2. 2
Toksikomanite
Toksikomanite perfshijne nje grup semundjesh mendore te shkaktuara nga droga te
ndryshme sic jane:
Rrjedhesit e opiumit
Hypotoniket
Alkooli
Anksiolitiket
Kafeina dhe amfetaminat
Drogerat qe shkaktojne me se shumti toksikomani jane rrjedhesit e opiumit
(morfina ,heroina amfetamina, kanabisi,kokaina )nikotina pastaj vine
halucinogjenet dhe barnat sedative anksiolitike. Ne vendin tone si ne te gjithe
boten eshte rritur ndjeshem numri I toksikomanive . Sot jane iagnostikuar dhe jane
nen trajtim nje numer I larte I morfinomaneve. Gjithashtu ne praktiken e
perditshme psikiatrike jane grumbulluar te dhena te qe vertetojne varesine nga
hipotoniket dhe diazepami ne disa te semure ,qe I perdorin ata sistematikisht dhe
per nje kohe te gjate .
Ne vijim do te shpjegojme disa nga karakteristikat e toksikomanive te shkaktuara
nga preparatet perkatese qe japin nje klinike specifike.
3. 3
Toksikomania Alkoolike
Ne kushte normale,kur nje njeri merr sasi te medha pijesh alkoolike,lindin shenjat
e helmimit qe shprehen me humor te larte ose labilitet emocional,shfrenim seksual
ose impulse aggressive,me demtime te aftesise se per te arsyetuar drejt,per te
punuar dhe per te krijuar lidhje te pershtatshme shoqerore.Fjalet shqiptohen keq,te
ecurit behet ataktik,fytyra skuqet,shfaqet nistagma,mund te kete te vjella,diarre dhe
kolapse.Shume njerez i ndjejne shenjat e helmimit kur niveli i alkoolit kur niveli I
alkoolit ne gjak eshte 100-200 mg/dl. Nga perqendrimet me te larta ata frenihen e
bien ne gjume te thelle ose ne kome,Nga sasite 400-700 mg/dl ne gjak njerezit
mund te vdesin si pasoje e frenimit te qendres se frymemarrjes.Te dehurit bejne
aksidente automobilistike,kryejne vepra kunderligjshme,vrasin veten,pesojne
demtime fizike nga rrezimet (fraktura ,hematoma subdurale).Ka te dhena se
helmimi alkoolik frenon mekanizmat immune dhe shkakton prirje per lindjen e
semundjeve infektive.
4. 4
Gjate abuzimit alkoolik njeriu perdor vazhdimisht pije alkoolike,megjithese ato i
shkaktojne probleme shoqerore,psikologjike profesionale ose i demtojne
shendetin.Ai nuk eshte ne gjendje te nderprese ose te ule dozen,bene perpjekje per
kete,por pa rezultat.
Individi eshte i vetedijshem qe i eshte demtuar stomaku ose heparin apo i ka
renduar semundje te tjera te trupit,pot ai nuk e le dot alkoolin.Pijet perdoren edhe
kur mund te rrezikohet jeta e tyre ose e te tjereve,psh gjate drejtimit te
automjetit.Mungojne shenjat e abstinences alkoolike.Qe te quhet abuzim alkoolik
duhet qe disa nga simptomat e permendura me siper te kene vazhduar se paku,nje
muaj ose te jene te perseritura disa here gjate nje periudhe te gjate kohore.Pas
nderprerjes se alkoolit lind nje gjendje astenie qe vazhdon disa jave.
Me kalimin e kohes ,krahas abuzimeve formohet varesia nga pijet alkoolike,qe
eshte toksikomania e vertete.Thelbi I varesise eshte Sindroma e zverdhjes ose e
abstinences.Kjo syndrome lind disa ore pas nderprerjes se alkoolit ose pakesimit te
sasise se tij dhe karakterizohet me shenjat e meposhtme:
a) Tremor i duarve,i gjuhes ose i kapakeve te syve,tharje goje,dobesi trupore,te
perziera,te vjella,takikardi,djersitje,hypertension arterial,diarre,anoreksi dhe
cefale.Keto jane shenja somatike.
b) Ankth,humor i rene,ngacmueshmeri,halucinacione hipnagogjike ose ten je
lloj tjeter por kalimtare,iluzione,ide interpretimi,humbje e aftesie per te
perqendruar vemendjen,humbje durimi,pagjumesi ose gjume i turbulluar nga
“endrrat tmerruese”.
c) Kriza convulsive madhore,sidomos ne njerez me anamneze epilepsi,ne nje
numer te semuresh ne EEG lind veprimtari elektrike sipse tipit epileptic.
d) Deshira e papermbajtur per te pire alkool.nga marrja e tij shenjat e
abstinences largohen.
e) Kequshqyerja,lodhja fizike,depresioni dhe semundjet e ndryshme trupore
mund te acarojne syndrome e zverdhjes (abstinences).
Sindroma e abstinences mund te jete e thjeshte ose e nderlikuar.Ne rastin e dyte ajo
shoqerohet me psikza te renda alkoolike si psh.me delirium tremens,halucinacione
alkoolike. Pervec kesaj syndrome ,varesia nga alkooli shfaqet edhe me shenjat e
meposhtme:
5. 5
a) Njeriu ndjen nevojen qe te perdore rregullisht alkoolin,fillimisht ai pi vetem
dhe fshehurazi. Kjo nevoje pastaj kthehet ne deshire te pamposhtur per ta
marre ate. Ai nuk eshte me ne gjendje te kontrolloje veteveten.Filloj te pije
nje gote me pas nuk mund ta kontrolloj dot veten dhe dehje te tilla te renda
shoqerohen me amnezi te pjeshme osete plote konsekutive.
b) Nje pjese e mire e kohes harxhohet per te siguruar alkoolin dhe per ta
perdorur per te mposhtur simptomat e anbstinences.
c) Me kalimin e kohes rritet tolerimi ndaj alkoolit dhe organizmi nuk i ndjen
efektet e helmimit ne organizem.
d) Ne fazat e perparuara te toksikomanise alkoolike vihet re dukuria e
kundert,bie tolerimi ndaj pijes alkoolike dhe njerezit dehen ne 50-100g raki.
e) Braktisen ose pakesohen veprimtari te rendesishme shoqerore e
profesionale,hiqet dore nga argetimet.
Abuzimi alkoolik dhe helmimet periodike nga pijet alkoolike jane simptoma te
zakonshme te toksikomanise alkoolike.Ne disa te semure me toksikomani ,krahas
perdorimit sistematik me sasi te medha te pije alkoolike lindin turbullime te
personalitetit.Humbasin ato cilesi qe jane tipike per cdo njeri,behet nivelimi i tyre
dhe kjo i bene alkoolistet kronike te ngjashem me njeri-tjetrin.
Lindin tipare te reja te karakterit:shperthimet e menjehershme,eksitimet
egra,inatet,zemerimet,euphoria e pamovitivuar per vetelavderime te tepruara dhe
ankesa se ju jane shkelur te drejtat.Shkalle –shkalle u dobesohet interesi per punen
e familjen.Keshillat qe ju jepen nga te tjeret kane nje ndikim per nje kohe te
shkurter.
Alkooli rendon personalitetin patologjike premorbid. Te semuret me alkoolozem
kronik kane tolerim te rritur ndaj barnave frenues te sistemit nervor qendror si psh
ndaj morfines osebarbiturateve.
Rreth 10% e alkoolisteve kronike kane demtime te melcise qe nderlikohen me
varice te ezofagut,te cilat mund te cahen dhe shkaktojne hemoragji. Ne keta
semure vihet re insuficienca hepatike,carcinoma e melcise,gastritet,ulcerat e
stomakut,pankratitet,kardiomiopatite,ataksi cerebrale,polineuritet,crregullimet e te
parit,impotence seksuale etj.Te semuret plakem para kohe dhe vdesin me shpejt
6. 6
nga te tjeret.Nje pjese e grave alkoolike lindin femije me prapambetje mendore ose
me anomaly trupore.
Ecuria e toksikomanise alkoolike.
Periudhat e toksikomanise mund te jene te shkurtera kur lidhen me streset
psikoshoqerore. Te semuret mund te perdorine hipnotike e anksiolitike,ndaj te
cileve krjijojne mund varesi farmakologjike.Alkoolizmi kronik shfaqet zakonisht
pas moshes 30 vjecare. Simptomat e varesise apo te abuzimit rralle here shfaqen
pas moshes 45 vjecare.Kur ndodh keshtu si shkak duhet te jete nje psikoze afektive
ose organike.
Mjekimi i varesise alkoolike
1. Psikoterapia. Mund te jete ne grup ose individuale. Duhet te jete
sistematike.
1. Psikoterapia sugjestive
2. Psikoterapia hipnotike
3. Psikoterapia racionale
4. Psikoterapia dekondicionuese
Psikoterapia sqaruese e mbeshtetese duhet te vazhdoje me vite.Ne familje
duhet te krijohet nje ambient I ngohte. Te semuret duhet mbajtur afer qe te
mos rifillojne alkoolin te shtyre nga te tjeret.
Medikamentet
1. Insulina per detoksikimin dhe perdoret 4-6 unite s/c e shoqeruar me glukoze
ne rruge venoze 20 ml 40%.
2. Sulfati i magnezit 25% 10 ml ne rruge i/v.
Keshillohet diete vegjetale e me produkte qumeshti,vitamina.Kunder shenjave te
abstinences alkoolike vitet e fundit perdoret gjeresisht amitriptilina deri ne 150 mg
ne dite. Mund te jeper gjithashtu klordiazopoksidi( libriumi) 60-120 mg ne dite, qe
parandalon edhe lindjen e krizave convulsive si klormetazoli.
Mjekimi sensibilizues me disulfiram(antabus). Kryhet ne ambiente
spitalore.
7. 7
Ky preparat pengon oksidimin e alkoolit ne organizem,duke bllokuar ate ne fazen e
aldehides acetike.Grumbullimi i kesaj te fundit ne organizem shkakton nje reaksion
te fuqishem dhe te rende per organizmin.Para se te filloje mjekimi,i semuri duhet te
bindet per dobine e sak,te bashkepunojne me mjekun dhe te vazhdoje kuren edhe
pas daljes nga spitali.Disulfirami nuk duhet te perdoret ne semundjet organike te
SNQ,ne hepatite, ne diabetike,gjate proceseve tuberbukulare aktive,krizave
epileptike,skizofreni,astme bronkiale.tiroksikozes,semundje kardiovaskulare e
renale.
I semuri para kures duhet ti nenshtrohet disa ekzaminimeve si nga ana somatike e
neurologjike. Nder to permendim : analizat e gjakut,e urines,EEG-ja, i
kontrollohen provat funksionale te heparit dhe fundus oculi.
Nga ana tjeter ky medicament mund te shkaktoje asteni fizike,pergjumesi,dhimbje
koke ,gjendje anksioze,hipomanakiale,paranoide,polineurite,hepatite dhe tromboza
trunore. Kur fillohen mjekimi duhet qe alkooli te jete ndeprere se paku per 24 ore
pastaj diten e pare qe nihet si dita e pare e proves gjithmone i pranishem ne
mjediset spitalore ai pi 0.25 g. per te perjashtuar indiosinkrazine,pastaj doza fillon
te rritet gradualisht 1-1,5 g ne dite. E gjithe doza e saj ose pihet esell osse vetem
ne darke,vetem njehere ne dite.
Gjate kesaj periudhe ai mund te konsumoje gjithashtu pas nje ore ose pas qe ka
ngrene 100- 200 ml te pijes se tij te parapelqyer. Zakonisht pas konsumimit te
alkoolit pas 10-15 minutave kemi shfaqjen e hiperemise se theksuar ne fytyre dhe
te sklerave,djerse te ftohta,dhimbje pulsuese e kokes,ndjenje e bllokimit te
frymemarrjes,hypotension arterial.takikardi,takipnoe,marrje mendsh,te vjella,te
dridhura,diarre somnolence ,ankth ,kolle e thate,kolaps etj.Jane pershkruar edhe
rastet e aritmie kardiake,infarkti miokardi,krizash convulsive dhe vdekjesh.Gjate
proves mjeku i bene te semurit psikoterapi sugjestive,kurse personeli mjekesor
duhet te jete ne gatishmeri te plote per te nderhyre ne rast se lind nje kolaps
kardiorespirator.
Prova e dyte me antabus behet ne diten e trete te mjekimit.Pas proves se pare doza
ulet ose ngrihet ne varesi te reaksionit qe jep I semuri. Pas dy jave mund te behet
edhe nje prove e trete.Kur semuri del nga spitali rekomandohet marrja e mjekimit
8. 8
me antabus 0.25 g ne dite. Mjekimi vazhdohet deri ne momentin qe pacienti eshte I
bindur qe nuk duhet te konsumoje pije alkoolike.
Nderlikimet e toksikomanisealkolike.
Psikoza alkoolike eshte nderlikim i toksikomanise.
(1) Delirium tremens eshte psikoza me e rende dhe me acute
alkoolike.Shfaqet diten e 3-7-te te syndromes se abstinences.Ndeshet
ne rreth 5% te te semureve me varesi alkoolike.Prek moshat 30-40
vjec. Shfaqja e saj ndihmohet nga dobesia fizike e organizmit e
shkaktuar nga dizanteria,pneumonite,semundjet e heparit.frakturat dhe
traumat cerebrale.
Shenjat paralajmeruese te psikozes jane: gjume I nderprere e me te
endrra tmerruese,halucinacione hipnagogjike
9. 9
pamore,ankth,alarm,anoreksi,siklet i pergjithshmem,zhurme ne
veshe,diarre, konstipacion. Vazhdojne 2 dite.
Tabloja klinike karakterizohet me keto shenja:
a) Erresim I vetedijes me corientim alopsikik.
b) Halucinacione ,sindroma pamore(kafshe te egra sikur e
sulmojne)degjimore(zera qe e kercenojne) dhe te prekurit,iluzione
pamore.
c) Fragmente deluzionesh persekutimi
d) Eksitim motor.Sjellja percaktohet nga permbajtja e
halucinacioneve.
e) Frike,alarm,ankth nga permbajtja e halucinacioneve.
f) Tremor i muskujve te fytyres, i kapakeve te syrit, i gjuhes,I
gishterinjeve. Tremor veshtireson sit e folurin ashtu edhe te
shkruarin.
g) Temperature e larte (37,5-40 0C)
Ne shenja te tjera hyne takikardi,hypertension arterial,crregullime
okulomotore.mioze,reflekse te automatizmit oral.hiperkineza,hipertoni
muskulare,ataksi motore etj.
Diagnoza diferenciale duhet te behet me deliriumet me prejardhje
ekzogjene.
Profilaksia dhe Mjekimi
Per profilaksi i jepet ketyre pacienteve ne periudhen e abstinences 25-50 mg
klordiazepoksid cdo kater ore,aq kohe sa te krijohet bindja se eshte menjanuar
rreziku I shfaqjes se psikozes.
Per mjekimin e psikozes veprohet si meposhte:
a) Per os perdoret diazepam 5-10 mg cdo 4-6 ore deri sa I semuri te
qetesohet.Perdorimi I anksiolitikeve parandalon krizat convulsive.
b) Tiamina 150-200 mg 2-3 here brenda 24 oreve. Vitamina c 500 mg
c) Jepen perfuzione ne varesi te gjendjes hidrike te pacientit.
10. 10
d) Jepen ushqime me kalori te larte.
Toksikomanite nga rrjedhesit e opiumit.
Opioidet si morfina dhe heroina dhe ato sintetike qe kane veprime te ngjashme me
to (meperidina dhe metadora) merren nga rruge te ndryshme si goja,me rruge
parenterale dhe ndermjet mukozes se hundes. Nga perdorimi pa kriter i tyre shfaq
shenjat e helmimit nga keto qe shprehen me eufori ose disfori,apati e frenim
psikomotor,pergjumesi,demtim te aftesise se arsyetuari drejt.Dozat e larta te
morfinen mund te shkaktojne gjendje komatoze,frenim te frymemarrjes dhe
vdekje.
Toksiokomania morfinike shpesh haset tek personat qe kane semundje kronike
trupore, qe zakonisht shoqerohen me dhimbje te forta. Tiparet patologjike te
personalitetit sjellin prirje per zhvillimin e varesise morfinike.
Toksikomania morfinike shoqerohetme crregullime te personalitetit ne faza te
avancuara.
11. 11
Shenjat fillestare jane abstinence qe shfaqet me :
a) Te semuret jane te shqetesuar,flasin shpejt dhe egersohen me lehtesi. Kane
frike nga vdekja.
b) Ankohen per pagjumesi,tremor te duarve tkurrje mioklonike ,keputje
trupore,marrje mendsh.
c) Nje vend te rendesishem jane crregullimet somatie si dhimbjet renduese ne
pjese te ndryshme te trupite.
Profilaksia dhe mjekimi
Profilaksia behet si pasoje e kujdesit qe ka ekipi mjeksore kur administrojne
morfinen,duhet te kene nje kujdes te vecante.
Mjekimi i toksikomanise nga morfiniket behet vetem ne ambjente spitalore.
Jepet methadone 20-40 mg ne dite per 2-3 ne dite,pas morfines sepseefekti I
abstincences eshte me pak I dukshem dhe doza ulet gradualisht me 15-20 % e
dozes ditore cdo dite,zakonisht 5 mg ne dite.
Vitet e fundit kunder abstinences morfinike perdoren medikamente si :
a) Malorfina
b) Naloksona
c) Naltreksona
d) Klonidina antihypertensive
e) Lomotili
f) Klormetiazoli
12. 12
Toksikomanite nga hipnotiket
Me te zakonshmet jane nga helmimet e shkaktuara barbituratet psh nga
fenobarbitali mbi 1 g.
Sindroma e abstinences shfaqet 12-14 ore pas nderprerjes se marrjes se
barbiturateve me :
a) pagjumesi,nauze,te vjella, dobesite
pergjithshme,takikardi,djersitje,ankth ,humor i paqendrueshem,tremor
i duarve.
13. 13
b) Syndrome delirioze,diten e 4-te deri ne diten e 6-te pas nderprerjes se
mjekimit ose me kriza convulsive deri ne status epileptik.
Mjekimi konstiston fillimisht ne rast helmimi nga hipnotiket te behet
lavazh stomaku me tretesire fiziologjike e glukoze,ndersa per
toksikomanine per te ul simptomat fillimisht fillohet me doza deri 200
mg pentobarbital,ne menyre qe te largohen shenjat e abstinences me
pas dozaulet shkalle-shkalle porjo me shume se 10 % e dozes ditore.
Toksikomania nga anksiolitiket
Ne toksikomanite nga dozat e larta te anksiolitikeve kemi shfaqjen e
pagjumesise,,ataksi statike dhe dinamike,sjellje aggressive ,gjendje
konfuzionale deri ne kome.
Mjekimi konsiston ne dy menyra :
a) Ulja e shkalle-shkalle e anksiolitikut,por jo me shume se 20 % e dozes
ditore.
b) Zevendesimi i anksiolitikut me luminalin(fenobarbitalin) .Zakonisht
5-10 mg diazepam zevendesohen me 30 mg luminal.Ne dozen
fillestare luminali duhet te jete me e larte se 600 mg dhe me pas
duhet te ulet gradualisht.
Profilaksia konsiston ne mos perdorimin per nje kohe te gjate dhe me doza te larta
te anksiolitikeve si diazepami,lorazepami, te cilet me se shpeshti i perdorin te
semuret me neuroza anksioze.
14. 14
Toksikomania nga duhani
Shfaqet me veshtiresi ne perqendrim,shqetesime motore,dhimbje
koke,pergjumesi,kontraktura te muskujve mesentere,crregullime
gastrointestinal.ankth,cregullime te humorit.
Nuk ka mjekim specifik,vetem ne te tilla raste eshte psikoterapia
racionale,relaksative dhe hipnotike.
Toksikomani nga drogat e tjera…
Shembull konkret jane :
a) amfetaminat te cilat japin: humor te rene,keputje,gjume te
crregullte,agjitim motor, synime per vetevrasje.
15. 15
b) Kafeina e cilat jep: somnolence,humor disforik,dhimbje koke,
shperqendrime.
c) Kokaina ,e cila jep: eufori,eksitim me konfuzion e depression,psikoze
paranoid dhe kriza convulsive.