SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Download to read offline
Dr. Skender Berisha
    Globalizimi – Proces i pashmangshëm
    Hyrje

      Ideja për globalizim është e kamotshme, mirëpo për të
flitet intensivisht dhe sistematikisht që nga vitet e' 90-ta të
shekullit të kaluar, pra pas falimentimit të sistemit monist të
vendeve socialiste të Evropës Lindore.
      Ndryshe nga idetë e mëhershme për një Rend të Ri Eko-
nomik Ndërkombëtar human, globalizimi, si pikënisje dhe si
bazë, ka konkurrencën, si një kategori progresive të zhvilli-
mit të shoqërisë bashkëkohore botërore. Globalizimi mbësh-
tetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tre-
gut dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut.
      Globalizimi është fenomen kompleks i cili ka efekte të
dyanshme. Nga njëra anë, globalizimi është një integrim i
kapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shte-
tëror, me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Pra,
ky fenomen përmban në vete procese të cilat çojnë drejt zvo-
gëlimit të rolit të kufijve shtetërorë dhe të bashkimit të
tregjeve kombëtare (shtetërore) në një treg të vetmin global
(botëror). Nga ana tjetër, globalizimi akuzohet si një burim i
sëmundjeve të ndryshme të shoqërisë bashkëkohore.
      Për këtë arsye, duhet kërkuar rrugë dhe mënyra të reja
për organizimin dhe qeverisjen e epokës së globalizimit. Në
këtë kontekst duhet një reformim i konsiderueshëm i institu-
cioneve të sotme globale, siç janë: Organizata Botërore e
Tregtisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore,
natyrisht në krye me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
92                                  Dr. Skender Berisha

        1. Karakteristikat e globalizimit

     Duke u nisur nga mendimet e analistëve, sidomos ekonomistëve,
globalizimi paraqitet si proces që shpie drejt integrimit më të madh të po-
pujve në ekonomi, financa dhe shumë fusha tjera. Karakteristikat kryeso-
re të globalizimit janë: rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncen-
trimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës
dhe teknologjisë dhe deindustrializimi.
     1. Rritja e tregtisë ndërkombëtare - është një prej karakteristikave
kryesore të globalizimit. Kjo rritje, veç tjerash, është rezultat i konceptit të
liberalizimit të tregtisë. Politika e konceptit të globalizimit të tregtisë
ndërkombëtare është njëra prej parimeve kryesore që doli nga Konferen-
ca Ekonomike Ndërkombëtare, e mbajtur në vitin 2000 në Davos (Zvicër).
Tregtia liberale ndikon drejtpërdrejt në shtimin ekonomik dhe në rritjen e
standardit jetësor. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, gjatë de-
kadës 19801990, vendet e zhvilluara me tregti më liberale, patën një shtim
ekonomik prej 2,3%, ndërsa ato, me tregti më paketliberale, vetëm 0,7%.
Po ashtu, sipas këtij studimi, vendet në zhvillim me tregti më liberale,
patën një shtim ekonomik prej 4,5%, ndërsa ato me tregti më pak liberale,
vetëm 0,7%.1
     Fal liberalizimit, duke zvogëluar doganat dhe duke hequr barrierat
sasiore, eksporti botëror u rrit prej 1.901 miliardë dollarë, siç ishte në vitin
1980, në 5.397 miliardë në vitin 1998.2 Në këtë rritje ndikuan edhe zvogëli-
mi i shpenzimeve të transportit dhe i komunikimeve me internet. Tregtia
më e madhe në bote sot bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të internetit.
     Për shkak të rritjes së lidhjeve ekonomike midis sferave tregtare, gji-
thnjë e më shpejt, po formohen blloqet e mëdha ekonomike në bote, siç ja-
në: Amerika Veriore (SHBA, Kanadaja dhe Meksiko), Unioni Evropian
("pesëmbëdhjetëshja"evropiane me perspektivë të kyçjes së vendeve të
Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe vendet e zhvilluara të
Azisë Lindore (Japonia, Koreja Jugore, Tajvani, Hong-Kongu, Singapori
dhe Malajzia).
     2. Rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar- është, po ashtu,
karakteristikë e rëndësishme e globalizimit. Madje, në krahasim me treg-
tinë ndërkombëtare, kapitali ndërkombëtar u rrit shumë më tepër. Kësh-
tu, për shembull, gjatë periudhës 1983-1993, vlera e kapitalit ndërkombë-



1
    Economic Reform and the Process of Global Integration, Washington D.C. 1995.
2
    The World Bank, World Development Indicators, 2000.
93                        Globalizimi - proces i pashmangshëm

tar u rrit për 3,5 here, duke arritur kështu shumën prej afro 4000 miliardë
dollarë.3
     Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e kapitalit ndër-
kombëtar, janë: rritja e shpejtë e normës së zhvillimit ekonomik, pasuritë
natyrore, resurset njerëzore, infrastruktura solide dhe stabiliteti ekonom-
mik, posaçërisht ai politik i vendit. Kapitali ndërkombëtar investohet kry-
esisht brenda vendeve të zhvilluara, mirëpo në kohët e fundit, investimet
ndërkombëtare po rriten sidomos në Amerikën Latine dhe Azinë Lindore
(Japoni, Kore Jugore, Hong-Kong, Tajvan, Singapor dhe Malezi). Në de-
kadën e fundit të shekullit të kaluar, këto investime nuk janë koncentruar
vetëm në industrinë ekstraktive, pra, në shfrytëzimin e pasurive natyrore,
por edhe në degë të tjera ekonomike.

       2. Ç'është globalizimi?

      Në shumë debate për këtë çështje, globalizimi ekonomik tregohet
njëkohësisht si fuqi konvergjente dhe divergjente, përkatësisht si proces i
cili shpien drejt bashkimit të ekonomisë botërore, por edhe si proces i cili
thellon hendekun midis pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës.
Ndërkaq, për secilën prej tezave ka argumente bindëse. Në një spektër të
tillë të qëndrimeve, hipotezave dhe argumenteve, të vërtetën për globali-
zimin duhet kërkuar në analiza parimore dhe objektive të ngjarjeve dhe të
ndodhurave reale.
      Globalizimi është proces asimetrik. Niveli i ndryshëm zhvillimor i
vendeve, mund të merret si shkas kryesor që një pjesë e madhe e tyre nuk
mund të integrohet në rrjedhat ekonomike botërore, përkatësisht nuk
mund t'i shfrytëzojë në masë të mjaftueshme. Disa nga këto vende gjen-
den edhe jashtë procesit të globalizimit, përafërsisht janë të "humbura" në
te. Ky margjinalizim, në fazën e tashme të globalizimit, është proces i
pashmangshëm për arsye se në vetë globalizimin është i artikuluar mode-
li i "fundamentalizmit të tregut", i cili, sipas definicionit përkufizi-mit
vepron në bazë të parimit qendro-periferi, përkatësisht prodhon dispari-
tete rajonale, duke i avancuar të zhvilluarit dhe duke i nënshtruar të
pazhvilluarit.
      periferi, përkatësisht prodhon disparitete rajonale, ûarit dhe duke i
nënshtruar të pazhvilluarit.
      Qëndrimi i mëparshëm do të na sqarohet nëse nisemi nga një tezë
tjetër që nocioni globalizim në sytë e njerëzve të rëndomtë përjetohet si


3
    IMF, World Economic Outilok, May 1995.
94                                     Dr. Skender Berisha

shumëdimensional. Kështu, për shembull, si qytetarë të një shteti, njerëzit
janë më të lumtur nëse konsumojnë prodhime të një shteti tjetër, që mund
të investojnë në një shtet tjetër, që fitojnë të ardhura në një shtet tjetër,
janë më të lumtur nëse dijnë më shumë për vendet tjera, domethënë shu-
më më tepër dhe më ndryshe sesa më parë.
      Pastaj, nëse punëtorët e një vendi, pronarët e kompanive, janë të
vetëdijshëm se përmes procesit të globalizimit rritet konkurrenca, bëhet
fitues ose humbës në afat të shkurtër, ruhet ose humbet vendi i punës,
kompania, etj., atëherë dilemat për globalizim janë të pashmangshme.
Njerëzit si etnos, me rritjen e kulturës ndërkombëtare, gjithmonë e më
tepër ndihen sikur është e rrezikuar kultura e tyre kombëtare ose lokale
nga vendet lidere të botes, të cilët bëjnë diskriminim të pamëshirshëm
ndaj vlerave kulturore të tyre edhe atë përmes masmediumeve, infor-
matikës dhe gjuhës. (mund të thuhet se gjuha angleze u bë gjuhë botërore
për komunikim).
      Globalizimi ka edhe ndikim politik mbi vendet të cilat janë në inte-
grimet ekonomike kryesore në bote, siç janë: Unioni Evropian (EU), Orga-
nizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), etj.4
      Mund të thuhet se globalizimi, në radhë të parë, ka dimensionin eko-
nomik: rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, të drejtpër-
drejta, globalizimi i tregjeve financiare, prodhimi i integruar ndërkombë-
tar, firmat ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve,
fundi i ekonomive kombëtare, etj. Mirëpo, nuk duhet nënçmuar edhe
dimensionet tjera të globalizimit: dimensioni politik, dimensioni kulturor,
dimensionin informativ, dimensioni i mjedisit, dimensioni social, etj.
      3. Migrimi i popullatës- nuk është vetëm karakteristikë e globalizi-
mit, sepse migrimi ka traditë historike. Pas zbulimit të Amerikës (1492),
janë të njohura migrimet, në fillim nga Evropa, kurse më vonë, nga Afrika
si skllevër.
      Sot, migrimi i popullatës bëhet në drejtim të Amerikës Veriore
(SHBA-së dhe Kanadasë), Evropës dhe Australisë. Në këto vende vazhdi-
misht po vjen e po rritet pjesëmarrja e emigrantëve në popullatën ven-
dëse. Sipas të dhënave të vitit 1990,5 pjesëmarrja e emigrantëve në
popullatën e përgjithshme ishte kështu: në Amerikën Veriore (SHBA dhe
Kanada) 8,6%, në Evropë 5,0%, kurse në Australi 17,8%.


4
    Georg Soros - Kriza e kapitalizimit global, Kultura, Shkup.1992,fage,16.
5
    OECD, Report, 1991. Vetëm ne Vankuver (Kanada) prej 1,6 milionë banorë, afro 500.000
    janë me prejardhje nga Koreja, Kina, India, Filipinet, etj., gjë që do të thotë se mbi 30% te
    popullatës , janë emigrantë.
95                    Globalizimi - proces i pashmangshëm

      Pra, historikisht si edhe gjatë globalizimit, migrimi i popullatës bëhet
prej vendeve në zhvillim në vendet e zhvilluara. Nga kjo, mund të thuhet
se shkaku kryesor i migrimeve është faktori ekonomik, përkatësisht,
kërkesa për kushte më të mira të jetesës. Natyrisht, përveç faktorit ekono-
mik, njerëzit emigrojnë edhe për shkak të bindjeve politike, kombëtare,
religjioze, familjare, të sigurisë, etj.
      4. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë- është një prej karakteristi-
kave kryesore të globalizimit. Zhvillimin e vet më të lartë, teknologjia
arriti mu në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, pra në kohën e globa-
lizimit. Pa një zbatim të teknologjisë së lartë, bota sot nuk do të kishté
këtë nivel të zhvillimit ekonomik, të standardit jetësor dhe të civilizimit.
Fatmirësisht, kjo teknologji e lartë nuk zbatohet vetëm në vendet e zhvi-
lluara si më parë, por zbatimi i saj vazhdimisht po vie duke u rritur edhe
në vendet në zhvillim. Me zbatimin e teknologjisë së lartë, vendet në
zhvillim do të shtojnë punësimin dhe të ardhurat, do të përmirësojnë
standardin jetësor dhe, rrjedhimisht do të zvogëlojnë varfërinë, gjëra këto
që kanë rëndësi jetike për këto vende. Sipas disa të dhënave, sot gati
gjysma e popullatës zbaton, si në prodhim, ashtu edhe në konsum, të
arriturat e larta teknologjike, në radhë të parë kompjuterët dhe disa mjete
të tjera të telekomunikimit. Zbatimi i kësaj teknologjie ka kahe të rritjes
dhe të zgjerimit edhe në pjesën tjetër të popullatës botërore.
      Përhapja e ideve, e lajmeve dhe informatave nëpërmjet internetit,
mundëson informimin e shpejtë të njerëzve për politikë, ekonomi, nor-
mën e interesit, mjekësinë, etj., të cilat kanë rëndësi vitale për jetën dhe
biznesin e suksesshëm.
      Bartja (transferi) i teknologjisë bëhet në shumë forma, por ato më
kryesore janë: - në forme të mallrave (kompjuterë, makina, faksa, telefona
mobilë, etj.) dhe - në forme të patentave.
      Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë, po e zvogëlon hendekun mi-
dis vendeve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, midis veriut dhe jugut,
midis Evropës dhe Afrikës, midis Amerikës Veriore dhe Amerikës Latine.
      5. Deindustrializimi - është një prej karakteristikave të rëndësishme
të globalizimit. Me termin deindustrializim nuk duhet të kuptojmë vetëm
ngushtimin dhe zvogëlimin e degëve industriale, zvogëlimin e të punë-
suarve në industri, etj., por, me te duhet të kuptojmë edhe bartjen e indus-
trisë prej vendeve të zhvilluara (SHBA, UE dhe Japoni), në ato që janë në
zhvillim, sidomos në "tigrat e vegjël ekonomikë" (Kore Jugore, Hong-
Kong, Tajvan, Singapur, dhe Malezi). Natyrisht, kjo bartje nuk përfundon
vetëm në këto vende, por ajo vjen e zgjerohet edhe në vende të tjera që
janë në zhvillim e që kanë pasuri natyrore dhe resurse njerëzore.
96                           Dr. Skender Berisha

      Sipas shumë analistëve e studiuesve ekonomikë, deindustrializimi
shton papunësinë në SHBA, Unionin Evropian dhe në Japoni dhe, për
pasojë, shfaqen trazira dhe tensione të shpeshta sociale. Kjo është më se e
vërtetë, prandaj asaj duhet ti kushtojmë rëndësi të veçantë gjatë procesit
të globalizimit. Kur kësaj i shtojmë edhe shfaqjen e problemeve të reja, siç
janë: ndotja e ambientit jetësor, terrorizmi ndërkombëtar, shpeshtimi i
luftërave lokale, kyçja e vendeve në zhvillim dhe atyre ish socialiste në
tranzicion në ekonominë botërore, atëherë realizimi i globalizimit po vjen
duke u vështirësuar. Mendojmë se, me një globalizim më real dhe më
human, mund të tejkalohen këto probleme dhe globalizimi do të jetë më i
pranueshëm, më i mbështetur dhe më atraktiv për shumicën e vendeve
dhe të njerëzve në bote.
      M’u për këtë arsye, shumë analistë dhe studiues në botë janë skepti-
kë dhe me kontraargumente që paraqesin, dyshojnë në cilësinë dhe rezul-
tatet pozitive të globalizimit. Prandaj, globalizimi ka përkrahësit dhe
kundërshtarët e vet.
      Përkrahësit e globalizimit janë kryesisht nga vendet e zhvilluara, me
në krye SHBA-ne, Japoninë, Gjermaninë, etj., të cilët globalizimin e konsi-
derojnë si lokomotivë të zhvillimit të ardhshëm ekonomik në bote. Këtë e
argumentojnë me të arriturat e mëdha që u realizuan gjatë dekadave të
fundit në shumë fusha ekonomike, siç janë: prodhimi botëror, GDP për
capita, tregtia ndërkombëtare, financimi ndërkombëtar, teknika dhe tek-
nologjia, informatika, etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e duk-
shme të standardit dhe të mirëqenies njerëzore.
      Madje, një ekonomist japonez, globalizimin e simbolizon me katër " i
" investimet, industria, informata dhe individualiteti. Të gjitha këto, sipas
tij, kanë përparuar shumë, fal globalizimit.
      Përkrahësit, globalizimin e konsiderojnë si një proces të paevitue-
shëm dhe të pakthyeshëm, dhe që do ti përfshijë të gjitha vendet dhe të
tëra fushat e jetës në bote.
      Kundërshtarët e globalizimit janë kryesisht nga vendet në zhvillim,
ithtarë të proteksionizmit dhe të intervencionizmit. Brenda tyre veçohen
disa kategori njerëzore, si për shembull, ekologjistë, feministë, anarkistë,
të gjelbrit, neokomunistë, etj. Kundërshtarët, globalizmin e shikojnë me
skepticizëm dhe dyshojnë në zhvillimin e ardhshëm ekonomik botëror.
Madje, globalizmin ata e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të pabarazisë
dhe të thellimit të hendekut midis shteteve të zhvilluara dhe të atyre në
zhvillim, pastaj të shfaqjes së varfërisë, të papunësinë, të sëmundjeve epi-
demike dhe të ndotjes së ambientit.
97                    Globalizimi - proces i pashmangshëm

     Kundërshtarët po e shprehin mllefin e vet ndaj globalizimit me reagi-
me, protesta, demonstrata dhe mitingje, që po organizohen me rastin e tu-
bimeve të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë ato të Organizatës Botë-
rore të Tregtisë (WTO), të institucioneve financiare botërore (IMF dhe
IBRD, të G-7 (Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara në botë), etj. Reagimet
dhe protestat e fundit, janë mbajtur në Sjetëll (SHBA), në Uashington, në
Prage te Çekisë, ne Kvebek (Kanada), ne Napoli dhe së fundi në Hong-
Kong. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre protestave tubohen nga të
gjitha anët e botës (kanë organizim të mirë fal internetit), i bllokojnë rru-
gët, avenytë dhe sheshet, duke kërkuar ndërprerjen e tubimeve ndërkom-
bëtare, pasi ato shkojnë në dëm të njerëzimit në botë.
     Prandaj, shumë politikanë në botë, kur flasin për globalizimin,
shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human, me perspekti-
vë, por, si çdo fenomen i madh, edhe ai, i ka dobësitë dhe problemet e
veta.

     3. Problemet dhe pasojat e globalizimit

     Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një
artikull të Daniel Bell, në vitet '80 të shekullit të kaluar, fjalia e shumë-
cituar se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla,
dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, është zhvlerësuar. Problemet
globale janë aq të mëdha sa që shtetet e ndryshme, individualisht nuk
mund ti zgjidhin. Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i
tepërt, siç vlerësojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të
zgjidhjes së problemeve, si nën, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalin
në skenë. Kufijtë, dikur të ngurte të territorit, të pushtetit dhe të popullit
të një shteti, tashmë janë më të zgjeruar. Ky proces ka ardhur në shprehje
sidomos brenda Unionit Evropian (EU), ku shtetet e këtij Unioni ia kanë
dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësinë e përbashkët
monetare- Euro.
     Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja , por proceset janë për-
shpejtuar dhe kanë arritur në përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore,
ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu qëndron edhe risia e globalizimit.
     Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspekte të tjera siç janë: shkatë-
rrimi i mjedisit, problemi social, etj. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpër-
ndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin.
Këtë e nxjerrë në pah me force edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve
të globalizimit. Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet
98                            Dr. Skender Berisha

globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel
global.
     Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytëso-
re të pagës, me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konku-
rrencës globale, kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindi-
kaltat paralajmërojnë për rrezikun nga "Dumping social" .
     Faktorë të tjerë, si për shembull, niveli i arsimimit apo prezenca në
treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm.
     Dimensioni social i globalizimit nënkupton, sa duhet të jetëglobalizi-
mi i njerëzve, përkatësisht si të ndryshojë ai: prej globalizimit të tregjeve,
të bëhet globalizimi për jetesën, demokracinë, të drejtat e njeriut, bara-
zinë, etj.
     Rruga e tashme e globalizimit doemos duhet të ndryshojë. Një grup
shumë i vogël merr pjesë në favor të tij, një grup tjetër i madh nuk vendos
për dizajnimin e tij dhe as që ndikon në përcaktimin e kahes së tij.
     Rezultatet e globalizimit qëndrojnë në atë s e ç 'bëjmë ne me to. Ato
varen nga politikat, rregullat e institucioneve të cilat e drejtojnë kahen e
globalizimit, vlerat që i inspirojnë autorët e tij, etj. Në këtë kuptim dimen-
sioni social i globalizimit është kritik por me porosi pozitive: ai beson se
dobitë nga globalizimi duhet që të zgjerohen, rezultatet të ndahen më
mirë, shumë nga problemet të zgjidhen, etj.
     Gjykimi social për globalizimin është sipas asaj se ç'fitohet prej saj.
Edhe pse shumë prej sëmundjeve të botës së sotme- varfëria, mungesa e
punës respektive, zvogëlimi i të drejtave të njeriut etj,- kanë ekzistuar një
kohë të gjatë, para fazës së tanishme të globalizimit, ai tani fuqizohet. Për
shumë kë, globalizimi e dislokon mënyrën tradicionale të jetesës edhe në
komunitetet lokale, e zvogëlon hapësirën e qëndrueshme dhe llojlloj-
shmërinë kulturore. Në procesin e tanishëm të marrëdhënieve ndërkufi-
tare dhe lidhjeve të ndërsjella, debatimi bëhet jo vetëm për jobarazinë mes
vendeve, por edhe për jobarazinë brenda vendeve të caktuara. Debati për
globalizimin transformohet shpejt në debat për demokracinë dhe të
drejtën sociale në ekonominë e globalizuar.
     Në kuadër të dimensionit social të globalizimit, ne duhet t'i shtrojmë
këto pyetje:
     Ku qëndrojmë sot?
     Ku dëshirojmë të shkojmë, përkatësisht si të veprojmë në të ardhmen?
     Si mund ta fitojmë atë, përkatësisht si mund ta përfundojmë?
     1) Sa i përket pyetjes ku qëndrojmë sot?, mund të konstatojmë se
ekzistojnë jobarazi të thella, përkatësisht jobarazpeshë në punimet rrje-
dhore të ekonomisë globale të cilat janë etnikisht të papranueshme, kurse
99                    Globalizimi - proces i pashmangshëm

politikisht të paqëndrueshme. Ekonomia transformohet në globale, kurse
institucionet sociale dhe politike mbeten kryesisht lokale, nacionale ose
rajonale. Nevojitet kornizë më e mirë institucionale dhe politike nëse
dëshirohet që të realizohen premtimet për globalizimin si proces pozitiv.
      Jobaraspesha ndërmjet ekonomisë dhe shoqërisë (institucioneve) e
mposhtë të drejtën sociale:
      Ekziston ndarje në rritje në mes ekonomisë formale globale dhe eks-
pansionit të ekonomisë joformale të zezë në shumë vende. Shumica e nje-
rëzve në bote që jetojnë dhe punojnë në ekonominë joformale, vazhdojnë
të jene të shkyçur prej pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në tregjet dhe në
globalizim të bazuar në baza korrekte dhe të barabarta. Ata nuk
      Mund t’i qasen pronës dhe të drejtave vetanake, përkatësisht nuk
kanë mundësi të futen në transaksione produktive ekonomike;
      Dobitë nga globalizimi shpërndahen në mënyrë të jobarabartë ndër-
mjet shteteve dhe brenda shteteve. Ekziston polarizimi në rritje ndërmjet
fituesve dhe humbësve.
      Ekziston jobarspeshë në rregullat globale. Rregullat ekonomike dhe
institucionet mbizotërojnë mbi rregullat sociale dhe institucionet, kurse
efikasiteti i rregullave ekzistuese dhe të institucioneve ndërmjet veti, tes-
tohen me realitetin global. Për shembull, tregtia dhe industria liberalizo-
hen, kurse agrokompleksi mbetet i mbrojtur. Ose, mallrat dhe kapitali
qarkullojnë shumë më lirshëm tej kufirit, se sa njerëzit.
      Ndryshimet strukturale për adaptim, pa vendime dhe zgjidhje ade-
kuate sociale dhe ekonomike, sjellin josiguri për punëtorët dhe biznes-
menët gjithandej, si në Veri ashtu edhe në Jug. Femrat, punëtorët pa kua-
lifikime dhe njerëzit pa pasuri, janë më të goditur. Papunësia mbetet rea-
litet për shumicën e popullatës botërore.
      Institucionet udhëheqëse nacionale dhe ndërkombëtare sot, nuk ta-
kohen krahas me kërkesat e reja të njerëzve dhe të vendeve për përfaqë-
sim dhe vendimmarrje.
      a) Ekziston mungesa e besimit publik në sjelljen globale të vendime-
ve të Kombeve të Bashkuara, të institucioneve të Bretonvuds-it, të Orga-
nizatës Botërore të Tregtisë dhe të ngjashme.
      b) Tregu global ka mungesë të institucioneve për mbikëqyrje pub-
like, kurse shumë vende mundësojnë tregje nacionale me legjitimitet dhe
stabilitet.
      2. Në pyetjen se ku duhet të shkojmë?, përgjigjemi me vizion se
procesi i globalizimit duhet t’i vendosë njerëzit në vendin e duhur që të
jetë proces i cili e respekton dinjitetin njerëzor dhe vlerën e barabartë të
çdo qenie.
100                           Dr. Skender Berisha

     Bëhet fjalë pra për globalizim me dimensione sociale që i përkrah
vlerat njerëzore dhe mirëqenien e njerëzve. Me rëndësi për dimensionin
social të globalizimit është: që të bazohet në vlerat universale të cilat kër-
kohen prej të gjithë aktorëve, siç janë: shteti, organizatat ndërkombëtare,
bizneset, puna, shoqëria civile dhe mediat.
     3. Në fund shtrohet pyetja si ta arrijmë këtë? Zgjidhja është në siste-
min multinacional të Kombeve të bashkuara, si institucion i paevitu-
eshëm për aksionin global.
     Që të mund të vlerësohet ndikimi social i globalizimit, është me
rëndësi që, përpos përformansave ekonomike, të analizohet se ç'bëhet me
punësimin, jobarabarësinë në të ardhurat dhe me varfërinë në dy dekadat
e fundit.
     Globalizimi është proces i cili paralelisht shkakton dy gjendje të
ndryshme:
     1. Gjendje të hapjes të ekonomive nacionale me prishjen e kufirit
ekonomik të tregjeve nacionale, për shkak të shtrirjes në tregun unik
botëror, dhe
     2. Gjendja e divergjencës së mëtejshme ndërmjet pjesës së pasur dhe
të varfër të botës, me rritjen e hendekut midis tyre.
     Gjendja e vërtetë është rezultat i trendit të përgjithshëm të libera-
lizimit të tregtisë botërore dhe regjimit të lëvizjes së kapitalit. Dekada e
fundit e shekullit të XX do të mbetet në kujtesë për rrëzimin e kufijve
ekonomikë në botë, gjë që zgjoi interes të madh edhe në botën e zhvilluar
dhe atë të pazhvilluar.
     Punëtorët e botës së zhvilluar janë të shqetësuar për shkak të graviti-
mit të kapitalit në drejtim të punës së lirë, që është në lidhshmëri me
fondin e" shteteve me begati" në ekonominë e tregut, shkaktoi tensione të
fuqishme sociale edhe në vendet e zhvilluara.
     Në vendet e pazhvilluara shqetësimi është i të njëjtës natyrë,
përkatësisht liberalizimi e nxiti proteksionizmin e fshehur në nivel global,
prandaj fitimi i sovranitetit ekonomik nacional për shtetet e pazhvilluara
bëhet gjithnjë e më i rende. Për kyçje në "specializimin" botëror , vendet e
pazhvilluara praktikojnë eksploatimin e vet, duke "shitur" fuqi punuese
tepër të lirë, në krahasim me vendet e zhvilluara. Me fjalë të tjera, vendet
e pazhvilluara, në ndarjen ndërkombëtare të punës, përkatësisht në
këmbimin e lirë, kyçen me përparësinë e vetme që kanë të mundshme -
me fuqinë punëtore të lirë.
     Konvergjenca manifestohet, nga njëra anë, përmes trendit të uljes së
shifrave absolute të njerëzve më të varfër në bote dhe nga ana tjetër,
përmes zgjerimit të perimetrit të ekonomisë botërore. Për shembull, ne
101                         Globalizimi - proces i pashmangshëm

vitin 1993, bota ishte e brengosur për fatin e 1.3 miliardë njerëzve, të cilët
jetonin me më pak se l dollar në ditë, kurse në vitin 2001, varfërinë aso-
lute e ndjenje 1.2 miliardë njerëz nga popullata e përgjithshme botërore.
Domethënë më pak se një decenie "të lumturit" , 120 milionë të varfër u
tërhoqën nga grupi më ekstrem të të varfërve duke iu falënderuar
kapitalit të jashtëm, të cilit ia shitën punën e vet për disa centë në orë, ose
nga ndihma e jashtme dhënë botës së pazhvilluar.6
      Për botën si tërësi, hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore të
Punës (ILO), tregojnë se papunësia e hapur është rritur në dekadën e
fundit për më se 188 milionë në vitin 2003.
      Globalizimi nuk është proces simetrik, por është proces që e
karakterizojnë asimetria e shkallës së lartë apo më të ulët. Prej asimetrive
nuk është i kursyer as tregu i punës. Për derisa tipet tjera të tregjeve
nëpërmjet liberalizimit, integrohen në tregun botëror, ky nuk është rast
për tregun e punës- ai nuk liberalizohet, kurse me këtë, lëvizja e lirë e
këtij faktori has në barriera. Me fjalë të tjera: është evidente se mobiliteti i
sipërmarrësve është prezent, kurse këtë privilegj nuk e gëzojnë punëtorët.
Kjo anomali, si duket nuk do të jetë me "afat të shkurtër. Argumenti qën-
dron në krizën e punësimit prezent edhe në pjesët e zhvilluara dhe ato të
pazhvilluara të botës. Tregu i punës, në fakt, është i eliminuar nga procesi
i liberalizimit për shkak të numrit të pamjaftueshëm të vendeve të punës
në shtetet me industri të zhvillimit të lartë dhe për shkak të papunësisë së
madhe, veçanërisht të punëtorët me kualifikime të ulëta, si rezultat i
ndryshimeve strukturale, rritjes së produktivitetit dhe zvogëlimit të
nivelit të rritjes ekonomike.
      Të dhënat alarmojnë se pabarazia rritet më së shumti kur zhvillimi
tekniko-teknologjik është më intensiv, ashtu që faktori i civilizimit bëhet
me shumë barrë se sa gëzim. Lidhjet ndërmjet pjesës së zhvilluar dhe të
pazhvilluar të botës, me të vërtetë përjetojnë modifikime, por megjithatë
mbetet fakti që të zhvilluarit pasurohen në kurriz të botës së pazhvilluar.
      Globalizimi nuk do të thotë se gjithçka mund te rregullohet dhe
zgjidhet pa probleme. Por, globalizimi mund të instrumentalizohet si
argument apo si shtrat për kërcënime largimi.




6
    The Report of the World Commission on the Social Dimenzion of Globalization:
    A fair globalization- Crating opportunities for all, International Labour Organization,
    2004, http:/www. dadalos.org/ globalisierung alb/index.htm
102                                  Dr. Skender Berisha

        4. Qeverisja globale

     Nëse problemet dhe pasojat gjithnjë e më shumë marrin karakter
global, atëherë duhet të globalizohet edhe zgjidhja politike e tyre. Për këtë
ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombë-
tar. Meqenëse kjo do të mbetet të paktën për një kohë utopi dhe, sipas
mendimit të shumë analistëve, e dhe e padëshiruar, janë duke u kërkuar
rrugët dhe mënyrat e tjera (të reja) për organizimin dhe qeverisjen e
epokës së globalizimit.
     Qeverisja e globalizimit përcaktohet si:
     - qeverisje dhe qeveri botërore;
     - politikë e brendshme botërore;
     - politikë e Rendit të Ri Botëror;
     - politikë e shekullit XXI;
     - kundërkoncepti i neoliberalizmit dhe
     - përgjigje ndaj globalizimit.
     Lidhur me këtë, Benjamin R. Barber thotë: "Kapitalizmi është një
tigër i fuqishëm dhe i madh, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për te
gjallëruar ekonominë- duke presupozuar që forcat e tij zbuten nëpërmjet
institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga
kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të
ngjashme me një tigër, i ka rifituar sërish të gjitha instinktet e tij grabit-
qare. Prandaj qëllimi i qeverisjes globale është rizbutja e "tigrit" të liruar
nga globalizimi.7
     Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qen-
drave kryesore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagji-
nueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale e shkatërrimtare për
shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe
probleme të tjera, pasojë të globalizimit (ekonomik), mund të trajtohen në
mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të
bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet
globale të tjera siç janë ato mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombë-
tar deri në përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike.
     Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjera, shteti kombëtar
është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua "zbutja e parë dhe e suk-
sesshme e kapitalizmit". T kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet n
mënyrë standarde, janë n një raport disproporcioni me çkufizimin përmes

7
    Marrë nga: Dirk Messner & Franz Nuscheler, Koncepti Global; Governace - Stadi dhe
    perspektivat ; INEF- Report, fletorja 67/2003. Instituti për Zhvillimin dhe Paqën, Autori:
    Ragnar Muler .
103                   Globalizimi - proces i pashmangshëm

globalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shte-
tërore, siç është për shembull garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në
epokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mund t'i realizojë me vetë.
     Qeverisja globale nuk është një projekt romantik për një "botë të vet-
me" të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit.
Konceptet e Qeverisjes Globale përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për
problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidh-
jen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arki-
tektët e Qeverisjes globale e shohin veten shpesh si objekte të qortimit, se
projektet e tyre janë utopike.
     Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive,
nëse shtetet e Bashkuara kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, për
shembull, duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e
rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? Kush pra,
duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve dhe të sipërmarrjeve?
     Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv:
përmes kujt do të legjitimohen vendimet ? Qeverisja Globale duhet të jetë
në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë
ndërtojnë një raport të tendosur me njëra-tjetrën.
     Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqë-
rive e shohim të Union Evropian, i cili mund të vlejë edhe si laborator për
Qeverisjen Globale. Në kuadër të Unionit Evropian mund të shihet mjaft
qartë dilema e tematizuar mes efiçiencës dhe demokracisë, ku duhet
mbajtur vazhdimisht parasysh që ngjashmëria mes shteteve evropiane
është natyrisht shumë më e madhe se sa është standardi botëror.
     Pra, njerëzimi gjendet në një pikë vendimtare të historisë së tij. Jemi
duke e përjetuar një pabarazi në rritje mes dhe brenda popujve, një var-
fëri gjithnjë e më të madhe, gjithnjë e më tepër uri, sëmundje, analfabeti-
zëm si dhe një dëmtim në rritje të sistemeve ekologjike, prej të cilave
varet mirëqenia jone. Përmes bashkimit të interesave për mjedisin dhe
zhvillimin, si dhe përmes një vëmendjeje më të madhe ndaj tyre, mund
t’u përgjigjemi nevojave bazë, të përmirësojmë standardin e jetesës për të
gjithë njerëzit, të mbrojmë dhe të menaxhojmë më mirë sistemet ekolo-
gjike si dhe të garantojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë. Kjo nuk
mund të arrihet assesi nga një komb i vetëm, por nga ne të gjithë, por në
një partneritet global, i cili orientohet për nga zhvillimi i qëndrueshëm.
     Për të arritur këtë, amerikani i njohur me origjine hungareze, z.
George Soros, me librin e tij më të ri "On Globalization" (Mbi Globali-
zimin), globalizimin përpiqet ta përkufizojë si qarkullim të lirë të
kapitalit, tregjeve financiare së bashku me kompanitë transnacionale
104                           Dr. Skender Berisha

nëpër të gjitha ekonomitë kombëtare, e diku edhe si proces i cili e zgjon
konkurrencën globale në të gjitha meridianët e botës. Soros, si njeri i invo-
lvuar në lojën e globalistëve botëror mendon se për ta globalizuar pla-
netin, do të duheshin institucionet globale të cilat do merrnin përgjegjësi-
në për mbarë njerëzimin në mileniumin që po hyjmë. Në këtë kontekst ai
parasheh një reformim të konsiderueshëm të institucioneve të sotme
globale, siç janë: Banka Botërore, Pakti i Stabilitetit, Fondi Monetar Ndër-
kombëtar, etj

      Përfundimi

      Ideja për globalizim nuk është e sotme, por intensivisht dhe siste-
matikisht për të flitet prej fundit të shekullit të XX.
      Globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën dhe mbështe-
tet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e hapur dhe të tregut,
duke respektuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Globalizimi zvogëlon
rolin e kufijve shtetëror dhe bashkon tregjet kombëtare në një treg të
përbashkët dhe unik botëror.
      Karakteristikat kryesore të globalizimit janë rritja e tregtisë ndërkom-
bëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i populla-
tës, zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë dhe industrializimi.
      Shumë analistë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencoj-
në se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillë
është i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobë-
sitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kun-
dërshtarë të globalizimit.
      Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjenden
idetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund të
jetë utopi.

      Literatura

1. Berisha dr. Skender - Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, 2002.
2. Berisha dr. Skender - Integrimet ekonomike evropiane, Prishtinë, 2005,
3. Dirk Messner/ Franz Nuscheler- Konsepti Global Governance - Stadi dhe
perspektivat, INEF Report, Autor Rognar Müller
4. Kristo,Ilia- Biznesi ndërkombëtar, Tiranë, 2002
5. Soros George - On Globalization, Washington D.C. 2002
6. Sidjanski Dusan - Federalisticka buducnost Evrope, Beograd, 1996.
7. M. Sveticanin & H. Singer - The World Economy, "Challenges of Globalization
and Regionalization", London, Macmillan Press, 1996.

More Related Content

What's hot

Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiErgi Nushi
 
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimitPunim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimitShpejtim Rudi
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutmelissa cani
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitJetmira Sula
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari sara7991
 
globalizm ppt (albanian ppt) best.
globalizm ppt (albanian ppt) best.globalizm ppt (albanian ppt) best.
globalizm ppt (albanian ppt) best.Shuka Enion
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet16211903
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareElsa Marku
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 
14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-itXhoana Pepa
 
Historiku i internetit
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit Zamira Hodaj
 
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiUji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiFisnik Morina
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoliSaimir Dine
 
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALENDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALEroni45
 

What's hot (20)

Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimitPunim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
Punim seminarik globalizimi dhe - probleme të globalizimit
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Projekt.qytetari
Projekt.qytetari Projekt.qytetari
Projekt.qytetari
 
globalizm ppt (albanian ppt) best.
globalizm ppt (albanian ppt) best.globalizm ppt (albanian ppt) best.
globalizm ppt (albanian ppt) best.
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptare
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it
 
Historiku i internetit
Historiku i internetit Historiku i internetit
Historiku i internetit
 
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiUji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
 
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALENDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
NDOTJA E MJEDISIT NE SHKALLE GLOBALE
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 

Viewers also liked

Aspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I GlobalizimitAspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I Globalizimitha 15753
 
Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1ha 15753
 
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiBiznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiTo1X
 
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)Mustaf Ameti
 
Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetit
Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetitBrexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetit
Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetitLirie Aliu
 
Plani strategjik i Korporates Walmart
Plani strategjik i Korporates WalmartPlani strategjik i Korporates Walmart
Plani strategjik i Korporates WalmartTarget
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetarpranvera123
 
Integrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike EvropianeIntegrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike EvropianeFerit Sadullahi
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitAnida Ago
 
Biznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetarBiznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetarMenaxherat
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeMenaxherat
 
Inegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeInegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeMenaxherat
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 

Viewers also liked (16)

Aspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I GlobalizimitAspekti Politik I Globalizimit
Aspekti Politik I Globalizimit
 
Globalizimi 1
Globalizimi 1Globalizimi 1
Globalizimi 1
 
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - GlobalizimiBiznes Nderkombetare - Globalizimi
Biznes Nderkombetare - Globalizimi
 
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
Ndikimi i globalizmit në raportet e në mes të shoqëeisë dhe politikës (1)
 
Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetit
Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetitBrexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetit
Brexit pasojat e globalizimit apo frike nga humbja e identitetit
 
Plani strategjik i Korporates Walmart
Plani strategjik i Korporates WalmartPlani strategjik i Korporates Walmart
Plani strategjik i Korporates Walmart
 
81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar81438428 biznesi-nderkombetar
81438428 biznesi-nderkombetar
 
Integrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike EvropianeIntegrimet Ekonomike Evropiane
Integrimet Ekonomike Evropiane
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
 
Biznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetarBiznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetar
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike Europiane
 
Inegrimet Ekononike
Inegrimet EkononikeInegrimet Ekononike
Inegrimet Ekononike
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 

Similar to 12982581 procesi-i-globalizimit

Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02
Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02
Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02arbini
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiTregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiGetoarSalihu
 
Globalizimi -mr_rejhan_neziri
Globalizimi  -mr_rejhan_neziriGlobalizimi  -mr_rejhan_neziri
Globalizimi -mr_rejhan_neziripajtim000
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMenaxherat
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetarekulla 2010
 
2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimet2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimetValdet Shala
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Menaxherat
 
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatAnita Dogani
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEArtjola Dervishaj
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalali lacej
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Menaxherat
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe GlobalizimiBiznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe GlobalizimiMenaxherat
 
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetarguest59df372
 
2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..Menaxherat
 
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetarInstitucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetarMenaxherat
 

Similar to 12982581 procesi-i-globalizimit (20)

Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02
Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02
Aspektipolitikiglobalizimit 090522115503-phpapp02
 
Globalizim Final
Globalizim FinalGlobalizim Final
Globalizim Final
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe GlobalizimiTregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
Tregtia Nderkombetare dhe Globalizimi
 
Globalizimi -mr_rejhan_neziri
Globalizimi  -mr_rejhan_neziriGlobalizimi  -mr_rejhan_neziri
Globalizimi -mr_rejhan_neziri
 
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali JakupiMarketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
Marketingu Nderkombetar - Ali Jakupi
 
8 globalizimi dhe bioma fetare
8   globalizimi dhe bioma fetare8   globalizimi dhe bioma fetare
8 globalizimi dhe bioma fetare
 
2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimet2 tranzicioni dhe ndryshimet
2 tranzicioni dhe ndryshimet
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
 
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
 
Biznes Ndërkombëtar
Biznes NdërkombëtarBiznes Ndërkombëtar
Biznes Ndërkombëtar
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Ekonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-globalEkonomia ne-politiken-global
Ekonomia ne-politiken-global
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe GlobalizimiBiznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
Biznesi Nderkombetar dhe Globalizimi
 
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
1 Tema 1 Domosdoshmeri E Biznesit Nderkombetar
 
2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..2[1][1]. biz..
2[1][1]. biz..
 
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetarInstitucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
 

12982581 procesi-i-globalizimit

  • 1. Dr. Skender Berisha Globalizimi – Proces i pashmangshëm Hyrje Ideja për globalizim është e kamotshme, mirëpo për të flitet intensivisht dhe sistematikisht që nga vitet e' 90-ta të shekullit të kaluar, pra pas falimentimit të sistemit monist të vendeve socialiste të Evropës Lindore. Ndryshe nga idetë e mëhershme për një Rend të Ri Eko- nomik Ndërkombëtar human, globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën, si një kategori progresive të zhvilli- mit të shoqërisë bashkëkohore botërore. Globalizimi mbësh- tetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tre- gut dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Globalizimi është fenomen kompleks i cili ka efekte të dyanshme. Nga njëra anë, globalizimi është një integrim i kapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shte- tëror, me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Pra, ky fenomen përmban në vete procese të cilat çojnë drejt zvo- gëlimit të rolit të kufijve shtetërorë dhe të bashkimit të tregjeve kombëtare (shtetërore) në një treg të vetmin global (botëror). Nga ana tjetër, globalizimi akuzohet si një burim i sëmundjeve të ndryshme të shoqërisë bashkëkohore. Për këtë arsye, duhet kërkuar rrugë dhe mënyra të reja për organizimin dhe qeverisjen e epokës së globalizimit. Në këtë kontekst duhet një reformim i konsiderueshëm i institu- cioneve të sotme globale, siç janë: Organizata Botërore e Tregtisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, natyrisht në krye me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
  • 2. 92 Dr. Skender Berisha 1. Karakteristikat e globalizimit Duke u nisur nga mendimet e analistëve, sidomos ekonomistëve, globalizimi paraqitet si proces që shpie drejt integrimit më të madh të po- pujve në ekonomi, financa dhe shumë fusha tjera. Karakteristikat kryeso- re të globalizimit janë: rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncen- trimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë dhe deindustrializimi. 1. Rritja e tregtisë ndërkombëtare - është një prej karakteristikave kryesore të globalizimit. Kjo rritje, veç tjerash, është rezultat i konceptit të liberalizimit të tregtisë. Politika e konceptit të globalizimit të tregtisë ndërkombëtare është njëra prej parimeve kryesore që doli nga Konferen- ca Ekonomike Ndërkombëtare, e mbajtur në vitin 2000 në Davos (Zvicër). Tregtia liberale ndikon drejtpërdrejt në shtimin ekonomik dhe në rritjen e standardit jetësor. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, gjatë de- kadës 19801990, vendet e zhvilluara me tregti më liberale, patën një shtim ekonomik prej 2,3%, ndërsa ato, me tregti më paketliberale, vetëm 0,7%. Po ashtu, sipas këtij studimi, vendet në zhvillim me tregti më liberale, patën një shtim ekonomik prej 4,5%, ndërsa ato me tregti më pak liberale, vetëm 0,7%.1 Fal liberalizimit, duke zvogëluar doganat dhe duke hequr barrierat sasiore, eksporti botëror u rrit prej 1.901 miliardë dollarë, siç ishte në vitin 1980, në 5.397 miliardë në vitin 1998.2 Në këtë rritje ndikuan edhe zvogëli- mi i shpenzimeve të transportit dhe i komunikimeve me internet. Tregtia më e madhe në bote sot bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të internetit. Për shkak të rritjes së lidhjeve ekonomike midis sferave tregtare, gji- thnjë e më shpejt, po formohen blloqet e mëdha ekonomike në bote, siç ja- në: Amerika Veriore (SHBA, Kanadaja dhe Meksiko), Unioni Evropian ("pesëmbëdhjetëshja"evropiane me perspektivë të kyçjes së vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe vendet e zhvilluara të Azisë Lindore (Japonia, Koreja Jugore, Tajvani, Hong-Kongu, Singapori dhe Malajzia). 2. Rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar- është, po ashtu, karakteristikë e rëndësishme e globalizimit. Madje, në krahasim me treg- tinë ndërkombëtare, kapitali ndërkombëtar u rrit shumë më tepër. Kësh- tu, për shembull, gjatë periudhës 1983-1993, vlera e kapitalit ndërkombë- 1 Economic Reform and the Process of Global Integration, Washington D.C. 1995. 2 The World Bank, World Development Indicators, 2000.
  • 3. 93 Globalizimi - proces i pashmangshëm tar u rrit për 3,5 here, duke arritur kështu shumën prej afro 4000 miliardë dollarë.3 Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e kapitalit ndër- kombëtar, janë: rritja e shpejtë e normës së zhvillimit ekonomik, pasuritë natyrore, resurset njerëzore, infrastruktura solide dhe stabiliteti ekonom- mik, posaçërisht ai politik i vendit. Kapitali ndërkombëtar investohet kry- esisht brenda vendeve të zhvilluara, mirëpo në kohët e fundit, investimet ndërkombëtare po rriten sidomos në Amerikën Latine dhe Azinë Lindore (Japoni, Kore Jugore, Hong-Kong, Tajvan, Singapor dhe Malezi). Në de- kadën e fundit të shekullit të kaluar, këto investime nuk janë koncentruar vetëm në industrinë ekstraktive, pra, në shfrytëzimin e pasurive natyrore, por edhe në degë të tjera ekonomike. 2. Ç'është globalizimi? Në shumë debate për këtë çështje, globalizimi ekonomik tregohet njëkohësisht si fuqi konvergjente dhe divergjente, përkatësisht si proces i cili shpien drejt bashkimit të ekonomisë botërore, por edhe si proces i cili thellon hendekun midis pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës. Ndërkaq, për secilën prej tezave ka argumente bindëse. Në një spektër të tillë të qëndrimeve, hipotezave dhe argumenteve, të vërtetën për globali- zimin duhet kërkuar në analiza parimore dhe objektive të ngjarjeve dhe të ndodhurave reale. Globalizimi është proces asimetrik. Niveli i ndryshëm zhvillimor i vendeve, mund të merret si shkas kryesor që një pjesë e madhe e tyre nuk mund të integrohet në rrjedhat ekonomike botërore, përkatësisht nuk mund t'i shfrytëzojë në masë të mjaftueshme. Disa nga këto vende gjen- den edhe jashtë procesit të globalizimit, përafërsisht janë të "humbura" në te. Ky margjinalizim, në fazën e tashme të globalizimit, është proces i pashmangshëm për arsye se në vetë globalizimin është i artikuluar mode- li i "fundamentalizmit të tregut", i cili, sipas definicionit përkufizi-mit vepron në bazë të parimit qendro-periferi, përkatësisht prodhon dispari- tete rajonale, duke i avancuar të zhvilluarit dhe duke i nënshtruar të pazhvilluarit. periferi, përkatësisht prodhon disparitete rajonale, ûarit dhe duke i nënshtruar të pazhvilluarit. Qëndrimi i mëparshëm do të na sqarohet nëse nisemi nga një tezë tjetër që nocioni globalizim në sytë e njerëzve të rëndomtë përjetohet si 3 IMF, World Economic Outilok, May 1995.
  • 4. 94 Dr. Skender Berisha shumëdimensional. Kështu, për shembull, si qytetarë të një shteti, njerëzit janë më të lumtur nëse konsumojnë prodhime të një shteti tjetër, që mund të investojnë në një shtet tjetër, që fitojnë të ardhura në një shtet tjetër, janë më të lumtur nëse dijnë më shumë për vendet tjera, domethënë shu- më më tepër dhe më ndryshe sesa më parë. Pastaj, nëse punëtorët e një vendi, pronarët e kompanive, janë të vetëdijshëm se përmes procesit të globalizimit rritet konkurrenca, bëhet fitues ose humbës në afat të shkurtër, ruhet ose humbet vendi i punës, kompania, etj., atëherë dilemat për globalizim janë të pashmangshme. Njerëzit si etnos, me rritjen e kulturës ndërkombëtare, gjithmonë e më tepër ndihen sikur është e rrezikuar kultura e tyre kombëtare ose lokale nga vendet lidere të botes, të cilët bëjnë diskriminim të pamëshirshëm ndaj vlerave kulturore të tyre edhe atë përmes masmediumeve, infor- matikës dhe gjuhës. (mund të thuhet se gjuha angleze u bë gjuhë botërore për komunikim). Globalizimi ka edhe ndikim politik mbi vendet të cilat janë në inte- grimet ekonomike kryesore në bote, siç janë: Unioni Evropian (EU), Orga- nizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), etj.4 Mund të thuhet se globalizimi, në radhë të parë, ka dimensionin eko- nomik: rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, të drejtpër- drejta, globalizimi i tregjeve financiare, prodhimi i integruar ndërkombë- tar, firmat ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare, etj. Mirëpo, nuk duhet nënçmuar edhe dimensionet tjera të globalizimit: dimensioni politik, dimensioni kulturor, dimensionin informativ, dimensioni i mjedisit, dimensioni social, etj. 3. Migrimi i popullatës- nuk është vetëm karakteristikë e globalizi- mit, sepse migrimi ka traditë historike. Pas zbulimit të Amerikës (1492), janë të njohura migrimet, në fillim nga Evropa, kurse më vonë, nga Afrika si skllevër. Sot, migrimi i popullatës bëhet në drejtim të Amerikës Veriore (SHBA-së dhe Kanadasë), Evropës dhe Australisë. Në këto vende vazhdi- misht po vjen e po rritet pjesëmarrja e emigrantëve në popullatën ven- dëse. Sipas të dhënave të vitit 1990,5 pjesëmarrja e emigrantëve në popullatën e përgjithshme ishte kështu: në Amerikën Veriore (SHBA dhe Kanada) 8,6%, në Evropë 5,0%, kurse në Australi 17,8%. 4 Georg Soros - Kriza e kapitalizimit global, Kultura, Shkup.1992,fage,16. 5 OECD, Report, 1991. Vetëm ne Vankuver (Kanada) prej 1,6 milionë banorë, afro 500.000 janë me prejardhje nga Koreja, Kina, India, Filipinet, etj., gjë që do të thotë se mbi 30% te popullatës , janë emigrantë.
  • 5. 95 Globalizimi - proces i pashmangshëm Pra, historikisht si edhe gjatë globalizimit, migrimi i popullatës bëhet prej vendeve në zhvillim në vendet e zhvilluara. Nga kjo, mund të thuhet se shkaku kryesor i migrimeve është faktori ekonomik, përkatësisht, kërkesa për kushte më të mira të jetesës. Natyrisht, përveç faktorit ekono- mik, njerëzit emigrojnë edhe për shkak të bindjeve politike, kombëtare, religjioze, familjare, të sigurisë, etj. 4. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë- është një prej karakteristi- kave kryesore të globalizimit. Zhvillimin e vet më të lartë, teknologjia arriti mu në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, pra në kohën e globa- lizimit. Pa një zbatim të teknologjisë së lartë, bota sot nuk do të kishté këtë nivel të zhvillimit ekonomik, të standardit jetësor dhe të civilizimit. Fatmirësisht, kjo teknologji e lartë nuk zbatohet vetëm në vendet e zhvi- lluara si më parë, por zbatimi i saj vazhdimisht po vie duke u rritur edhe në vendet në zhvillim. Me zbatimin e teknologjisë së lartë, vendet në zhvillim do të shtojnë punësimin dhe të ardhurat, do të përmirësojnë standardin jetësor dhe, rrjedhimisht do të zvogëlojnë varfërinë, gjëra këto që kanë rëndësi jetike për këto vende. Sipas disa të dhënave, sot gati gjysma e popullatës zbaton, si në prodhim, ashtu edhe në konsum, të arriturat e larta teknologjike, në radhë të parë kompjuterët dhe disa mjete të tjera të telekomunikimit. Zbatimi i kësaj teknologjie ka kahe të rritjes dhe të zgjerimit edhe në pjesën tjetër të popullatës botërore. Përhapja e ideve, e lajmeve dhe informatave nëpërmjet internetit, mundëson informimin e shpejtë të njerëzve për politikë, ekonomi, nor- mën e interesit, mjekësinë, etj., të cilat kanë rëndësi vitale për jetën dhe biznesin e suksesshëm. Bartja (transferi) i teknologjisë bëhet në shumë forma, por ato më kryesore janë: - në forme të mallrave (kompjuterë, makina, faksa, telefona mobilë, etj.) dhe - në forme të patentave. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë, po e zvogëlon hendekun mi- dis vendeve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, midis veriut dhe jugut, midis Evropës dhe Afrikës, midis Amerikës Veriore dhe Amerikës Latine. 5. Deindustrializimi - është një prej karakteristikave të rëndësishme të globalizimit. Me termin deindustrializim nuk duhet të kuptojmë vetëm ngushtimin dhe zvogëlimin e degëve industriale, zvogëlimin e të punë- suarve në industri, etj., por, me te duhet të kuptojmë edhe bartjen e indus- trisë prej vendeve të zhvilluara (SHBA, UE dhe Japoni), në ato që janë në zhvillim, sidomos në "tigrat e vegjël ekonomikë" (Kore Jugore, Hong- Kong, Tajvan, Singapur, dhe Malezi). Natyrisht, kjo bartje nuk përfundon vetëm në këto vende, por ajo vjen e zgjerohet edhe në vende të tjera që janë në zhvillim e që kanë pasuri natyrore dhe resurse njerëzore.
  • 6. 96 Dr. Skender Berisha Sipas shumë analistëve e studiuesve ekonomikë, deindustrializimi shton papunësinë në SHBA, Unionin Evropian dhe në Japoni dhe, për pasojë, shfaqen trazira dhe tensione të shpeshta sociale. Kjo është më se e vërtetë, prandaj asaj duhet ti kushtojmë rëndësi të veçantë gjatë procesit të globalizimit. Kur kësaj i shtojmë edhe shfaqjen e problemeve të reja, siç janë: ndotja e ambientit jetësor, terrorizmi ndërkombëtar, shpeshtimi i luftërave lokale, kyçja e vendeve në zhvillim dhe atyre ish socialiste në tranzicion në ekonominë botërore, atëherë realizimi i globalizimit po vjen duke u vështirësuar. Mendojmë se, me një globalizim më real dhe më human, mund të tejkalohen këto probleme dhe globalizimi do të jetë më i pranueshëm, më i mbështetur dhe më atraktiv për shumicën e vendeve dhe të njerëzve në bote. M’u për këtë arsye, shumë analistë dhe studiues në botë janë skepti- kë dhe me kontraargumente që paraqesin, dyshojnë në cilësinë dhe rezul- tatet pozitive të globalizimit. Prandaj, globalizimi ka përkrahësit dhe kundërshtarët e vet. Përkrahësit e globalizimit janë kryesisht nga vendet e zhvilluara, me në krye SHBA-ne, Japoninë, Gjermaninë, etj., të cilët globalizimin e konsi- derojnë si lokomotivë të zhvillimit të ardhshëm ekonomik në bote. Këtë e argumentojnë me të arriturat e mëdha që u realizuan gjatë dekadave të fundit në shumë fusha ekonomike, siç janë: prodhimi botëror, GDP për capita, tregtia ndërkombëtare, financimi ndërkombëtar, teknika dhe tek- nologjia, informatika, etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e duk- shme të standardit dhe të mirëqenies njerëzore. Madje, një ekonomist japonez, globalizimin e simbolizon me katër " i " investimet, industria, informata dhe individualiteti. Të gjitha këto, sipas tij, kanë përparuar shumë, fal globalizimit. Përkrahësit, globalizimin e konsiderojnë si një proces të paevitue- shëm dhe të pakthyeshëm, dhe që do ti përfshijë të gjitha vendet dhe të tëra fushat e jetës në bote. Kundërshtarët e globalizimit janë kryesisht nga vendet në zhvillim, ithtarë të proteksionizmit dhe të intervencionizmit. Brenda tyre veçohen disa kategori njerëzore, si për shembull, ekologjistë, feministë, anarkistë, të gjelbrit, neokomunistë, etj. Kundërshtarët, globalizmin e shikojnë me skepticizëm dhe dyshojnë në zhvillimin e ardhshëm ekonomik botëror. Madje, globalizmin ata e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të pabarazisë dhe të thellimit të hendekut midis shteteve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, pastaj të shfaqjes së varfërisë, të papunësinë, të sëmundjeve epi- demike dhe të ndotjes së ambientit.
  • 7. 97 Globalizimi - proces i pashmangshëm Kundërshtarët po e shprehin mllefin e vet ndaj globalizimit me reagi- me, protesta, demonstrata dhe mitingje, që po organizohen me rastin e tu- bimeve të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë ato të Organizatës Botë- rore të Tregtisë (WTO), të institucioneve financiare botërore (IMF dhe IBRD, të G-7 (Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara në botë), etj. Reagimet dhe protestat e fundit, janë mbajtur në Sjetëll (SHBA), në Uashington, në Prage te Çekisë, ne Kvebek (Kanada), ne Napoli dhe së fundi në Hong- Kong. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre protestave tubohen nga të gjitha anët e botës (kanë organizim të mirë fal internetit), i bllokojnë rru- gët, avenytë dhe sheshet, duke kërkuar ndërprerjen e tubimeve ndërkom- bëtare, pasi ato shkojnë në dëm të njerëzimit në botë. Prandaj, shumë politikanë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human, me perspekti- vë, por, si çdo fenomen i madh, edhe ai, i ka dobësitë dhe problemet e veta. 3. Problemet dhe pasojat e globalizimit Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një artikull të Daniel Bell, në vitet '80 të shekullit të kaluar, fjalia e shumë- cituar se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla, dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, është zhvlerësuar. Problemet globale janë aq të mëdha sa që shtetet e ndryshme, individualisht nuk mund ti zgjidhin. Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i tepërt, siç vlerësojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve, si nën, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalin në skenë. Kufijtë, dikur të ngurte të territorit, të pushtetit dhe të popullit të një shteti, tashmë janë më të zgjeruar. Ky proces ka ardhur në shprehje sidomos brenda Unionit Evropian (EU), ku shtetet e këtij Unioni ia kanë dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësinë e përbashkët monetare- Euro. Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja , por proceset janë për- shpejtuar dhe kanë arritur në përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu qëndron edhe risia e globalizimit. Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspekte të tjera siç janë: shkatë- rrimi i mjedisit, problemi social, etj. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpër- ndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin. Këtë e nxjerrë në pah me force edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve të globalizimit. Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet
  • 8. 98 Dr. Skender Berisha globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel global. Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytëso- re të pagës, me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konku- rrencës globale, kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindi- kaltat paralajmërojnë për rrezikun nga "Dumping social" . Faktorë të tjerë, si për shembull, niveli i arsimimit apo prezenca në treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm. Dimensioni social i globalizimit nënkupton, sa duhet të jetëglobalizi- mi i njerëzve, përkatësisht si të ndryshojë ai: prej globalizimit të tregjeve, të bëhet globalizimi për jetesën, demokracinë, të drejtat e njeriut, bara- zinë, etj. Rruga e tashme e globalizimit doemos duhet të ndryshojë. Një grup shumë i vogël merr pjesë në favor të tij, një grup tjetër i madh nuk vendos për dizajnimin e tij dhe as që ndikon në përcaktimin e kahes së tij. Rezultatet e globalizimit qëndrojnë në atë s e ç 'bëjmë ne me to. Ato varen nga politikat, rregullat e institucioneve të cilat e drejtojnë kahen e globalizimit, vlerat që i inspirojnë autorët e tij, etj. Në këtë kuptim dimen- sioni social i globalizimit është kritik por me porosi pozitive: ai beson se dobitë nga globalizimi duhet që të zgjerohen, rezultatet të ndahen më mirë, shumë nga problemet të zgjidhen, etj. Gjykimi social për globalizimin është sipas asaj se ç'fitohet prej saj. Edhe pse shumë prej sëmundjeve të botës së sotme- varfëria, mungesa e punës respektive, zvogëlimi i të drejtave të njeriut etj,- kanë ekzistuar një kohë të gjatë, para fazës së tanishme të globalizimit, ai tani fuqizohet. Për shumë kë, globalizimi e dislokon mënyrën tradicionale të jetesës edhe në komunitetet lokale, e zvogëlon hapësirën e qëndrueshme dhe llojlloj- shmërinë kulturore. Në procesin e tanishëm të marrëdhënieve ndërkufi- tare dhe lidhjeve të ndërsjella, debatimi bëhet jo vetëm për jobarazinë mes vendeve, por edhe për jobarazinë brenda vendeve të caktuara. Debati për globalizimin transformohet shpejt në debat për demokracinë dhe të drejtën sociale në ekonominë e globalizuar. Në kuadër të dimensionit social të globalizimit, ne duhet t'i shtrojmë këto pyetje: Ku qëndrojmë sot? Ku dëshirojmë të shkojmë, përkatësisht si të veprojmë në të ardhmen? Si mund ta fitojmë atë, përkatësisht si mund ta përfundojmë? 1) Sa i përket pyetjes ku qëndrojmë sot?, mund të konstatojmë se ekzistojnë jobarazi të thella, përkatësisht jobarazpeshë në punimet rrje- dhore të ekonomisë globale të cilat janë etnikisht të papranueshme, kurse
  • 9. 99 Globalizimi - proces i pashmangshëm politikisht të paqëndrueshme. Ekonomia transformohet në globale, kurse institucionet sociale dhe politike mbeten kryesisht lokale, nacionale ose rajonale. Nevojitet kornizë më e mirë institucionale dhe politike nëse dëshirohet që të realizohen premtimet për globalizimin si proces pozitiv. Jobaraspesha ndërmjet ekonomisë dhe shoqërisë (institucioneve) e mposhtë të drejtën sociale: Ekziston ndarje në rritje në mes ekonomisë formale globale dhe eks- pansionit të ekonomisë joformale të zezë në shumë vende. Shumica e nje- rëzve në bote që jetojnë dhe punojnë në ekonominë joformale, vazhdojnë të jene të shkyçur prej pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në tregjet dhe në globalizim të bazuar në baza korrekte dhe të barabarta. Ata nuk Mund t’i qasen pronës dhe të drejtave vetanake, përkatësisht nuk kanë mundësi të futen në transaksione produktive ekonomike; Dobitë nga globalizimi shpërndahen në mënyrë të jobarabartë ndër- mjet shteteve dhe brenda shteteve. Ekziston polarizimi në rritje ndërmjet fituesve dhe humbësve. Ekziston jobarspeshë në rregullat globale. Rregullat ekonomike dhe institucionet mbizotërojnë mbi rregullat sociale dhe institucionet, kurse efikasiteti i rregullave ekzistuese dhe të institucioneve ndërmjet veti, tes- tohen me realitetin global. Për shembull, tregtia dhe industria liberalizo- hen, kurse agrokompleksi mbetet i mbrojtur. Ose, mallrat dhe kapitali qarkullojnë shumë më lirshëm tej kufirit, se sa njerëzit. Ndryshimet strukturale për adaptim, pa vendime dhe zgjidhje ade- kuate sociale dhe ekonomike, sjellin josiguri për punëtorët dhe biznes- menët gjithandej, si në Veri ashtu edhe në Jug. Femrat, punëtorët pa kua- lifikime dhe njerëzit pa pasuri, janë më të goditur. Papunësia mbetet rea- litet për shumicën e popullatës botërore. Institucionet udhëheqëse nacionale dhe ndërkombëtare sot, nuk ta- kohen krahas me kërkesat e reja të njerëzve dhe të vendeve për përfaqë- sim dhe vendimmarrje. a) Ekziston mungesa e besimit publik në sjelljen globale të vendime- ve të Kombeve të Bashkuara, të institucioneve të Bretonvuds-it, të Orga- nizatës Botërore të Tregtisë dhe të ngjashme. b) Tregu global ka mungesë të institucioneve për mbikëqyrje pub- like, kurse shumë vende mundësojnë tregje nacionale me legjitimitet dhe stabilitet. 2. Në pyetjen se ku duhet të shkojmë?, përgjigjemi me vizion se procesi i globalizimit duhet t’i vendosë njerëzit në vendin e duhur që të jetë proces i cili e respekton dinjitetin njerëzor dhe vlerën e barabartë të çdo qenie.
  • 10. 100 Dr. Skender Berisha Bëhet fjalë pra për globalizim me dimensione sociale që i përkrah vlerat njerëzore dhe mirëqenien e njerëzve. Me rëndësi për dimensionin social të globalizimit është: që të bazohet në vlerat universale të cilat kër- kohen prej të gjithë aktorëve, siç janë: shteti, organizatat ndërkombëtare, bizneset, puna, shoqëria civile dhe mediat. 3. Në fund shtrohet pyetja si ta arrijmë këtë? Zgjidhja është në siste- min multinacional të Kombeve të bashkuara, si institucion i paevitu- eshëm për aksionin global. Që të mund të vlerësohet ndikimi social i globalizimit, është me rëndësi që, përpos përformansave ekonomike, të analizohet se ç'bëhet me punësimin, jobarabarësinë në të ardhurat dhe me varfërinë në dy dekadat e fundit. Globalizimi është proces i cili paralelisht shkakton dy gjendje të ndryshme: 1. Gjendje të hapjes të ekonomive nacionale me prishjen e kufirit ekonomik të tregjeve nacionale, për shkak të shtrirjes në tregun unik botëror, dhe 2. Gjendja e divergjencës së mëtejshme ndërmjet pjesës së pasur dhe të varfër të botës, me rritjen e hendekut midis tyre. Gjendja e vërtetë është rezultat i trendit të përgjithshëm të libera- lizimit të tregtisë botërore dhe regjimit të lëvizjes së kapitalit. Dekada e fundit e shekullit të XX do të mbetet në kujtesë për rrëzimin e kufijve ekonomikë në botë, gjë që zgjoi interes të madh edhe në botën e zhvilluar dhe atë të pazhvilluar. Punëtorët e botës së zhvilluar janë të shqetësuar për shkak të graviti- mit të kapitalit në drejtim të punës së lirë, që është në lidhshmëri me fondin e" shteteve me begati" në ekonominë e tregut, shkaktoi tensione të fuqishme sociale edhe në vendet e zhvilluara. Në vendet e pazhvilluara shqetësimi është i të njëjtës natyrë, përkatësisht liberalizimi e nxiti proteksionizmin e fshehur në nivel global, prandaj fitimi i sovranitetit ekonomik nacional për shtetet e pazhvilluara bëhet gjithnjë e më i rende. Për kyçje në "specializimin" botëror , vendet e pazhvilluara praktikojnë eksploatimin e vet, duke "shitur" fuqi punuese tepër të lirë, në krahasim me vendet e zhvilluara. Me fjalë të tjera, vendet e pazhvilluara, në ndarjen ndërkombëtare të punës, përkatësisht në këmbimin e lirë, kyçen me përparësinë e vetme që kanë të mundshme - me fuqinë punëtore të lirë. Konvergjenca manifestohet, nga njëra anë, përmes trendit të uljes së shifrave absolute të njerëzve më të varfër në bote dhe nga ana tjetër, përmes zgjerimit të perimetrit të ekonomisë botërore. Për shembull, ne
  • 11. 101 Globalizimi - proces i pashmangshëm vitin 1993, bota ishte e brengosur për fatin e 1.3 miliardë njerëzve, të cilët jetonin me më pak se l dollar në ditë, kurse në vitin 2001, varfërinë aso- lute e ndjenje 1.2 miliardë njerëz nga popullata e përgjithshme botërore. Domethënë më pak se një decenie "të lumturit" , 120 milionë të varfër u tërhoqën nga grupi më ekstrem të të varfërve duke iu falënderuar kapitalit të jashtëm, të cilit ia shitën punën e vet për disa centë në orë, ose nga ndihma e jashtme dhënë botës së pazhvilluar.6 Për botën si tërësi, hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore të Punës (ILO), tregojnë se papunësia e hapur është rritur në dekadën e fundit për më se 188 milionë në vitin 2003. Globalizimi nuk është proces simetrik, por është proces që e karakterizojnë asimetria e shkallës së lartë apo më të ulët. Prej asimetrive nuk është i kursyer as tregu i punës. Për derisa tipet tjera të tregjeve nëpërmjet liberalizimit, integrohen në tregun botëror, ky nuk është rast për tregun e punës- ai nuk liberalizohet, kurse me këtë, lëvizja e lirë e këtij faktori has në barriera. Me fjalë të tjera: është evidente se mobiliteti i sipërmarrësve është prezent, kurse këtë privilegj nuk e gëzojnë punëtorët. Kjo anomali, si duket nuk do të jetë me "afat të shkurtër. Argumenti qën- dron në krizën e punësimit prezent edhe në pjesët e zhvilluara dhe ato të pazhvilluara të botës. Tregu i punës, në fakt, është i eliminuar nga procesi i liberalizimit për shkak të numrit të pamjaftueshëm të vendeve të punës në shtetet me industri të zhvillimit të lartë dhe për shkak të papunësisë së madhe, veçanërisht të punëtorët me kualifikime të ulëta, si rezultat i ndryshimeve strukturale, rritjes së produktivitetit dhe zvogëlimit të nivelit të rritjes ekonomike. Të dhënat alarmojnë se pabarazia rritet më së shumti kur zhvillimi tekniko-teknologjik është më intensiv, ashtu që faktori i civilizimit bëhet me shumë barrë se sa gëzim. Lidhjet ndërmjet pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës, me të vërtetë përjetojnë modifikime, por megjithatë mbetet fakti që të zhvilluarit pasurohen në kurriz të botës së pazhvilluar. Globalizimi nuk do të thotë se gjithçka mund te rregullohet dhe zgjidhet pa probleme. Por, globalizimi mund të instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi. 6 The Report of the World Commission on the Social Dimenzion of Globalization: A fair globalization- Crating opportunities for all, International Labour Organization, 2004, http:/www. dadalos.org/ globalisierung alb/index.htm
  • 12. 102 Dr. Skender Berisha 4. Qeverisja globale Nëse problemet dhe pasojat gjithnjë e më shumë marrin karakter global, atëherë duhet të globalizohet edhe zgjidhja politike e tyre. Për këtë ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombë- tar. Meqenëse kjo do të mbetet të paktën për një kohë utopi dhe, sipas mendimit të shumë analistëve, e dhe e padëshiruar, janë duke u kërkuar rrugët dhe mënyrat e tjera (të reja) për organizimin dhe qeverisjen e epokës së globalizimit. Qeverisja e globalizimit përcaktohet si: - qeverisje dhe qeveri botërore; - politikë e brendshme botërore; - politikë e Rendit të Ri Botëror; - politikë e shekullit XXI; - kundërkoncepti i neoliberalizmit dhe - përgjigje ndaj globalizimit. Lidhur me këtë, Benjamin R. Barber thotë: "Kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i madh, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për te gjallëruar ekonominë- duke presupozuar që forcat e tij zbuten nëpërmjet institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër, i ka rifituar sërish të gjitha instinktet e tij grabit- qare. Prandaj qëllimi i qeverisjes globale është rizbutja e "tigrit" të liruar nga globalizimi.7 Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qen- drave kryesore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagji- nueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale e shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera, pasojë të globalizimit (ekonomik), mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet globale të tjera siç janë ato mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombë- tar deri në përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike. Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjera, shteti kombëtar është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua "zbutja e parë dhe e suk- sesshme e kapitalizmit". T kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet n mënyrë standarde, janë n një raport disproporcioni me çkufizimin përmes 7 Marrë nga: Dirk Messner & Franz Nuscheler, Koncepti Global; Governace - Stadi dhe perspektivat ; INEF- Report, fletorja 67/2003. Instituti për Zhvillimin dhe Paqën, Autori: Ragnar Muler .
  • 13. 103 Globalizimi - proces i pashmangshëm globalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shte- tërore, siç është për shembull garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mund t'i realizojë me vetë. Qeverisja globale nuk është një projekt romantik për një "botë të vet- me" të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit. Konceptet e Qeverisjes Globale përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidh- jen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arki- tektët e Qeverisjes globale e shohin veten shpesh si objekte të qortimit, se projektet e tyre janë utopike. Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse shtetet e Bashkuara kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, për shembull, duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? Kush pra, duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve dhe të sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt do të legjitimohen vendimet ? Qeverisja Globale duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur me njëra-tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqë- rive e shohim të Union Evropian, i cili mund të vlejë edhe si laborator për Qeverisjen Globale. Në kuadër të Unionit Evropian mund të shihet mjaft qartë dilema e tematizuar mes efiçiencës dhe demokracisë, ku duhet mbajtur vazhdimisht parasysh që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht shumë më e madhe se sa është standardi botëror. Pra, njerëzimi gjendet në një pikë vendimtare të historisë së tij. Jemi duke e përjetuar një pabarazi në rritje mes dhe brenda popujve, një var- fëri gjithnjë e më të madhe, gjithnjë e më tepër uri, sëmundje, analfabeti- zëm si dhe një dëmtim në rritje të sistemeve ekologjike, prej të cilave varet mirëqenia jone. Përmes bashkimit të interesave për mjedisin dhe zhvillimin, si dhe përmes një vëmendjeje më të madhe ndaj tyre, mund t’u përgjigjemi nevojave bazë, të përmirësojmë standardin e jetesës për të gjithë njerëzit, të mbrojmë dhe të menaxhojmë më mirë sistemet ekolo- gjike si dhe të garantojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë. Kjo nuk mund të arrihet assesi nga një komb i vetëm, por nga ne të gjithë, por në një partneritet global, i cili orientohet për nga zhvillimi i qëndrueshëm. Për të arritur këtë, amerikani i njohur me origjine hungareze, z. George Soros, me librin e tij më të ri "On Globalization" (Mbi Globali- zimin), globalizimin përpiqet ta përkufizojë si qarkullim të lirë të kapitalit, tregjeve financiare së bashku me kompanitë transnacionale
  • 14. 104 Dr. Skender Berisha nëpër të gjitha ekonomitë kombëtare, e diku edhe si proces i cili e zgjon konkurrencën globale në të gjitha meridianët e botës. Soros, si njeri i invo- lvuar në lojën e globalistëve botëror mendon se për ta globalizuar pla- netin, do të duheshin institucionet globale të cilat do merrnin përgjegjësi- në për mbarë njerëzimin në mileniumin që po hyjmë. Në këtë kontekst ai parasheh një reformim të konsiderueshëm të institucioneve të sotme globale, siç janë: Banka Botërore, Pakti i Stabilitetit, Fondi Monetar Ndër- kombëtar, etj Përfundimi Ideja për globalizim nuk është e sotme, por intensivisht dhe siste- matikisht për të flitet prej fundit të shekullit të XX. Globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën dhe mbështe- tet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e hapur dhe të tregut, duke respektuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Globalizimi zvogëlon rolin e kufijve shtetëror dhe bashkon tregjet kombëtare në një treg të përbashkët dhe unik botëror. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë rritja e tregtisë ndërkom- bëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i populla- tës, zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë dhe industrializimi. Shumë analistë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencoj- në se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillë është i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobë- sitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kun- dërshtarë të globalizimit. Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjenden idetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund të jetë utopi. Literatura 1. Berisha dr. Skender - Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, 2002. 2. Berisha dr. Skender - Integrimet ekonomike evropiane, Prishtinë, 2005, 3. Dirk Messner/ Franz Nuscheler- Konsepti Global Governance - Stadi dhe perspektivat, INEF Report, Autor Rognar Müller 4. Kristo,Ilia- Biznesi ndërkombëtar, Tiranë, 2002 5. Soros George - On Globalization, Washington D.C. 2002 6. Sidjanski Dusan - Federalisticka buducnost Evrope, Beograd, 1996. 7. M. Sveticanin & H. Singer - The World Economy, "Challenges of Globalization and Regionalization", London, Macmillan Press, 1996.