2. Sistemi diellor
Pamje artistike e sistemit diellor. Masat dhe largësitë jo sipas shkallës. (Nga e
majta në të djathtë:) Plutoni, Neptuni, Urani, Saturni, Jupiteri, Rripi
asteroidal, Dielli, Afërdita, Toka, dhe Hëna e saj dhe Marsi. Në të majtë shihet
edhe një kometë.
Planetët e radhitur sipas afërsisë (largësisë) së tyre nga Dielli.
Sistemi diellor
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit.
Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm
që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga
nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë
xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël.
Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një
numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh,
dhe pluhuri ndëryjor.
Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli
janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni.
Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar
zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të
jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera.
Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave
të mitologjisë greko - romake.
4. Planeti është një trup qiellor, që vetë nuk ndriçon, ka
një mase të mjaftueshme për vetë rëndesë për të
mposhtur forcat e trupave të ngurtë, që të
mbajë baraspeshën hidrostatike dhe lëviz në
një orbitë keplerike përreth një ylli.
Planetët e sistemit tone diellor te radhitura sipas
largësisë nga dielli.
Mërkuri
Afërdita (Venera)
Toka (Dheu)
Marsi (Mari)
Jupiteri (Moti)
Saturni (Shëtuni, Shtuni)
Urani (Vrënji, Vranji)
Neptuni (Neptoni)
5. 1.Pak çaste pas Big Bengut kozmosi kalon përmes një "inflacioni"(bymimi) tepër të shpejtë.Ai
zgjerohet nga diçka që është pak më e vogël se një atom,në masën e një qitroje brenda
fragmentit të një sekonde.(Koha:10-43 sekonda)
2.Pasinflacioni,Universi është diçka në bujisje (zierje) e sipër,një supë e nxehtë
elektronesh,kuarkesh dhe thërmijash të tjera.(Koha:10-32 sekonda.Temperatura:10-27 gradë
celcius)
3.Një kozmos ftohet nxithmi,bën të mundur që kuarket të shëndrrohen në protone dhe
neutrone.(Koha:10-6 sekonda.Temperatura:10-13 gradë celcius)
4.Duke qenë ende nxehtë për t'u trajtësuar në atome,elektronet dhe protonet e ngarkuara
shpërndajnë dritë:Universi është një mjegullanjë tejetë e nxehtë.(Koha:3 minuta.Temperatura:10-
8 gradë celcius)
5.Elektronet kombinohen me protonet dhe neutronet për të formuar atomet,kryesisht hidrogjen
dhe helium.Më në fund drita mund të udhëtoje dhe të përshkoje distanca të gjata mespërmes
Universit.(Koha:300.000 vjet.Temperatura:10.000 gradë celcius)
6.Nga rëndesa gazet e hidrogjenit dhe heliumit bashkohen për të formuar retë,ku lindin yjet e
para.Re gjigante dhe grupe yjesh të reja formojnë galaktikat e para.(Koha:1 miliard
vjet.Temperatura:-200 grad ë celcius)
7.Teksa galaktikat tufëzohen nën peshën e rëndesës ,yjet e para vdesin dhe çlirojnë elemente të
rënda në hapësire.Kjo gjë shpie në në formimin e yjeve dhe planeteve te rinj.
Planetet e vogla te ngurta:Merkuri,venera,toka dhe marsi
Planetet e medha gazore:Jupiteri, saturni ,urani dhe Neptuni
6. Përshkrimi Vlera
Distanca më e afërt nga Dielli 46 000 000 km
Distanca më e largët nga Dielli 70 000 000 km
Shpejtësia orbitale 48 km/sek
Periudha orbitale 87.969 ditë
Periudha e rrotullimit 58 646 ditë
Anim - Pjerrtësi 0°
Diametri ekuatorial 4 878 km
Madhësia (Toka=1) 0.0558
Graviteti (Toka=1) 0.38
Shpejtësia e largimit 4.3 km/sek
Temperatura e sipërfaqes nga -170 °C në 430 °C
7. Venusi është planeti i dytë nga Dielli, që
e orbiton atë çdo 224,7 ditë Tokësore.
Venusi nuk ka satelit natyror. Ai është
emëruar sipas perëndeshës romake të
dashurisë dhe bukurisë Venus (Venera).
Pas Hënës, është objekti më i
shndritshëm natyror në qiellin e natës,
duke arritur një madhësi të dukshme
prej -4.6, ndriçim i mjaftueshëm për të
bërë hije. Për shkak se Venusi është
planet i brendshëm, ai kurrë nuk
largohet shumë larg nga Dielli. Zgjatimi i
tij arrin një maksimum prej 47,8°. Venusi
arrin shkëlqimin e tij maksimal pak para
lindjes së diellit, ose menjëherë pas
perëndimit të diellit, kjo është arsyeja që
është përmendur nga kulturat e lashta si
Ylli i Mëngjesit ose Ylli i Mbrëmjes.
8. Toka është planeti i treti i sistemit tonë diellor. Toka
është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi
planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta.
Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka
peshon 6.000 miliard ton dhe është afër 40.000km
rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si
rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Bang-
un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një
yll stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi
copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe
sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi
ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të
cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe
planetët e sistemit të tij. Çdo vit toka goditet nga
mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët
duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e
tokës është përcaktuar nga matja e moshës së
njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit
janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën
moshë me tokën.
9. Hëna (lat.: Luna, në greq.: Seleni) është
sateliti i vetëm natyror i Tokës , njëherit
sateliti i 5-të për nga madhësia në sistemin
tonë diellor, trupi qiellor më i afërt me
planetin tonë dhe i vetmi në të cilin ka arritur
të shkelë njeriu.
10. Përshkrimi Vlera
Largësia nga Dielli 141,704,100 milje
Shpejtësia orbitale 14.99 milje/sek
Periudha orbitale 686.95 ditë
Periudha e rrotullimit 24h 37m 22.6s
Anim - Pjerrtësi 23°59'
Diametri ekuatorial 4,223 milje
Madhësia (Toka=1) 0.1075
Graviteti (Toka=1) 0.379
Shpejtësia e largimit 3.1 milje/sek
Temperatura e sipërfaqes -220° gjer në 68° F