Publicité
Publicité

Contenu connexe

Publicité
Publicité

Driverat

  1. Kolegji Dukagjini Tema: Driverët Profesori: Studenti: Agon Buçuku Atdhe Mujaj Pejë, 16.11.2016
  2. 1. Historia 2. Shfrytëzimi 3. Llojet/Krahasimi Fig.1 DIGITAL UNIX Driverët
  3. Historia Pajisja e driverëve u krijua nga disa programerë, të cilët kërkuan të vendosnin standarde të thirrjeve të sistemit (system calls) në bashkëveprim me harduerin. Pajisja e driverëve u “shpik” kur procesorët x86bit shtuan aftësinë e tyre të hyjnë në 32bit në modalitetin e mbrojtur (protected mode). Pajisja e parë driver thuhet të jetë lansuar në vitin 1970 dhe është quajtuar RT-11. Ky driver kishte madhësi të vogël dhe ishte një përdorimsh. Fig.2 Definicioni “driver”
  4. Shfrytëzimi Pajisja e driverit është program i cili kontrollon një lloj të veçantë të pajisjes që është e bashkangjitur në kompjuter. Driveri është një komponent softuerik që mundëson komunikimin e sistemit operativ dhe pajisjes me njëra-tjetrën. Driverat mundësojnë sistemin operativ të komunikojë me hardware apo mund të themi se është një përkthyes që përkthen gjuhën e sistemit operativ në gjuhën e pajisjes. Çdo pajisje që lidhet me kompjuter ka driverin e vet, si p.sh. printeri (shtypësi), tastiera, DVD/CD- ROM etj. Disa driver vijnë bashkë me sistem operativ (mausi, tastiera etj.), ndërsa të tjerat duhet të shfaqen (load) atëherë kur e lidhim pajisjen me kompjuter, nëse jo atëherë duhet të ju instalohen driverat e rinj. Kjo e fundit zakonisht ndodh atëherë kur ne instalojmë një verzion më të ri të ndonjë sistemi operativ. Driverët mund të instalohen nga ueb-faqet e kompanive përkatëse. Çdo pajisje ka driver të veçantë, pasi që funksionimi nuk është i njëjtë për të gjitha pajisjet. Fig.3 Device Manager
  5. Llojet/Krahasimi Numri i llojeve të driverave është i panumrueshëm. Disa nga ata janë:  BIOS (basic input/output system) Është driveri bazik i kompjuterit. BIOS është program i mikroprocesorëve të kompjuterëve personal ku shfaqet (boot) kur e ndezim kompjuterin dhe startohet sistemi operativ.  Driverët e Pllakëzës amë (motherboard) Driverët e Pllakëzës amë apo motherboard janë programe të vogla dhe bazike për funksionimin e kompjuterit që mund të lexohen si nga Windows-i ashtu edhe nga Linux-i, ku bëjnë pjesë: portet e broadband, portet e USB, portet e mausit dhe tastierës si dhe driverët bazikë të zërit (audio) dhe videos (audio & video support). Driverët e BIOS dhe të Motherboard nuk janë të njëjtë.  Driverët e Harduerit Driverët e Harduerit janë programe të dizajnuara apo softuer që lejojnë sistemin operativ të komunikojë me harduerin tonë. Disa nga këta driver janë: kartelat grafike, kartelat e zërit, kartelat e rrjetit (network cards) etj.  Driverët virtual Këta driver janë të ndryshëm nga shumica e driverëve të tjerë. Njëra prej detyrave kryesore të driverave është leximi i fajllave .iso pa pasur një disk duke përdorur njërin prej këtyre driverëve që imitojnë drivet e CD dhe DVD.
  6. Referencat 1. https://msdn.microsoft.com/enus/library/windows/hardware/ff554678(v=vs.85).aspx 2. http://www.online-tech-tips.com/computer-tips/ott-explains-what-are-drivers-and-why-do-you-need-them/ 26 tetor 2012. 3. http://searchenterprisedesktop.techtarget.com/definition/device-driver 4. https://www.ukessays.com/essays/information-technology/the-history-of-the-device-drivers-information- technology-essay.php 5. http://answers.ou5.ru/Q/Who_invented_device_drivers_for_computers , Frank Atkinson. 6. https://www.techwalla.com/articles/types-of-device-drivers , James B. Jones. 7. http://iacoma.cs.uiuc.edu/~nakano/dd/drivertut3.html
Publicité