Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Festivali i femijeve

2 838 vues

Publié le

  • Identifiez-vous pour voir les commentaires

  • Soyez le premier à aimer ceci

Festivali i femijeve

  1. 1. Qyteti vater e kenges per femije. Perse pikerisht Shkodra? Nuk ishte rastësi që festivali i këngës për fëmijë lindi në Shkodër. Edhe para Lufte Shkodra kishte një jetë artistike muzikore edhe për fëmijë. Bashkë me krijimet e para, kompozitori At Martin Gjoka, në fillimet e viteve 20-të shkroi edhe këngë për fëmijë. Edhe mësuesi i ri Prenkë Jakova, shkroi këngët e para për fëmijë. Madje edhe në folklorin e Shkodrës e të krahinave përreth, kënga për fëmijë ishte e pranishme. Në botimin folklorik të vitit 1911, me titull “Kangë popullore gegnishte”, kemi të dokumentuara edhe35 këngë posaçërisht për fëmijë, secila me melodinë e vet, që këndoheshin edhe për të shoqëruar lojërat e fëmijëve në rrugicat e oborret.
  2. 2. Historik i shkurter i jetes muzikore per femije. …..ecuri nder vite • Në vitet e para pas Luftës pati një mpirje të jetës muzikore në Shkodër. U mbyllen shoqëritë kulturore Antoniane, Dom Bosco, Schola Cantorum, u arrestua Dom M. Koliqi, për disa muaj edhe P. Jakova, u pushkatua muzikanti me vlerë, At Benardin Pali, madje edhe Tirana “thithi” nga Shkodra një pjesë të mirë të muzikantëve si Ç. Zadeja, T. Daija, A. Grimci, R. Sokli, S. Gjoni, Z. Gruda etj. Por ishin nxënësit e asaj Akademie të pashpallur muzikore shkodrane të para Luftës (të krijuar nga kompozitori F. Ndoja, P. Kurti, At M. Gjoka, Dom M. Koliqi, Z. Kurti), si P. Jakova, T. Harapi, T. Daija, Nd. Shllaku, Z. Leka, Z. Alimhilli, L. Deda, T. Zadeja, Gj. Kapidani dhe i muzikantëve K. Gjinaj, Z. Barbullushi, A. Velaj, M. Kaftalli, M. Bylo, Gj. Vata, S. Laca etj., ata që bënë të mundur fillimin e një tradite të re, siç ishte festivali i këngës për fëmijë – një pasuri kulturore për qytetin dhe më vonë për të gjithë vendin. Shkodra muzikore po rilindte edhe njiherë si Fenixi, edhe pse u shikua gjithnjë “me synin e njerkës”( Mjafton të shënojmë se klasa e parë e Shkollës së Muzikës u hap në Shkodër 14 vite më vonë se Liceu Artistik i Tiranës, madje 13 vite pas shkollës së muzikës të Prizrendit(!)…Por Shkodra kishte krijuar orkestrën simfonike, kishte venë skenë operën “Mrika” të kompozitorit P. Jakova, ndaj dhe organizimi i një festivali për fëmijë ishte plotësisht i mundur. • Festivali nuk u vendos “nga lart”. Ishte iniciativa e muzikantit Tonin Daija dhe kujdesi i veçantë i P. Jakovës, që u kujdes deri në “hollësitë” e përgatitjes së tij. Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër me 10-11 maj 1963, një vit pas Festivalit të Këngës në Radio. Shkodra muzikore, si të gjithë muzikantët e përparuar shqiptarë, edhe pse jetonin në bllokun e Lindjes, shikonin e dëgjonin ç’bëhej edhe në anën tjetër të Adriatikut (është fjala përSanremon e Zecchino D’Oro-n). • Festivali i parë kishte “rrenjet” dhe pikësynimin për t’u bërë kombëtar.
  3. 3. Veshtrim mbi permbajtjen e organizimit te Festivalit te Femijeve pas vitit `90 • Kënga për fëmijë, e krijuar me dashuri e pasion në 50 e më shumë vite, sidomos pas viteve ‘90-të, duke qenë e çliruar nga pengesat artificiale dhe e lirë në shprehjen tematike, sot ka fituar edhe ngjyra të reja në shprehjen artistike muzikore. • Qendra Kulturore në Shkodër me dirigjentin Kujtim Alija e stafin e vet të apasionuar e të përgatitur, me R. Guli, B. Hysa, A. Kastrati e M. Lloja, duke siguruar bashkëpunimin e emrave më të njohur të këngës shqiptare të të gjitha trevave: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e diasporë, si A. Kaçinari, Sh. Saraçi, R. Guli, Xh. Ujkani, N. Krasniqi, K. Gajtani, E. Zhulali, A. Hila, K. Qafoku etj., po punon për ta sjellë çdo herë të freskët e me kualitet këngën bashkëkohore për fëmijë. • Vërtet Festivalin “e bëjnë” autorët, pra kompozitorët, poetët dhe këngëtari, por mbrapa tyre është “një ushtri” që punon për realizimin artistik të tyre, që shpesh mbetet gati anonime…Në këtë përvjetor të rëndësishëm meritojnë falënderim e mirënjohje redaktorët letrarë A. Zeka, Zh. Lazri, P. Shtjefni, P. Selimi, K. Petriti; koreografët S. Cani, N. Ujka, L. Hysi, V. Seiti, A. Nika e mbi të gjithë mësuesit e muzikës: H. Shahini, L. Balca, P. Gjyshja, Rr. Çefa, A. Grimci, H. Shpuza, F. Keraj, M. Gera, L. Muça, A. Lekaj, V. Paçrami, A. Jubani e L. Jakova, që punuan në vite me solistët e korin. •
  4. 4. Boshlleku qe plotesoi kenga per femije • Festivalet plotësuan një boshllëk të ndjeshëm në edukimin muzikor të fëmijëve, sepse fillimi i viteve ’60-të përkon edhe me fundin e mbrëmjeve shqiptaro – sovjetike, që kishin sjellë një repertor të mirë, por që kishin lënë në minorancë këngën shqiptare për fëmijë, jo vetëm si numër por edhe në cilësi. • Festivalet e këngës për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme, sepse u rrit edhe interesi i kompozitorëve profesionistë për këtë këngë. U rrit edhe llojshmëria e këngës, duke filluar nga ajo e destinuar për vogëlushët, deri tek fëmijët më të rritur; nga kënga-përrallë, kënga-lodër, ajo e tipit popullor, e tipit tregimtar të baladës, deri tek kënga hymn (që nga viti në vit, mjerisht, u rrit). Këngët e krijuara, në përgjithësi, patën ngjyrimin e frymëzimin nga folklori ynë i pasur. Madje u krijua edhe një formacion me instrumente popullore përgatitë nga Z. Gruda. Por nga ana ritmike, në kuptimin më të gjerë të këtij termi, kënga mbeti mbrapa. Një përpjekje e Alfons Balliçit, pas festivalit të 11, “të shumë përmendur”, nuk u vazhdua më. “Tring zilja”, një formacion vogëlushësh, bënte më shumë “folklor” me paraqitjen e vet. Megjithëqë fëmijët e kanë në gjak (në lojërat e tyre) sinkopen, kjo figurë ritmike shihej shumë rallë…. E njëjta gjë mund të thuhet për harmoninë që mbeti shumë tradicionale, gjë që u pasqyrua edhe në orkestracionet. Pra mund të themi se, deri ne vitet ’90-të, kënga për fëmijë ishte pak si shumë serioze (për të përdorë një eufemizëm…).
  5. 5. …….Vijon • Nëse kënga për solistë gjeti shprehje e zhvillime gjithnjë të reja, kënga për kor nuk e pati zhvillimin e duhur, si cilësi. Për këtë ndihmoi negativisht edhe kalimi i festivaleve në të ashtuquajturin Pallat i Sportit (Katedralja më e madhe e Ballkanit), që kërkonte një koro me përmasa të mëdha, në dëm të cilësisë, e shërbente më shumë si klishe. Koralet ishin vetëm me dy e pak herë me tre zëra dhe këto të vëna vertikalisht, pra pa linja të vetat. Kjo solli edhe mungesën e koraleve të mirëfillta, pra edhe të ndonjë kënge që mund të këndohej “a cappella”.Por, mbi të gjitha, ajo që po i mungonte gjithnjë e më shumë këngës, ishte tematika thjeshtë fëminore
  6. 6. Histori e gdhendur ne foto
  7. 7. ………Vijon
  8. 8. Cfare eshte festivali i femijeve per emra te njohur te artit e muzikes ne vend Flet dirigjenti, drejtuesi artistik i dhjetëra festivaleve të ndryshme, Ermir Dizdari... • Duke ndjekur festivalin e fëmijëve të Shkodrës nuk ka se si të mos shkojë mendja në vitet 60-të, ku përveç festivalit të fëmijëve, lindi dhe Festivali i Këngës në Radiotelevizion. Në vitin 1963, ishte Festivali i parë i fëmijëve në Shkodër. Iniciativat e muzikantëve të atëhershme vunë në qendër të vëmendjes një shpërndarje të festivaleve dhe muzikës për fëmijë. Festivali i Fëmijëve ishte edhe një aktivitet shumë masiv. Përveç fëmijëve të një qyteti aty vinte i gjithë rrethi dhe fëmijët e të gjitha shkollave. Është dhënë një kontribut i madh në modelin e formimit të këngës për fëmijë, duke filluar që nga teksti letrar dhe nga struktura e melodive që mori pak a shumë modelin e krijimit të këngëve për fëmijë. Më vjen mirë që në ato vite mbas festivalit të parë dhe të dytë apo i treti u diskutua që ky festival të kalonte qytet më qytet. Pra të gjithë qytete kryesore krijuan Festivalet e tyre model dhe ruajtën ecurinë në vite duke mos prishur renditjen.
  9. 9. Si mblidheshin kenget per FESTIVALIN? • Në fund të viteve ‘80 festivalet patën një organizim të tillë, ku në Shkodër shkonin këngëtarët dhe çmimet e parë të çdo festivali që bëhej nëpër rrethe. Ishte një ekip i ngritur, (ku unë kam qenë afër 2- 3 vjet), një komision që përbëhej nga një kompozitor, regjisor letrar, poet që ishin të gjithë të natyrës së fëmijëve, dhe aty merreshin këngët më të mira të këtyre festivaleve (nga rrethet). Këngëtari dhe kënga më e mirë shkonin në Festivalin Kombëtar në Shkodër. Fëmijët shoqëroheshin ose me prindër ose nga shtëpia e pionierit nga vinte fëmija. Në festivalet e para në Shkodër drejtues ka qenë Tonin Daia (vëllai i Tish Daisë) ai ka qenë dirigjenti i orkestrës së fëmijëve dhe instruktor. Kishte edhe orkestër simfonike të cilën e drejtonte Prenk Jakova. Pastaj doli edhe një brez tjetër dhe në fund të viteve -80-të ka qenë Jetmir Barbullushi që ishte dirigjent dhe shumë organizatorë të tjerë nga të cilët drejtoheshin festivalet e fundit. • Unë them se është me të vërtetë një meritë e komunitetit të Shkodranëve që nga viti 90-të që e kanë mbajtur gjallë këtë Festival me kaq vlera.
  10. 10. Pas vitit `90 cfare ndodhi me festivalin e femijeve? • Në këtë festival nuk ndryshoi asgjë, përkundrazi mori një formë më të plotë pasi tashmë quhet nga Festivali Kombëtar në Festival Ndërkombëtar. Në shumë qytete të tjera shumë gjëra ndryshuan por shkodranët ruajtën numrin rendor. Në festivalet pas viteve ‘90 erdhën edhe fëmijë nga Mali i Zi, Kosova etj, por ata numrin rendor nuk e prishën. Psh, një rreth në vitin 1985 kishte festivalin e 17 të këngës për fëmijë dhe sot mund të ishte i 40, kur nga drejtuesit e sotëm thuhet i 10 apo i 12. Duke filluar çdo gjë nga e para duket sikur nuk kemi pasur asgjë, asnjë traditë, asnjë histori, asnjë të kaluar. Kjo tregon edhe një shkallë qytetari në qytet kryesore. Ja historiku: Në vitin 1962 ka qenë takimi i parë i bandave. Në vitin 1966 ka qene takimi i dytë. Në 69 ka qenë i treti në Elbasan. Pastaj pati një varg takimesh kombëtare të bandave. Sot është i katërti apo i pesti që bëhet në Sarandë. Kjo prish të gjithë qytetarinë. Si këto veprimtari ka plot të tjera që nisin nga e para. Në vitin 1962 është Festivali i radios dhe në vitin 1963 është festivali i Shkodrës. Ka qenë një iniciativë e shtëpisë së pionierit të shkodranëve, ku më pas u bënë disa konsulta që të lëvizte dhe që të kalonte nga një qytet në qytetin tjetër. Po të krahasojmë festivalin e Sanremos që zhvillohet në një qytet të vogël dhe nuk lëviz, apo festivali i Kanës, ata këtu e kanë bukurinë që ruajtën vendlindjen e një aktiviteti.
  11. 11. Perse ngeli Festivali ne Shkoder? • Në vitin 1964 kemi dy Festivale të Fëmijëve një në Tiranë dhe një në Elbasan. Në vitin 1966 erdhi Festivali i fëmijëve në Durrës dhe më pas edhe në Korçë. Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të Shqipërisë siç është Tirana Shkodra, Korça, Elbasani, Gjirokastra, në këto vite të lindin veprimtari gjithmonë në fushën e këngës për fëmijë. Në këto qytete lindën edhe veprimtari të tjera për të rritur që si rezultat sollën dhe krijimin e shkollës së mesme të muzikës dhe krijimin e orkestrës simfonike. Në këto vite përveç krijimit të veprave instrumentale të gjinive të mëdha, por edhe atyre skenike në vitet ‘70 nga shpërndarja administrative që kishte Shqipëria (27 rrethe), në të gjitha këto 27 rrethe filluan të organizohen Festivalet e fëmijëve. Nuk ishin vetëm 27 rrethet, por edhe në qendra të mëdha siç mund të ishte Kavaja, Shijaku, Kuçova dhe qytetet të tjera të vogla lindën Festivale të tilla
  12. 12. Tradite e cila do te vazhdoje nder vite • Meritë për ngritjen dhe funksionimin aq bukur të Festivalit të Fëmijëve në Shkodër ka edhe komuniteti i artistëve shkodranë i atyre viteve siç ishte Çesk Zadeja, Avni Mula, Ibrahim Tukiçi, Tish Daia e shumë të tjerë. Ky ishte një ekip i talentuar dhe shohim festivalin si kontribut të këtij ekipi. Shohim festivalin me numër rendor të 52-të në Shkodër. Ky është një shembull dhe duhet ta marrin të gjitha ato që bëjnë veprimtari, qoftë në Berat, Durrës, Gjirokastër, Vlorë apo vend tjetër. Të ruajmë traditën, të ruajmë historinë, të ruajmë numrin rendor, të mos e nisim çdo gjë nga e para pasi dëmtojmë veten. Bota e qytetëruar ecën përpara me art, kulturë
  13. 13. Nje nga kenget qe eci me kohen, sikurse kengetarja Aurela Gace • https://youtu.be/S6Pb_dW6ML8

×