Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ekonomik

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
 turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 97 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité

Similaire à Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ekonomik (20)

Plus récents (20)

Publicité

Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ekonomik

  1. 1. Potencialet turistike dhe kulturore dhe ndikimi I tyre ne ekonomi.
  2. 2. Potencialet turistike historiko- kulturore Në potencialet historike dhe kulturore të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit, përfshihen:  vendet dhe objektet arkeologjike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu etj.);  kalatë dhe kështjellat mesjetare (Rozafa, Kruja, Berati, Tepelena, Gjirokastra etj.);  objekte të ndryshme të kultit si: kisha, xhami, teqe etj.;  objektet e kulturës materiale dhe etnografike, ku çdo rajon, madje shpesh çdo fshat, ofron të veçantat e tij në mënyrën e jetesës dhe veshjesh, ushqimit etj;  institucionet e ndryshme kulturore si ato muzeale, teatrale, sportive etj., të cilët mund t’i shërbejnë mjaft mirë edhe sektorit turistik.
  3. 3.  Në Shqipëri ekzistojnë edhe disa qytete-muze mjaft interesante, të cilët janë shpallur monumente kulture dhe ndodhen nën mbrojtjen e shtetit. Këto qytete kanë qenë, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, objekt vizitash nga turistë të ndryshëm vendas e të huaj.
  4. 4.  Forma kryesore e lëvizjes turistike në këto qytete është turizmi me qëllimin për të vizituar objektet e ndryshme historike dhe muzeale si: pjesët e qyteteve me shtëpitë e tyre karakteristike, kalatë dhe kështjellat mesjetare, muzetë, kishat, xhamitë etj.
  5. 5.  Si qytete të tilla, mund të veçojmë: Beratin, Gjirokastrën, Krujën etj. Turizmi në Shqipëri, me gjithë mundësitë që ai ofron, mund të përdoret si një mënyrë shumë i mirë jo vetëm për zhvillimin e tij ekonomik, por edhe si një mjet për integrimin ekonomik dhe gjithë rajonit.
  6. 6. Potencialet turistike natyrore Ndër potencialet më të rëndësishme natyrore për zhvillimin e turizmit në Shqipëri duhen veçuar:  1. Pozita e përshtatshme gjeografike me daljen e gjerë në detet Adriatik dhe Jon.  2. Format e shumllojëshme të relievit dhe peisazhet e bukura që ato krijojnë.  3. Klima mjaft e përshtatshme.  4. Pasuritë e shumta ujore (detet, liqenet, lumenjtë etj.)  5. Bota e pasur bimore dhe shtazore
  7. 7. Pozita e përshtatshme gjeografike me daljen e gjerë në detet Adriatik dhe Jon.  Shqipëria ka dalje të gjërë në detet Adriatik dhe Jon. Kështu Shqipëria ka një vijë bregdetare prej rreth 450 km e ku ndërthuren forma të ndryshme plazhesh ranore dhe shkëmbore, me mundësi shfytëzimi turistik.
  8. 8.  Gjithashtu dalja e gjërë në detet Adriatik e Jon luan rol shumë të rëndësishëm si porta lidhëse midis pjesëve të ndryshme të Evropës Jugore me atë Juglindore. Prandaj ndërtimi i artereve të rëndësishme rrugore që janë realizuar apo planifikuar për lidhjen e këtyre pjesëve mund të shërbejnë mjaft mirë për rritjen e fluksit turistik dhe ngritjen e një infrastrukture të zhvilluar turistike.
  9. 9. Format e shumllojëshme të relievit dhe peisazhet e bukura që ato krijojnë.  Në Shqipëri dominojnë forma të shumëllojëshme të relievit me kombinime të bukura brenda sipërfaqesh të vogla të relieveve malore me ato kodrinore, të relieveve luginore me ato fushore etj., të cilat krijojnë peisazhe shumë të bukura për syrin e turistit.
  10. 10.  Ekzistenca e formave të tilla të relievit bën të mundur dhe krijon premisat për zhvillimin e llojeve të ndryshme të lëvizjes turistike, nga ajo për banjo diellore deri në atë të sportit dimëror në malet e larta me dëborë. Format e larmishme të relievit krijojnë gjithashtu edhe dukuri shumë interesante natyrore me interes të veçantë për tu vizituar nga turistët, siç janë: cirqet akullnajore, grykat e thella lumore, shpellat karstike, ujëvara etj.
  11. 11. 3. Klima mjaft e përshtatshme.  Klima me të gjthë elementët e saj përbën një faktor shumë rë rëndësishëm natyror për zhvillimin turistik të një vendi apo rajoni. Shqipëria e plotëson më së miri edhe këtë kusht natyror për zhvillimin e turizmit. Dominimi i klimës tipike mesdhetare në brigjet detare dhe me ndikim kontinental drejt lindjes dhe veriut mundëson zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit pothuaj në të gjitha sesionet e vitit.
  12. 12.  Kështu klima mesdhetare me të gjithë parametrat e saj plotëson kushte shumë të përshtatëshme për zhvillimin e turizmit balnear (banjove diellore). Ndërsa klima e ftohtë e maleve mundëson si zhvillimin e turizmit të bardhë (sportit dimëror të skive) në dimër, ashtu edhe llojeve turistike me motive klimaterike, shëndetsore, aventurieske etj, në stinën e verës.
  13. 13. Pasuritë e shumta ujore (detet, liqenet, lumenjtë etj.)  Pasuritë e shumta ujore të Shqipërisë përbëjnë një nga potencialet natyrore më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Këto pasuri ujore shprehen si në ekzistencën e dy deteve ku Shqipëria ka dalje të gjërë, ashtu edhe nga ekzistenca e shumë liqeneve, lumenjëve, burimeve natyrore etj.
  14. 14.  Të gjitha këto së bashku, kombinuar edhe me klimën tepër të favorëshme, krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe kushte tepër të përshtatëshme për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Në këtë kuadër paraqesin rëndësi të veçantë objektet ujore, si: liqeni i Shkodrës, Ohrit, Prespës, lumi i Drinit të Bardhë dhe të Zi etj. Në këto objekte ujore mund të realizohen zhvillime të rëndësishme në fushën e turizmit.
  15. 15. Bota e pasur bimore dhe shtazore  Bukurisë së formave të relievit, klimës së përshtatëshme, pasurive të shumta ujore të Shqipërisë u shtohen edhe bota e pasur bimore dhe shtatzore. Kjo pasuri bimore shprehet në disa kate bimore, duke filluar me atë të bimëve tipike mesdhetare, e duke shkuar deri tek llojet e bimëve të viseve të larta dhe kullotat alpine.
  16. 16.  E gjithë kjo pasuri bimore krijon peisazhe shumë të bukura dhe tërheq pasionantë të shumtë të natyrës. Ekzistojnë një sërë parqesh kombëtare, të cilët përbëjnë potenciale të rëndësishme ekologjike që mund të shfrytëzohen mjaft mirë edhe në fushën e turizmit. Bazuar në këtë pasuri natyrore me të drejtë Shqipëria cilësohet si vend që mund të bëhet model në zhvillimin e ekoturizmit.
  17. 17.  Në brendësi të kësaj pasurie bimore, klimaterike dhe ujore rritet edhe një botë e pasur shtatzore e shprehur në lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh, të cilët përbëjnë gjithashtu një potencial të rëndësishëm natyror edhe për zhvillimin e llojeve të veçanta të lëvizjes turistike siç është turizmi për gjueti etj.
  18. 18. Shqiperia Turistike  Si vend mesdhetar, Shqipëria ofron potenciale mjaft të mira në fushën e turizmit. Këto potenciale shprehen si në pasuritë natyrore, ashtu edhe në historinë dhe kulturën e saj. Në ndryshim nga vendet e tjera mesdhetare, këto potenciale turistike të Shqipërisë nuk janë përdorur deri më sot siç duhet në shërbim të turizmit, duke përbërë kështu një mundësi shumë të mirë zhvillimi në të ardhmen.
  19. 19. Bregdeti Shqiptar  Me e mira e Shqiperise eshte natyra,dhe duhen bere investime qe bregdeti shqiptar te siguroj vlerat reale qe ka.Po te krahasosh bregdetin e Vlores me ate te Durresit, Shengjinit, Sarandes, dhe me gjithe vijen bregdetare ka nje diference ne reliev, ka nje diference ne peisazh.
  20. 20.  Bregdeti shqiptar i ka te gjitha mundesite qe te zhvilloje te gjitha llojet e turizmit elitar, popullor, masiv,arkeologjik, alpinistik, etj.Kesht u qe po te shikosh mundesite qe te jep Llogaraja per detin dhe klimen malore, keto jane gjithmone deshira qe nuk jane te largeta edhe ne kohe per tu realizuar. Turistet jane te velur nga ndertesa te larta, sidomos turistet e huaj keshtu qe duan te jetojne paqen me natyren dhe kete paqe ne e kemi ketu. Te gjitha plazhet qe ne kemi jane te mrekullueshme, jane per tu admiruar, jane nje thesar i vyer.
  21. 21. Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip  Pse duhet të pushohet në Shqipëri?  Përveç autostradës moderne që të dërgon në bregdet për 3 orë prej kufirit me Kosovën, është “shija” shqiptare e bregdetit që i fton të gjithë për pushime atje.
  22. 22. Kufiri pa ndalesa!  Një kolonë e pandërprerë e veturave kryesisht me regjistrim të Kosovës, ia mësyjnë kufirit të Kosovës me Shqipërinë, që nga orët e para të mëngjesit e deri në mesnatë. Janë shqiptarë të Kosovës, të të gjitha vendeve të Kosovës që ia mësyjnë Shqipërisë, ia mësyjnë bregdetit shqiptar.
  23. 23. Rruga e bashkimit Me çdo lloj veture, prej pikës kufitare deri në Durrës arrin më pak se për 3 orë. Nëse të “ngutet” dhe nëse ke veturë të shrenjtë, kushtet e rrugës të lejojnë që të arrish edhe më shpejtë. Autostrada shqiptare është një mrekulli që duhet ta përjetojnë të gjithë shqiptarët. Dhe kjo mrekulli bëhet më interesante sidomos kalimi përmes tunelit të Kalimashit.
  24. 24.  Ata që kanë pasur “fatin” të udhëtojnë për më shumë se 2 orë nëpër të gjitha ato kthesa të rrezikshme të majës së malit të Kalimashit, tashme gjithë atë rruge e bëjnë vetëm për 7 minuta. Matanë tunelit prapë autostrada me 2 korsi të shpiejnë në bregdet me të lindur dielli.
  25. 25. Pushimi shqip  Në plazhin e çdo pëllëmbe të bregdetit shqiptar pushohet shqip. Është bregdet shqiptar. Kudo flitet shqip. Shërbehet shqip. Pihet kafeja shqip. Lexohen gazetat shqip. Madje madje edhe noti bëhet shqip. Në bregdetin shqiptar gjithçka është shqiptare.
  26. 26. Foto nga kultura dhe tradita shqiptare
  27. 27. Sofra shqiptare  Rakia ose Rakija  Pije alkolike e marre nga distilimi apo fermentimi i disa llojeve frutash mes te cilave mund te radhitim rrushin, kumbullen, marene. Mjaft e njohur dhe e vleresuar, eshte rakia e prodhuar ne forme artizanale nga pjergullat ne zonen e Skraparit dhe te Permetit, ne jug te vendit.
  28. 28. Ne zonat me klime te ftohte eshte e njohur edhe prodhimi i rakise se kumbulles (shliva) si ne Diber, Korce e Pogradec. Pihet ne orare te ndyshme te dites: ne mengjes me kafene, shoqeruese e drekes apo e darkes shpesh te paraprira nga mezeja. Ne gezim e hidherim, per dolli e per inkurajim, ne Shqiperi te gjithe kane ngritur nje gote raki te pakten ne nje here ne jete.
  29. 29. Vera  Arti i perpunimit te veres ne vendin tone njihet qysh ne lashtesi e ka lulezuar ne brigjet jugperendimore te Ballkanit qe 3-mije vjet me pare. Iliret kane patur nje tradite te lashte ne kultivimin e hardhise dhe ne prodhimin e veres. deshmi e te cilave jane zbulimet arkeologjike ne Lin (Pogradec), Tepe (Elbasan) dhe Zgerdhesh (Kruje).
  30. 30.  Prodhimi industrial i veres zvillohet ne Shqiperi pas luftes se dyte boterore e arrin kulmin e tij ne vitet 1972-3 kur Shqiperia numeronte 23 kantina e 47 punishte. Disa shembuj jane Kantina e Leskovikut (e para kantine hapur ne 1952) e pasuar nga ajo e Tiranes, Shkodres, Librazhdit, M ilotit e keshtu me radhe deri ne hapjen e kantines se perpunimit te vererave "Skenderbeu", ne Durres, qe mblidhte te gjithe llojet e vererave ne Shqiperi dhe i perpunonte per eksport.
  31. 31. Konjaku  Konjaku "Skënderbeu" është një pije alkolike origjinale shqiptare me cilësi të mira organo-shqisore, prodhuar dhe degustuar për herë të parë më 01. 09. 1967.Konjaku " Skënderbeu " përgatitet, prodhohet dhe vjetërohet vetëm në kade, voza, e fuçi të bëra me dru lisi, të cilat i japin aromë, buketë e ngjyrë të veçantë. Në përbërje të tij ka raki konjaku të vjetëruar; ekstrakte bimësh mali e dru lisi; fruta të përpunuara rrushi, limoni e kumbulle të zezë tropojane; alkol etilik; shurup sheqeri; ujë të zbutur; karamel; etj.
  32. 32.  Konjaku “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka gëzuar tradicionalisht besueshmërinë e tregut shqiptar dhe të huaj si ai i Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Kosovë s, Sërbisë e Malit të Zi, Bosnjes, Bullgarisë, Polonisë, Rumanis ë, Hungarisë, Cekisë, Zvicrës, Federatës Ruse, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, SHBA- ve, Australisë, Britanisë së Madhe,etj.Në vitin 1970 ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të Plovdivit në Bullgari dhe është nderuar me medalje bronxi. Në vitin 1972 ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të verërave e konjakut në Bullgari, ku është nderuar po me medalje bronxi. Në Konkursin e 9–të Kombëtar të Verërave për vitin 1981, në Durrës, nderohet me medalje ari për “ Konjak “Skënderbeu” 1974” dhe “ Konjak “Skënderbeu” 1976”.
  33. 33. Boza  Pije e fermentuar, me nje perqindje shume te ulet alkoli, reth 1%, boza eshte shume e njohur ne Turqi, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi, Bosnje, Hercegovine, Kosove, Serbi, Ukraine, pjeser isht ne Rumani, Poloni e Lituani. Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Ka nje shije qe mund te ndyeshoje nga e embla ne te athet e konsiderohet, kryesisht, si pije freskuese ne periudhen e veres. Keto te fundit jane karakteristikat qe dallojne bozen shqiptare nga bozat e prodhuara në vendet tjera si Turqia, Bullgaria e Maqedonia ku perberesit kryesore te bozes jane gruri, elbi, meli dhe qiqrat.
  34. 34.  Aktualisht boza prodhohet kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit, ne menyre krejt artizanale ne punishte te specializuara por edhe ne ambjente familjare duke ndjekur receten e trasheguar ne vite: tre pjesë miell misri të verdhë të bluar trashë, një pjesë miell gruri të zi, bluar gjithashtu trashë dhe 10% sheqer të lëngët. Masa e miellit përzihet me ujë të ftohtë derisa të mos mbeten kokrra. Futet në një kazan dhe zihet për 8 orë, derisa të lëshojë erën e bukës së pjekur, ndaj në këtë rast thuhet, bozë e pjekur.
  35. 35.  Kjo masë lihet të ftohet, ndërsa trashet si brumë. Hollohet përsëri me ujë të ftohtë dhe hidhet në korita (govata) druri, ku i shtohet pak ferment. Fermenti mund të jetë bozë e mëparshme, ose farë buke. Gjatë 24 orëve masa zmadhohet dhe nxjerr flluska dhe ka aromën e bukës me farë. Në këtë fazë bëhet sitja (shtrydhja) e masës, në një shekë (enë) druri, ku veçohen krundet, mbetjet. Pas 8 orësh lëngu dekanton në fund të enës, ndërsa në krye nxjerr vajin e misrit. Kështu, është gati për t‘u përzier e për t‘u shërbyer.
  36. 36. Tarator
  37. 37. Byrek
  38. 38. Bakllava te formave te ndryshme
  39. 39. Hallva
  40. 40. Kadaif
  41. 41. Revani
  42. 42. Meze
  43. 43. 200 gatimet tradicionale në vend Shkumë me Sallatë me lakër Paçja karamel çokollatë të bardhë Paçe plënçi me Pasta akulli me Sheqerpare Sallatë me endivi vezë e limon krem e çokollatë Sallatë me domate Sallatë frutash Paçe plënçi me Pasta akulli me ekastraveca me salcë kosi dhe salcë krem qumështi mjaltë Paçe plënçi Pasta në akull Sallatë jeshile Salcë kosi me Paçe këmbësh Panxhar i kuq Sallatë ruse mjaltë Paçe koke turshi Sallatë me kungull Reçel qershie Paçe Pandispanjë Sallatë me panxhar Qumësht me Patëllxhanë të Pana kafe skuqur Paluze me fruta Sallatë me patate Qumësht i rrahur Patëllxhanë të të ndryshme Sallatë verore me çokollatë mbushur (imam Oshmare korçe Sallatë me spinaq Qofte të skarës bajalldi) Omëletë me qepë Sallatë me speca Përgatitje e Patëllxhani të njoma ose të të pjekur trahanasë së Patate të ziera me thata Sallatë me gatshme gjalpë Omëletë me radhiqe Pulë me lëng Patate të skuqura domate Sallatë me Pulë e zier me kore mielli Omëletë me prodhime deti Presh jahni Pastiço me djathë djathë Sallatë me Peshk i zier Pasta me kafe lulelakër Perimet Pasta akulli me
  44. 44.  Omëletë e thjeshtë Lista e brumërave Omleta Limonatë shtëpie Ngastër me miell misri e kungull të Lakër turshi e grirë njomë Lakër turshi Musaka patate me qepë Lakër e bardhë e zier Mollë të pjekura Lakror me miell misri Mjalti Lakror me hithra Mishi i zier me barishte Kungulleshka të skuqura Mishi i skuqur Kungulleshka me salcë pesto dhe Midhje jahni borzilok të freskët Meze të përziera me sallatë ruse Kukureci Meze të kombinuara (antipasta) Kroketa peshku Meze me sallatë të stinës Kripa Meze e kombinuar me sallatë jeshile Krepa (petë tigani) me akullore Mashurka të ziera Krem çokollate Mashurka Krem portokall Manti Kosovë Krem pastiçerie Lëpjetë me qepë të skuqura Krem me çaj Lulelakër e skuqur me vezë Krem me luleshtrydhe Lule kungulli të skuqura Krem me kafe Lule kungulli të mbushura me gjizë Krem me gështenja Lista e ëmbëlsirave Lista e supëve Lista e sallatave Lista e perimeve Lista e nënprodukteve të qumështit Lista e gjellëve
  45. 45.  Krem limon Komposto ftoi Kafeja shqiptare Krem karamel Komposto dardhe Kafe në termus Krem i përzier Kompekaj Kafe në filxhan Krem i ngrirë Koktej meksikan Kadaifi pjepri me karkaleca Kabunia Krem i djegur Koktej me vishnje Kabuni me rrush sipas mënyrës së Koktej frutash të thatë vjetër Kek me kos dhe Japrak me gjethe Krem i djegur vaj rrushi Krem anglez Kek me fruta dhe Hamburger Kotoleta viçi të arra Grupet e njomë të skuqura Kek ushqimeve në tigan Kastraveca turshi Gjyvec me patate Kotoleta dashi të Kasatë me Gjellë me njomë të skuqura manaferra shpendë në tigan Karota me gjalpë Gjellë me peshk Komposto molle Kafeja turke
  46. 46.  Gjellë me mish të grirë Bizelja Akullore me kafe e Gjellë me mish Bizele me gjalpë zabajon Gjellë me midhje Biskota me qumësht Akullore me kafe Gatimi i vezëve Biftek me mish të grirë e Akullore me fruta pylli Gatim me kakao qepë Akullore me banane Fërges tirane Biftek i skarës Akullore kremi me Fruta me shllak Bathët vanilje Flija Bathë të njoma jahni Akullore krem Fli kosove Bamje jahni Akullore korona Fletë kanapeja Bamja Akullore me mandarina Fileta me mbushje Ballokume Akullore me limon spinaqi Bakllava Bakllava Eskallop derri ose viçi Argjinarja Shkumë me çokollatë në tigan Angjinare me vaj Sheqerpare Domate të mbushura Akullorja Eskallop derri ose viçi me sallatë ruse Akullore me çokollatë në tigan Domate turshi Akullore me portokalle Lulelakër në furrë Dollma me lak Akullore me mente Qengj i pjekur në hell Djath i skuqur Akullore me Frikadella me djath Djathi luleshtrydhe Tavë peshku Byrek me spinaq Akullore me lajthi Mish dashi në tavë Byrek me domate dhe Akullore me kumbulla korçe salmon Akullore me kos Burani Akullore me kivi Buka Akullore me karamel
  47. 47. Sheqerpare,byrek me spinaq,fli.
  48. 48. Flija
  49. 49. Fli Për 4-5 persona nevojiten: Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
  50. 50. Pastico pikante me patate
  51. 51. Dollma me laker
  52. 52. Djathe I bardhe, buke e bere vete, dhalle, byrek, speca te skuqur
  53. 53. Sofra tradicionale

×