Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Tatimet dhe Taksat

25 806 vues

Publié le

Publié dans : Économie & finance
  • Dating direct: ❶❶❶ http://bit.ly/36cXjBY ❶❶❶
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici
  • Follow the link, new dating source: ♥♥♥ http://bit.ly/36cXjBY ♥♥♥
       Répondre 
    Voulez-vous vraiment ?  Oui  Non
    Votre message apparaîtra ici

Tatimet dhe Taksat

  1. 1. Fakulteti I Biznesit Dega: Administrim Biznesi. Lenda:Baza Finance Detyrë Kursi Tema: Tatimet dhe Taksat. Punoi Aurel Musarai . Pranoi Lektore:Arjeta Hallunovi.
  2. 2. Përmbajtja 1.Abstrakti. 2.Legjislacioni tatimor. 3.Cfarë janë tatimet dhe taksat. 4.Karakteristika të tatimit. 5.Elementët e tatimit. 6.Normat tatimore. 1.Abstrakti Në këtë detyë kursi kam marr për trajtim temen ‘Tatimet dhe Taksat’ku jam përqëndruar më së tepërmi te konceptet baze të tatimit dhe taksës,kam përmendur në punim ligjin për procedure tatimore ne Republikën e Shqipërisë si dhe disa ligje specifike qe përshkruajnë lloje të vecanta të tatimeve dhe taksave.Kam shkruar gjithashtu disa nga karakteristikat e tatimeve,po ashtu
  3. 3. dhe disa nga element përbërës të tatimit.Kam folur për normat tatimore,ku kam treguar karakteristikat për secilën.Në fund kam dhënë dhe disa konkluzione personale në lidhje me temën. 2.Legjislacioni tatimor. Legjislacioni tatimor përbëhet nga ligjet për tatimet dhe taksat kombëtare dhe ato vendore. • Ligji Nr. 8560, datë 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe me Paketën Fiskale 2005 , përcakton rregullat e përgjithshme të: • regjistrimit të tatimpaguesve; • vlerësimit të detyrimeve tatimore; • mbledhjes së tatimeve me proçedura të zakonshme dhe të jashtëzakonshme; • shkeljeve dhe dënimeve me karakter të përgjithshëm; • kontrollit të tatimpaguesve; • detyrimit të tatimpaguesve dhe palëve të treta për të dhënë informacion. Ligjet e tjera tatimore janë ligje specifike që përshkruajnë lloje të veçanta të tatimeve apo taksave me karakter kombëtar apo vendor. -Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat1 i ndryshuar i cili mbulon tatimet mbi të ardhurat e individëve, kompanive dhe personave fizikë tregtarë. • Ligji Nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar2 • Ligji Nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akciza3” • Ligji Nr. 8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” • Ligji Nr 8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël” • Ligji Nr.8982, datë 12.12.2002 “Për tarifat dhe taksat vendore ” . • Ligji Nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”. 3.Cfarë janë tatimet dhe taksat. Tatim dhe taksë quhet cdo pagesë e detyrueshme me ligj,që në favor të buxhetit të shtetit,personat fizik dhe juridik të një vendi,në bazë të të ardhurave dhe pasurisë që ata kanë,të konsumit të mallrave dhe shërbimeve që përfitojnë.Ato përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në buxhetin e shtetit (mbi 90%).Në shumicën e rasteve termat tatim dhe taksë përdoren në të njëjtin kuptim,megjithëse tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që konsumohen,kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre. Tatimet dhe taksat në çdo vend grupohen në kombëtare (qëndrore) dhe lokale, duke u nisur nga autoritet që i vendosin dhe i arkëtojnë. Tatimi është një pagesë në buxhetin e shtetit me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme,I cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interest për pagesa të vonuara të përcaktuara
  4. 4. në ligj.Me fjalë të tjera tatimet janë pagesa të detyrueshme që shteti u ngarkon kontribuesve të ndryeshëm,të cilat përdoren për të mbuluar shpenzimet publike me karakter të përgjithshëm,në mënyrë që shteti të përmbush funksionet e veta.Tatimet nuk burojnë drejtpërdrejt nga prona e shtetit ose nga të drejtat pasurore mbi të,por ato derivojnë nga pasuria dhe forca ekonomike e personave privatë. Tatimet si instrumenti kryesor më I rëndësishëm I mbledhjes së të hyrave publike paraqiten në një shumëllojshmëri formash.Në legjislacionin shqiptar,duke patur parasysh momentin e krijimit të të ardhurave dhe momentin e shpenzimeve të këtye të ardhurave,tatimet ndahen në të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.Kështu,sipas këtij kriteri tatimet që paguhen në momentin e krijimit të të ardhurave përfaqësojnë grupin e tatimeve të drejtpërdrejta kurse ato që realizohen në momentin e shpenzimit të të ardhurave të siguruara përfshihen në grupin e tatimeve të tërthorta.Tatimet e drejtpërdrejta janë: tatimi mbi fitimin e shoqërive,tatimi mbi të ardhurat personale,tatimi mbi lojrat e fatit.Tatimet e terthorta janë:Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH),është një tatim mbi konsumin,Akcizat. Akcizat:janë tatime që vendosen mbi një numër të kufizuar mallrash për konsum tëbrendshëm,pavarsisht se ato prodhohen në vend apo importohen,akciza aplikohet mbi: produktet e dëmshme për shëndetin,mallrat që ndotin ambjentin si dhe mallrat e luksit.Mallrat që I nënshtrohen akcizës janë,duhani pijet alkolike,kafeja si dhe nafta me gjithë nënproduktet e saj.Me justifikimin se këto mallra nuk janë të domozdoshme për jetën dhe njeriun, shteti I taton dheme nje tatim tjeter pervec tatimit mbi vleren e shtuar. Taksa është një kontribut I detyrueshëm për tu paguar nga cdo person I cili drejtpërdrejt përfiton një shërbim publik.Pra,taksat paraqesin një kompesim për shërbimet publike special që kryhen nga shteti në favor të personave të ndryshëm. Disa karakteristika të vecanta të taksave janë si më poshtë: -Taksat janë kryesisht burim I të hyrave monetare të organeve local të shtetit,të bashkive,komunave etj.-Shërbimet publike për të cilat paguhet taksa kanë të pranishëm edhe elementin e vullnetarisë gjë e cila në asnjë rast nuk ndodh në tatimet.-Nga pikpamja financiare roli I taksave është më pak I ndjeshëm se sa I tatimeve.Kështu dhe roli dhe rëndësia për përballimin e shpenzimeve për shërbimet është I ndjeshëm në buxhetin local e më pak I ndjeshëm në atë kombëtar. Taksat ndahen në dy grupe të mëdha:
  5. 5. 1.Taksat kombëtare të cilat kalojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe ku përfshihen:taksatportuale,taksa e qarkullimit,taksa e importimit të automjeteve të përdorura,taksa e paisjes me leje drejtimi,taksa e regjistrimit në arsimin e lartë. 2.Taksat locale të cilat kalojnë në favor të buxheteve të qeverisjes vendore ku bëjnë pjesë:tatimi mbi pasurinë,taksa vendore mbi biznesin e vogël,taksa e gjelbërimit,taksa e pastrimit. Tatimet dhe taksat duhet t’i përgjigjen katër parimeve: - Parimit të ligjshmërisë, sipas të cilit rregullat, vlerat dhe mënyrat e mbledhjes së tatimeve e taksave të të gjitha llojeve duhet të fiksohen nëpërmjet ligjit, domethënë të votohen në parlament. - Parimit vjetor, sipas të cilit parlamenti duhet t’i jap çdo vit qeverisë autorizimin e mbledhjes së tatimeve e taksave. - Parimit të barazisë, sipas të cilit kontributi i përbashkët duhet të jetë gjithashtu i shpërndarë midis qytetarëve për shkak të mundësive të tyre - Parimit të nevojës 4.Karakteristika të tatimit 1.Tatimet janë të hyra derivate: pra shteti duke I tatuar subjektet ekonomike I siguron të hyrat e veta dhe ua zvogëlon fuqinë ekonomike personave fizik dhe juridik me qëllimqë vetvetes ti krijojë fuqinë ekonomike për financimin e shpenzimeve publike. 2.Tatimet janë të hyra të detyrueshme te shteti:Pagesa e tatimit është obligim I përgjithshëm I cili nuk varet prej dëshirës së personave fizik dhe juridik,por bazohet ne sovranitetin financiar të shtetit.Detyrimi pra si karakteristik e tatimeve do të thotë se detyruesit tatimor janë të obligueshëm të paguajnë tatimin,sepse në të kundërt bëhet arkëtimi I dhunshëm I tij. 3.Tatimet paraqesin dhënie pa kundërshpërblim të drejtpërdrejtë:Pra kur tatimpaguesit ia paguajnë tatimin shtetit ata nuk përfitojnë kundërshpërblim të drejtpërdrejtë,por shteti I ofron tatimpaguesit dobi indirekte. 4.Tatimet nuk e kanë karakterin e qëllimeve të caktuara: qëllimi I tatimt sipas rregullave nuk caktohet përpara .Kjo do të thotë se tatimi nuk paguhet për një qëllim të caktuar përpara,për këtë arsye shteti nuk I jep shpjegim tatimpaguesit se për cfar do të përdoren të hyrat publike.
  6. 6. 5.Tatimet mblidhen në para: Tatimet në shtetet modern caktohen në para dhe paguhen me mjete monetare,mirpo ne rastet e jashtzakonshme dhe rrallë paguhen në formë natyrale ose punë. 6.Tatimet nuk janë në lidhje me nënshtetësinë: pra tatim duhet të paguajnë të gjithë personat ne teritorin e shtetit të cilët realizojnë të ardhura ose kanë pasuri ose kanë trashëguar pasuri të patundshme në shtetin përkatës pa marr parasysh nese jan apo jo shtetas të atij shteti. 5.Elementët e tatimit Në elementët e tatimit perfshihen:obliguesi tatimor,paguesi tatimor,destinuesi tatimor,pushteti tatimor,aftësia tatimore,burimi tatimor,objekti tatimor,baza tatimore,njësia tatimore,norma tatimore,tarifa tatimore,lista tatimore. Baza tatimore është veprimtaria ekonomike apo shërbimi mbi të cilin vendoset tatimi.Si bazë tatimore më të zakonshme dhe më të përdorshme,mund të shërbejnë të ardhurat,konsumi dhe pasuria.Tatimpagues jane personat dhe subjektet ekonomike që paguajnë taksa/tatime në bazë të bazës tatimore. 6.Normat e Tatimit Norma e tatimit shpreh raportin midis tatimit të caktuar dhe bazës tatimore,dhe ajo caktohet në përqindje dhe aplikohet mbi bazën tatimore.Prandaj për obliguesin tatimor është shumë e rëndësishme se me cfarë përqindje do të paguaj tatimin.Të tatuarit bëhet me anë të tre strukturave ose normave tatimore të cilat janë:norma proporcionale,norma progressive dhe norma regressive. -Norma proporcionale tatimore është kur me ligj caktohet norma e njësuar tatimore,pa marrë parasysh njësitë tatimore.Kështu me rritjen e të ardhurave të tatueshme në përpjestim të drejtë rritet dhe ngarkesa tatimore,por nuk ndryshon lartësia e normës tatimore.Shembull:Nese norma tatimore është 10% dhe nëse të ardhurat janë 10,000ALL,obligimi tatimor do të jetë 1.000 ALL,nëse të ardhurat e tatueshme rriten në 15.000 ALL,atëherë rritet dhe obligimi tatimor ne1.500 ALL.Përparësitë e normës tatimore proporcionale të tatimit janë:është objektiv,është I thjeshtë për tu llogaritur,përjashton cdo egoizëm,I ngarkon njësoi të gjithë obliguesit tatimor, ndërsa e metë e normës tatimore proporcionale është se nuk e plotësonë parimin e barazisë së tatimit dhe të sakrificës së njëjtë. -Norma progressive tatimore është kur paralelisht me rritjen e bazës tatimore rritet edhe norma e tatimit,pra norma tatimore nuk është konstatante por është variabël.Të metat e normës progresive janë:është e pamundur të shprehen kriteret objective gjatë caktimit të
  7. 7. normës tatimore,ndikon në mënyrën destimulative në aktivitetin ekonomik të obliguesit tatimor sepse e nxit për mosinteresimin për rezultate më të mëdha në punë,ngritja e madhe e tatimit gjat kalimit prej njërës në tjetrën normë tatimore ndikon në moralin e obliguesit tatimor dhe ai bën përpjekje në mënyra të ndryshme që ti shmanget pjesërisht ose plotësisht pagimit të tatimit,në ato vende ku nuk egziston administratë tatimore profesionale është vështirë që të aplikohet sistemi tatimor progresiv etj.Përparësitë e normës progresive të tatimit janë:ndikon në realizimin e politikës sociale të shtetit,ndikon në realizimin e qëllimeve të politikës ekonomike(norma progresive mundëson realizimin e masave të politikës anti-inflacioniste dhe stabilizuese të shtetit),ndikon në mënyrën stimuluese në obligacionin tatimor duke e nxitur që të gjej mënyra forma të reja organizativo,teknike me rritjen e aktivitetit;problemet administartivo-teknike mënjanohen me përpunimin më të përsosur kompjuterik të të dhënave,duke I shpejtuar dhe lehtësuar punët rreth mbledhjes së tatimevë etj. ; Për ti zvogëluar të metat e normës progresive tatimore,perdoren këto variante të ndryshme: A) Progresioni I drejtpërdrejtë që në praktikë paraqitet si : -progresioni I plotë bazohet në atë se baza tatimore është e ndarë në klasa kurse norma tatimore progresive zbatohet në të tërë pjesën e mëparshme të bazës tatimore, p.sh. deri në 5.000 ALL 10%,deri në 10.000 ALL 20%,deri në 20.000 30%, etj.E met e progresionit të plotë është se sado pak që rritet baza tatimore ngarkesa tatimore e obliguesit tatimor rritet më shumë.-Progresioni I zbërthyer bazohet në atë se baza tatimore është e ndarë në shumë klasa ose grupe,ashtu që norma tatimore rritur zbatohet vetëm në bazen e rritur në atë klasë dhe jo në tërë pjesën paraprake të bazëstatimore, p.sh.prej0-5.000 ALL 10%,prej 5.000-10.000ALL 20%, prej 10.000-30.000ALL 30% etj.B)Progresioni indirekt(fshehtë)-progresioni indirect është një metodë e të tatuarit progresiv në të cilën nuk duken normat progresive,për këtë arsye quhet dhe progression I fshehtë.Progresioni realizohet në bazë të zbritjeve prej bazës tatimore të një shume të caktuar në formë të minimumit për ekzistëncë.Këtu nuk ndryshon norma tatimore,ndryshon vetëm baza tatimore ashtu që duke harmonizuar normën e cila është proporcionale dhe bazën tatimore e cila rritet,fitohet progresioni. -Norma regresive:norma regressive e tatimit është atëherë kur me rritjen e bazës tatimore zvogëlohet norma e tatimit.Aplikimi I normës regressive të tatimit është I rrallë.Efekti I regresionit lajmërohet te tatimet indirekte dhe është më I madh sa më I madh që të jetë ndryshimi në të ardhurat e detyruesve tatimor.

×