11K vues16 diapositives
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2Ferdi Nuredini
2.8K vues35 diapositives

Similaire à Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore(20)

Historia e se Drejtes 4Historia e se Drejtes 4
Historia e se Drejtes 4
Ferdi Nuredini5.1K vues
Historia e se Drejtes 3Historia e se Drejtes 3
Historia e se Drejtes 3
Ferdi Nuredini2.4K vues
Historia e se Drejtes 6Historia e se Drejtes 6
Historia e se Drejtes 6
Ferdi Nuredini2.4K vues
IliretIliret
Iliret
Edlira Ekmekciu11K vues
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2
Ferdi Nuredini2.8K vues
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2
Ferdi Nuredini3.7K vues
Roma e vjeterRoma e vjeter
Roma e vjeter
Edlira Ekmekciu4.7K vues
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
Ardit Rexhmataj7K vues
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Altin Emiri24.8K vues
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
#MesueseAurela Elezaj38.1K vues
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
Xhoana Pepa18.2K vues
HistoriHistori
Histori
XhuLia Muca6.1K vues
Historia Shkence Historia Shkence
Historia Shkence
Olt Shala4.5K vues
AnuuuuuuuuuuuuuuuAnuuuuuuuuuuuuuuu
Anuuuuuuuuuuuuuuu
Algita Mesiti3.6K vues
Historia e se Drejtes 5Historia e se Drejtes 5
Historia e se Drejtes 5
Ferdi Nuredini2.2K vues
Dy Drinat #16Dy Drinat #16
Dy Drinat #16
Essat Bilali1.8K vues
Greqia e lashteGreqia e lashte
Greqia e lashte
Lahe Isufaj37.5K vues

Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore

  • 1. Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore FAKULTETI JURIDIK Punuar: Florian Murseli
  • 2. Historia e intitucioneve juridiko-historike 1. Cila shkencë ndihmëse historike merret me studimin e shkrimeve të vjetra? -Shkenca ndihmëse e historisë e cila merret me studimin e shkrimeve të vjetra quhet:PALEOGRAFI 2. Cilat janë shkencat tjera ndihmëse historike ? 1. Kronologjia ( studion kohën dhe datat historike) 2. Paleografia ( shkrimet e vjetra) 3. Hartografia ( Hartat historike) 4. Diplomatika ( diplomave, bulave, kartëdhuresave etj) 5. Heraldika ( stemat, dhe shenjat shtetërore) 6. Numizmatika ( monedha, medalje ) 7. Gjenaologjia (fiseve ,brezave , familjeve , dinastive) 3. Epet e Homerit ,,Iliada dhe Odisea” janë burime te rëndësishme për njohjen e Greqisë antike? -Për periudhën e Heronjve shek XII- IX p. e. se re. 4 Shkollat juridike janë : a) Shkolla e Glosatorëve ( shek 11-13) Irnerius, Acursius etj. b) Shkolla e Postglosatorëve ( shek 13-16) Cinus , Bartolus , Baldus etj. c) Shkolla e juristëve elegantë ( shek 16-17) Alcijat, Kyzha, Dono , Bolden d) Shkolla e të drejtës natyrale ( shek 17-18) Hugo Grotius,Hobsi, Loku, Monteskije , Volteri etj, e) Shkolla historike e së drejtës ( shek 18-19) Fihte , Tibo , Savinji etj. 5. Çka është GLOSSA ( shkolla e glosatorëve ) Kah fundi i shekullit XI juristët në Italinë Veriore themeluan shkollën juridike ku studionin ,,Korpus Jurisin” ( Kodifikimin e Justinianit) , duke shënuar ndërmjet rreshtave komente DIGESTAT, shpjegime apo vërejtje të cilat shënime quheshin GLOSSA andaj edhe këta quheshin Glosatorë( shkolla e glosatorëve). 6. Cila nga shkollat juridike konsideronte se: “ pa histori , shkenca juridike është e verbër” -Shkolla e Juristëve Elegant. 7. Cilat nga shkencat ndihmëse historike merret me studimin e prejardhjes së fiseve brezave ,familjeve dinastive e të ngjashme;- GJENEALOGJIA 8. Lajbnici thoshte se nga historia kërkojmë tri gjera: Cilat janë ato: 1. Që të na informojë për ngjarjet në të kaluarën 2. Që të na ofrojë rregulla të dobishme për jetë 3. Që të na shpjegojë krijimin e të tashmes nga e kaluara. 8. Sa ka zgjatur bashkësia primitive ? Rreth 500.000 vjet. 9. Burimet historike ndahen në tri grupe ? 1. Në monumentet e kulturës materiale( veglat e punës , armët , stolitë , objektet , varrezat , vizatimet etj) 2. Në dokumentet e shkruara( ligjet, dekretligjet, kontratat, testamentet, bulat, statutet etj) 3. Në burimet gojore( këngët, tregimet, legjendat, anektodat etj). 3. Burimet Historike gojore ndahen ne: 1. Krijimtarinë gojore - popullore ( kultura shpirtërore) dhe 2. Kujtimet e aktorëve te ngjarjeve dhe dëshmitaret e kohës.
  • 3. 10. Çka është distanca kohore historike ? Historia shkruhet vetëm pasi të kalojnë 50 vite pas ngjarjes që është objekt trajtimi e që quhet DISTANCA KOHORE HISTORIKE. 11Në sa periudha ndahet historia e përgjithshme e shtetit dhe së drejtës sipas tipit të shtetitdhe së drejtës ? 1. Periudha e shtetit dhe se drejtës SKLLAVOPRONARE 2. -------------------------------------- FEUDALE 3. ------------------------------------- LIBERALE dhe bashkëkohëse 4. --------------------------------------- SOCIALISTE në mezokohë. 12 Cilat janë karakteristikat e përgjithshme të shteteve skllavopronare? 1. SH.S. janë shtete eksploatuese 2. Në SH.S. dominon kryesisht Ekonomia Natyrale. 3. Janë shtete luftarake dhe pushtuese 4. SH.S. i përshkon ideologjia fetare 5. Janë përplot me relikte të rendit shoqëror klano-fisnor 6. Janë shtete të pabarazisë formale-juridike 7. Janë përplot antagonizma dhe kundërthënie etj 13. Cilat janë shtetet skllavopronare? -Shtetet skllavopronare të lindjes janë; Egjipti , Babilonia , Kina, Persia, Asiria , Fenikia etj ndërsa -Shtetet skllavopronare të perëndimit janë: SHTETI I Romës dhe qytet shtetet greke janë : Athina , Sparta , Teba, Smira, Itaka , Troja , Cipri etj. 14. Shtetet Skllavopronare ndahen në shtetet e lindjes së lashtë dhe në shtetet perëndimoreskllavopronare. Numëro se paku 5 shtete të lindjes së lashtë: 1. Egjipti 2. Babilonia 3. Kina 4. India 5. Persia, Asiria , Fenikia etj. 15. Karakteristikat e EGJIPTIT ? -Egjipti i lashtë u krijua në Mileniumin IV p.e.r. në luginën e lumit NIL nga bashkimi i qytet-shteteve të quajtura NOME.-Egjipti ka qenë MONARKI DESPOTIKE e tipit oriental. -FARAONI ka qenë mbret i trashëgueshëm- XHATI ishte shef i administratës në oborrin mbretëror. - Skllavët angazhoheshin për ndërtimin e sistemit të irigacionit dhe piramidave . Ata quheshin edhe ,,SEKER ANH” ( të varrosur për së gjalli). 16. IUS VITAE AC NECIS” është një e drejtë e skllavopronarit ndaj skllavit. Çka kuptoni me këtë të drejtë të skllavopronarit: -Skllevërit ishin klasa e shtypur dhe e shfrytëzuar nga skllavopronarët. Ata ishin objekt e josubjekt i së drejtës, e drejta konsideronte si send e jo si njerëz. Pronari i skllavit mund tadispononte lirisht skllavin e vet, ai mund ta shiste atë ta tjetërsonte në çfarëdo mënyre tjetërmund ta lironte dhe ta vriste. Pra skllavopronari kishte të DREJTEN E JETES DHE VDEKJES MBISKLLAVIN. 17. Ku dhe si u formua BABILONIA- karakteristikat ? -Në Mesopotami në Mileniumin e IV p.e.r u formuan qytet-shtetet e para që quheshin PATESIATE si ; BABILONIA , KISH, SIPAR etj -Ne SUMER u krijuan këto qytete- shtete që quheshin AKADA e që janë; ERIDA ,UR, URAK LARSA etj
  • 4. - Dega kryesore e Ekonomisë ishte BUJQëSIA e më vonë zejtaria e tregtia. -Babilonia kulmin e zhvillimit e arriti në shek. 18 dhe 17 sidomos gjatë sundimit 40 vjeçar tëHAMURABIT. -Babilonia ishte MONARKI DESPOTIKE UNITARE-CENTRALISTE.- Në krye të shtetit qëndronte sundimtari i quajtur LUGAL. - Drejtuesi i pallatit mbretëror ishte NUBANDA. - Administratën dhe gjykatat i drejtonte ISHSHAKU. - Në krye të krahinave administrative ishte SHAKANAKU i cili kishte në duar tri pushtete:administrativ, gjyqësor dhe ushtarak. - Popullsinë skllavopronare e përbënin : AVILIUMI dhe MUSHKENëT .- Babilonia në shek VI p.e.r. bie nën sundimin e Persisë. 18. Në Babiloni drejtuesi i pallatit mbretërore quhej NUBANDA ndërsa në Egjipt quhej XHATI. 19. Cilat janë ,,Burimet e së drejtës” në BABILONI ? 1. E drejta zakonore 2. Ligjet 3. Urdhëresat e org. Qendrore dhe vendore 4. Praktika gjyqësore 20. Kur është nxjerr ,, Kodi i Hamurabit” , dhe sa nene kishte? Ky kod është nxjerr në gjysmën e parë të shek XVIII p.e.r. ( 1794-1750).I shkruar në gjuhën AKADE me alfabet KUNEIFORM. Ky kod përbëhej prej 282 neneve dheështë i shkruar ( gdhendur) në një shtylle guri të bazaltit të gjatë 2,25m. 21. Në kodin e Hamurabit në dispozitat ku bëhet fjalë për të drejtën familjare dhe martesore përmendet instituti “Shiritka” çka kuptoni me këtë: -Kur një grua kalonte në shtëpinë e burrit me vete merrte SHIRITKëN. Shiritka ka qenë një llojpaje ose prike të cilën vajza e merrte nga familja e saj që të lehtësonte jetën bashkëshortore. 22. Ne kodin e Hamurabit përmendet institucioni I quajtur “ILKU” Shkruaj çka di për këtë institut juridik të Babilonisë së lashte: -ILKU ishte një pasuri bujqësore ( pjese e tokës - ngastër) te cilën sundimtari ia jepte njeriut tëlirë ne zotërim dhe shfrytëzim që ai ta punonte vet ose me skllevër, me kusht qe ky person, nëthirrje të sundimtarit të shkonte në ushtri. 23.Kodi I Hamarubit është nxjerr në vitin 1794-1750 p.e.r. dhe është shkruar në gjuhën AKADEme alfabetin KUNEIFORM ndërsa është zbuluar në vitin 1901 -1902 dhe sot ruhet në muzeun eLUVRIT në France. 24. Në Babiloni sipas kodit të Hamurabit klasa skllavopronare përbëhej prej 2 kategorive. Cilat janë ato shkruaj për dallimet ndërmjet tyre: 1. AVILIUMI - shtresa e lartë e aristokracisë dhe burokracisë ( që kishin edhe mbrojtje juridike). 2. MUSHKENU - shtresa e ultë , të lirë por të varfër. 25. Sa institute themelore i njihte ,,E drejta sendore” në Babiloni? 1. Pronësinë 2. Servitutin
  • 5. 3. Hipotekën 26. Çfarë kontrata kishte te ,, E drejta e detyrimeve” në Babiloni? 1. Shitblerja 2. Qiraja 3. Huaja 4. Huapërdorja 5. Kontrata mbi punën personale 6. Depozita 27.Karakteristikat e ,, E drejta martesore dhe familjare” në Babiloni? - Me rastin e martesës , dhëndëri jepte TIRHATëN. - Gruaja me vete te burri merrte SHIRITKëN. - Burri për ta siguruar gruan pas vdekjes i dhuronte NUDUNU-në. - Burrit mund të merrte edhe skllaven për lindjen e fëmijëve KONKUBINA. 28. Karakteristikat e ,, E drejta trashëgimore” në Babiloni? - Trashëgimtar legjitim kanë qenë vetëm meshkujt. -Vajzat në vend të trashëgimisë kishin vetëm të drejtën e SHIRITKëS. 29. Karakteristikat e ,, E drejta penale” ne Babiloni? - E drejta në Babiloni bënte dallimin ndërmjet deliktit privat dhe publik - Nuk bëhej diferencimi i elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale ( nëse shtëpiarrënohet dhe mbyt pronarin , të mbytet ndërtuesi) - Shprehej pabarazia formale juridike ndërmjet shtresave shoqërore - Ashpërsia e dënimeve kishte për qëllim ndëshkimin dhe hakmarrjen ndaj kryesit të veprëspenale etj. Veprat penale i klasifikojmë në 4 grupe : 1. kundër shtetit dhe religjionit ( kryengritja , tradhtia, dezertimi etj) 2. kundër personit ( vrasja , dhunim , fyerja , lëndimi etj)3. kundër pasurisë ( vjedhja dhe hajdutëria). ATHINA 30 Eklezia në Athinën e lashtë ka qenë kuvend popullor në të cilin kishin të drejtë të merrninpjesë të gjithë meshkujt e moshës madhore shtetas të Athinës. Për punën e vlefshme tëkuvendit kuorumi kërkohej vetëm në një rast , cili ishte ai dhe çfarë duhet të ishte ai: -Në Kuvend duhej të merrnin pjesë së paku 6.000 veta dhe kuorumi nuk ka qene i caktuarpërveç kur vendosej për ostrakizëm (debim nga Athina per 10 vite). 31. Eklezia aprovonte ndonjë vendim në kundërshtim me “ vullnetin e përhershëm të popullit” atë vendim me një procedurë të veqant mund ta anulonte Helieja, kush kishte të drejtë tainicionte procedurën dhe me çfarë padie? - Ne fillim e bënte AEROPAGU ( deri ne vitin 462 per) por më vonë e bënte HELIEJA . Procedurën para Helijes mund ta iniconte secili qytetar Athinas me padinë GRAFE. 31. Si quheshin të huajt në Athinën e lashtë dhe çfarë ishte statusi I tyre juridik: -Të huajt në Athinën e lashtë quheshin Metik, Metikët ishin të lirë por pa të drejta politike.Kishin të drejta të kufizuara juridike pra kishin të drejtë të pakufizuar të pronësisë në sende tëluajtshme kurse për sendet e paluajtshme kërkohej pëlqimi i shtetit. 32.Ne procedurën gjyqësore në Athinën e lashtë ekzistonte padia e quajtur Grafe. Kush kishte të drejtën ta ngrite dhe çka kërkohej me te -Këtë padi kishte mundësi ta ngriste çdo qytetar Athinas edhe kur nuk kishte interes të drejtpërdrejt juridik por që dëshironte të mbronte interesin e përgjithshëm shoqërorpërkatësisht interesin shtetëror.
  • 6. 33. Shkruaj çka di per institutin shtetërore në Spartën e lashtë të quajtur “GERUZIA” - GERUZIA ka qenë organ operativo-administrativ që përbëhej prej 28 gerontëve dhe 2mbretërve . Gerontët duhej të ishin më të vjetër se 60 vjeç dhe e ushtronin këtë funksion derinë vdekje. Geruzia i përgatiste mbledhjet e Kuvendit , paraqiste propozime , shpallte aprovimine vendimeve etj. Kishte edhe funksione gjyqësore dhe për punën e vet nuk i përgjigjej asnjëorgani tjetër. 34. Në Athinën e lashtë institucioni I quajtur “DOKIMAZIA” ka qenë: -DOKIMAZIA - ishte një procedurë gjyqësore që zhvillohej para BULES. Në këtë procedurëshqyrtoheshin virtytet morale të kandidatit për nëpunës. Aty konstatohej si p.sh. ; A ështëkandidati shtetas i Athinës , cilës shtresë-klasë i takon, a i ka kryer detyrimet fiskale ndajshtetit, çfarë moshe ishte , a ka qenë i dënuar , a i respekton perënditë dhe prindërit etj. 35. Shkruaj çka di per institucionin e 9 arkondëve në Athinën e lashtë: Në fillim ekzistonte vetëm një ARKOND BAZILEU . Por më vonë u vendos që të emërohet edhenjë ARKOND POLEMARH , e pastaj edhe ARKOND EPONYMOS. Nga shek VII u institucionalizuanedhe 6 arkondë te tjerë, gjithsej 9 arkond. Nëntë arkondët kanë qenë organ administrativ dheekzekutiv. SPARTA 36. Kush ishin “helotët” në Spartë dhe çfarë ka qenë statusi juridik dhe pozita shoqërore e tyre? Helotet kanë qenë popullësia jo e lirë në Spartë. Këta ishin popullsia e nënshtruar autoktone , eshndërruar në skllevër të shtetit , në skllevër Agrarë. Këta ishin bujq të varur dhe pjesëpërbërëse e tokës që nuk kishin as zotësi juridike e as zotësi për të vepruar. 37. Si quhen të huajt në Spartë dhe çfarë është statusi I tyre: - Ata quheshin PERIK . Këta personalisht ishin të lirë por pa të drejta politike. Mund tëposedonin sende të luajtshme ndërsa të paluajtshme vetëm me pëlqimin e shtetit. Nuk kishin obligim shërbimin ushtarak por paguanin taksa të veçanta për forcimin e ushtrisë. Feudalizmi 38. Ne periudhën e feudalizmit dallohen 3 tipe te feudalizmit, cilat janë ato: - Feudalizmi i hershëm (gjysma e fundit shek. 5 deri ne fund te shek 10) - Feudalizmi i zhvilluar ose klasik ( fundi i shek 10 deri ne fund te shek 15) - Feudalizmi i vonshëm. ( fundi i shek 15 deri ne fundi i shek 18 apo (1789) Rev.BorgjezFranqez.) 39. Te sllavët ( ne Evropën lindore) feudalizmi fillon më vonë se në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Përkufizoni periudhat të feudalizmit te sllavët; 1. Feudalizmi i hershëm fund shek VIII fillim shek. IX dhe zgjat deri ne fund shek XII 2. Feudalizmi i zhvilluar fund shek XII dhe zgjat deri fund shek. XVI dhe fillimin e shek XVII 3. Feudalizmi i vonshëm fillimi shek XVII dhe zgjat deri ne gjysmën shek. XIX. 39. Me Konstitucionin e Konstatinit I të Madh të vitit 332 rregullohej: -Krijimi I bazës juridike të marrëdhënieve të reja në prodhim, marrëdhëniet e ardhshme feudalenë kuadër të perandorisë romake dhe ndalohej kalimi I kolonëve prej një prone bujqësore nëtjetrën sepse në rast se bëhej shkelja e rregullit duhej të kompensohej. 40. Në periudhën e feudalizmit klasik shumë qytete në Evrope kishin statusin e qytetit- shtetitnë formë republike të qeverisjes. Në krye të qytetit qëndronte Kryetari që në qytete tëndryshme emërohej me emra-terme të ndryshme. Shëno së paku 5 emërtime për kryetarin;- MER, MAIOR, VILLAE< DUZHD, PREFEKT, KNJAZ, GRADONAQELLNIK etj.
  • 7. 41. Qytet - shtetet në feudalizmin e zhvilluar kishin një rregullim të veqant shtetërorë (Indryshëm nga ai I shteteve feudale) Pra çfarë forme të pushtetit kishin këto qytet shtete nëkëtë periudhë:- Qytet-shtetet ne Evropë në periudhën e feudalizmit për nga forma e pushtetit shtetëror kanëqenë republika aristokratike feudale dhe kishin një organizim të ngjashëm shtetëror, Aty këtu kishte qytet shtete me trajte monarkie te pushtetit siç ishte p.sh Mbretëria e Napolit.Brenda qytet shteteve paraqiten edhe institucione të veçanta shtetërore juridike. 42.. Numëro disa nga shtet-qytetet me te zhvilluara ne Evrope: ITALI - Venediku, Gjenova, Napoli , Piza etj FRANCE- Marseja, Arl , Narbon, etj. Ne Ballkan ishte Dubrovniku. 44. Shumë qytete në periudhën e feudalizmit te zhvilluar kishin atributet e shtetit. Në këto qytet - shtete ekzistonte një e drejtë bukur e zhvilluar me burime te veçanta. Numëro burimet e sedrejtës në këto qytet-shtete. 1. E drejta zakonore 2. Statutet 3. Librat e qytetit 4. Statutet e korporacioneve të ndryshme dhe 5. Praktika gjyqësore Shteti i Frankëve 45. Ku dhe si u formua shteti i Frankëve - karakteristikat: -Shteti i Frankëve u krijua nga Frankët ( grup i fiseve gjermane ) nën udhëheqjen EKLODEVIKUT diku nga fundi i shek.V dhe qëndroi deri ne gjysme të shek.IX. -Zhvillimi historik i shtetit ndahet në dy periudha: Periudhën e MEROVINGëVE dhe KAROLINGëVE. - Shoqëruesit e sundimtarit ( anstrucionet ) quheshin KOMES. - Rregullimi shtetëror : Monarki patrimoniale ose bashtinore. 46. Çka është BENEFICIUMI? - BENEFICIUMI ka qenë një tokë e banuar me fshatar gjysmë të lirë , të cilën tokë sundimtari iu jepte njerëzve të lirë me kusht që këta kur të thirreshin të viheshin të armatosur si kalorës ne shërbimin ushtarak. Beneficiumi jepej për kohë të caktuar dhe mund tiu merrej . - Akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit juridik të fshatarit të lirë dhe i cilësisë juridiketë pronës së tij quhej KOMENDACIO. 47. Pushteti qendror në Shtetin e Frankëve? - Monarku kishte funksionarët e vetë si : REFERENDAUSI ( përpilonte aktet e monarkut ),KOMESëT , KONTëT , MAJOR DOMI ( drejtues i oborrit ). -Organ tjetër ishte ; Kuvendi popullor, Kuvendi i pallatit mbretëror, Kuvendi i magnatëve dhe Kuvendi kishtar. - Pushteti vendor :Njësia themelore ishte KONTEA në krye me KONTIN. Zëvendësi i kontit quhej VIKARI e mëvonë si njësi më të mëdha ishin DUKATAT në krye me DUKëN. 48. Burime e së drejtës ? - Ligjet e para të barbarëve janë kodifikimet e drejtës zakonore të quajtura LEX BARBARORUM p.sh. Ligji i SALIKëVE, Ligji i RAPUARVE dhe Ligji i BURGUNDëVE. - Ligji i SALIKëVE kishte 70 nene dhe ishte i vetmi ligj që kishte më së paku ndikim nga e drejtaromake.- Lex Romana Barbarorum ishin ligje për popullësin galo-romake. Ndër to ishin:Lex Romana BURGUNDIONUM dhe WISIGOTHORUM.
  • 8. - Aktet e sundimtarëve ishin : decreta , edicta, constituciones , ndërsa në periudhën eKarolingëve këto akte quheshin KAPITULARIA. 49. E drejta në shtetin e Frankëve? - E drejta sendore ( e drejta e pronësisë mbi tokën) - E drejta e detyrimeve ( kontrata e shitblerjes) - E drejta familjare (e drejta e mundiumit) - E drejta penale ( vetëgjykimi , hakmarrja , përgjegjësia kolektive etj). 50. Në të drejtën familjare në shtetin e frankëve në periudhën e feudalizmit të hershëm zoti Ishtëpisë kishte të drejtën e mundiumit. Çka kuptoni me të? -I zoti i shtëpisë kishte të drejtën e MUNDIUMIT dmth ai kishte një lloj pushteti mbi anëtarët efamiljes. Meshkujt madhor kishin pushtet mbi meshkujt e mitur ndërsa burrat kishin pushtetdhe një lloj kujdestarie mbi gratë.Kalifati arab 51. Kur filluan të krijohen qytetet e para - karakteristikat? -Ne shek. V-VI u krijuan qytete siç janë; MEKA, JETRIBI ( Medina), TAIFI , JEMENI etj. Në kryetë qytetit ishte sundimtari ( kryetari i fisit). 52. Kush ishte MUHAMEDI? - Ai ishte predikuesi i islamizmit , profet dhe themeluesi i shtetit arab. Ai u lind në vitin 570 dhe vdiq me 632. Ai u largua nga Meka në Medinë. Ai ka përpiluar dhe miratuar një shkresë ( KITAP) e cila më vonë njihet si KARTA E Medinës ecila paraqet kushtetutën e parë të shkruar në botë .Muhamedi ishte udhëheqës shpirtëror , shtetëror , politik dhe ushtarak , sundimtar dhe i njihejedhe e drejta e gjyqtarit suprem. Gjatë sundimit të Muhamedit gati se e tërë Arabia ra nënsundimit e tij. Pas vdekjes së tij , si kalif të parë erdhën EBU BEKRI ( 632-634), OMERI ( 634-644), Osmani , Aliu,etj. 53. Në shtetin arab popullsia ndahej në këto kategori: 1. Kategori - Myslimanët e lirë arab 2. Kategori II- Mavalët ( që kanë pranuar islamin) 3. Kategori III - imijët ( hebrejt , zoraastritet, etj). 4. Kategoria IV - Skllevërit 54. Kush ishte në krye të shtetit? Në krye të shtetit qëndronte KALIFI. Fjala kalif ka kuptimin e trashëgimtarit, zëvendësuesit dhepërfaqësuesit të profetit. Përveç kalifit ndër organet tjera shtetërore ishte edhe Kuvendi iSheikëve i quajtur SHURA.Pas kalifit ishte VEZIRI ( Kryeministri). Administrata ishte e ndarënë resorë apo DIVANE ( ministri). 55. Në kalifatin arab njësia më e madhe administrativo - territoriale dhe ushtarake quhej - EMIRATI në krye të saj qëndronte EMIRI I cili njëherit ishte edhe mëkëmbës I kalifit dhe kishte këto funksione: -Pushtetin më të lartë administrativo-politik - Komandant suprem i ushtrisë së Emiratit. 56. Në kalifatin arab kanë sunduar dy dinasti. Cilat janë ato: 1. Dinastia e OMAJADëVE ( deri ne vitin 750) 2. Dinastia e ABASIDëVE ( 750 - 1258). 57. Si u formua perandoria BIZANTINE ? Në vitin 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë ; Perandoria Romake Perëndimore dhe Perandoria Romake Lindore. Pjesa perëndimore u shkatërrua ne vitin 476 nga barbarët , ndërsapjesa lindore qëndroi plot edhe 1000 vjet deri ne vitin 1453. Perandori Konstantin i Madh nevitin 324 urdhëroi që të ndërtohet kryeqyteti i ri në gjirin e Bosforit , i cili në vitin 330 u bartkryeqyteti i Perandorisë Romake Unike në
  • 9. KONSTATINOPOLIS ( Stambolli i sotëm ). Kjo perandori quhet edhe Perandoria Bizantine pasi që u ndërtua mbi themelet e qytetit Bizantion (qytet-shtet helen) . Bizantinasit vetën e quanin ROMEJ ndërsa shtetin e tyre PERANDORIA ROMEJE. 58. Çka ishte Ligji Agrar ,, NOMOS GEORGIKOS” në Bizant ? Ky ligj ishte ndër aktet më të rëndësishme me të cilat shteti i mbronte pronat e imta dhefshatarët e lirë. Është nxjerr në fillimi të shek VIII nga Justiniani II. Ky ligj mbronte pronën eluajtshme dhe paluajtshme të fshatarëve të lirë , njihte dhe mbronte komunën fshatare dhepronat e saj kolektive si kullosat dhe pyjet. 59. Çka ishte ,,PRONIA „‟ në Bizant ? Pronia ishte një sipërfaqe e madhe e tokës e banuar me fshatarë gjysmë të lirë( parikë) , të cilën shteti një njeriu të lirë ia jepte në zotërim dhe shfrytëzim të përjetshëm , patë drejtë të tjetërsimit dhe trashëgimit , me kusht që ky person të kryente shërbime shtetëroree në radhë të parë shërbimin ushtarak. 60. Bizanti përfundimisht u shkatërrua me pushtimin e Konstatinopojës nga turqit osmanlinj ne vitin : - 1453 61. Çfarë rregullimi shtetëror kishte Bizanti ? -Bizanti ka qenë MONARKI AUTOKRATIKE- PERANDORAKE me karakter TEOKRATIK dhe mecentralizim shtetërorë. Deri në shek. VII perandori quhej IMPERATOR, CEZAR , AUGUSTUS etjndërsa pas shek VII , quhej BAZILEUS , AUTOKRATOR etj. -Posti i perandorit nuk ishte formalisht- juridikisht i trashëgueshëm , mirëpo perandorët iacaktonin vetes një bashkësundimtar ( zakonisht njërin nga djemtë e mitur ) dhe kështu bëhejedhe trashëgimi. -Në Bizant ekzistonte edhe SENATI i cili quhej SINKLIT i cili nxirrte këshilla apo propozimeSENATUS CONSULTA të cilat pa i nënshkruar perandori ishin të pavlera. 62. Cilat degë të ekonomisë kanë qenë të zhvilluara në Bizant ? Përveç bujqësisë , kanë qenë mjaft të zhvilluara edhe zejtaria, tregtia dhe xehëtaria. 63. Me ligjin agrar (nomos georgikos) pengohej dhe ngadalësohej formimi I marrëdhënieve feudale. Ky ligj është nxjerr “ - në fund të shekullit VII ose në fillim të shekullit VIII. 64. Çka është e ,,PRONëSIA E PJESTUESHME FEUDALE‟‟ (PPF) ? Është atëherë kur mbi të njëjtën tokë , tri subjekte juridike mbajnë të drejta të ndryshmepronësore. P.sh. Në Bizant pronësia mbi PRONINë ka qenë PPF. Sundimtari apo shteti mbantetë drejtën pronësore supreme (dominium eminens) , Prionari mbante të drejtën e shfrytëzimit(dominium directum) , ndërsa bujkrobi kishte vetëm të drejtën e gëzimit( IUS UTILES) 65. Në Bizant është e njohur përmbledhja juridike private e quajtur “ HEKSABIBLON”. Kjo përmbledhje ka shërbyer një kohe të gjatë si e drejtë pozitive në Greqi -Përmbledhja është nxjerr në: në Shek. XIV nga juristi dhe gjyqtari i Selanikut KONSTANTIN ARMENOPULOS. 66. Si ndahej territori shtetëror në Bizant? 1. Prefektura 2. Dioqeza 3. Provinca 4. Ekzarharte 67. Çka janë THEMAT ? Bashkimi i pushtetit civil dhe ushtarak i krijoi THEMAT që ishin njësi themelore të ndarjesadministrativo- territoriale.
  • 10. 68. Burimet e së drejtës në Bizant? Burimet kryesore të së drejtës kanë qenë LIGJET dhe NOVELAT ndërsa nga shek. VII këto quheshin NOMOI. Përveç këtyre paraqiten edhe NOMOKANONET dhe BULAT.ELOGA ka qenë një doracak i përmbledhjeve të ligjeve që përdornin gjyqtarë Veprat më të rëndësishme legjislative janë : 1. PROHIERONI ( manual , doracak) 2. EPANAGOGA ( raporti perandori- kleri) 3. BAZILIKA ( ligj i Perandorit ) 69 E drejta sendore ne Bizant? - Ka dominuar pronësia private mbi tokën dhe paraqitej në këto forma: 1. Pronësia private e fshatareve të lirë ( ngastra të vogla dhe të mesme) 2. Pronësia e magnatëve ( pronar të mëdhenj) 3. Pronësia private e popullsisë së qytetit 4. Pronësia e pjesëtueshme feudale mbi tokën. 70. E drejta martesore dhe familjare ne Bizant? -Martesës i paraprinte fejesa me rituale nga e drejta kishtare. -Martesa lidhej me një ritual kishtar. -Kushtet për martesë : Mosha ( m-14,f-12), pëlqimi i tyre dhe prindërve, -Që mos të jenë në martesë të vlefshme, dhe mos tkenë afërsi gjaku (shkalla 7) - Lidhja e martesës lejohej deri në tri herë. - Shkurorëzimi lejohej dhe bëhej në dy mënyra: a) CUM DAMNO ( me fajin - kërkesën e njërit bashkëshort) Për fajtorin parashihej dënimi i moslejimit të lidhjes së re martesore. Fajtor bëhej nëse kishtekryer ndonjë delikt kundër shtetit, tentim i vrasjes së bashkëshortit , abortimi, tradhtia , kurvniaetj. b) SINE DAMNO ( nuk varej nga bashkëshortët). - Paaftësia për martesë, zhdukja pashenjë per një kohë të gjatë, zënia rob , sëmundjashpirtërore , hyrja në manastir ,etj 71. Si ndahen veprat penale ne Bizant? 1. Veprat penale kundër shtetit ( komploti, kryengritja , tradhtia) -Per këto vepra dënimi ishte me vdekje 2. Veprat penale kundër religjionit 3. Veprat penale kundër pasurisë 4 Veprat penale kundër personit ( Vrasje - dënimi me vdekje) 5. Veprat penale kundër familjes dhe moralit seksual. - Llojet e dënimeve ishin : Dënimi me vdekje ( prerje koke, varja , djegie), gjymtimi , dënimettrupore, gjobat, konfiskimi i pasurisë dhe dëbimi nga vendi. FRANCA 72. Si dhe kur u krijua shteti i Francës ? Franca u krijua me ndarjen e shtetit të Frankëve në disa shtete. Nga pjesët perëndimore ukrijua shteti i Francës diku rreth vitit 843. 73. Ne Francën feudale qe nga shek. X shoqëria kishte marrë tiparet e një shoqërie shtresore.Sa shtresa shoqërore - kategori feudale ishin ? 1. Shtresa Klerikale (fisnikëria kishtare) 2. Fisnikëria laike 3. njerëzit e lire 4. Bujkrobërit 74. Me çka rregulloheshin raportet ndërmjet pushtetit qendror dhe qyteteve? Ato rregulloheshin me BULA ( diploma) me të cilat mbreti i legalizonte privilegjet, të drejtat dhedetyrimet e qyteteve.
  • 11. 75. Si ndahet organizimi shtetëror i Francës feudale? 1. Prej shek. X- XV ( monarki perfaqesuese shtresore) 2. Prej shek. XV- XVIII ( monarki apsolute) 76. Karakteristika e pushtetit shtetëror prej shek 10-15 ? - Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca ka qenë MONARKI përfaqësuese SHTRESORE . Organet kryesore kanë qenë : MBRETI dhe Kuvendi përfaqësues shtresor. Mbreti kishte edhe :SENESHALI I MADH ( drejtues i pallatit ), KANCELARIN ( ruante vulën e mbretit) dhe KONETABLI ( mbikëqyrës i stallave të mbretit). KURIA mbretërore ( curia regis) u krijua nga të afërmit e mbretit të quajtur PALATINI. Përveç këshillit mbretëror ishte edhe KUVENDI PËRFAQËSUES I SHTRESAVE të cilin e përbënin :Fisnikëria e lartë kishtare (shtresa1), fisnikët e lartë laikë ( shtresa e 2) dhe përfaqësuesit eqyteteve ( shtresa e 3). 77. Karakteristika e pushtetit shtetëror prej shek 15-18 ? - Për nga forma e pushtetit shtetëror Franca në këtë kohë ka qenë MONARKI APSOLUTE kukontribut të veçantë kishte dhënë kryeministri RISHELJE dhe kardinali MAZARINI. Administratashtetërore kishte : Këshillin Shtetëror, Këshillin e Depeshave ,Financave dhe Këshilli i Fshehtëpastaj kishte drejtorinë e financave, tatimeve , arsenaleve etj. Mbreti LUIGJI 14 kishte thënë ,,Shteti jam unë”. 78. Burimet e së drejtës në Francë ? Edhe ne aspektin e burimeve të së drejtës , në Francë dallojmë : 1. Periudhën e feudalizmit klasik ( shek. 10-15) 2. Periudhën e feudalizmit të vonshëm ( shek 15-18). Feudalizmi klasik karakterizohet me ekzistimin e të drejtës : a) Përgjithshme ( që vlente për territorin e shtetit ) b) Partikulare ( që vlente vetëm për ndonjë pjesë apo regjion) Burimet e së drejtës së përgjithshme kanë qenë : 1. E drejta përgjithshme zakonore 2. ............................... mbretërore 3. ................................ e recipuar romake 4. ................................ kanonike 5. ................................ ndërkombëtare Burimet e së drejtës së partikulare kanë qenë; 1.E drejta partikulare zakonore 2.............................e qyteteve 3.Privilegjet 79. E drejta zakonore në Francë ? 1. Franca veriore quhej territor i së drejtës së pashkruar 2. Franca jugore quhej territor i së drejtës së shkruar. - Shek 13 Zakonet e Boavisë - Shek 14 Zakonet e lashta të Bretanjës. 80. E drejta e recipuar romake në Francë ? Burimet e kësaj të drejte kanë qenë Ligjet romake të barbarëve ( romana barbarorum ) e nëveçanti Ligji i Alarikut 2. 81. E drejta kanonike ( kishtare) në Francë ? Në të drejtën kishtare binin edhe lëmenj e të drejtës laike siç janë : E drejta martesore ,familjare , trashëgimore , disa pjesë të drejtës penale etj.
  • 12. 82.Perandoria e pare Franceze nen udheheqejen e Napoleon Bonapartes qendroj prej vitit ;- 1804 deri ne vitin 1813 83. Franca ne periudhen e feudalizmit te zhvilluar per nga forma e qeverisjes ka qene: - Monarki absolute. 84.Pas revolucionit te madh borgjez francez , ne vitin 1791 u nxorr kushtetuta e pare francezeme te cilen Franca shpallet: -Me kete kushtetute Franca nga Monarkia apsolute shenderrohet ne Monarki kushtetuese 85. Pas revolucionit te madh Borgjez Francez, franca kaloi neper disa etapa te rregullimitshtetrore. Numero cilat ishin ato forma te rregullimit shterore; 1. Monarkia e limituar kushtetuese 2. Fazat e Republikes 3. Diktatura PERANDORIA OSMANE 86. PERANDORIA OSMANE ? - Perandoria Osmane u krijua ne fund te shek XIII dhe ne fillimi te shek XIV(1299-1301). Veqojme tri periudha te peranorise: 1. Periudha prej fundit shek 13 deri qerekun e 1 shek 15 2. Prej qerekut 1 shek 15 deri ne fund te shek 16 3. Prej fundit shek 16 deri ne fillim te shek 20. - Kryeqyteti i pare ishte BURSA pastaj EDRENA ( 1371), Konstantinopoja( Instambull) ( 1453). - Perandori quhej SULLTAN apo Padishah , e me vone edhe KALIF 87. Ne perandorine osmane ishte I zhviluar sistemi feudal ushtarak. Ne kohen e funksionimit teketij sistemi Perandoria arriti kulmin e zhvillimit . Mirepo ky system u degjenerua aq shumesaqe me ne fund Perandoria u detyrua dhe ta suprimoi, Suprimimi ndodhi ne vitin 1839 meaktin e quajtur: - Hatisherifin e GJYLHANIT me reformat e quajtura TANZIMAT. 88. Si e quanin perandorine osmane diplomacite evropiane ? Perandorin Osmane e quanin ,, I SEMURI NGA BOSFORI “ 89. Sipas juristeve osman tokat e perandorise osmane ndahen tri lloje ? 1. Tokat dhjetore ( erazi arshije) 2. Tokat e haraqit ( erazi haraqije) 3. Tokat e shpates-perandorit ( erazi han-memleket) 89A.Haset perandorake? Qe ishin tokat me te pelleshme dhe me te vlefshme,keto ju jepnin – grave te sulltanit ne shfrytezim te perjetshum,Haset perandorake u jepshin ne shfritezim edhe funksionareve te lare shtetrore. 90. Ne shekullin e XVIII juristet osmane(Aini Ali dhe Ali Qaush) te tere territorin shtetrore tePerandorise Osmane e kategorizuan ne 2 kategori themelore; 1. Vendet me has 2. Vendet me salion. 91. Si quhej ndryshe pronesia mbi timaret dhe zeamete (pronesia e pjestueshme feudale)? -Pronesi TIMARE. 92..Sipas kanunameve te Sulltanit Mehmetit II te gjithe funkioneret e larte shteterore radhiteshin ne 4 magjistratura apo ,, 4 shtyllat e Perandorise” ? Shkruaj cilat jane ato:
  • 13. 1. Veziret ( ishin 7 vezir. SADRIAZEMI - veziri i madh) 2. Kadiaskeret ( gjyqetare) 3. Defterdaret ( financa) 4. Nishanxhinjte ( shkronjes - qatip) 93. Njesia me e madhe administrative- teritoriale ne perandorine osmane ka qene: - EJALETI ne krye te cilit qendronte BEJLERBEU. Me vone u quajten VILAJETE ne krye me VALI. 94. Njesia tjera administrative- teritoriale ne perandorine osmane ka qene: - Sanxhaku ne krye me SANXHAKBEUN - Nahia ne krye me SUBASHA - Kaza ne krye me MUSELIM 95. Ne sa grupe ndaheshin gjyqetaret ne Perandorine Osmane? 1. MULLATE E medhenj ( kadiaskeret) 2. Mullate e vegjel 3. Myfetishet ( merreshin me pasurite e VAKUFIT) 4. Kadia 5. Naibi ( ndihmes i kadise) 96. Qka ishte MYFTIU? Myfti ne gjuhen arabe do te thote ,,Interpretues i se drejtes”. Ai i takonte klases se dijetareve (shkencetareve) dhe ka qene Krye Ulemaja i nje bashkesie dhe ishte njohes i mire i religjionit dhese drejtes. Mendimi apo pergjigjja e Myftiut ne ndonje rast te gjykimit quhej FETFA 97. Jeniqeraga perveq qe ishte komandant I trupave jeniqere ai ne strukturen shteterore te Perandorise Osmane ka qene edhe: -Shef I policise se kryeqytetit. Ky radhitej nder funksionaret me te larte shteterore dhe hynte nedivanin e Sulltanit 98.Sipas burimeve te se drejtes ne P.O. eksistonin dy sisteme juridike paralele? 1. E drejta e SHERIATIT ( FIKH) 2. E drejta laike 99.Qfare kuptimi ka fjala SHERIAT ? Fjala SHERIAT vjen nga fjala SHERIE qe do te thote ,, Rruge e drejte”. Juristet e SHERIATIT quhen MYXHTEHID. 100.E drejta e Sheriatit mbeshtetet ne burimet themelore dhe burimet plotesuese. Cilat jane atoveq e veq ? 1. Burimet themelore jane : a) KUR”ANI b) HADITHI ( sunneti ose tradita)c) IXHMA ( doktrina)d) KIJAS ( analogjia juridike) 2. Burimet plotesuese jane : a) ER-REI ( ne baze te arsyjes dhe ndergjegjes ...). b) URF-ADETET ( e drejta zakonore) 101.Si ndahet teksti i KURANIT ? Teksti i Kuranit ndahet ne 114 SURE ( kaptina) dhe secila prej tyre ka emertim te veqante. Suret ndahen ne AJETE ( 6666 sosh). Vetem 550 ajete kane permbajtje juridike por vlen teceket se ato nuk jane te formuluara ne formen e urdheresave ( leges) por ne formen e rregullave udhezuese ose keshilluese me me teper karakter moral se sa juridik. 102.Cilat jane 4 shkollat juridike me te njohura te se drejtes se Sheriatit? 1. HANIFI
  • 14. 2. MALIKI 3. SHAFII 4. HANBELI 103. Perveq burimeve te se drejtes se sheriatit ne perandorine osmane ekzistonte edhe e drejta laike shtetrore e cila kryesisht perbehej prej: 1. Aktet ligjore te sulltanit ( KANUNE) 2.URF-ADETET ( drejta zakonore). 104. E drejta martesore ? Karakteristike themelore e marteses ishte POLIGAMIA ( deri ne 4 gra). Njiheshin disa llojemartesash: martesa e rregullte, martesa me skllaven dhe martesa e perkohshme apo MUTA.Martesa lidhej ne forme kontrate ne mes dhenderrit dhe babait te vajzes ( me pelqimin edhe tevajzes) dhe ne prani te dy deshmitareve meshkuj. Dhurata per gruan quhej MEHR. Burri mundte martohej me gruan te krishtere apo hebraiken por jo edhe me idhujtaren( politeisten) ndersa femra nuk mund te martohej me jomuslimanin. 76.C’eshte Mehri sipas drejtes martesore (sheriat) Dhurata e marteses e quajtur mehr nuk ka qënë kusht i detyrueshëm për lidhjën e marteses, megjithë atë jipej gati rregullisht. Mehri i takonte personalisht gruas e jo familjes së saj. Sipas rregullave një pjesë e kësaj dhurate gruas i jipej në momentin e lidhjes së marteses, ndërsa pjesa tjetër në rast të shkurorzimit. Qellimi kryesor i mehrit ishte që gruas t’i sigurohet ekzistenca materiale. 105. E drejta trashegimore ? E drejta e Sheriatit njeh trashigimin ligjor dhe trashigimin testamentar. Bazat e trashigimit ligjor jane martesa, gjinia e gjakut dhe gjinia civile. Meshkujt trashegojne zakonisht dy here meshume se femrat e shkalles se njejte te gjakut. 106. Ne te drejten penale te Sheriatit parashihej hakmarrja natyrisht nese nuk arrihejmarreveshja per shpagimin ndermjet kryesit te vepres penale dhe te demtuarit me sakte ne rastte vrasjes ndermjet vrasesit dhe me te afermeve te te vrarit. Per vrasjen e gruas paguhej: - Gjysma e qmimit te gjakut Per vrasjen e nje te krishteri paguhej: - 1/3 e qmimit te gjakut. Per vrasjen e nje idhujtari paguhej: - 1/5 e qmimit te gjakut 107.Denimi me vdekje behej edhe kur behej ? 1. Konvertimi i fese 2. Kryengritje kunder fese dhe islamit 3. Kurveri te gruas SHTETET LIBERALE DHE BASHKEKOHESE 108. Shteti dhe e drejta liberale dhe bashkekohese periodizohet ne: 1. Periudha e pare ( periudha e liberalizimit borgjez) - Fillon nga viti 1789 dhe zgjat deri ne vitet 70 te shek XIX 2. Periudha e dyte ( periudha e zhvillimit imperial) 3. Periudha e trete ( periudha e shtetit modern- e cila ndahet ne dy nenfaza: a) Nenfaza e pare nga viti 1918 deri me 1945 b) Nefaza e dyte nga viti 1945 e deri me sot 109. Numero parimet themelore mbi te cilat ndertohet rregullimi shteteror ne periudhen liberaledhe bashkekohese: 1. Parimi mbi lirine dhe barazine e njeriut 2. Parimi i sovranitetit 3. Parimi i kushtetutshmerise
  • 15. 4. Parimi i parlamentarizmit 5. Parimi i ndarjes se pushtetit etj. 109A.Sistemet Juridike te Burimes se drejtes tek shteti Liberal? 1.Evropiane 2.Anglosaksone 109B.Gjyqesia ne shtet liberale dhe bashkohese mbeshtet ne tri parime themelore: 1.Parimi I Pavarsis se gjykatanve 2.Parimi I shumeshkallshmerisese gjykatav 3.Parimi I territorialitetit ne gjyqesi 109C.Parimi I “pezullimit te pafajsis”. Ne Baze te ketij parimi,pala e pandehur konsiderohet e pafajshme , perkunder faktit te padis se ngritur kunder saj deri ne fazen kur perfundon I gjithe procesi gjyqesor dhe argumentohet fajsia e tij ne aktgjykym te forms se prere. 82.Cilat jane deget kryesore te se drejtes Liberale ? Ne shoqerine liberale deget kryesore te se drejtes jane: a) E drejta Civile b) E drejta Penale c) E drejta administrative d) E drejta nderkombtare publike e) E drejta nderkombtare private Te cilat do te karakterizohen me nje zhvillim te theksuar. 110. Karakteristikat themelore te shtetit dhe shoqerise liberale 1 .mardhenjet e reja ekonomike. 2. prona private si dhe trajtimi i saj si e patjeterstueshme dhe e shenjte. 3. prezencen e shtresave shoqerore,si dhe luften politike per primat brenda sistemit. 4. Pershkohet komunikime te gjalla dhe teper intensive ndermjet qendrave te rendsishme ekonomike. 5. konkurenc te madhe te dominimeve politike ekonomike. 6. gare e madhe ndershtetrore brenda sistemit e edhe ne relacion me bllokun e ish vendeve teLindjes. 7. dimension te qarta relacionet me kishen dhe instuticionet e saj. 8. Ne procesin e transformimit te shteteve feudale ne shtete liberale do te mbesin karshi shtetete tjera dhe nje varg shtetesh ne mes rruge - midis periudhes feudale dhe asaj borgjeze 108. Me 4 Korrik te viti 1776 ne SHBA u nxorre Deklarata mbi Pavarsine. Si quhet dokumenti Icili ishte nxjerr vetem disa dite para kesaj deklarate: -DEKLARATA E TE DREJTAVE TE VIRGJINISE ( 12 qershor 1776). 111. SHkruaj titullin e plote dhe vitin e nxjerrjes se dokumentit qe njihet edhe si: “ Kushtetuta e Kromwellit”. Kjo kushtetut qe sipas shum te dhenav do te jete Kushtetuta e pare dhe e fundit e shkruar (ne nje tekst unik ne Angli) do te emrohet - The instrument of Goverment ( Instrumenti i qeverisjes) viti 1653. 111.Parlamenti I kesaj kohe perbej prei dy dhomash 1.Dhoma e Larte – Lordve 2.Dhoma e Poshtme - Komunav
  • 16. 112. Shtetet e Bashkuara te Amerikes me 4 korrik 1776 ne menyre te njeanshme shpallenpavaresine nga Anglia, ndersa Anglia formalisht e njohu pavaresine e SHBA me 3 shtator 1783 ne konferencen Paqes ne Paris.