Sëmundjet e trashëguara, ose sëmundjet gjenetike, janë
sëmundje që transmetohen nga njëri brez në tjetrin.
Sëmundjet gjenetike janë aktualisht të pashërueshme,
mbasi shkenca akoma nuk është në gjendje të korrigjoje
defektin, edhe pse ekzistojnë kura për to. Një pjesë e
madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse, ose
shkaktojnë çrregullime të rënda të funksionimit të
organeve të njeriut, që bëjnë të pamundur një jetesë
normale dhe për një kohë të gjatë. Në ndryshim nga
sëmundjet e tjera, sëmundjet gjenetike, duke u
transmetuar nga brezi në brez, përbëjnë një rrezik në rritje
për popullatën, mbasi shtohen bartësit e fshehtë të këtyre
sëmundjeve dhe, për rrjedhojë, rritet mundësia e lindjes së
fëmijëve të sëmurë.
Është folur disa vite më parë dhe rishfaqet herë pas here ideja se
duhet një ligj për analiza paramartesore për t’i detyruar njerëzit që
të bëjnë analizat e gjakut para martesës, për disa sëmundje
gjenetike. Por, a është kjo zgjidhja më e mirë ….?
“Duhet theksuar se eksperienca botërore ka treguar se parandalimi
nuk bëhet me forma detyruese, ai duhet të kuptohet, përkrahet dhe
ndihmohet nga vetë qytetarët, mbasi janë vetë ata viktimat e
mungesës se një programi parandalimi”- theksojnë mjekët.
Skleroza
Skleroza konsiderohet si një sëmundje
femërore. E cila zakonisht trashëgohet nga
nëna tek vajza dhe shfaqet në 90 për qind të
rasteve, gjithmonë në moshën e tretë. Kjo
sëmundje prek të gjitha shtresat e shoqërisë
dhe nuk lidhet aspak me kushtet e varfra apo
me mirëqenien. Mjekët këshillojnë analizën e
pemës gjenalogjike të familjes dhe
evidentimin e rasteve, kjo për t’u trajtuar më
pas në kohë.
Simptomat
1-Memoria humbet çdo ditë e më shumë
2-Personi ka probleme gjuhësore
3-Pjesën më të madhe të kohës është konfuz
4-Gjërat e reja i mban mend më shumë vështirësi
5-Mund të ketë konfiguracione
6-Nuk arrin të shkruajë normal
Semundje te zemres
Sipas studimeve të bëra në fushën e mjekësisë,
është treguar se fëmijët e prindërve që vuajnë
nga zemra kanë më shumë të ngjarë të preken
nga sëmundje zemre. Madje, sipas studimit, më i
lartë është rreziku i prekjes nga sëmundja midis
fëmijëve, se sa i trashëgimit të saj nga prindërit.
Po ashtu, ekziston rreziku i prekjes nga sëmundje
kardiovaskulare mes fëmijëve të një familjeje, se
sa i trashëgimit të saj nga prindërit.
Simptomat
1- Marrja e frymës
2- Ënjtje e këmbëve
3- Nxirje e buzëve
4- Dhimbje si shenja infarkti
5- Bllokim
6- Shtrëngim ose dhimbje
në kraharor
ANEMIA
Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i
anemisë, madje edhe shfaqja e saj është më e
shpeshtë tek femrat, dhe kjo për shkak të
menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me
humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Në
moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit
ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në
gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që
mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të
pamjaftueshme në dietë. Këtyre të sëmurëve u
këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që
përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në
absorbimin ose marrjen e hekurit.
KANCERI I LEKURES
Lëkura është organi më i madh dhe një nga më të rëndësishmit!
Lëkura mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na
mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion
termorregullues e frymëmarrës, deri diku.
Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vitamina D) e
ujin. Lëkura ka dy shtresa epiderma/epidermis dhe
derma/dermis. Shtresa e parë (e jashtmja) ka tri lloj qelizash:
Bazale, skuamozë dhe (të sheshta, si luspa) dhe melanocitet.
Këto ndarje shërbejnë për të shpjeguar disa tipa kanceresh në
lëkure. Pasi ato klasifikohen në varësi të qelizave ku ato prekin.
Sipas specialistëve, edhe pse njerëzit mendojnë të kundërtën, më
së shumti nga kjo sëmundje preken meshkujt. Megjithatë lajmi
më i mirë është se thuajse në 90 për qind të rasteve sëmundja
është e durueshme.
Simptomat:
1-Numër i lartë nishanesh në trup
2-Ato kanë ngjyrë të errët
3-Nishanet janë zakonisht në formë simetrike
4-Zakonisht këto nishane kanë një diametër
prej 6 milimetra
5-Sëmundja shfaqet në shtresën e jashtme të
lëkurës
6-Puçrrat dhe nishanet shfaqen në çdo pjesë
të trupit.
KANCERI I GJIRIT
Kanceri i gjirit karakterizohet nga një periudhë e heshtur.Që ai të
bëhet i kapshëm klinikisht duhet të arrijë madhësinë së paku 1
cm, që korrespondon 7-9 vjet. Kanceri i gjirit nuk është një
sëmundje lokorigionale, që metastazon (përhapet) vonë, por një
sëmundje sistemike që në diagnostikimin e parë. Përhapja e
metastazave bëhet me anë të gjakut dhe të limfës. Në fillim
përhapet në zonat fqinje, në lëkurë, mbi muskuj dhe në paretin
torakal (kraharor), më pas në metastaza të largëta, më shpesh në
mushkëri, kocka, mëlçi. Ndër shenjat e para të kancerit të gjirit
mund të veçojmë ndër të tjera një lloj dhimbjeje që në gjuhën
mjekësore njihet me emrin mastodynia ose edhe me shfaqjen e
një mase të ngritur në njërin nga gjiret e pacientes. Në ditët e
sotme, në shumicën e rasteve, kanceri i gjirit zbulohet nga një
teknikë që quhet mamografi, që bën të mundur zbulimin e një
nodule jo simptomatike, d.m.th që s’ka zhvilluar akoma
simptoma tek pacientja. N.q.s tumori është prezent mund të
vihet re në momagramë në formë kokrre nën sqetulla.
Simptomat
1-Ndryshime të madhësisë dhe pozicionit të
gjirit
2-Ndryshime të lëkurës
3-Lëkura bëhet me gropëza, bëhet e fortë.
4-Në ndonjë rast merr ngjyrën e kores së
portokallit.
5-Ndryshime të thithit si rrafshimi, futja
brenda, spostimi, sekrecionet.
6-Masë aksilore (nën sqetull).
KANCERI NE STOMAK
Stomaku është i ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri
mund të zhvillohet në secilin prej këtyre seksioneve. Duke
filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen 5 shtresa dhe
shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut
dhe lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës.
Shtresa tjetër quhet submukoza dhe është e rrethuar nga
muskulaturë, një shtresë muskujsh që lëviz dhe përzien
stomakun.Tumoret e stomakut janë ndër kanceret më të
shpeshtë të traktit tretës dhe hasen më tepër në pjesët e
popullatës me nivel të ulët higjieno-sanitar dhe social-
ekonomik. Kanceri i stomakut takohet më shumë në ato
zona të popullatës ku vërehet konsum më i lartë i
ushqimeve me bazë karbohidratesh, të kripurash, të
konservuara dhe të varfra me fibra dhe perime të freskëta.
Simptomat
1-Rënie në peshë, ndonëse i sëmuri ushqehet
mirë
2-Neveri ndaj ushqimeve, sidomos ndaj mishit
3-Dhimbja ngjan me atë të ulçerës, derisa bëhet
e padurueshme
4-Hemorragji nga goja
5-Nuk qetësohet nga medikamente të ndryshme
6-Personat me këtë sëmundje urinojnë shpejt.
KANCERI NE MUSHKERI
Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga
shpeshtësia e përhapjes mes llojeve të kancerit dhe i
pari për nga numri i vdekjeve. Në grafi kanceri shihet
vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i
mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm, zakonisht ka
arritur të japë metastaza. Për këtë arsye grafitë nuk
janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit
mushkëror. Kanceri me qeliza të vogla trajtohet me
rrezatim dhe kemioterapi. Në rast se sëmundja
kapet herët, është shumë i lehtë për t’u shëruar,
sepse në shumicën e rasteve nuk përhapet në
organet e tjera të trupit. Ka njerëz të cilët jetojnë
vetëm me një mushkëri, e njëjta gjë si me veshkat.
CERMA
Cerma është një sëmundje e kyçeve, që në shumicën e rasteve
rezulton në inflamacion të kyçeve që vjen pa ”paranjoftim” dhe
jep shumë dhimbje. Shpesh ndikohet vetëm një nga kyçet. Në
rastet më të zakonshme është kyçi i gishtit të madh të këmbës që
inflamohet. Ndryshe kjo sëmundje njihet edhe si përdhesi. Nëse
duam të parandalojmë përdhesin mund të përpiqemi të jemi
koshientë për disa gjëra. Këshillohet të pimë sasi të arsyeshme
pijesh alkoolike kur jemi duke e kombinuar pirjen me ngrënie
ushqimesh të pasura me proteina. Këshillohet gjithashtu të pimë
sa më shumë ujë dhe lëngje për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik
nga trupi. Duhet pasur parasysh se nëse vuajmë nga sëmundjet e
zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve
që konsumojmë. Rënia në peshë është e rëndësishme për të
pakësuar rrezikun e shfaqjes së përdhesit.
Simptomat
1-Zakonisht sëmundja shfaqet natën
2-Gishti i madh i këmbës dhemb dhe ënjtet
3-Kyçi nuk duron asnjë prekje
4-Dhimbja shoqërohet me ethe
5-Në shumë raste edhe me temperaturë
6-Lëkura vyshket
RËNIA E FLOKËVE
Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar
i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i
hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që
provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme
nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh
nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në
mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njëri nga
prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet
tek fëmija, nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana
tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e
flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo
është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar
gjenet fëmijeve.
SPONDILIATROZA
Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa
që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I
sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të
përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri
në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja
shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara
shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë
dy tipa të kësaj sëmundjeje lumbare dhe ajo
cervikale. Dhimbjet e sëmundjes shkaktohet
lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e
shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj
një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia,
pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense.
Simptomat
1-Dhimbjet janë të fiksuara në një vend
2-Dhimbjet janë pulsuese
3-Dhimbja shfaqet edhe natën
4-Personat kërkojnë kryesisht qetësi
5-Spondiliatroza shkaktohet edhe me marrje
mendsh
6-Me të vjella
MIGRENA
Migrena është një ndër shfaqet më të shpeshta të dhimbjes së
kokës. Kjo dhimbje shkaktohet nga enët e gjakut të trurit kur ato
punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë
nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo
moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston
dhe një predispozitë gjenetike. Një në 4 gra dhe një në 12 burra
mund ta përjetojë këtë dhimbje. Migrena është dhimbje e
përqendruar, e cila shtohet në pjesën e pasme të kokës dhe
sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Me migrenë
nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës,
shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje.
Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit
të gjakut cerebral, shkaktuar nga shqetësime arterioale.Terapia
kundër dhimbjeve të migrenës bazohet në përdorimin e
antifiamatorëve jo me përbërje steroidesh, si aspirina ose të tjera
të ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errësire dhe qetësie.
Simptomat
1-Dhimbje koke të përqendruara në njërën
anë
2-Krizat zgjasin 15 minuta deri në 1 orë
3-Ata që vuajnë nga migrena janë të zbehtë
4-Janë persona që kanë ftohtë
5-Kanë luhatje humori
6-Gjithmonë preferojnë errësirën derisa t’u
kalojnë dhimbjet
HEMORROIDET
Hemorroidet janë inflamacion i enëve të gjakut rreth anusit
dhe pjesës së poshtme të rektumit (pjesa fundit e zorrës së
trashë), të cilat janë të zgjeruara nën presion njëlloj si
variçet e këmbëve. Kjo është sëmundje e shpeshtë tek të dy
gjinitë. Në disa shtete i thonë sëmundja e gjysmës sepse
pothuajse gjysma e popullsisë në moshë mbi 50 vjeç është e
prekur. Shfaqja e hemorroideve është e shpeshtë tek gratë
me barrë. Në shkaqet e tjera të shfaqjes së sëmundjes janë
edhe të qëndruarit ulur për shumë kohë të gjatë, sëmundjet
e mëlçisë të shoqëruara me zmadhim të saj, prania e ujit në
hapësirën midis organeve në bark (asciti), neoplazmat
(sëmundjet kancerogjene_ e aparatit tretës etj; pra, të
gjitha ato procese që shoqërohen me rritje të presionit të
bark.
SËMUNDJET PNEOMONARE
Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes
radhiten ndër më shqetësueset për
shqiptarët. Gjithnjë dhe më tipike për këtë
grup janë bërë sëmundje dhe vdekjet nga
pneumonia, gripi dhe bllokimi kronik i
mushkërive. Një ndër faktorët kryesorë të
shfaqjes së sëmundjes është edhe niveli i lartë
i ndotjes, ku jeton personi. Ky nivel lidhet
ngushtë jo vetëm me ajrin brenda shtëpisë së
tij, por edhe ajrin në qytetin ku banon.
Simptomat
1-Kollë e madhe
2-Bllokim i mushkërive deri në rrugët e
frymëmarrjes
3-Në ndonjë rast edhe bllokim i kordave
zanore (ikën zëri)
4-Zverdhje e personave
5-Dobësi fizike