Publicité

Një jetë e shëndetshme

Attended Androkli Kostallari
21 Dec 2017
Publicité

Contenu connexe

Publicité

Një jetë e shëndetshme

  1.  Sistemi tretës është një sistem i komplikuar në trupin e njeriut që shërben për të tretur ushqimin. Ky sistem aktivizohet me marrjen e ushqimit.  Në gojë ku ndodhen dhëmbët që janë pjesa më e fortë e trupit. Ato e coptojnë ushqimin dhe e përzien me pështymën - lëngë që përmbanë ujë , kripëra dhe jargë, peshtyme.  Stomaku zmadhohet për të mbajtur ushqimin dhe përzien atë me acide dhe enizma derisa ushqimi të kthehet në një masë të trashë kremoze. Ushqimi kalon katër orë në stomak.  Zorra e hollë është një tub i gjatë i ngatërruar, që prodhon enizma të ndryshme për të tretur uhqimin Ushqimi i tretur përthithet nëpërmjet fijeve të holla ose vileve, që janë të vendosura në murin e brendshëm. Ushqimi kalon gjashtë orë të tëra në zorrën e hollë.  Zorra e trashë merr mbeturinat e pa tretura nga zorra e hollë. Ky tub i gjerë përthith ujin nga mbeturinat dhe i nxjerr ato jashtë trupit. Këtu ka bakterie të padëmëshme që i ndihmojnë trupit për të përthithur vitaminat.  Çdo gjë që hanë njeriu kalon nepërmjet sistemit tretës - një tub i gjatë dhe i ndërlikuar, që kalon përgjatë trupit të njeriut dhe zë pjesën më të madhe të barkut. Organet tretëse prodhojnë lëndë kimike të fuqishme të quajtura enzima. Këto enzima sulmojnë molekulat e mëdha të ushqimit dhe i ndajnë ato në copëza shumë të vogla, të cilat mund të përthithen nga trupi i njeriut. Për të përshkuar trupin e njeriut, ushqimit i nevoitet një kohë prej 18-30 orë.  Ne acide dhe ne lëndë te tjera molekulat e ushqimit zberthehen ngadalë,kështu që do te duhej një kohë e gjatë për t'u bërë te përdorshme nga trupi.
  2. Karbohidrate Perime Fruta Yndyrna Bulmet Mishi
  3.  Karbohidratet (lcarbo-karbon, hidrat-ujë) janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1). Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze.  Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna, kemi dy lloje kryesore të sheqernave : niseshteja dhe sheqeri, sheqernat janë molekula të vogla të pasura me energji. Niseshteja është një zinxhir molekulash sheqerore të bashkuara së bashku. Karbohidratet përdoren në trup për të shtuar energjinë. Kjo energji përdoret për levizje, rritje, riprodhim dhe për të ruajtur nxehtësinë e trupit (mbajtjen e temperatures)
  4. Perimet  Perimet janë bimë barishtore të mbjella si psh.: qepa, spinaqi, lakra, domatja, speci, bamjet, mashurka, patatja, karota etj., pjesët e të cilave (fryti, gjethet, zhardhoku, rrënjët, kërcelli) përdoren për të bërë gjellë, sallatë etj.  Një perime është një perime e ngrënshme ose pjesë e një perime. Megjithatë, fjala nuk është shkencore, dhe kuptimin e tij është e bazuar kryesisht në traditë kuzhine dhe kulturore. Prandaj aplikimi i fjalës është disi arbitrar dhe subjektiv. Për shembull, disa njerëz e konsiderojnë kërpudha të perimeve, ndërsa të tjerët i konsiderojnë ata si një kategori të veçantë të ushqimit. Disa perime mund të konsumohen të papërpunuara, dhe disa mund (ose duhet) të jetë i gatuar në disa mënyra.Në fjalimin e përpunues, "perime" është kundër të "fruta", por në disa raste të njëjta mund të jetë produkt i gatuar apo hahet si perime apo fruta është si. Ai gjithashtu kundërshtoi bimore piper, përdorimi i të cilit në gatim është e ndryshme, edhe pse ata janë edhe perimet.
  5.  Në dietën tonë ushqimore është e domosdoshme që të përfshihen rregullisht frutat, për shkak të vitaminave të tyre dhe rëndësisë që kanë për organizmin.  Por ka shumë persona që i konsumojnë pa mbarim pa e ditur që i shëndoshin, kjo pasi nuk njohin kaloritë që ato përmbajnë.  Mandarina- 72 kalori për 100 gramë, të cilat përmbajnë sheqer dyfish më shumë se portokalli.  Hurma- 65 kalori për 100 gramë, duke përmbajtur një sasi të lartë sheqeri, thuajse në masën 16%. Janë shumë energjike, por konsumi i tyre nuk këshillohet absolutisht për ata që vuajnë nga diabeti apo mbipesha.  Bananet- 65 kalori për 100 gramë, kanë përmbajtje të sheqerërave të thjeshtë dhe të përbërë, si dhe garantojnë mjaft energji. Janë të këshillueshme kryesisht për ata që merren me sport.
  6.  Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup. Yndyrnat janë të rëndësishme për ndërtimin e membranave qelizore. Yndyrnat me te zakonshme janë trigliceritet.Acidet yndyrorë përbërës të triglicerideve janë dyllojësh të ngopur dhe të pangopur.
  7.  Bulmeti është burim shumë i mirë i elementëve ushqimorë thelbësorë për shëndetin e kockave si kalciumi, magnezi, fosfori, kaliumi, proteina dhe vitaminë D. Familjarët, por sidomos fëmijët dhe adoleshentët që janë në pikën kulmore të ndërtimit të strukturës kockore, mund të reduktojnë riskun e osteoporozës po të konsumojnë tre herë në ditë qumësht, djadhë apo kos, me pak apo pa yndyrë, si pjesë e një diete të plotë të shëndetshme.  Kalciumi është elementi më i rëndësishëm për shëndetin e kockave, dhe mënyra më e mirë për ta përfituar është duke konsumuar ushqime që janë të pasura në kalcium. Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit janë burim shumë i mirë i kalciumit pasi kalciumi në të merret dhe tretet lehtë nga oranizmi.
  8.  Përveç rolit ushqyes, mishi është edhe parandalues dhe kurues i sëmundjeve të ndryshme tek njeriu, p.sh., mishi përmban acide yndyrore të pangopura që janë shumë të rëndësishme në dietë për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
  9.  Kaloritë janë njësi e matjes për energjinë të cilën organizmi e merr nga ushqimet. 1.800 deri 2.000 kalori i plotësojnë nevojat ditore të femrës së rritur, e cila lëviz mesatarisht dhe e cila nuk duhet të humbë peshë trupore.  Një gram i albuminave dhe një gram i karbohidrateve i kanë nga 4 kalori. Dallimi është se karbohidratet janë burim momental i energjisë, ndërsa albuminat shërbejnë për krijimin e indeve.  Pijet përmbajnë (400 për 1 litër) dhe nuk japin kurrfarë materie ushqyese. Pos kësaj, pijet energjike shkaktojnë ngritjen e tensionit të gjakut, gjë që paraqet rrezik për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet vaskulare të gjakut.
  10.  Personat, të cilët janë më aktivë në jetën e përditshme janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve, shprehen specialistët e promocionit të shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik Shqiptar.  Specialistja e këtij Instituti, Jeta Lakrori sjell fakte mbi lidhjen midis aktivitetit fizik dhe shëndetit, duke sqaruar se aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm. “Personat që janë aktivë fizikisht kanë një rrezik më të ulët për sëmundje kardiovaskulare, tension të lartë gjaku, goditje në tru, diabet tip 2, kancer gjiri e zorre, osteoporozë dhe depresion. Kanë rrezik më të ulët për rrëzime dhe fraktura të ndryshme dhe për të mbajtur peshën normale si dhe kanë mundësi për të jetuar më gjatë, etj”, shprehet ajo.  Aktiviteti fizik nuk është vetëm marrja me sport, por çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë, që kërkon shpenzime të energjisë. Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë të shëndetshëm njerëzit kanë nevojë në përgjithësi për të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar në pothuajse gjithë ditët e javës ose të paktën në 5 ditë të saj.
  11.  -Për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit jemi të gjithë të ndjeshëm.Ajo që duhet të kemi gjithnjë parasysh për të qenë të shëndetshëm e jo të shëndoshë është t’i japim më shumë përparësi cilësisë se sa sasisë së ushqimit për këtë arsye dieta jonë e përditshme duhet të jetë sa më e larmishme, të hamë në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar duke i dhënë organizmit të gjitha substancat që ai ka nevojë. -Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të ushqehesh shëndetshëm. Zakoni i të ushqyerit të shëndetshëm i formuar herët në fëmijëri ka më shumë gjasa të mbahet gjatë gjithë jetës. Ushqimi duhet të jetë i rregullt dhe të sigurojë energjitë e nevojshme për kryerjen e punëve mendore dhe fizike. Ushqimi i shëndoshë është një ndër faktorët që ndikon në rritjen normale. Për këtë ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i përbërë nga artikuj të ndryshëm.
Publicité