Atdhe Mujaj Tema: Driverët Data 3.11.2016
2
Historia
Pajisja e driverëve u krijua nga disa programerë, të cilët kërkuan të vendosnin standarde
të thirrjeve të sistemit (system calls) në bashkëveprim me harduerin. Pajisja e driverëve u
“shpik” kur procesorët x86bit shtuan aftësinë e tyre të hyjnë në 32bit në modalitetin e mbrojtur
(protected mode).
Pajisja e parë driver thuhet të jetë lansuar në vitin 1970 dhe është quajtuar RT-11. Ky
driver kishte madhësi të vogël dhe ishte një përdorimsh.
Fig.1. Definicioni “driver”1
Fig.2. Digital UNIX2
1 E marrë nga webfaqja Microsoft.com
2 E marrë nga webfaqja iacoma.cs.uiuc.edu
Atdhe Mujaj Tema: Driverët Data 3.11.2016
3
Shfrytëzimi
Pajisja e driverit është program i cili kontrollon një lloj të veçantë të pajisjes që është e
bashkangjitur në kompjuter.
Driveri është një komponent softuerik që mundëson komunikimin e sistemit operativ dhe
pajisjes me njëra-tjetrën.
Driverat mundësojnë sistemin operativ të komunikojë me hardware apo mund të themi se
është një përkthyes që përkthen gjuhën e sistemit operativ në gjuhën e pajisjes.
Çdo pajisje që lidhet me kompjuter ka driverin e vet, si p.sh. printeri (shtypësi), tastiera,
DVD/CD-ROM etj. Disa driver vijnë bashkë me sistem operativ (mausi, tastiera etj.), ndërsa të
tjerat duhet të shfaqen (load) atëherë kur e lidhim pajisjen me kompjuter, nëse jo atëherë duhet të
ju instalohen driverat e rinj. Kjo e fundit zakonisht ndodh atëherë kur ne instalojmë një verzion
më të ri të ndonjë sistemi operativ. Driverët mund të instalohen nga ueb-faqet e kompanive
përkatëse.
Çdo pajisje ka driver të veçantë, pasi që funksionimi nuk është i njëjtë për të gjitha
pajisjet.
Fig.3. Device Manager3
3 E bërë ‘screenshot’në PC-në time.
Atdhe Mujaj Tema: Driverët Data 3.11.2016
4
Llojet/Krahasimi
Numri i llojeve të driverave është i panumrueshëm. Disa nga ata janë:
BIOS (basic input/output system)
Është driveri bazik i kompjuterit. BIOS është program i mikroprocesorëve të
kompjuterëve personal ku shfaqet (boot) kur e ndezim kompjuterin dhe startohet
sistemi operativ.
Driverët e Pllakëzës amë (motherboard)
Driverët e Pllakëzës amë apo motherboard janë programe të vogla dhe bazike për
funksionimin e kompjuterit që mund të lexohen si nga Windows-i ashtu edhe nga
Linux-i, ku bëjnë pjesë: portet e broadband, portet e USB, portet e mausit dhe
tastierës si dhe driverët bazikë të zërit (audio) dhe videos (audio & video
support).
Driverët e BIOS dhe të Motherboard nuk janë të njëjtë.
Driverët e Harduerit
Driverët e Harduerit janë programe të dizajnuara apo softuer që lejojnë sistemin
operativ të komunikojë me harduerin tonë. Disa nga këta driver janë: kartelat
grafike, kartelat e zërit, kartelat e rrjetit (network cards) etj.
Driverët virtual
Këta driver janë të ndryshëm nga shumica e driverëve të tjerë. Njëra prej
detyrave kryesore të driverave është leximi i fajllave .iso pa pasur një disk duke
përdorur njërin prej këtyre driverëve që imitojnë drivet e CD dhe DVD.
Atdhe Mujaj Tema: Driverët Data 3.11.2016
5
Referencat
1. https://msdn.microsoft.com/enus/library/windows/hardware/ff554678(v=vs.85).aspx
2. http://www.online-tech-tips.com/computer-tips/ott-explains-what-are-drivers-and-why-
do-you-need-them/ 26 tetor 2012.
3. http://searchenterprisedesktop.techtarget.com/definition/device-driver
4. https://www.ukessays.com/essays/information-technology/the-history-of-the-device-
drivers-information-technology-essay.php
5. http://answers.ou5.ru/Q/Who_invented_device_drivers_for_computers, Frank Atkinson.
6. https://www.techwalla.com/articles/types-of-device-drivers, James B. Jones.
7. http://iacoma.cs.uiuc.edu/~nakano/dd/drivertut3.html