Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Amerika e veriut (leksion I)

7 054 vues

Publié le

Publié dans : Formation
  • Login to see the comments

Amerika e veriut (leksion I)

  1. 1. AmerikA e Veriut Leksion i  Rajonet dhe karakteristikat e tyre
  2. 2.  Amerika e Veriut shtrihet nga arktiku i akullt deri në kufirin meksikan dhe zotërohet nga dy prej vendeve më të mëdha dhe më të pasura të botës.  Në këtë hapësirë mjaft të gjerë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja shfaqin diversitet të madh të peizazheve.
  3. 3.  Pasurimi i dy shteteve pati dy pasoja të gjera gjeografike.  Së pari, të mirat dhe shërbimet prej të cilave përfitojnë shumica e njerëzve janë të shpërndara gjerësisht.  Së dyti, qëllimi i dyfishtë për të prodhuar dhe konsumuar pasuri luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e lokacionit të shumicës së vendeve dhe ndikojnë fuqishëm në mënyrën e zhvillimit të peizazheve.
  4. 4.  Me informacionin e grumbulluar, gjeografët kërkojnë të identifikojnë modele të gjerë.  Për shembull, megjithëse Vankuver, Majemi, (Miami) dhe Boston duken mjaft të ndryshëm për vizituesit, ata kanë disa karakteristika të përbashkëta.  Ndryshimet:  1. Këto vende arritën përmasat e një qyteti në kohë të ndryshme dhe tërhoqën imigrantë nga vende të ndryshme:  2. Secili prej tyre ndërtoi qyteza, komplekse rezidenciale, rrugë dhe autostrada si dhe stabilizoi industrinë dhe tregtinë në kohë dhe mënyra të veçanta;  3. Secili prej tyre ka klimë të veçantë dhe qeveria e secilit prej këtyre qyteteve u është përgjigjur sipas mënyrës së vet mundësive dhe problemeve.
  5. 5.  Ngjashmëritë  1. Të tre prej tyre zotërojnë qendra metropolitane që i kalojnë 1 milion banorë;  2. Të tre janë porte oqeanik aktivë;  3. Të tre përballen me rrymat e trafikut, shpërdorimit të të mirave, si dhe me krimin, racizmin e varfërinë;  4. Të tre konkurojnë për të fituar sa më shumë nga turistët, programet federale të financuara dhe punësimet në bizneset e reja.
  6. 6.  Rajonet në Amerikën e Veriut  Rajonet më të konceptueshme nga amerikanët janë:  Rajoni Jugperëndimor  Rajoni Anglia e re  Rajoni Jugor
  7. 7.  Karakteristikat kryesore të Amerikës së Veriut 1. Urbanizimi 2. Lirshmëria në lëvizje 3. Burimet minerale 4. Industrializimi 5. Të ardhura të larta dhe konsum i lartë 6. Kompleksiteti politik 7. Origjinë e ndryshme kulturore 8. Ndikimi mjedisor
  8. 8.  Urbanizimi
  9. 9.  Amerikanët dhe kanadezët besojnë se jeta në një vendbanim rural është e shëndetshme dhe e mirë.  Shumë amerikanë akoma sot i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si një vend rural.  Kjo pikëpamje nuk justifikohet nga shifrat.  Më shumë se 75% e banorëve të Kanadasë dhe SHBA-së jetojnë në qendrat urbane.  Në v.1997 në SHBA vetëm 5mln banorë jetonin në fshat.  Në Kanada në v.2001 vetëm 2.5% e popullsisë ishte fermere.
  10. 10.  Qytetet janë rritur për arsye të ndryshme  Si qendra transporti p.sh. New Orleans (port oqeanik) Omaha dhe Nebraska (lidhje hekurudhore) Si qendra administrative p.sh Ottava (kryeqytet i Kanadasë) New York-u (lokacion qendror për shumë korporata) Si qendra të grupeve të veçanta kulturore Zgjerimi i qyteteve ka sjellë probleme të reja - Kufizimi i hapësirës rurale, bashkimi i disa qyteteve etj,.
  11. 11.  Lirshmëria në lëvizje
  12. 12.  Rrjetet e transportit në SHBA dhe Kanada janë mjaft të gjera dhe vitale.  Ndryshimi rezidencial është i lartë në të dy vendet.  Çdo vit mesatarisht 20% e njerëzve ndryshojnë vendbanimin e tyre.  Modelet e migrimit të brendshëm në SHBA dhe Kanada kanë ndryshuar me kalimin e kohës.  Dallojmë tre modele të migrimit të brendshëm në SHBA dhe Kanada  1. deri në fund të shek.XIX nga lindja drejt perëndimit (në kërkim të tokave bujqësore)  2. në fillim të shek.XX nga zonat rurale në ato urbane  3. ditët tona nga një zonë metropolitane në tjetrën.
  13. 13.  Burimet minerale  Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja përdorin për nevojat e tyre dhe eksportojnë lloje të shumta burimesh natyrore.  SHBA-ja është eksportuesi kryesor në botë për shumicën e drithërave duke përfshirë këtu grurin, misrin dhe orizin.  Kanadaja është gjithashtu një eksportuese e fuqishme e prodhimeve natyrore dhe prodhimeve gjysëm të gatshme, si p.sh. naftë, qymyrguri, hekur ose gaz natyror, bakër dhe nikel.  SHBA-ja furnizon tregjet ndërkombëtare me disa lloje burimesh natyrore jo bujqësore. Ajo është eksportuesja kryesore e qymyrgurit në botë.
  14. 14.  Industrializimi  SHBA-ja zë vendin e parë në botë përsa i përket vëllimit të prodhimit industrial ose produkteve të shumta.  Kanadaja ka një prodhim industrial shumë më të vogël.  Industrializimi ka ndikuar në modelet urbane të të dy vendeve.  Specializimi rajonal prodhues në Shtetet e Bashkuara është organizuar sipas mundësisë së shfrytëzimit të burimeve natyrore për industrinë,  nga lidhjet industriale,  afërsitë e ndryshme me punën ose aftësisë në punë, cilësinë dhe lehtësinë e transportimit dhe qëndrimet politike lokale.
  15. 15.  Tw ardhura tw larta dhe konsum i lartw  Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë të pasura me burime të shëndetshme natyrore dhe sasi të madhe të të ardhurave për banorët e tyre.  Amerikanët dhe kanadezët kanë të ardhura vjetore për frymë nga më të lartat në botë.  Ekonomitë e këtyre vendeve varen gjerësisht nga energjia, arsimimi dhe teknologjitë e reja. Këto aspekte të jetës ushqejnë njëri-tjetrin në një zinxhir ekonomik shkak-pasojë.  Një shoqëri e konsumit të lartë e manifeston veten e saj në peizazh në mënyra të ndryshme.
  16. 16.  Pavarësisht nga të ardhurat e larta, varfëria mbetet një problem serioz në të dy vendet (fig.1.5).  Shumë hapësira rurale në Kanadanë franceze dhe rajone rurale në Provincat e Atlantikut kanë të ardhura mesatare që janë pak më pak sesa ato në Toronto dhe Vankuver.  Pjesa më e madhe e zonës rurale në jug të Shteteve të Bashkuara, Meksika-amerikane, zona indiane jugperëndimore, pjesë të Apalasheve dhe getot e popullsisë jo të bardhë në shumicën e qyteteve amerikanë kanë popullsi me të ardhura mesatare që janë shumë më të ulëta sesa mesatarja kombëtare.
  17. 17.  Të ardhura të larta dhe konsum i lartë
  18. 18.  Komleksiteti politik  Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë sisteme politike komplekse, me juridiksion që shtrihet mbi një aktivitet ose territor të ndarë midis shumë vendim-marrësve.  Kanadaja ka qeverisje parlamentare sipas modelit të Britanisë së Madhe, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë të ndarë pushtetin ekzekutiv nga ai legjislativ.  Nën nivelin e shteteve dhe provincave, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë struktura të njëjta politike.  Çdo konte (county), qytet (city), qytezë (toun) dhe ndonjëherë edhe qytezat e vogla (tounship) qeverisen nga zyrtarët e tyre të ardhur në pushtet me zgjedhje.
  19. 19.  Origjinë e ndryshme kulturore  Në Kanada, dallimi midis zonave kulturore britanike dhe franceze nuk është tipari i vetëm më i dallueshëm. Një numër i madh inuitësh dhe indianësh zënë territoret veriore dhe jetojnë midis kanadezëve të tjerë në vendbanimet jugore.  Në Shtetet e Bashkuara kontributet kulturore më të dukshme për një kohë të gjatë përfshin ato të krijuara nga afrikanët e Amerikës, veçanërisht në Jug.
  20. 20.  Ndikimi mjedisor  Shumica e karakteristikave të trajtuara deri këtu- veçanërisht urbanizimi, industrializimi, shkalla e lartë e lëvizjes, burimet e pasura etj,-kanë një ndikim të pashmangshëm: ato ndryshojnë mjedisin fizik.  Burimet nuk mund të hiqen nga peizazhi natyror pa lënë pas një pamje shumë të dukshme të këtij procesi.  Industritë prodhuese shkaktojnë ndotjen e ajrit dhe të ujit.  Lëvizja e madhe individuale dhe konsumi i lartë personal krijojnë modele të përdorimit të tokës kryesisht për përfitim personal.
  21. 21.  Urbanizimi, industrializimi dhe niveli i konsumit janë rritur dhe janë shpërndarë më shumë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe ndikimi në mjedis i këtyre aktiviteteve është bërë më i ashpër dhe më i dukshëm.  Gjatë çerek shekullit të fundit është nxitur përfshirja më e madhe të qeverisë në zhvillim dhe në ruajtje të mjedisit.

×