Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.
ROMANTIZMITraktatet teorike të periudhës së Romantizmit, esencialisht janë edhe më afër konceptimeve humanistepër botën, s...
Prochain SlideShare
Chargement dans…5
×

Romantizmi

  • Identifiez-vous pour voir les commentaires

Romantizmi

  1. 1. ROMANTIZMITraktatet teorike të periudhës së Romantizmit, esencialisht janë edhe më afër konceptimeve humanistepër botën, sepse ato afirmojnë individualizmin, antidogmatizmin, aventurën, emocionalitetin, sakrificëndashurinë për natyrën dhe rebelizmin. Praktika e letërsisë romantike ndërtohet mbi synimin e gjallërimittë gjuhës dhe të kulturës popullore, e cila ishte në linjë të njëjtë me formimin e identiteteve kombëtare.I lindur si reaksion ndaj klasicizmit, romantizmi e afirmoi anën emocionale dhe iracionale të letërsisë,për të thyer klishenë dhe sterilitetin e racionalitetit klasicist. Arti romantik e afirmoi artistin si subjekt, ebëri atë që të ndjehej si vizionar dhe të ishte aventurier në kërkim të mitologjive të së shkuarës dhe tëvendeve ekzotike. Duke qenë i konstituuar mbi një dinamizëm të lëvizjes nacionale, romantizmi më paku ndërlidh me të kaluarën e largët antike greke e romake e më shumë me mitologjitë mesjetare. Nërastin e romantizmit gjerman, një prirje drejt evokimit të vlerave të kulturës antike greke ishte evident,por jo dominant. Duke synuar zbulimin e vendeve ekzotike, disa shkrimtarë romantikë bënë edheudhëtime në Lindje dhe atje gjetën përmbajtjet të reja të veprave të veta. Në këtë kontekst ata uinkuadruan në rrymën e orientalizmit, i cili studimin e Lindjes e përdori për gjetjen e metodave më tëmira të kolonizimit dhe të eksploatimit të atyre vendeve dhe për nxitjen e intolerancës etnike, racoredhe fetare. Duke e trajtuar Orientin si të prapambetur dhe popujt e tij si të rënë nga vakti e fenë islamesi regresive, disa nga shkrimtarët romantikë krijuan themelet e racizmit dhe të urrejtjes fetare, që do tëaktivizohej edhe si një projekt global politik e qytetërimor. Lamartini është njëri nga autorët romantikë, icili përligji pushtimin e botës muslimane (ose Orientit), për të dëshmuar përparësinë racore dhe fetaretë Europës: “ Ky lloj suzereniteti i përcaktuar në këtë mënyrë dhe i konsakruar si një e drejtë europiane,do të përbëjë kryesisht të drejtën për të pushtuar një territor a një tjetër, si edhe bregdetin, me qëllimqë atje të themelohen ose qytete të lira, ose koloni europiane, apo porte tregtare… ( Said:220) Me kësovegimesh romantiko-imperiale, u shquan edhe romantikët e tjerë francezë, si Shatobriani, Floberi,Hygoi, Nervali, Gotjeja, Bodleri, etj. Konsolidimi i një botëvështrimi imperial dhe racist nga shkrimtarëtromantikë dhe nga veprat e tyre, mbetet njëra nga gjërat e çuditshme të konceptimit romantik, i cili nëesencë mbështetej në individualizëm, në zhgënjim dhe në ikje nga realiteti. Si arritën që të mbajnëbaraspeshën ndërmjet këtyre prirjeje asociale dhe apolitike dhe në njërën anë dhe angazhimit epropagandimit imperial, në anën tjetër? Eduard Saidi ka bërë një analizë brilante të ideve dhe tëmesazheve raciste të këtyre autorëve, duke e piketuar edhe motivimin kristian, si te Shatobriani dhemotivimin racist si te Lamaritni. Lidhur me burimin e kësaj tendence raciste dhe imperiale romantike,Martin Bernali mendon se “ Romanticizmi nuk ishte thjesht një besim në parësinë e emocioneve dhe njëmëshim në mosadoptueshmërinë e arsyes. Të grumbulluara rreth tyre qenë ndjesia përpejzazhetveçanërisht të egra, të largëta, e të ftohta,- admirimi për guximtarët, virtuozët dhenjerëzitprimitivë, që jetonin dhe mbruheshin në këto vende. Këto ndjenja kombinoheshin me bindjen seashtu si peizazhet dhe klima e Europës ishte më e mirë se ajo e kontinenteve tjerë, edhe vetë Europianëtishin më superiorë. Udhëheqësit e kësaj rryme qenë ,Monteskje dhe Ruso, edhe pse rrënjët më të fortai hodhi në Gjermani dhe Britani.”

×