SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  29
Télécharger pour lire hors ligne
Punim Seminarik
Lënda: Mjekësi Orale
Tema:1. Pemphigus Chronicus Vulgaris
2.Vatrat orale dhe ekstraorale
Prof. Asoc.Dr. Metush Disha
E punoi: Zahide Gërvalla
SËMUNDJET E LËKURËS DHE GOJA
• Disa sëmundje tipike të lëkurës lokalizohen edhe në zgavrën e gojës.
• Ndër sëmundjet e këtilla numërohen: Pemphigus chronicus vulgaris, Pemphigoid mucosae
oris, Erythema exydativum multiforme, Sclerodermia, Erythematodes, Dermatitis
herpetiformis-Duhring dhe Lichen planus.
• Ndryshimet patologjike mund të shfaqen njëkohësisht në mukozën e zgavrës së gojës edhe
nëpër lëkurë, por ky paralelizëm nuk është rregull, meqenëse ndonjëherë ndryshimet së pari
shfaqen nëpër lëkurë, e pastaj shfaqen simptomat orale.
• Ndodh edhe e kundërta, sëmundja fillon me ndryshime orale, e pastaj me kohë (më vonë)
ato shfaqen edhe në lëkurë. Disa dermatoza tipike mund të lokalizohen ndonjëherë
ekskluzivisht në zgavrën e gojës.
• Sa i përket diagnozës dhe terapisë së të sëmurëve te rastet e dermatozave, të cilat
lokalizohen në gojë, sipas rregullit, është i domosdoshëm përpunimi multidisiplinar i çdo të
sëmuri. Është i domosdoshëm bashkëpunimi i plotë me dermatovenerologun dhe, sipas
nevojës, me specialistët e degëve të tjera të medicinës.
• Për shkak të kushteve specifike histoanatomike të zgavrës së gojës dhe të veprimit (ndikimit)
të pështymës disa efloreshenca, për shembull bulat, përkatësisht vezikulat, shpejt çahen.
Kështu që, qëndrimi I tyre është tepër i shkurtër dhe krijon vështirësi për t'i përcaktuar.
• Kjo krijon probleme të caktuara në pikëpamje të diagnozës, meqë konkludimi diagnostik
përcaktohet në bazë të vendeve të eroduara (zhveshura) dhe të supozimeve, efloreshenca
këto të cilat u kanë paraprirë këtyre lezioneve.
• Kjo bën të kuptohet se në vështrim të ndonjë efloreshence tjetër,të cilat shfaqen edhe në
mukozen orale, ekzistojnë, pa dyshim, disa veçori: kështu, në kuadër të studimit të
sëmundjeve të lëkurës, të cilat shfaqen edhe në zgavrën e gojës, është e domosdoshme të
vështrohet baza morfologjike dhe veçoritë e tjera të efloreshencave orale.
PEMPHIGUS CHRONICUS VULGARIS
• Pemfigusi kronik vulgar është dermatozë buloze, e cila lokalizohet në lëkurë dhe në
mukozë. Kjo është sëmundje tepër e rëndë.
• ETIOLOGJIA, sëmundja është me etiologji të panjohur. Shkaktar përmendet ndikimi
i agjentit alergjik dhe infektimi virusal.
• Argument se kjo dermatozë është pasoje e reaksioneve alergjike shërben izolimi i
autoantitrupave specifikë. Kështu, në serum të gjakut dhe në eksudatin e indit janë
izoluar imunoglobulinat, të cilat i takojnë tipit të grupit IgG, por në fazën fillestare
të sëmundjes është përcaktuar edhe IgA. Këta antitrupa kanë veprim
organospecifitet, meqë reagojnë vetëm në epitelin pllakoroshtresor.
• Shfaqja e sëmundjes ka lidhshmëri me racën dhe përkatësinë kombëtare. Ështe
vërtetuar se kjo dermatozë më shpesh paraqitet te çifutët.
• TABLOJA KLINIKE, sëmundjen e cilëson krijimi I bulave në lëkurë, përkatësisht në
mukozë të pandryshueshme.Bula te Pemphigus chronicus vulgaris në
lëkurë.Pemfigusi kronik shpesh e përfshin mukozën orale. Është vërtetuar se te një
e treta e të sëmurëve ndryshimet orale së pari shfaqen në mukozën orale, ndërsa
te një e treta bulat shfaqen në gojë dhe nëpër lëkurë. Tepër rallë, vetëm 13 per
qind te të semurëve, ndryshimet nuk e përfshijnë zgavrën e gojës dhe shfaqen
vetëm në lëkurë dhe në mukozat e tjera. Efloreshenca themelore, e cila shfaqet në
zgavrën e gojës është bula me madhësi të thjerrëzës, të bizeles, të lajthisë, të arrës
së vogël, madje edhe sa veja e pulës. Bulat janë të mbushura me likid seroz të
kthjellët me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Shfaqet në të gjitha pjesët e
mukozës.Konsiderohet se bulat rrallë shfaqen në pjesën e skuqur të
buzëve(vermilion) dhe në gjingjivë.
Bula te Pemphigus chronicus vulgaris në lëkurë.
Pemphigus chronicus vulgaris në buzë dhe gjingjivë
• Kulmi i bulës është tepër i hollë dhe me shpejtësi çahen, kështu që, nganjëherë
nuk mund të vërehet prania e tyre në gojë. Pas çarjes së bules shfaqen sipërfaqe të
zhveshura (eroduara), të cilat nganjëherë mund të përfshijnë pjesë të mëdha të
epitelit oral. Dëmtimet me peshë të theksuar përcillen me salivacion të shtuar.
Pështyma është e ngjyrosur me gjak, rrjedh ose pikon nga goja. Dhembjet janë
tepër të shprehura. Ngrënia është e vështirësuar, meqë edhe ushqimi i lëngët e
iriton sipërfaqen e zhveshur.Sëmundja përparon në mënyrë rapide. Kjo sëmundje,
para se të përdoren kortikosteroidet, ka qëndruar dy deri në tri vjet dhe gjithmonë
ka përfunduar letalisht.
• Bulat nëpër lëkurë dhe në mukoza shfaqen në lëkurën e pandryshueshme,
përkatesisht në mukoza. Praktikisht, nuk ka vend ku të mos, shfaqen këto
efloreshenca.
• Vende të posaçme predilekcione për shfaqjen e bulave theksohen zonat umbilikale
dhe periumbilikale.Bulat nëpër lëkure janë të mbushura me likid seroz të
kthjellët.Ato në lëkurë qëndrojnë disa orë ose disa ditë. Me çarjen e bulave
krijohen vende të zhveshura (erozione) të mbuluara me koriçka, te cilat janë të
përbëra nga eksudati i tharë dhe i mbeturinave të epidemit. Nën koriçka paraqitet
epitelizimi dhe në atë vend mund, të shfaqet përsëri bula. Në afërsi të
drejtpërdrejtë të ndryshimeve të bulave të vjetra shfaqen ato të rejat me kahje
identike. Për këtë shkak sipërfaqe të mëdha të lëkurës zhveshen. Ndryshimet
zgjasin me muaj, i sëmuri dobësohet dhe në fund vdes.
• Në diagnozën e pemfigusit oral shfrytëzohet fenomeni i Nikolskit(Nikolsky), i Cankut (Tzank)
dhe testi citodiagnostik
• FENOMENI NIKOLSKI (NIKOLSKY), ky fenomen është test korporal, i cili ndihmon në
përcaktimin e diagnozës së pemfigusit.Përgjatë pemfigusit (Pemphigus vulgaris) lidhjet
ndërqelizore të epitelit dobësohen, madje edhe këputen. Kjo shprehet në shtresën spinozum
dhe një shfaqje e tillë quhet akantoliza. Te epidermi i lëkurës te personat me pemfigus bëhet
ndarja e shtresuar, po ashtu ndahen edhe qelizat në trajtë partikulare të shtresës spinoze.
Njëkohësisht, në epitel grumbullohet lëngu (eksudati) dhe në këte mënyre shfaqen bulat.
Dobësimi i lidhjeve ndërqelizore ndodh në tërë lëkurën dhe në mukoza.
• Procesi i tillë nuk është obligativ të manifestohet me shfaqjen e bulave.Gjate ekzaminimit
klinik lëkura mund të duket e pandryshuar. Nikolski e ka vërejtur se në indin e lëkurës së
pandryshueshme, nëse bëhet shtypje, shpejt në atë vend do të formohet bula. Ky fenomen
është shfrytëzuar mjet ndihmës gjatë përcaktimit të diagnozës së pemfigusit.Te personat te të
cilët dyshohet që lëngojne nga pemfigusi zgjedhet një zonë në lëkurë, në të cilën nuk ekziston
bula dhe e cila duket se është e pandryshueshme. Që të mund të realizohet shtypje e
mjaftueshme, ai vend duhet ta ketë fundamentin kockor, vendi i tillë është krahu. Ne këtë
vend bëhet shtypje me gisht dhe përcillet. Fenomeni I Nikolskit është pozitiv, nëse epidermi
në vendin e shtypur ndahet, për-ratësisht nëse në atë vend formohet bula, nëse në bulën e
porsa formuar bëhet shtypje, bula do të zmadhohet.
• Megjithatë, testi i Nikolasit është i dobishëm në përcaktimin e diagnozës së pemfigusit, por
nuk është patognomonik për këtë semundje edhe nuk mund të merret shenjë e sigurt për
pemfigusin. Ky test mund të jetë pozitiv edhe te sëmundjet e tjera të lëkurës, posaçërisht tek
ato të cilat çojnë te dobësimi i lidhjeve qelizore në epitel, duke bërë krijimin e bulave
intraepiteliale.E meta e testit të Nikolskit qëndron në atë se nuk është pozitiv gjatë tërë
sëmundjes. Më së shpeshti është pozitiv në kohën kur nëpër lëkurë shfaqen bulat.Fenomeni i
Nikolskit, edhe pse nuk është shenjë e sigurt e pemfigusit, kur është pozitiv mund të
lehtësojë përcaktimin e diagnozës së tij.
• TESTI I CANKUT, testi cikodiagnostik mbështetet në analiza laboratorike të materialit të marrë
nga bula.Në epitelin e personave me pemfigus, grumbullohet lëngu, per çka edhe shfaqet
edema intercelulare. Ky ndryshim është pasojë e dobësimit dhe e shkëputjes së lidhjeve
intercelulare. Kjo kryesisht ndodh ndërmjet qelizave të shtresës spinoze. Fenomeni i tillë
është i njohur si akantoliza dhe shpie te formimi i bulave akantolitike. Përveç kësaj, shtresat
sipërfaqësore të epitelit ndahen nga qelizat e shtresës spinoze, për-katësisht të shtresës
bazale, për këtë bula është e lokalizuar në afërsi të membranvs bazale, në të tretën e
poshtme të epitelit. Në bule gjenden të ashtuquajturat qelizat e Segregovit, të cilat, sipas
autorit, quhen qelizat e Cankut. Qelizat e tilla janë të formës qarkore me bërthamë të
madhe.Thelbi i testit të Cankut mbështetet në përcaktimin e pranisë së qelizave të Segregov-
it në materialin e marrë nga bula të personave te të cilët dyshohet se lengojnë prej
pemfigusit.
• Qelizat e Segregov-it ose te Cankut janë si pasojë e përshkruar e akantolizës, por edhe të
degjerimit dhe të ndryshimit të qelizave epiteliale, të cilat gjenden në afërsi të membranës
bazale. Qelizat e reses spinoze, të cilat janë te personat e shëndetshëm në trajtë të yllit, dhe
qelizat e shtresës bazale, të cilat janë te personat e shëndetshëm në trajtë kubike ose te
paralelopipedit, te personat me pemfigus bëhen të rumbullakëta. Qelizat e tilla quhen qelizat
e Segregov-it ose të Cankut.
• Keto qeliza mund të jenë plotësisht të ndara, por shpesh mund të gjenden ne grupacione.
Qelizat e Segregov-it e kanë bërthamën tepër të madhe,por janë më pak të pasura me
citoplazmë. Citoplazma në tërësi është e shtyrë në periferi dhe ngjyroset dukshëm bazofile.
Kromatina është shpërmdare në mënyrë difuze. Në citoplazme mund të shihen qartë
bërthamëzat. Kufiri ndërmjet bërthamëzave dhe citoplazmës është qartë I shprehur.
Bërthama e qelizave të Segregov-it jo vetëm që është e madhe,por njëherit është edhe
hiperkromatike. Shpesh haset edhe në forma të ndryshuara të bërthamave, për çka ato mund
te jene me ndryshime të dyfishuara dhe të lakuara në mënyrë tjetër.
• Qelizat e Segregov-it te Pemphigus cronicus vulgaris në analiza citologjike
• Vërtetimi i pranisë së qelizave të Segregov-it kryhet ne materialin e marrë nga
bulat. Për këtë zgjedhen bulat e freskëta të papërforuara, për cka kulmi i tyre
përforohet me instrument të mprehtë ose me gjilpëre.Kur likidi rrjedh bula
gjerësisht hapet, materiali merret me ezë nga fundi i bules, e nga eza bartet në
pllakë të hollë xhami për mikroskopim, lyerja e bëre në pllakë thahet në ajër.
Ngjyrosja e prepatit të lyerë bëhet sipas metodvs Mej-Grinvald-it (May-Grünwald)
dhe Gimz-it (Giemzi). Pllaka në të cilën gjendet preparati i lyerë spërkatet dy
minuta me ngjyrë të Mej- Grinvald-it. Që të realizohet ngjyrosja e preparatit të
lyerë, gjatë tre minutave bëhet shpërlarja me ujë të distiluar, meqë reaksioni
elektro-kimik është neutral. Pastaj bëhet shpërlarja e pllakës me tretje sipas tre
minutave. Që të mënjanohet ngjyrosja e tepërt në pllakën e lyer, ajo shpërlahet tre
minuta me uje të distiluar, duke krijuar reaksion neutral elektrokimik. Preparati
thahet në ajër dhe është i përgatitur për hulumtimin citodiagnostik nën mikroskop.
Mikroskopimi kryhet nën imerzion të preparatit të lyerë nga bula. E
domosdoshme është jo vetëm të konstatohet prania e qelizave akantolitike, por të
vërtetohet edhe cilësia e tyre. Qelizat, të cilat janë karakteristike për pemfigusin,
nuk janë vetëm akantolitike dhe të lira, por janë të degjeneruara. Konstatimi i
tille,sipas kesaj, bën të dallohen prej qelizave identike akantolitike të ndonjë
sëmundjeje tjetër për çka qelizat e tilla të sëmundjet e tjera nuk janë të
degjeneruara. Vetëm qelizat e degjeneruara akantolitike quhen qeliza të Segregov-
it. Prania e qelizave të Segregov-it është shenjë e sigurt e pemfigusit kronik
vulgaris. Nëse gjatë testit të parë qelizat e Segregov-it nuk izolohen, testi duhet
përsëritur shumë herë, meqë me një konstatim të testit negativ nuk është rezultati
• MJEKIMI, ilaçet elektorale në mjekimin e pemfigusit janë kortikosteroidet.
Shfrytëzohet kortizoni natyral, ose më së shpeshti dhe me sukses më të
shprehur analogët gjysmësintetikë të tyre: pre dnizoni, prednizoloni,
dexametasoni etj. Terapia me kortikosteroidë është tepër e suksesshme,
por simptomatike. Ndikimi i tyre pozitiv qëndron derisa të sëmurët marrin
ilaçin. Mjekimi fillon përherë me kura të larta të kortikosteroideve, të cilat
zbatohen mbi 1000 mg kortizonit. Kurat e tilla të arta zbatohen derisa të
përmirësohet gjendja e sëmundjes. Kura tani zvogelohet në mënyre
graduale, derisa të mos vërtetohet sasia e duhur e kortikosteroidit, e cila
me sukses pengon shfaqjen e bulave të reja. Sasitë e tilla të kurave te të
sëmurët praktikisht, te kortikosteroidet do të zbatohen deri në fund të
jetës së tij. Kortikosteroidet duhet ordinuar përherë se vetëm me
ndërprerje të shkurtra, në të kundërten pasojnë reçidivët.
• Terapia stomatologjike qëndron në zbatimin e preparateve të lehta jo
irituese të antiseptikëve.
VATRAT ORALE DHE EKSTRAORALE
• Sipas përkufizimit klasik, i cili ka mbështetje në teorinë mikrohiale, vatrat
paraqesin pjesë të indit të kufizuar të infektuar me mikroorganizma. Nga këto inde
bakteret derdhen në qarkullim të gjakut apo me enet limfatike barten në organe
apo në sisteme të ndryshme, ku çon te gjendjet e caktuara patologjike. Pasojat e
këtyre gjendjeve patologjike janë sëmundjet konsekutive. Në këtë mvnyre
vështrimi i këtyre vatrave mund të shfaqet kudo në organizëm. Me arsye është
konsideruar se këto vatra më së shpeshti formohen në rajonin e zgavrës së gojvs.
Zbulimi dhe mvnjanimi i tyre bën pjesë në kuadër të veprimtarisë së
stomatologjisë dhe te stomatologut. Sipas lokalizimit, këto vatra mund të ndahen
në dy grupe: vatrat orale dhe vatrat ekstraorale.
• LOKALIZIMI I VATRAVE ORALE
• Kushtet anatomike histologjike, të cilat ekzistojnë në zgavrën e gojës, me praninë e
përhershme të mikroorganizmave tepër virulentë me origjinë nga pllaku dental,
bëjnë që vatrat e tilla këtu të krijohen më së shpeshti. Vatrat orale janë me
etiologji infektive dhe i shkaktojnë mikro organizmat e pllakut dental. Vatrat e tilla
formohen më së shpeshti në kockën alveolare ně zoněn apikale të dhëmbit dhe
janë të njohura si vatra periapikale. Në mënyrë të ngjashme veprojnë edhe
proceset e tjera, të cilat janë në kockën alveolare dhe zhvillohet me ndonjë trup të
huaj, si rrënjët e mbetura, pjesë e dhëmbit apo dhëmbi i impaktuar. Veti të vatrave
mund të ketë edhe ndonjë proces, I cili zhvillohet në kockën alveolare gjatë
parodontopative. Në vatrat e zgavrës së gojës bëjnë pjesë edhe ato që formohen
në tonsilet dhe në hapësirat paranazale.
• VATRAT PERIAPIKALE, këto janë vatra që formohen në kockën
alveolare, në fundusin alveolar, pra në zonën e vetë periapikale. Për
këtë shkak quhen vatrat periapikale. Këto vatra shfaqen përherë me
pranině e dhěmbit, me ç'rast quhen vatra dentagjene.Vatrat
periapikale janë me etiologji infektive dhe provokohen nga
mikroorganizmat me prejardhje nga pllaku dental. Vatrave
periapikale krijuara u paraprijnë dhëmbët kariozë të destruktuar
ose pulpitikë. Me të infektuar pulpën, mikroorganizmat e pllakut
dental krijojnë infektimin e indit radikular, mandej edhe
periradikular, përkatësisht te indit periapikal dhe njëherit bëhet
destruktimi i kockës alveolare, kështu tanimë krijohen proceset e
vatrës. Për shkak te frekuences dhe tě rendësisë së madhe për
shfaqjen e semundjeve konsekutive krijohen veti të tjera. Këto vatra
do të trajtohen dhe do të përshkruhen veçmas.
• TRUPAT E HUAJ NË INDET ORALE SI VATRA
• Në indet orale mund të gjenden edhe trupa të huaj. Kjo më së shpeshti ndodh në
kockën alveolare. Trupa të huaj mund të jenë pjesë të amalgamit, të çimentos, të
gutaperkës dhe materiale të tjera, të cilat shfrytëzohen në mjekimin dhe
plombimin e dhëmbëve. Këto materiale arrijnë në kocken alveolare rëndom pas
nxjerrjes së dhëmbit. Disa pjesë të instrumenteve mund të arrijnë në kockën
alveolare ose në pjesët e tjera te indit oral, për shkak te manipulimi te
pakujdesshëm. Kjo ndodh me disa gjilpëra, si e Milerit, e Kerit, turjela, lentula.
• Trupat e huaj janë të infektuara edhe pasi të qëndrojnë në kockën alveolare ose në
indet e tjera orale, duke krijuar procese inflamatore, të cilat mund të jenë të
përcjella edhe me alteracione të indit. Proceset e tilla mund të paraqesin vatrat të
cilat mund të jenë burim i veprimit fokaloz.
• Trupat e huaj dhe proceset, të cilat zhvillohen së bashku me këto, sipas rregullit
nuk janë të përcjella me vështirësi subjektive. Proceset, të cilat zhvillohen së
bashku me trupat e huaj, rëndom janë dukshëm me kahe kronike, me ç'rast nuk
ekzistojnë as ndryshime klinike objektive. sipërfaqesore,
• Vetem nëse trupat e huaj janë jashtëzakonisht më të mëdhenj ose më ndryshime
janë në trajtë të skuqjes dhe ënjtjes në mukozën alveolare, por ne ta mund të
ekzistojnë edhe ndryshimet objektive. Këto mund të gjenden edhe te të çelurat
fistuloze.
• Trupat e huaj dhe proceset përreth tyre zbulohen rastësisht, rëndom gjate
rentgenografisë së dhëmbit fqinjë. Te sëmurët rralle kanë njohuri për praninë dhe
prejardhjen e trupave të huaj
• Trupat e huaj mënjanohen me rrugë kirurgjike, me kiretazh dhe me largimin e indit
patologjik të ndryshuar, i cili gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të vatrës.
• RRENJËT E MBETURA OSE PJESË TË DHEMBIT
• NË KOCKEN ALVEOLARE SI VATRA, me rastin e nxjerrjes së dhembit mund të mbeten pjesë të
tij. Kjo më së shpeshti ngjet me pjesët e rrënjëve të dhëmbit. Janë raste të rralla kur gjatë
nxjerrjes së dhëmbit të mbesin pjese të kurorës së tij. Kjo mund të ndodhë, vetëm gjatë frakturës
multipe të nxjerrjes së dhëmbit. Pas epitelizimit të plagës ekstraksione, në fazën e epitelizimit,
mund te bëhet mbulimi i tërësishëm i rrënjës së mbetur. Rrënja e tillë e mbetur, meqe është e
infektuar, mund të provokojë ndryshime destruktive dhe procese të tjera në kockën alveolare, të
cilat kanë karakter të vatres.Vatrat e tilla të shfaqura nuk janë të rralla. Sipas një studimi
epidemiologjik të gjerë, është realizuar në Amerikë, në 10.000 te semurë, nga 33 për qind te të
semurëve total të hulumtar, në vendin e nxjerrjes së dhembit ka pasur rrënjë të mbetura. Një
studim tjetër në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit në Pensilvani, hulumtimi ka treguar
se mbetja e rrënjës është gjetur në 25 për qind te të semurëve, të cilët tërësisht kanë qenë pa
dhëmbë.
• Ngjashëm sikurse edhe me rastet e trupave të huaj, edhe mbetja e rrënjëve të dhëmbëve më
se shpeshti nuk do të reagojë ne kurrfare manifestimesh të ndryshimeve klinike objektive. Nuk
janë te shprehura pengesat subjektive ose janë pak te rëndësishme. Në vendet ku kanë mbetur
rrënjët e dhëmbit në mukozën e arkadës (procesit) alveolare të vërehet skuqje dhe ënjtje. Mund
të shfaqen edhe të çelurat fistulare, nga të cilat ndonjëhere kullon eksudati qelbësor. Për shkak të
frekuences së madhe të këtyre vatrave, në suaza të studimit të të semureve fokale, është e
domosdoshme të bëhet rentgenografia e të gjitha zonave të nofullave pa dhembě. Kjo
posaçerisht vlen për të sëmurët e rëndë, me kardiopati, nefropati etj.
• DHEMBËT E IMPAKTUAR SI VATRA, shpesh ndodh që në afërsi të drejtpërdrejtë të
dhëmbëve të impaktuar të zhvi llohen procese patologjike në kuptim të rarifikimit
të kockës alveolare.
• Këto procese janë me etiologji infektive. Sikur edhe në rastet kur kanë mbetur
trupat të huaj ose rrënjë të dhëmbit, edhe këto procese mund të jenë burim të
veprimit fokal. Proceset e zhvilluara në afërsi të drejtpërdrejtë të dhëmbëve të
impaktuar me karakter janë me kahe kronike dhe shpesh barten pa manifestimin e
ndryshimeve klinike objektive si dhe të pengesave subjektive. Në zonat e
dhembëve të impaktuar rralle shfaqen enjtja dhe skuqja e mukozës orale. Nëse
fjala është për infektimin e molarit të tretë, atëherë shprehen si trizmusi me
dhembje, të cilat reflektojnë në rajonin përreth, të përcjella me zmadhim dhe
ndjeshmëri të gjëndrave rajonale limfatike.
• Dhëmbët e impaktuar dhe proceset, të cilat gjendet drejtpërdrejt me këto, më se
shpeshti zbulohen rastësisht, gjatë rentgenografisë së dhembëve fqinjë. Gjatë
studimit në kuptim të argumentimit të lokalizuar të vatres orale, duhet të bëhet
incizimi edhe i vendeve ku është e shprehur anodoncia. Kjo posaçërisht do të vlejë
kur me anamnezën e marrë, me të dhëna nga të semurët kuptohet se këta
dhëmbë nuk i janë nxjerre ose kur vendet ku mungojne dhëmbët janë te
ndijeshëm në palpacion. Ne rastet kur është fjala për sëmundje konsekutive të
rënda, duhet të incizohet e tërë zona, pa marrë parasysh të dhënat anamnestike
dhe abstenimin e simptomave klinike objektive.
• DEMTIMET PARODONTALE SI VATRA, proceset destruktive në kockën alveolare, të cilat
zhvillohen gjatë parodontopative, mund të jenë burim i sëmundjeve fokale. Kjo vlen në rastet
e krijimit të xhepave infrakockorë, posaçërisht kur ata janë të ngushtë dhe të thellë, në trajtë
spiraleje ose gjarpërore (serpingjinoze). Ne këtë kuptim mund të veprojnë edhe të gjithë
xhepat e tjerë parodontalë. Muri i butë I xhepit parodontal ështe i mbuluar me ulceracione
dhe pěrherë është I inflamuar. Këto procese zhvillohen me pjesëmarrjen e mikroorganizmave
virulente me prejardhje nga pllaku dental, keshtu që ekzistojnë të gjitha kushtet për veprim
fokaloz. Aktiviteti i këtyre vatrave shtohet kur është I penguar drenimi i sekretit qelbësor nga
xhepat parodontalë. Secili abscess parodontal paraqet rrezik për shfaqjen e sëmundjeve
konsekutive. Kjo posaçërisht vlen kur janë të përcjella abceset parodontale me simptoma të
përgjithshme të toksiinfikimit. Reaksionet febrile, të cilat ndonjëherë I përcjellin absceset
parodontale,janë simptoma të desiminimit të toksinfektimit.Me këtë rast janë të rrezikuara
edhe organet edhe sistemet e tjera më të largëta të organizmit.
• TONSILET SI VATRA, në mbështetje të ndvrtimit specifik të tonsileve, të cilat kanë numër të
madh kriprash (gropash) dhe recesuseve (thellimesh), te këto lehtë mund të mbetet materiali
infektues.
• Prandaj, pra më lehtë formohen vatrat tonsilare. Nga ky shkak vatrat tonsilare janë shumë më
të shpeshta. Nuk ështv plotësisht e qartë se a janë më të shpeshta vatrat dentogjene apo ato
tonsilare. Sipas disa autoreve vatrat tonsilare janë tri here më të shpeshta se ato dentogjene,
perkatësisht ato të cilat gjenden në kockën alveolare, Biling (Billinge), Vild (Wild), duke
studiuar lokalizimin e vatrave të sëmundjeve të lëkurës, ka argumentuar se vatrat dentogjene
ishin dhjetë here më të shpeshta se ato tonsilare. A janë më të shpeshta vatrat dentogjene
apo tonsilare varet prej moshvs. Te femijët janë më të shpeshta vatrat tonsilare, ndërsa te të
rriturit janë ato dentogjene, të cilat formohen në kockën alveolare. Reenov-i (Resenow)
propozon që gjatë sanimit të vatrave duhet më parë të nxirren të giithë dhëmbet e dyshuar,
të mvnjanohen vatra dentogjene dhe mandej, nëse sëmundja konsekutive perziston edhe më
tutje, të heqen edhe tonsilet.
• Gabim është nëse mendohet se vetëm tonsilet shprehimisht të zmadhuara e të skuqura janë
të dyshimta si vatra. Në të kundërten, konsiderohet se tonsilet e atrofuara janë më të
dyshimta. Tonsilet e këtilla, sipas Fogelit (Vogel), janë të begatshme me indin lidhor dhe të
varfëra me indin limfatik. Andaj, është i mundshëm zvogëlimi i mbrojtjes dhe me lehtvsi do të
formohen vatrat tonsilare.
• SINUSITET SI VATRA
• Vatrat mund të formohen edhe në hapësirat paranazale, Kjo më së
shpeshti do të ndodhë në sinuset maksilare, Sinusët janë shpesh në
kontakt me dhëmbët, në dyshemenë e sinusit maksilar shpesh prominojne
rrënjët e molarëve të sipërm.
• Nganjëherë këto rrënjë prej sinusit maksilar janë të veçuara vetëm me
hapësiren e periodonciumit. Duke u mbështetur në raportin e ndërtimit të
tillë anatomik, infektimi nga zgavra e gojes, nëpërmjet të indit pulpar të
infektuar dhe kanalit radikular, me lehtësi do e arrijë edhe hapësiren
sinusale. Ne sinusin maksilar shfaqet inflamimi i mukozës, e cila është
mbështjellësi i kësaj hapësire. Inflamimi i sinusit (Sinusitis maxilaris) mund
të ndërlikohet dhe të krijohet sekretimi i tepërt, gjatë së cilit do të krijohet
eksudati qelbësor. Meqë drenimi natyror në këtë rast është i
pamundshëm, semundja merr kah kronik dhe zgjat. Proceset e këtilla, të
cilat zhvillohen në sinusin maksilar, mund të veprojnë si vatra dhe mund të
jenë shkaktarë të semundjeve konsekutive tě ndonjë organi apo të
sistemit më të largët në organizëm. Nga aspekti i frekuences të këtyre
vatrave ekzistojnë mendime të ndryshme. Mbizotëron mendimi se pas
vatrave dentogjene dhe tonsilare, sipas frekuencës, menjëhere pas këtyre
shfaqet vatra e hapësirave të sinuseve maksilare.
LOKALIZIMI EKSTRAORAL I VATRAVE
• Vatrat mund të formohen në të gjitha pjesët e organizmit, por më së
shpeshti lokalizohen në traktin urogjenital, në organet e tretësirës, në
organet e frymëmarrjes dhe në sistemin lokomotor.
• VATRAT NË ORGANET UROGJENITALE
• Konsiderohet se vatrat te gjinia femërore më së shpeshti lokalizohen në ovarium,
ndërsa te gjinia mashkullore në prostatë. Gjatë sëmundjes së këtyre organeve ato
më së shpeshti janë me etiologji infektive në të cilat zhvillohen proceset, të cilat
mund të jenë vatra. Mjekimi themelor I semundjes arrihet me përmirësimin në
lëmin e sëmundjeve konsekutive. Si vatër mund të veprojnë: metriti kronik,
endometriti, salpingiti dhe disa semundje të tjera të organeve urogjenitale. Mund
të veprojnë si vatra për shembull: bartoliniti kronik, inflamimi kronik epidemitit,
uretriti kronik, cistitet dhe pielonefriti.
• VATRAT NË ORGANET E TRETËSIRËS
• Numri I madh i sëmundjeve të traktit digjestiv mund të ketë te gjitha vetitë e
vatres, duke provokuar sëmundjet konsekutive.
• Vatra më të shpeshta në rajonin e organeve për tretësirë theksohen ato që
lokalizohen në zorrën e verbër (apendiciti), në qesk te tëmthit (cholecystiti).
Mirëpo, edhe disa sëmundje të tjera të traktit digjestiv mund të jenë shkaktarë të
shfaqjes së semundjeve konsekutive, si gastritisi, enteritisi, colitisi etj.
VATRAT NË ORGANET PËR FRYMËMARRJE
• Vatrat shpesh lokalizohen edhe në organet për frymëmarrje, kështu që
vatrat krijohen gjatë bronkitit, trakeitit, të pneumonisë kronike dhe të
empiemit pleural. Konsiderohet se vatrat shpesh janë të krijuara pasi te
kalojnë sëmundjet gangrenoze dhe të abscesit të mushkërive
VATRAT NË RAJONIN E SISTEMIT LOKOMOTOR
• Sistemi lokomotor është tepër i ndjeshëm në veprimim fokal. Në kushtet
të ekzistimit të ndonje vatreje, ky sistem shpesh do të sëmuret.
• Eshtë argumentuar se disa sëmundje të sistemit lokomotor, si dhe ato që
janë shfaqur si pasojë e veprimit fokal, në këtë rast mund të jenë vatra dhe
njëherit të provokojnë sëmundje të tjera konsekutive. Vatra mund të jenë
të gjitha format e mono dhe poliartitit kronik dhe format e spondiloartritit
kronik. Shprehimisht, prej veprimit fokal paraqesin edhe proceset që
shfaqen në kockë pas ndonjë traume, posaçërisht nëse komplikohet me
infektim. Të tilla janë proceset kronike të osteomielitit.

Contenu connexe

Tendances

Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.Xhuljana Malka
 
Cyst of oral and maxillofacial regions
Cyst of oral and maxillofacial regionsCyst of oral and maxillofacial regions
Cyst of oral and maxillofacial regionsSavita Sahu
 
Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)
Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)
Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)Eneutron
 
Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2MedShqip
 
Oral Fibro-Epithelial Polyp
Oral Fibro-Epithelial PolypOral Fibro-Epithelial Polyp
Oral Fibro-Epithelial PolypDr Randy Chance
 
Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy 
Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy 
Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy Indian dental academy
 
Non odontogenic tumors
Non odontogenic tumorsNon odontogenic tumors
Non odontogenic tumorsMohammed Rhael
 
Pigmentations of the oral cavity
Pigmentations  of the oral cavityPigmentations  of the oral cavity
Pigmentations of the oral cavityNarmathaN2
 
Connective tissue lesions
Connective tissue lesionsConnective tissue lesions
Connective tissue lesionsIAU Dent
 
1 hyperplasia of oral mucosa
1  hyperplasia of oral mucosa1  hyperplasia of oral mucosa
1 hyperplasia of oral mucosaTahani Alteen
 
Clear cell lesions of head & neck.
Clear cell lesions of head & neck.Clear cell lesions of head & neck.
Clear cell lesions of head & neck.doctorpeace
 
Cysts of orofacial region/ dental implant courses
Cysts of orofacial region/ dental implant coursesCysts of orofacial region/ dental implant courses
Cysts of orofacial region/ dental implant coursesIndian dental academy
 
The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...
The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...
The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...Doctor Faris Alabeedi
 

Tendances (20)

White lesions (2)
White lesions (2)White lesions (2)
White lesions (2)
 
Lec 1 cysts of orofacial region
Lec 1 cysts of orofacial regionLec 1 cysts of orofacial region
Lec 1 cysts of orofacial region
 
Histochemistry of oral tissues
Histochemistry of oral tissuesHistochemistry of oral tissues
Histochemistry of oral tissues
 
Odontogenic cysts
Odontogenic cystsOdontogenic cysts
Odontogenic cysts
 
Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.
 
cysts of the jaws
cysts of the jawscysts of the jaws
cysts of the jaws
 
Disorders of the pulp
Disorders of the pulpDisorders of the pulp
Disorders of the pulp
 
Cyst of oral and maxillofacial regions
Cyst of oral and maxillofacial regionsCyst of oral and maxillofacial regions
Cyst of oral and maxillofacial regions
 
Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)
Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)
Krok 2 - 2009 Question Paper (Stomatology)
 
Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2
 
Oral Fibro-Epithelial Polyp
Oral Fibro-Epithelial PolypOral Fibro-Epithelial Polyp
Oral Fibro-Epithelial Polyp
 
Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy 
Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy 
Gingival cyst of newborn /orthodontic courses by Indian dental academy 
 
Non odontogenic tumors
Non odontogenic tumorsNon odontogenic tumors
Non odontogenic tumors
 
Pigmentations of the oral cavity
Pigmentations  of the oral cavityPigmentations  of the oral cavity
Pigmentations of the oral cavity
 
Connective tissue lesions
Connective tissue lesionsConnective tissue lesions
Connective tissue lesions
 
1 hyperplasia of oral mucosa
1  hyperplasia of oral mucosa1  hyperplasia of oral mucosa
1 hyperplasia of oral mucosa
 
Clear cell lesions of head & neck.
Clear cell lesions of head & neck.Clear cell lesions of head & neck.
Clear cell lesions of head & neck.
 
Cysts of orofacial region/ dental implant courses
Cysts of orofacial region/ dental implant coursesCysts of orofacial region/ dental implant courses
Cysts of orofacial region/ dental implant courses
 
AMELOBLASTOMA [op].pptx
AMELOBLASTOMA [op].pptxAMELOBLASTOMA [op].pptx
AMELOBLASTOMA [op].pptx
 
The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...
The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...
The so called Calcifying Odontogenic Cyst (Doctor Faris Alabeedi MSc, MMedSc,...
 

Similaire à Mjekësi Orale

punim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docxpunim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docxDorjanKraja
 
Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,
Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,
Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,Fabjan Vasku
 
Angina ludwig shqip-Ideal Sallauka
Angina ludwig shqip-Ideal SallaukaAngina ludwig shqip-Ideal Sallauka
Angina ludwig shqip-Ideal SallaukaIdeal Sallauka
 
Disa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralle
Disa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralleDisa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralle
Disa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralleOlsi Belishta
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 
Epidemiologjia e semundjeve periodontale
Epidemiologjia e semundjeve periodontaleEpidemiologjia e semundjeve periodontale
Epidemiologjia e semundjeve periodontaleNderim Shefkiu
 
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumatGjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumatarifzuka
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor D. Sh
 
Epidemiologjia e poliomielitit
Epidemiologjia  e  poliomielititEpidemiologjia  e  poliomielitit
Epidemiologjia e poliomielititMentor Toli
 

Similaire à Mjekësi Orale (15)

APENDECITI AKUT,,
APENDECITI AKUT,,APENDECITI AKUT,,
APENDECITI AKUT,,
 
7. KANDIDOZA.pptx
7. KANDIDOZA.pptx7. KANDIDOZA.pptx
7. KANDIDOZA.pptx
 
punim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docxpunim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docx
 
Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,
Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,
Morbus crohn dhe koliti ulceroz,,
 
KANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONITKANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONIT
 
Angina ludwig shqip-Ideal Sallauka
Angina ludwig shqip-Ideal SallaukaAngina ludwig shqip-Ideal Sallauka
Angina ludwig shqip-Ideal Sallauka
 
Joubert sindroma
Joubert sindromaJoubert sindroma
Joubert sindroma
 
Disa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralle
Disa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralleDisa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralle
Disa patologji ne sferes ORL qe i hasim rralle
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Epidemiologjia e semundjeve periodontale
Epidemiologjia e semundjeve periodontaleEpidemiologjia e semundjeve periodontale
Epidemiologjia e semundjeve periodontale
 
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumatGjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumat
 
Obsetrik aborti dhe llojet e tij
Obsetrik aborti dhe llojet e tijObsetrik aborti dhe llojet e tij
Obsetrik aborti dhe llojet e tij
 
Adr te dermatologjike
Adr te  dermatologjikeAdr te  dermatologjike
Adr te dermatologjike
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
 
Epidemiologjia e poliomielitit
Epidemiologjia  e  poliomielititEpidemiologjia  e  poliomielitit
Epidemiologjia e poliomielitit
 

Mjekësi Orale

  • 1. Punim Seminarik Lënda: Mjekësi Orale Tema:1. Pemphigus Chronicus Vulgaris 2.Vatrat orale dhe ekstraorale Prof. Asoc.Dr. Metush Disha E punoi: Zahide Gërvalla
  • 2. SËMUNDJET E LËKURËS DHE GOJA • Disa sëmundje tipike të lëkurës lokalizohen edhe në zgavrën e gojës. • Ndër sëmundjet e këtilla numërohen: Pemphigus chronicus vulgaris, Pemphigoid mucosae oris, Erythema exydativum multiforme, Sclerodermia, Erythematodes, Dermatitis herpetiformis-Duhring dhe Lichen planus. • Ndryshimet patologjike mund të shfaqen njëkohësisht në mukozën e zgavrës së gojës edhe nëpër lëkurë, por ky paralelizëm nuk është rregull, meqenëse ndonjëherë ndryshimet së pari shfaqen nëpër lëkurë, e pastaj shfaqen simptomat orale. • Ndodh edhe e kundërta, sëmundja fillon me ndryshime orale, e pastaj me kohë (më vonë) ato shfaqen edhe në lëkurë. Disa dermatoza tipike mund të lokalizohen ndonjëherë ekskluzivisht në zgavrën e gojës. • Sa i përket diagnozës dhe terapisë së të sëmurëve te rastet e dermatozave, të cilat lokalizohen në gojë, sipas rregullit, është i domosdoshëm përpunimi multidisiplinar i çdo të sëmuri. Është i domosdoshëm bashkëpunimi i plotë me dermatovenerologun dhe, sipas nevojës, me specialistët e degëve të tjera të medicinës. • Për shkak të kushteve specifike histoanatomike të zgavrës së gojës dhe të veprimit (ndikimit) të pështymës disa efloreshenca, për shembull bulat, përkatësisht vezikulat, shpejt çahen. Kështu që, qëndrimi I tyre është tepër i shkurtër dhe krijon vështirësi për t'i përcaktuar. • Kjo krijon probleme të caktuara në pikëpamje të diagnozës, meqë konkludimi diagnostik përcaktohet në bazë të vendeve të eroduara (zhveshura) dhe të supozimeve, efloreshenca këto të cilat u kanë paraprirë këtyre lezioneve. • Kjo bën të kuptohet se në vështrim të ndonjë efloreshence tjetër,të cilat shfaqen edhe në mukozen orale, ekzistojnë, pa dyshim, disa veçori: kështu, në kuadër të studimit të sëmundjeve të lëkurës, të cilat shfaqen edhe në zgavrën e gojës, është e domosdoshme të vështrohet baza morfologjike dhe veçoritë e tjera të efloreshencave orale.
  • 3. PEMPHIGUS CHRONICUS VULGARIS • Pemfigusi kronik vulgar është dermatozë buloze, e cila lokalizohet në lëkurë dhe në mukozë. Kjo është sëmundje tepër e rëndë. • ETIOLOGJIA, sëmundja është me etiologji të panjohur. Shkaktar përmendet ndikimi i agjentit alergjik dhe infektimi virusal. • Argument se kjo dermatozë është pasoje e reaksioneve alergjike shërben izolimi i autoantitrupave specifikë. Kështu, në serum të gjakut dhe në eksudatin e indit janë izoluar imunoglobulinat, të cilat i takojnë tipit të grupit IgG, por në fazën fillestare të sëmundjes është përcaktuar edhe IgA. Këta antitrupa kanë veprim organospecifitet, meqë reagojnë vetëm në epitelin pllakoroshtresor. • Shfaqja e sëmundjes ka lidhshmëri me racën dhe përkatësinë kombëtare. Ështe vërtetuar se kjo dermatozë më shpesh paraqitet te çifutët. • TABLOJA KLINIKE, sëmundjen e cilëson krijimi I bulave në lëkurë, përkatësisht në mukozë të pandryshueshme.Bula te Pemphigus chronicus vulgaris në lëkurë.Pemfigusi kronik shpesh e përfshin mukozën orale. Është vërtetuar se te një e treta e të sëmurëve ndryshimet orale së pari shfaqen në mukozën orale, ndërsa te një e treta bulat shfaqen në gojë dhe nëpër lëkurë. Tepër rallë, vetëm 13 per qind te të semurëve, ndryshimet nuk e përfshijnë zgavrën e gojës dhe shfaqen vetëm në lëkurë dhe në mukozat e tjera. Efloreshenca themelore, e cila shfaqet në zgavrën e gojës është bula me madhësi të thjerrëzës, të bizeles, të lajthisë, të arrës së vogël, madje edhe sa veja e pulës. Bulat janë të mbushura me likid seroz të kthjellët me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Shfaqet në të gjitha pjesët e mukozës.Konsiderohet se bulat rrallë shfaqen në pjesën e skuqur të buzëve(vermilion) dhe në gjingjivë.
  • 4. Bula te Pemphigus chronicus vulgaris në lëkurë.
  • 5. Pemphigus chronicus vulgaris në buzë dhe gjingjivë • Kulmi i bulës është tepër i hollë dhe me shpejtësi çahen, kështu që, nganjëherë nuk mund të vërehet prania e tyre në gojë. Pas çarjes së bules shfaqen sipërfaqe të zhveshura (eroduara), të cilat nganjëherë mund të përfshijnë pjesë të mëdha të epitelit oral. Dëmtimet me peshë të theksuar përcillen me salivacion të shtuar. Pështyma është e ngjyrosur me gjak, rrjedh ose pikon nga goja. Dhembjet janë tepër të shprehura. Ngrënia është e vështirësuar, meqë edhe ushqimi i lëngët e iriton sipërfaqen e zhveshur.Sëmundja përparon në mënyrë rapide. Kjo sëmundje, para se të përdoren kortikosteroidet, ka qëndruar dy deri në tri vjet dhe gjithmonë ka përfunduar letalisht. • Bulat nëpër lëkurë dhe në mukoza shfaqen në lëkurën e pandryshueshme, përkatesisht në mukoza. Praktikisht, nuk ka vend ku të mos, shfaqen këto efloreshenca. • Vende të posaçme predilekcione për shfaqjen e bulave theksohen zonat umbilikale dhe periumbilikale.Bulat nëpër lëkure janë të mbushura me likid seroz të kthjellët.Ato në lëkurë qëndrojnë disa orë ose disa ditë. Me çarjen e bulave krijohen vende të zhveshura (erozione) të mbuluara me koriçka, te cilat janë të përbëra nga eksudati i tharë dhe i mbeturinave të epidemit. Nën koriçka paraqitet epitelizimi dhe në atë vend mund, të shfaqet përsëri bula. Në afërsi të drejtpërdrejtë të ndryshimeve të bulave të vjetra shfaqen ato të rejat me kahje identike. Për këtë shkak sipërfaqe të mëdha të lëkurës zhveshen. Ndryshimet zgjasin me muaj, i sëmuri dobësohet dhe në fund vdes.
  • 6.
  • 7.
  • 8.
  • 9.
  • 10. • Në diagnozën e pemfigusit oral shfrytëzohet fenomeni i Nikolskit(Nikolsky), i Cankut (Tzank) dhe testi citodiagnostik • FENOMENI NIKOLSKI (NIKOLSKY), ky fenomen është test korporal, i cili ndihmon në përcaktimin e diagnozës së pemfigusit.Përgjatë pemfigusit (Pemphigus vulgaris) lidhjet ndërqelizore të epitelit dobësohen, madje edhe këputen. Kjo shprehet në shtresën spinozum dhe një shfaqje e tillë quhet akantoliza. Te epidermi i lëkurës te personat me pemfigus bëhet ndarja e shtresuar, po ashtu ndahen edhe qelizat në trajtë partikulare të shtresës spinoze. Njëkohësisht, në epitel grumbullohet lëngu (eksudati) dhe në këte mënyre shfaqen bulat. Dobësimi i lidhjeve ndërqelizore ndodh në tërë lëkurën dhe në mukoza. • Procesi i tillë nuk është obligativ të manifestohet me shfaqjen e bulave.Gjate ekzaminimit klinik lëkura mund të duket e pandryshuar. Nikolski e ka vërejtur se në indin e lëkurës së pandryshueshme, nëse bëhet shtypje, shpejt në atë vend do të formohet bula. Ky fenomen është shfrytëzuar mjet ndihmës gjatë përcaktimit të diagnozës së pemfigusit.Te personat te të cilët dyshohet që lëngojne nga pemfigusi zgjedhet një zonë në lëkurë, në të cilën nuk ekziston bula dhe e cila duket se është e pandryshueshme. Që të mund të realizohet shtypje e mjaftueshme, ai vend duhet ta ketë fundamentin kockor, vendi i tillë është krahu. Ne këtë vend bëhet shtypje me gisht dhe përcillet. Fenomeni I Nikolskit është pozitiv, nëse epidermi në vendin e shtypur ndahet, për-ratësisht nëse në atë vend formohet bula, nëse në bulën e porsa formuar bëhet shtypje, bula do të zmadhohet. • Megjithatë, testi i Nikolasit është i dobishëm në përcaktimin e diagnozës së pemfigusit, por nuk është patognomonik për këtë semundje edhe nuk mund të merret shenjë e sigurt për pemfigusin. Ky test mund të jetë pozitiv edhe te sëmundjet e tjera të lëkurës, posaçërisht tek ato të cilat çojnë te dobësimi i lidhjeve qelizore në epitel, duke bërë krijimin e bulave intraepiteliale.E meta e testit të Nikolskit qëndron në atë se nuk është pozitiv gjatë tërë sëmundjes. Më së shpeshti është pozitiv në kohën kur nëpër lëkurë shfaqen bulat.Fenomeni i Nikolskit, edhe pse nuk është shenjë e sigurt e pemfigusit, kur është pozitiv mund të lehtësojë përcaktimin e diagnozës së tij.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14. • TESTI I CANKUT, testi cikodiagnostik mbështetet në analiza laboratorike të materialit të marrë nga bula.Në epitelin e personave me pemfigus, grumbullohet lëngu, per çka edhe shfaqet edema intercelulare. Ky ndryshim është pasojë e dobësimit dhe e shkëputjes së lidhjeve intercelulare. Kjo kryesisht ndodh ndërmjet qelizave të shtresës spinoze. Fenomeni i tillë është i njohur si akantoliza dhe shpie te formimi i bulave akantolitike. Përveç kësaj, shtresat sipërfaqësore të epitelit ndahen nga qelizat e shtresës spinoze, për-katësisht të shtresës bazale, për këtë bula është e lokalizuar në afërsi të membranvs bazale, në të tretën e poshtme të epitelit. Në bule gjenden të ashtuquajturat qelizat e Segregovit, të cilat, sipas autorit, quhen qelizat e Cankut. Qelizat e tilla janë të formës qarkore me bërthamë të madhe.Thelbi i testit të Cankut mbështetet në përcaktimin e pranisë së qelizave të Segregov- it në materialin e marrë nga bula të personave te të cilët dyshohet se lengojnë prej pemfigusit. • Qelizat e Segregov-it ose te Cankut janë si pasojë e përshkruar e akantolizës, por edhe të degjerimit dhe të ndryshimit të qelizave epiteliale, të cilat gjenden në afërsi të membranës bazale. Qelizat e reses spinoze, të cilat janë te personat e shëndetshëm në trajtë të yllit, dhe qelizat e shtresës bazale, të cilat janë te personat e shëndetshëm në trajtë kubike ose te paralelopipedit, te personat me pemfigus bëhen të rumbullakëta. Qelizat e tilla quhen qelizat e Segregov-it ose të Cankut. • Keto qeliza mund të jenë plotësisht të ndara, por shpesh mund të gjenden ne grupacione. Qelizat e Segregov-it e kanë bërthamën tepër të madhe,por janë më pak të pasura me citoplazmë. Citoplazma në tërësi është e shtyrë në periferi dhe ngjyroset dukshëm bazofile. Kromatina është shpërmdare në mënyrë difuze. Në citoplazme mund të shihen qartë bërthamëzat. Kufiri ndërmjet bërthamëzave dhe citoplazmës është qartë I shprehur. Bërthama e qelizave të Segregov-it jo vetëm që është e madhe,por njëherit është edhe hiperkromatike. Shpesh haset edhe në forma të ndryshuara të bërthamave, për çka ato mund te jene me ndryshime të dyfishuara dhe të lakuara në mënyrë tjetër.
  • 15.
  • 16. • Qelizat e Segregov-it te Pemphigus cronicus vulgaris në analiza citologjike • Vërtetimi i pranisë së qelizave të Segregov-it kryhet ne materialin e marrë nga bulat. Për këtë zgjedhen bulat e freskëta të papërforuara, për cka kulmi i tyre përforohet me instrument të mprehtë ose me gjilpëre.Kur likidi rrjedh bula gjerësisht hapet, materiali merret me ezë nga fundi i bules, e nga eza bartet në pllakë të hollë xhami për mikroskopim, lyerja e bëre në pllakë thahet në ajër. Ngjyrosja e prepatit të lyerë bëhet sipas metodvs Mej-Grinvald-it (May-Grünwald) dhe Gimz-it (Giemzi). Pllaka në të cilën gjendet preparati i lyerë spërkatet dy minuta me ngjyrë të Mej- Grinvald-it. Që të realizohet ngjyrosja e preparatit të lyerë, gjatë tre minutave bëhet shpërlarja me ujë të distiluar, meqë reaksioni elektro-kimik është neutral. Pastaj bëhet shpërlarja e pllakës me tretje sipas tre minutave. Që të mënjanohet ngjyrosja e tepërt në pllakën e lyer, ajo shpërlahet tre minuta me uje të distiluar, duke krijuar reaksion neutral elektrokimik. Preparati thahet në ajër dhe është i përgatitur për hulumtimin citodiagnostik nën mikroskop. Mikroskopimi kryhet nën imerzion të preparatit të lyerë nga bula. E domosdoshme është jo vetëm të konstatohet prania e qelizave akantolitike, por të vërtetohet edhe cilësia e tyre. Qelizat, të cilat janë karakteristike për pemfigusin, nuk janë vetëm akantolitike dhe të lira, por janë të degjeneruara. Konstatimi i tille,sipas kesaj, bën të dallohen prej qelizave identike akantolitike të ndonjë sëmundjeje tjetër për çka qelizat e tilla të sëmundjet e tjera nuk janë të degjeneruara. Vetëm qelizat e degjeneruara akantolitike quhen qeliza të Segregov- it. Prania e qelizave të Segregov-it është shenjë e sigurt e pemfigusit kronik vulgaris. Nëse gjatë testit të parë qelizat e Segregov-it nuk izolohen, testi duhet përsëritur shumë herë, meqë me një konstatim të testit negativ nuk është rezultati
  • 17.
  • 18. • MJEKIMI, ilaçet elektorale në mjekimin e pemfigusit janë kortikosteroidet. Shfrytëzohet kortizoni natyral, ose më së shpeshti dhe me sukses më të shprehur analogët gjysmësintetikë të tyre: pre dnizoni, prednizoloni, dexametasoni etj. Terapia me kortikosteroidë është tepër e suksesshme, por simptomatike. Ndikimi i tyre pozitiv qëndron derisa të sëmurët marrin ilaçin. Mjekimi fillon përherë me kura të larta të kortikosteroideve, të cilat zbatohen mbi 1000 mg kortizonit. Kurat e tilla të arta zbatohen derisa të përmirësohet gjendja e sëmundjes. Kura tani zvogelohet në mënyre graduale, derisa të mos vërtetohet sasia e duhur e kortikosteroidit, e cila me sukses pengon shfaqjen e bulave të reja. Sasitë e tilla të kurave te të sëmurët praktikisht, te kortikosteroidet do të zbatohen deri në fund të jetës së tij. Kortikosteroidet duhet ordinuar përherë se vetëm me ndërprerje të shkurtra, në të kundërten pasojnë reçidivët. • Terapia stomatologjike qëndron në zbatimin e preparateve të lehta jo irituese të antiseptikëve.
  • 19. VATRAT ORALE DHE EKSTRAORALE • Sipas përkufizimit klasik, i cili ka mbështetje në teorinë mikrohiale, vatrat paraqesin pjesë të indit të kufizuar të infektuar me mikroorganizma. Nga këto inde bakteret derdhen në qarkullim të gjakut apo me enet limfatike barten në organe apo në sisteme të ndryshme, ku çon te gjendjet e caktuara patologjike. Pasojat e këtyre gjendjeve patologjike janë sëmundjet konsekutive. Në këtë mvnyre vështrimi i këtyre vatrave mund të shfaqet kudo në organizëm. Me arsye është konsideruar se këto vatra më së shpeshti formohen në rajonin e zgavrës së gojvs. Zbulimi dhe mvnjanimi i tyre bën pjesë në kuadër të veprimtarisë së stomatologjisë dhe te stomatologut. Sipas lokalizimit, këto vatra mund të ndahen në dy grupe: vatrat orale dhe vatrat ekstraorale. • LOKALIZIMI I VATRAVE ORALE • Kushtet anatomike histologjike, të cilat ekzistojnë në zgavrën e gojës, me praninë e përhershme të mikroorganizmave tepër virulentë me origjinë nga pllaku dental, bëjnë që vatrat e tilla këtu të krijohen më së shpeshti. Vatrat orale janë me etiologji infektive dhe i shkaktojnë mikro organizmat e pllakut dental. Vatrat e tilla formohen më së shpeshti në kockën alveolare ně zoněn apikale të dhëmbit dhe janë të njohura si vatra periapikale. Në mënyrë të ngjashme veprojnë edhe proceset e tjera, të cilat janë në kockën alveolare dhe zhvillohet me ndonjë trup të huaj, si rrënjët e mbetura, pjesë e dhëmbit apo dhëmbi i impaktuar. Veti të vatrave mund të ketë edhe ndonjë proces, I cili zhvillohet në kockën alveolare gjatë parodontopative. Në vatrat e zgavrës së gojës bëjnë pjesë edhe ato që formohen në tonsilet dhe në hapësirat paranazale.
  • 20. • VATRAT PERIAPIKALE, këto janë vatra që formohen në kockën alveolare, në fundusin alveolar, pra në zonën e vetë periapikale. Për këtë shkak quhen vatrat periapikale. Këto vatra shfaqen përherë me pranině e dhěmbit, me ç'rast quhen vatra dentagjene.Vatrat periapikale janë me etiologji infektive dhe provokohen nga mikroorganizmat me prejardhje nga pllaku dental. Vatrave periapikale krijuara u paraprijnë dhëmbët kariozë të destruktuar ose pulpitikë. Me të infektuar pulpën, mikroorganizmat e pllakut dental krijojnë infektimin e indit radikular, mandej edhe periradikular, përkatësisht te indit periapikal dhe njëherit bëhet destruktimi i kockës alveolare, kështu tanimë krijohen proceset e vatrës. Për shkak te frekuences dhe tě rendësisë së madhe për shfaqjen e semundjeve konsekutive krijohen veti të tjera. Këto vatra do të trajtohen dhe do të përshkruhen veçmas.
  • 21.
  • 22.
  • 23. • TRUPAT E HUAJ NË INDET ORALE SI VATRA • Në indet orale mund të gjenden edhe trupa të huaj. Kjo më së shpeshti ndodh në kockën alveolare. Trupa të huaj mund të jenë pjesë të amalgamit, të çimentos, të gutaperkës dhe materiale të tjera, të cilat shfrytëzohen në mjekimin dhe plombimin e dhëmbëve. Këto materiale arrijnë në kocken alveolare rëndom pas nxjerrjes së dhëmbit. Disa pjesë të instrumenteve mund të arrijnë në kockën alveolare ose në pjesët e tjera te indit oral, për shkak te manipulimi te pakujdesshëm. Kjo ndodh me disa gjilpëra, si e Milerit, e Kerit, turjela, lentula. • Trupat e huaj janë të infektuara edhe pasi të qëndrojnë në kockën alveolare ose në indet e tjera orale, duke krijuar procese inflamatore, të cilat mund të jenë të përcjella edhe me alteracione të indit. Proceset e tilla mund të paraqesin vatrat të cilat mund të jenë burim i veprimit fokaloz. • Trupat e huaj dhe proceset, të cilat zhvillohen së bashku me këto, sipas rregullit nuk janë të përcjella me vështirësi subjektive. Proceset, të cilat zhvillohen së bashku me trupat e huaj, rëndom janë dukshëm me kahe kronike, me ç'rast nuk ekzistojnë as ndryshime klinike objektive. sipërfaqesore, • Vetem nëse trupat e huaj janë jashtëzakonisht më të mëdhenj ose më ndryshime janë në trajtë të skuqjes dhe ënjtjes në mukozën alveolare, por ne ta mund të ekzistojnë edhe ndryshimet objektive. Këto mund të gjenden edhe te të çelurat fistuloze. • Trupat e huaj dhe proceset përreth tyre zbulohen rastësisht, rëndom gjate rentgenografisë së dhëmbit fqinjë. Te sëmurët rralle kanë njohuri për praninë dhe prejardhjen e trupave të huaj • Trupat e huaj mënjanohen me rrugë kirurgjike, me kiretazh dhe me largimin e indit patologjik të ndryshuar, i cili gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të vatrës.
  • 24. • RRENJËT E MBETURA OSE PJESË TË DHEMBIT • NË KOCKEN ALVEOLARE SI VATRA, me rastin e nxjerrjes së dhembit mund të mbeten pjesë të tij. Kjo më së shpeshti ngjet me pjesët e rrënjëve të dhëmbit. Janë raste të rralla kur gjatë nxjerrjes së dhëmbit të mbesin pjese të kurorës së tij. Kjo mund të ndodhë, vetëm gjatë frakturës multipe të nxjerrjes së dhëmbit. Pas epitelizimit të plagës ekstraksione, në fazën e epitelizimit, mund te bëhet mbulimi i tërësishëm i rrënjës së mbetur. Rrënja e tillë e mbetur, meqe është e infektuar, mund të provokojë ndryshime destruktive dhe procese të tjera në kockën alveolare, të cilat kanë karakter të vatres.Vatrat e tilla të shfaqura nuk janë të rralla. Sipas një studimi epidemiologjik të gjerë, është realizuar në Amerikë, në 10.000 te semurë, nga 33 për qind te të semurëve total të hulumtar, në vendin e nxjerrjes së dhembit ka pasur rrënjë të mbetura. Një studim tjetër në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit në Pensilvani, hulumtimi ka treguar se mbetja e rrënjës është gjetur në 25 për qind te të semurëve, të cilët tërësisht kanë qenë pa dhëmbë. • Ngjashëm sikurse edhe me rastet e trupave të huaj, edhe mbetja e rrënjëve të dhëmbëve më se shpeshti nuk do të reagojë ne kurrfare manifestimesh të ndryshimeve klinike objektive. Nuk janë te shprehura pengesat subjektive ose janë pak te rëndësishme. Në vendet ku kanë mbetur rrënjët e dhëmbit në mukozën e arkadës (procesit) alveolare të vërehet skuqje dhe ënjtje. Mund të shfaqen edhe të çelurat fistulare, nga të cilat ndonjëhere kullon eksudati qelbësor. Për shkak të frekuences së madhe të këtyre vatrave, në suaza të studimit të të semureve fokale, është e domosdoshme të bëhet rentgenografia e të gjitha zonave të nofullave pa dhembě. Kjo posaçerisht vlen për të sëmurët e rëndë, me kardiopati, nefropati etj.
  • 25. • DHEMBËT E IMPAKTUAR SI VATRA, shpesh ndodh që në afërsi të drejtpërdrejtë të dhëmbëve të impaktuar të zhvi llohen procese patologjike në kuptim të rarifikimit të kockës alveolare. • Këto procese janë me etiologji infektive. Sikur edhe në rastet kur kanë mbetur trupat të huaj ose rrënjë të dhëmbit, edhe këto procese mund të jenë burim të veprimit fokal. Proceset e zhvilluara në afërsi të drejtpërdrejtë të dhëmbëve të impaktuar me karakter janë me kahe kronike dhe shpesh barten pa manifestimin e ndryshimeve klinike objektive si dhe të pengesave subjektive. Në zonat e dhembëve të impaktuar rralle shfaqen enjtja dhe skuqja e mukozës orale. Nëse fjala është për infektimin e molarit të tretë, atëherë shprehen si trizmusi me dhembje, të cilat reflektojnë në rajonin përreth, të përcjella me zmadhim dhe ndjeshmëri të gjëndrave rajonale limfatike. • Dhëmbët e impaktuar dhe proceset, të cilat gjendet drejtpërdrejt me këto, më se shpeshti zbulohen rastësisht, gjatë rentgenografisë së dhembëve fqinjë. Gjatë studimit në kuptim të argumentimit të lokalizuar të vatres orale, duhet të bëhet incizimi edhe i vendeve ku është e shprehur anodoncia. Kjo posaçërisht do të vlejë kur me anamnezën e marrë, me të dhëna nga të semurët kuptohet se këta dhëmbë nuk i janë nxjerre ose kur vendet ku mungojne dhëmbët janë te ndijeshëm në palpacion. Ne rastet kur është fjala për sëmundje konsekutive të rënda, duhet të incizohet e tërë zona, pa marrë parasysh të dhënat anamnestike dhe abstenimin e simptomave klinike objektive.
  • 26. • DEMTIMET PARODONTALE SI VATRA, proceset destruktive në kockën alveolare, të cilat zhvillohen gjatë parodontopative, mund të jenë burim i sëmundjeve fokale. Kjo vlen në rastet e krijimit të xhepave infrakockorë, posaçërisht kur ata janë të ngushtë dhe të thellë, në trajtë spiraleje ose gjarpërore (serpingjinoze). Ne këtë kuptim mund të veprojnë edhe të gjithë xhepat e tjerë parodontalë. Muri i butë I xhepit parodontal ështe i mbuluar me ulceracione dhe pěrherë është I inflamuar. Këto procese zhvillohen me pjesëmarrjen e mikroorganizmave virulente me prejardhje nga pllaku dental, keshtu që ekzistojnë të gjitha kushtet për veprim fokaloz. Aktiviteti i këtyre vatrave shtohet kur është I penguar drenimi i sekretit qelbësor nga xhepat parodontalë. Secili abscess parodontal paraqet rrezik për shfaqjen e sëmundjeve konsekutive. Kjo posaçërisht vlen kur janë të përcjella abceset parodontale me simptoma të përgjithshme të toksiinfikimit. Reaksionet febrile, të cilat ndonjëherë I përcjellin absceset parodontale,janë simptoma të desiminimit të toksinfektimit.Me këtë rast janë të rrezikuara edhe organet edhe sistemet e tjera më të largëta të organizmit. • TONSILET SI VATRA, në mbështetje të ndvrtimit specifik të tonsileve, të cilat kanë numër të madh kriprash (gropash) dhe recesuseve (thellimesh), te këto lehtë mund të mbetet materiali infektues. • Prandaj, pra më lehtë formohen vatrat tonsilare. Nga ky shkak vatrat tonsilare janë shumë më të shpeshta. Nuk ështv plotësisht e qartë se a janë më të shpeshta vatrat dentogjene apo ato tonsilare. Sipas disa autoreve vatrat tonsilare janë tri here më të shpeshta se ato dentogjene, perkatësisht ato të cilat gjenden në kockën alveolare, Biling (Billinge), Vild (Wild), duke studiuar lokalizimin e vatrave të sëmundjeve të lëkurës, ka argumentuar se vatrat dentogjene ishin dhjetë here më të shpeshta se ato tonsilare. A janë më të shpeshta vatrat dentogjene apo tonsilare varet prej moshvs. Te femijët janë më të shpeshta vatrat tonsilare, ndërsa te të rriturit janë ato dentogjene, të cilat formohen në kockën alveolare. Reenov-i (Resenow) propozon që gjatë sanimit të vatrave duhet më parë të nxirren të giithë dhëmbet e dyshuar, të mvnjanohen vatra dentogjene dhe mandej, nëse sëmundja konsekutive perziston edhe më tutje, të heqen edhe tonsilet. • Gabim është nëse mendohet se vetëm tonsilet shprehimisht të zmadhuara e të skuqura janë të dyshimta si vatra. Në të kundërten, konsiderohet se tonsilet e atrofuara janë më të dyshimta. Tonsilet e këtilla, sipas Fogelit (Vogel), janë të begatshme me indin lidhor dhe të varfëra me indin limfatik. Andaj, është i mundshëm zvogëlimi i mbrojtjes dhe me lehtvsi do të formohen vatrat tonsilare.
  • 27. • SINUSITET SI VATRA • Vatrat mund të formohen edhe në hapësirat paranazale, Kjo më së shpeshti do të ndodhë në sinuset maksilare, Sinusët janë shpesh në kontakt me dhëmbët, në dyshemenë e sinusit maksilar shpesh prominojne rrënjët e molarëve të sipërm. • Nganjëherë këto rrënjë prej sinusit maksilar janë të veçuara vetëm me hapësiren e periodonciumit. Duke u mbështetur në raportin e ndërtimit të tillë anatomik, infektimi nga zgavra e gojes, nëpërmjet të indit pulpar të infektuar dhe kanalit radikular, me lehtësi do e arrijë edhe hapësiren sinusale. Ne sinusin maksilar shfaqet inflamimi i mukozës, e cila është mbështjellësi i kësaj hapësire. Inflamimi i sinusit (Sinusitis maxilaris) mund të ndërlikohet dhe të krijohet sekretimi i tepërt, gjatë së cilit do të krijohet eksudati qelbësor. Meqë drenimi natyror në këtë rast është i pamundshëm, semundja merr kah kronik dhe zgjat. Proceset e këtilla, të cilat zhvillohen në sinusin maksilar, mund të veprojnë si vatra dhe mund të jenë shkaktarë të semundjeve konsekutive tě ndonjë organi apo të sistemit më të largët në organizëm. Nga aspekti i frekuences të këtyre vatrave ekzistojnë mendime të ndryshme. Mbizotëron mendimi se pas vatrave dentogjene dhe tonsilare, sipas frekuencës, menjëhere pas këtyre shfaqet vatra e hapësirave të sinuseve maksilare.
  • 28. LOKALIZIMI EKSTRAORAL I VATRAVE • Vatrat mund të formohen në të gjitha pjesët e organizmit, por më së shpeshti lokalizohen në traktin urogjenital, në organet e tretësirës, në organet e frymëmarrjes dhe në sistemin lokomotor. • VATRAT NË ORGANET UROGJENITALE • Konsiderohet se vatrat te gjinia femërore më së shpeshti lokalizohen në ovarium, ndërsa te gjinia mashkullore në prostatë. Gjatë sëmundjes së këtyre organeve ato më së shpeshti janë me etiologji infektive në të cilat zhvillohen proceset, të cilat mund të jenë vatra. Mjekimi themelor I semundjes arrihet me përmirësimin në lëmin e sëmundjeve konsekutive. Si vatër mund të veprojnë: metriti kronik, endometriti, salpingiti dhe disa semundje të tjera të organeve urogjenitale. Mund të veprojnë si vatra për shembull: bartoliniti kronik, inflamimi kronik epidemitit, uretriti kronik, cistitet dhe pielonefriti. • VATRAT NË ORGANET E TRETËSIRËS • Numri I madh i sëmundjeve të traktit digjestiv mund të ketë te gjitha vetitë e vatres, duke provokuar sëmundjet konsekutive. • Vatra më të shpeshta në rajonin e organeve për tretësirë theksohen ato që lokalizohen në zorrën e verbër (apendiciti), në qesk te tëmthit (cholecystiti). Mirëpo, edhe disa sëmundje të tjera të traktit digjestiv mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së semundjeve konsekutive, si gastritisi, enteritisi, colitisi etj.
  • 29. VATRAT NË ORGANET PËR FRYMËMARRJE • Vatrat shpesh lokalizohen edhe në organet për frymëmarrje, kështu që vatrat krijohen gjatë bronkitit, trakeitit, të pneumonisë kronike dhe të empiemit pleural. Konsiderohet se vatrat shpesh janë të krijuara pasi te kalojnë sëmundjet gangrenoze dhe të abscesit të mushkërive VATRAT NË RAJONIN E SISTEMIT LOKOMOTOR • Sistemi lokomotor është tepër i ndjeshëm në veprimim fokal. Në kushtet të ekzistimit të ndonje vatreje, ky sistem shpesh do të sëmuret. • Eshtë argumentuar se disa sëmundje të sistemit lokomotor, si dhe ato që janë shfaqur si pasojë e veprimit fokal, në këtë rast mund të jenë vatra dhe njëherit të provokojnë sëmundje të tjera konsekutive. Vatra mund të jenë të gjitha format e mono dhe poliartitit kronik dhe format e spondiloartritit kronik. Shprehimisht, prej veprimit fokal paraqesin edhe proceset që shfaqen në kockë pas ndonjë traume, posaçërisht nëse komplikohet me infektim. Të tilla janë proceset kronike të osteomielitit.