Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Teoria e strukturave sociale

  • Soyez le premier à commenter

  • Soyez le premier à aimer ceci

Teoria e strukturave sociale

  1. 1. Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Departamenti Penal Lënda: Kriminologji Grupi IV ESSE TEMA: TEORIA E STRUKTURAVE SOCIALE
  2. 2. Krimi si fenomen individual dhe i shoqërisë dhe shkaqet e tij, kane qene perhere objekt interesimi si ne kohët e hershme apo ditet e sotme. Ka pasur gjithmonë përpjekje për shpjegimin shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit. Shpjegimet kanë qenë të ndryshme, shpesh kanë qenë të përcjellura me mistizëm dhe me interpretime irracionale jo të drejta. Qasjet ishin te varura nga shkallët e civilizimit, orientimit ideor, përcaktimit profesional dhe nivelet shkencor të personit që ka dhënë shpjegimin. Orvatjet për luftimin e krimit kanë qenë permanente siç shihet edhe nga ndalesat e para të shoqërive primitive e deri te inkriminimet e shumë sjelljeve si krime e vepra penale. Autorët komentojnë se: Historia e njerëzimit është ne te njëjtën kohe edhe historia e krimit, sepse historia e njerëzimit ka kaluar ngjarje e kohëra te përcjella me dhune e krime të ndryshme. Krimi nga natyra është i dhunshëm e gjithmonë i ka krijuar pa siguri popullatës. Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale janë bërë sot teme e ditës, si në mediat e shkruara dhe elektronike. Sot programet televizive, e radiove, interneti etj, janë përplot me tema dhe përmbytje te dhunës, vrasjeve, dhunimeve, rrëmbimeve, akteve terroriste, skandaleve dhe sjelljeve të tyre patologjike dhe kriminale. Të shpjegosh kriminalitetin në ditët e sotme është mjaft e vështirë për vetë faktin se shoqëria ka bërë hapa të mëdhenj në këtë fushë. Tekonologjia nga ana tjetër ka ndihmuar si në parandalimin e tij, dhe në zhvillimin e mëtejshëm të tij, shpeshhere duke e sofistikuar atë. Por a mund të themi se dhe faktorët sociale luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e kriminalitetit? A është ndikimi i faktorëve sociale një shtysë me shumë për përhapjen e tij? Teoritë sociologjike duket se janë munduar deri diku të shpjegojnë kriminalitetin, rolin që luajnë struktuarat, institucionet dhe proceset sociale në formimin e sjelljes njerëzore. Këto teori lindën fillim te shek XX, në një kohë kur qytetet amerikanenjohën rritje të madhe ekonomike, demografike si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë bga zonat rurale drejt atyre urbane. Në fillim te ketyre teorive jane vënë në studim ato shtresa të ulëta të shoqërisë që janë të predispozuara më tepër të preken nga kriminaliteti. Krimi konsiderohet si dukuri e shtresave të ulëta. Të gjitha teorite sociologjike e shpjegojne kriminalitetin në bazë të strukturës sociale të një grupi të caktuar por këto teori dallojnë në faktin se cili faktor i jetës sociale ndikon më shumë tek përhapja dhe zhvillimi i kriminalitetit. Secila teori ka pikëpamjen e saj të vecantë. Dhe që ne të japim një mendim tonin lidhur me këto teori po i shpjegojmë pak për mënyrën si e shpjegojnë kriminalitetin dhe krimin. Së pari teoria e shmangies së kulturave, e zhvilluar nga profesorët e Departamentit të Sociologjisë parane Çikagos, thotë se sjellja kriminale është shprehje e konformizmit ndaj vlerave dhe traditave të shtresës së ulët, përkatësisht kriminaliteti është më i përhapur në zonat periferike të qendrave të banuara. Vlerat ekonvencionale të shtresës së ulët kalojnë nga një brez në tjetrin, për rrjedhojë, kjo teori quhet ndryshe teoria e transmetimit kulturor. Sipas Thorsten Selinit, nje përkrahës i kësaj torie, ligjet mund të shkaktojnë problem mes njerëzve, pasi këta të fundit kanë rregulla të përditshme që rregullojnë sjelljet e tyre. Bindja ndaj normave të grupit të tyre mund të cojë në shkeljen e normave të një grupi tjetër. Konfliktet midis kulturave lindin krime dhe kriminalitet.
  3. 3. Teoria e zhgënjimit është ajo teori që pranon se shtresat e ulëta janë më të priruara ndaj krimit, sesa anëtarët e shtresave të mesme dhe të larta. Duke qene se pjesa më e madhe e njerëzve kërkojne të jenë të pushtetshëm, të kenë pasuri, të kenë nje jetë më të mirë, të jenë të suksesshëm dhe jo të gjithë i arrijnë këto gjëra. Ata të cilët nuk i përmbushin synimet e tyre, ndihen të fyer, të zhgënjyer ndaj shoqërisë, megjithësë atom und të jenë ndoshta edhe më inteligjentë se shtresat e larta të shoqërisë. Disa prej këtyre personave të zgënjyer zgjedhin të pranojnë fatin e tyre, te tjerët zgjedhin mjete alternative duke përfshirë në krim. Teoria e stepjes/anomisë nga ana tjeter është dhe teoria me interesante. Stepja është rezultat i situatave kur dëshirat e njerëzve bëhen të pakontrolluara dhe të parealizuara. Njerëzit kanë dëshirë të kenë pasuri, edukim, pushtet dhe një pozitë të favorshme në shoqëri. Pamundësia socialeekonomike e klasës së ulët për të arritur këto qëllime i shtyn njerëzit e kësaj klase të kryejnë krime. Dëshira për të arritur qëllimet bën që tek disa individë të mos ekzistojë stepja për të kryer veprime të caktuar qofshin ato edhe krime. Kjo teori është vlerësuar për analizën e sjelleve te njerëzve, por eshte kritikuar pasi nuk realizon shkakun e krimeve. Formë tjetër e sjelljes së njerëzve është edhe rebelimi. Teoria nënkulturore është një variant tjetër i teorisë së strukturave sociale. Kjo teori e bazuar në studimin e bandave në vitet ’50 nga Albert Kohen ka pamjen e saj mbi lindjen e kriminalitetit. Bandat, sipas Kohenit, ishin një nënkulturë me vlerë të ndryshme nga vlerat e përgjithshme amerikane që dallonte nga fjalori, besimet e brendshme të anëtarëve, mënyra e vecantë e veshjes dhe veprimit të anëtarëve të bandës. Personat që i përkasin një nënkulture të tille kanë një ide dhe vlera të ngjashme. Kështu shumë të rinj mblidhen në grupe ose banda adoleshente dhe kryejnë vepra penale. Sjellja e grupeve të tilla është e drejtë për nga standartet e nënkulturës, por është e gabuar për kulturën e gjerë të popullsisë. Koheni i jep rëndësi shkollës dhe shoqërisë. Femijët e klasës së ulët nuk ndihen mirë në shkollë dhe ndrydhen, për shkak të kërkesave të saj të larta për të punuar shumë dhe duke qenë se nuk arrijnë të kenë rezultate të mira në shkollë , ata kthehen në kulturën e bandave ku ndihen të respektuar, dhe kështu bëhën pjesë e botës së krimit. Teoria e ekologjisë sociale shpjegon që shkaqe i krimit janë kushtet “patologjike të zonave ose grupeve të vecanta ”. Zonat urbane janë më të prirura për të pasur një nivel krimi më të lartë se zonat urbane. Nga viti 1920 – 1930 zona urbane e Çikagos u nda ne 5 zona, ku u studiua zona e transicionit. Rritja e biznesit në këtë zonë kishte sjellë sjellë një zhvendosje të rezidencave, shtëpi të shumta, varfëri, institucione kulturore dhe restorante të lira, emigrantë, dhe një thyerje të metodave të zkonshme të kontrollit social. Te kjo zonë u vu në dukje një rritje e krimit. Këto teori kanë pasur përfaqësuesit dhe kritikuesit e tyre. Dhe pasi bëmë një përmbledhje të tyre, arrtitëm në disa konkluzione . Po filloj me vlerësimet që mund t’ju bëjmë këtyre teorive . Këto teori kanë analizuar sjelljen e njerëzvë, kanë analizuar më shumë llloje krimesh në lidhje me qëllimet ekonomike dhe theksojnë rolin që luajnë kushtet sociale, mjedisi fizik (zona urbane) shoqëria, shkolla, bandat, pritshmëritë ndaj jetës, bindja ndaj normave të nënkulturës. Shpjegimi që i bëhet krimit arrin në një stad më të lartë nga këto sociologë që kanë nxjerr konkluzione mjaft të vlefshme për kohën e studimit dhe zhvillimit të kësaj teorie. Por si çdo teori edhe keto teori kishin mangesite e tyre, pasi linin pa shpjeguar arsyet e disa krimeve të tjera. Sipas shumicës së
  4. 4. këtyre teorive tregohej se arsyeja kryesore për kryerjen e krimeve ishte varfëria ose që njerëzit e varfër kryejnë më shumë krime nga njerëzit e shtresave të tjera, duke mos analizuar krimet e shtresës së mesme apo ato të jakave të bardha. Kjo më duket një mangësi e këtyre teorive që jane përqëndruar në shpjegimin e krimit vetëm në këtë këndvështrim. Dëshira për fitime, suksese dhe pasuri siç shpjegojnë këto teori nuk janë të vetmet shkaqe të krimit, por mund te jenë edhe të tjera si xhelozia, zilia, hakmarrje, kënaqësitë fizike në rastin e krimeve seksuale e shume arsye të tjera. Gjithashtu thuhet te teoria e Kohenit, që të rinjtë futen në rrugën e krimit për shkak të ndrydhjes në shkollë. Sipas mendimit tim nuk mund të vlerësohet struktura sociale në këtë rast pasi jo të gjithë të rinjtë të shtresave të varfëra zgjedhin të kryejnë krime edhe pse pësojnë ndrydhje në shkollë dhe nga shoqëria. Pasi të rinj të tjerë vendosin që t’i japin forcë vetes dhe t’i realizojnë qëllimet e tyre në mënyra të tjera më te përshtatshme. Ajo cfarë vihet re tjetër te këto teori është fakti që shkaqet e krimit merren në një kuptim shumë të ngushtë dhe vetëm në bazë të arsyjeve që mund të të parashtojnë kornizat e shtresës së ulët. Duket sikur për këto sociologë nuk “egziston” krimi në klasat e tjera dhe burim i vetëm i krimit është shtresa e ulët e krimit. Gjithashtu nuk është parë krimi në aspektin individual, por më së shumti krimi në shoqëri, duke mosanalizuar shkaqe të tjerë të rëndësishëm si familja, situatat e ndryshme që mund të krijohen në mjedise të veçnta, crregullimet psikologjike, inteligjenca,etiketimi etj. Pavarësisht mangësive të teorive, teorisë së strukturave sociale nuk mund ti mohohet fakti që ka sjellë një përparësi në shpjegimin e krimit.

×