Nje sistem i ri me Nikola Kopernikun

M
Mario PeleshkaAttended Androkli Kostallari
PROJEKT
Një sistem i ri me Kopernikun
Punoi: Mario Peleshka ; Ledian Canga
Klasa: 7A
NIKOLA KOPERNIKU
Nikolaus Kopernikus (Koperniku) (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn
(sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri
nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës
së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim
të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai
ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mje
k, qeveritar dhe ushtar.
Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë
kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose
gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet
përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të
latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Polonisht ai quhet Mikołaj
Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e
paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin
e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.
Koperniku, biri i një tregtari, lindi më 1473 në Poloni në qytetin Torni. Në Krakov dhe shumë universitete
ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq,
më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale.
Koperniku në fakt është specialist i së drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën doktor. Puna si
kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t'u kushtohej hulumtimeve
shkencore të trupave qiellorë. Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i
Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën ajgëtuese të tij. Kopereniku e vendosi
observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Instrumentat e tij ishin shumë të
thjeshtë, por më i madhi i vazhduesve të veprës së tij, Tiho Brahe, ishte më i lumturi i njerëzve kur i ofruan
një të tillë.
Koperniku ishte më shumë teoricien se vrojtues. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë
mjaft e madhe, qëndron në një teori:në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa
qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth tokës, por është toka që rrotullohet rreth boshtit të saj
imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth diellit. Koperniku arriti në këtë përfundim pasi
studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake. Toka nuk është qendra e universit, por
një nga planetet që rrotullohen rreth diellit. Kjo frazë e thjeshtë e thjeshtë është parimi themelor i
"pikëpamjes kopernikiane për një nga miliona trupat e tjerë qiellorë. Koperniku në përfundimet e tij arriti
pas shumë fakteve shkencore, por do të duhej të vinte gjysma e shekullit XIX për ta provuar atë
përfundimisht.
Sot ende, anipse Koperniku vërtetoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ne themi "ngritja", apo "ulja" e diellit në
fillim dhe në fund të ditës.
Zigmund Frojd, në një nga veprat e tij, thotë se gjatë rrjedhës së kohëve, shkenca i ka dhënë dy goditje
krusmuese mendimit naiv që njeriu kishte për vlerat e tij: herën e parë, kur Koperniku nuk e pranoi tokën
si qendrën e universit dhe e dyta kur Darvini provoi t'i heqë njeriut pozicionin e privilegjuar që besonte se
zinte përballë botës së kafshëve. Përpara Kopernikut mendohej se dielli dhe yjet iahin krijuar në funksion
të tokës dhe toka në funksion të njeriut. Kur ai shpalli se universi nuk rrotullohej rreth planetit tonë,
vetëdija njerëzore pësoi një trandje shungulluese. Koperniku pati një ndikim aq revolucionar në
botëkuptimin që njerëzit kishin për botën, sa vetëm bashkëkohësi i tij, Kristofor Kolombi, mund të
mendohej se kishte arritur një lavdi të atillë.
NJERIU QË “LËVIZI TOKËN”
«Ka disa ‘llafazanë që flasin në erë’, të cilët marrin përsipër të gjykojnë punën
time, ndërkohë që janë fare injorantë në matematikë. Po ashtu, paturpësisht
shtrembërojnë kuptimin e disa pjesëve në Shkrimet e Shenjta, që t’ia përshtatin
qëllimit të tyre, dhe guxojnë të kritikojnë e të sulmojnë punën time; as që më bëjnë
fare përshtypje këta njerëz, madje, kritikat e tyre do t’i quaja të pamenda.»
NIKOLLA KOPERNIKU ia shkroi fjalët e cituara më sipër Papa Pavlit III. Koperniku i
përfshiu këto fjalë në parathënien e veprës së tij novatore të titulluar Mbi rrotullimin e
sferave qiellore, që u botua në vitin 1543. Lidhur me pikëpamjet e shprehura në këtë
libër, Kristof Klaviusi, një prift jezuit që jetoi në shekullin e 16-të, tha: «Teoria e
Kopernikut përmban shumë pohime absurde ose të gabuara.» Teologu gjerman Martin
Luteri tha i mërzitur: «Ky i marrë kërkon të përmbysë gjithë shkencën e astronomisë.»
Kush ishte Nikolla Koperniku? Pse pikëpamjet e tij ndezën kaq shumë debate? Dhe, si
ka ndikuar ai në mendësinë e kohëve moderne?
KOPERNIKU KRIJOI NJË TEORI REVOLUCIONARE
Kur Koperniku u kthye në Poloni, daja i tij peshkop, e emëroi si sekretarin, këshilltarin
dhe mjekun e tij personal, një pozitë prestigjoze kjo. Gjatë dekadave pasuese, Nikolla pati
një shumëllojshmëri postesh administrative, si fetare, ashtu edhe civile. Pavarësisht nga
ngarkesa e madhe, ai vazhdoi të studionte yjet dhe planetët, duke grumbulluar të dhëna
për të mbështetur një teori revolucionare. Kjo teori thoshte se, faktikisht, Toka nuk ishte
qendra e palëvizshme e universit, por rrotullohej rreth Diellit.
Kjo teori ishte në kundërshtim me mësimet e filozofit të respektuar Aristotelit, dhe binte
ndesh me përfundimet e matematikanit grek, Ptolemeut. Veç kësaj, teoria e Kopernikut
hidhte poshtë atë që konsiderohej si një «fakt» i qartë, se Dielli lindte në Lindje, lëvizte
përmes qiellit dhe perëndonte në Perëndim, ndërsa Toka rrinte në vend pa lëvizur.
Koperniku nuk ishte i pari që nxori përfundimin se Toka rrotullohet rreth Diellit.
Astronomi grek, Aristarku i Samosit e ngriti këtë teori në shekullin e tretë p.e.s. Ndjekësit
e Pitagorës kishin mësuar se Toka dhe Dielli lëviznin përqark një zjarri që ndodhej në
qendër. Por Ptolemeu shkroi se, nëse Toka lëvizte, «kafshët dhe çdo objekt tjetër, do të
rrinin pezull në ajër, dhe Toka shpejt do të binte nga qielli». Ai shtoi: «Është qesharake
vetëm t’i çosh nëpër mend këto gjëra.»
Ptolemeu përkrahu idenë e Aristotelit se Toka rrinte pa lëvizur në qendër të universit dhe
rrethohej nga një sërë sferash të tejdukshme të radhitura brenda njëra-tjetrës, dhe mbi to
qëndronin të fiksuar Dielli, planetët dhe yjet. Ai besonte se lëvizja e këtyre sferave
shkaktonte lëvizjen e planetëve dhe yjeve. Formulat matematikore të Ptolemeut,
shpjegonin me njëfarë saktësie lëvizjen e planetëve në qiellin e natës.
Në fakt, ishin pikërisht boshllëqet në teorinë e Ptolemeut që e nxitën Kopernikun të
kërkonte një tjetër shpjegim lidhur me lëvizjen e çuditshme të planetëve. Për të
mbështetur teorinë e tij, Koperniku rindërtoi instrumentet e përdorura nga astronomët e
hershëm. Këto pajisje, pavarësisht se ishin shumë të thjeshta në krahasim me pajisjet
moderne, e ndihmuan të llogariste distancën relative midis planetëve dhe Diellit. Iu
deshën vite të tëra të përcaktonte datat e sakta kur pararendësit e tij kishin bërë disa
vëzhgime të rëndësishme astronomike. Duke i ditur këto data, Koperniku iu fut punës
për dokumentin që ngjalli kaq shumë polemika, sipas të cilit Toka dhe njerëzimi nuk ishin
qendra e universit.
Debate për dorëshkrimin
Koperniku i kaloi vitet e fundit të jetës duke përmirësuar dhe plotësuar argumentet dhe
formulat matematikore që mbështetnin teorinë e tij. Më shumë se 95 për qind e
dokumentit përfundimtar, përmban hollësi teknike që mbështetin përfundimet e tij.
Ky dokument origjinal i shkruar me dorë, mbijetoi dhe ruhet në Universitetin
«Jagillonian» në Krakov, Poloni. Dokumenti nuk ka titull. Prandaj, astronomi Fred
Hoil shkruan: «Nuk e dimë se si do të donte Koperniku të titullohej libri i tij.»
Përmbajtja e këtij libri ngjalli interes që para se të botohej. Koperniku kishte
botuar një përmbledhje të shkurtër të ideve të tij në një vepër të
titulluar Komentariolis. Si rezultat, lajmet për studimin e tij mbërritën në Gjermani
dhe në Romë. Që në vitin 1533, Papa Klementi VII kishte dëgjuar për teorinë e
Kopernikut. Në vitin 1536, kardinali Shënberk i shkroi Kopernikut dhe e nxiste të
botonte një përmbledhje të plotë të ideve të tij. Vepra e Kopernikut i zgjoi kaq
shumë kureshtjen Georg Joakim Retikusit, profesor në Universitetin Vitenberk të
Gjermanisë, saqë shkoi vetë ta vizitonte astronomin dhe, si përfundim, ndenji dy
vjet me të. Në 1542-shin, kur u kthye në Gjermani, Retikusi mori me vete një kopje
të dorëshkrimit dhe ia dha një botuesi të quajtur Petrejus dhe Andreas Osiandrit,
redaktor dhe klerik.
Osiandri e titulloi veprën De revolutionibus orbium coelestium (Mbi rrotullimin e
sferave qiellore). Duke përdorur shprehjen «e sferave qiellore», Osiandri la të
nënkuptohej se libri ishte ndikuar nga idetë e Aristotelit. Gjithashtu, ai shkroi një
parathënie pa vënë emrin, ku thoshte se hipotezat e librit nuk ishin pjesë e kredos
fetare dhe nuk ishin medoemos të vërteta. Kopernikut nuk i ra në dorë asnjë kopje
e librit të botuar me ndryshimet dhe kompromiset e paautorizuara, deri disa orë
para se vdiste në vitin 1543.
DEBATE PËR DORËSHKRIMIN
Koperniku i kaloi vitet e fundit të jetës duke përmirësuar dhe plotësuar argumentet dhe
formulat matematikore që mbështetnin teorinë e tij. Më shumë se 95 për qind e
dokumentit përfundimtar, përmban hollësi teknike që mbështetin përfundimet e tij. Ky
dokument origjinal i shkruar me dorë, mbijetoi dhe ruhet në Universitetin «Jagillonian»
në Krakov, Poloni. Dokumenti nuk ka titull. Prandaj, astronomi Fred Hoil shkruan: «Nuk
e dimë se si do të donte Koperniku të titullohej libri i tij.»
Përmbajtja e këtij libri ngjalli interes që para se të botohej. Koperniku kishte botuar një
përmbledhje të shkurtër të ideve të tij në një vepër të titulluar Komentariolis. Si rezultat,
lajmet për studimin e tij mbërritën në Gjermani dhe në Romë. Që në vitin 1533, Papa
Klementi VII kishte dëgjuar për teorinë e Kopernikut. Në vitin 1536, kardinali Shënberk i
shkroi Kopernikut dhe e nxiste të botonte një përmbledhje të plotë të ideve të tij. Vepra e
Kopernikut i zgjoi kaq shumë kureshtjen Georg Joakim Retikusit, profesor në
Universitetin Vitenberk të Gjermanisë, saqë shkoi vetë ta vizitonte astronomin dhe, si
përfundim, ndenji dy vjet me të. Në 1542-shin, kur u kthye në Gjermani, Retikusi mori
me vete një kopje të dorëshkrimit dhe ia dha një botuesi të quajtur Petrejus dhe Andreas
Osiandrit, redaktor dhe klerik.
Osiandri e titulloi veprën De revolutionibus orbium coelestium (Mbi rrotullimin e sferave
qiellore). Duke përdorur shprehjen «e sferave qiellore», Osiandri la të nënkuptohej se
libri ishte ndikuar nga idetë e Aristotelit. Gjithashtu, ai shkroi një parathënie pa vënë
emrin, ku thoshte se hipotezat e librit nuk ishin pjesë e kredos fetare dhe nuk ishin
medoemos të vërteta. Kopernikut nuk i ra në dorë asnjë kopje e librit të botuar me
ndryshimet dhe kompromiset e paautorizuara, deri disa orë para se vdiste në vitin 1543.
NJË VEPËR REVOLUCIONARE
Në fillim, libri i shpëtoi kritikave falë ndryshimeve të Osiandrit. Astronomi dhe fizikani
italian Galilei, shkroi më vonë: «Kur u botua libri, Kisha e shenjtë e pranoi, dhe çdokush
e ka lexuar e studiuar pa pasur, qoftë edhe tërthorazi, as më të voglin kundërshtim për
pohimet e tij. Kurse sot, që dëshmitë e qarta dhe provat e nevojshme tregojnë se ato
[pohimet e tij] kanë baza të forta, ka njerëz që duan t’ia heqin meritat autorit, pa e marrë
fare mundimin t’i hedhin një sy librit të tij.»
Luteranët ishin të parët që e quajtën librin «një absurditet». Ndonëse në fillim nuk e
shprehu opinionin e saj, Kisha Katolike tha se libri i Kopernikut ishte në kundërshtim me
doktrinën e saj zyrtare dhe, në 1616-n, e futi në listën e librave të ndaluar. Mbeti në atë
listë deri në vitin 1828. Në parathënien e përkthimit anglisht të librit të Kopernikut, Çarls
Glen Uallisi, shpjegon: «Fërkimet mes katolikëve dhe
protestantëve bënë që të dyja sektet t’i frikësoheshin plasjes së ndonjë skandali, që
mund të minonte respektin për Kishën e Biblës. Si pasojë, ata u bënë tepër striktë në
interpretimin fjalë për fjalë të Shkrimeve. Gjithashtu, dënonin çdo pohim që mund të
komentohej në kundërshtim me interpretimin fjalë për fjalë të çdo pjese të
Biblës.»* Lidhur me konfliktin e supozuar midis teorisë së Kopernikut dhe mësimeve të
Biblës, Galilei shkroi: «[Koperniku] nuk e hodhi poshtë Biblën, por e dinte shumë mirë
se, nëse doktrina e tij do të vërtetohej, nuk do të ishte në kundërshtim me Shkrimet kur
ato të kuptoheshin saktësisht.»
Sot, Koperniku respektohet dhe admirohet nga shumë veta si «babai» i
astronomisë moderne. Është e vërtetë se përshkrimi që i bëri universit, u
përpunua dhe u përmirësua më tej nga shkencëtarë të mëvonshëm, si: Galilei,
Kepleri dhe Njutoni. Gjithsesi, astrofizikani Ouen Gingriç vëren: «Koperniku
ishte i pari që, me anë të veprës së tij, na tregoi se sa të pathemelta mund të
jenë konceptet shkencore tradicionale.» Me anë të studimit, vëzhgimit dhe
matematikës, Koperniku përmbysi ide të gabuara fetare dhe shkencore, të
rrënjosura. Gjithashtu, në mendjen e njerëzve, ai «ndali Diellin dhe lëvizi
Tokën».
1 sur 10

Recommandé

Universi par
UniversiUniversi
UniversiMario Peleshka
835 vues15 diapositives
Universi par
UniversiUniversi
UniversiEGLI TAFA
1.2K vues13 diapositives
Galile galileo Lorena Nushi par
Galile galileo Lorena NushiGalile galileo Lorena Nushi
Galile galileo Lorena NushiQAKP 'Gjon Nikollë Kazazi'-Gjakovë
213 vues7 diapositives
Historia e astrofizikes par
Historia e astrofizikesHistoria e astrofizikes
Historia e astrofizikesdetjona
213 vues16 diapositives
Historia e astrofizikes par
Historia e astrofizikesHistoria e astrofizikes
Historia e astrofizikesdetjona
245 vues16 diapositives
Humanizmi par
HumanizmiHumanizmi
HumanizmiAldrin Pashku
15.3K vues9 diapositives

Contenu connexe

Similaire à Nje sistem i ri me Nikola Kopernikun

Galileo galilei Francika Qerimi par
Galileo galilei Francika QerimiGalileo galilei Francika Qerimi
Galileo galilei Francika QerimiQAKP 'Gjon Nikollë Kazazi'-Gjakovë
456 vues8 diapositives
Dielli zeqir th. par
Dielli   zeqir th.Dielli   zeqir th.
Dielli zeqir th.QAKP 'Gjon Nikollë Kazazi'-Gjakovë
73 vues8 diapositives
Isak Njutoni- Jalldeze Krasniqi par
Isak Njutoni- Jalldeze KrasniqiIsak Njutoni- Jalldeze Krasniqi
Isak Njutoni- Jalldeze KrasniqiQAKP 'Gjon Nikollë Kazazi'-Gjakovë
398 vues9 diapositives
Hisham Muhamed Tilbete - Mrekullia e Kur'anit në çështje të astronomisë par
Hisham Muhamed Tilbete - Mrekullia e Kur'anit në çështje të astronomisëHisham Muhamed Tilbete - Mrekullia e Kur'anit në çështje të astronomisë
Hisham Muhamed Tilbete - Mrekullia e Kur'anit në çështje të astronomisëLibra Islame
421 vues1 diapositive
pyramids of egypt par
pyramids of egyptpyramids of egypt
pyramids of egyptstela sata
170 vues4 diapositives
sistemi diellor par
sistemi diellorsistemi diellor
sistemi diellorlondonada
15K vues7 diapositives

Plus de Mario Peleshka

Qytetaria 8 portofoli Ideart par
Qytetaria 8 portofoli IdeartQytetaria 8 portofoli Ideart
Qytetaria 8 portofoli IdeartMario Peleshka
2.9K vues14 diapositives
Bima, Fotosinteza , Pjeset e bimes, funksionet par
Bima, Fotosinteza , Pjeset e bimes, funksionetBima, Fotosinteza , Pjeset e bimes, funksionet
Bima, Fotosinteza , Pjeset e bimes, funksionetMario Peleshka
2.5K vues10 diapositives
Një jetë e shëndetshme par
Një jetë e shëndetshmeNjë jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeMario Peleshka
2.7K vues12 diapositives
Akustika par
AkustikaAkustika
AkustikaMario Peleshka
470 vues1 diapositive
Powerpoint Theme par
Powerpoint ThemePowerpoint Theme
Powerpoint ThemeMario Peleshka
1.2K vues30 diapositives
Kultura, traditat dhe veshjet popullore par
Kultura, traditat dhe veshjet populloreKultura, traditat dhe veshjet popullore
Kultura, traditat dhe veshjet populloreMario Peleshka
7.5K vues132 diapositives

Plus de Mario Peleshka(15)

Nje sistem i ri me Nikola Kopernikun

  • 1. PROJEKT Një sistem i ri me Kopernikun Punoi: Mario Peleshka ; Ledian Canga Klasa: 7A
  • 2. NIKOLA KOPERNIKU Nikolaus Kopernikus (Koperniku) (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mje k, qeveritar dhe ushtar. Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Polonisht ai quhet Mikołaj Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.
  • 3. Koperniku, biri i një tregtari, lindi më 1473 në Poloni në qytetin Torni. Në Krakov dhe shumë universitete ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale. Koperniku në fakt është specialist i së drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën doktor. Puna si kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t'u kushtohej hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë. Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën ajgëtuese të tij. Kopereniku e vendosi observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Instrumentat e tij ishin shumë të thjeshtë, por më i madhi i vazhduesve të veprës së tij, Tiho Brahe, ishte më i lumturi i njerëzve kur i ofruan një të tillë. Koperniku ishte më shumë teoricien se vrojtues. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë mjaft e madhe, qëndron në një teori:në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth tokës, por është toka që rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth diellit. Koperniku arriti në këtë përfundim pasi studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake. Toka nuk është qendra e universit, por një nga planetet që rrotullohen rreth diellit. Kjo frazë e thjeshtë e thjeshtë është parimi themelor i "pikëpamjes kopernikiane për një nga miliona trupat e tjerë qiellorë. Koperniku në përfundimet e tij arriti pas shumë fakteve shkencore, por do të duhej të vinte gjysma e shekullit XIX për ta provuar atë përfundimisht. Sot ende, anipse Koperniku vërtetoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ne themi "ngritja", apo "ulja" e diellit në fillim dhe në fund të ditës. Zigmund Frojd, në një nga veprat e tij, thotë se gjatë rrjedhës së kohëve, shkenca i ka dhënë dy goditje krusmuese mendimit naiv që njeriu kishte për vlerat e tij: herën e parë, kur Koperniku nuk e pranoi tokën si qendrën e universit dhe e dyta kur Darvini provoi t'i heqë njeriut pozicionin e privilegjuar që besonte se zinte përballë botës së kafshëve. Përpara Kopernikut mendohej se dielli dhe yjet iahin krijuar në funksion të tokës dhe toka në funksion të njeriut. Kur ai shpalli se universi nuk rrotullohej rreth planetit tonë, vetëdija njerëzore pësoi një trandje shungulluese. Koperniku pati një ndikim aq revolucionar në botëkuptimin që njerëzit kishin për botën, sa vetëm bashkëkohësi i tij, Kristofor Kolombi, mund të mendohej se kishte arritur një lavdi të atillë.
  • 4. NJERIU QË “LËVIZI TOKËN” «Ka disa ‘llafazanë që flasin në erë’, të cilët marrin përsipër të gjykojnë punën time, ndërkohë që janë fare injorantë në matematikë. Po ashtu, paturpësisht shtrembërojnë kuptimin e disa pjesëve në Shkrimet e Shenjta, që t’ia përshtatin qëllimit të tyre, dhe guxojnë të kritikojnë e të sulmojnë punën time; as që më bëjnë fare përshtypje këta njerëz, madje, kritikat e tyre do t’i quaja të pamenda.» NIKOLLA KOPERNIKU ia shkroi fjalët e cituara më sipër Papa Pavlit III. Koperniku i përfshiu këto fjalë në parathënien e veprës së tij novatore të titulluar Mbi rrotullimin e sferave qiellore, që u botua në vitin 1543. Lidhur me pikëpamjet e shprehura në këtë libër, Kristof Klaviusi, një prift jezuit që jetoi në shekullin e 16-të, tha: «Teoria e Kopernikut përmban shumë pohime absurde ose të gabuara.» Teologu gjerman Martin Luteri tha i mërzitur: «Ky i marrë kërkon të përmbysë gjithë shkencën e astronomisë.» Kush ishte Nikolla Koperniku? Pse pikëpamjet e tij ndezën kaq shumë debate? Dhe, si ka ndikuar ai në mendësinë e kohëve moderne?
  • 5. KOPERNIKU KRIJOI NJË TEORI REVOLUCIONARE Kur Koperniku u kthye në Poloni, daja i tij peshkop, e emëroi si sekretarin, këshilltarin dhe mjekun e tij personal, një pozitë prestigjoze kjo. Gjatë dekadave pasuese, Nikolla pati një shumëllojshmëri postesh administrative, si fetare, ashtu edhe civile. Pavarësisht nga ngarkesa e madhe, ai vazhdoi të studionte yjet dhe planetët, duke grumbulluar të dhëna për të mbështetur një teori revolucionare. Kjo teori thoshte se, faktikisht, Toka nuk ishte qendra e palëvizshme e universit, por rrotullohej rreth Diellit. Kjo teori ishte në kundërshtim me mësimet e filozofit të respektuar Aristotelit, dhe binte ndesh me përfundimet e matematikanit grek, Ptolemeut. Veç kësaj, teoria e Kopernikut hidhte poshtë atë që konsiderohej si një «fakt» i qartë, se Dielli lindte në Lindje, lëvizte përmes qiellit dhe perëndonte në Perëndim, ndërsa Toka rrinte në vend pa lëvizur. Koperniku nuk ishte i pari që nxori përfundimin se Toka rrotullohet rreth Diellit. Astronomi grek, Aristarku i Samosit e ngriti këtë teori në shekullin e tretë p.e.s. Ndjekësit e Pitagorës kishin mësuar se Toka dhe Dielli lëviznin përqark një zjarri që ndodhej në qendër. Por Ptolemeu shkroi se, nëse Toka lëvizte, «kafshët dhe çdo objekt tjetër, do të rrinin pezull në ajër, dhe Toka shpejt do të binte nga qielli». Ai shtoi: «Është qesharake vetëm t’i çosh nëpër mend këto gjëra.» Ptolemeu përkrahu idenë e Aristotelit se Toka rrinte pa lëvizur në qendër të universit dhe rrethohej nga një sërë sferash të tejdukshme të radhitura brenda njëra-tjetrës, dhe mbi to qëndronin të fiksuar Dielli, planetët dhe yjet. Ai besonte se lëvizja e këtyre sferave shkaktonte lëvizjen e planetëve dhe yjeve. Formulat matematikore të Ptolemeut, shpjegonin me njëfarë saktësie lëvizjen e planetëve në qiellin e natës.
  • 6. Në fakt, ishin pikërisht boshllëqet në teorinë e Ptolemeut që e nxitën Kopernikun të kërkonte një tjetër shpjegim lidhur me lëvizjen e çuditshme të planetëve. Për të mbështetur teorinë e tij, Koperniku rindërtoi instrumentet e përdorura nga astronomët e hershëm. Këto pajisje, pavarësisht se ishin shumë të thjeshta në krahasim me pajisjet moderne, e ndihmuan të llogariste distancën relative midis planetëve dhe Diellit. Iu deshën vite të tëra të përcaktonte datat e sakta kur pararendësit e tij kishin bërë disa vëzhgime të rëndësishme astronomike. Duke i ditur këto data, Koperniku iu fut punës për dokumentin që ngjalli kaq shumë polemika, sipas të cilit Toka dhe njerëzimi nuk ishin qendra e universit. Debate për dorëshkrimin Koperniku i kaloi vitet e fundit të jetës duke përmirësuar dhe plotësuar argumentet dhe formulat matematikore që mbështetnin teorinë e tij. Më shumë se 95 për qind e dokumentit përfundimtar, përmban hollësi teknike që mbështetin përfundimet e tij.
  • 7. Ky dokument origjinal i shkruar me dorë, mbijetoi dhe ruhet në Universitetin «Jagillonian» në Krakov, Poloni. Dokumenti nuk ka titull. Prandaj, astronomi Fred Hoil shkruan: «Nuk e dimë se si do të donte Koperniku të titullohej libri i tij.» Përmbajtja e këtij libri ngjalli interes që para se të botohej. Koperniku kishte botuar një përmbledhje të shkurtër të ideve të tij në një vepër të titulluar Komentariolis. Si rezultat, lajmet për studimin e tij mbërritën në Gjermani dhe në Romë. Që në vitin 1533, Papa Klementi VII kishte dëgjuar për teorinë e Kopernikut. Në vitin 1536, kardinali Shënberk i shkroi Kopernikut dhe e nxiste të botonte një përmbledhje të plotë të ideve të tij. Vepra e Kopernikut i zgjoi kaq shumë kureshtjen Georg Joakim Retikusit, profesor në Universitetin Vitenberk të Gjermanisë, saqë shkoi vetë ta vizitonte astronomin dhe, si përfundim, ndenji dy vjet me të. Në 1542-shin, kur u kthye në Gjermani, Retikusi mori me vete një kopje të dorëshkrimit dhe ia dha një botuesi të quajtur Petrejus dhe Andreas Osiandrit, redaktor dhe klerik. Osiandri e titulloi veprën De revolutionibus orbium coelestium (Mbi rrotullimin e sferave qiellore). Duke përdorur shprehjen «e sferave qiellore», Osiandri la të nënkuptohej se libri ishte ndikuar nga idetë e Aristotelit. Gjithashtu, ai shkroi një parathënie pa vënë emrin, ku thoshte se hipotezat e librit nuk ishin pjesë e kredos fetare dhe nuk ishin medoemos të vërteta. Kopernikut nuk i ra në dorë asnjë kopje e librit të botuar me ndryshimet dhe kompromiset e paautorizuara, deri disa orë para se vdiste në vitin 1543.
  • 8. DEBATE PËR DORËSHKRIMIN Koperniku i kaloi vitet e fundit të jetës duke përmirësuar dhe plotësuar argumentet dhe formulat matematikore që mbështetnin teorinë e tij. Më shumë se 95 për qind e dokumentit përfundimtar, përmban hollësi teknike që mbështetin përfundimet e tij. Ky dokument origjinal i shkruar me dorë, mbijetoi dhe ruhet në Universitetin «Jagillonian» në Krakov, Poloni. Dokumenti nuk ka titull. Prandaj, astronomi Fred Hoil shkruan: «Nuk e dimë se si do të donte Koperniku të titullohej libri i tij.» Përmbajtja e këtij libri ngjalli interes që para se të botohej. Koperniku kishte botuar një përmbledhje të shkurtër të ideve të tij në një vepër të titulluar Komentariolis. Si rezultat, lajmet për studimin e tij mbërritën në Gjermani dhe në Romë. Që në vitin 1533, Papa Klementi VII kishte dëgjuar për teorinë e Kopernikut. Në vitin 1536, kardinali Shënberk i shkroi Kopernikut dhe e nxiste të botonte një përmbledhje të plotë të ideve të tij. Vepra e Kopernikut i zgjoi kaq shumë kureshtjen Georg Joakim Retikusit, profesor në Universitetin Vitenberk të Gjermanisë, saqë shkoi vetë ta vizitonte astronomin dhe, si përfundim, ndenji dy vjet me të. Në 1542-shin, kur u kthye në Gjermani, Retikusi mori me vete një kopje të dorëshkrimit dhe ia dha një botuesi të quajtur Petrejus dhe Andreas Osiandrit, redaktor dhe klerik. Osiandri e titulloi veprën De revolutionibus orbium coelestium (Mbi rrotullimin e sferave qiellore). Duke përdorur shprehjen «e sferave qiellore», Osiandri la të nënkuptohej se libri ishte ndikuar nga idetë e Aristotelit. Gjithashtu, ai shkroi një parathënie pa vënë emrin, ku thoshte se hipotezat e librit nuk ishin pjesë e kredos fetare dhe nuk ishin medoemos të vërteta. Kopernikut nuk i ra në dorë asnjë kopje e librit të botuar me ndryshimet dhe kompromiset e paautorizuara, deri disa orë para se vdiste në vitin 1543.
  • 9. NJË VEPËR REVOLUCIONARE Në fillim, libri i shpëtoi kritikave falë ndryshimeve të Osiandrit. Astronomi dhe fizikani italian Galilei, shkroi më vonë: «Kur u botua libri, Kisha e shenjtë e pranoi, dhe çdokush e ka lexuar e studiuar pa pasur, qoftë edhe tërthorazi, as më të voglin kundërshtim për pohimet e tij. Kurse sot, që dëshmitë e qarta dhe provat e nevojshme tregojnë se ato [pohimet e tij] kanë baza të forta, ka njerëz që duan t’ia heqin meritat autorit, pa e marrë fare mundimin t’i hedhin një sy librit të tij.» Luteranët ishin të parët që e quajtën librin «një absurditet». Ndonëse në fillim nuk e shprehu opinionin e saj, Kisha Katolike tha se libri i Kopernikut ishte në kundërshtim me doktrinën e saj zyrtare dhe, në 1616-n, e futi në listën e librave të ndaluar. Mbeti në atë listë deri në vitin 1828. Në parathënien e përkthimit anglisht të librit të Kopernikut, Çarls Glen Uallisi, shpjegon: «Fërkimet mes katolikëve dhe protestantëve bënë që të dyja sektet t’i frikësoheshin plasjes së ndonjë skandali, që mund të minonte respektin për Kishën e Biblës. Si pasojë, ata u bënë tepër striktë në interpretimin fjalë për fjalë të Shkrimeve. Gjithashtu, dënonin çdo pohim që mund të komentohej në kundërshtim me interpretimin fjalë për fjalë të çdo pjese të Biblës.»* Lidhur me konfliktin e supozuar midis teorisë së Kopernikut dhe mësimeve të Biblës, Galilei shkroi: «[Koperniku] nuk e hodhi poshtë Biblën, por e dinte shumë mirë se, nëse doktrina e tij do të vërtetohej, nuk do të ishte në kundërshtim me Shkrimet kur ato të kuptoheshin saktësisht.»
  • 10. Sot, Koperniku respektohet dhe admirohet nga shumë veta si «babai» i astronomisë moderne. Është e vërtetë se përshkrimi që i bëri universit, u përpunua dhe u përmirësua më tej nga shkencëtarë të mëvonshëm, si: Galilei, Kepleri dhe Njutoni. Gjithsesi, astrofizikani Ouen Gingriç vëren: «Koperniku ishte i pari që, me anë të veprës së tij, na tregoi se sa të pathemelta mund të jenë konceptet shkencore tradicionale.» Me anë të studimit, vëzhgimit dhe matematikës, Koperniku përmbysi ide të gabuara fetare dhe shkencore, të rrënjosura. Gjithashtu, në mendjen e njerëzve, ai «ndali Diellin dhe lëvizi Tokën».