Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjetet e informacionit
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË
FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT
DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI
Punim seminarik
Lënda : Sisteme informacioni
Tema : Sistemet informative –sistemi informatik dhe
siguria në rrjetet e informacionit
Studentet: Mësimdhënësi/ja
Shpejtim Rudi Prof.dr.sci.Edmond Beqiri
Pajtime Murtezaj Prof..mr.sci.Jahja Lataj
21.03. 2014
Përmbajtja
Hyrje
Historiku-Zhvillimi i sigurimit të informatave
Sistemi
Sistemet informative
Sistemi informatik
Llojet e sistemit informatik
Aplikimi i sistemit informativ
Perfitimet nga Sistemet e Informacionit
Faktoret ndermjetesues mes Organizatave dhe teknologjive informative
Personeli i sistemeve te informacionit
Sistemi informativ si mediator i firmes!
Siguri informacioni
Studim rasti-krahasues
Urëlidhëse teori-praktikë
Koment dhe rekomandime
Konkluzion
Perfundimi
Hyrje
Si fjalë e parë duam të themi se në botë shfrytëzimi i shërbimeve të internetit, si
nga aspekti i komunikimit ashtu edhe nga aspekti i absorbimit të informatave, është në
rritje të sigurtë. Tash më shumë familje blerjen ON LINE, e kanë bërë diçka rutinore.
Gjithashtu, institucionet qeveritare dhe ata joqeveritare tashmë kanë filluar në të madhe
shfrytëzimin e mundësive që ua ofron interneti. Ata të gjithë janë të lidhur në rrjet dhe
komunikojnë ndërmjet tyre. Gjithashtu edhe në botën e biznesit shumë ndërmarje të
mëdha komunikojnë me filijalet e tyre nëpërmjet internetit por edhe ndërmarjet e vogla
kryejn shumë punë me anë të internetit.
Organizatat biznesore në kohën moderne janë duke u mvarur shumë e më shumë
prej sistemeve të tyre informative. Sepse mospasja e sistemeve informative të zhvilluara
paaftëson përballjen ndaj komplikmeve dhe ndryshimeve të tregut, në të cilin ata
operojnë. Informatat dhe të dhënat komplete dhe të besueshme janë bërë të domosdoshme
për të eksistuar në konkurencën e madhe, të nivelit botëror. Kërkesat e biznesit për
sisteme informative janë ritur shum. Nga ana tjetër zhvillimi i shpejtë i teknologjisë
informative jep mundësinë për aplikimin e llojeve të ndryshme hardverike dhe softverike,
të cilat thjesht para disa viteve nuk kanë eksistuar, dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe
plotësimin e kërkesave për sistemet informative.
Historiku
Zhvillimi i sigurimit të informatave
Prej kohës së lashtë të shkrimit paria e shteteve dhe e komandave ushtarake kanë
kuptuar se ështëe rëndësishme të jipen(të formulohen) mekanisma për të ruajtur
besueshmërinë e informative gjatë shkëmbimit të tyre. Njerëzit duke dëshiruar
komunikim të sigurtë kanë përdorur mjete për vulosje prej ditëve të para të shkrimit për
të njohur vërtetësinë e dokumentit dhe besueshmërinë e tij.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore është bërë një hap i madh në zhvillimin e sigurisë
të sistemeve informative. Mund të thuhet se kjo periudhë ishte edhe filimi i zhvillimit
formal të sigurimit të sistemve informative.
Fundi i shek. XX dhe fillimi i shek XXI kishte një përparim të shpejtë në lëminë e
telekomunikacionit, hardverit dhe softverit kompjuterik dhe përpunimin e të dhënave.
Disponimi me paisje më të vogla elektronike, më të fuqishme dhe më të lira
bëri përpunimin elektronik të të dhënave me përhapje më të madhe duke filluar nga
bizneset e vogla dhe përdoruesve shtëpiak. Këta kompjuterë së shpejti u bënë të lidhur në
rjetë, e cila quhet internet.
Rritja e shpejtë dhe përhapja e gjithanshme e përdorimit të mjeteve për
përpunimin e të dhënave dhe bisnesit elektronik të kryera nëpërmjet internetit, dhe sulmet
e panumërta ndaj kësaj dukurie ishte e nevojshme për gjetjen e metodave më të mira për
ruajtjene këtyre kompjuterëve dhe të informacioneve të cilat ata i ruajnë, i përpunojnë
dhe i shkëmbejnë.
Diciplinat shkencore të Sigurimit të informative, Sigurimit të kompjuterëve dhe
mbrojta e informative (IA) studiohen nga një numër i madh i organizatave profesionale,
të gjitha me të njëjtat qëllime për ruajtjen e sigurisë të sistemeve informative.
Sistemi
Sistemi është një bashkësi e objekteve dhe relacioneve në mes të atributeve të
objekteve që funkcionojnë si tërësi për arritjen e qëllimit të caktuar. Me fjalë të tjera
sistemi paraqet bashkimin e qfarëdo elmenteve të cilat kanë karakteristika të përbashkëta
dhe formojnë një tërësi.
Tërësia e cila paraqet një sistem nuk mund të ndahet ose të dekomponohet në
elemenet e saja pa i humbur vetitë kryesore të tërësisë. Vetëm bashkësia e caktuar e
elementeve me ndërlidhje reciproke të aksionit intern siguron qëllimin konkret të
eksistimit të sistemit.
Kështu p.sh.: shërbimi i furnizimit në ndërmarje ka për detyrë që të i sigurojë
paisjet e caktuara të punës dhe elementet e tjera harxhuese në bazë të të cilave krijohen
produkte të gatçme. Me shitjen e këtyre produkteve sigurohen mjetet në të holla të cilat
shfrytëzohen për ripërtrirje të mjeteve të punës, si dhe për nevojat e tjera të ndërmarjes.
Kjo do të thotë se secili sistem paraqet një bashkësi relativisht të izoluar dhe të
rrumbullaksuar të pjesëve ose elementeve reciprokisht të ndërlidhura të cilat sjellen dhe
funkcionojnë sipas ligjshmërive të caktuara në bazë të të cilave sigurohet puna dhe
funksionimi i sistemit si tërësi.
Sistemet informative
Sistemi informativ (IS-english SI-shqip) është sistemi i përbërë prej njerëzve, të
dhënave të ruajtura dhe aktiviteteve të cilat i përpunojnë të dhënat dhe informatat, duke
përfshirë përpunimin me dorë apo në mënyrë mekanike.
Si disciplinë e shkencave kompjuterike, studimi i sistemve informative bën
orvatje për të kuptuar dhe arsyetuar dobitë e administrimit të punëve brenda në
ndërmarje me anë të teknologjisë informative.
Sot teknologjia informative dhe informata janë bërë një ndër burimet më me
rëndësi për ekzekutivin gjatë formimit dhe udhheqjes së një organizate, krahas njerëzve,
parave, materialit apo makinerisë.
Studimi i sistemeve informative e ka zanafillën te shkencat kompjuterike dhe se
Sistemi informatik
Sistemi informatik mundë të definohet si:
“një bashkësi e elementeve të ndërlidhura të cilat me atributet e tyre mundësojnë
përpunimin elektronik të të dhënave”
Sistemi informatik përbëhet nga njerzit dhe pajisjet, kurse detyrë e tij është
mbledhja e të dhënave, përpunimi, memorimi dhe transmetimi i tyre.
Sistemi informatik proceson informata nga të dhënat, përkatësisht ai transferon
inputet në outpute sipas nevojave dhe kërkesave për informata.
Sistemi informatik paraqet sistem DINAMIK – me kohë dhe nën ndikimin e
rethinës ndryshojnë elementet e tij e me këtë edhe vet sistemi në tërësi.
Organizimi i sistemit informatik duhet të siguroj:
Inkuadrimin e të gjitha qëllimeve të sistemit
Minimizimin e aktiviteteve të dyfishta në procesimin e informatave, si dhe
menjanimin e konflikteve midis projekteve zhvillimore
Motivimin e personelit
Nxitjen e interakcionit midis nënsitemeve të cilat duhet të sigurojnë efikasitetin e
punës së sistemit informatik
Llojet e sistemit informatik
Varësisht nga marrëdhënja midis inputeve dhe outputeve sistemet informatike mundë
të jenë:
1. Sisteme neutrale- kur inputi i tyre është i barabartë me outputin-inputet nuk
pësojnë ndonjë ndryshim dhe ky sistem themi se është vetëm transmetues i
informatave.
2. Sisteme të informuara,- kur inputet janë më të mëdha se outputet- sistemi i tillë
është pasiv, sepse më tepër mer informata nga sistemet tjera, se sa që i përpunon
ato.
3. Sistemi informatik qeverisës ,- është sistem kreativ , inputet e tij janë më të
vogla se outputet.-gjatë procesit të përpunimit të të dhënave krijon cilësi të re,
prandaj themi se ky sistem është në funksion të qeverisjes.
INPUTET PROCESI OUTPUTET
FEEDBACK
RRETHINA
Furnitorët Konsumatorët
ORGANIZATA
SISTEMI INFORMATIK
Feedback
INPUTI PROCESIMI OUTPUTI
Agjencitë Rregullatore Aksionarë Konkurrentët
Aplikimi i sistemit informativ
Informatika ose teknologjia informative meret me studimin dhe krijimin e
sistemeve informative të kompjuterizuara nëpër organizata të ndryshme si ato qeveritare,
joqeveritare dhe biznesore.
Ndihmë e madhe e kompanive në këtë kohë janë infomatat e poseduara nga ana e
njerëzve ekspertë, me anë të të cilave ata vinë gjer në inovacione të ndryshme dhe të cilat
ndihmojnë që të mund të jenë konkurues në tregun në të cilin ata operojnë. Këta
ndërmarje duhet të kene strukture të mire informative, ku kuptohet me paisje te mira
harverike dhe softverike sepse çdo ndermarrje perfiton nga sistemet (informative)e
informacionit.
Perfitimet nga Sistemet e Informacionit
o Rendesia e sistemeve te informacionit per punet e organizates.
o Permiresimi i sistemit apo implementimi i nje sistemi te ri duhet te vleresohet
sipas:
sa mire jane kuptuar kerkesat e sistemit?
si jane perpjekjet e firmes per teknologji te re?
Çdo organizate paraprakisht duhet te shohe si perfitimet ashtu edhe kostot dhe te vleresoj
investimet potenciale per sistemet e informacionit.
Faktoret ndermjetesues mes Organizatave dhe
teknologjive informative
Personeli i sistemeve te informacionit
Zgjerimi i vazhdueshem i teknologjise se kompjutereve dhe sistemeve te
informacionit ka mundesuar hapjen e mjaft vende pune per specialistet e ketyre
disiplinave.
Pergjithesisht, personeli ne departamentin e sistemeve te informacionit perbehet
nga:
• web developer (zhvillues te web-it)
• programeret
• analistet e sistemit
• operatoret etj
Siguri informacioni
Atributet e Sigurisë së Informacionit: ose cilësimet, psh, Besueshmeria, Integriteti
dheDisponueshmeria (BIA).Sistemi i Informacionit është i kompozuar në tre ndarje
kryesore, hardware, software dhe komunikimet me qëllimin të ndihmoje në
indentifikimin dhe aplikimit e sigurisë së informacionit në standartet e industrise, si
mekanizmat e mbrojtjes dhe parandalimit, ne tre nivele: Fizik, Personale dhe
Organizative. Në thelb,proçedurat apo politikat janë implementuar për tju treguar
njerëzve (administratoreve, përdoruesve dhe operatoreve) si të përdorin proçedurat për të
siguruar Sigurine e Informacionit ne Organizata
Siguria e Informacionit, shkurtimisht InfoSec, përcakton informacionin nga
qasja(aksesesi)i paautorizuar, perdorimi, zbulimi, shkaterrimi, modifikimi, leximi,
inspektimi, regjistrimi apo shkatërrimi. ështe një term i përgjithshem që mund te perdoret
pavaresisht nga forma e te dhenave qe mund te marim (elektronike , fizike, etj...)
Dy aspektet me te medha te Sigurise se Informacionit jane:
• Siguria e IT: Ndonjehere i referohemi si siguria kompjuterike, Siguria e
Teknologjise se Informacionit është siguria e informacionit e aplikuar ne Teknologji
(shpesh here si forme e sistemit te kompjuterit).Eshte e vlefshme te shenohet se me
kompjuterat nuk do te thote domosdoshmerisht nje Desktop Shtepie. Një kompjuter eshte
cdo device me nje Njesi Qendrore Proçesuese dhe disa memorie (madje dhe nje
llogarites). Specialistet e SIgurise se IT janë pothuajse gjithmonë të gjendura në çdo
ndërmarrje të mëdha për shkak të natyrës dhe vlerës së të dhënave brenda bizneseve të
mëdha.. Ata janë përgjegjës për mbajtjen e të gjithe teknologjine brenda sigurisë së
kompanisë nga sulmet kibernetike dashakeqe që shpesh përpiqen të shkelin informacion
privat kritik apo për të fituar kontroll në sistemevet e brendshme.
• 'Sigurimi Informacioneve': akti i sigurimit, të të dhënave që nuk kanë humbur,
kur lindin çështjet kritike. Këto çështje përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
fatkeqësitë natyrore, mosfunksionim i kompjuterit / serverit,vjedhja fizike, ose ndonjë
shembull tjetër, ku e të dhënat kanë potencialin për të qenë të humbura. Meqënëse
informacioni në epokën tonë moderne, është i ruajtur në shumicën ekompjuterave të
sigurimit të informacionit është trajtuar në mënyrë tipike me nga specialistët e sigurisë
(IT). Një nga metodat më të zakonshme per te pasur Siguri të Informacionit është që të
kemi një backup off-site e të dhënave në rast se lindin një nga çështjet e përmendura me
lart .
Siq verejtëm ne tekstin mëparshëm se aftësitë dhe mundësitë komunikative dhe
informative janë në rritje dhe sfida për siguri gjithashtu është në një ritje të madhe. Në
vitin 2001 nëpërmjet internetit janë bërë 34 000 sulme kompjuterike ndaj shfytëzueve të
interntetit. Sot kur kemi një ekonomi globale, ose kur funksionon tregu global, dhe kur
puna më e madhe kryhet npërmjet intenetit, mjafton që të sulmohet vetëm një kompjuter i
vetëm, që të ketë efekt në shumë sisteme informative të pavarura.Siq shihet është ritur
nevoja për sisteme kompjuterike të cilat ofrojnë siguri dhe intimitet të të dyja palëve,
bizneseve dhe konsumatorëve.
Sigurimi i informacioneve do të thotë ruajtjen e informative dhe sistemeve
informative prej qasjes, përdorimit, hapjes, ndryshimit ose shkatrimit të tyre të
joautorizuar.
Termet Sigurimi i informatave, Sigurimet kompjuterike dhe Mbrojtja e
informtave(IA) përdoren shpesh herë për qëllime të njëjta. Këto fusha janë të ndërlidhura
dhe kanë qëllim të njëjtë në ruajtjen e besueshmërisë, tërësisë dhe vlefshmërisë së
infomatave.
Sigurimi i kompjuterëve është degë e sigurimit të informacioneve e aplikuar në të
dy pjesët, teorike dhe praktike, të sistemit kompjuterik.
Mbrojtja e informative(IA) sipas qeverisë së Shteteve të Bashkuara definohet si:
Masë e cila mbron dhe justifikon informatat dhe sistemet informative me ruajtjen
e besueshmërisë, tërësisë, vlefshmërisë dhe reproduktimit. Këta masa përfshijnë
mundësinë për restaurimin e sistemeve informative me mbrojtje të inkorporuar, zbulimin
dhe muundësitë reaguese.
Qeveritë, forcat ushtarake , institutet financiare dhe bizneset private grumbullojnë
sasi të mëdha të dhënash të besueshme për të punsuarit e tyre, për konsumatorët, për
produktet, për zbulimet dhe për gjendjet e tyre financiare. Dhe për të i ruajtur, për tu u
kujdesur për siguin e tyre nevojiten masa të cilët e ndihmojnë ruajtjen e tyre.
FIDANI-AG&GENTI-AG
Analizë:
Punëtorët e Fidani-ag në pyetjen e
parashtruar na janë përgjigjur me
shumicën për opcionin e parë sepse
shumica e të punësuarëve e dijnë punën
dha janë në ngjarje rreth ndërmarrjes
pasiqë kanë përvojë të madhe në këtë
firmë, përgjigjet ndoshta dhe nuk e di
janë punëtorët e rinjë që sapo janë
punësuar dhe nuk janë krejtsisht të
adaptuar me rrethinën e brendshme.
Analizë:
Pikërisht ashtu siq na është përgjigjur
FIDANI-AG ashtu edhe GENTI-AG 50%
e tyre janë në dijeni të plotë për
aplikimin dhe funksionimin e sistemit
informativ në ndërmarrje, 50% u
përgjigjen për arsye të ndryshme rreth
sistemit informative mendoj që ndoshta
edhe punëtorët nuk e kanë kuptuar
pyetjen mire.
GENTI-AG:
FIDANI-AG:
Analizë:
Përvoja mbi 20 vjeçare e kësaj kompanie ka bërë
që të ketë një nivel të lartë të tëknologjisë
aplikative dhe shumica e punëve kryhen me
sisteme moderne si sistemi i kontabilitetit, i
shitjeve etj.Në ndërmarrje punojnë një staf i
gjerë dhe me punë nga më të thjeshtat deri tek
ato më të ndërlikuarat edhe në këtë rast nuk
mohohet që nuk ka punëtorë që nuk ka qasje në
sisteme informative.
Analizë:
Edhe pse kjo firmë nuk ka ndonjë
prëvojë të madhe dhe me një historik
të shkurtër kundrejt Fidanit, shkalla e
automatizimit dhe e percjelles risive
teknologjike na tregon se po
aplikohen më shumë se tek firma
paraprake, të paktën sipas përgjigjeve
të të punësuarëve.
4.Sa është ndërmarrja e juaj e krahasueshme me rajonin
rreth përdorimitte teknologjisë moderne?
Analizë:
Globalizimi dhe hapja e tregjeve
ndërkombëtare kan bërë që të ketë njohuri
rreth karakteristikave rajonale edhe në
këtë rast firma ka lidhje me shtetet
rajonale si me eksport ashtu edhe me
import.Kështu bëhën krahasime të
munshme dhe kjo firmë ka marrë
specifikat e teknologjisë nga rajoni.
Analizë:
Ndaj kësaj pyetje më indiferent
deklarohet Genti-ag sesa Fidani-ag
duke u përgjigjur për pozitive me 40%
ndersa Fidani me 50% arsyeja qëndron
se Genti-ag është ndërmarrje më vonë e
themeluar dhe ka një gamë më të vogël
të produkteve që i shet dhe në bazë të
sistemit informative që ka konsideron
se nuk është mjaft e krahasueshme me
rajonin.
0%
10%
20%
30%
40%
Pozitiv e
krahasueshme
Mesatarisht Negativ e
krahasueshme
Nuk kemitë
dhëna
Urëlidhëse teori-praktikë
Si në teori poashtu edhe në praktikë gjetëm përafrime të përbashkëta që na bënë të
kuptojmë që të dyja shkojnë së bashku drejt realizimit të objektivave dhe qëllimeve
organizative dhe ekonomike.
Literatura e thotë: drejtimi financiar si sektorë apo department i veqantë në të gjitha
kompanitë, konvergjojnë kah mbledhja e të dhënave dhe përpunimi në informacione të
përdorshme, automatizimi në një shkallë më të madhe përmes veglate të TI, programeve,
dhe softuerëve . Kjo e gjitha për reduktimin e kostos në shkallë, dhe këtë na e dëshmoi
edhe pyetja e jonë parashtruar stafit të dy ndërmarrjeve ku të dyjat u përgjigjen se edhe
pse kanë kostot e mirëmbajtjes së tyre, sistemet e informacionit kanë rëndësi të madhe
aplikative për reduktimin e kostove
Koment dhe rekomandime
Komentin e bazojmë në atë se në bazë të krahasimeve tona rreth të dy ndërmarrjeve,
hasem në konvergjenca mirëpo edhe divergjenca të vogla, të paktën me përgjigjet e
marra nga punonjësit. Këto dy ndërmarrje që afarojnë në një komunë të njejtë pra në
atë të Gjakovës me parametra dhe rritje të njejtë ekonomike po karakterizohen me
komponenta përgjithësisht të njejëta rreth sistemeve.Edhe pse herë herë njëra
qëndronte më mirë se tjetra në një aspekt, ndërmmarja tjetër e kompenzonte më një
aspekt tjetër.
Rekomandojmë që:
Të përcjellin risitë teknologjike edhe më shpesh
Të ketë informim më i mirë i nivelit të ulët rreth sistemeve
Krahasime të shpeshta me SI të vendeve rajonale
Ndërmarrja e dytë të ketë automatizim, sikurse ndërmarrja e parë rreth përdorimit
të linjave telefonike për perositjen e mallit nga logjistika për në pikë shitëse
Konkluzion
Sigurimi i informatave është poces i papërfunduar i ushtruar nëpërmjet kujdesit
dhe përgjeqshmërisë, për të i mbrojtur informatat dhe sistemet informative prej qasjes të
joautorizuara. Procesi i papërfunduar i sigurimit të informatave përfshin trajtime të
papërfunduara, vlersime, mbajtje, monitorim dhe detektim të dokumentacionit dhe
rishikimit.
E pasiqe sistemet e informacionit jane kaq te rendesishme per organizaten, duhet te
jemi te sigurt qe permiresimi i sistemit egzistues apo nje sistem i ri informacioni do te
çoj ne uljen e kostove, rritjen e perfitimit, permiresimin e sherbimeve ose ne arritjen e
nje avantazhi kompetitiv.
Personeli i sistemeve te informacionit jane faktori kryesor qe percakton modifikimin e
sistemit apo zhvillimin e nje sistemi te ri.
Përfundimi
Punuan:
Studentët:Shpejtim Rudi,Pajtime Murtezaj
Literatura:
“Bazat e informatikës”, Dr.sc. Edmond Beqiri, Prishtinë
Njohuritë tona
Intervistat në “Fidani AG” dhe “Genti AG”
Interneti
Faleminderit