Publicité

Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone

4 Apr 2019
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone

  1. TEKNOLOGJIA, NDIKIMI I SAJ NË JETËN TONË! Teknologjia , mania që po sëmur botën!!!
  2. ÇFARË ËSHTË TEKNOLOGJIA??  Teknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin “Teknologji” , sidoqoftë, nuk ekziston, “teknologjia” mund t’i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu siç jan makinat, hardwerët , por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra , përfshirë sistemet, metodat e organizimit dhe teknikat.
  3. TEKNOLOGJIA, MANIA QË PO SËMUR BOTËN!!!  Bota e sotme po ecën me galop, por së bashku me zhvillimin teknologjik po shtohen edhe problemet që u vijnë njerëzve nga përdorimi i shumtë i celularëve dhe internetit. Probleme shëndetsore, por edhe sjellje antishoqërore, këto janë disa nga pasojat negative të teknologjisë. Disa studime të fundit e kanë lidhur celularin me probleme të jetës së përditshme si shpërqëndrimi, rreziku shëndetësor dhe probleme me gjumin. Por a është vërtet kaq i dëmshëm për shoqërinë dhe shëndetin celulari??  Një nga studimet e publikuara këtë javë ka zbuluar se nëse nuk e kemi celularin me vete ose pranë, kjo na bën më pak të përqëndruar , rrit presionin e gjakut dhe na bën të ndihemi pa qejf. Varësia nga celularët është bërë një problem madhor, aq sa të qenët larg tyre na kufizon funksionet tona bazë dhe na bën të ndihemi jo mirë fizikisht, sipas shkencëtarëve. Ky ishte një ndër studimet e para që konstatoi se çfarë i ndodh njerëzve që janë të ndarë nga celularët dhe zbulimet nuk ishin aspak të favorshme për ne. Sipas përfundimeve , ne kemi performancë të ulët në detyrat mendore pa mjetin teknologjik që e kanë shumica e njerëzve në planet.
  4. TEKNOLOGJIA DHE TË RINJTË SHQIPTARË  Teknologjia, tashmë është një pjesë e pandarë e jetës sonë, e cila përdoret jashtëzakonisht shumë, sidomos nga të rinjtë. Megjithëse teknologjia është një fushë mahnitëse, një fushë e cila na habit me gjërat e mrekullueshme të saj, të rinjtë shqiptarë përsëri po e keqkuptojnë dhe po e keqpërdorin atë. Sot për shumë të rinj nuk ekzistojnë më ditarët, ku tregonin çdo gjë që ndodhte në jetën e tyre, sot nuk po u kushtohet vëmendja e duhur familjes apo miqve të ngushtë, gjithashtu edhe shumë gjëra të tjera të rendësishme janë harruar, pasi çdo gjë, si momentet më të bukura, shqetësimet, problemet etj., i kalojnë nëpërmjet teknologjisë, pra nëpërmjet telefonave apo kompjuterave, ku përdorim të gjerë kanë rrjetet sociale.
  5. TEKNOLOGJIA PO NA BËN ANTISHOQËRORË  Një studim i kryer nga disa psikologë ka zbuluar se teknologjia e sotme kthen një nga përdoruesit e vet në antishoqëror dhe narcizist. Në të gjithë botën, kërkuesit kanë zbuluar se rreth 182 milionë prej nesh janë të varur nga përdorimi i internetit. Teksa web-i bëhet gjithnjë e më i përhapur , është shfaqur nevoja për studime serioze mjekësore në lidhje me çrregullimet që vijnë prej internetit.
  6. FËMIJËT NË GRACKËN E TEKNOLOGJISË, DËMET QË SJELLIN LOJËRAT ELEKTRONIKE  “Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që kërkon”, kjo është një shprehje e Sami Frashërit e cila zë shumë vend në realitetin e sotëm ku fëmijët po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e ambientit virtual. Mënyra e jetës , por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjeçarin e fundit. Është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, duke bërë që aktiviteti fizik dhe mendor i fëmijëve të jetë pothuajse i vdekur. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që fëmijët të rriten në një ambient virtual duke marrë për bazë edukative të gjitha informacionet e pakontrolluara që i ofron teknologjia.
  7. INTERNETI DHE TELEVIZORI Përsa i përket marrëdhënies së fëmijëve me televizorin duhen patur parasysh disa nga këshillat që japin specialistët:  Televizori nuk duhet të zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje.  Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.  Emisionet për fëmijë duhet të kufizohen dhe të kontrollohen nga prindërit.  Është shumë e rëndësishme që prindërit të diskutojnë me fëmijët e tyre rreth atyre që shohin në televizor.  Edhe emisionet parapërgatitore për shkollë mund të jenë ndonjëherë të dëmshme për fëmijë të një moshe të caktuar, pasi mbingarkojnë trurin e tyre të njomë me informacione të vështira për t’u kuptuar.
  8.  Deri në moshën 18 vjeç të rinjtë janë të dhënë pas atij që quhet konsum mediatik, duke qenë më tepër të ekspozuar ndaj televizorit dhe internetit. Por ajo që është kthyer në një fenomen dhe shqetësim për prindërit dhe specialistët janë video lojërat ose siç quhen ndryshe lojërat kompjuterike. Për këtë çështje ka disa qëndrime. Disa hulumtues mendojnë se video-lojërat ndikojnë në rritjen e inteligjencës dhe përmirësimin e notave të fëmijëve. Ndërsa të tjerë thonë se ato kanë një sërë pasojash negative , si një qëndrim të keq të trupit, probleme në komunikim në mjedisin e tyre, izolim social, obezitet, ekspozimi ndaj dhunës etj. Kjo problematikë nuk është lokale por ka një përhapje ndërkombëtare. Në shumë shtëpi por edhe në internet-kafe shqiptare sheh fëmijë dhe të rinj shqiptarë që kalojnë kohën më të madhe duke luajtur lojëra kompjuterike.
  9. STATISTIKA Sipas Fondacionit Kaiser Family (KFF):  Dy të tretat e foshnjave dhe të vegjëlve shikojnë TV me një mesatare prej 2 orësh në ditë.  Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare shikojnë mesatarisht rreth 2 orë në ditë në ekran, kryesisht TV, video ose DVD.  Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 8-18 vjeç shpenzojnë gati 4 orë në ditë para ekranit televiziv dhe gati 2 orë shtesë në kompjuter duke luajtur video- lojëra. 0 1 2 3 4 5 6 7 Mosha 0-3 Mosha 3-6 Mosha 8- 18
  10. DISA NGA PROBLEMET QË HASIN TË RINJTË SOT:  Shkolla, lënia e mësimeve pas dore  Krijim konfliktesh (sherre)  Pagjumësia  Mos lexim i librave  Lojërat- harxhim i kohës  Vepra kriminale
  11. 1) SHKOLLA, LËNIA PAS DORE E MËSIMEVE  Në shumë shkolla shqiptare, po humbet pak e nga pak vëmendja e nxënësve ndaj mësimeve dhe një nga shkaqet për këtë mbetet përqëndrimi i tyre në rrjetet sociale. Sado të përpiqen mësuesit në shkolla për mos lejimin e përdorimit të telefonave në orën e mësimit, këta të rinj përsëri e gjejnë mënyrën për t’i përdorur ata.
  12. 2) KRIJIMI I KONFLIKTEVE  Një burim mjaft i rëndësishëm i ekspozimit të shumë të rinjve në sherre të ndryshme mbetet “facebook- u”. Në shumë raste, shumë prej tyre përdorin fjalë ofenduese me njëri-tjetrin, duke përdorur mesazhet apo komentet dhe më pas e vijojnë zënkën deri në përleshje, ku në rastin më të keq arrijnë deri aty sa mund të përdorin “armë të ftohta”
  13. 3) PAGJUMËSIA  Ora mund të shkojë 2300, 0000 0100 apo edhe 0400 dhe shohim se shumë të rinj shqiptarë qëndrojnë ende në rrjetet sociale. Por pse? A mund të ketë vallë punë shumë të rëndësishme një fëmijë 13-14 vjecar, aq sa qëndron deri në orët e vona të natës?! Sigurisht që jo! Ky fiksim i të qëndruarit online deri në këto orë të vona shkakton probleme serioze të shëndetit dhe gjithashtu sindromën e pagjumësisë e cila zhvillohet nga reduktimi i orëve të gjumit.
  14. 4) MOSLEXIMI I LIBRAVE  Një gjë tjetër e keqe që mund t’i bësh librit përvecse ta grisësh, është mosleximi i tij. Sot termi “libër” mbetet një term i harruar nga të rinjtë. Por sa gjë negative dhe e dëmshme mbetet kjo për shoqërinë tonë? Sepse Shqipëria ka nxjerrë shumë shkrimtarë të mëdhenj, shumë njerëz të cilët e donin librin dhe sot për ata dhe për shoqërinë shqiptare mbetet një plagë e rëndë.
  15. 5) LOJËRAT- NJË HARXHIM KOHE  Fatkeqsisht sot shohim se shumë fëmijë e harxhojnë kohën duke luajtur lojëra të ndryshme si counter-strike, vice-city etj. Por sa gjëra të bukura mund të bënin ata gjatë kësaj kohe? Ata mund të lexonin, mësonin dhe mund të bënin shumë aktivitete sportive që do të ndihmonin në shëndetin e tyre , si atë fizik ose mendor.
  16. 6) VEPRAT KRIMINALE  Nëpërmjet rrjeteve sociale ndodhin shumë vepra të ndryshme kriminale si vjedhje ose më keq, vrasje, dhe duhen marrë gjithmonë seriozisht. Nuk janë të pakta rastet kur vajza të vogla janë genjyer me anë të rrjeteve sociale dhe kanë përfunduar në duar të prostitucionit ose abuzimit seksual.
  17.  Bota është gjithnjë në lëvizje, ndryshim dhe kërkim për përsosje të vazhdueshme. Jetojmë në erën e teknologjisë , e ardhmja i përket asaj. Njeriu synon përmirësimin e jetës së tij dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet ndryshimit. Të gjitha argumentet e mësipërme dëshmojnë se e ardhmja i takon teknologjisë. Nuk na mbetet gjë tjetër vec të ndjekim ritmin e ndryshimit...
Publicité