1. Akustika
Akustika merret me studimin e tingujve, ultratingujve dhe infratingujve (të gjitha këto janë valë
mekanike në gaze, lëngje apo trupa të ngurtë). Zbatimi i akustikës në teknologji quhet inxhinieri akustike.
Dëgjimi është një nga mjetet thelbësore të mbijetesës në botën e kafshëve dhe e folura është një nga
karakteristikat më dalluese të zhvillimit dhe kulturës njerëzore. Kështu që nuk është çudi që shkenca e
akustikës shtrihet në shumë fusha tjera siç janë muzika, mjekësia, arkitektura, industria luftarakee etj.
Fjala akustikë rrjedh nga fjala greke ἀκουστικός (akoustikos) që do të thotë “e dëgjimit ose përdëgjimit”,
“i gatshëm për të dëgjuar” dhe nga ἀκουστός (akoustos), “dëgjuar, akustik”, që nga ana tjetër rrjedh nga
fjala ἀκούω (akouo), "unë dëgjoj”. Sinonimi latin është sonik.[4] Pasi shkencëtarët e akustikës i zgjeruan
studimet e tyre në frekuencat sipër dhe poshtë gamës së dëgjueshme, u bë e zakonshme që këto
frekuenca të identifikoheshin si ultrasonike ose infrasonike, ndërsa fjala akustikë i referohet të gjithë
gamës së frekuencave pa limit.
Historia e Akustikës
Në shekullin e 6 p.e.s filozofi grek Pitagora donte te dinte se pse disa intervale dukeshin më të bukura
se të tjerat dhe ai e gjeti përgjigjen në afatet e raporteve numerike që përfaqësojnë seritë harmonike në
një kordë. Atij i dedikohet të ketë vëzhguar që kur gjatësitë e kordave vibruese mund të shprehen në
raporte të integerve tingujt e prodhuar do te jenë harmonikë. Nëse një kordë jep noten C një kordë
dyfishi i saj do të japë të njëjtën notë një oktavë më poshtë. Aristoteli kuptoi se tingulli përbëhej nga
ngjeshje dhe rrallime të ajrit. Gati 20 vjet p. e. r. arkitekti dhe inxhinieri romak Vitruvius shkroi një tezë
me cilësi akustike të teatrove duke përfshirë diskutime të interferencë, jehonës dhe reverbracioni – fillimi
i akustikës arkitekturore. Konceptet fizikale të proceseve akustike avancoi me shpejtësi pas recolucionit
shkencor. Galileo dhe Mersene në mënyrë të pavarur zbuluan ligje të plota të kordave të plota (duke
plotësuar atë që Pitagora kishte nisur 2000 vjet më parë. Galileo shkroi "Valët prodhohen nga
vibracionet e një trupi të cilat duke u përhapur në ajër tejçojnë në vesh një ngacmim të cilin truri e
interpreton si një tingull”një fjali e vlerësueshme që tregon fillimet e akustikës fiziologjike dhe
psikologjike. Matje eksperimentale për shpejtësinë e tingullit janë kryer veçanërisht nga Mersene dhe më
pas Njutoni. Shekulli i 18 pa avancime më të mëdha në akustikë në duart e matematikanëve brilante të
asaj epoke. Në shekullin e 19 gjigandët e akustikës ishin Heimholtz në Gjermani dhe Lord Rayleigh në
Angli, i cili kombinoi dijet e mëparshme me kontributin e tij në “Teorinë e tingullit. Gjithashtu në shekullin
e 19 Wheatstone, Omi dhe Henry e zhvilluan analogjinë midis elektricitetit dhe akustikës.