Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Piramidat e Egjiptit

Disa informacione mbi Piramidat e famshme të Egjiptit të Lashtë

  • Identifiez-vous pour voir les commentaires

Piramidat e Egjiptit

  1. 1. 1. Të njihemi me strukturën e piramidave 2. Të mësojmë rreth mënyrës së ndërtimit të tyre 3. Të njohim brendësinë e piramidave 4. Të mësojmë rreth sekreteve të vendndodhjes dhe arkitekturës së tyre
  2. 2.  Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Sipas traditës e besimit egjiptian, shpirti ishte i pavdekshëm. Pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe skllevër qe duhet te shoqëronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre dhe Migerino.
  3. 3.  Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, perëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen. Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave. Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.
  4. 4.  Në këtë kompleks bëjnë pjesë gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 të mëdha). Më e madhja nga to është piramida e madhe e Gizës e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila përbëhet prej 2 milion gurëve secili me 2 ton peshe, e në disa raste pesha e gurit shkon deri në 30 ton, peshë të cilën vështirë se e bart edhe një kamion i madh. As sot në shek. XXI asnjë ndërtesë tjetër në botë nuk krahasohet dot më të për madhësi, peshë, e përpikmëri matematikore. Piramida e madhe e Gizës peshon 6 milion ton, më shumë se çdo gjë që ka ndërtuar njeriu deri më tani. Ato janë aq të mëdha sa mund të shihen edhe nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, madje edhe nga Hëna. Besohet se në të kaluarën piramidat kanë qenë të zbukuruara me ar të pastër, e me gurë tjerë tepër të çmuar. Struktura e piramidës përmbante informacione që do të zbuloheshin pas shumë shekujsh. Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat e dijetarëve te lashtë egjiptianë, dhe i një fuqi punëtore me rreth 2 milion skllavë
  5. 5.  Piramidat e Gizës thuhet se janë ndërtuar gjatë dinastisë egjiptiane, 4.500 vjet më parë. Bëjnë pjesë ne 7 mrekullitë e botës antike, vend ku sekretet dhe të panjohurat për kohën gjendet më shumë se çdo kund tjetër. Flitet se këto piramida janë ngritur nga po ata arkitekt qe ngritën edhe piramidat e tjera të këtij vendi, për nderimin e faraonëve të vdekur, dhe si vend ku ata do të marrin rrugën drejt perëndisë e përjetësisë. Sipas shumë studiuesve e shkencëtarëve nga e gjithë bota, në piramidë gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerëzimit. Ne kohët e kaluara është menduar se në Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumë të çmuara sikur arë e thesare, por kjo ende nuk është vërtetuar, më përkatësisht në piramidë nuk është gjetur asgjë e çmuar. Sipas vëzhgimeve të fundit shkencore poshtë sfinksit gjendet një dhomë misterioze, për të cilën ende nuk është njohur gjithçka. Nga disa studiues mendohet se nën piramidë eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden të gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit, por sipas legjendës kjo nuk duhet hapur, sepse siç thonë mund të jetë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të plotë të shoqërisë njerëzore. Shkenca konstaton se ekziston “dhoma e dijeve”, por pa këtë shtesën e fundit imagjinare. Shkenca supozon se në fillimet e tij kompleksi i Gizës duhet te ketë qenë diçka tepër e bukur, dhe sipërfaqja e vrazhdë e piramidës duhet të ketë qenë, pasqyrë e lëmuar, sipas konstatimeve shkencore.
  6. 6.  Faza e parë. Kjo fazë nisi nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.  Faza e Dytë Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave. Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës. Piramida ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.Megjithatë, puna ishte e vështirë, rrallë punohej me siguri, për shkak të kushteve të papërshtatshme pasi temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë në hije.
  7. 7. Faza e tretë Faza e fundit, lidhet me majën e piramidës. Duke qënë se është e vështirë të manovrosh, për shak të madhësisë e saj të barabartë me 6-7 blloqe betoni dhe formës së saj, pas përfundimit të trupit të piramidës, mendohet se maja është ndërtuar e para. Sipas studiuesve, maja vendisej në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i rrotullonin. Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u këputur
  8. 8.  Mallkimet: Mbi disa varre janë shkruar ose folur nga priftërinjtë mallkime, shumica të dizenjuara për të sjellë fat të keq mbi këdo që dilte kundër dëshirave të përshkruara në mallkim.  Vrimat e Fshehura: Këto ishin vrima, që të çonin në gropa të pjerrëta poshtë varrit. Ato ishin të mbuluara. Ishin të balancuara në menyre mjaft delikate, në mënyrë që në një hap të lehtë që do të hidhje te bije brenda.  Guret qe Bien: Një mënyrë e përshtatshme qe një armik të hiqte dorë nga varret ishte duke vënë një gur të rëndë mbi to. Këta gurë u vendosën mbi dyert hyrese, lidhur me tela apo litarë që të mund të binin poshtë në kokën e dikujt.
  9. 9.  Priza te Rënda Guri: Në fakt keto nuk ishin kurthe, sepse ishin projektuar për të mos lënduar askënd. Por këto priza te rëndë e bënin të vështirë hyrjen në varre.  Pluhur: Egjiptianët e lashtë përgatiten pluhur “me magji”, të vendosur në varret me sisteme qe ishin manipuluar në mënyrë që në një kohë të caktuar do të ishte lëshuar në ajër dhe do thithej nga ndërhyrësit.  Puset: Ishin nje nga menyrat e preferuara te egjiptianeve te lashte. Principi eshte i njejte si i “Vrimave te Fshehura”.  Telat e Fshehur: Në disa pjesë të varrit, telat ishin vendosur në nivelin e qafës. Ideja ishte që të priste kokën e të gjithë atyre që ecnin në të.  Rëra: Përdorej për të mbuluar sarkofagun e të vdekurit për të parandaluar grabitësit ngatërrimin me trupin.  Pasazhe të Fshehta: Ndërtuesit e piramidave të lashta egjiptiane përdoren pasazhe të fshehta. Piramidat përmbajnë një dhomë karrem të mbushur me disa artikuj për të hedhur jashtë grabitesit e varreve, ndërsa dhoma e varrit te faraonit është e fshehur.
  10. 10. Si shumica e piramidave të vjetra te mbretërisë, brenda Piramida e Madhe e Gizës përbëhet nga tre dhoma. Hyrja është mbi faqen veriore të piramidës dhe e vendosur lart. Hyrja te çon në një korridor që zbret 191 kembe përmes piramidës në një dhomë të nëndheshme. Ka një korridor nga kjo dhomë, që është i gjerë mjaftueshem për vetëm një njeri, por ajo te çon në një qorrsokak.
  11. 11. Në boshtin qendror lindje-perëndim të piramidës mbetet Dhoma e Mretereshes, e cila u quajt keshtu nga hulumtuesit e hershem. Kjo dhomë u mbyll nga pjesa tjetër e piramidës dhe besohet të jetë vendndodhja e ( shpirtit ) shtatores të mbretit. I lidhur me kalimin zbritës, ka edhe një pasazh ngjites. Pasazhi ngjites është mjaft i madh për t’u zvarritur në te (përafërsisht 1 m i lartë dhe 1 m i gjerë ). Ky pasazh ju çon në Galerinë e Madhe, e cila në fund të fundit ju çon në Dhomën e Faraonit. Gjithcka e mbetur në Dhomën e Faraonit sot është sarkofagu i faraonit Khufu. Kjo dhomë është e ndërtuar në granit të kuq dhe besohet se piramida është ndërtuar rreth sarkofagut. Gjithashtu te zbuluara ishin kanalet e ajrimit në piramida. Katër kanalet e ajrimit besohet të jenë " rrugët shpëtuese " për shpirtin e Faraonit. Dy pika drejtohen drejt yjesise se Rripit të Orionit dhe dy pika te tjera drejt yllit polare.
  12. 12. Kështu që për ndërtimin e piramidës u arrit që të kursehej 7-8% e volumit të përgjithshëm. Mbi këtë tokë shkëmbore u përgatit terreni i rrafshët mbi të cilën u vendos pllaka e themelit te piramidës (bazamenti). Kjo pllakë është niveluar aq ekzakt, saqë diferenza më e madhe në lartësi është 21 mm. Po ashtu dhe në piramidat e tjera, gjeodetët nuk lejonin te bëhej ndonjë gabim që të ishte për tu përmendur. Këto parametra janë kontrolluar sot me mjetet më moderne. Faqja veriore e piramidës lëviz në cepin e lindjes me 3’26” nga drejtimi Veri-Jug në drejtim të perëndimit. Diferenza më e madhe në gjatësitë e katër brinjëve të bazës (mesatarja 230,36 m) u mat në anën veriore dhe ishte 3,2 cm, ndërsa ndryshimi më i madh në përcaktimin e këndit të drejtë ndodhet në cepin verilindor, ku është matur një ndryshim prej 58” nga këndi i drejtë.
  13. 13.  Secila prej ketyre shtatë piramidave ka dicka të përbashkët ,që ato janë (ose kanë qenë) të lidhura me njera tjetrën nën siperfaqen e tokes nëpërmjet Trans Tubave ose Mjeteve te drites. Ndodh dicka e cuditshme kur vizaton vija për të lidhur këto destinacione. Së bashku ato formojnë një trekëndësh gjigand ose një piramidë globale.  Nga të dhenat del se këto tunele nuk janë të një madhesie që ju mund të merrni me mend normalisht dhe as që mund të krahasohen me kalimet e sigurisë nga qyteti në qytet që kemi ne sot. Ato janë relativisht të vogla dhe mund te perllogariten me nje diameter prej 6 kembesh, gjysem rrethore qe do te thote se dyshemeja e tyre ka nje siperfaqe te sheshte.  Keto tunele tuba të nendheshem mesa duket ishin dizenjuar vetem per transportim te menjehershem nga piramida në piramide dhe drejt shtatë hyrjeve te tjera në botë. Kjo do të thotë ,ato nuk ishin të dizenjuara për të transportuar pesha apo bagazhe të tepërta ,skllevër, poste apo thjesht per nje trill udhetimi te shpejte.
  14. 14.  Tri piramidat e mëdha të Gizës përcaktojnë saktësisht, në mënyrë matematikore : Perëndimin, Lindjen, Veriun e Jugun, ne mënyrë milimetrike në vijën e paramenduar ekuatoriale të tokës, vijë e cila e ndan tokën në dy pjesë të barabarta. Pikërisht “kompleksi i piramidave të Gizës” gjendet në qendër të tokës. Në piramidat e Gizës ekziston një sistem tepër i ndërlikuar pastrimi i ajrit ne strukturën e brendshme të Faraonit. Ai sistem është tepër kompleks dhe shumë i avancuar, qe nuk përshtatet aspak me kohën e atëhershme. Përbëhet nga mija thyerje e lakime të gurit, në mënyrë qe ajri të pastrohet sa më lehtë, dhe dhoma në të cilën qëndron faraoni të jetë sa më e freskët. Ky qëllim i tyre është arritur.  Tre yjet e yjësisë së Orionit përshtaten matematikisht me tri piramidat e mëdha të Gizës.
  15. 15. PUNOI: ALDO BEGA Burimet e informacionit:  Interneti ( Youtube, Wikipedia)  Librat (Enciklopedia)

×