Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
LETRAT ME VLERË DHE     AKSIONET
KORPORATATKORPORAT/E,-A (n.lat. corporation, bashkim i mëshumë personave për realizimin e qëllimit tëpërbashkët me cilësin...
Veni re:Koorporata si subjekt i ndarë juridik mundtë ketë pasuri (të mira,assets) edhe tëvetat, mbi emër të vet kështu që ...
Koorporatat në kohë të fundit po paraqesin njërënndër trajtat e organizimit të aktiviteteve ekonomikeshtetërore e të menax...
Pas luftës së dytë botërore është zhvilluar njëformë e re e koorporatave. Statusin e koorporatës egëzojnë ato institucione...
Përparësitë e trajtës koorporative të bashkimit:   Nuk ka përgjegjësi personale të aksionerëve    Përgjegjësia ndaj kredi...
   Aksionet pronësore mbarten lehtë    Pronësia mbi aksionet mbartet lehtë me shitjen e tyre.    Aksionet e korporatave t...
Të metat e bashkimit koorporativ Tatimi i lartë  Në ortakeri fitimi është i tatueshëm vetëm si të ardhura  personale, ndë...
Themelimi i korporatës Korporata konsiderohet e themeluar kur ta merr vendimin-kontratën e themelimit (charter) nga shteti...
Struktura tipike e organzimit te koorporatës duket keshtu:                              Aksionaret                        ...
Kapitali aksionarëBurime kryesore të kapitalit pronësorë janë:   Investimi i aksionarëve (kapitali i derdhur)   Fitimi i...
Dhe e kundërta, sikur koorporata të ketë25,000 Euro të humbjes, kontabilizmi dotë ishte:Dr - Fitimi i mbajtur         25,0...
Ekuiteti aksionarë në bilancKapitali i derdhur dhe fitimet e mbajtura: Kapitali aksionar 1,000,000 Fitimet e mbajtura 60...
Dividendët-kontabilizimiDividendët së pari të shpallura…p.sh me 15 dhjetor 2001 jane shpallur divdendëtDr- Fitime të mbajt...
Çka paraqet kapitali aksionar dhe aksioni?Pjesët e kapitalit të investuar nga pronarët e  ndërmarjes.ndërsa aksioni është ...
Vlera nominale e aksioneve   Me shprehjen “ vlera nominale” kuptohet kapitali që    ndërmarrja e paraqet si mjete të veta...
   Korporata mund të vendos që vlera nominale e aksioneve    të jetë 1$ për njësi, apo 5 $ ose ndonjë vlerë tjetër.    Sh...
Shitja e aksioneve sipas vlerës nominaleMe autorizimin për emetimin e aksionevenuk krijohet pasuria apo kapitali.Marrja e ...
ShembullNëse janë emetuar 50,000 aksione me vlerënominale 2$ për aksion dhe prej kësaj sasie janëshitur 10,000 aksione nga...
Veni re!Premia mbi kapitalin nominal nuk paraqetfitimin e koorporates !Por,Pjesës së kapitalit të investuar (kapitalitaksi...
Ekuiteti:Kapitali aksionar 10,000 aksione  20,000(sipas vlerës nominale 2 për aksion)Premia mbi kapitalin e paguar 80,000G...
Aksionet pa vleren nominaleDisa shtete iu lejojnë koorporatave shitjen eaksioneve pa vlerën nominale. Në këso rasteshkur s...
Aksionet e rregullta    Aksionet e rregullta janë aksione të rëndomta (ashtu edhe    shpeshherë emërtohen).    Të drejtat ...
Aksionet e privilegjuara Karakteristikat kryesore të aksioneve të privilegjuarajanë: Privilegje në pagimin e dividendeve...
Veni re!Shuma e dividendit të disa aksioneve tëprivilegjuara iu caktohen një perqindje mbi vlerënnominale. Kështu, p.sh. p...
Aksione të privilegjuara kumulative Aksionet kumulative kanë të bëjnë me  dividend.Nëse në tërësi ose pjesërisht dividend...
Për shembull: Shënimi 1:   Dividendët e papaguar 31 dhjetor 2004, 8 % mbi    aksione të privilegjuara kumulative (14$ pë...
Aksione të privilegjuara për arsye të pasurisëNë raste kur koorporata likuidohet, aksioneve tëprivilegjuara së pari iu pag...
Shembull,Në qoftë se çmimi nominal është 100$çmimi i revokimit apo i riblerjes ngakompania do të ishte 105$ apo 110$.E dre...
Aksione të privilegjuara konvertibël Çdo aksion është konvertibël për katër aksione  të rregullta që kanë vlerën nominale...
Shembull: Të zëmë se kompania RC me 1 janar ka emetuar aksione të privilegjuara konvertibël 9%-she, me vlerë nominale 100$...
Kur shuma e dividendëve shtohet mbi aksionet e  rregullta, disa pronarë të aksioneve të  privilegjuara dëshirojnë që aksio...
Shënim:400 aksione të rëndomta mbështetën mbivlerën kontabël të aksioneve tëprivilegjuara.Aksione participuese të privileg...
Çmimi i tregut të aksioneve tëprivilegjuaraInvestitorët i blejnë aksionet eprivilegjuara,në rend të parë,për dividendëtqë ...
Nëse investimi ofron profitabilitetin prej 16% që është e realizueshme menjëherë, investitorët nuk do të paguajnë 100$ për...
Çmimi i tregut të aksioneve të rregullta   Normat e kamatës kanë ndikim në çmimin e tregut të    aksioneve të rregullta. ...
Emetimi i kapitalit aksionar: roli i siguruesve- përfaqsuesve(nënshkruesve)Si nënshkrues ,zakonisht merren bankat e invest...
Çmimi të cilin koorporata e kërkon për emisionin e ri të aksioneve mbështetet mbi këta faktorë:   Fitimet dhe dividendët ...
Koorporatat i shesin aksionet për para me të cilat më vonë do të blejnë trajta të ndryshme të pasurisë që i duhen për vepr...
Kontabilizimi i këtij transaksioni do të ishte:Dr- Toka                      900,000Cr-Aksionet e rregullta  100,000Cr-Pre...
Kapitali i nënshkruar (regjistruar) – (parapagimi i  kapitalit aksionar)Koorporatat e vogla apo ato të sapoformuara u ofro...
Eshtë mbledhur parapagimi i pjesërishëm për 4,000 aksione të rregullta me çmime nominal 1$ për aksion dhe me çmime 15$.Kon...
Pasi që janë mbledhur në tërësi paratë e parapagimit për 6,000  aksione,janë lëshuar certifikatat.Kontabilizimi pasues: P...
Kapitali i donuar ( falur)Vereni! Kur merret donacioni fitimi nuk pranohetNë disa raste koorporata mund të merr ndonjë pas...
Libri ndihmës i aksionarëveKoorporata gjithnjë duhet t’i ripërtërij emrat dhe adresat të  “ushtrisë” së paqëndrueshme të a...
Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë dhe mbajtësi i evidencës së aksioneveKoorporatat e mëdha publike angazhojnë ndërmj...
Vlera kontabël e aksioneve të rregulltaVlera kontabël e aksioneve të rregullta është e barabartë me  pasurinë neto që përf...
   Vlera kontabël kur kompania ka aksione    të privilegjuara dhe aksione të rregullta   Vlera kontabël zakonisht përllo...
Shembull;Kapitali aksionar i kompanise “AB”31 dhjetor:   Aksionet e privilegjuara 8%-she                              1,0...
Përllogaritja e vlerës kontabël për një aksion Ekuiteti (kapitali aksionar)                     2,380,000Minus: Kryegjëj...
Shembull i një bilanci të koorporatave                                 31 dhjetor 2004   Pasuria   Pasuria rrjedhëse   ...
Detyrimet dhe kapitali aksionare: Detyrimet rrjedhëse                                                                998,...
Fitimet për aksion (E.P.S. earnings per share)Mund të thuhet se nga të gjitha të dhënat kontabël, më së  shumti përdoret e...
Numri mesatar-ponderuar i aksioneve në qarkullimNumri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me shumëzimin e aksioneve ...
   Shembull;   kemi 100,000 aksione të rregullta në qarkullim    nëntë muaj të parë të vitit 2004 dhe 140,000 gjatë    t...
Dividendët e privilegjuara dhe fitimet për një aksionTë supozojmë se kompania “TC” ka në qarkullim 200,000   aksione tërre...
Raporti i përmbledhur i fitimit të koorporatës “TC”për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2004Neto fitimi nga shitja…………………………...
   Shënim:   (690,000 - 60,000 dividend te privilegjuara) : 200,000 aksione =    3,15   (600,000 - 60,000) : 200,000 =2...
   Terma të theksuara në këtë artikull;   Çertifikata e aksioneve (stock certificate) Dokumenti të cilin e lëshon koorpo...
   Shpenzimet organizative (organization costs) Shpenzimet me rastin e    formimit të koorporatës.   Sigurues,përfaqësue...
   Aksione të rregullta (common stock) Lloji i aksioneve që mban të drejtën    e pronësisë përfshirë edhe të drejtën e vo...
 Literatura e konsultuar: Robert F. Meigs, Walter B. Meigs,  ACCOUNTING, The Basis for Business  Decisions, Ninth editio...
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

Letrat me vlerë dhe Aksionet

19 971 vues

Publié le

Letrat me vlerë dhe Aksionet

Publié dans : Business
  • D0WNL0AD FULL ▶ ▶ ▶ ▶ http://1lite.top/li8Qc ◀ ◀ ◀ ◀
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici

Letrat me vlerë dhe Aksionet

  1. 1. LETRAT ME VLERË DHE AKSIONET
  2. 2. KORPORATATKORPORAT/E,-A (n.lat. corporation, bashkim i mëshumë personave për realizimin e qëllimit tëpërbashkët me cilësinë e personit juridik).Korporata është subjekt juridik që ekziston ndarasnga pronarët e vet.Shikuar nga aspekti juridik korporata është personjuridik që ka një varg të drejtash dhe detyrimesh tëpersonit të mirëfillitë juridik.
  3. 3. Veni re:Koorporata si subjekt i ndarë juridik mundtë ketë pasuri (të mira,assets) edhe tëvetat, mbi emër të vet kështu që pasuria esaj i takon korporatës e jo aksionerëve.Koorporata ka pozitën e vet juridike nëgjykatë, pra mund të padis por edhe tëpaditet.Si subjekt juridik,korporata mund të lidhkontrata, përgjigjet për borxhet e veta dhepaguan tatime mbi fitimet e veta.
  4. 4. Koorporatat në kohë të fundit po paraqesin njërënndër trajtat e organizimit të aktiviteteve ekonomikeshtetërore e të menaxhimit me pasurinë publike. Koorporatat e para shfaqen qysh në Romën evjetër me emrin corpus ose universitas. Nëshekullin e mesëm koorporatat shfaqen si organizatatë zejtarëve esnafet dhe si organizata të tregtarëvegilde. Në atë kohë keto organizata gëzojnë privilegjetë caktuara dhe të drejta të monopolit. Përveq koorporatave “private” shfaqen forma tëndryshme në organizimin korporativ e që kanëkarakterin e “korporatave publike”. Kësokoorporatash në Angli janë organet e vetëqeverisjeslokale. Edhe disa organizata religjioze si dheuniversitetet gëzojnë pozitën e koorporatave.
  5. 5. Pas luftës së dytë botërore është zhvilluar njëformë e re e koorporatave. Statusin e koorporatës egëzojnë ato institucione të cilat në disa degë tëekonomisë organizojnë veprimatarinë ekonomike tëndërmarjeve shtetërore.Këto korporata organizohen si trupa te pavaruraadministrative,operative e financiare por që janënën mbikqyrjen e organeve shtëtrore të cilat iemërojnë antarët e këshillave drejtuese ose pjesënmë të madhe të tyre.Në SHBA dhe në vende të tjera të zhvilluarandërmarjet e mëdha kanë dalur nga emetimi iaksioneve. Këto shoqëri janë në pronësinë e njënumri të aksionerëve që menaxhohen nga ekspertë
  6. 6. Përparësitë e trajtës koorporative të bashkimit: Nuk ka përgjegjësi personale të aksionerëve Përgjegjësia ndaj kreditorëve mbështetet ne pasurine e korporates e jo nga pasuria e aksionerëve. Shuma e parave që aksionerët i rrezikojnë duke investuar në korporatë kufizohet në lartësinë e investimeve të tyre gjë që e bën joshëse trajtën korporative. Lehtësi për mbledhjen (grumbullimin) e kapitalit Pronësia e korporatës paraqitet në aksione të mbartshme. Me shitjen e aksioneve të korporatës ju mundësohet investitorëve të vegjël të marrin pjesë në pronën e ndërmarrjes. Disa korporata sot kanë me se një miljon aksionarë. Ato korporata aksionet e të cilava shiten publikisht emërtohen si korporata publike. Kuptohet se të gjitha korporatat nuk janë të medha.
  7. 7.  Aksionet pronësore mbarten lehtë Pronësia mbi aksionet mbartet lehtë me shitjen e tyre. Aksionet e korporatave të mëdha,investitorët mund t’i shesin apo t’i blejnë në tregjet e organizuara si p.sh. New York Stock Exchange. Përparësia e këtyre investimeve ka të bëjë me likuiditetin e tyre meqë pronarët e aksioneve lehtë mund t’i shëndrojnë ato në para. Afatqëndrimi i gjatë Korporata është subjekt i ndarë me qëndrueshmëri të pandërprerë. Pa marrë parasysh ndryshimin e pronësisë korporata vazhdon të veproj. Menaxhmenti professional Aksionerët janë pronarë të korporatës por ata nuk e drejtojne atë. Aksionerët zgjedhin këshillin drejtues i cili e udhëheq veprimtarinë e korporatës. Këshilli e punëson drejtorin dhe nënpunësat tjerë që e drejtojnë veprimtarinë e saj.
  8. 8. Të metat e bashkimit koorporativ Tatimi i lartë Në ortakeri fitimi është i tatueshëm vetëm si të ardhura personale, ndërsa në korporatë tatimin e paguan vetë koorporata. Rregullativa e rreptë Koorporata formohet sipas kushteve të ligjeve shtetërore me të cilat rregullohet veprimtaria e koorporates.P.sh. tërheqja e mjeteve nga koorporata është diçka që kufizohet me ligje. Koorporata është e detyruar të bëjë publike veprimtarinë e saj. Ndarja e pronësisë dhe e kontrollit Ndarja e funksionit të pronësisë dhe e menaxhmentit në disa raste është përparësi por në disa të tjera mangësi. Në disa raste grup menaxherësh e drejtojnë koorporatën për të përfituar vet dhe grupi i tyre.
  9. 9. Themelimi i korporatës Korporata konsiderohet e themeluar kur ta merr vendimin-kontratën e themelimit (charter) nga shteti.Shpenzimet e themelimit Këto shpenzime i ngarkojnë llogarinë e pasurisë dhe emërtohen shpenzime themeltare apo shpenzime të organzimit.
  10. 10. Struktura tipike e organzimit te koorporatës duket keshtu: Aksionaret Keshilli drejtues Drejtori i pergjithshem Drejtor i Drejtori Shef i Drejtori i Drejtori i shitjes burimevefinanciar kontabilitetit prodhimit Nj.
  11. 11. Kapitali aksionarëBurime kryesore të kapitalit pronësorë janë: Investimi i aksionarëve (kapitali i derdhur) Fitimi i ndërmarrjes (fitimi i mbajtur)Nëse fitimi në fund të periudhës llogaritëseështë 70,000 Euro, kontabilizmi do të jetë:Dr - Llogaria e fitimit e të humbjes 70,000Cr - Fitimi i mbajtur 70,000
  12. 12. Dhe e kundërta, sikur koorporata të ketë25,000 Euro të humbjes, kontabilizmi dotë ishte:Dr - Fitimi i mbajtur 25,000Cr - Llogaria e fitimit e të humbjes25,000
  13. 13. Ekuiteti aksionarë në bilancKapitali i derdhur dhe fitimet e mbajtura: Kapitali aksionar 1,000,000 Fitimet e mbajtura 600,0001,600,000Kapitali i derdhur i zvogëluar për humbjet endodhura: Kapitali aksionar 1,000,000
  14. 14. Dividendët-kontabilizimiDividendët së pari të shpallura…p.sh me 15 dhjetor 2001 jane shpallur divdendëtDr- Fitime të mbajtura 100,000Cr- Detyrime për dividend 100,000Dividendët të paguara…p.sh me 25 dhjetor 2001 jane paguar divdendëtDr- Detyrime për dividend 100,000Cr- Paraja 100,000
  15. 15. Çka paraqet kapitali aksionar dhe aksioni?Pjesët e kapitalit të investuar nga pronarët e ndërmarjes.ndërsa aksioni është njesia themelore e kapitalit aksionar.Autorizimi dhe emisioni i kapitalit aksionarMe kontratën e inkorporimit specifikohet numri iaksioneve në kapitalin aksionar të cilin e kaautorizuar korporata si vlerë nominale.Emisionet e mëdha të kapitalit aksionar që ofrohetpër shitje publike duhet ta ketë miratimin ekomisionit të letrave me vlerë ( SEC – securitiesand exchange commission) dhe të nënpunësave tëqeverisë.
  16. 16. Vlera nominale e aksioneve Me shprehjen “ vlera nominale” kuptohet kapitali që ndërmarrja e paraqet si mjete të veta e që trajtohet si kapital ligjor për një aksion. Me vlerën nominale përcaktohet lartësia (madhësia) e kapitalit aksionar. Me shitjen e aksioneve mbi ketë vlerë realizohet një mbivlerë e aksionit që emërtohet si fitim kapital. Vlera nominale mund të kuptohet edhe si një sigurim i kapitalit pronësor që shërben si mbrojtje e kreditorëve apo besorësve. Meqë vlera nominale është e lidhur me kufizime ligjore,koorporatat duhet ta paraqesin ndaras si vlerë nominale e aksioneve të emetuara. Mirëpo nga kjo nuk mund të kuptohet se vlera nominale ka ndonjë rëndësi të madhe meqë në koorporata të mëdha vlera nominale në ekuitetin aksionare merr pjesë me një përqindje fare të vogël,madje të parëndësishme.
  17. 17.  Korporata mund të vendos që vlera nominale e aksioneve të jetë 1$ për njësi, apo 5 $ ose ndonjë vlerë tjetër. Shumica e koorporatave e caktojnë vlerën nominale të aksioneve të tyre 1 cent për një aksion. Me caktimin e vlerës nominale të aksionit nuk do të thotë se caktohet edhe vlera e tij në treg. Vlera e caktuar nominale shërben vetëm për kontabilizim në llogarinë e kapitalit aksionar. Aksionet e rëndomta, p.sh. te Fordit,Coca-Colës kanë vlerën nominale 1$ për njësi, aksionet e COMPAQ Computer kanë vlerën nominale 1 cent,kurse aksionet e Microsoftit kanë vlerën nominale 1/10 cent. Vlera e tregut e këtyre letrave me vlerë është shumëfish më e madhe se vlera e tyre nominale. Aksionet e Microsoftit,për shembull,ka ndodhur të janë shitur 100$ për njësi që do të thotë së janë shitur 100,000 herë mbi vlerën nominale.
  18. 18. Shitja e aksioneve sipas vlerës nominaleMe autorizimin për emetimin e aksionevenuk krijohet pasuria apo kapitali.Marrja e autorizimit nga shteti për emetimine aksioneve vetëm krijohet mundësia epërfitimit të pasurisë me anë të shitjes sëaksioneve.Kur aksioni të jetë shitur sipas vlerësnominale,llogaria e kapitalit aksionar nëanën e kredisë evidencon shumën e vlerësnominale të aksioneve të shitura.
  19. 19. ShembullNëse janë emetuar 50,000 aksione me vlerënominale 2$ për aksion dhe prej kësaj sasie janëshitur 10,000 aksione nga 10$ përaksion,kontabilizmi do të ishte:DR-Paraja 100,000Cr-Kapitali aksionar20,000Cr-Premia mbi kapitalin e paguar80,000dmthJanë shitur 10,000 aksione nga 10$ përaksion.Vlera nominale e këtyre aksioneve është
  20. 20. Veni re!Premia mbi kapitalin nominal nuk paraqetfitimin e koorporates !Por,Pjesës së kapitalit të investuar (kapitalitaksionar) i shtohet premia kështu që nëbilanc së bashku e përbëjnë kapitalin ederdhur.Shembull:Koorporata ka fitim të mbajtur 150,000Kontabilizimi:
  21. 21. Ekuiteti:Kapitali aksionar 10,000 aksione 20,000(sipas vlerës nominale 2 për aksion)Premia mbi kapitalin e paguar 80,000Gjithsej kapitali i paguar 100,000Fitimi i mbajtur 150,000 Gjithsej ekuiteti
  22. 22. Aksionet pa vleren nominaleDisa shtete iu lejojnë koorporatave shitjen eaksioneve pa vlerën nominale. Në këso rasteshkur shiten këto aksione kapitalin aksionar epërbën shuma e tërësishme e aksioneve tëshitura sipas çmimit të shitjes.Aksionet e rregullta dhe aksione tëprivilegjuaraKapitali aksionar ka përdorim të gjërë kur njëkoorporat shet vetëm një lloj aksionesh.Mirëpo, shumë koorporata për të tërhequr sa mëshumë investitor shesin disa lloje të aksioneve.Kuptohet se llojet e ndryshme të aksioneve kanëtë drejta dhe mundësi të ndryshme.
  23. 23. Aksionet e rregullta Aksionet e rregullta janë aksione të rëndomta (ashtu edhe shpeshherë emërtohen). Të drejtat që dalin nga këto aksione janë, tradicionalisht të përcaktuara, si e drejta e votës, e drejta të merr pjesë në fitim (dividendin) dhe e drejta për kërkes reziduale për pasuri në raste kur koorporata likuidohet. Pra të drejtat e aksioneve të regullta janë: E drejta e votës E drejta e pjesëmarrjes në fitim (dividend) dhe E drejta e kërkesës reziduale Në raste kur ndonjëra nga këto të drejta modifikohet atëherë kemi të bëjmë me aksione të privilegjuara.
  24. 24. Aksionet e privilegjuara Karakteristikat kryesore të aksioneve të privilegjuarajanë: Privilegje në pagimin e dividendeve Të drejta mbi dividendët kumulativ Privilegjet lidhur me pasurinë në raste të likuidimit të kompanisë Mundësia e revokimit me kërkesën e koorporatës Nuk mbajnë të drejtën e votës. Aksionet e privilegjuara kanë disa përparësi ndaj aksioneve të rregullta. Ato kanë prioritet me rastin e pagimit të dividendit dhe në raste të likuidimit të koorporatës. Mirëpo nuk mbajnë edhe të drejtën e votës gjë që bën që mos të kenë ndikim në menaxhment.
  25. 25. Veni re!Shuma e dividendit të disa aksioneve tëprivilegjuara iu caktohen një perqindje mbi vlerënnominale. Kështu, p.sh. pronarit që mbanëaksionin e privilegjuar me 9% nga vlera nominale100% për aksion do t’i paguhet 9$ për aksionpara se t’u bëhet pagesa e dividendit pronarëvetë aksioneve të rregullta.Pronarëve të aksioneve të privilegjuara nuk iubëhet kurrfar premtimi se gjithnjë do t’i marrindividendët e caktuar.Koorporata do të jetë e detyruar t’i paguajdividendët vetëm kur këshilli drejtues e votondividendin.Për ta paguar dividendin koorporata duhet të ketënjë rezultat pozitiv financiar dhe të ketë para.
  26. 26. Aksione të privilegjuara kumulative Aksionet kumulative kanë të bëjnë me dividend.Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët kanë kapërcyer pa u paguar,ato paguhen kumulativisht. Përparësit që kanë aksionet e privilegjuara kanë të bëjnë me dividend kumulative. Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët janë kapërcyer në një vitë, atë dividend duhet paguar në vitin e ardhshëm. Dividendët e papaguar duhet të zbardhen(shpalosen) në bilancin e koorporatës dhe shenimet shpjeguese. Kjo shënohet në shtyllën e shënimeve.
  27. 27. Për shembull: Shënimi 1: Dividendët e papaguar 31 dhjetor 2004, 8 % mbi aksione të privilegjuara kumulative (14$ për aksion) kapin shumën 140,000$. Korporata para se t’i paguajë dividendët për aksione të rregullta duhet ta shlyej detyrimin për aksione të privilegjuara kumulative. Për aksione jokumulative cdo dividend i papaguar ose i kapërcyer është i humbur përgjithmonë. Për këtë arsye investitorët aksionet jokumulative i shikojnë si dicka e pavolitshme,andaj edhe iu shmangen blerjes së tyre.
  28. 28. Aksione të privilegjuara për arsye të pasurisëNë raste kur koorporata likuidohet, aksioneve tëprivilegjuara së pari iu paguhet vlera nominale eaksioneve madje edhe dividendet në qoftë senuk janë paguar e pastaj të bëhet pagesa përaksione të rregullta.Aksione të privilegjuara të revokueshmeKoorporata si emetues e aksioneve, shpeshherë shfrytëzojnë të drejtën e revokimit për t’iriblerë aksionet e veta. Çmimi i revokimit qëparashihet me kontratë është dicka më e lartë sevlera nominale.
  29. 29. Shembull,Në qoftë se çmimi nominal është 100$çmimi i revokimit apo i riblerjes ngakompania do të ishte 105$ apo 110$.E drejta e revokimit i jep mundësikoorporatës të ristrukturoj aksionet eemetuara.Gjithashtu mund të ndodhë që t’i tërheqaksionet e privilegjuara dhe t’i zëvendësojme aksione të tjera.
  30. 30. Aksione të privilegjuara konvertibël Çdo aksion është konvertibël për katër aksione të rregullta që kanë vlerën nominale në cdo kohë. ( Aksionet e privilegjuara në raport me dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9% mbi vlerën nominale të aksionit dhe paguhet para se të paguhen dividendët për aksione të rregullta.) Aksione të privilegjuara të konvertueshme emetohen nga koorporata për të qenë më atraktive, prandaj mund të i ofrojë investitorëve privilegjet e konvertibilitetit. Kjo do të thotë se investitorët mbajnë të drejtën e ndërrimit të aksioneve të privilegjuara me aksione të rregullta.
  31. 31. Shembull: Të zëmë se kompania RC me 1 janar ka emetuar aksione të privilegjuara konvertibël 9%-she, me vlerë nominale 100$ për aksion. Çdo aksion është konvertibël për katër aksione të rregullta që kanë vlerën nominale 10$ në cdo kohë. Me 1 janar aksionet e rregullta kanë pasur çmimin e tregut 20$ dhe iu është paguar dividend 1$ për aksion. Pas disa vitesh fitimet në kompanine“RC” janë rritur dhe kanë rritur dividendin 3$ për aksion dhe cmimi i tregut i aksioneve është rritur në 40$ për aksion. Tash vlera e tregut të aksioneve të privilegjuara duhet të ishte 160$ për aksion meqë ato janë konvertibël për katër aksione të rëndomta. Vërejtje! Nuk duhet harruar se aksionet e privilegjuara në raport me dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9% mbi vlerën nominale të aksionit dhe paguhet para se të paguhen dividendët për aksione të rregullta)
  32. 32. Kur shuma e dividendëve shtohet mbi aksionet e rregullta, disa pronarë të aksioneve të privilegjuara dëshirojnë që aksionet e privilegjuara t’i konvertojnë në aksione të rëndomta. Nëse pronari i 100 aksioneve të privilegjuara,me çmimin nominal 100$, dëshiron ta realizojë konvertimin, kompania “RC” do të bëjë kontabilizimin e konvertimit si në vijim: Dr-Aksione të privilegjuara konvertibël 10,000 Cr- Aksione të rregullta 4,000 Cr- Premia mbi kapitalin e paguar 6,000Shënim: Evidenca e konverzionit të 100 aksioneve të privilegjuara me vlerë nominale 100$ në 400
  33. 33. Shënim:400 aksione të rëndomta mbështetën mbivlerën kontabël të aksioneve tëprivilegjuara.Aksione participuese të privilegjuara.Në raste të rralla korporata mund tëemetoj aksione participuese tëprivilegjuara.Këto janë aksione që me dividendët eaksioneve të rregullta participojnë nënjëfarë mënyre me dividendët shtesë të
  34. 34. Çmimi i tregut të aksioneve tëprivilegjuaraInvestitorët i blejnë aksionet eprivilegjuara,në rend të parë,për dividendëtqë paguhen mbi bazën e atyre aksioneve.Për këtë arsye norma e dividendit ështëfaktor me rëndësi në përcaktimin e vlerës sëtregut të aksioneve të privilegjuara.Mirëpo, çka do të ndodhë me cmimin 8%-she për aksione të privilegjuara të emetuarasipas vlerës nominale prej 100$,nëse politikae qeverisë ose faktorët e tjerë shkaktojnështimin e normës së kamatave për afate tëgjata, fjala vjen, 15% ose 16% ?
  35. 35. Nëse investimi ofron profitabilitetin prej 16% që është e realizueshme menjëherë, investitorët nuk do të paguajnë 100$ për aksione të privilegjuara që japin vetëm 8$ për një aksion.Për këtë arsye çmimi i aksioneve të privilegjuara do të bie në 50$ për një aksion. Me këtë çmimë aksionet e privilegjuara i ofrojnë investitorit profitabilitetin prej 16%.( dhe emërtohet rendiment dividend) nëse i blen aksionet e privilegjuara ( 8$ në vit: 50$=16%).Mirëpo, nëse normat afatgjata të kamatës bien në 8%, çmimi i tregut të këtyre aksioneve të privilegjuara 8%- she shpejt do të ngriten dhe do të arrijnë vlerën e tyre nominale.Në fund mund të konkludojmë se çmimi i tregut të aksioneve të privilegjuara lëkundet përpjestimisht, anasjelltas normave të kamatës.
  36. 36. Çmimi i tregut të aksioneve të rregullta Normat e kamatës kanë ndikim në çmimin e tregut të aksioneve të rregullta. Ndryshimi i çmimit nuk ka ndikim në raporte financiare të koorporatës. Normat e kamatës gjithashtu kanë ndikim në çmimin e tregut të aksioneve të rregullta. Mirëpo,aksionet e rregullta nuk kanë shumën fikse. Nëse kompania përparon sigurisht se edhe dividendët do të rriten. Andaj pritjet e investitorëve sic është profitabiliteti i periudhave të ardhshme fuqishëm ndikojnë mbi çmimin e vlerës së aksioneve të rregullta. Duhet të kihet parasysh se aksionet e shitura nuk i perkasin më kompanisë-emetent. Për këtë arsye ndryshimi i çmimit të aksioneve të rregullta nuk ndikon në raporte financiare të koorporatës dhe këto ndryshime të çmimeve nuk evidencohen në kontabilitetin e koorporatës. Kapitali i paraqitur në bilancin e korporatës është shuma që është marrë kurr janë shitur aksionet.
  37. 37. Emetimi i kapitalit aksionar: roli i siguruesve- përfaqsuesve(nënshkruesve)Si nënshkrues ,zakonisht merren bankat e investimeve.Kur bëhet emetimi i një numri të madh aksionesh,shumë koorporata i pranojnë shërbimet e bankës investive,bankë e cila shpesh edhe emërtohet si nënshkrues.Nënshkruesi i garanton kompanisë emetent çmimin e caktuar për aksionet dhe realizon një fitim duke i shitur ato me një çmim pak më të lartë.Koorporata evidencon shitjen sipas çmimit neto të nënshkruesit.Nënshkruesi i siguron koorporatës shitjen e të gjitha aksioneve të emetuara pa shtyerje dhe mbledhjen e tërë shumës së mjeteve për një ditë të caktuar.
  38. 38. Çmimi të cilin koorporata e kërkon për emisionin e ri të aksioneve mbështetet mbi këta faktorë: Fitimet dhe dividendët e ardhshëm Fuqinë financiare të koorporatës dhe Gjendjen aktuale ne tregMirëpo,nëse koorporata kërkon një çmimë më të lartë ajo nuk mund të gjejë nënshkruesin ose ndonjë blerës tjetër që është i gatshëm t’i blejë aksionet.Këmbimi i aksioneve për trajta të tjera të pasurisëKoorporata mund të emetojë aksione për të këmbyer me trajta të ndryshme të pasurisë. Këmbimi bëhet sipas çmimit të tregut të pasurisë.
  39. 39. Koorporatat i shesin aksionet për para me të cilat më vonë do të blejnë trajta të ndryshme të pasurisë që i duhen për veprimtari.Ndonjëherë ngjan që koorporata emeton aksione për të këmbyer me trajta të ndryshme të pasurisë:tokën,ndërtesat ose për ndonjë pasuri tjetër.Aksionet mund të këmbehen edhe për shërbime të ndryshme, të zëmë të avokatisë apo shërbime të tjera me rastin e themelimit të koorporatës. Kur koorporata i kemben aksionet me shërbime ose me pasuri tjetër që nuk është para.Transaksionet evidencohen sipas çmimit të tyre aktual në treg. Ta zëmë se kompania këmben 100,000 aksione të rregullta që kanë vlerën nominale 1$ për një aksion për tokë. Të zëmë se kompania i shet aksionet nga 9$ që do të thotë se
  40. 40. Kontabilizimi i këtij transaksioni do të ishte:Dr- Toka 900,000Cr-Aksionet e rregullta 100,000Cr-Premia për kapitalin e paguar (aksione të rregullta) 800,000 Evidencimi i këmbimit të 100,000 aksioneve me vlerë nominale 1$ per tokën. Çmimi aktual i tregut (9$ për aksion) është përdorur si bazë për vlerësimin e tokës.
  41. 41. Kapitali i nënshkruar (regjistruar) – (parapagimi i kapitalit aksionar)Koorporatat e vogla apo ato të sapoformuara u ofrojnë investitorëve mundësinë e parapagimit të aksioneve të koorporatës. Sipas planit të parapagimit investitorët pajtohen të blejnë një numër të caktuar të aksioneve sipas një çmimi të caktuar, të datës së ardhshme, duke i paguar këto aksione me këste.Të zëmë se janë nënshkruar(regjistruar) 10,000 aksione të rregullta me vlerë nominale 1$ me çmime 15$.Kontabilizimi i një kapitali të nënshkruar/parapagimi:Dr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar 150,000 Cr- Aksione të rregullta të nënshkruara 10,000 Cr- Premia për kapitalin e nënshkruar:
  42. 42. Eshtë mbledhur parapagimi i pjesërishëm për 4,000 aksione të rregullta me çmime nominal 1$ për aksion dhe me çmime 15$.Kontabilizimi i mbledhjes se mjeteve;Dr- Paraja 60,000 Cr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar 60,000Veni re!Çertifikata nuk është lëshuar.Sepse!Aksionet janë të shitura kur paguhet shuma e plotë e çmimit të parapagimit.
  43. 43. Pasi që janë mbledhur në tërësi paratë e parapagimit për 6,000 aksione,janë lëshuar certifikatat.Kontabilizimi pasues: Paraja 90,000 Kërkesat për kapitalin e nënshkruar 90,000Tani!Janë dorëzuar certifikatat për 10,000 aksione të rregullta me vlerë nominale 1$ të paguara në tërësi.Për koorporatën kërkesat për kapitalin e nënshkruar është pasuria aktuale e cila është arkëtuar brenda afatit të shkurtër.Nëse raportet financiare përgaditen ndërmjet datës së nënshkrimit dhe datës së shitjes,kapitali i nënshkruar konsiderohet si kapital themeltar dhe paraqitet brenda zërit të ekuitetit në bilanc.
  44. 44. Kapitali i donuar ( falur)Vereni! Kur merret donacioni fitimi nuk pranohetNë disa raste koorporata mund të merr ndonjë pasuri falë. Ndodh që një qytet apo një komunë ia falë tokën koorporatës për ndërtimin e ndonjë fabrike që do t’i punësonte banorët e asaj treve.Kur koorporata ta merr këtë pasuri kjo do të thotë se shtohet pasuria e koorporatës e jo fitimi.Evidencimi bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë së marrë.Kontabilizimi i këtij ndryshimi duhet të bëhet duke debituar zërin e pasurisë konkrete dhe duke hapur llogarinë kapitali i donuar.
  45. 45. Libri ndihmës i aksionarëveKoorporata gjithnjë duhet t’i ripërtërij emrat dhe adresat të “ushtrisë” së paqëndrueshme të aksionarëve.Kjo ripërtëritje lypset për të dërguar çeqet e dividendëve,raportet financiare,dhe formularët e votimit të poseduesve të mirëfilltë të aksioneve.Libri ndihmës i aksionarëve: Atje ku ka shume aksionarë nuk është nevoja të qelet kartela për cdo aksionar. Kjo bëhet në librin ndihmës(analitika).Investitori që ka blerë aksionet e koorporatës merr certifikatën e aksionit ku shihet numri i aksioneve të blera.Nese investitori më vonë i shet aksionet e veta, duhet ta kthej certifikatën e aksionit që të anulohet para se të leshohet certifikata e re blerësit të ri.
  46. 46. Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë dhe mbajtësi i evidencës së aksioneveKoorporatat e mëdha publike angazhojnë ndërmjetësit për bartjen e pronësisë si dhe për mbajtësin e evidencës së aksioneve.Ndërmjetësi ka për detyrë t’i merr aksionet e vjetra, t’i anulojë dhe të përgadisë dhënien e certifikatave të reja poseduesve të rinj. Mbajtësi i evidencës bën kontabilizimet e duhura në librat ndihmëse dhe përditëson informacionet.Si ndërmjetës zakonisht angazhohen bankat e mëdha ose fiduciaret. (lat. Fiduciaries, i besueshëm, i përkushtuar, vend ku merren dokumentet, letrat me vlerë në besim dhe ruajtje) por mund të angazhohen edhe mbajtësitë e pavarur të evidencës.
  47. 47. Vlera kontabël e aksioneve të rregulltaVlera kontabël e aksioneve të rregullta është e barabartë me pasurinë neto që përfaqësohet me një aksion.Në koorporata që emeton vetëm një lloj aksioni sic janë aksione të rregullta, vlera kontabël për një aksion konstatohet duke pjesëtuar shumën e kryegjësë aksionare me numrin e aksioneve në qarkullim (ose që janë nënshkruar). Të zëmë se korporata ka 4,000 aksione në qarkullim Kapitali aksionar, (vlera nominale 1$ për aksion 4,000 aksione në qarkullim) 4,000 Premia mbi kapitalin e paguar 40,000 Fitimi i mbajtur 76,000 Gjithsej ekuiteti 120,000Pra! Vlera kontabël është 30$ për aksion(120,000 :4,000 A)
  48. 48.  Vlera kontabël kur kompania ka aksione të privilegjuara dhe aksione të rregullta Vlera kontabël zakonisht përllogaritet vetëm për aksione të rregullta. Nëse kompania ka aksione të privilegjuara dhe aksione të rregullta, përllogaritja e vlerës kontabël për përllogaritje kërkon të bëhet me dy hapa. Së pari nga kapitali aksionar në tërësi hiqet çmimi i revokimit ose e riblerjes të krejt emisionit të aksioneve të privilegjuara dhe të gjitha dividendët e papaguar. Pastaj ajo cka mbetet pjesëtohet me numrin e aksioneve në qarkullim.
  49. 49. Shembull;Kapitali aksionar i kompanise “AB”31 dhjetor: Aksionet e privilegjuara 8%-she 1,000,000 (100$ vlera nominale, e tatueshme 110$) Aksione të rregullta, 10$ vlera nominale. (Autorizuar për 100,000 aksione, aksione të shitura dhe në qarkullim 50,000) 500,000 Premia mbi kapitalin e paguar: aksione të rregullta 750,000 Fitimi i mbajtur 130,000 Gjithsej ekuiteti aksionar 2,380,000 Dividendët e papaguar mbi aksionet kumulative të privilegjuara kapin shumën 80,000 $.
  50. 50. Përllogaritja e vlerës kontabël për një aksion Ekuiteti (kapitali aksionar) 2,380,000Minus: Kryegjëja e aksionareve të privilegjuarÇmimi i revokimit të aksioneve të privilegjuara (1,100,000) Dividendët e papaguar (80,000) 1,200,000Atëhere, Vlera kontabël për një aksion të rregullt(1,200,000 : 50,000 aksione)= 24 Vlera kontabël dhe çmimi i tregut për një aksion është 24$
  51. 51. Shembull i një bilanci të koorporatave 31 dhjetor 2004 Pasuria Pasuria rrjedhëse Paraja dhe ekuivalentët e parasë 305,600 Llogaritë e kërkesave (neto) 1,105,200 Kërkesa për aksionet e nënshkruara 110,000 Stoqet 1,300,800 Ndarjet kohore aktive 125,900 Gjithsej pasuria rrjedhëse 2,947,500 Impiantet dhe paisjet: Toka 900,000 Ndërtimet dhe paisjet 5,283,000$ Minus: korrigjimi i vlerës 1,250,000 4,033,000 Pasuria tjetër 14,000 Gjithsej pasuria
  52. 52. Detyrimet dhe kapitali aksionare: Detyrimet rrjedhëse 998,100 Llogaritë e detyrimeve 324,000 Llogaritë për tatime 109,700 Detyrimet për dividendë 20,000 Gjithsej detyrime rrjedhëse 1,452,100 Detyrimet afatgjata: Detyrime 12% skadimi 1 Tetor 2008 1,000,000 Gjithsej detyrime 2,452,100 Kapitali aksionare Aksione të privilegjuara(8%-she me vlerë nominale 100$, të revokueshme për 104$të autorizuara dhe të shitura 10,000 aksione ) 1,000,000Aksionet e rregullta:(vlera nominale 1$, të autorizuara 1,000,000 aksione, të shitura 600,000 aksione) 600,000 Aksione të nënshkruara: aksione të rregullta 20,000 Premia në kapitalin e paguar:aksione të rregullta 2,070,000 Kapitali i donuar 210,000 Gjithsej kapitali i paguar (derdhur) 3,900,000 Fitime të mbajtura 1,542,400 Gjithsej ekuiteti aksionare
  53. 53. Fitimet për aksion (E.P.S. earnings per share)Mund të thuhet se nga të gjitha të dhënat kontabël, më së shumti përdoret e dhëna për fitimet për një aksionë të rregulltë.Secili që në koorporatë blenë ose shet aksione duhet të di sa është fitimi për një aksion.Kur përllogaritet fitimi për një aksion, fitimi neto vjetor, që zbatohet për aksionarët e rregulltë, pjesëtohet me numrin mesatar të aksioneve të rregullta në qarkullim.Vereni!Koncepti i fitimit për një aksion zbatohet vetëm për aksione të rregullta, aksionet e privilegjuara nuk kane të drejtë të kenë fitim mbi dividendët e privilegjuara të kontraktuara.Analitiket financiar e shprehin raportin ndërmjet fitimit për një aksion dhe çmimit te fitimit-raporti p/e, price per earnings (ratio). Ky raport përllogaritet me pjesëtimin e çmimit të tregut për një njësi për aksionet e rregullta me fitimin vjetor për një aksion.
  54. 54. Numri mesatar-ponderuar i aksioneve në qarkullimNumri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i pandryshuar.Kur një koorporatë shet vetëm aksionet e rregullta (rëndomta) dhe kur numri i aksioneve nuk ndryshohet gjatë vitit, përllogaritja e fitimit për një aksion është e lehtë.Në shumë koorporata, numri i aksioneve në qarkullim ndryshohet së paku një herë gjatë vitit.Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i pandryshuar.
  55. 55.  Shembull; kemi 100,000 aksione të rregullta në qarkullim nëntë muaj të parë të vitit 2004 dhe 140,000 gjatë tre muajve të fundit. Numri i aksioneve mesatarë- ponderuara në qarkullim do të ishte 110,000. Ky numër përllogaritet në këtë mënyrë: 100,000 aksione x 9/12………………………75,000 140,000 aksione x 3/12 ……………………...35,000 Numri mesatar-ponderuar i aksioneve të rregullta në qarkullim …………………… 11,000 Kjo procedurë jep të dhëna më korrekte për një aksion se sa të përllogaritet numri i tërësishëm i aksioneve në qarkullim.
  56. 56. Dividendët e privilegjuara dhe fitimet për një aksionTë supozojmë se kompania “TC” ka në qarkullim 200,000 aksione tërregullta, dhe 10,000 aksione të privilegjuara kumulative (vlera 6$).Fitimi për një aksion përllogaritet në këtë mënyrë: Fitimi neto ……………………………………..………….. 560,000 Minus: Dividendët e aksioneve të privilegjuara(10,000 x 6$)…………………….. …………………………..( 60,000)Fitimet të zbatueshme mbi aksionet e regullta……………… 500,000Numri i aksioneve të rregullta mesatare-ponderuara në qarkullim200,000
  57. 57. Raporti i përmbledhur i fitimit të koorporatës “TC”për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2004Neto fitimi nga shitja…………………………………………………………….……. 9,000,000Shpenzime dhe te dalat (përfshirë edhe tatimet mbi veprimtarinë e rregullt)……. (8,310,000)Fitimi nga veprimtaria e rregullt ……………………………………………….…….. 690,000 Humbja nga veprimtaria e parregullt …………………………………………… (90,000) Fitimi para zërave të vëprimtarisë të parregulltë dhe efektin kumulativ të ndryshimeve kontabël 600,000 Humbja e jashtëzakonshme……………………………………………………… (120,000) Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël (neto për shkak të tatimeve që i takojnë) 80,000 Fitimi neto ………………………………………………………………….……… 560,000Fitimi për një aksion të rregulltë: Fitimet nga veprimtaria e rregulltë 690,000-60,000 DVP / 200,000 Aksione 3.15 Humbja nga veprimtaria e parregulltë 90,000/200,000 Aksione (0.45) Fitimet para zërave të jashtëzakonshmedhe efektit kumulativ të ndryshimeve kontabël …………………………………… … 2.70 Humbja e jashtëzakonshme 40,000 / 200,000 Aksione (0.60) Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël 80,000 / 200,000 Aksione 0.40 Fitimi neto ……… ……………………………………………………… . 2.50
  58. 58.  Shënim: (690,000 - 60,000 dividend te privilegjuara) : 200,000 aksione = 3,15 (600,000 - 60,000) : 200,000 =2,70 (560,000 - 60,000) : 200,000 = 2,50 Kur kompania ka aksione të privilegjuara në qarkullim, aksionarët e privilegjuar participojnë në fitimin neto deri në shumën e dividendëve të privilegjuara. Vereni! Për të përcaktuar fitimet e zbatueshme mbi aksionet e rregullta, së pari duhet të heqim fitimin e aksionarëve të privilegjuar. Dividendi vjetor mbi aksionet kumulative gjithmonë hiqet, madje edhe kur këshilli drejtues nuk e ka votuar. Dividendët për aksionet e privilegjuara jokumulative hiqen vetëm kur këshilli drejtues e voton.
  59. 59.  Terma të theksuara në këtë artikull; Çertifikata e aksioneve (stock certificate) Dokumenti të cilin e lëshon koorporata( ose ndërmjetësi i tij gjatë mbartjes së pronësisë) si provë(dëshmi) e pronësisë së aksioneve të shënuara në çertifikatë. Çmimi i revokimit (call price) Çmimi të cilin koorporata do ta paguan për cdo revokim (riblerje) të aksionit të privilegjuar, nëse koorporata vendos t’i riblerje aksionet e privilegjuara. Aksionar (stockholder) Dikush që ka pjesëmarrje në pronë të koorporatës. Përqindja e kësaj pjesëmarrjeje është përcaktuar me përqindjen e aksioneve të poseduara në qarkullim. Kapitali aksionar (capital stock) Grup i njësive të mbartshme të pronës në koorporatë. Një koncept i gjërë ku mund të përfshihen aksionet e rregullta, aksionet e privilegjuara ose që të dyja. Dividendi (Dividend) Shpërndarja e parasë aksionarëve të kompanisë. Vlera kontabël për aksion (Book value per share) Kryegjëja aksionare që përfaqësohet për më shume aksione në kapitalin aksionar. Përllogaritet me pjesëtimin e kryegjësë aksionare me numrin e aksioneve të rregullta në qarkullim. Deficiti (deficit) Humbjet e akumuluara që i ka përjetuar koorporata. Shuma negative e fitimeve të mbajtura. Vlera nominale ose vlera e emërtuar (par value or stated value) Kapitali ligjor i koorporatës. Paraqet shumën minimale për një aksion që pronarët kanë investuar në koorporatë dhe që nuk mund të tërhiqet përveq me një procedure juridike.
  60. 60.  Shpenzimet organizative (organization costs) Shpenzimet me rastin e formimit të koorporatës. Sigurues,përfaqësuesi(nënshkruesi) Banka investive që ndermjetëson me rastin e shitjes publike të aksioneve të koorporatës. Libri ndihmës i aksionarëve (stockholders subsidiary ledger) Evidenca që tregon numrin e aksioneve që i ka secili aksionar. Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë së aksioneve (stock transfer agent) Banka ose fiduciary shërbimet e të cilëve i përdor koorporata për ta mbajtur evidencën e pronësisë mbi aksionet dhe të realizimit të mbartjes së pronësisë nga një investitor te tjetri. Aksionet e privilegjuara (preffered stock) Lloji i aksioneve që zakonisht kanë privilegjet mbi dividend dhe privilegjet në shpërndarjen e pasurisë në raste të likuidimit të koorporatës. Premia mbi kapitalin e paguar (additional paid-in capital) Shuma mbi vlerën nominale të aksionit për të cilën aksionarët kanë investuar në koorporatë (si kapital i donuar). Shkurt,premia është teprica mbi kapitalin ligjor (kapitalin e paguar).
  61. 61.  Aksione të rregullta (common stock) Lloji i aksioneve që mban të drejtën e pronësisë përfshirë edhe të drejtën e votës. Aksionet e rregullta paraqesin elementin e pronësisë në koorporatë. Kapitali i paguar (paid-in kapital) shuma të cilën aksionarët kanë investuar në koorporatë (këtu hyn edhe kapitali i donuar). Këshilli drejtues (board of director) Personat që i kanë zgjedhur aksionarët e rregullt për ta drejtuar veprimtarinë e koorporatës. Mbajtësi i evidencës së aksioneve (stock registrar) ndërmjetësi i pavarur financiar, zakonisht banka e madhe,shërbimet e të cilit i përdor koorporata për tu siguruar kundër lëshimit të çertifikatave të tepërta. Fitimet e mbajtura (retained earnings) Pjesë e kapitalit aksionarë që shfaqet për shkak të realizimit të fitimeve dhe të mbajtjes së tyre në ndërmarje. Fitimet e mbajtura shtohen me realizimin e fitmit neto, kurse pakësohen me humbjet neto dhe me votimin e dividendëve. Kapitali ligjor (legal capital) Eshtë i barabartë me vlerën nominale të aksioneve të emetuara. Kjo shumë paraqet “detyrimin e përhershëm” të koorporatës ndaj pronarëve e cila nuk mund të mënjanohet pa procedurë të veçante juridike. Natyrishtë, kjo shumë pakësohet për shkak të humbjeve.
  62. 62.  Literatura e konsultuar: Robert F. Meigs, Walter B. Meigs, ACCOUNTING, The Basis for Business Decisions, Ninth edition, 1993.

×