MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR FIER
ZYRA VENDORE ARSIMORE FIER
SHKOLLA 9-VJEÇARE JOPUBLIKE
Fier, korrik 2021
VETËVLERËSIMI I MËSUESIT …………………………………………….
Profili …………………………………….
Shënim: Në këtë dokument, do të pasqyrohet shkurt dhe në mënyrë konkrete vetëvlerësimi
juaj në lidhje me:
1. Disiplinën në punë ( oraret e paraqitjes dhe largimit, hyrja në mësim në kohë dhe
shfrytëzimi i mësimit maksimalisht në funksion të nënësit, etj)
2. Përgatitja shkencore, hapat e hedhura në drejtim të saj këtë vit.
3. Arritjet e nxënësve tuaj, N. mesatare ë nxënësit kanë arritur në lëndë tuaj ( mesatarja e të
gjitha klasave të një lënde pjesëtuar për nr e klasave). Të bëhet kjo për aq lëndë sa jepni.
Mësuesit AF kl 1, 2 mesataren e të gjithë nxënësve dhe të gjitha lëndëve ë japin ata.
Suksese të nxënësve në gara e konkurse në shkollë e jashtë saj ë lidhen drejtpërdrejt me
punën tuaj.
4. Puna me dokumentacionin shkollor ( saktësia, qartësia, korrektësia në afatet e dorëzimit)
5. Puna me përpilimin e planeve sipas dokumentave të miratuar nga MASR apo bordi i
shkollës ( plan vjetor, plan kujdestari, plan ditor, planifikim kapitulli) dhe zbatimi i tyre
6. Evidentoni standardet si mësues lëndorë ku ju ndjeheni më i suksesshëm, mbështetur në
STANDARDET PROFESIONALE TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM DHE TË
FORMIMIT LËNDOR TË MËSUESIT NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR,
korrik 2020. ( mësuesit e arsimit fillor kanë dokumentin e tyre)
7. Puna me klasën kujdestari, komunikimin me prindërit, problematika të zgjidhura me
sukses prej jush, etj.
8. Menaxhimi i nxënësve si mësues lëndor, si mësues i dezhurnit.
9. Përfshirja në detyrat ë derivojnë nga prania juaj në komisionet e ekipet e ndryshme
shkollore. Realizimi i një plani zhvillimi profesional, zbatimi, dokumentimi, realizimi i
detyrave si anetare ekipesh VANAF, PKAB, komision disipline, etike, ekip lendor. Nëse
keni qenë kryetar ekipi ndaloni më gjatë këtu.
10. Puna me teknologjinë e edukimit në funksion të mësimdhënies, shpeshtësia e përdorimit
të saj dhe elementët e reja ë keni integruar këtë vit në mësimdhënien tuaj.
11. Puna me projektet lëndore: hartimi dhe dorezimi i tyre, realizimi dhe raportimi
përfundimtar.
12. Puna në grup, etika e komunikimit me nxwnwsit e kolegwt sa sipërmarrës dhe iniciativë
keni treguar gjatë punës suaj, sa kërkues e kureshtar për të eksploruar e integruar përvoja
të reja, tregoni raste.
P.S 1 Për të përpiluar këtë vetëvlerësim NUK kërkohet t’u ktheni përgjigje secilës pikë, por të
nënvizoni me qartësi, objektivitet e profesionalizëm ato elementë të punës suaj ë i ndjeni se keni bërë
më mirë apo ku keni spikatur. Si gjithë puna jonë si edukatorw ë ka për ëllim edukimin e nxënësve
përmes afirmimit të secilit dhe jo evidentimit të defekteve të tyre, edhe ky vetëvlerësim ka synim të na
nxisë të shqyrtojmë veten në bazë kriteresh për të theksuar më të mirën tonë, por duke na
ndërgjegjësuar edhe për drejtimet e punës sonë ku duhet të bëjmë më shumë.
P.S 2 Vetëvlerësimi juaj do të dorëzohet elektronikisht deri më datë 12. 07. 2021 në adresën
info@flatratedijes.com
Këto shenime kanë vetëm vlerë sqaruese. Ato nuk kanë përse të jenë pjesë e dokumentit përfundimtar
ë do të dorëzoni ju.
DREJTORIA