Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale

2 509 vues

Publié le

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale

Publié dans : Droit
  • Soyez le premier à commenter

Procesi i të provuarit në Procedurë Penale

  1. 1. UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta e Procedurës Penale Tema: “Procesi i të provuarit në Procedurë Penale” Mentori: Studenti: Prof. Dr.Driton Muharremi Kristina Gjini
  2. 2. PËRMBAJTJA 1. Hyrje.............................................................................................................................3 2.Kuptimi dhe mjetet e provës........................................................................................4-5 3.Klasifikimi i provave....................................................................................................5-6 4.Objekti i të provuarit...................................................................................................6-7 5.Barra e provës...............................................................................................................7 6. Provat e papranueshme dhe pasojat juridike të përdorimit të tyre..................... 8-9 6.1.Provat Juridikisht të pavlefshme..............................................................................8 6.2.Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në provë të papranueshme.................9 7.Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit.......................................................9-10 7.1.Marrja e provës..........................................................................................................9 7.2.Shqyrtimi dhe verifikimi i provës..............................................................................9 7.3.Qmuarja e provave.....................................................................................................10 7.3.1 Teoria legale e qmuarjes së provës.........................................................................10 7.3.2 Qmuarja e lire e provave.........................................................................................10 9. Konkluzion................................................................................................................11 10.Bibliografia...............................................................................................................11
  3. 3. Hyrje Për arritjen e qëllimit të procedures penale që kryerësit përgjegjes të veprës penale ti shqiptohet sankisoni penal i merituar sipas kushteve që i parasheh kodi penal dhe në bazë të procedurës së zbatuar në mënyrë ligjore,duhet pasur kujdes që askush i pafajshëm të mos dënohet.Është e domosdoshme që në procedurë penale,duke i vërtetuar faktet që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm në mënyrë të saktë dhe të plotë të konstatohet e verteta. Prandaj aktgjykimi duhet të plotësojë kërkesen për drejtshmëri në mënyrë që në opinionin publik të krijojë bindje për rregullsinë dhe drejtshmërinë e tij dhe të pranohet si i tillë. Në cilëndo procedurë ku vendoset për interesat e qytetarit,nuk bën që individi të pësojë konsekuencë të pakëndshme për shkak të paaftësisë,punës sipërfaqësore ose mosdijes së organit. Provat mund të jenë produkt i procedurës penale. Do të ishte gabim sikur zbatuesit të mendojnë ndryshe. Në të kaluarën, provat kryesisht janë pranuar sepse ato siguroheshin me urdhër të gjyqtarit apo prokurorit, përfshiheshin në aktakuzë dhe pastaj pranoheshin nga gjyqtari për konfirmim apo trupi gjykues. Ky proces normal është formal dhe mund të mos garantojë mbrojtjen e të drejtave të palëve apo interesat e drejtësisë, pasi që prova jo të plota mund të pranohen apo prova të rëndësishme marrja e të cilave nuk është urdhëruar mund të humben. Baza historike e sistemeve juridike kontinentale përfshin pritjen që procedura penale do të rezultojë në një kërkim racional të së vërtetës. Kodi i procedurës penale ruan atë kërkim racional të së vërtetës, mirëpo në të njëjtën kohë respekton të drejtën e individit për të mbledhur prova që shkojnë në dobi të rastit të tyre dhe për të kundërshtuar më gjerësisht provat e shfrytëzuara kundër tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që procedura gjyqësore të sigurojë vërtetim të plotë dhe të saktë të fakteve në të cilat e mbështet vendimin gjyqësor.Interesi i përgjithshëm kërkon që në procesin e ndriqimit të fakteve gjykata të ketë rol aktiv,në mëyrë që fati i akuzës të mos varet vetëm nga të dhënat që i ofrojnë palët,por që gjendja të vërtetohet realisht.
  4. 4. Kuptimi dhe mjetet e provës Në teori të drejtës së procedurës penale ekziston pajtueshmëri sa i përket konstatimit se procesi i të provuarit paraqet pjesën motorike të procesit penal,mirëpo rreth nocioneve që përdoren me rastin e mbledhjes dhe vendosjes penale ekziston një laramani e madhe si p.sh : nocioni fakt,provë-argument,dëshmi,mjet i provës,burim i provës etj.Prandaj fillimisht po bëjmë dallimin ndërmjet nocionit fakt dhe atij provë-argument. Rrjedhimisht fakti është ekzistimi objektiv real i ndonjë sendi,procesi,dukurie,ndodhie,cilësie apo qdo dukurie reale në të cilat gjenden kushtet e së drejtës penale materiale për aplikimin e sanksioneve penale,dhe kushtet e së drejtës procedurale për zhvillimin dhe kryerjen e veprimeve procedurale.”Faktet të cilat duhet vërtetuar në procedurë,në teori të procedurës penale sipas rregulllit quhen faktet juridike relevante”1Në procedure penale duhet bërë përpjekje që të gjitha faktet të vërtetohen drejtëpërdrejtë,qoftë me preceptim të gjykatës ose ndërmjet personave tjerë.Vërtetimi i tilë i fakteve bëhet me prova të drejtpërdrejta.Mirëpo siq e dimë një gjë e tillë jo gjithmonë është e mundur,dhe në raste të tilla organi procedues duhet të përpiqet që faktin juridik relevant ta vërtetojë në mëyrë indirekte.Vërtetimi i tillë nënkutpon se organi procedues vërteton ekzistimin e ndonjë fakti,i cili në të vërtete nuk është juridikisht relevant,por nga ekzistimi i tij,në bazë të ekperiences,me besueshmëri më të madhe apo më të vogel,mund të konkludohet se ekziston një fakt juridik relevant.Faktet e tillla quhen indicie te cilat janë burime njoftimesh për faktet juridike relevante,prandaj organi procedues i vërteton ato.Indiciet kanë karakter të dyfishtë :në njëren anë janë fakte,në anën tjetër ato janë prova për vërtetimin e fakteve tjera. Për të shërbyer një e dhënë si provë-argument,është parakusht që ajo të propozohet dhe të pranohet ose procedimi i saj nga ana e gjykatës ,pastaj që ajo të vërtetohet dhe të verifikohet. “Andaj, provat në Kodin e ri të procedurës penale nuk janë thjeshtë produkt i një procesi formal, por vlerësohen për nga besueshmëria, rëndësia dhe vlera provuese.”2 “Me nocionin provë-argument në procedurë penale kuptojmë qdo të dhënë e cila në procedurë gjyqësore flet për saktësinë e ndonjë fakti relevant.”3Provat i hasim gjatë tërë rrjedhës së procedurës penale.Ato mund të propozohen dhe të merren nga palët dhe gjykata mund të analizojë prova deri te forma e prerë e vendimit gjyqësor ,mirëpo zakonisht merren në fazën e hetimit dhe në shqyrtim gjyqësor.Para se të vendos për një qështje,gjykata duhet të krijojë bindjen e plotë për saktësinë e faktit që provohet,e bindja e saj duhet të bazohet në ato të dhëna(gjurmë) të cilat për nga natyra i përgjigjen procesit të të menduarit në përgjithësi. “Sidoqoftë, që një ndryshim në botën materiale të jetë gjurmë, në aspektin kriminalistik duhet te plotësojë kriteret si vijon: sa i përket kriminalistikës (dhe penalo-juridikisht) duhet të jetë relevante, që do të thotë që gjurma duhet të jetë në lidhje me veprën penale, duhet të bëhet fjalë 1 Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013. 2 Udhëzues për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës,2013. 3 Vep.cit Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep.
  5. 5. për ndryshimin material dhe ndryshimi duhet të jetë adekuat për identifikimin ose së paku për grupimin.”4. Provat që flasin për saktësinë e ndonjë fakti relevant juridik në procedurë penale fitohen me ndihmën e mjeteve të cilat janë te lejuara me norma ligjore.Mjeti i provës paraqitet si burim i provës,si instrumenti ndërmjet të cilit transmetohet përmbajta e provës nga burimi i saj deri te gjykata.Si të tilla paraqiten: persona( i pandehuri,dëshmitari,eksperti të cilët japin deklarime që shërbejnë si provë),sende (shkresa,instrumente dhe objekte të ndryshme), dhe veprime të ndryshme(marrja në pytje,këqyja etj.).Në procedurë penale me qëllim të gjetjes së të vërtetes ,varësisht nga situata e rastit konkret,është e mundur të përdoret si provë qdo burim i njohjes i cili kontribuon për ndriqimin e veprës dhe kryesit të saj dhe të shërbehen me të gjitha ato mjete të provës të cilat nuk janë në kundërshtim me parimet e procedurës penale.Me rastin e trajtimit të mjeteve të provës duhet pasur parasysh edhe disa kufizime ligjore lidhur me perdorimin e tyre(p.sh ndalimi i përdorimit të forces,kërcenimit dhe mjeteve tjera me qëllim që nga i pandehuri të merret deklarata ose pohimi). Sepse siq thotë Marina ‘qdo burim i të dhënave nuk mund të jetë mjet i provës,meqë një gjë e tillë do të thoshte pranim i maksimës sipas të cilit qëllimi arsyeton mjetin,që në procedurë pënale paraqet rrezik për arbitraritet në procedim të provave’.Nga kjo del se ligjet e procedurës penale e përcaktojnë formën e ndërmarrjes së veprimeve proceduarle ,formë të cilën duhet ta respektojnë organet proceduese si p.sh për realizimin e pyetjes së të pandehurit,të dëshmitarit etj. Klasifikimi i provave Hasim klasifikimin në:prova akuzuese dhe mbrojtëse;të drejtpërdrejta dhe të tërthorta;prova origjinale dhe të prejardhuara;prova personale dhe materiale; provat e plota dhe jo të plota. Prova akuzuese dhe mbrojtëse. Provë akuzuese konsiderohet ajo provë e cila shkon në favor të akuzës ,kurse provë mborjtëse ajo e cila shkon në favor të të pandehurit. Prova të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Provë e drejtpërdrejtë konsiderohet ajo provë e cila e provon ekzistimin ose mosekzistimin e faktit kontestues në mënyrë direkte si p.sh dëshmitari okular i cili drejtpërsëdrejti e ka shikuar kryerjen e veprës penale (p.sh ka pa se si personi A i ka shkaktuar personit B lëndim nga i cili ai ka vdekur).Prova e tërthortë kontribuon për vërtetimin e faktit kontstues në mëyrë indirekte në bazë të të cilit konkludohet se ekziston ose nuk ekziston fakti relevant kontestues.Marrja e një indicie si provë patjetër kërkon që po ai fakt më parë të provohet si i vërtetë,që ai fakt të mundësojë nxjerrjen e konkludimit për saktësinë e faktit tjetër juridik relevant që është objekt provimi.Një provë indirekte sipas rregullit nuk ofron atë nivel saktësie që kërkohet për vërtetimin e një fakti,por vetëm një shkallë besueshmërie,baze për dyshim.Një indicie ofron vetëm besueshmëri ,po qe se ka më shumë indicie besueshmëria rritet ashtu që mund të sjelll te vërtetësia. 4 Muahrremi, Driton dhe Korajlić, Nedžad – Kriminalistika, Prishtinë 2009
  6. 6. Provat origjinale dhe të prejardhura. Provë origjinale është ajo provë e cila merret drejtpërdrejtë nga burimi i saj ( dëshmia e dëshmitarit,pohimi i të pandehurit,shkresat origjinale etj).Provë e prejardhur konsiderohet prova për të cilën organi procedues mëson tërthorazi nga ndonjë burim tjetër e jo nga burimi i saj i drejtpërdrejtë( kopja e dokumentit ,dëshmia e dëshmitarit për atë që ka dëgjuar nga dëshmitari okular).Provat e prejardhura mund ti zëvendësojnë provat origjinale vetëm kur ato kanë humbur p.sh ka humbur origjinali i dokumentit ose ka vdekur dëshmitari ose viktima,e cila në qastin e fundit tregon për ngjarjen ose e përshkruan kryesin e veprës penale. Provat personale dhe materiale. Provat personale janë njohuritë e drejtpërdrejta ose të tërthorta të individit ose të shumë personave si:deklarata e të pandehurit,dëshmitarit etj. Provë materiale janë sendet,dokumentet etj. Provat e plota dhe jo të plota. Provë e plotë konsiderohet ajo provë e cila në tërësi e provon të vërteten ose të pavërteten e faktit kontestues,kurse prova jo e plotë këtë e bën vetëm pjesërisht. Objekti i të provuarit Në përcaktimin e objektit të provës gjykata ka rol të posaqëm,sepse ajo përcakton cilat fakte konsiderohen si të rëndësishme në rastin konkret.”Objekt i të provuarit në rend të parë janë: faktet juridike relevante,faktet indicie dhe faktet ndihmëse.”5Faktet juridike relevante si p.sh qështja penale –përshkrimi faktik i veprës penale që nënkupton vërtetimin e elementeve që e përbëjnë figurën e veprës penale ,karakteristikat e kryesit të saj faktet dhe rrethant e rëndësishme për ndiqimin dhe zgjidhjen e ligjshme të saj.Faktet indicie dhe faktet plotësuese vërtetohen për shkak te lidhjes së tyre me faktet juridike relevante.Faktet relevante që dalin nga e drejta materiale,në rend të parë përfshijnë të gjitha cilësitë në të cilat manifestohen elementet e përgjithshme(objektive e subjektive) të veprës penale.Këro fakte mund të jenë fakte të jashtme dhe të brendshme(psikologjike).Si fakte të cilat duhet vërtetuar te qdo vepër penale reflektohen: veprimi i inkriminuar,koha,vendi i atij veprimi,mjeti,pasojat etj që reflektohen si fakte të jashtme. Faktet e brendshme i përkasin jetës së brendshme të individit siq janë:përgjegësia,motivi,paramendimi,neglizhenca etj.( të cilat vërtetohen me pyetje nga aspekti psikiatrik dhe psikologjik). P.sh me rastin e zhvillimit të procedurës penale për vepër penale të vjedhjes,si fakte që duhet vërtetuar janë:sendi i huaj,sendi i luajtshëm,marrja e sendit,dashja e cila nënkupton qëllimin e kryesit për përvetësim etj.Faktet e natyrës juridiko-proceduarle që duhet vërtetuar i hasim qdo herë kur gjykata duhet të vendosë për qështje procedurale p.sh me rastin e caktimit te paraburgimit,si fakt paraqitet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe se ekziston ndonjë shkak për paraburgim ( rreziku nga ikja,rreziku i përsëritjes së 5 Sahiti, Ejup dhe Murati, Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013.
  7. 7. veprës penale),te aktvendimi për përjashtim të gjyqtarit nga gjykimi i veprës penale konkrete,verifikimi nëse ekziston shkaku ligjor për përjashtim,pastaj qështja e kompetencës etj. Rrjedhimisht konsiderohet se nuk është e nevojshme që të vërtetohen faktet vijuese: a).Faktet e qarta-ato fakte të cilat janë të njohura kështu qe nuk kanë nevojë të vërtetohen p,sh nuk është e nevojshme të provohet se personi i shtyrë në moshë është madhor. b).Faktet nortone-fakte që janë të njohura nga një rreth më i gjërë i personave p.sh është fakt norton se 1 Janari është festë dhe se atë ditë nuk kanë punuar institucionet shtetërore. c).Prezumimet-faktet që merren se ekzisotojnë(supuzohen) pa u vërtetuar në rastin konkret.Flitet për prezumimet natyrore dhe juridike.Prezumime natyrore do të ishin supozimet të të cilat që më parë merret që ekziston dhe se atë nuk duhet provuar,sepse për ekzistimin e tij flet rrjedha natyrore. Ndërsa prezumimi juridik ekziston atëher kur ligji supozon se ekziston një fakt relevant të cilin nuk ka nevojë me e provuar.”Prezumimet juridike mund të jenë absolute dhe relative(të rrëzueshme dhe jo të rrezueshme)”.6Prezumimet juridike absolute ndalojnë mundësinë e provimit të të kundërtes. P.sh rasti i të miturve (meqë të miturit më së shpeshti janë të paaftë të mendojnë në mënyrë të pjekur për veprimet e tyre ,që nga e drejta romake e deri më sot është krijuar prezumimi absolut se të gjithë të miturit janë pa aftësi veprimi). Prezumimi juridik relativ ekziston përkohësisht derisa të mos provohet e kundërta . Barra e provës Me barrë të provës nënkuptohet e drejta dhe obligimi i subjektit procedural që ti paraqesë provat me të cilat vërtetohen faktet relevante në të cilat bazohet vendimi gjyqësor.Gjatë zhvillimit historik të procedurës penale barra e provës ndryshonte varësisht nga tipi i procedurës penale.Në tipin akuzator barra e provës qëndronte ekskluzivisht në paditësin.I pandehuri kishte mundësi të ofrojë prova për pafajësinë e vet,por jo obligim,ndërsa gjykata ishte pasive.Në tipin inkuzitor funskioni i ndjekjes kaloi në duart e gjykatës prandaj edhe barra e provës juridikisht i takonte asaj.Në tipin e përzier meqe vie deri tek ndarja e funksioneve themleore edhe barra e provës bie ne palët proceduralo-penale.Në sistemin tonë rrjedhimisht barra e provës i takon prokurorit të shtetit.Ai ka për detyrë që me rastin e paraqitjes së aktakuzës ti paraqesë gjykatës edhe propozimin për ndriqimin e provave me të cilat vërtetohen thëniet e akuzës. “Funksioni më i rëndësishëm i prokurorit të shtetit është ndjekja penale e kryesëve të veprave penale,duke u mbështetur në parimin e legalitetit dhe parimet tjera”.7Sipas KPPK-së Prokurori i shtetit është subjekt aktiv në procedurën parapenale,i cili kordionon punën me subjektet tjera prej marrjes së informavcionit për rastin e ndodhur dhe udhëheq me hetimit.Fillon dhe zbaton hetimet në qështjen penale,ngrit aktin akuzues përkatës,përfaqëson aktin akuzues në shqyrtim gjyqësor dhe pas përfunidimit të shqyrtimit gjyqësor ushtron mjetin juridik përkatës. 6 Po aty. 7 Çollaku, Hashim Roli i Prokurorit të Shtetit në procedurë penale, Prishtinë 2013.
  8. 8. Provat e papranueshme dhe pasojat juridike të përdorimit të tyre Kodi i procedurës penale në mënyrë të përgjithshme përcakton formën procedural të marrjës dhe paraqitjes së provave në procedurën penale. KPP së pari rregullon procedurat e marrjes së provave para ngritjes së aktakuzës të cilat përfshijnë marrjen e provave gjatë hetimit (nenet 119,123),marrjen në pyetje të të pandehurit( neni 151-155). Së dyti rregullon provat në shqyrtim gjyqësor(neni 257-263). Provat Juridikisht të pavlefshme- Kodi i procedurës penale përmban norma me të cilat përcakton se kur mënyra e marrjes së ndonjë prove e bën provën e pavlefshme dhe sipas rregullit përcakton pasojat juridike në rast të përdorimit të tyre me rastin e marrjes së vendimit gjyqësor.”Kodi i procedurës penale konsideron se,parimisht janë të papranueshme provat vijuese nga neni 257 i KPPK-së: 2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu. 3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme. 4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që: 4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit; 4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj; 4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe 4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar. 5. Ndalesa nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të intervistuar ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm.”8 “Neni 128 -Rrethanat kur deklarata është e papranueshme”9 1. Dëshmia e dëshmitarit është e papranueshme nëse: 1.1. personi nuk mund të pyetet si dëshmitar; 1.2. personi është i liruar nga dëshmimi, por nuk është vënë në dijeni për këtë ose shprehimisht nuk ka hequr dorë nga kjo e drejtë, apo kur udhëzimi dhe heqja dorë nuk është shënuar në procesverbal; 1.3. personi është fëmijë, i cili nuk kupton të drejtën e tij për të refuzuar dëshmimin; ose 1.4. dëshmia e dëshmitarit është marrë me forcë, me kanosje ose me ndonjë mënyrë tjetër të ndaluar. 8 Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës Nr.04/L-123, neni 257. 9 Po aty.
  9. 9. Me nenin 150 par.2 është përcaktuarr se këqyrja ose rikonstruksionin i vendit të ngjarjes të ushtruar nga prokurori i shtetit ose policia kur i pandehuri ose mbrojtësi i tij nuk janë njoftuar për ndërmarrjen e veprimit të tillë. Prova është marrë ndërmjet masës së fshehtë dhe teknike të vëzhgimit dhe të hetimit në bazë të urdhërit të paligjshëm(neni 97 parag.1).etj. KPP po ashtu ndalon që pyetjet te cilat i bëhen të pandehurit të mbështeten në supozimin që i pandehuri ka pranuar diqka që ai nuk e ka pranuar(pyetjet kapcioze(neni 154 parag.4) Pasojat juridike për aktgjykimin që bazohet në provë të papranueshme- Sipas KPPK-së po qe se organi procedues vepron në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara me ligj,proven e siguruar në këtë mënyrë e konsideron të papranueshme,sepse thotë se në provën e tillë nuk mund të mbështetet vendimi gjyqësor.Ligji parasheh obligimin për veqim nga shkresat e lëndës të provave juridikisht të pavlefshme,dhe shikimin e tyre vetëm në procedurën e ankesës kundër aktvendimit mbi pranueshmërinë e ankesës. Rrjedha procedurale e procesit të të provuarit Rrjedha e procesit të të provuarit rreth vërtetimit të fakteve kalon nëpër fazen e marrjës së provës,shqyrtimit, verifikimit dhe qmuarjes së provës. Marrja e provës- me marrje të provës kuptojmë gjetjen dhe zbulimin e provave si dhe fiksimin procedural të tyre.Provat mund të propozohen dhe të shqyrtohen gjatë gjithë rrjedhës së procedurës penale.Mund të paraqiten gjatë stadit të hetimit,të propozohen në shqyrtim gjyqësor dhe me ankesë kundër aktgjykimit.Fiksimi procedural i provës bëhet pasi që të zbulohet prova,ku forma më e përhapur është ajo me shkrim(procesverbali mbi marrjen në pytje të të pandehurit,dëshmitarit,ekspertit),mirpo ato mund të fiksohen edhe duke inqizuar audo vizualisht ku urdhërimin e tij mund ta bëjë prokurori i shtetit,gjyqtari i procedurës paraprake,gjyqtari i vetëm ose kryetari i trupit gjykues.Këtë procedurë e rregullon neni 208 i KPP,sipas të cilit personi që merret në pytje njoftohet në gjuhën që ai e kupton dhe e flet,se marrja në pytje do të regjistrohet.Incizimi duhet të përmbajë të dhënat për emërtimin e organit procedues i cili ndërmerr veprimin,njoftimin se dëshmitari duhet të flas të vërteten dhe se ai nuk detyrohet të përgjigjet në pyetje etj. Shqyrtimi dhe verifikimi i provës- Për shqyrtim ka rendësi edhe taktika kriminalistike si p.sh këqyrja,kontrolli i banesës dhe i personit,disa lloje të ekspertimit etj.”Shqyrtimi është aktivitet nëpërmjet të cilit gjykata mëson për fakte juridike relevante në procedurën penale.”10Është proces përmes së cilit organi kompetent procedural duke hulumtuar dhe analizuar përmbajtjen e secilës provë,përcakton raportin e saj ndaj faktit relevant kontestues.Në procedurë provat shqyrtohen sipas formës së përcaktuar me nenin 327 të KPP.Verifikimi i provës bëhet duke 10 Vep cit. Sahiti, Ejup dhe Murati. Rexhep.
  10. 10. analizuar dhe krahasuar edhe me prova tjera.Për verifikimin e skatësisë së një dëshmie të rëndësishmë në një rast do të nevojitet zbatimi i rikonstruksionit,në rastin tjetër ballafaqimi(confrontatio) ose njohja (recognatio). Qmuarja e provave- është proces operimi mendor i ndërlikuar për realzimin e së cilit përveq njohurisë së ligjshmërisë të mendimit logjik,është e nevojshme edhe njohja e psikologjisë gjyqësore,që merret me studimin e ligjshmërisë rreth formimit dhe manifestimit të vetëdijes së pjesmarrësve proceduralë.Qmuarja e tyre bëhet me rastin e procedimit të tyre në shqyrtim gjyqësor apo në seancë për këshillim,mirpo në disa raste gjykata vje në atë situatë që ta qmojë ndonjë provë,e cila bëhet kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i caktuar ka kryer veprën penale,ndërsa për ngritjen e aktakuzës duhet të jetë arritur shkalla e besueshmërisë.”Ekzistojnë dy teori të qmuarjes së provave:teoria legale e vlerësimit të provave dhe teoria e qmuarjes së lirë të provave.”11 Teoria legale e qmuarjes së provave- është zbatuar në procedurën inkuzitore,ku sipas saj me rastin e qmuarjes së provave për vërtetimin e skatësisë së fakteve kontestuese të një qështje penale, ka qenë e detyruar t’ia njohë secilës provë atë vlerë të cilën më parë ia ka caktuar ligji,që do të thotë se gjykata nuk gjykon sipas bindjes së vet të krijuar me rastin e analizës së provave,por këtë e bën në bazë të provave,vlerën e të cilave e ka caktuar ligjvënësi. Teoria legale e qmuarjes së provave i ka pasur dy variante:teoria legale pozitive dhe teoria legale negative.Sipas teorisë legale pozitive gjykata ishte e detyruar të marrë si të provuar një fakt juridik relevant kur plotësoheshin kushtet e parapara ligjore dhe në bazë të tyre jepte aktgjykim dënues pavarësisht bindjes personale.Teoria legale negative kërkonte që për dënim të të pandehurit të plotësohet numri dhe kualiteti i caktuar i provave,por me rastin e marrjes së vendimit gjykata edhe vetë i vlerëson ato prova sipas bindjes së brendshme dhe në këtë mënyrë jepte aktgjykimin.Pra kjo teori nuk e përjashtonte tërësisht teorinë ë qmuarjs së lirë. Teoria e qmuarjes së lirë të provave- kjo teori rrjedh nga tipi akuzator i procedurës penale.Kjo teori bazohet në parimin e së vërtetes materiale.Sipas saj gjykata nuk është e lidhur me kurrfarë rregullash formale provuese për sa i përket asaj se a do ta konsiderojë një provë si të saktë apo jo,dhe tërë materialin provues i cili është paraqitur si rezultat i propozimit dhe i aktivitetit të palëve dhe gjykatës të vlerësohet sipas bindjes së gjykatës,bindje të cilën ajo e ka krijuar me rastin e zbatimit të procesit të marrjes së provave.Miëpo pavaërësisht nga kjo gjyqtari nuk mund të dalë jashtë kufijve ligjor që kanë të bëjnë me mbledhjen e provave dhe me procedimin e tyre në shqyrtim gjyqësor.Në të drejten tonë qmuarja e lirë e provave bëhet sipas sistemit progresiv të qmuarjes së provave (bindja e lirë të argumentohet ndërmjet arsyetimit të aktgjykimit në mënyrë që qdokush të njoftohet se si ka ardhur gjykata deri te bindja konkrete). Gjykata ka për detyrë që me ndërgjegjje të vlerësojë qdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera dhe në bazë të vlerësimit të tillë të nxjerrë konkluzion se a është provuar një fakt(neni 361 parag.2). 11 Po aty.
  11. 11. Konnkluzion Ska dyshim se procesi i të provuarit në procedurë gjyqësore zë vend qëndror në procedurën penale.Prandaj me rastin e rregullimit juridik të procedurës penale duhet patjetër që edhe vetë procesin e të provuarit si dhe provat në përgjithësi të parashikohen disa forma procedurale ndërmjet të të cilave do të zhvillohej aktiviteti procedural rreth paraqitjes,fiksimit dhe përdorimit të provave për vertëtimin e fakteve.Andaj provat në Kodin e ri të procedurës penale nuk janë thjeshtë produkt i një procesi formal, por vlerësohen për nga besueshmëria, rëndësia dhe vlera provuese. Për këtë arsye kërkimi dhe konstatimi i së vërtetes në procedurë penale duhet të jetë moto i të gjitha veprimeve që i ndërmarrin oganet proceduese sepse siq dihet vërtetimi i fakteve është procesi më i vështirë në punën e gjykatës dhe si i tillë funkisonin gjyësor e bën edhe më përgjegjës. Bibleografia Sahiti,Ejup dhe Murati,Rexhep, E Drejta e Procedurës Penale, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2013. Çollaku, Hashim. Roli i Prokurorit të Shtetit në procedurë penale, Prishtinë 2013. Muahrremi, Driton dhe Korajlić, Nedžad – Kriminalistika, Prishtinë 2009. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës Nr.04/L-123. http://ëëë.kgjk-ks.org/repository/docs/Udhezuesi-dhe-kodi-i-procedures_shqip_217889.pdf

×