Objektivat:
• Te pershkruajme karakteristikat e regjimeve totalitare komuniste
• Te pasqyrojme nismen e evropes lindore per te rrezuar regjimin
komunist
• Te paraqesim goditjen perfundimtare te regjimit komunist “rrezimi I
murit te berlinit”
Punuan: xheni marku pranoi:
kristina balliu tefta lala
ardit bukaçi
poloni
Fillimin e të tatëpjetës së komunizmit në Evropë e shënoi themelimi i Solidarnoshqit në Poloni, sindikatës së parë
të pavarur në bllokun lindor.
Zhvillimet e vitit 1989 në Poloni paraqesin fillimin e një ere të re në Evropë. Zgjedhjet e para të lira në qershor të
këtij viti, fitorja e befasishme e opozitës dhe emërimi i Tadeush Mazovjeckit si kryeministër i parë jo komunist në
këtë vend, sinjalizuan fillimin e ndryshimeve të mëdha të sistemit komunist në Evropën Lindore, para rënies së
murit të Berlinit. Por rruga e Polonisë në demokraci kishte filluar dhjetë vjet më parë në Dancing, ku filluan
ndryshimet e udhëhequra nga sindikatat Solidarnashq dhe Leh Valensa.
Punëtorët mbajnë mbi supe Lech Valensa, drejtuesin e grevistëve, Varshavë 1980
Fillimin e të tatëpjetës së komunizmit në Evropë e shënoi themelimi i Solidarnoshqit, sindikatës së parë të
pavarur në bllokun lindor. Lech Walesa, udhëheqësi i kësaj sindikate dhe grevave më të mëdha në historinë e
bllokut lindor, më vonë President i Polonisë, hedh një vështrim pas.
„Në vitin 1980 ia dolëm t'i bashkojmë të gjitha grupet sociale në Poloni, madje me mbështetje dhe solidaritet
edhe nga bota e jashtme. Komunistëve mund t'u thoshim: keni gënjyer gjithmonë, sepse ne jemi shumicë dhe ne
nuk ju duam më! Pas kësaj goditjeje, ata më nuk mund të vepronin. Ishte kjo fitorja e parë e masave kundër
komunizmit. Ata më nuk mund të bashkoheshin dhe të vepronin me sukses si në të kaluarën. Fitorja e dytë e
madhe në atë kohë ishte lëvizja e parë e pavarur partiake në bllokun lindor. Ishte kjo një fitore 2:0 për ne."
çekosllovaki
Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë
ndryshimi i sistemit politik në Çekosllovaki kaloi i qetë. Partia
komuniste nuk kishte më fuqi t'i kundërvihej me forcë të gjithë
shoqërisë. Demonstratat e 17 nëntorit shënuan fillimin e
revolucionit pa dhunë, apo si quhet të mëndafshtë, në
Çekosllovaki.
Demonstrata e studentëve çekosllovakë e 17. nëntorit 1989 në
Pragë tërhoqi vëmendjen e gjithë botës dhe shënoi fillimin e
revolucionit paqësor në vend. Studentët qenë mbledhur në fakt
për të përkujtuar studentin Jan Opletal, i cili ishte vrarë prej
nazistëve në vitin 1939. Por për shkak se një javë më parë kishte
rënë Muri i Berlinit kjo ceremoni përkujtimore u shndërrua në një
demonstratë proteste politike. Policia përdori ndaj demonstruesve
shkopinjtë e gomës:
Bilanci 600 të plagosur. Të nesërmen studentët bënë thirrje për një
grevë pa afat. Frantisek Pitra, kryeminstri komunist i pjesës çeke të
republikës u përpoq t'i qetësonte shpirtërat e ndezur përmes një
fjalimi në televizion. "Të nderuar qytetarë, po ju drejtohem si
kryetar i qeverisë së Republikës Çeke. Para dy vjetësh ne filluam
rrugën e transformimeve dhe të demokratizimit. Kuptohet që ky
nuk është një proces i shpejtë. Ai lidhet me kërkime, me diskutime
dhe me këmbim mendimesh."
Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë përballë
gënjeshtrave
"Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë ndaj gënjeshtrave
dhe urrejtjes" - këto fjalë të Havelit u bënë motoja
qendrore e revolucionit të mëndafshtë.
Vaslav Havel me të shoqen Havlova
Por udhëheqja komuniste nuk donte të hiqte krejtësisht
dorë nga pushteti. Pas një greve të përgjithshme dhe
protestave masive në mbarë vendin ajo pranoi të bëjë
lëshime të tjera. Më 5 dhjetor hiqet teli me gjemba në
kufirin me Austrinë. Më 10 dhjetor krijohet një qeveri e
unitetit kombëtar me shumicë jo komuniste. Dinamika e
transformimeve nuk ndalet më dot. Ndryshohet i
kushtetuta, Dubceku nderohet për rolin e tij gjatë
Pranverës së Pragës dhe më 29 dhjetor parlamenti, edhe
pse i përbërë në shumicë nga komunistët, zgjedh ish-
armikun e shtetit Vaclav Havel, si president të ri të vendit.
Haveli u përkujdes që në qershor të vitit 1990 në
Çekosllovaki të zhvillohen zgjedhjet e para demokratike.
Bullgari
Në vitin 1989 edhe bullgarët përjetuan kthesën e madhe.
Vendi ballkanik i cili sot është pjesë e Bashkimit Evropian ka
qenë për dekada me radhë aleati më besnik i Moskës. Bile
drejuesi i shtetit Todor Zhivkov pati provuar ta bëjë Bullgarinë
republikën e 16-të sovjetike. Më 10 nëntor 1989 atij iu desh të
largohej nga pushteti.
Më 10 nëntor 1989, Teodor Zhivkovit iu desh të largohej nga
pushteti.
Një ditë pas rënies së murit të Berlinit bullgarët përjetuan
edhe rënien e sundimtarit shumëvjeçar komunist, Todor
Zhivkov. Kryeministri Georgi Atanassov pati njoftuar pas një
mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste se:
"Byroja politike me pjesëmarrjen e anëtarëve kandidatë,
sekretarët e Komitetit Qendror dhe kryetarin e Komisionit të
Kontrollit ka analizuar të gjitha aspektet e problemit dhe
vendosi njëzëri që të pranojë lutjen e shokut Todor Zhivkov
dhe ta lirojë atë nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe
anëtar i Byrosë Politike"
rumani
Nga të gjitha shtetet satelite të ish-Bashkimit Sovjetik, Rumania ka
historinë më interesante komuniste. Regjimi komunist i Ceausescu-t
ishte në veçanti brutal dhe kurrë nuk ka lejuar një opozitë të
organizuar. Rumania e rrëzoi diktaturën me dhunë dhe gjakderdhje.
Nuk është ndonjë befasi, kur dihet se vlerat civilizuese nuk mund të
realizoheshin ndryshe.
Rrëzimi i pushtetit komunist në Rumani: Tank me trupa të revoltuara
në një rrugë të Bukureshtit. 16.12.1989
Bukuresht, 15 qershor 1990. Presidenti i parë postkomunist i
Rumanisë Ion Iliescu falënderon minatorët për prezencë dhe disiplinë
të lartë qytetare. Një ditë më parë nga qyteti perëndimor Schiltal
kishin ardhur në Bukuresht 10.000 minatorë dhe me miratimin e
Ilieskut, morën pjesë në një manifestim të dhunshëm antikomunist,
që përfundoi me gjashtë të vrarë dhe qindra të plagosur.
Tani më kishte kaluar gjysmë viti nga rrëzimi i diktatorit
Ceausescu. Dhuna në sheshin e Universitetit në Bukuresht ishte kulmi
i manifestimeve të dhunshme dhe sinjal për ndryshimin e rrugës së
Rumanisë, për rrugën e reformimit të regjimit nacionalist dhe
autoritar. Ion Iliescu, bashkëpunëtori i dikurshëm i Ceausescut, u
zgjodh pas vitit 1989 tri herë president i Rumanisë. Iliescu thotë se ai
ishte garant i stabilitetit dhe demokracisë në vend që nga 22 dhjetori i
vitit 1989 ditës, kur u rrëzua diktatura në Rumani.
shqiperi
Shqipëria ishte një rast i veçantë: përkrah Jugosllavisë ajo
ishte vendi i vetëm komunist në Evropë që doli nga Traktati i
Varshavës që në vitin 1961. Diktatori i Shqipërisë Enver
Hoxha, praktikonte një stalinizëm të ashpër. Ai i kishte
kuptuar edhe reformat në Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e
Nikita Hrushovit si devijim nga mësimet e marksizëm-
leninizmit të vërtetë. Shqipëria kishte ndërprerë
marrëdhëniet me të gjitha shtetet socialsite dhe nuk mbante
kontakte as me botën perëndimore. Ajo ishte vetëizoluar.
Aparati represiv i vendit ishte shumë më brutal dhe i
organizuar më me themel se në vendet tjera të Evropës
Lindore. Shqipëria nuk kishte nevojë për mure dhe gardhe
kufiri. Tilman Berger nga Organizata për të drejtat e njeriut
Amnesty International e përshkruante kështu gjendjen në
Shqipëri në dhjetor të vitit 1990 në dhjetor të vitit 1990:
„Shqipëria ishte me vite të tëra pas shteteve të tjera të
Evropës Lindore me standardet e të drejtave të njeriut. Nuk
kishte mbrojtje në gjykata. Dënimet ishin të mëdha. Shumë
shpesh zbatohej dënimi me vdekje.“
Lëvizja studentore e dhjetorit ishte ajo që dha impulsin
vendimtar për ndryshimin e regjimit. Nga kjo lëvizje
stdunetore u krijua Partia Demokratike. Më 20 shkurt të vitit
1991 demonstruesit rrëzuan në Tiranë bustin e Enver
Hoxhës.
Renja e murit te berlinit
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake, franceze, britanike,
amerikane dhe sovjetike, po ashtu edhe qyteti i Berlinit. Nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion
njerëz shkuan nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor në perëndim. Muri u ndërtua për të ndalur
largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre. Megjithë këtë
barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të
tjerë jo. 5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë
qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Në vitin 1987, një tjetër president i
Shteteve të Bashkuara, Ronal Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik, Mikhail
Gorbachev, t’i jepte fund ndarjes së qytetit.
Në tetor të vitit 1989, Mikhail Gorbachevi vizitoi Berlinin Lindor me rastin e 40 vjetorit të themelimit të
Gjermanisë Lindore. Në atë kohë ai po promovonte reforma në Bashkimin Sovjetik dhe u bëri thirrje
udhëheqjes gjermano-lindore të bënte të njejtën gjë. Por brenda disa minutash, pas deklaratës së
Schabowskit, gjermano-lindorët u vërsulën drejt postave të kufirit dhe në mesnatën e 9 nëntorit qindra
mijëra prej tyre vërshuan drejt perëndimit. Rojet u kapën në befasi, askush nuk kishte marrë urdhër për
ndonjë veprim. Pas disa orë ankthi, kur u pa se as trupat sovjetike nuk hapën zjarr, rojet lanë pozicionet
ndërsa njerëzit kalonin kufirin. Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri prej 155 kilomerash rreth enklavës
demokratike të Berlinit Perëndimor u hap.