Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Pashalleku i shkodres

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 21 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité
Publicité

Pashalleku i shkodres

  1. 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEGA: HISTORI PUNIM SEMINARIK Lënda: Histori Mesjetare Shqiptare Tema: Pashallëku i Shkodrës Student: Genc Rashiti Mentori : ASS/Selim Bezeraj Prishtinë, 2014
  2. 2. PËRMBAJTIA HYRJE 1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN E SHKODRËS (1733-1757) 2.0.PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E MEHEMT PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT) 3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E KARA MAHMUT PASHË BUSHATLIUT (1775-1796) 3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJA TJERA 3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 ) 3.3. MARDHËNJET E JASHTME TË PASHALLËKUT 3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË SHKODRËS 3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793) 4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E IBRAHIM PASHË BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E TIJ 5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË BUSHATLIU 6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS (1831) PËRFUNDIMI LITERATURA
  3. 3. Fig 01 (Harta ku për afërsisht ndodhej Pashallaku i Shkodrës edhe pse nuk mund të japim një përkufizim të sakt se me kë kufizohej për shkak të largimit të disa feudalve dhe zgjerimeve nga udhëhesit, por mund të themi se shtrihej në pjesën veriore të Shqipërisë).
  4. 4. HYRJA Në gjysmën e parë të shekullit 18 feudalët e mëdhenjë shqiptarë filluan të forcoheshin dhe filluan ta ndjenin vehtën më pak të varur nga Stambolli. Këta feudal sundonin si mytesarif ose myteselim (sipërmarrës për mbledhjen e taksave shtetrore të sanxhaqeve) duke u mbështetur më tepër në fuqinë e vetë ekonomike, politike dhe ushtarake se sa në pushtetin qendror otoman,dalngadalë po pushonin së qeni funksionar të Stambollit dhe po ktheheshin nëqeveritarë gjysmë-autonomë. Këto zotrime gjysmë autonome u quajtën Pashallëk. Pashallëku përfshinte sipas fuqisë së qeveritarit feudal territorin e një,dy a më tepër kazave ndonjëherë krejt territorin e një sanxhaku dhe ndonjë qeveritar feudal që kishte fituar titullin e pashës. Në qerekun e dyt të shekullit XVIII kur Turqia ishte e zënë me lufta kundër Persisë, Austrisë, Rusisë u formuan ne Shqipëri pashallëku i Shkodrës, Delvinës, Vlorës, Elbasanit,Kavajës, Çamëris etj. Familjet feudale të mëdha udhëheqnin pashallakun dhe për tu dalluar nga feudalët e vegjël u quajtën oxhaqe. Të tilla qenë oxhaqet e Begollajve në Pejë, Biçakçijve në Elbasan, Vlorajve në Vlorë. Veçanërisht në pashallëkun e Shkodrës luftrat për marrjen e sundimit në mes oxhakut të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatëlinjëve vazhduan afërsisht gjysmë shekulli.
  5. 5. Por jo vetum në pashallëkun e Shkodrës por edhe në pashallëqet e tjera të Shqipërisë gjatë çerekut të tret të shekullit XVIII e zhytën Shqipërinë në një anarki të thellë feudale e cila i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë së vendit. Zhvillimi kulturor që kishte filluar të merrte hovë në pjesen e parë të shekullit 18, me keqësimin e jetës qytetare pësoj një ramje. Letërsia shqipe që sapo kishte filluar të zhvillohej nuk u zhvillua dotë më tejë. Në mënyrë të veçant luftrat feudale morrën hovë të madhë në pashallëkun e Shkodrës. Pas këtyre luftrave në pashallëkun e Shkodrës në mesë të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatëlinjëve sundimin e morën këta të fundit dhe si themelues i tijë konsiderohet të jetë Mehmet Pashë Bushatliu (Plaku). Mos pajtimet në mesë të Mehemet Pashë Plakut dhe Stambollit egzistonin. Pas helmimit të tijë në Shkodër u vendos një pashë jo Bushatli. Kjo nuk u pritë mirë as nga qytetarët dhe as nga malsorët e vendit. Më këtë rast mos marrveshjet nga të dyja palët nuk mbaruan të cilat shpien deri te shkatrrimi i këtij pashallaku.
  6. 6. 1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN E SHKODRËS (1733-1757) Qysh në gjysmën e parë të shekullit XVIII anarkia feudale plasi në sanxhakun e Shkodrës, e cila solli si pasojë çthurjen e krejt organizimit administrativ të më parshumë. Në vitet e para të këtijë shekulli Mali i Zi, pas luftrave të pa ndërprera u shkëput nga vartësia e mytesarifit të Shkodrës, si dhe nga kontrolli turk dhe u kthye në një krahinë të pavarur. Më vonë agallarët e Ulqinit pronar të anijave e kantierash pasi vranë autoritetet e kazasë u shkëputën nga kontrolli i Shkodrës. Brenda Shkodrës dy familje të mëdha feudale shkodrane ajo e Çaushollajve dhe e Bushatlijve si dhe feudalet e mëdhenj të Pejës, Begollajt të cilet ishin vendosur në Shkodër në fund të shekullit XVIII, lakmonin secila për sundimin e sanxhakut. Po ashtu edhe masa e zejtarve ishte e përçar në dy tarafe : në tarafin e Tabakëve dhe në atë të Terzive. Stambolli me ndërhyrjet e veta i acaronte ose i zbuste konfliktet e brendshme dhe të jashtmë të Shkodrës sipas interesave të tyre. Rreth vitit 1730 sundimin në Shkodër e kishin feudalët oxhakut të Begollajve të emëruar nga sulltani, të cilët u mbështeten në tarafin e Tabakëve. Rivalitet e tyre bënë që feudalët e oxhakut të Çaushollajve të bashkohen me tarafin e Terzive. Gjatë sundimit të Begollajve mos qeverisja e mirë shkaktoi paknaqësinë e tregtarëve shkodran, agallarëve ulqinak dhe malsorëve katolik.
  7. 7. Me 1733 dhe 1737 kur Mahmut Pashë Begolli mytesarif i Shkodrës u largu për në fornin e luftës në ndihmë të Portës së Lartë në Shkodër plasën grindje feudale midis oxhaqeve të ndihmuar nga tarafët e tyre.Në shkurt të vitit 1739 oxhaku i Çaushollajve së bashku me tarafin e Terzive dhe me përkrahjen e malsorëve katolik, të tregtarëve shkodran dhe të agallarëve ulqinak vranë Mahmut Pashë Begollin dhe sulltani emërojë mytesarif të Shkodrës, Jusuf Çaushollin. Por edhe sundimi i Çaushollajve nuk ishte i qetë dhe nuk vazhdoi gjatë. Sapo Jusuf Pashë Çausholli u largua në vitin 1745 për në frontin e Persisë, Tabakët të nxitur nga Begollajt të cilët ishin tërhequr në Pejë filluan luftën e armatosur dhe pas 3 vjet në vitin 1748 sulltani emërojë si kryes detyre si mytesarif një Begollaj. Në vitin 1751 oxhaku i Çaushollajve u përça në dy tarafe që hynë në luftë midis tyre. Për ti shuar konfliktet sulltani emëroi në vitin 1755 mytesarif në Shkodër një feudal jo shkodran, Omer Pashë Kavajën. Në vitin 1756 kur Omer Pashë Kavaja u largua nga Shkodra, Mehmet Çausholli u përpoqë të merrte përsëri pushtetin. Por këtë radhë ai u ndesh me Mehmet Bej Bushatliun i cili theu kundërshtarët dhe u bë sundimtar i Shkodrës. Sulltani i dërgoi atij titullin e pashës dhe emërimin e mytesarifit. Me ardhjen në fuqi të Mehmet Bushatliut, filloi për krahinat e Shkodrës dhe për krahinat tjera të Shqipërisë veriore periudha afërsisht 75 vjecare (1757-1831) e sundimit të Bushatlinjëve.
  8. 8. 2.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E MEHEMT PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT) Familja Bushatlinjëve mbahet si oxhaqet më të vjetra feudale në Shqipëri. Në disa të dhëna thuhet se origjina e tyre para shekullit XV, mbanin mbiemrin Beganj-Sumaj. Për ta shpëtuar tokën që kishin në Bushat në jug të Shkodrës pranuan fenë islame në shekullin XV dhe shpesh herë udhëheqnin poste të larta në aparaturen turke. Në kohën kur erdhi në fuqi Mehmet pashë Bushatliu ose siq njihet Mehmet pashë Plaku gjendja ekonomike dhe politike e sanxhakut vecanërisht në qytetin e Shkodrës ishte cthurur. Pasi vendi përballej me këto grindje feudale, Mehmet pashë Plaku u përpoq ta siguronte përkrahjen e malësorve dhe qytetarve. Për ti nxitur malsorët ta përkrahin ju premtoi se do t’u respektoi privilegjet e vjetra. Atyre u kërkoi në rast nevoje do ta dërgonin një burr për shtëpi në rast lufte. Me përkrahjen e malësorve, Mehmet Pashë Plaku filloi spastrimin e oxhaqeve kundërshtare dhe përkrahësve të tyre. Në në vitin 1759 i nënshtroi agallarët e Ulqinit, më pas vendosi zonën e lirë të tregtarëve me këtë rast ai fitoi simpatin e tarafit të Terzive. Pas grindjeve të gjata Mehmet Plaku, në vitin 1760 për më shumë se gjysmë shekulli vendosi qetësi në Pashallëk. Pasi forcoi pozitën brenda pashallëkut ai filloi politikën e zgjerimit të kufijëve të Pashallëkut. Sulmet e para i bëri drejt krahinës së Zadrimës atë e mori pas 10 vjetësh. Me 1768 kur filloi lufta ruso-turke, Mehmet Plaku u thirr nga sulltani por para se të shkonte ai sulmoi Lezhën, Krujën (ku i kapi dy agallarët Tahir Toptanin dhe Ismail Toptanin), po atë vit me urdhër të sulltanit dërgoi në More 20 mijë
  9. 9. Malsorë për ta shuar kryengritjen greke. Politika e Mehmet pashë Plakut që ndoqi ndaj sulltanit ishte bindja dhe shërbimi si mytesarif i Portës së Lartë. Por pas këtyre fitoreve ai e ndjeu vehtën të fuqishëm dhe nuk iu bind më sulltanit. Këto veprimtari ngjallën shqetësimin e Stambollit dhe me nxitjen e Ahmet Kurt pashës sundimtar i Beratit thelluan dyshimet e sulltanit. Me 1775, Porta e Lartë e helmoi tinxërisht Plakun Bushatli dhe në vend të tij emëroi një pashë jo Bushatli, Mehmet Pashë Qysendilin.
  10. 10. 3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E KARA MAHMUT PASHË BUSHATLIUT (1775-1796) Emërimi i Mehmet pashë Qysendilit si mytesarif në Shkodër nuk u prit mirë. Me përkrahjen e qytetarve dhe malësorëve vendin e plakut Bushatli e zuri i biri i tij Mustafai, por Stambolli nuk e njohu këtë ndryshim. Duke shpresuar se do të shaktoi grindje në vend të Mustafait emëroi vëllain e tij Mahmut pashën. Porta e Lartë vendosi ti zhdukte dy udhëheqsit Bushatlinj. Ky rasti iu ofrua kur urdhëroi për ta shtypur kryengritjen greje në More dhe derebejt e pa bindur. Me urdhër të sulltanit u arrit të helmonte Mustafain. Nga ky rast Mehmet pasha filloi mbështetjen vetëm në forcën shoqrore dhe politike shqiptare. Sundimi i Kara Mahmutit zgjati 21 vjet dhe ky ishte sundimi më energjik në këtë Pashallëk. Fig 02 (Kara Mahmut Pasha Bushatliu)
  11. 11. 3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJ Kohë më parë Porta e Lartë ia kishte shkëputur Shkodrës, Malin e Zi dhe ia kishte dhënë valiut të Bosnjës me pretekstin se malazezët ishin sllav. Kara Mahmuti kërkoi kthimin e Malit të Zi valiu i Bosnjës nuk pranoi, at’herë ai sulmoi kështjellën e Podgoricës në fillim nuk e mori. Por pasi shpërthyen kryengritjet në Mal të Zi, Mahmut pasha mori kështjellën e Podgoricës dhe Shpuzës. Kara Mahmuti sulmoi dhe Ahmet Kurtin ku arriti ta mund. Në vitin 1785, Mahmut pasha e shpartalloi në Kosovë, Abdi pashën. Kjo fitore ia shtoi prestigjin jo vetëm në Shqipëri po dhe jashtë saj. Ai menjëherë tërhoqi vëmendjen e Rusisë dhe Austrisë të cilët po pregaditnin luft kundër Turqisë. Austria i premtoi se ai do bëhej një mbret i Shqipëris, si pasardhës i Kastriotëve. Kara Mahmuti thirri një kuvend të përbashkët në Podgoricë në vitin 1786, ku morën pjesë popullsia sllave e Malit të Zi, Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet që mori kuvendi ishin bashkimi i forcave në luftë kundër turqëve dhe kjo lidhje u quajt Konfederata e Ilirikut. Kryetar i lidhjes u zgjodh Kara Mahmut pashë Bushatliu.
  12. 12. 3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 ) Sulltani shpalli Mahmut pashën tradhtar. Ai ngarkoi Mahmut Ajdosi në krye të ekspeditës kundër Kara Mahmutit, me 5 maj pushtoi Tivarin dhe me 22 gusht 1787 pushtoi Ulqinin. Me 25 gusht 1787 rrethoi kështjellën e Rozafës qendresa e Kara Mahmutit zgjati 80 ditë. Me 25 nëntor 1787 malsorët e Hotit, Shoshit, Mirditës dhe tarafet e Tabakëve, Terzive ngrin krye kundër turkut. Kara Mahmuti at’herë doli nga kalaja dhe shpartalloi turqit. Kjo fitore kishte jehon të madhe në Shqipëri dhe jasht saj. 3.3. MARDHËNJET E JASHTMË TË PASHALLËKUT Afrimi i pashallëkut të Shkodrës me Austrinë katolike kundër Turqisë myslimane ngjalli paknaqësi e mjaft feudalëve të pashallëkut. Kjo paknaqësi përfshiu dhe vëllain e tij Ibrahimin. Kara Mahmuti i theu këto lëvizje kundërshtare. Për ta njohur sovranitetin e tij Austria i kërkoi të merte pjesë në luftë kundër Turqisë. Për ta bindur Austria dërgoi në Shqipëri ne vitin 1788 një delegacion të kryesuar nga De Broajar. Pos marrëveshjes Kara Mahmuti fitoi 50 mijë dukat. Austria nuk e respektoi marrveshjen pasi bëri aleancë me Malin e Zi pa dijenin e Kara Mahmutit. Me kuptimin e kësaj marrveshje Kara Mahmuti, sulmoi ushtrin austriake në afërsi të lumit të Bunës. Nga ku qast marveshja me Austrinë u prishë. Kara Mahmuti iu bashku në ndihmë Turiqis. Në vitin 1789 sulltani e fali dhe ia dha titullin e vezirit dhe komandant në fronin e Bosnjës. Kjo marrveshje me sulltanin bëri që konfederata e Ilirikut të prishej. Pasi u kthye në Shkodër e vazhdoi politiken e tij të pavarur ndaj sulltanit. Si rrjedhoj mardhënjet me Stambollin përsëri u prishën.
  13. 13. 3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË SHKODRËS Formimi i këtij pashallëku shqiptar shënon një kthesë të rëndësishme në historinë politike të Shqipërisë. Dy figura të rëndësishme Mehmet pashë Plaku, por në mënyr të veqantë pushtetin e forcoi Kara Mahmuti. Sundimi i tij përfshinte pjesën më të madhe të krahinës së Gegërisë dhe të Kosovës. Në krahasim me grindjet e mëdha feudale të më parshme tani qëllimi ishte shkëputja nga sulltani. Ata nuk ndryshuan karakterin klasor feudal të aparaturës (administrata, ushtria, gjyqet, burgjet etj) mbeti ashtu siq ishte më parë. Por kjo aparatur më nuk i shërbente Portës së Lartë por vetë Shkodrës. Shpesh herë konflikteve me Porten e Lartë iu shmangeshin duke e parë fuqin ushtarake të tyre. Por kur mardhënjet me Stambollin u acaruan, ai vepronte si shtet në vehte.
  14. 14. 3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793) Kara Mahmuti edhe pas marrveshje së veproi në mënyr të pa varur pa e përfillur autoritetin e sulltanit. Gjatë viteve 1791-92, ai i sulmoi Malin e Zi ky sulm cenonte Traktatin e Sistovës ku Turqia ishte zotuar të mos e prekte Malin e Zi. Sulltan Selimi III e këshilloi të hiqte dorë nga këto vendime por Kara Mahmuti nuk ia vëri veshin. Kështu sulltan Selimi III urdhëroi të gjitha pashallëqet e Shqipërisë të merrnin pjesë kundër Shkodrës. Ushtria turke e udhëhequr nga Ebubeqir Pasha me 22 gusht 1793 hyri në Shkodër. Sulmet e turqëve nuk kishin sukses dhe u thyen nga ushtria e Kara Mahmutit. Kara Mahmuti në betejën kundër Palabardhit në Mal të Zi pësoi disfat përveq që humbi një numër të madh ushtarësh u vra edhe ai vetë me 22 shtator 1796. Menjëher pas vdekjes së tij sulltani emëroi mytesarif në Shkodër, Ibrahim pashë Bushatliun që e kishte tradhtuar disa herë Kara Mahmutin.
  15. 15. 4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E IBRAHIM PASHË BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E TIJ Me vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i Shodrës gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë Bushatliu, nuk kishte as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky përfaqësonte atë pjesë të feudalëve shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga vartësia e sulltanit turk. Si përfaqësues i këtyre feudalëve gjysmë të turqizuar, ky ishte treguar më se një herë kundërshtar i politikës së Kara Mahmutit. Ibrahim Pasha ndoqi politikën e besnikërisë dhe të bindjes së plotë ndaj Portës së Lartë. Në vitet 1807-1809, Ibrahim Pasha i kaloi si një mytesarif i thjeshtë i sanxhakut të Shkodrës. Më 1809 ai ndërmori një ekspeditë kundër Tiranës për të shtënë në dorë qytetin që ishte zhytur në një luftë të ashpër midis tarafit të Molla Beut dhe feudalit Kapllan Pashë Toptanit. Por këtu, pas tri ditë luftimesh pësoi një disfatë të rëndë nga qytetarët tiranas. Disfata e detyroi Ibrahim Pashën të kthehej në Shkodër, ku pas pak kohe vdiq.
  16. 16. 5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË BUSHATLIU Me pjesëmarrjen në ekspeditën turke kundër Ali Pashë Tepelenës. Mustafa Pashë Bushatliu kontribuoi në shembjen jo vetëm të Pashallëkut të Janinës por edhe të Pashallëkut të Shkodrës. Ai i dha mundësi sulltanit të thyente njerën pas tjetrës dy qendrat kryesore dhe të organizuara të rezistencës shqiptare. Ky qëndrim i Mustafa Pashës u përcaktua jo vetëm nga rivaliteti i thellë feudal që vazhdonte midis dy sundimtarëve të fuqishëm të Shqipërisë por edhe nga pavendosmeria e tij për tu shkëputur prej vartësisë së sulltanit. Mustafa Pasha e vazhdoi politikën e bindjes ndaj Stambollit edhe pas vrasjes së Ali Pashës. Më 1822 ai mori pjesë në fushatën turke për shtypjen e revolucionit grek. Pas marrveshjes së paqës ruso-turke i pari që posoi ishte ushtria e Mustaf pashës. Me 4 tetor 1829 ushtritë ruse i ranë ushtrive shqiptare në Arnaut-Kalesi dhe i thyen. Me këtë disfatë Mustafa Pasha u detyrua të kthehej në Shkodër. Tani ky u gjend i izoluar përballë Portës së Lartë e cila, sapo i çliroi ushtritë nga fronti rus, i përgatiti ato për nënshtrimin e plotë të Shqipërisë. Me këtë mision u ngarkua vetë sadriazemi turk, Mehmet Reshit Pasha, i cili i filloi operacionet ushtarake më parë kundër Toskërisë dhe pastaj kundër Pashallëkut të Shkodrës.
  17. 17. 6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS (1831) Fushata turke kundër derebejve dhe feudalëve të pabindur të Toskërisë ishte një paralajmërim për Pashallëkun e Shkodrës. Megjithatë, Mustafa Pashë Bushatlliun nuk pranoi të merrte anën e feudalëve të jugut që kërkuan ndihmën e tij. Ky qëndrim pasiv solli izolimin e plotë të tij në fillim të vitit 1831 kur Porta e Lartë vendosi ekspeditën kundër Shkodrës. Më 4 janar 1831 sulltani ia hoqi Mustafa Pashës të drejtën e qeverisjes së Ohrit, Elbasanit, Dibrës dhe Dukagjinit të cilat i vuri nën sundimin e sadriazemit, Mehmet Reshit pashës. Mustafa pashës i njohu vetëm sundimin e Shkodrës. Me të njejtin ferman sulltani e urdhëronte Bushatlliun të pranonte në Shkodër vendosjen e një garnizoni të ushtrisë së re turke, dhe të fillohej nga çarmatimi i popullsisë. Për të shpëtuar nga sundimi apsolut turke ai bëri disa përpjekje por nuk mundi ti bënte ballë turqisë. Me dorëzimin e Mustafa Pashë Bushatlliut, Pashallëku i Shkodrës, pashallëku i fundit në Shqipëri, u shtyp. Me të mori fund periudha 12 vjeçare (1820-1831) e përpjekjeve të Portës së Lartë për nënshtrimin e oxhaqeve dhe derebejve shqiptarë, për të hapur rrugën e vendosjes së autoritetit shtetëror turk në Shqipëri.
  18. 18. PËRFUNDIMI Pashallëku i Shkodrës përfshinte pjesën veriore të Shqiperisë. Ky pashallëk gjatë viteve 1733-1757 u ndesh me grindje të mëdha në mesë të familjeve oxhaqe të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatlinjëve. Pas shumë grindjeve në mesë tyre Bushatlinjët në krye me Mehmet Bushatliun morën sundimin afërsisht 75 vjecarë të Shkodrës 1757-1831. Sundimtarët më të njohur të këtij pashallëku ishin Mehmet pashë Plaku (1757-1775). Për një kohë të shkurt sulltani si sundimtar në Shkodër emëroi një jo Shkodranë, Mehmet Pashët Qystendilin i cili nuk u prit aspak mirë nga shkodranët dhe u detyrua të largohejë. Pas tij pashallëkun e Shkodrës e qeverisi i biri i Mehmet Plakut, Kara Mahmut Pashë Bushatliu i cili sundoi gjatë viteve 1775-1796 dhe ishte sundimtari me i sukseshum i këtijë pashallëku. Kara Mahmuti arriti ti zotroj disa krahina ndër to edhe një pjesë të Kosovës. Qëllimi i Kara Mahmutit ishte të bëhej sundimtari i vetum i Shqipërisë, për këtë arsye ai iu drejtua Austrisë dhe Rusisë të cilat po ia premtonin se do ta ndihmonin ta udhëhiqte tërë Shqipërinë. Gjatë sundimit të Kara Mahmutit pashallëku i Shkodrës po shikohej me një mëri nga Porta e Lartë e cila po iu friksohej një shkëputje nga ky pashallëk. Për këtë arsye Porta e Lartë disa herë e rrethoi kështjellen e Rozafës por nuk mund ta thyente kjo qëndresë sikur na e kujtonte kohën e Skenderbeut.
  19. 19. Karakteri i këtij pashallëku ishta shkëputja nga administrimi i Stambollit. Me vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i Shkodrës gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë Bushatliu, nuk kishte as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky përfaqësonte atë pjesë të feudalëve shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga vartësia e sulltanit turk. Pashallëku i Shkodrës nën qeverisjen e Mustafa pashë Bushatliut, i cili jo se e forcoi por dhe kontriboi në shembjen jo vetëm të pashallëkut të Janinës por edhe të pashallëkut të Shkodrës duke marrë pjese përkrah turqëve në ekspeditat e tyre. Pashallëku i Shkodrës u shtyp në vitin 1831. Por kjo nuk ishte qendresa e fundit e Shqiptarëve për të drejtën kombtare vetëm në Shkodër ndodhën një varg kryengritjesh. Përmes këtijë punimi seminarik shpresoj se para jush arrita të servojë informacine të reja për këtë pashallëk për rrezistencen e tij dhe qëllimet që kishte të rëndësishme për historinë e Shqipërisë . Normalisht se ky punim lë hapsirë për këshilla, sygjerime dhe kritika të cilat janë të mirëseardhura.
  20. 20. LITERATURA A). 1. “HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR” VËLLIMI I, TIRANË, 1967 2. “ HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR”, VËLLIMI I, TIRANË, 2002 3. KRYEZIU, SEDAT “ KOSOVA NË PASHALLËKUN E SHKODRËS” PRISHTINË, 2010 4. BUSHATI, HAMDI “BUSHATLLINJËT” SHKODËR, 2003 5. JAZEXHIU, OLSI “THE ALBANIAN PASHALIK OF SHKODRA UNDER BUSHATLIS” 2002 ( Përkthyer: Dr. Venemin Dashit, Tiranë ) B). 1. http://en.ëikipedia.org/ëiki/Kara_Mahmud_Bushati (14.05.2014) 2. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bushatllinjt%C3%AB (14.05.2014) 3. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Pashall%C3%ABku_i_Shkodr%C3%ABs (14.05.2014)
  21. 21. FALEMNDERIT PËR VËMENDJE

×