Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Gjergj Kastriot Skenderbeu

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 10 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité
Publicité

Plus récents (20)

Gjergj Kastriot Skenderbeu

  1. 1. Punoi : Orven Bregu
  2. 2.  Skënderbeu lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar I shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.  . U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës.  Atje mori emrin Iskënder . Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli "bej" që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
  3. 3.  Se bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare te Kastriotëve.  Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
  4. 4.  Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.
  5. 5.  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët  Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.
  6. 6.  Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone. Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme. Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut. Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar. Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime. Nje nder to, eshte Jeronim De Rada me “Rapsodia di un poema albanese.Nje shkrimtar eshte Marin Barleti me vepren e tij
  7. 7.  Rëndësia e epokës së Skënderbeut në rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.
  8. 8.  Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare

×