Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
[Type here]
UJERAT
Lumenjtë/Liqenet
#MesueseAurela
Ese Dhe Projekte Per Studentet
UJERAT
Lumenjtë/Liqenet dhe cilësia e ujrave sipërfaqësor. Qarku i Kukësit është shumë i pasur në
mjedise ujore dhe burime...
Ujërat e Oqeanit Botëror, oqeani botëror, ose oqeani global, është sistem i ndërlidhur i
Oqeanisë së Tokës (apo detare) me...
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 11 Publicité

UJERAT Lumenjtë/Liqenet

Télécharger pour lire hors ligne

UJERAT Lumenjtë/Liqenet
Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës.
Lumenjte ne Shqiperi
10 liqenet më të mëdha dhe qetësues në botë
Liqenet dhe lumenjte me te çuditshem ne bote
#MesueseAurela

UJERAT Lumenjtë/Liqenet
Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës.
Lumenjte ne Shqiperi
10 liqenet më të mëdha dhe qetësues në botë
Liqenet dhe lumenjte me te çuditshem ne bote
#MesueseAurela

Publicité
Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité

Similaire à UJERAT Lumenjtë/Liqenet (20)

Plus par #MesueseAurela Elezaj (20)

Publicité

Plus récents (20)

UJERAT Lumenjtë/Liqenet

  1. 1. [Type here] UJERAT Lumenjtë/Liqenet #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet
  2. 2. UJERAT Lumenjtë/Liqenet dhe cilësia e ujrave sipërfaqësor. Qarku i Kukësit është shumë i pasur në mjedise ujore dhe burime hidrike. Ajo që e bën të veçantë janë grumbullimi i të gjitha rrjedhave dhe lumejve që derdhen në Lumin Drin, që nga Liqenet e Prespës dhe Pogradecit, Bjeshkët e Namuna e deri tek bashkimi i Lumit Drin me Lumin Buna. Lumenjte kanë shpejtësi të madhe, 0.8 -3.14 m në sek. Në më pak pak se 30 - 40 km gjatësi përrenjte janë në gjendje të zbresin nga lartësitë 1500 – 2000 m mbi nivelin e detit në kuotën e Liqenit të fierzës 300 metër mbi nivelin e detit. Ky disnivel i bën ato të rrëmbyer, gërryes, transformues luginash. Ka mbi 30 ujmbledhës të shpërndarë në rajon të cilët përdoren për vaditjen e mijërave hektarë tokë dhe gjithashtu ato janë edhe burim të ardhurash edhe me perdorimin e pishikulturës. Liqeni i Fierzës është qendra e të gjitha rrjedhave dhe mjediseve ujore. Perreth brigjeve të tij jeton një komunitet prej rreth 8000 familjesh që i kanë të lidhura interesat e tyre direkt me ujrat e Liqenit. Ai është shumë i përshtatshëm për rritjen e peshve të llojeve të ndryshme. Megjithattë, si ujmbledhësi kryesor i të gjitha ujrave rrjedhëse ky liqen përballet më shumë se të gjithë me ndotjet mjedisore. Ndotjet kanë natyrë urbane. Ato janë ndotje dentritesh organike dhe shplarja e tokave agrare. Kjo sjell përveç mbeturinave lundruese plastike, edhe një ndotje kimike të ujrave me sasira të konsiderueshme të azotit dhe fosforit.Ujrat e lumit Drin cilësohen si ujra të cilësisë së mirë për nga përmbajtja e oksigjenit të tretur në to e cila është brenda intervalit 8.5-9.91 mg l O2 dhe për nga përmbajtja e fosfateve (0.007-0.011 mg/l P). Vetëm për pjesën e lumit (stacioni Bahcallek) që është nën ndikimin e shkarkimeve urbane të qytetit të Shkodrës cilësia është e keqe sepse vlera e nitrateve në ujë është e lartë. Ndërkohë ne stacionin tjetër të matur të Drinit (Topojan) ato bien në vlera mesatare.Pasuritë ujore të rajonit përdore edhe si burime energie. Në liqenin e Fierzës është ndërtuar diga e Hidrocentralit të Fierzës mbi lumin Drin. Ky hidrocentral shërben si rregullator i furnizimit me ujë për dy hidrocentralet e ngritura në kaskadën e Drinit, atë të Vaut të Dejës dhe Komanit. Liqeni i Komanit ka të zhvilluar edhe transportin e brendshëm ujor për pasagjerë e mallra.
  3. 3. Ujërat e Oqeanit Botëror, oqeani botëror, ose oqeani global, është sistem i ndërlidhur i Oqeanisë së Tokës (apo detare) me ujëra, dhe përbëhet nga pjesa më e madhe e hidrosferës së Tokës, duke mbuluar pothuajse 70% të sipërfaqes së Tokës, me një volum total prej 1332000000 kilometra kub ujë. Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës. Në Tokë, 96.5% e ujit të planetit gjendet në oqeane, 1.7% janë ujërat nëntokësore, 1.7% janë akullnajat dhe kapele në akujt e Arktikut, Antarktidës dhe Grenlandës (Danimarkës), një fraksion i vogël në organet e tjera të mëdha të ujit, dhe 0,001% në ajër si avujt e reve, (të formuar nga grimca të ngurta dhe të lëngshme të ujit të pezulluar në ajër), dhe reshjeve atmosferike. Vetëm 2.5 % e ujit të Tokës është e ujërave të ëmbla, dhe 98.8% të atij uji është në akull dhe ujëra nëntokësore. Më pak se 0.3% e të gjithë ujërave të ëmbla është në lumenj, liqene, dhe atmosferë, dhe një sasi edhe më e vogël e ujërave të ëmbla të Tokës (0.003%) është që gjendet brenda organeve biologjike dhe të produkteve të prodhuara. Toka Sipërfaqja milion km2 Sipërfaqja e planetit Tokë 510.066 milion km2 Sipërfaqja tokësore e planetit 29.1% 148.647 milion km2 Sipërfaqja e Oqeaneve 335.258 milion km2 Sipërfaqja e përgjithshme me ujë 70.9% 361.419 milion km2 Ujë i njelmët 97% Ujë i freskët (i ëmbël) Oqeani sipas madhësisë Sipërfaqja milion km2 Thellësia më e madhe Pacifik 155.557 milion km2 Mariana Hendeku 10920 m Atlantik 76.762 milion km2 Puerto Riko Hendeku 9219 m Indian 68.556 milion km2 Java Hendeku 7455 m Jogor 20.327 milion km2 Oqeani Jugor 7235 m Arktik 14.056 milion km2 Arktik bazeni 5625 m 335.258 milion km2
  4. 4. Lumenjte ne Shqiperi Lumi Drin Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naumi, Maqedoni. Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas Bunës. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite Drini i Bardhë Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikitetë njihet më emrin Drillon. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës. Drini i Zi Drini Zi: burimi nga Liqeni i OhritDrini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave". Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni - Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj. Lumi Buna Lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik pak kilometra në veri të Velipojës. Është lumë fushorë i gjatë 44 kilometra dhe në grykëderdhje ka formuar një deltë te gjerë. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bënë këtë lumë të jetë ndër lumenjët me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.
  5. 5. Lumi Mat Lumi Mati buron në malin e Kaptinës (Shqipëri) dhe duke përshkruar një lugin me zgjerime e gryka mbi të cilat gjenden Hidrocentralet (Hidrocentrali i Ulzes dhe Hidrocentrali i Shkopetit) derdhet në Detin Adriatik. gjatësia e këtij lumi është 115km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 103m kub/sek. Lumi Shkumbin Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngusht e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë. Lumi Valbona Lumi Valbona është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Pas disa kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur më në fund në Liqenin e Komanit. Lumenjtë dhe liqenet e Shqipërisë Drini i Zi dhe Drini i Bardhë Lumenjtë Vjosa dhe Buna
  6. 6. Lumenjtë Shkumbin dhe Mat Liqeni i Ohrit dhe liqeni i Pogradecit Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël Punoi : Ese Dhe Projekte Per Studentet #MesueseAurela
  7. 7. 10 liqenet më të mëdha dhe qetësues në botë Në botë gjenden një pafundësi me liqene, të mëdhenj e të vegjël, natyral ose artificialë, por sigurisht shumë të bukur, të karakterizuar nga ujërat e tyre të qetë dhe (pothuajse gjithmonë) të ëmbël. 1. Deti Kaspik Me një sipërfaqje prej 371.000 km katrorë, prek Ajzerbaxhanin, Iranin, Kazakistanin, Rusinë dhe Turkmenistanin dhe është liqeni i kripur më i madh në botë. 2. Liqeni Superior Ndodhet mes Kanadasë dhe SHBA-ve, në zonën e Liqeneve të Mëdha. Është liqeni i parë me ujë të ëmbël në botë me një sipërfaqje prej 82.414 kilometër katrorë. 3. Liqeni VIKTORIA Është liqeni më i madh i Afrikës, ka një sipërfaqje prej 69.485 kilometra katrorë dhe prek territoret e Kenias, Tanzanisë dhe Ugandës.
  8. 8. 4. Liqeni HURON Është një nga 5 Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut përsa i përket sipërfaqjes, menjëherë pas liqenit Superior. Edhe ky gjendet mes Kanadasë dhe SHBA-ve. Sipërfaqja e tij është 59.596 kilometra katrorë. 5. Liqeni MICHIGAN Edhe ky liqen hyn tek Liqenet e Mëdhenj, edhe pse është i vetmi që bën pjesë në territorin e SHBA-ve. Ka një siopërfaqje prej 57.750 kilometra katrorë dhe mbi brigjet e tij shtrihen qytetet e Chicagos e Milëaukee. 6. LIqeni BAIKAL Me sipërfaqje 31.500 kilometra katrorë i përket Rusisë aziatike. Bën diferencën sepse është liqeni më i thellë në botë. 7. Liqeni TANGANIKA Pas atij të Baikal, është liqeni i dytë më i thellë në botë. Ka një sipërfaqjeprej 32.893 kilometra katrorë dhe shtrihet mes shumë vendeve afrikane në të cilat; Burundi, Republika Demokratike e Congos, Tanzania dhe Zambia.
  9. 9. 8. Liqeni i MADH i ARIUT Mbulon një sipërfaqje prej 31.080 kilometrash katrorë dhe për këtë është liqeni më i madh prej liqeneve që gjenden në territoret kanadeze veriperëndimore. 9. Liqeni NYASA Ka një sipërfaqje prej 30.044 kilometrash katrorë dhe3 shtrihet mes Malaui, Tanzanisë dhe Mozambikut, është i njohur si liqeni i Nyasa, Nyassa ose Niassa. 10.Liqeni i Madh i Skllavit Ndodhet në Kanada dhe është liqeni më i thellë i Amerikës së Veriut. Ka një sipërfaqjeprej 28.930 kilometrash katrorë. LIQENET DHE LUMENJTE ME TE CUDITSHEM NE BOTE Liqenet dhe lumenjte me te cuditshem ne bote . Natyra por edhe ndërhyrja e njeriut krijojnë modele mahnitëse në liqene dhe në lumenj në të gjithë botën. Ndonëse disa nga ato janë krijuar rastësisht por kanë disa modele shumë të sofistikuar. Sido që të jetë, modelet e tyre janë shumë mahnitëse dhe disa herë ato bëhen të dukshme vetëm duke i parë nga lartësia
  10. 10. Ato që nuk janë bërë nga rastësia, në shumicën e rasteve fshehin ndonjë mesazh të veçantë përveç frymëzimit për krijimin e tyre. Por sigurisht kanë një kombinim shumë prefekt që i bënë sa të bukur aq edhe tërheqës për syrin. Kurse për ato që janë krijuar rastësisht shumë mendojnë se ato mund të fshehin ndonjë mesazh, por me sa duket kjo është një shaka e natyrës. 1. Liqeni në formë zëmre në Kerala të Indisë. 2. Liqeni në formë A 3. Liqeni Schulensmeer në Belgjik në formë pistolete. 4.Liqeni McKinley në Alaska.
  11. 11. 5.Liqeni në Sao Paolo të Brazilit. 6. Liqeni në formë njeriu, ndoshta në Angli. 7.Liqeni në formë patkoi në Kanada. 8.Lumi në Fisheating Creek në Florida, Amerik. 9. Lumi në formë patkoi në Arizona, Amerik. 10. Liqeni në formë zëmre në Koren e Jugut. Punoi : Ese Dhe Projekte Per Studentet #MesueseAurela

×