Publicité

mitoza dhe mejoza.pptx

26 Feb 2023
Publicité

Contenu connexe

Publicité

mitoza dhe mejoza.pptx

  1. NDARJA E QELIZËS Secial qelizë pa marrë parasyshë se është pjesë nga organizmi shumëqelizor ose njëqelizorë, ka prejardhje vetëm nga qeliza paraprake. Krijimi i qelizave të reja përfshin dy procese 1. Ndarjen e bërthamës (kariokineza) 2. Ndarjen e citoplazmës (citokineza) Këto dy procese zakonisht janë të sinkronizuara dhe ngusht të lidhur me kohën. Pas ndarjes së përfunduar të bërthamës vijon ndarja e citoplazmës. Në atë mënyrë dy qelizat e rikrijuara fitojnë nga një bërthamë të re. Ndarja e bërthamës mund të kryhet në dy mënyra kryesore, dhe atë: 1. Ndarja mitotike ose MITOZA 2. Ndarja reduksionale ose MEJOZA
  2. MITOZA Emri MITOZË shpesh përdoret si sinonim për ndarjen qelizore, megjithatë, mitoza shënon vetëm ndarjen e bërthamës. Mitoza kryhet kryesisht në qelizat trupore ose somatike. Emri MITOZË rrejdh nga fjala greke MITOS që don të thotë FIJE sepse gjatë kësaj ndarje qartë duket struktura fibrilare e kromozomeve. Kuptimi biologjik i mitozës qëndron në shpërndarjen e barabartë të materialit trashëgues.
  3. MEJOZA – NDARJA REDUKSIONALE Fjala MEJOZË vjen nga fjala greke mejon-më pak, ose ndarja rekusionale është e kufizuar vetëm te një lloj i cakuar i qelizave, ndërsa kryhet vetëm gjatë sporogjenezës te bimët dhe gametogjenezës te shtazët, me ç`rasta e mundëson krijimin e sporeve dhe qelizave gjinore (gamete). Si rezultat i mejozës nga një bërthamë diploide (2n) krijohen katër bërthama haploide (n) gjenetikisht të ndryshme. Në rast të mungesës së mejozës, qelizat gjinore do të përmbanin numër të njëjt të kromozomeve si ato trupore. ( p.sh. te njeriu nga 46 kromozome pas 10 gjeneratave do të kishte 23552 kromozome në një qelizë. ) Vetë procesi i mejozës përfshinë dy ndarje të njëpasnjëshem që shënohen si mejoza e parë dhe mejoza e dytë, gjatë së cilës vetëm një herë replikohet ADN-ja, respektivisht janë të shoqëruara me një dyfishim struktural të kromozomeve në interfazën paramejotike. Secila ndarje mejotike karakterizohet me fazat e veta, fazat e njejta sikur edhe të mitozës vetëm se shënohen me indekset e parë (I) fazat e ndarjes së parë dhe me indeks e dytë (II) fazat e ndarjes së dytë.
  4. profaza-I. Kjo fazë është mjaft e gjatë dhe e ndërlikuar, meqë zhvillohen procese mjaft të ndërlikuara të cilat mund të vërehen edhe me mikroskop ndriçues. Ndryshimet që zhvillohen në mënyrë sukcesive gjatë kësaj faze janë të definuara në disa stade dhe atë: leptotën, zigoten, pakiten, diploten dhe diakineza.
  5. Krosing – overi Krosing-overi (crossing-ower) është ndërrimi reciprok i segmenteve kromozomike, të cilat kryqëzohen me çka sjellin deri te rekombinimi i materialit gjenetik(hijazma) Hijazmat janë vende ku ndodh procesi i Crossing overit.
  6. Mejoza është proces biologjik shumë i rëndësishmë. Duke iu falenderuar kësaj ndarjeje numri i kromozomeve ruhet i njëjtë në të gjitha gjeneratat e llojit, e që bënë të mundur të ruhen cilësiët dhe vetitë e llojit. Me crossing-overin e kromozomeve në profazën e I-rë dhe shkëmbimin e materialit gjenetik ndërmjet dy kromozomeve homologe prindore, ruhet shumëllojshmëria individuale e vetive në secilin populacion të llojeve
Publicité