Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Arti në shqipëri

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI 
SEKSIONI: 01 
TEMA : ARTI NE SHQIPERI 
PUNOI : #MesueseAurela 
PRANOI: .......... 
DURRES 201...
Arti në Shqipëri 
"Shqiptarët", mozaiku i Muzeut historik kombëtar
Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të 
hershme, dhe vazhdon të...
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 26 Publicité

Arti në shqipëri

Télécharger pour lire hors ligne

DETYRE KURSI ...
DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI
SEKSIONI: 01
TEMA : ARTI NE SHQIPERI

Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të hershme, dhe vazhdon të zhvillohet.

#MesueseAurela

DETYRE KURSI ...
DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI
SEKSIONI: 01
TEMA : ARTI NE SHQIPERI

Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të hershme, dhe vazhdon të zhvillohet.

#MesueseAurela

Publicité
Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Les utilisateurs ont également aimé (20)

Publicité

Similaire à Arti në shqipëri (20)

Plus par #MesueseAurela Elezaj (20)

Publicité

Plus récents (20)

Arti në shqipëri

  1. 1. DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI SEKSIONI: 01 TEMA : ARTI NE SHQIPERI PUNOI : #MesueseAurela PRANOI: .......... DURRES 2014
  2. 2. Arti në Shqipëri "Shqiptarët", mozaiku i Muzeut historik kombëtar
  3. 3. Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të hershme, dhe vazhdon të zhvillohet. Gjurmët më të hershme Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm. Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.s në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike ; forma ndërtohet me siluetë më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si Helenët, Maqedonët apo Romakët. Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Evropës. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene : Dyrrahu, Apollonia, Orikumi. Arti Ilir Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase. Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditën helene, arti ilir fiton veçori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të veçanta kundrejt veprave të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm të Durrësit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të hershme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të
  4. 4. ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë realizohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj. Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apoloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash ; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I-rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjeçare. Qendrat kryesore të veprimtarisë artistike mbeten përsëri Apolonia, Durrahu, Botroti etj. Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga veprat e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës. Zhvillimi i Mozaikut Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i hershmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë veprimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I-rë, siç përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
  5. 5. Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është amazonamania në Apoloni, duke u zëvendësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa vepra të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të. Galeria e mozaikëve të gjetur në Durrës Rilindja dhe Pavarësia
  6. 6. Kolë Idromeno, artist i shquar rilindas (autoportret) Lëvizjet e mëdha çlirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912), ofruan kushte për një drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për pikturimin e dy pikturave më me vlerë : “Portreti i Skënderbeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes dhe të periudhës së Pavarësisë ; pra tema patriotike që evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës të kulturës kombëtare. Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art, gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peizazheve. Veprat e tij u bënë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur. Fotografia artistike dhe dokumentare pati një përfaqësues tjetër të shquar, të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë; familjen Marubi. Po në Shkodër, ku jetuan dhe vepruan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolën edhe piktorë të tjerë të shquar si Ndoc Martini (1880-1916),Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrës, Korça u bë vatra dytë ku mori zhvillim arti i pikturës në Shqipëri.
  7. 7. Në Korçë u realizuan tablotë e bukura të piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e “poetit të peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Të dy këta artistë janë në krye të përfaqësuesve më të shuar të Rilindjes dhe Pavarësisë shqiptare në pikturë. Edhe skulptura e rrumbullakët, pas një ndërprerje të gjatë prej disa shekujsh, filloi të lëvrohet sërisht në periudhën e Rilindjes. Si autor i parë njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temë patriotike, ku shquhen dy bustet e Skënderbeut (më 1899 dhe më 1917). Por nivelin e këtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, që janë të parat vepra të këtij lloji në Shqipëri (“Luftëtari kombëtar” - Korçë 1932, “Flamurtari” - Vlorë 1932, “Skënderbeu” - Kukës 1939), nis rruga e artit monumental në Shqipëri. Veprimtaria e Paskalit vazhdon edhe në periudhën e pasçlirimit me vepra të shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti më i shquar i skulpturës shqiptare. Në vitet e pavarësisë artet në Shqipëri zhvillohen në mënyrë më të organizuar. U bënë përpjekjet e para për përgatitjen e artistëve të rinj, për themelimin e shoqatave artistike dhe për organizimin e ekspozitave. Në vitin 1920, në Korçë u hap ekspozita e parë personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit të njohur kombëtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesë edhe vetë me disa punime në akuarel, më 1923, në Shkodër u hap ekspozita e parë lokale, me pjesëmarrjen e mbi 15 artistëve shkodranë. Ekspozita më e rëndësishme e gjithë kësaj periudhe është “E para ekspozitë arti” që u organizua Tiranë në maj të vitit 1931. Kjo është e para ekspozitë kombëtare në historinë shqiptare. Ekspozita e mësipërme u përgatit nga Shoqata “Miqtë e Artit” që është gjithashtu e para shoqatë artistike e themeluar po atë vit në Tiranë. Më 1931 u bënë edhe dy përpjekje të rëndësishme : për realizimin e një Pinakoteke dhe për ngritjen e Shkollës së Artit. E para nuk u realizua, ndërsa shkolla u hap. Me nisiativën e piktorit A.Kushi, më 1931 u çel kursi i vizatimit dhe, pas një viti, më 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Tiranës mori nxënës nga e gjithë Shqipëria. Aty jepnin mësim artistët O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar në Bukuresht për arte të bukura. Nga Shkolla e Vizatimit morën mësimet e para për pikturë brezi më i njohur i artistëve shqiptarë midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.
  8. 8. Gjatë viteve 1932-1935 në shkollën e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Në veprat më të bukura ndihej vazhdimësia nga tradita e pikturës së Rilindjes si dhe tipare të reja realiste, me qëndrim kritik ndaj vështirësive të jetës dhe padrejtësive shoqërore të kohës. Po në këtë periudhë, në artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temë shoqërore e përfaqësuar nga A. Dino, M. Frashëri si dhe Q. Mesarea, që ishte njëkohësisht akuarelisti më i njohur shqiptar në vitet e Pavarësisë. Pas njohurive të para që morën në Shkollën e Vizatimit, nxënësit e saj, vazhduan studimet në akademitë e arteve të Evropës si në Romë, Paris, Athinë, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen në atdhe u bënë mësuesit e brezit më të ri të piktorëve shqiptarë. Veprimtari tjetër e rëndësishme gjatë periudhës së pavarësisë ka qenë konkursi ndërkombëtar për ngritjen e monumentit të Heroit Kombëtar, Skënderbeut, që u organizua në Tiranë më 1937. Veç skulptorëve shqiptarë morën pjesë mjaft autorë të njohur evropianë. Çmimin e parë e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndërsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skënderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos në sheshin “Albania” në Romë, dy vjet pas konkursit, më 1939. Në artin e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë përfshihet edhe veprimtaria e artistëve që jetonin në kolonitë jashtë atdheut si dhe veprimtaria e arbëreshëve të Italisë. Ashtu si letërsia e kësaj periudhe, edhe veprat figurative te arbëreshët dhe diaspora kishte të njëjtat motive e të njëjtin stil me artin që zhvillohej në Shqipëri. Nga kolonitë shqiptare veçohet piktori Theohar Gjini që veproi në Paris dhe Bukuresht, ndërsa në fshatrat arbëreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, që kritikët e kohës e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822). Gjatë luftës së dytë botërore (1939-1944), kushtet për veprim në fushën e artit u kufizuan. Megjithatë u organizuan disa ekspozita. Më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë të vendit. Veprimtaritë e tjera kanë qenë kryesisht ekspozita personale.
  9. 9. Galeria e artit rilindas
  10. 10. Arti pas vitit 1945 Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas çlirimit të vendit, është Ekspozita Kombëtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombëtare”, duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca për të filluar “gjithçka nga e para” edhe në art ! Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste ; metodën e realizmit socialist. Ngritja e institucioneve artistike Galeria e arteve Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e institucioneve. Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për herë të parë Galeria Kombëtare e Arteve, ëndërr disa vjeçare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. Njëzet vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj. Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit të Veprave të Artit" Drejtuar nga z.Skënder Glina, ajo u bë një qëndër komplekse në ndihmë të artistëve të të gjitha fushave të artit, kryesisht të ati monumental.
  11. 11. Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit themeluan organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për formimin e artit të ri të realizmit socialist”. Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet kryesore u ngritën Galeri Arti. U hapën disa muze kombëtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Historik Kombëtar ku veç afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë vlerë. Për studimin e veprimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave. Zhvillimi i skulpturës Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Çlirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombëtare. Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombëtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për realizimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959). Mbas çlirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga veprat më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco ; “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj. Në pikturë u realizuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të realizuara nën një censurë të rrepte, u realizuan edhe vepra me vlera të veçanta artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa Ismail Kadare në letërsi, por gjithsesi ashtu si dhe Kadare shkroi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.
  12. 12. Vepra skulpturore Skematizimi i veprimtarisë artistike Pas viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, veprimtaria në këtë fushë skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë. Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të veçantë preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit ; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku bëheshin më lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit socialist që ngurtësonte fantazinë. Nga “devijime’ të tilla qëndroi më pak e prekur veprat e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l. 1920), Sadik Kaceli (1913-2000) etj. Pas viteve ’70 në Shqipëri u edukuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, riformonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre. Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke realizuar dy lloj veprash ; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas here, vepra të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “Betimi i Vrana Kontit” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Veprimtaria e tij shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulptur
  13. 13. Përpjekje për liri vepruese Fantazia vepruese e artistëve më të talentuar gjithnjë ka qenë në luftë me skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri vepruese. Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullinsinjifikativ: “Pranvera”-1972 që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjerë. Por goditja kundër saj u bë e menjëhershme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe disidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri vepruese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen. Arti bashkëkohor Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, siç provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një hapësirë më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale ku paraqiten vepra që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin piktorët që përpiqen për një gjuhë të veçantë artistike si dhe autorët e rinj me “kapriçot” artistike që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marre vlerësimin më të saktë të veprave artistike. Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot në disa galeri të Amerikës. Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet artit të sotëm. Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progresive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. Galeria Kombëtare është përshtatur veprimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesëmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës. Gjithsesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera evropiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.
  14. 14. Artistët e Diasporës Pas pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e emigrimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art të cilët i zhvilluan prirjet në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa artistë të shquar. Në Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur epitafi : “Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, që i krahason me dy nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës helene. Ndërsa në katedralen Duomo të Milanos, altari është gdhendur nga skulptori me origjinë shqiptare Aleks Tarketa. Shumë artistë shqiptarë u shquan në Venedik. Atje ngritën edhe shkollën e tyre dhe e quajtën “Scuola degli Albanesi”. Si tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) më të njohurit nga artistët janë piktorët Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci (1465-1525). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa studiues të huaj. Një nga figurat më të shquara të kësaj periudhe është Aleksandër Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerësohet si një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në Romë që edhe sot quhet “Vila Albani” është nga të parat muze të artit në Evropë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768). Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Evropës. Mugesa! Artistët e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të hershme. Ata u përkasin rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë vështrim të shkurtër po veçojmë vetëm katër prej tyre që janë të njohur edhe në artin botëror. Këta janë : fotografi i shquar Gjon Milli (1902- 1980), që jetoi dhe veproi në USA ; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera të shquar në Paris ; Çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkëpunëtor i afërt i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit në Itali. Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshin shumë vende të botës dhe me artin e tyre mund të bëhet një album me vepra të bukura arti. Në këtë veprimtari futen edhe tablote e artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin 1985 është botuar në Athinë një album me veprat e disa autorëve më të njohur arvanitas, por veprat e tyre është më e pasur, ashtu siç është më e pasur gjithë veprat e diasporës së re shqiptare e cila po shtohet me autorë të rinj që u larguan nga atdheu pas vitit 1990.
  15. 15. Artistët e Huaj për Shqipërinë Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin realizuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrës”, A. Durer (1471-1528) “Skënderbeu” vizatim etj., por gjatë shekujve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798- 1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm “Gratë suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre veprave që u përmendën është përmbledhur në librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht (1991) Artisti ështe qënie kryeneçe. Anarkiste. I lirë, brenda burgut të krijuar posaçërisht për të. Nuk mund të jetë vegël e askujt. Nuk mund të jetë çirak i asnjë mekanizmi politik, social, a ekonomik. Artisti ështe vetshkatërrues. Në kërkim të dritës, si ajo fluturza e natës që i përqarket furishëm llampës elektrike, derisa ti digjen krahët e më pas të shuhet. Eshtë romantik, deri në shpërfillje. Eshtë naiv deri në dhimbje. Eshtë i fortë si çeliku i cilësisë më të lartë. E njëkohësisht i thyeshëm si qelqet më delikate. Është kështu, jo sepse e do por sepse nuk mund të jetë diçka tjetër. Të gjitha modelet e tjera që serviren sot si shprehje e potencialeve artistike, s'janë gjë tjetër veçse nevojat e kamufluara të tregjeve të artit dhe të mafjes social-politike në pushtet për dominimin e hapësirave pamore.
  16. 16. Artisti s'mund të jetë puthadorës i shtetarëve, as punonjës i zellshëm i mekanizmit propagandistik të klasës politike. Nuk mund të merret me numërimin e fasadave të ndërtesave shumëngjyrëshe, brenda të cilave politikanë tejet të dyshimtë fshehën korrupsionin ekonomik e politik apo mizerjen sociale të shoqërisë të cilën udhëheqin. Artisti është skifter i egër, nuk është pulë oborri prej të cilës presim të bëj vezën e përditshme. Eshtë opozitar, jo sahanlëpirës i klikave të ndryshme. Nuk mund të jetë konservator, frikacak, i manipulueshëm, e komercial. Nuk mund të jetë lodër e askujt. Ky është nocioni im për artin dhe artistin. Ky është edhe qëndrimi im në lidhje me subjektet e trajtuara këtu në blogun "Arti në kohërat e Kolerës", të cilat kanë në qendër të tematikës së tyreartet vizuale. Ndjej se proçesi i trajtimit të problematikave në fjalë, në mediumin e blogut, e plotësoi ciklin e tij jetësor. Ju falenderoj të gjithëve që bashkëbiseduat me mua, që më lexuat dhe më lexoni përditë. Shpresoj që ky komunikim të ketë ngacmuar, të ketë hapur dritare të reja në këndvështrimin e arteve vizuale dhe të ketë qënë i frytshëm për ata që rruga i solli në këtë blog. Mbi Realizmin Socialist Shqiptar "Propaganda Poster, Albania
  17. 17. Nuk eshte i thjeshte studimi, njohja dhe aq me teper perkufizmi apo percaktimi etik i doktrinave te ndryshme social-filozofiko-estetike ne boten e artit. Nuk eshte e thjeshte me dy fjale te permbledhesh nje krijimtari "artistike", qe lulezoi per afer nje gjysem shekulli jo vetem ne vendet e ish kampit socialist, por edhe ne shume vende te tjera te botes. Thjesht nje perqasje e ketij fenomeni social - i cili shfrytezoi artin, por s'ishte art- do te ishte me e dobishme. Rrenjet e kesaj rryme sigurisht i zbulojme fill pas Revolucionit te Tetorit (1917) ne Rusi. Ishin ato ndryshime sociale, e kozmo-historike ne kohe moderne qe paten nje ndikim te madh ne cdo fushe te jetes, dhe sigurisht edhe ne ato te filozofise, te arteve vizive, te letersise, te muzikes, te kinematografise (ndonese kjo e fundit ish nje forme e re e te shprehurit). Fillimet nisen me romantiken dhe endrrat per nje bote me te drejte, e me te barabarte. Shume personalitete artistike te kohes perkrahen parimet dhe utopine komuniste. Rasti i Mayakovsky-tapo i Brecht-it, i Ricos apo Prokofiev-it, i Sartre-t apo i Picasso-s, jane tregues se sa kishin tronditur realitetin global te kohes idete komuniste. Porse ato ç'ka predikonte ideologjia komuniste, nevoja, deshira dhe krijimi i nje bote te bazuar mbi verdiktin e shumices ndaj pakices, mbi dominimin e padiskutueshem te diktatures se proletariatit, do te ishte edhe grushti perfundimtar qe kjo ideologji do t'u jepte vlerave te verteta artistike, ne ate ç'ka me vone u quajt Arti i Realizmit Socialist. Pikerisht nevoja per ilustrim politik te atyre qe partite komuniste te kohes deshironin te percillnin tek masat e gjera te njerezve, trysnia propagandistike por edhe sociale e klases pushtetare komuniste, lufta deri ne skaj ndaj çdo personaliteti artistik/njerezor qe devijonte nga vija e kuqe marksiste-leniniste, si dhe diktatura e shabllonizmit ideologjik mbi kerkesat dhe vlerat e mirefillta filozofike, estetike, e artistike, bene qe divorci i artit me utopine komuniste te behej qe heret i dukshem dhe i qarte. Nuk mund te pjelle art nje shoqeri tek e cila mungon liria e ndijimeve apo mendimeve. Nuk mund te behet art kur deshira per eksplorim (ne trajte, apo edhe ide) shfaroset. Nuk behet art ne momentin kur internon risite dhe nevojen per to. Si pasoje konservimi ne mendim dhe forme, i atyre qe artisti duhej te trajtonte, u kthye ne filozofi udheheqese te doktrines te Realizmit Socialist.
  18. 18. Abdurrahim Buza "Azem Galica and combatants" (oil on canvas, 50x40 cm, 1976) Realizmi Socialist ne fushen e arteve figurative shqiptare ka specifikat e veta. Perfaqesuesit kryesore te shkolles shqiptare studiuan apo edhe u specializuan ne vende te ish kampit socialist, duke sjelle ne atdhe parimet si edhe frymen e "doktrines se kuqe". Ky brez i ri artistesh iu bashkangjit brezit te meparshem qe kishte kryer shkolla akademike artistike (kryesisht ne Itali e Greqi) dhe qe kishte pershtatur skrupulozitetin akademik ne kuader te shabllonizmit meditativ dhe emocional te Realizmit Socialist. Nga ana konceptuale hapesirat vizuale u mbushen me shpata e pushke, kazma e lopata, ushtare e militare, fshatare e punetore. Kendveshtrimi filozofik i veprave nuk mund te pranonte asgje qe s'permbante "fillin e kuq komunist", dhe parimet marksiste- leniniste qofte ne pikture, qofte ne skulpture, por sigurisht edhe ne muzike, letersi apo kinematografi. Kryesisht tema militare, punetore dhe fshatare, ne te cilat dominonte gjithnje "Njeriu i Ri" i Partise. Nje nevoje e qenesishme e sistemit komunist ishte edhe ajo e zgjimit te ndergjegjes kombetare. Ne kushtet e izolimit te eger qe klasa politike ne fuqi denoi popullin shqiptar, ishte i domosdoshem krijimi i nje mitologjie etnike.
  19. 19. Karakteristika keto qe do te vishnin izolimin e gjate dhe te pameshirshem, si edhe internimin nga bota, me petkun e krenarise per racen dhe per kombin. Nje mori veprash me bazament te diskutueshem historik u shfaqen ne artet figurative shqiptare, duke bere te lulezoje retorika e nje patriotizmi mbytes. Trysnia social-politike komuniste (e veshtruar kjo permes soc-realizmit) ushqeu realitetin shqiptar duke rritur keshtu breza te tere njerezish mes shabllonizmin ideor, mediokritetin artistik dhe erresires se interpretimit historik te realitetit shqiptar apo atij nderkombetar . Mungesa e lirise se shprehjes dhe kufizimi i kerkimeve ideore, beri qe era e mykut te zevendesoje delirin romantik apo entuziazmin fillestar te artisteve te viteve 1950 ne Shqiperi. Çdo lloj prirjeje per te folur me nje gjuhe disi te ndryshme, per te zbuluar mjete te reja shprehese ne art u asgjesua dhe u shkaterrua qysh ne embrion(si psh: ne rastet e artisteve Edison Gjergo, Edi Hila , Maks Velo...). Shaban Hysa "Further" {1966)
  20. 20. *** Per nga gjuha shprehese arti i Realizmit Socialist ishte ndertuar mbi koncepte e parime akademike. Kendveshtrimi konservator -i realitetit - ne ide, ilustrohej edhe me nje qendrim konservator ne forme, duke lene shume pak vend apo hapesira per shprehje dhe karakteristika personale. Une vete jam deshmitar i ambienteve mbytese artistike te cilat merrnin jete qysh ne ateliete e Liceut Artistik "Jordan Misja", per te vazhduar me vone dhe ne Institutin e Arteve. Krimi me i madh ne keto shkolla arti ishte se shperbehej cdo grimce personaliteti/individualiteti artistik e njerezor. Qellimi ishte te krijuarit e Njeriut te Ri, e si rrjedhoje edhe e Artistit te Ri, i cili ishte i mbrujtur kembe e koke nga mediokriteti soc-akademik i te shprehurit ne art. Varferia e hapesirave per eksplorim dhe diktatura e skematizmit artistik, benin qe shpeshhere talente me te vertet te medha te vdisnin qe ne djep, mes pamundesise per te eksploruar brendine e tyre, per t'u shprehur, dhe paaftesise per t'iu kundervene atij sistemi aq autoritar, arrogant, e shkaterrues vlerash. Ekzistenca e tabuve ne subjekt, ne perceptim, ne trajtim, e ne ndjenje ishte edhe arsyeja e deshtimit te plote te kesaj doktrine filozofiko-estetike. Persiatja tematike, stilistike, estetike, filozofike, konceptuale, e kompozicionale, bente te dukshme edhe ne syte me te pastervitur shfytyrimin e ketij fenomeni social ne fushat e arteve figurative. Mungesa e lirise krijuese, e eksperimentimit artistik, kufizimet ideore dhe ideologjike, si edhe dominimi i demagogjise apo i propagandes politike ne cdo qelize te krijimtarise artistike, çuan -fatkeqesisht- kete orvatje romantike te fillim shekullit te 20 ne degradimin total. Renia e sistemeve komuniste solli si pasoje edhe vdekjen e kesaj forme te shprehuri -diku aty ne fillimin e viteve 1990- duke çliruar keshtu artistet nga burgu kolektiv por edhe individual i kesaj rryme famekeqe. Sigurisht qe kur flasim per periudhen e soc- realizmit ne Shqiperi, ekzistojne edhe shembuj artistesh, apo vepra qe munden te distancohen deri ne nje fare mase (ne saje te faktoreve te ndryshem historik e social) nga realiteti dogmatik artistik shqiptar. Disa nga keto raste do te jene objekte analize dhe studimi ne shkrime te ardhshme.
  21. 21. Nexhmedin Zajmi "Tregim nga lufta nacional-çlirimtare" (oil on canvas, 132.5 x 207 cm, 1954) Sali Shijaku "Punetoret ne studion e piktorit" (oil on canvas, 250x206 cm, 1974)
  22. 22. Danish Jukniu "Barinjte ne bjeshke" (oil on canvas Hasan Nallbani "Aksionistja" (oil on canvas, 1966,G.K.A. Tiranë) Ku shkuan vallë femrat me përngjasi burri të artit figurativ shqiptar? Femrat me muskuj peshëngritësi? Me gjoks djaloshar, me këmbë leshtore, e fytyra me mjekërr? Ku humbën duart e tyre të çelikta e grushtat komunist, pushkët e automatikët, lopatat e kazmat, mistritë e drepërit, kovat e kazanët, tullat e llaçi?
  23. 23. Ku shkuan vallë krijuesit e atyre krijesave hermafrodike, përse kanë kaq shumë turp për to? Përse baballarët e djeshëm të arteve figurative shqiptare, kur prezantojnë krijimtarinë e tyre ndër vite, në libra e albume, në gazeta e revista, në televizione e lidhje interneti, harrojnë të na flasin për shplarjen 45 vjeçare të trurit nëpërmjet artit? Përse s'na flasin për rolin që ata luajtën përgjatë dekadash të tëra në formimin e moralit të turmës? Përse i vranë me kaq lehtësi imazhet e ashtëquajtura femërore me të cilat na bombardonin nga mëngjesi në darkë për dekada e dekada të tëra? Sotir Capo "Prodhuesja e telave elektrik" (oil on canvas, 1969, G.K.A. Tiranë)
  24. 24. Spiro Kristo "Brigadierja" (oil on canvas, 1976,G.K.A. Tiranë) Bardhyl Dule "Ndërtuesja" (oil on canvas, 1971,G.K.A. Tiranë)
  25. 25. Isuf Sulovari "Mjelsja" (oil on canvas, 1971,G.K.A. Tiranë) LABELS ARTI SHQIPTAR, GALERIA KOMBETARE E ARTEVE, REALIZMI SOCIALIST Odiseja e një Pikture "Sendet s'janë gjë tjetër, veçse hije të ideve" (Platoni). Në këtë sens edhe veprat e artit, s'janë gjë tjetër veçse gjurmët e atyre sa mendojmë dhe të atyre sa ndjejmë në momente të ndryshme kohore, nën trysninë e një sërë faktorësh të rastësishëm vendor, historik, social, politik, kulturor, ekonomik, filozofik, moral, spiritual, metafizik, e estetik. Rrugëtimi i ngjizjes dhe më pas i mbrujtjes së idesë fillestare, në punën time "Sweet Dreams" është pikërisht një argument më shumë në relacion me "luftën" time personale për të krijuar dhe për ti dhënë jetë një ideje të caktuar... "National Gallery of Arts", Tirana, Albania" (photo by Toni Milaqi, 2010)
  26. 26. Pushimet verore të këtij viti i kalova në Dhërmiun piktoresk. Do të ishte absurde për mua të udhëtoja në Shqipëri pa mundur të endem qoftë edhe për pak në Tiranë. Loja mes dashurisë dhe urrejtjes për ato që ofron qyteti im i lindjes, gjithnjë më shoqëron sa herë gjendem aty. Dy ditë të tëra në Tiranën e zhurmshme. Dy ditë mes nostalgjisë, dhe pluhurit. Mes kujtimeve, dhe kaosit urban. Mes ndërtesave që të lidhin me fëmijërinë, dhe të tjerave, të reja, tërësisht të huaja për ty. Mes nevojës që ke për vendin tënd të lindjes, dhe brutalitetit që ofron sot çdo frymëmarrje e tij. Mes brishtësisë së emocionit dhe pragmatizmit së realitetit. Eshtë e pamundur të jem në Tiranë, dhe të mos vizitoj Galerinë Kombëtare të Arteve. Linja muzeale e Galerisë, e cila ndodhet kryesisht në katet e sipërme, funksiononte rregullisht. E ideuar personalisht dhe e trumpetuar me të madhe ndër media nga drejtori Rubens Shima si një projekt ambicioz i prezantimit të 120-vjet zhvillimeve në artin pamor shqiptar. Në fakt tek shëtisja pavionet e ndryshme, dy ishin konkluzionet më të qarta për mua. Varfëria dhe Korrupsioni. Varfëria e prurjeve artistike. Sepse janë të pakta referencat e vyera në panoramën e artit shqiptar. Dhe fatkeqësisht këtoreferenca asnjëherë nuk luajtën rolin e lokomotivës në trenin e brejtur prej shabllonizmit ideologjik dhe strukturor. Gjithnjë periferike dhe të diskriminuara nga konjukturat politiko-ekonomike të kohës ë tyre. Shumë mediokritek krijues. Shumë amatorizëm. Shumë telajo të ngallosura. Të pakta vlerat Korrupsioni i menaxhuesve të artit shqiptar. Përmban brenda tij paaftësinë profesionale. Mosnjohjen. Të qënit epidermik. Mungesën e nevojës për studim. Eleminimin e së resë dhe të ndryshmes. Të vrarët e kreativitetit. Krijimin e një oborri, e një rrethi vicioz antivlerash dhe njerëzish, nga ku do të bëhet më e lehtë lufta për dominim politik dhe ekonomik në fushën e arteve vizuale. Por mbi të gjitha është fryt i kalbëzimit identitar të klasës politike që udhëheq.

×