Ce diaporama a bien été signalé.
Nous utilisons votre profil LinkedIn et vos données d’activité pour vous proposer des publicités personnalisées et pertinentes. Vous pouvez changer vos préférences de publicités à tout moment.

Ti duhet ta dish - Suad Bajrami

1 328 vues

Publié le

Poetry

Publié dans : Spirituel
  • Soyez le premier à commenter

Ti duhet ta dish - Suad Bajrami

  1. 1. 2 TI DUHET TA DISH Suad Bajrami
  2. 2. 3 Iizdava JU Dom na kultura “Ko~o Racin” Skopje Za izdava~ot: Safet Kamberi Redakcija: Ahmet Selmani Puntorie Mu~a-Ziba Artan Arslani Edicija: Patot na bukvite Realizacija na izdanieto: ,,Gerakom plus” Tira` 250 primeroci CI – Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka “S.v. Kliment Ohridski”, Skopje 821.18.18(497.7)-1 BAJRAMI, Suad Ti duhet ta dish/ Suad Bajrami.- Shkup : #Shtëpia e kulturës #”Koço Racin”, 2014. – 62 str. ; 21cm ISBN 978-9989-2835-8-1 COBISS.MK-ID 97350922 Izdanieto na knigata e finansiski pomognato od Grad Skopje **** Site prava na izdanieto gi ima JU Domot na kultura ,,Ko~o Racin” – Skopje Zabraneto e kopiraweto, razmno`uvawe i objavuvawe na delovi ili na celoto izdanie vo pe~ateni ili elektronski mediumi bez odobrenie na izdava~ot.
  3. 3. 4 BIOGRAFIA Suad Bajrami u lind në Shkup më 23.09.1992. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov”, ndërsa më pas e vazhdoi shkollimin e mesëm në gjimnazin e qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”. Që nga fëmijëria, ka treguar interes të veçantë për artin në përgjithësi, ndërsa për letërsinë në veçanti. Kjo shtyu që në vitin akademik 2010/2011 të regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Shkup, në degën “Gjuhë dhe Letërsi shqiptare” ku dhe momentalisht studion. Është ndjekës i aktiviteteve kulturoro-artistike, ka marrë pjesë në shumë shfaqje e manifestime me role të ndryshme. Rolet kryesore: “Zyberi” në dramën “Besa”, “Kamarieri” në skeçet “Aga dull” dhe “Ëmbëltorja Memish”, “Plaku” në dramën“ Pajtimi i gjaqeve” dhe “Gjergj Fishta” në dramën “Dita e alfabetit”. Shkrimin artistik e ka pasion shpirtëror dhe merret me të që nga mosha e vegjëlisë. Është lëvrues thuajse i të gjitha gjinive letrare, por theks të veçantë në veprimtarinë e tij ka poezia. Tematika kryesore e shkrimeve e sidomos e poezive të autorit është erotika. Ai trajton tema që kanë të bëjnë me realitetin e shoqërisë, duke i vënë dukuritë moderne përballë traditës. Gjerë më tani nuk ka pasur të botuar asgjë, ndërsa këtë vit në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” e boton përmbledhjen e parë poetike me titull “Ti duhet ta dish”.
  4. 4. 5 Disa fjalë për lexuesit Të nderuar lexues, shpreh respekt të veçantë për kohën tuaj të çmuar që do ta ndani për ta lexuar këtë përmbledhje poetike. Poezitë e përfshira në këtë botim, shpresoj që sado pak t’u mbushin me energji artistike dhe dëshiroj që rryma ime letrare të ndikoj pozitivisht në zemrat tuaja. Asgjë s’është e përkryer, jam i vetëdishëm se edhe këto poezi modeste i kanë mangësitë e tyre. Mundi dhe sakrifica gjithmonë shpërblehen. Ka një kohë të gjatë që kam punuar për këtë përmbledhje poetike. Sigurisht që asgjë nuk është e lehtë, por dëshira për të bërë diçka të bukur padyshim se gjithmonë të jep kurajo për të vazhduar. Këtë përmbledhje e kam emërtuar me titullin “Ti duhet ta dish”, për shkak që shumica e poezive trajton një botë me re të zeza. Ëndrrat rinore, fshehtësitë, paqartësitë dhe mëdyshjet janë temat që më së shumëti i kam prekur. Duke i strukur nën hijen e naivitetit rinor, shpërthimet e ndjenjave marrin drejtim të pakuptueshëm. Poezitë që do t’i lexoni në vijim në përgjithësi janë të frymës erotike. Kam investuar shumë në melodinë, ritmin dhe dinamikën e vargjeve. Figurat stilistike gjithashtu janë pjesë e poezive pa të cilat efekti artistik nuk do të ishte i pranishëm. Besoj që nëpërmjet metodave të ndryshme për ndërtimin e poezive, kam arritur të krijoj diçka të bukur. Poetët e mëdhenj qofshin shqiptar apo të huaj, kanë merita të veçanta në gdhendjen e stilit tim poetik. Gjurmët e tyre gjithnjë kanë qenë para meje duke ma treguar rrugën e mendimit artistik. “Poezinë e lind poeti, poetin e lind poezia” Fillimisht e falënderoj Zotin për të gjitha sukseset e mia. Gjithashtu i falënderoj të gjith dashamirët që më kanë përkrahur dhe ndihmuar për të dalur në dritë puna ime disa vjeçare. Shpresoj që botimi im i parë, do të më motivoj edhe më tepër për të vazhduar në këtë rrugë.
  5. 5. 6 TI DUHET TA DISH Perla e Strugës Ajtene Qamili Sot u zgjuam, të gjithë me një mendje Na përcollën ëndrrat prej shtëpisë Të mirët kujtohen edhe në heshtje Uratat janë pak, për njerëzit e mirë! Ju, mburrja dhe krenaria e studentëve Simbol i modestisë, pendë e mëshirës Si nënë, si zonjë, si grua e suksesshme Shembull, i mençurisë dhe i diturisë! Profesoreshë, gjithçka na mësuat, Të shkruajmë drejt si e do gjuha, T'i dimë mirë rrënjët e shqiptarit, Kombin dhe fenë gjithmonë ta mbajmë! Për ne u sakrifikuat si shkop qiriri, Si ngjyrë stilolapsi e laps prej druri, Fleta që e mban peshën e dashurisë së Drinit, Duhet të mburret me këso mjellma Struge! Dhe erërat e liqenit që ua dhanë vallen, Zërin, shkrimin e të gjithë artet, Në Shkup na i keni sjellur me to dhe mallin Ju, degë e rritur prej rrënjëve të arta! S.B, 01.02.2013, Shkup
  6. 6. 7 TI DUHET TA DISH Bella Ç'tu deshën ato valixhe moj Bella Bashkë me zarfin e puthjen e fundit në faqe Ç'tu desh që ta doje lamtumirën time Bashkë me qeshjen, prehjen dhe pëllumbin në paqe Lumi i gabuar Bella, ç'tu desh Në shtrat kristalesh pse të flesh Kur në det pendese ai gjithmonë derdhet Përndahet pa kthim, përndahet pa shpresë Dhe pastaj shushurima boshe sjell Bella afshi flet veç dyherë Njëherë kur qesh, njëherë kur hesht Pastaj s'dëgjohet me mijëra vjet Gjersa si porosi të humbet, E ta gjej dikush ndonjëherë Gjykimi i tij gjithsesi S'do të ishte si ky që kemi ne! S.B, 01.10.2014, Shkup
  7. 7. 8 TI DUHET TA DISH Universi ynë Qamë, ndonëse dënesa erdhi vonë Përkëdhelje siluetash leverdisnin Ëndrrat e safirta gjersa kullonin bosh Të pathënat nëpër ëndrra heroikisht vdisnin. Kot na përbehen, besë nuk u zëmë Jetë për të gjallët s'paska këtu Lulnajat qenkan zverdhur, ç'presim? Vallë çeljen e trëndafilit blu? Fjetjet e shpirtrave gjurmë kanë Netët pa gjinkalla, marrin frymë thellë Universit që s'i përshtatemi Do t'i këndoj një jetë e re! Mbi sy smeraldi do të pikoj butësisht Shkëlqim xhevahirësh, elmaz Flokët e valëta, fishek do të t'i bëj Kurorë brilanti do të të fal. Kështu imazhi i ri do ta kap hapësirën E ardhmja plogështinë do ta vdesë Do të zgjohemi nga ëndrrat e kobshme Ta jetojmë të lirë këtë univers! S.B, 15.09.2014, Shkup
  8. 8. 9 TI DUHET TA DISH Faj i pafalur Prap mbrëmë na kishte marrë ajo ëndërr Shoqja që na bën bashkë pa na pyetur Më pas na afroi të na i plotësojë ëndjet Për puthjen e ikur të përjetësisë Atë të largëtën, nëse e mban mend Që buzëkuqin e fshinte, të përlynte Kur me gisht mbi buzë të thoshte hesht! Sa s'të kanë bërë fjalët peng të dashurisë Dhe, çuditërisht, peng më la Ndarja rëndë erdhi porsi koha Dashurinë e ndaluar ajo ma dha Tha zbraze botën, të jetë veç e jona Thash mirë, por do ta ndajmë si i ndamë kujtimet Do të jap ca pjesë të mia, më jep dhe ti ca Pjesët që s'ndahen do t'i lëmë për takime Për ditët e lumtura, për jetë e për varr Për ditët sikur të sotmet, këmbëprera Për pendesat se ne jemi mëkatarë Për shoqen e ëndrrës, që ma sjell te dera Atë bashkim të bukur, që e ndan veç një faj! S.B, 30.04.2014, Shkup
  9. 9. 10 TI DUHET TA DISH Stina e pestë Eja moj aromë e qetësisë së afshit ëndërror Si erë lagështie e mëngjeseve të njoma Bëhu ditë e bukur në tmerret e botës sonë Në kopshtin idilor, ku fiton e heshtura Koha e mund thirrjen e harxhuar Qetësitë s'bien sikur shi e borë Në stinën e pestë ato janë lule Që ujiten çdo ditë për një çast aromë. Era e mallit të dashurisë s'lulëzon As fluturat rinore, s'shkrepin hutime As shikimet therrëse që të thonë vepro Në stinën e pestë ato të gjitha veniten I kap plogështia e pranverës Bashkë me rrëmujën e verës së pluhurtë I merr gjumi i shiut të vjeshtës Bashkë me dridhjet e dimrit të heshtur Ne s’u përshatemi katër stinëve Le të shkojmë apo të vijë ajo Kush tjetër, pos e pesta klimë Do të na ngjallte aromën tonë! S.B, 22.04.2014, Shkup
  10. 10. 11 TI DUHET TA DISH Ndarje Le të ishte, veç të ishte Edhe si kjo botë që s'ka kthim Si varg ëndrrash të pakuptimshme Me fillim të bardhë e fund të zi Edhe pse ata kanë shumë dhembje Ethe të qelqta e mornica të kaltërta Qielli i zbrazur u bie heshtje Prej katit të shtatë, yje të zjarrta Derisa të flaken fjalët që janë thënë Të shkrepin dhembjet nostalgji Dhe ta kujtojnë se s’i është vrarë Shpirti i bardhë e shpirti i zi Le të ishte, veç të ishte Qoftë e vdekur a qoftë e gjallë, Mumie trupi i saj do të mbetet Në lëng qershie e në lëng balsam! Gjithsesi, do ta dua dhe të ishte Vdekje në derë, vdekje e lajmëruar Apo shpirt i rreptë, në morg pa fjalë Le të ishte çfarëdo, veç mos të ishte NDARJE! S.B, 26.12.2013, Shkup
  11. 11. 12 TI DUHET TA DISH Helena ime Në eliksirin e fjalëve Themër Akili, m'u bë ajo Në kalanë e në fortesën time Helenë s'dua të frymoj! Ja që e dua, por më ndryshe Disa pëllëmbë moral më lartë Më pak e bukur, sa mos t'më zaliste Një të vërtetë për një fjalë! Gjurmë patkuash në oborrin tim Dikush po kalëron, pa samar Duket i mençur, pa besnikëri Kalin e Trojës po e ngjall! Të pathënat s'kanë agime Ku ka zjarr ka dhe prush Fshehtësitë e Helenës sime I ditsha unë dhe askush! S.B, 22.12.2013, Shkup
  12. 12. 13 TI DUHET TA DISH Ç'janë? Ç'janë këto fije floku pa nishan? Të kujt janë, kujt i ranë? Me zjarrin pa tym, s'ka shaka I urtë e pafjalë, por të kall! Ç'janë këto fjalë të panjohura? Kush i tha e kujt ia thanë? Dukë ngrënë ëmbëlsira të kryposura Panxhar sheqeri paska çelur mbi varr! Ç'janë këto shikime pa vëmendje? Ku shikon e kënd ke parë? Sheh pranverën me kureshtje! Shpirtin dimrit ia ke fal! Ç'janë këto ngjarje që s'të ngjajnë? Kush është i drejtë e kush ka faj? Dikush do të vuajë, por s'do të qajë Dhembja dhembjen do ta mbajë! Ç'janë këto daulle që s'bien për mua? Kush i thërriti e për kë po lozin? Në valle hyra ballëkrenar, Mindilin e prijësit dikush ma mori! Ç'janë këto jetë e këta njerëz? Kush janë e kë e imitojnë? Krisin pushkë e tërmete Për një fjalë të zënë be në gojë! Ç'janë këto hije që më rrethojnë? Kë e duan e kë kërkojnë? Besa me ngjyra dikush më pikturoi! Ç'janë këta, njerëz apo piktorë? S.B, 04.12.2013, Shkup
  13. 13. 14 TI DUHET TA DISH Peizazh lamtumire Ç’qenka ky peizazh, pse më solle? Ngjyrat vajtuese e paskan rënduar Tani që kullojnë mërzitë e kavërdisura Portreti ynë ku mbeti? Qëndisjet e bukura, pse i shkarravite? Kuptimin e vetëm mos ua humb Qenia jonë do të ndryshojë Me një pikë vaji e një varëse argjendi Mos lejo t’i mbulojë pluhuri Netët e ftohta rrudhin më keq se mplakja Harresa i copëton ngjyrat e mermerta Mozaiku pa korrnizë e lë varur peng me shekuj Porosi e lashtë pikture mbetëm! Portreti i fundit na la gjallë Sa shkriheshin për ne dikur Sot s’na njohin... këtu jemi! S.B, 05.09.2014, Shkup
  14. 14. 15 TI DUHET TA DISH Heshtni Heshtni para se të vdisni! Ju ndjenjat e mia, mos flisni! Vetëm shikoni dhe prisni Kur t'ju vrasin, ju mos i vrisni! Ju heshtni, fjala - shpatë Le mos t’ju gjejë në gjumë, Mos lër të të mbysë në luftë Pas shpine – krenari për lumë! Nesër, juve mos t'ju qajnë Veç me lule e me ca lotë, Me pak vargje me ca këngë Me pak kohë e gjëmë e kotë! Ç'meritoni ju, jo s'e dini! Ndjenjat e mia, heshtni, pritni! Mos ju ndani syve as shpirtit Veç me veten, merrni flisni! 14.01.2014 S.B
  15. 15. 16 TI DUHET TA DISH Dashuri pa emër Takat krisnin sikur pushkë Tak mbi gur, krak në zemër! Vera shpirtin ma sillte në gushë Për dashurinë e madhe pa emër! A të kujtohen moj e dashur Ditët e verës pa ajër, pa frymë Kur bridhnim fshehurazi si të varfër Ngushticave dhe rrugëve pa dritë! Qelqet e zeza, perde mbi sy Në udhë të Zotit ishim të huaj Pa u prekur, pa marrë frymë Rreze vere që të ngrin! Sa hidhnim hapin me të parën Dridhjet zinin prej thellësirave Atëherë, zjarr e barut bëheshin tok Ishim dashnorë e quheshim shokë! Dukeshim si det pa peshq Si verë e nxehtë, pa lejlekë Si plazh pa rërë e pa njerëz Si diell pa rreze e natë pa hënë! S.B, 19.12.2013, Shkup
  16. 16. 17 TI DUHET TA DISH Vjosa S'pashë askund më tepër bardhësi Se shpirti yt dhe bora e parë Si copë diamanti me shkëlqim Magnet rrezesh në janar Flokët e tua dallgë-dallgë Sygështenjë, kafembyllur Vetullthyese mbi qepallë Ballin pasqyrë të stolisur Dhe buzëqeshjen ta fali hëna Ti je ylli i tretë nga katër yjet e nënës Shkëlqejnë vetëm pranë njëri-tjetrit Dhe bashkë me të sillen rreth diellit Nga përrenjtë e kulluar të Nerezit Mishërove pastërtinë e kristaltë Vallen ta dhanë retë e qiellit Bashkë me shtatin, ylber me krahë Ti je Vjosa e çiltër Fjalë dhe vepër e thjeshtësisë Gjuhë dhe zemër që flet drejt Dorë e fshehtë e mirësisë! S.B, 8.02.2014, Shkup
  17. 17. 18 TI DUHET TA DISH Metamorfoza Ditët e gjata a i mban mend? Çudirat si ndodhnin nëpër to Përpjekjet e pakumtimta Si i shpjegonte një kuptim i kotë! S'ke harruar apo jo? Ëndrrat e rënda s'kanë shpjegim Dhe kujtesa e ngarkuar Kur stërngarkohet pa qëllim! E ndien efektin e metamorfozës Qetësohet egërsira e natyrshme Kahjen truri e ndërron Me botë të qarë me lot butësie Ditët e kthejnë numërimin Stinët mbrapsht vrapojnë Vera e vonuar vjen në qiell Për t’iu përshtatur dashurisë sonë! S.B, 03.09.2014, Shkup
  18. 18. 19 TI DUHET TA DISH Lot i ftohtë Acar në pranverën e njomzës Lot që kullon në stinë të huaj! Ti frymon dhe ndjell të ftohtë Lot i ngrirë, lot i humbur! Valë që s'thehet e s'trazohet Det pa zë me klithma ëndrrash, Kotje ankthi, lot që dorëzohet Faqekaltër, heshtje këngësh! Botë amshimi është loti i ftohtë Dhimbja rrudhet edhe plaket, Prej syve të heshtur e bukurosh Qepallat lëshojnë të rrjedhë ujëvara! Nurin e rinisë, s'e njeh në pasqyrë As të shtënën e dorës së fshehur Përroi i kujtimeve shpirtin e ngrin Loti i ftohtë, loti i heshtur! S.B, 26.03.2014, Shkup
  19. 19. 20 TI DUHET TA DISH Kashtë në diell Njëra dorë jep, tjetra fshihet Një sy mbyllet, tjetri ruhet Buzët puthen si nata me yjet Digjet kashta, po le të digjet Fshehurazi shikime pa premtime Fjalë me bishta sa të duash Në mes të rrugës buzët fshihen Të vërtetat i kanë harruar dyshimet Ajo në rreze nxihet e piqet Kërcëllon vrazhdë e nxjerr tym Pranë zjarrit që s'dua ta shuaj Digjet kashta... sa të duash, thuaj Flaka le t'i dalë përpjetë Ti mos thuaj se ke parë gjë Me hile atëherë mos ik Qëndro përballë zjarrit tënd! S.B, 30.01.2014, Shkup
  20. 20. 21 TI DUHET TA DISH Nuk jetohet në dy kohë Për ca gishta të shkoi krahu, me fjalë të ëmbla ledharake Me këmbëngulje ta nxinte pragun, ti e uroje e ajo të shante! Sytë e bukur i përpëlisje, gjersa gjeje bukuroshen Copë-copë buzëqeshjen ta grinte dhe ta jepte si copë lëmoshe Mendja jote ëndërrore i dha flakë dhe më tej Ndoshta vonë, por e kuptove, me një gacë s'thahet një det! Më pas jehove me zë të huaj, të tmerruar nga tortura Ishin fjalët "unë e dua", me flamur të bardhë e nise luftën! Derisa kënaqësia e ngulfatur, s’të la të marrësh ajër e të pish ujë Prap vazhdove i pajtuar me fatin, prite lulen të mbijë në gur! Pasi ti nuk mundesh, lësho një zë, lësho një klithmë Vdekja është e shëmtuar, për një zemër që s’do ndihmë! Lësho ta zë këtë bukuri gjarpërore, qoftë për helm a për mjekim Ta shtrëngojë mirë për koke, për shumë fjalë e një sqarim! E më pas ta përdredhë që nga bishti e gjer te qafa Dhe ta lus Zotin e vërtetë, kohën kurrë të mos e kthejë mbrapa! Që ti të ikësh me shpejtësi si erë e lehtë apo ciklon Në stinë të blertë të dashurisë, kurrë mos të të prek e mos të të njoh! Sikur zog të shëtisësh gjersa qielli të të ndalojë Të të bëjë një ngjyrë ylberi apo ndoshta një yll të zjarrtë! Më pastaj të xixëllosh apo ndoshta laraman do të jesh Të kalosh nga e kaluara e ta shohësh atë planet të shkretë! Se si i vdesin lumturitë, nëpër detërat e vrrullshme Si i qajnë e si i qeshin, dashuritë e pakuptueshme E të tjerët me druajtje si shohin, gjaku nëpër syçka si u rrjedh Tërmet frike zemrat si u ndiejnë, larg mëngjesi dashuritë mos t'i gjejë! E të mos i ndajë në fije-fije, agimi i mbushur me lot vjeshte Me hidhërim dimri që zbret si hije, e pret diellin me mall të kthehet Koha vetëm atëherë do të vijë, e ti do të shkosh tek ajo Kohën e sotme sigurisht do ta lësh, s’e nuk jetohet në dy kohë! S.B, 23.03.2014, Shkup
  21. 21. 22 TI DUHET TA DISH Ik për të ardhur Zbraze për së fundi herë, Kupën e dalldisjes së mbushur plot, Në enë ku kavërdiset kujtimi, Afshi fluturon e zbret si lot. Sikur shi vere i përlloçur Ti vjen kohë pas kohe befas Prej zemrës sate shkretëtirore, Ma sjell pluhurin me kilometra! Mu në kopshtin e qëndisur Në mermer e në kristal E lëshon duke përlyer, Çdo bukuri tjetër më pastaj! Ngadalë ik për t’më ardhur Si ylber që i shkund retë Dhe si hëna e mesnatës Që jep dritë për një shpresë S.B, 28.06.2014, Shkup
  22. 22. 23 TI DUHET TA DISH Lulja e yllit I ndale rrotullimet e planeteve, Shtegu i fundit e pa botën e panjohur Shirat erdhën e lanë në harresë kaltërsinë Rrëmuja solli vite të kobshme Fshehtësisht e përkëdhelje Manushaqen e lulnajës sate Syçkat e vjedhura nën vetullkthetra I përpëlisje ta mbaje afër! Ajo e plogësht, e lodhur Rrinte në këmbë për ndihmesë Krahët e huaj mos ta presin Në çarçafe vdekjesh pa asnjë shpresë Që të mos i ikë magjia e saj Planet tjetër të uzurpojë Zbrazet nga brenda e nga jashtë Ta mbajë gjall e të mos rrojë. Rreth e qark të mos i sillet Gjuhës mëkatit pa dobi Gjersa zemra e pafaj T’i falë një pjesë të dashurisë! S.B, 26.08.2014, Shkup
  23. 23. 24 TI DUHET TA DISH Ti po ik Në krahët e mi po vdes Shkon diku, gjithëkund Ti largohesh më s’do vish Prej asaj bote të pafund! Sidoqoftë unë do të të ngrej Kristal morgu, gur mermer Në lulishte me qershia Me plot bilbila zëshkretë! Prehja do të të kaplojë një ditë Malli për njerëz do të të marrë S'do të mundesh ta thyesh heshtjen As për vaj e as për këngë Kur të kaloj rreth varrit tënd Shpirti im do të të flasë, Befas dhe ti do të ma kthesh Me zë fantazme e pelerinë të bardhë Unë s’do të mundem ta ndiej torturën Përqafimet do të më ftohin Dhe s’do të shkoj prej atij vendi Pa e ndarë për gjysmë gropën! S.B, 24.08.2014, Shkup
  24. 24. 25 TI DUHET TA DISH Paramendoje Vetëm paramendoje Botërat tona të përzihen Akullnajat përballë diellit Pa u lënduar, karpë do të rrinin Shekujt e hershëm sikur të ktheheshin Historia do të ngjallej vet Mizorët dhe legjendarët Do të pajtoheshin veç për ne Sytë do ta shihnin Muzgun e përndarë mbi re Valët e detrave si rrihen Për rrezen tonë që hesht me vjet Thuaj atë hap ta hedhim Ti prej lart e unë prej poshtë Prej të ftohtëve të dy poleve Poli i ngrohtë të na largojë. S.B, 22.08.2014, Shkup
  25. 25. 26 TI DUHET TA DISH Kujtimet u kthyen mbrapsht Qytetin e trazirave, Atë të njohjes sonë të largët Shirat e kapluan një pas një Kujtimet befas kthyen mbrapsht Diktatori që na malltretoi Tiktaket i shpejtonte qëllimisht Pastaj të kuqtë e semaforëve I ndizte në rrugët ku s’kishte njeri Ne të plogësht si adoleshentë U bezdisëm nga fjetja shekullore Në protestë me flamuj dashurie Bërtitëm “duam ëndrra” dorë për dore Policët na ndoqën me shkopa gome Ikëm pa asnjë faj, për një kohë Gjersa fillimi i fundit, agonia Diktatorin e zu dy metra nën tokë Dhe pastaj lulëzoj liria Afërsia na gjeti largë Shirat mbuluan ylberët Kujtimet befas kthyen mbrapsht! S.B, 12.07.204, Shkup
  26. 26. 27 TI DUHET TA DISH Hon Pakujdesisht rrëshqiti fara e fjalës Në hon të thellë rrugës së mjaltit Kurth apo sprovë ajo qe Gropa e ftohtë u bë strehë Ditët vdiqën bashkë me netët Gënjeshtra betohej në sytë e saj Se të vërtetën s’e verbuan Qeshjet-shpatë që presin larg Në hon të errët britmë e rëndë Shprti durues plas një ditë Kujton për shoqen më të afërt Çka t'i falë përpara pos dashurisë Që të dalë nga errësira Në kopsht dashurie krahëhapur ta presë Ta zërë gjumi mes milion yjeve Në ëndrra të plota lartë mbi re Dhe për një kohë ndoshta të gjatë Do ta shpjerë në kujtime Pastaj aroma natë për natë Te shpirti i saj do ta ngjallë magjinë Do ta ndiejë dhe kancerin e kohës Se si heroikisht ai bie ngadalë Derisa një ditë të lëshojë rrënjë flokësh Veç për sytë e mi smerald! S.B, 10.07.2014, Shkup
  27. 27. 28 TI DUHET TA DISH Ndryshim Kohë më parë, jo aq larg Dashurova çuditërisht përnjëherë Pastaj ndryshova, ndryshoi dhe ajo Koha na ndau siç di beftë! Sa keq që ende s'u mor vesh Erdhi vetëm për një mall Të sjellë e të përcjellë Porosi në oqean! Ndoshta heshtja e pathënë Sihariqin e la mynxyrë Botën njëqind herë e drodhi Për atë fjalë të dashirsë Në zemrën tënde prehu qetë Ëndrrat lulëzojnë ndonjëherë pa kohë Loti i tharë e di të vërtetën Më shumë ndoshta se ndryshimi ynë! S.B, 15.06.2014, Shkup
  28. 28. 29 TI DUHET TA DISH Prilli i fundit Botë, tregomë sinqerisht, Sytë e tu si na panë? Dhembjen e atij prilli nëse e mban mend A e ndjeu sikur unë ajo fluturëz e vrarë? Dhe si u zhduk pas aq fjalëve? Në ç'ëndërr ra thellë i verbuar? Rrugët e takimeve kush i zbrazi, Ajo e vonuar, por jo e harruar! I shoh të mbushura me plot dashnorë Ajo fluturon mbi qiell kujtimesh Miqësisë së lashtë i thotë të shndërrohen Në kurorë brilanti për dashurinë Që të zgjohet në vend të vet Butësisht bukur ai zambak i bardhë Dhe ta pret në qetësira mëngjesore Si aromë të njomë dhe të lagësht! Lulja e turpshme e ul kokën Gjersa dielli ia ngre qepallat Dhe pastaj spektri i shirave Ia përdredh flokët e bardha! Mes mjegullave ia çon Ëndrrat e dridhin thellë në palcë Me zgjimet e rënda pranverore Prillin e fundit ia bëjnë të veçantë! S.B, 08.06.2014, Shkup
  29. 29. 30 TI DUHET TA DISH E vërteta si e vërtetë Prej krahëve të zogut befas rashë Mu në duart e sharmit tënd, Flokët tua përdrodhën dhe tërhoqën Fijet e simpatisë gjerë në rrënjë Dhe dalëngadalë dobësohej Kërcelli s’mbante gjë në dorë Tinëz rriteshte shpejt, por s'nxorri Bile një kokë lule nga ata një milion Zogu i qiejve rrotull sillej Iku larg, në netë pendesash duke qarë Kur m'u desh, u humb dhe s'doli Të ma thotë një këngë a një vaj Na la të kavërdiset kureshtja Të lindin mistere rrotull nesh Të vijë një kohë, qe do të dalë E vërteta veç si e vërtetë! S.B, 04.06.2014, Shkup
  30. 30. 31 TI DUHET TA DISH Cigaret Cigaret Puthje u harxhuan Buzët i ndiejnë, shpuzat e fundit djegëse Dhe oksigjenin e humbur sytë e shohin Në dhomën ku të qarën e kanë patjetër! Tek ajo që pinim fshehurazi dhe shpejt Gjersa mendtë na rrotulloheshin Dritaret edhe në të ftohtë i linim çelë Besën e jepnim se s'do të tregonim Ashtu bëmë gjersa na zunë të dyve As ta hedhim as ta pimë, ramë në pozitë Pritëm të na dënonin, por doli ndryshe Lejen na dhanë, veç për një pako në ditë! Publikisht, filloi siç duhet Oreksi filloi ngadalë të shtohet Cigaret s'kishin të numëruar Pakon e ditës në mengjes e harxhonim Gishtat u zverdhën, Sollëm plakjen e heshtjes Xhepat i shkundëm mirë Blozë u ngjyrosëm brenda Cigaret u harxhuan Buzët u dogjën nga shpuzat U kthyem te dhoma si të humbur Tani qajmë, sepse e kemi patjetër! S.B, 03.06.204, Shkup
  31. 31. 32 TI DUHET TA DISH Nanina Këngët e mëngjesit pasi të përhapen Prej qiellit të ëndrrës ngadalë bie Rrezja e diellit prej qiellit të pastër Bukurinë ta çelë bashkë me trëndafilet Si yll i paparë del befas Floknajë si sykafet e tua rrumbullake Qepalleshtizë, me vetulla të mprehtë Kullon buzëqeshje në çdo anë Ke nur brilanti, nur kristali Kadifenë e kuqërremtë e rëndon me ar Bukuria mëngjesore pushton hovshëm afshet Glamuri njëmilionëshe buzëqeshja kur u fal Dhe jetë përrallore u jep çdo ditë Si në ëndrrat e bukura mbi re Dhe prapë në mëngjes del butësisht Në lulnajën ku ti jeton përjetë! S.B, 20.05.2014, Shkup
  32. 32. 33 TI DUHET TA DISH E mbrëmshmja e çuditshme! Natë e parë dhe e fundit Ishte e mbrëmshja e çuditshme Siluetë dashurie që s'përkundi Prej shikimit tim asnjë fije Dashurisht e ndjeva mjaft shpejt Sidomos në vallen e fundit Kujtimet që mora, m'i la në qiell U zhduk në ajër si fluskë sapuni Rastësitë e bukura me vrap shkojnë U harxhuan vërtitjet, rreth e qark Pa kockë zemra, por thehet, kërcëllon Më shumë se qelqet e takat e saj Nata e këngëve të gjalla lozake Fustaneve me ngjyra xixëllonjëse Iku duke i fshirë zvarras pllakat e porcelanta Dhe dashurinë që do ta kisha, ndoshta! S.B, 20.05.2014, Shkup
  33. 33. 34 TI DUHET TA DISH Bilbilat dhe Brilantesha Frymojnë e këndojnë bilbilat Me etje kureshtare e fluturojnë botën I mbledhin më të bukurat trëndafila Veç për ta thurrur ty kurorën Fjalët më të këndshme të poezive Nga zemra lakmitare i kullojnë Veç Brilanteshë shtathyri Në vargje të lutem mos u kthe vonë Me tinguj serenatash ngriti në qiell Në botën tënde të mrekullirave Fundin kur ta kërkojnë e të mos e gjejnë Thuaju jeta ka shumë ngjyra Pastaj tregoju për sytë e ftohtë Si shkëlqejnë në mugëtirat pa shpresë Labirinthet s’do ta ndalin Që ëndrra t’i bëjë kokënyje përjetë! S.B, 14.05.2014, Shkup
  34. 34. 35 TI DUHET TA DISH Fillim fundi Kur e shoh se vjen e shuhet Dashuria që ndriste kristalet Më vjen ta thyej, por jo si buka As si qelqi, as si shpata Do ta lë të mbetet njollë e kohës Edhe ashtu duhet të pushojnë ndjenjat Le të kujtohet në mes të krahërorit Si bukuroshja që e fjeti heshtjen Duket e hutuar, por ndjell dobësi Fal shumë fjalë, në botën gënjeshtare Shëmtinë e shfaq si stoli Në botën tënde lajkatare! Harroi shikimet e fshehta Ëndrrat e përvëluara qafë për qafë Tmerret e jetës së zezë përgjërim I sjell ndryshe loti i pastër! S.B, 11.05.2014, Shkup
  35. 35. 36 TI DUHET TA DISH Bukuria që vret Lumturia goditi shumë rëndë Dashurinë e rrëzoi në dy gjunjë Përpëlisjet si yjet në mesnatë Mjegulla e kaluar i mori dhe u humb Si kokë bilbili majtas-djathtas Shihte rrugët nga t'ia mbajë Asohere dhembshurisht shkoi e vajti Te jeta e shpresës sa më larg Zgjati dorën si lypsar Me kokë ulur, lutej e lutej Përvëluar me shpirt të vrarë Duke u larguar, më tepër futej Në rraskapitjet e mesnatës Rrotullohej me sy të qarë Në etjet e shtratit që i falte Veç mendime rreth e qark Ia kujtonte qeshjet fluturake Perqafimet gjerë në mpirje Dhe shakatë e fshehta të mesnatës Që pamëshirshëm i goditi lumturia! S.B, 07.04.2014, Shkup
  36. 36. 37 TI DUHET TA DISH Kometa e Haleut M'u fanit një rast i rrallë Çuditërisht më zu të dremitur Polen në hapesirë u përnda Çasti që me vite e kisha pritur Si kometa e Haleut iku mjaft shpejt S'kishin fjalë sytë e mi smerald Ajo që shihet një herë në jetë Rrebesh më mori, unë asgjë s'i thashë Bashkë më ëndrrën e mesnatës U palos në arkivol lamtumire Mynxyrë ishte kureshtja vdekatare Ta di, pse nga dielli do të shkrihet! Që do të vij kam qenë i sigurt Por dhe që do të shkoj e dija mirë Kënaqësitë e mëdha zgjasin fare shkurt Ndoshta për një sekondë shkon një vit! S.B, 29.04.2014, Shkup
  37. 37. 38 TI DUHET TA DISH Arrati buzëqeshjeje Ti buzëqeshje e ndaluar, afrohu Hiqi petkat e kllapisë, kthjellu dhe më shih Thuaj brendisë sate, “Ti duhet të zgjohesh” Nga kjo vdekje që vdekje lind! Pastaj ndalu pak, mendo si ishim dje? A s'loznim bashkë, a s'ishim miq? A s'i ngjaje zambakut që deh veç me erë? A s'ma këpute shpirtin si rrembin e qershisë? Në fushë jargavanesh a s'çole roze? A s'u hape si qielli i zogut të përpëlitur? A s'e mbaje titullin, lule mbretëreshë Me kurorë pranvere në fron kamomili? Dhe me fustan rubini, në botën e kristaltë Në qiell zafirësh, endacake, dritë e thyer S'afrohesh, as nuk zgjohesh nga ky ankth Ti buzëqeshje që dikur ishe pronë e imja! S.B, 24.04.2014, Shkup
  38. 38. 39 TI DUHET TA DISH Fshehtësi Tingull melankolie ishte Ia thurrja shprehjet më të bukura Kënga që kuptim s'kishte Jehonte brenda, zhdukej si fluska! Ende sipas nesh, ç'është s'dihet Fshehtësia që s'u fshihte Nëpër mendje vetëm na sillej Ndër gjuhë rrinte, shpirtin vriste Dhe shpalosej vetëm shpalosej Ndryshe një ditë e ndryshe tjetrën Dalëngadalë nisi prej flokëve Vazhdoi me ëndrrat, por te fjala ngeli Papritmas zemrën ma tregoi pa qëllim Ajo mike, fshehtësi e zbuluar, Pasi më njohu në mua u bind Se përjetësisht do ta ruaj! S.B, 09.04.2014, Shkup
  39. 39. 40 TI DUHET TA DISH Mall çasti Faj i pafajshëm është malli Ashik i mekur, afsh ledhatar Të kap pa vetëdije ta ngjallë zjarrin Për buzët e ënjtura e puthjen e parë! Në ëndrrën e mbrëmshme Ma zgjate dorën, më the afrohu Fli në prehrin e ndjenjave të këndshme Mallit rriji pranë, te ai dorëzohu! Fare pak më foli, iku… Ishte errësirë nga shkoi s'e pashë Më pas gjumin prisja, ai s'vinte Doli drita e sabahut, agu i bardhë! Pastaj me kujtimet luftoja Fytyra e saj, nga sytë s'më hiqej aspak Pas u ktheva, sado që s'kthen koha Vetëm një çast mendimi, nganjëherë është mjaft! S.B, 06.04.2014, Shkup
  40. 40. 41 TI DUHET TA DISH Bota e saj Kohë e gjatë kaloi, sikur e harrova Madje pak më kujtohet bota e saj Ishte këngë që e këndonte, këndova Vargje qeshjesh, vargje vaj! Në detra të dyshimtë, doja të notoja Nëpër shira nën ombrellën e saj Vjeshtën hapëronte, hapërova Të qullosurin si të tharë! Në tokë të egër të punoj, u mundova I heqja gurët me shatin e saj Korrte në kohën e të korrave, korra Koka misri, gjethe, bar! Kënga jehoi, kënga u shua, Deti u tmerrua, deti u zbut E ashpër, por me arë nën truall Atë botë e desha, por ajo botë u zhduk! S.B, 30.03.2014, Shkup
  41. 41. 42 TI DUHET TA DISH Zjarr i uritur Një ditë pa ditë iu dha flaka Kërcunjëve të nxehur shkul Era i ndezi fishkëllonin gacat Kërcëllonin e lëshonin aromë dushku! Ma ngjalli dhembjen dhe mallin U afrova të ngrohem si dikur Kujtesa kërkoi të fiket zjarri Të kaluarën në prush, s'e pranon si gur! Tymi i humbur gjithkund u përnda U nxi qielli dhe filloi të murmurojë Mali i priste shirat, por s’erdhën Hiri zjarrin prapë e ftoi! Pastaj vetes i thashë, është i uritur S'është mik që sheh në katër sy Djeg gjithçka dhe s’i bëhet vonë Të të bëjë flakë, të të bëjë tym! S.B, 18.03.2014, Shkup
  42. 42. 43 TI DUHET TA DISH Kur u pamë e kur u ndamë Ti s'bëhesh si dje dot Mbete mërzi e lot sot Ti më mbolle dje shumë mall Kur u pamë e kur u ndamë? Hidhërim, ditë e natë Heshtje e gabuar në çdo rast Truri kthen e zemra fal Gur i brishtë, gur pa fjalë! Ty shtatëgjatë, lis e qiri Dashuri moj dashuri Të kam laps, pendë e ngjyrë Të kam këngë e melodi Pse s’folim haptaz në katër sy Por, veç mall për mua e mall për ty Fjalë me ndjenja e me shpirt Rrahje zemrash pa kufi! Kështu vrasin miqësitë Në brendi me fshehtësi Dashuri moj dashuri Kuptojnë të gjithë, por jo ne të dy! S.B, 10.12.2013, Shkup
  43. 43. 44 TI DUHET TA DISH Morg ëndrre Do të flas me zë të huaj Ajo që erdhi, le të kthehet Sot unë dua, mos ta dua Ëndrrat e etshme le të vdesin Sikur erdhën le të ikin, pa zhurmë Kusar nate, pëshpërimë sikur hije Dashuri e mbuluar me pëlhurë Unë e zhveshja, ti s'e shihje! Nga i pat themrat, t'i vërë gishtat Çka u dasht pa, tani ta shohë veten Të ikë, por jo si dallëndyshja Ta marrë malli, prapë të kthehet Ku të zërë vend, le të lëshojë rrënjë, Ku të shkojë, unë prapë do ta njoh Me zë të huaj, do t'i thurr këngë Serenatë malli për kohën tonë! S.B, 15.03.2014, Shkup
  44. 44. 45 TI DUHET TA DISH Guri flet e goja hesht Ç'është ky lëmsh pa fije? Ç'është kjo lojë me hile? Dashuri që s'e merr vesh! Guri flet e goja hesht Ditët e errëta më përcjellin E ngas në tokë e shoh në qiell Rrahin zemrat shpesh në jetë Tmerrësisht shpojnë si gjemb e tel Si të hiqem që s'i dua bashkë Flokëvjeshtën e valët e detit Kur e dëgjoj si merr frymë ngadalë Kur bien gjethet e vala kur tretet Unë e dua kur skuqet Kur e ul kokën me buzë në gaz, Atëherë pema rritet e bëhet nuse Me sy ulur fryte ngjall! Dhe dëliri me zemrën bie ndesh Trupi petkun e dridhjes e vesh Dashuri që s'e merr vesh! Guri flet e goja hesht! S.B, 07.12.2013, Shkup
  45. 45. 46 TI DUHET TA DISH Ky shikim E kam në mendje një shikim Aq i shpeshtë e aq i ngrydhtë Loz si valle e gjall me shpirt Pa më thuaj, a mos je ti ai shikim? Shushurima në vesh çdo natë, Më belbëzon dashuri e histori S’ka kush tjetër të më dehë Përpos teje me atë shikim! Sa i rëndë, dot s'e mbaj Plot mall e paqartësi Largohet, kur përplasen sytë Ti je, veç ti.. ky shikim Që moti hesht si nuse Dhembje ka, por dhe lumturi Do të kuptohet të nesërmen e afërt A je ti, në të vërtetë KY SHIKIM? S.B, 28.11.2013, Shkup
  46. 46. 47 TI DUHET TA DISH Kotje Shtrëngatë më vjen në ëndërr, Kuturu, ndryshe s'më gjen Në kotjet e mesnatës, më bën dhëndër Lypsarë dashurie në mëngjes më le! Mendtë fluturojnë si leckë Përballë ciklonit që shkakton Valsin e ëndrrës ti s'e ngec As kur ankthi gjakun ma bën top! Gjumë i dehur është kotja Do të flesh e do të zgjohesh Torturat dhe lumturitë I shijon në tjetër botë! Krahët i ke të lira Ndoshta dhe mund të fluturosh Liria lirohet nga robëria Me robër që kotjet s'i ëndërrojnë! S.B, 24.02.2014, Shkup
  47. 47. 48 TI DUHET TA DISH Dashuri veç dashuri E bukur në këtë heshtje dimri Në shpirtin tënd dua të flej Bota di të bëjë sehir Kënaqu botë, kënaqu ti! Luleborë e qeshur, e hedhur Erë vjeshte, fllad në diell Puthje gënjeshtare mos paç ti Dashuri veç dashuri Në xhamat e ftohtë e të ngrirë Në çarçaf bore të shoh ty Kënaqu botë, kënaqu ti Qesh me ne e bëj sehir! Aroma jote afsh në shpirt Të deh në palcë e të zalis Puthje gënjeshtare mos paç ti Dashuri veç dashuri! Fol me mua, rrafshoi kodrat Si bilbil a si thëllëzë Pa e gjithë bota sehir le të bëjë Fyti kënaqësinë mos ua nxëntë! Ti je pranverë me lule Tjerët të ftohtit le t'ia mbajnë! Veç puthje gënjeshtare mos paç ti Dashuri veç dashuri! S.B, 27.11.2013, Shkup
  48. 48. 49 TI DUHET TA DISH Poet i vrarë Fllad vjeshte ndër kujtime, i mpirë, Mall i lashtë e dashuri e ndrirë Letër e copëtuar e fjalë e pathënë, Dert i përsëritur e këngë e larë në gjëmë! Me prirje për drejtësinë, Me ëndërr para lumturisë Me lakmi për dashurinë, Me dritë para diturisë! Ti më bëre si pikë loti i gjakosur, Si fjalë në fletë e pluhurosur Si ujë bunari i turbulluar, Si det i frikshëm e i tërbuar! Më dhe helmin dhe sheqerin, Më dhe varfërinë dhe kurorën e mbretit Më dhe lirinë dhe burgosjen, më dhe ajrin dhe më bëre të syrgjynosur! Ti më dhe sëmundje dhe ilaç, Më dhe dashurinë e më bëre të ngratë! S.B, 22.11.2011, Shkup
  49. 49. 50 TI DUHET TA DISH Unaza Takat e tua sot e sa vite Ende kërcasin në veshët e mi Me ritmin e tyre e coptoj ditën Veç t'i shërbejnë prapë dashurisë Dhe fustani yt para meje sillet ende Ai i kuqi i larë në lumë trëndafilash M'i merr sytë e ma merr mendjen Më bëj të çmallem, më bëj të çmendem M'u prish heshtja një natë vonë, Gjeta unazën tënde në ditarin tim Dhe ca letra që më thelluan në mendime, Ta zvarrë lotin gjerë në agim! Kujtimet janë ato që ishin Miqtë e mi që më korruptuan Ato dikur ma shkelën bishtin Ma dhanë një fije, ma morën tufën Ku i dihet nesër në ç'krah zgjohemi Unaza është premtim i përjetshëm Ëndrrat e hershme, thonë, lulëzojnë Në lulnaja parajse, në botëra të heshtura! S.B, 23.02.2014, Shkup
  50. 50. 51 TI DUHET TA DISH Bukëshkalëti Këpucëtarit, këpucëgrisurit Bota mjeshtërinë ia pa Xhepfryrit, barkngopurit Këmbëzbathurit me para! Këpucëshkelëti, këpucëndezur Endacaku i errësirave Mendjemprehëti i hutuar Dritëllambë e dëshirave "Filozofi", "mendimtari" "Biblioteka" edhe "deti" "Shpëtojnë" popuj edhe "varin" Gjykojnë tjerët, por jo veten! Ku s'shkon fjala, shkon dajaku Ku ka frikë, ka dhe nder Trima ka, por jo që flasin Trimat vdesin, por jo në derë. S.B, 23.11.2013, Shkup
  51. 51. 52 TI DUHET TA DISH Bëhu Kupë e mbushur rasti ynë, Lules "mos më prek" i ngjan Lëmsh pa fije me shumë nyje Si duket që moti shpirt s'mbajmë Kur sillesh si e lumtur, s'quhet, Shkëndi, gaca e zjarr më ndez mua Vishesh e lyhesh, pse a thua? Zërat varrosen, por ndjenjat s'shuhen! As shikimet, s'i pushojnë zjarret Kur vuan nga molla e ndaluar Ata ngjallin buzëqeshje malli Ateherë do t'ia luash lojën që ta luan! S.B, 20.02.2014, Shkup
  52. 52. 53 TI DUHET TA DISH QAJ Qaj, valët e detërave sot u dalldisën, nuk lozin aspak, Qaj, sot kjo ditë vjeshte, po loton gjak! Qaj, kodrat shikojnë njëra-tjetrën si po shemben, Qaj, edhe kafshët qajnë, por kur na shohin ne, ata tremben! Qaj, një njeri për së gjalli u varros, qaj, o shpirt i zi se vetëm loti do të të ngrohë! Qaj, s’paskemi qenë në ëndërr, ajo qenka vetëm gënjeshtër, Qaj, ajo paska qenë këtu, mos druaj, e djeshmja nuk kthehet! Qaj, se duke qarë jam duke të lutur të qash, Qaj, se kur t'i them këto fjalë më qahet sepse ti nuk qan! Qaj, nuk zgjohem as në krevat e as në varr, Qaj, kjo botë s'mjafton për ne, të pres pas kësaj të të marr! Pa shiko se të gjithë janë të mërzitur e vetëm qajnë, Vaji vajin po e imiton, zërat ngriten lart dhimbjen dot s'e mbajnë! S.B, 18.09.2011, Shkup
  53. 53. 54 TI DUHET TA DISH Koha jonë Fjalë të nxehëta avullojnë Koha jonë xham i turbullt Brenda flaka përvëlon Jashta shiu, pluhur zgjon! Syrrubullakja kafemshelur Rrotull çarshisë kur i bie Çjerrë këpucët duke ikur Kohës sonë pa i pëshpëritur Matanë urës së gurit si rrufe e shpejtë Qiellëtërbuesja e rrugëve të mia Rashë në dashuri, më mirë në dhe Koha ishte, por jo për ne! Kur më kthehesh në çarshi Koka yte me kurorë Lëkurëgjarpri mos ke ti Që s'i ngjan kohës sonë! S.B, 22.11.2013, Shkup
  54. 54. 55 TI DUHET TA DISH Mundesh Mundesh të më flasësh ndryshe Me gjuhë shpirti e të ëndrrës Mundesh perdet t'i lëshosh Unë të kam ardhur në oborr! Nëse do, ti mundesh Të bëhesh e bukur, joshëse Buzët të të kullojnë prej të kuqit Sydritë zjarri, gaca prushi! Mundesh të bëhesh Nurmadhja që s'e ka shoqen Qepallëpërveshura e përmendur Vetullthyesja, flokëverdha! Dy anë i ka kjo botë, Në dy rrugë ndahet kjo jetë Dy herë ndërrohet drita jonë I mirë lind, s'e di ç'vdes! Fjala është gur që e hedh përpjetë E kap në kohë ose koka then Vet e merr, vet e zgjedh Kur s'e qëllon ankth ndjell Lum ai që flet dhe e godet, Në kohë dhe në vend të duhur, Ti mundesh sot të mos më duash Por të nesërmen mos ma thuaj! S.B, 19.11.2013, Shkup
  55. 55. 56 TI DUHET TA DISH Dy bilbilat Më kanë bërë zë dy bilbila Pas dashurisë pa ndalur vrapo Hije të zeza s'ka ku s'ka Gërrij bunare, ujë ku ka! Ju bilbila më dëftoni, A këndoni kur më shihni? Kur vrapoj e djersitem A këndoni kur venitem? Gëlltis gjuhën me gjithë fjalë E ndal mendjen me mendime Kohë paska, por për mua s'ka Veç ëndrra të lodhura në agime! Më vijnë në vesh takat e tua, Taka-krak, mbi kalldërmë Hap dritaret e s'të shoh Lulet vyshken në oborr! E kur sytë na takohen, Shkrepin dhimbje dhe fshehtësi Dhe fjalët nga brenda fillojnë të heshtin S’marrim guxim, as unë as ti! S.B, 18.11.2013, Shkup
  56. 56. 57 TI DUHET TA DISH Tigri Në qytetin tim, gropë Tigri ec dhe gjurmon Vertikale ai larat i ka Gjah në gjah pa faj ka ra Ky qytet i madh shumë, Ka mace, dhelpra, ujq Ka dhe kuaj me pixhame Dhe sorkadhe që hedhin valle Ka bilbila ngjyra-ngjyra Dallëndyshe dhe pëllumba Gjarpërinj edhe akrepa Bletë puntore dhe bubrreca Tigri sheh lart përpjetë Qenka mbushur huta plot S'i ka hije qytetit në gropë Shqiponja s’ka që fluturojnë S.B, 08.11.2013, Shkup
  57. 57. 58 TI DUHET TA DISH Dashuria e detit Deti i heshtur e i përgjumur Me maje gjuhe m'i tha ca fjalë Trupi im veç hidhet e shkundet Nga erërat që mëshirë s'kanë! I dhashë shpresë të mos lëndohet Ia tregova hallin tim të madh Aroma që mëngjeset m'i zbardh Dhe mua si ty më përplasë karpave matanë Iu zbut zemra, më foli për rrezet Dashuri e rrezikshme që i çan erërat Ishte i dashuruar si unë në ylberin Në shtatë mrekullitë e ngjyrat e qiellit Në netët që s'i shihte i priste në ëndrra Shkuma e tij nxirrte klithma vuajtjesh Valët e thyera ishin gjëma Që luteshin për heshtjen e muzgët S.B, 06.02.2014, Shkup
  58. 58. 59 TI DUHET TA DISH Besë Ku strukesh, diku a je? S'të shoh, s'të prek, por të ndiej Besë ke, por mua s'më dhe Më dhe puthje, ike si rrufe U ngrys hëna me lot qau Deti iu hodh e përqafoi Unë i shkreti pa zë, pa fjalë Besë prapë ajo s'më dha Atëherë bredhja nëpër plumba vjeshte Ajo kishte zemër, që mua s’më zërë Dhe vazhdova si pata në mjegull Besë t’i kërkoj me fjalë ndër dhëmbë Këndesi i agut këngës ia dha, Në fyt më ngelën dy lugë mjaltë Gjumi më zu ca netë në plazh Nëpër ëndërra besë prapë s'më dha Pasi shkoi kohë e gjatë Thërriste e bërtiste deti me furi Mos e lërë, këngën pa tekst Detin pa valë e qiellin pa shi Atëherë me vrap u nisa I rashë plazhit mes për mes Deti villte me stuhi Krisma breshëri, besë me shi I qullosur gjer në palcë Të kërkova cep më cep Puthje ledhatare s’më duhen, Bubullima që frikë ndjellin E kam plazhin dëshmitar Detin, hënën edhe yjet Besë me puthje askund s'ka Që sjell bubullima nën hijen time! S.B, 06.11.2013, Shkup
  59. 59. 60 TI DUHET TA DISH Valse ashikësh Pushojnë afshet në idilë Ashiku i rinisë s’di frikë Për vals melhemi mbahet gjallë I dehur në natë për natë Qepallëpërveshura, shtratzeza Valsin e ëndrrës di ta shkrumojë Di t’i çojë yjet gjer në dehje Të vijnë njëherë e kurrë të mos shkojnë Pastaj kalojnë orët e errëta Dielli krahët i zgjat Ajo shkrep si vetëtimë zbret nga lart Tërbon detrat si tërmet mëngjesi Atëherë s'ndalet, as s'pushon Ashik më thotë, por unë i lodhur Me të katrat, zjarr mbi re Prap ia mbath ta luaj valsin e idilës pa frikë! S.B, 27.01.2014, Shkup
  60. 60. 61 TI DUHET TA DISH Për ty bëhem A s'të dukem se për ty flijohem? Bëhem prush dhe mbulohem Bëhem bilbil që nuk flet, Bëhem lum e bëhem det Do të bëhem dhe kërcu, S'do të frikohem dhe më humb Se s'më djeg flaka e zjarrit, Sa më dogji flaka e mallit. S.B, 04.02.2012, Shkup
  61. 61. 62 TI DUHET TA DISH Linjë e zbrazur Ndjenjëzhveshur, vet Pa gjumë, por as i zgjuar s’isha Fryma e friktë, s’erdhi Në atë botë të errët të bëhej kandil! Ashtu i nisa hapat pa mend Në krahët e udhës së paditur Me një cigare që digjej dhjetë herë E kërokoja autobusin e mërzitur Me kënaqësi e prita për disa orë Gjersa më iku para syve duke qeshur Pastaj e zura atë të fundit Që e djeg benzinën për një biletë Ngadalë-ngadalë shoferi i dehur e nisi Në kthesën e parë hyri ndër udhë I vrari asnjëherë nuk vritet Fshiva pallton dhe vazhdova në këmbë A do të vonohem, rëndësi s'kishte As llogari, aq më pak kureshtje Për të gjithë, por veçmas për dashurinë Kontaktin e fundit e lash në heshtje! Posa kalova urën e Vardarit Te stacioni i Kalasë e takova atë Bisedë miqësie më tepër ishte Pak dëgjova se ç’më tha Pretendonte se do të humbem në errësirë Do të përzihem nga aromat që i sillnin blirat Te stacioni tjetër kot më priti të kthehem Folenë tonë s’e shoh si përpara! S.B, 12.06.2014, Shkup

×