Shpendet e pare ne Toke !
Shpendet u shfaqen vone ne planetin tone. Si fillim u
shfaqen insektet, shume kohe me pare. Ato ishin pioneret
e pare te qiellit. Fosilet me te hershme te shpendeve
sygjerojne qe shpendi i pare ka qene Archaeopteryx i cili
ka qene ne historine e evolucionit tranzicioni ne mes
zvarranikeve dhe shpendeve.
Fosilet e ketij shpendi jane zbuluar ne Gjermanine jugore
dhe besohen te jene 150 milion vjecare. Shkenca e ka
pranuar plotsisht qe Archaeoopteryx eshte nje forme e
tranzicionit ne mes te zvarranikeve dhe shpendeve, pra te
evolimit te zvarranikeve drejt shpendeve ne epoken
Jurassic (150 milion vjet mepare).
Archaeopteryx-i
Archaeopteryx ishte shpend qe ngjasonte me teper me
dinozauret sesa me shpendet e sotem sepse kishte nje
sternum (asht te gjoksit) te rrafshet dhe nje bisht te gjate te
perbere nga kockat. Ne krahet e tij, ky shpend i hershem
kishte kthetra pra jo vetem ne kembe sic kane shpendet
sot. Sidoqofte, puplat ne krahet e tij e benin kete shpend te
ngjasonte me shpendet e sotem. Forma te tjera te
tranzicionit ne mes zvarranikeve dhe shpendeve kane
egzistuar gjate epokave te mevonshme..
Permirsimi i aftesive fluturuese te shpendeve vazhdoi
gjate gjithe historise se evolucionit duke i kthyer ata ne
disa nga fluturuesit me te afte te natyres.. Evolucioni i
shpendeve eshte njena nga bazat themelore te teorise se
evolucionit.
Adaptimi i shpendeve ne
fluturim.
Adaptimi i shpendeve per fluturimin eshte i qarte nga
eshtrat e tyre te holla por te fuqishme, dhe nga forma e
ashtit te gjoksit (sternum) qe lejon per ndertimin e
muskujve qe perdoren per te rrahur krahet. Duhet
permendur qe evolucioni i shpendeve gjithashtu solli edhe
lloje shpendesh te cilet nuk jane fluturues. P.sh. pinguinet
nuk fluturojne por studimi i tyre tregon qe levizja e tyre nen
uje eshte i ngjashem me levizjen e shpendeve ne fluturim.
Fluturimi dhe mos-fluturimi i shpendeve ka te beje me
adaptimin e tyre ne mjedisin ku jetonin dhe nivelin e
nevojes per te fluturuar.
Gjate historise se evolucionit te shpendeve, nje pjese e
tyre gjeten mjedise ne te cilat ushqimi mund te sigurohej
pa ndihmen e fluturimit (p.sh. pinguinet). Ne vend te
Shpende te tjere. . .
Grupi i fundit nga vertebroret qe ka zhvilluar fluturimin e plote
eshte Lakuriqi i Nates. Chiroptera eshte unike nga te gjitha
kafshet fluturuese. Eshte i vetmi nga gjitaret te kete zhvilluar
fluturimin e plote dhe ndersa shpendet perdorin syte per tu
orjentuar gjate fluturimit, lakuriqi i nates perdor degjimin si mjet
kryesor te orjentimit.
Origjina evolucionare e lakuriqit te nates eshte jo plotsisht e
sigurte sepse fosilet e tyre jane shume te rralla. Fosilet me te
hershme te lakuriqeve te nates te zbuluara gjer tani vijne nga
epoka Eocene (50 milion vjet mepare) dhe tregojne se qe nga
ajo epoke chiroptera nuk ka ndryshuar shume. Shkencetaret
nuk kane arritur te sjellin konkluzione per origjinen e lakuriqit te
nates por mendojne qe ai vjen nga nje paraardhes qe jetonte ne
peme (arboreal) dhe i cili ka zbritur nga pema duke rreshqitur ne
ajr.
Darvinopterus, dinozaurët e
humbur !
Në Kinë janë zbuluar më shumë se 20 fosile të Darvinopterusit,
dinozaurë fluturues, të cilët kanë jetuar 160 milionë vjet më parë dhe
janë quajtur kështu për nder të babait të teorisë evolucioniste, Çarls
Darvin.
Të gjetura në verilindje të Kinës, këto kafshë hedhin dritë mbi
historinë evolutive të Pterosaurit në të cilët bëjnë pjesë dhe
Darvinopterus.
“Darvinopterusët kanë qenë pothuajse një shok për ne”, - ka
shpjeguar njëri nga kërkuesit që ka ekzaminuar pjesët e gjetura,
David Unuin.
“Karakteristika e çuditshme tek Darvinopterusi është që kishin kokë
dhe qafë të ngjashme me atë të pterosaurëve më të zhvilluar, ndërsa
pjesa tjetër e skeletit, përfshirë këtu dhe një bisht shumë të gjatë,
është identike me atë të pterosaurit primitiv”.
Sipas kërkuesve, bëhet fjalë për një shembull të qartë të “ovulimit
modular”, që shpjegon transformimin gradual të karaktereve të
qenieve njerëzore.
Kinë: Shpendët vijnë nga dinozaurët,
pohojnë fosilet e reja.
Zbulimi i pesë fosileve të reja dinozaurësh në Kinë konfirmon tezën se
shpendët kanë evoluar nga dinozaurët, pohojnë shkencëtarët kinezë që kanë
kryer zbulimin.
Fosilet e gjetura kanë struktura puplore ose të ngjashme me to, dhe rasti më
i qartë mes tyre tregon praninë e katër krahëve dhe të këmbëve me pupla të
dendura.
Gjetjet datojnë deri në 151 milionë - 164 milionë vjet më parë duke qenë
kështu më të hershme se dhe arkeopteriksi që mendohej si shpendi më i
vjetër.
"Fosilet japin konfirmimin se hipoteza e dinozaurit-shpend është e saktë dhe
gjithashtu mbështet idenë se shpendët kanë ardhur nga dinozaurët teropodë,
-shton Zhu Zingu, nga Pekini.
"Ajo që të trondit është fakti se ishin të mbuluar me pupla kudo përveç sqepit
dhe kthetrave," - pohon Zingu, duke përfunduar, - "është lloji i parë me pupla
i njohur deri më tani, lloji më i hershëm me pupla.
Fosilet do t'i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dhe anën mekanike të