Lenda :
Historia e shqiptareve 12.
Tema : Figura e Gjergj Kastriot
Skenderbeut.
Qellimi :
Te realizojme nje projekt teorik-praktik
qe te informoje bashkemoshataret dhe
publikun mbi rendesine e Skenderbeut.
Objektivat : Nentemat :
• -Te realizohet nje Rinia e Skenderbeut.
projekt individual ose Shteti Shqiptar nen
ne grup dhe te udheheqjen e
mblidhen informacione Skenderbeut.
per jeten e tij si Funksioni qe
ushtarak dhe ushtronte
udheheqes shteti. Skenderbeu si
• -Te vleresoje figuren e ushtarak.
Skenderbeut ne Rendesia dhe
rrafshin shqiptar dhe vleresimi I figures se
ate nderkombetar. Skenderbeut.
PJESË NGA FJALA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT MË
28 NENTOR 1443, MBAJTUR PARA BANORËVE TË KRUJËS
“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu!
Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo
dëgjuat emrin tim, m'u derdhët me vrap të
gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë,
sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret
etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin
zbritur ketu gjithë perënditë...Armët nuk ua
solla unë, por ju gjeta të armatosur!Lirinë e
pashë së e keni kudo, në krahëror, në ballë, në
shpatat e në ushtat”.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Rinia e Skenderbeut .
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405.
Ishte fëmija i parafundit në familjen me
shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës.
Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e
Kastriotëve i ndjeu rrjedhimet
shkatërrimtare të pushtimeve osmane.
Dokumentet tregojnë se në vitin 1409
Gjon Kastrioti ishte detyruar t'u
dorëzonte peng osmanëve një nga
djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më
pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky u
dorëzua si peng rreth moshës
nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan
Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte
në kufi me zotërimet e Kastriotëve.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth
moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga
njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më
të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e
vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime
më të rëndësishme për njohjen e historisë së
Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin
Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në
jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të
hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit,
tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u
edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë
njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj,
bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I.
Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili,
shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik
pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dërgua në
kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene. Ai u edukua këtu gjatë
një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të
tjerët.
Gjergj Kastrioti nga natyra ishte i pajisur me dhunti të veçanta, shumë të
çmuara. Sipas dokumenteve të kohës dhe njoftimeve të Marin Barletit,
Gjergj Kastrioti kishte mendjemprehtësi të veçantë dhe arriti të zotëronte
disa gjuhë të huaja. Ai ishte shtatlartë, shpatullgjerë e shumë i fuqishëm.
Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin
e shpatës e të armëve të tjera.
Gjergji u shqua gjatë viteve të shkollës, kur iu vu emri mysliman
Skënder, dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake, në Ballkan
dhe në Azi të Vogël, gjatë të cilave fitoi një përvojë të madhe ushtarake.
Pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, Skënderbeu hyri në kuadrot
ushtarake të sistemit feudal osman dhe përparoi shpejt në karrierën
shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Shteti Shqiptar nen udheheqjen e Skenderbeut.
Kryengritja fitimtare e nëntorit të vitit 1443 dhe
Kuvendi i fisnikëve shqiptare i mbajtur në mars të
vitit 1444 në Lezhë, sollën ndryshime rrënjësore në
organizimin administrativ, politik e ushtarak të viseve
të çliruara shqiptare. Kuvendi i Lezhes realizoi të
parin bashkim të gjerë politik e ushtarak të vendit në
formën e një aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë
të aristokracisë shqiptare. Organi më i lartë qendror i
këtij bashkimi u bë Kuvendi i fisnikëve. Organe të
përhershme të Besëlidhjes ishin kryetari i saj, ushtria
dhe arka e përbashkët, në krye të të cilave u caktua një
njeri i vetëm, Skenderbeu.
Vendimet e Kuvendit i dhanë mbështetje ligjore e
morale pozitës së veçantë të Skënderbeut, si kryetar i
Besëlidhjes, në marrëdhëniet me fisnikët e tjerë
shqiptarë. Këtë pozitë ai e shfrytëzoi për të bashkuar
sa më organikisht viset e lira shqiptare, nëpërmjet
forcimit të pareshtur të autoritetit të pushtetit të tij. Si
kryetar i Besëlidhjes ai ushtronte të drejtën për t'i
thirrur ose jo në Kuvend anëtarët e saj.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Për nevojat e mbrojtjes e të vijimit të luftës,
anëtarët e Besëlidhjes pranuan krijimin e
organeve qendrore, të përqendruara në një
dorë të vetme, në atë të Skënderbeut.
Vendimet e Kuvendit i ngarkonin ata me
detyrime politike, ushtarake e ekonomike.
Kështu, në luftë kundër Venedikut gjatë
viteve 1447-1448 morën pjesë edhe
personalitete drejtuese, të cilëve nuk u ishin
cenuar drejtpërdrejt interesat nga pushtimi
venecian, si Gjergj Arianiti. Në këtë luftë dhe
në bisedimet për nënshkrimin e traktatit të
paqes, Skënderbeu ishte figura qendrore e
palës shqiptare, edhe pse nën pushtetin e
Venedikut nuk ishin përfshirë zotërime të
Kastriotëve, siç kishte ndodhur me ato të
disa fisnikëve të tjerë.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Në kuadrin e Besëlidhjes, fisnikët i ruanin të gjitha të drejtat e mëparshme mbi
zotërimet e veta. Kjo bënte që në qëndrimin e tyre të shfaqeshin edhe dukuri të
tilla, si mospërmbushja e detyrimeve të caktuara në Kuvend, mospjesëmarrje në
luftë, lëkundje ndaj vështirësive e presioneve të pushtuesve osmanë,
mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, mbajtja e ushtrive jashtë kuadrit të Besëlidhjes
etj.
Me kalimin e viteve u bë gjithnjë e më e domosdoshme të kapërceheshin sa më
parë dobësitë e brendshme, të cilat pengonin zhvillimin me sukses të luftës.
Detyra e mbrojtjes së viseve të lira shqiptare kërkonte që mobilizimi i banorëve
në to dhe ruajtja e kështjellave të mos mbeteshin në duart e zotërve të veçantë.
Përshpejtimin e procesit të bashkimit politik të shqiptarëve e favorizonte shumë
autoriteti i madh gjithnjë në rritje që Skënderbeu kishte te bashkëkombësit e
vet, tek i cili këta shihnin drejtuesin e aftë dhe komandantin e talentuar, që
vazhdimisht po u sillte fitore.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Lufta e suksesshme nën udhëheqjen e Skënderbeut ndikoi pozitivisht për
integrimin në një shtet të përbashkët të fisnikëve shqiptarë, të cilët i kishin
fituar dhe i mbanin zotërimet e tyre në sajë të fitoreve që po korrte ushtria
e Besëlidhjes. Duke ruajtur përgjithësisht të drejtat ekonomike feudale,
zotërimet e tyre e humbën gradualisht autonominë politike dhe u njësuan
me ato të Kastriotëve. Duke kujtuar këto ndryshime, Gjon Muzaka
shkruante se shkrirja dhe aneksimi i zotërimeve të fisnikëve shqiptarë nga
Skënderbeu ndodhte ngaqë ky "kishte në dorë ushtrinë, dhe ata kishin
gjithnjë turkun mbi krye". Ata ishin të varur nga Skënderbeu, sepse nuk
ishin të fuqishëm dhe pa përkrahjen e tij nuk mund të përballonin dot
furinë osmane. Integrimi në një shtet të përbashkët nuk i dëmtonte rëndë
interesat e tyre ekonomike. Duke përmbushur detyrimet ndaj pushtetit
qendror të Skënderbeut, fisnikët ruanin të drejtën e administrimit të
pronave të veta po nëpërmjet aparatit të tyre të mëparshëm administrativ
dhe ekonomik, i cili tani konsideroj si pjesë e aparatit shtetëror të
përbashkët, të drejtuar nga Skënderbeu. Fisnikët shqiptarë kaluan kështu
në vartësinë e zakonshme feudale ndaj kryezotit të tyre, Skënderbeut.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Heroi shqiptar përdori mjete të ndryshme për afrimin
e bashkimin sa më të ngushtë e të qëndrueshëm të
zotërve të fuqishëm shqiptarë e rrjedhimisht, të të
gjithë vendit. Ndër to më të rëndësishmet ishin lidhjet
martesore ndërmjet familjeve fisnike, dukuri të
zakonshme këto në shoqërinë feudale. Martesa të tilla
ishin bërë që në kohën e Gjon Kastriotit, që ishte
martuar me Vojsavën, familja e së cilës, sipas M.
Barlecit, jetonte në Pollog (me këtë ai emërtonte
rajonin që shtrihej nga qyteti i Shkupit në lindje deri në
krahinën e Dervenit në perëndim, ndoshta edhe
rajonin në rrjedhjen e poshtme të lumit Treskë). Që në
kohën e Gjon Kastriotit motrat e Skënderbeut ishin
martuar me anëtarë të familjeve më të fuqishme të
kohës: Mara me Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin), Jella
me Stres Balshën, Angjelina me Vladan Arianitin, vëlla
i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakën.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Veç këtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh në vitin 1443 e kishte cilësuar
veten si trashëgimtar të Balshajve, bëri lidhje martesore të tjera.
Vetë u martua me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kurse të
motrën, Mamicën e martoi me Muzak Topinë. Zotërimet e
Arianitëve e të Topiajve kishin një rëndësi të veçantë strategjike për
mbrojtjen e vendit, sepse nëpër to kalonte Rruga Mbretërore
(Egnacia) dhe degëzimet e saj në drejtim të viseve të Shqipërisë së
Epërme e asaj të Poshtme, nëpërmjet të cilave trupat osmane mund
të futeshin në thellësi të tokave të lira shqiptare për të sulmuar
kryeqendrën e tyre, Krujën. Lidhjet martesore të shumta lehtësuan
veprimtarinë politike të Skënderbeut për integrimin sa më të plotë
të viseve shqiptare nën pushtetin qendror të tij. Edhe në radhët e
këtyre familjeve kishte individë të pakënaqur nga forcimi i pushtetit
qendror të Skënderbeut. Kështu, p.sh., në vitin 1455 Muzak Topia
ankohej për mosmarrëveshjet që kishte me kunatin e vet,
Skënderbeun.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Shprehje e qëndrimeve divergjente ndaj procesit të forcimit të pushtetit
qendror të Skënderbeut ishin edhe përpjekjet e ndonjë përfaqësuesi të
familjeve aristokrate shqiptare për të pasur lidhje vetjake me vende të tjera,
si me Napolin, Venedikun etj. Këto qëndrime shfaqeshin sidomos kur tek
ata dobësohej besimi se shqiptarët mund të përballonin vetëm luftën me
ushtrinë osmane. Kështu, p.sh., pas rënies së Sopotnicës (1448) dhe
Rrethimit të Parë të Krujës (1450), disa nga anëtarët e Besëlidhjes së
Lezhës kërkuan individualisht mbështetjen e përkrahjen e vendeve të tjera,
duke nënshkruar me ta një numër traktatesh. Krahas traktatit të 26 marsit
1451, që dy ambasadorë të Skënderbeu e nënshkruan në emër të tij dhe të
"familjarëve të tij e të baronëve të Shqipërisë" me mbretin Alfonsi V të
Napolit, traktate të ngjashme lidhën pas disa muajsh me mbretin e
Napolit ambasadori i Gjergj Arianitit (7 qershor 1451), përfaqësuesit e
Muzak Topisë, Gjon Muzakës etj. Për të neutralizuar prirjet
decentralizuese që po rishfaqeshin në radhët e fisnikëve shqiptarë pas
fushatave ushtarake osmane të viteve 1448 dhe 1450 dhe për të ruajtur
bashkimin politik të vendit, Skënderbeu forcoi lidhjet familjare me
personalitetin politik më të rëndësishëm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin,
duke u martuar me vajzën e tij, Donikën.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Shpartallimi prej Skënderbeut i lëkundjeve dhe
tendencave separatiste, që arritën deri në bashkëpunim të
hapur me pushtuesit osmanë, u bë faktor i rëndësishëm
për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha
viset e lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në
këtë proces u përfshinë edhe rajonet periferike jugore e
veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e Arianitëve
dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e
Skënderbeut u bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim
të viteve 60 mund të quhej i kryer.
Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut mbi zotërimet
e Arianitëve eci më lehtë se mbi ato të Dukagjinëve. Në
këtë proces ndikonin lidhjet martesore të familjes së
Skënderbeut me Arianitët dhe sidomos fakti që zotërimet
e këtyre ishin kufitare dhe qenë vazhdimisht nën
kërcënimin e pushtimit osman. Pushteti qendror
shtetëror u forcua aq shumë mbi Arianitët saqë, pas
vdekjes së Gjergj Arianitit, më 1461, djemtë e tij ishin të
detyruar të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut. Djali i
madh i Gj. Arianitit, Thomai, në emër të tij dhe të dy
vëllezërve më të vegjël, në qershor të vitit 1461, u pranua
në audiencë nga duka i Venedikut me letërekomandimin e
Skënderbeut. Ndaj një vartësie të tillë të plotë, e ëma e
tyre, që ishte edhe vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit
1463 do t`u shprehte pakënaqësinë e saj shteteve të tjera.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Më e vështirë qe rruga e përfshirjes së zotërimeve të Dukagjinëve
në shtetin e Skënderbeut. Deri më 1455, kur sulltan Mehmeti II
filloi veprimet intensive për pushtimin e Fushë-Dardanisë e të
Rrafshit të Dukagjinit, zotërimet e Dukagjinëve nuk i kishin ndier
dhe aq pasojat shkatërrimtare të sulmeve osmane, sepse ende
kufizoheshin me vise të papushtuara dhe lidheshin me to me rrugë
tregtare që sillnin të ardhura të rëndësishme doganore. Prandaj
Dukagjinët, veçanërisht gjatë viteve 1450-1455, ndoqën një politikë
deri diku të veçuar nga ajo e Besëlidhjes, duke u afruar edhe me
osmanët për shkak të interesave ekonomike e tregtare. Skënderbeu
përdori mjete të ndryshme që t'i largonte ata nga osmanët, duke
kërkuar edhe ndërmjetësinë e shteteve të huaja, si të Papatit etj.
Në vitin 1452 ai nënshkroi një akt bashkëpunimi me Pal e Nikollë
Dukagjinin.
Me pushtimin prej turqve të Fushë-Dardanisë dhe të një pjese të
Rrafshit të Dukagjinit gjatë viteve 1455-1462 edhe zotërimet e
Dukagjinëve u dëmtuan rëndë dhe iu ekspozuan tërësisht të njëjtit
rrezik. Në këto kushte Dukagjinët i ndërprenë lidhjet me osmanët
dhe në fund të viteve 50 ata dalin të lidhur plotësisht me pushtetin
qendror të Skënderbeut. I pakënaqur nga kjo vartësi, Lekë
Dukagjini do të ankohej më 1463 se "nuk donte të ishte nën
Skënderbeun". Por një proces i tillë ishte i pashmangshëm dhe i
domosdoshëm në kushtet e luftës kundër rrezikut të përbashkët,
pushtimit osman. Në dokumentet e viteve 60 gjithnjë e më shumë
flitet për “shtetin e Skënderbeut”.
U arrit kështu të përfshiheshin në një shtet të vetëm të gjitha viset
e lira shqiptare. Ato shtriheshin në jug nga rrjedha e lumenjve
Devoll e Seman dhe përfshinin në veri kështjellat e Jeliçës (Pazarit
të Ri) e të Zveçanit (Mitrovicës) bashkë me rajonet e tyre. Në
perëndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe përfshinin në
verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicën dhe në lindje rajonin e
Dervenit në perëndim të Shkupit dhe atë të Mokrës në
jugperëndim po të këtij qyteti.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Integrimi politik dhe organizativ i viseve të lira shqiptare në një shtet të
përbashkët u pasqyrua edhe në raportet publike midis fisnikëve shqiptarë,
si dhe me vendet e tjera. Ndërprerja e veprimtarisë së pavarur politike të
fisnikëve shqiptarë ka gjetur shprehjen e vet edhe në dokumentet e kohës,
ku emrat e tyre, me kalimin e viteve, dalin gjithnjë e më rrallë dhe, që nga
fillimi i viteve 60, thuajse nuk do të përmenden më. Në dokumentet e
kohës Skënderbeu del si e vetmja figurë drejtuese e jetës politike të vendit.
Nga "zot" i Krujës, që përmendet në vitet 40, ai do të cilësohet më pas "zot i
Arbërisë" dhe më 1464, me rastin e ardhjes së papa Piut II në Ballkan, ai
do ta kurorëzonte mbret Skënderbeun. Përfshirja e të gjitha viseve të lira
shqiptare në një shtet të vetëm u pasqyrua edhe në marrëdhëniet e tij me
oborrin osman. Prandaj në vitin 1463 sulltan Mehmeti II nënshkroi traktat
paqeje vetëm me Skënderbeun dhe ai ishte i detyrueshëm edhe për fisnikët
e tjerë shqiptarë, siç dëshmojnë p.sh. mirë dokumentet e kohës që kanë
shënuar pakënaqësinë e trashëgimtarëve të Gj. Arianitit për të përmbushur
detyrimet që rridhnin prej tij.
Rreziku i përhershëm osman mbi jetën e shqiptarëve ndikoi që, në
procesin e formimit të një shteti të vetëm shqiptar në të gjitha viset e lira,
të vepronin kryesisht faktorët e mirëkuptimit.
Bashkimi dhe përfaqësimi i familjeve të mëdha aristokrate shqiptare në një
shtet të përbashkët u shpreh edhe në lidhjet martesore ndërmjet tyre,
veçanërisht me Kastriotët, në simbolet shtetërore që lidheshin me të, si dhe
në individualitetin kombëtar të tij dhe në traditën historike vendase.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Organizimi shtetëror
* Shteti i Skendërbeut ishte organizuar në formën e
monarkisë feudale të përqendruar dhe sistemi i organeve
të larta të pushtetit përbëhej nga:
- Kryetari i shtetit (monarku),
- Kuvendi i princave shqiptar, dhe
- Këshilli i lartë.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Kryetari i shtetit (monarku): - pozita e Skëndërbeut në aparatin shtetëror ishte
ajo e një monarku feudal, megjithëse ai nuk e ka përdorur asnjëherë këtë
titull. Vetë Skëndërbeu, pas krijimit të shtetit shqiptar, ka përdorur titullin
zyrtar “ZOT I SHQIPËRISË” (Dominus Albaniae) si në korrespodencën e tij
të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu edhe në vulën e tij zyrtare,
plus emrin Skendërbe, që tregonte gradën e gjeneralit në ushtrinë turke.
Kuvendi i princave shqiptarë: -nën kryesinë e Skendërbeut, vepronte Kuvendi
i princave shqiptarë, si organ që realizonte bashkimin e klasës feudale
shqiptare në tërësi dhe ishte ai organ pushteti që mblidhej herë pas here për të
përcaktuar masat më kryesore me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik për
mbrojtjen e vendit nga pushtimi turk.
Këshilli i lartë: - biografët e Skëndërbeut, M. Barleti dhe Dh. Frengu,
përmendin disa herë ekzistencën e një këshilli, duke dhënë edhe mënyrën e
funksionimit të tij.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Organet e administratës shtetërore
- Nga pikëpamja e kompetencave, organet e administratës
shtetërore dalloheshin në organe qendrore dhe lokale, të
lidhura me parimin e centralizimit ndaj pushtetit qendror
dhe në përputhje me funksionet dhe detyrat e shtetit të
Skendërbeut, vendin kryesor në sistemin e organeve të
administratës e zinin:
- Komanda e ushtrisë,
- Organet e financave, dhe
- Organet e politikës së jashtme.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
. Komanda e ushtrisë: - komanda supreme e ushtrisë
shqiptare ishte përqendruar në duart e Skëndërbeut,
por në kryerjen e kësaj detyre ai ndihmohej nga një
organ kolegjial e këshillimor që quhej Këshilli i luftës,
dhe në këtë organ bënin pjesë disa nga kuadrot më
besnikë dhe më të aftë nga rradhët e aristokracisë
feudale.
* Këshilli i luftës: - ishte organ i operacioneve
ushtarake, i strategjisë dhe i taktikës së luftës, ku
merrnin pjesë, përveq oficerëve madhor të
Skëndërbeut, edhe komandantë të reparteve të dërguar
nga bujarët aleat.
Organet e financave: - luftrat e vazhdueshme për
mbrojtjen e vendit kërkonin shpenzime të shumta për
armatime, municione, ndërtime kështjellash,
furnizime me ushqim, fortifikime etj, dhe për
administrimin e të ardhurave dhe shpenzimet e shtetit
shqiptar funksiononte një aparat ekonomiko-financiar,
i cili zinte vend me rëndësi në sistemin e organeve të
administratës shtetërore dhe në krye të këtij aparati
qëndronte protovestiari, ku në varësi të tij ishte
mbajtësi i thesarit (tesoriere del prencipe).
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Organet e punëve të jashtme: - për zhvillimin e marrëdhënieve
ndërkombtare funksiononte një aparat i posaçëm i përbërë nga
njerëz të kulturuar që dinin gjuhë të huaja dhe kishin përgaditje
juridike. Për realizimin e lidhjeve ndërkombëtare, Skendërbeu
me cilsinë e kryetarit të shtetit, dërgonte në vende të tjera
ambasadorë, të cilët mund të ishin laikë ose klerikë, ato
paiseshin me letra kredenciale dhe konsideroheshin përfaqësues
personal të shtetit.
Kancelaria: - pranë Skëndërbeut ekzistonte, gjithashtu, një
zyrë kancelarie ku shërbenin njerëz të përgaditur, të cilët
siguronin korrespodencën e gjerë të tij, si brenda ashtu dhe
jashtë shtetit, përpilonin dokumentet diplomatike në gjuhë të
huaja, dhe shërbenin edhe si përfaqësues të Skëndërbeut si
brenda dhe jashtë vendit këto quheshin edhe logofetë.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
E drejta dhe simbolet shtetërore
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Lufta e madhe e popullit shqiptar
kundër pushtimit turk u zhvillua
nën flamurin e udhëheqësit të tij
të shquar Gjergj Kastriotit-
Skëndërbeut. Flamuri i
Skendërbeut ishte ai i familjes se
Kastriotëve, me fushë të kuqe e
me shqiponjën e zezë me dy krerë
në mes, i cili gjatë shekujve u bë
simbol i luftës për liri e pavarësi
dhe fitoi rëndësinë e flamurit
kombëtar shqiptar.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Familjet e mëdha në mesjetën
feudale përdornin stemat si shenjë
dalluese të fuqisë dhe madhështisë së
tyre, dhe stema e Kastriotëve
paraqiste shqiponjën me dy krerë dhe
mbi të një yll me gjashtë cepa.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Skendërbeu kishte vulë të
vogël dhe të madhe. Vula e
vogël ishte në formë unaze
dhe shërbente për dokumente
personale, kurse vula e
madhe kishte formë të
rrumbullakët dhe në pjesën
qendrore të saj paraqiste
shqiponjën me dy krerë të
Kastriotëve dhe mbi të një yll
me gjasht cepa.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Karakteristikë e përgjithshme e së drejtës në
shtetin e Skendërbeut.
* E drejta që ka vepruar në shtetin e
Skëndërbeut ishte e tipit feudal, ajo i
përgjigjej shkallës së zhvillimit të forcave
prodhuese dhe tipit përkatës të
marrëdhënieve në prodhim, si e tillë e drejta
që ka vepruar në shtetin e Skëndërbeut
paraqitej si një e drejtë privilegji, dhe ajo
sanksiononte pabarazinë ekonomike, politike
dhe juridike midis klasave dhe shtresave të
ndryshme të shoqërisë, madje ndërmjet
individëve të veçantë nga radhët e klasës
sunduese.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar u bë Kruja. Ndonëse
në hapësirat e këtij shteti kishte qytete të tjera më të mëdha e
më të rëndësishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri,
për shkak të pozicionit të vet gjeografik shumë të favorshëm
Kruja u bë kryeqendra administrative e viseve të lira
shqiptare. Nëpërmjet rrugëve të shumta tokësore e detare që
kryqëzoheshin pranë saj, Kruja, si qendër administrative,
kishte komunikimin më optimal me të gjitha viset shqiptare
dhe me shtetet e huaja.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Funksioni qe ushtronte Skenderbeu si ushtarak.
Përballimi me sukses i luftës kundër
pushtuesve osmanë kërkonte në radhë
të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe
me cilësi të lartë luftarake.
Si njohës i mirë i ushtrisë osmane,
i organizimit dhe i armatimit të saj,
Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër
të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin
e forcave ushtarake të vendit, që të ishin
në gjendje të përballonin një
kundërshtar aq të fuqishëm. Ai ishte
komandant i përgjithshëm i
ushtrisë.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar
ushtrinë armike ishin të larmishme e mbështeteshin në
bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, të mësymjes së ushtrisë së
rregullt me goditjen e çetave, të ndeshjeve ballore me sulmet e
befasishme, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe
kalorësinë e armatosur lehtë. Në çdo luftim Skënderbeu përpiqej ta
parashikonte ecurinë e tij, sulmonte e hapte beteja në kushte që i
dukeshin më të përshtatshme. Ai gërshetoi dhe përdori gjerësisht
manovrën e shpejtë të forcave të veta me sulmet e befasishme mbi
ushtritë armike në çdo kohë, ditën dhe natën, duke i shoqëruar këto
në mënyrë të përsosur me prita e kurthe të ndryshme.
Skënderbeu kishte aftësi të jashtëzakonshme ushtarake.
Ai ishte në të njëjtën kohë strateg dhe ushtar, hartonte e
ndryshonte në përshtatje me situatat planin e luftës,
udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Funksione te tjera qe ushtronte Skenderbeu gjate
udheheqjes se tij ishin :
nxirrte dekrete per mobilizimin e pergjithshem te
popullsise,per caktimin e taksave,doganave, etj.
Shperndante zoterime tokesore bujareve e fshatareve te
dalluar per besnikeri dhe trimeri.
Kishte ne varesi te drejtperdrejte aparatin
administrativ,vecanerisht ate te financave dhe te
marrdhenieve nderkombetare.
Skenderbeu ka ushtruar edhe funksione gjygjesore.I
takonte atij e drejta e denimit per krime te renda ndaj
shtetit si spiunazh dhe tradheti ku gjithashtu kishte edhe
te drejten e faljes.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Rendesia dhe vleresimi I figures se Skenderbeut.
Gjergj Kastriot - Skënderbeu - Hero
Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17
janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që
mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit
osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën
udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një
shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një
kthesë vendimtare në zhvillimin politik të
Shqipërise. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte
përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës
drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri
frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve
osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve,
Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e
krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të
cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i
kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike,
tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen
në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi
banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari
ekonomike deri diku normale.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të
pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve
dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si
burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë
së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të
bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në
luftë kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet
forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën
e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej
nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e
fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të
befasishme. Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti
një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë
i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij
tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe
rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të
kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e
shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët
e botës.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Vula e Skenderbeut
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Kapela e Skenderbeut.
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Shpata e Skenderbeut
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Portret I Skenderbeut
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Skënderbeu në një betejë
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!
Skënderbeu në mbledhje me princër
Lirine nuk jua solla une,ate e gjeta ne mesin tuaj!