2. Shkruani sa më shumë fjali për termin e mëposhtem:
Shkolla
3. SHKOLLA
-Vjen nga Greqishtja “ skoli “ funksioni në lashtësi e ka
pasur argetues.
-Shkolla është shtylla më e rëndësishme e edukimit.
-Eshtë një institucion ku proçesi arsimor zhvillohet në
mënyrë të organizuar.nxënësit mësojnë dhe edukohen.
-zhvillon nxënësit në disa aspekte në ate moral,
intelektual,fizik, estetik.
-Ka nevoje për disa elemente si nxënësit, mësuesit,
drejtuesit, prindërit, dhe punëtoret administrative.
4. Shkolla
Niveletbazë te institucionit shkolle
-niveli i parë:arsimi parashkollor
fillon që në kopsht;
-niveli i dytë:arsimi fillor;
-niveli i tretë:arsimi i mesëm i ulët
( klasa 6- 9-ta )
-niveli i katërt: arsimi i mesëm i
lartë. ( Gjimnazi)
Qëllimikryesori institucioneve arsimore
1. të ndikojë në formimin e çdo
individi
2. të përballojë sfidat e sëardhmes.
3.ndividi bëhet më I përgjegjshëm
për familjen, shoqërinë dhe
kombin.
4. i shërben jo vetëm individit,por
edhe shoqërisë.
5. Funksionet e shkollës
Funksionet e shkollës mund të jenë të drejtpërdrejta ose të tërthorta.Prindërit presin
që fëmijët e tyre të përfitojnë nga shkolla jo vetëm njohuri të reja,por edhe të
socializohen për të qenë anëtarë aktivë e të dobishëm në shoqëri.
1. Përvetësimin e njohurive teorike dhe shprehive
praktike.
2. Socializimin.Është një proces ndërveprimi që zgjat
gjatë gjithë jetës.
3. Transmetimin e normave kulturore. Njohja e brezit
të ri me vlerat dhe normat kulturore.
4. Pranimin e ndryshimeve dhe toleranca. Ata mbartin
vlera dhe norma kulturore të krahinave nga
vijnë,prandaj shkolla i ndihmon ta pranojnë njeri-
tjerin.
6. Funksionet e Shkollës
5. –zhvillimin e talenteve.Shkolla nxit te nxënësit aftësitë e
tyre krijuese të të gjitha veprimtarive brenda dhe jashtë
mësimit.
6. njohjen dhe zbatimin e rregullave.Nxënësit mësojnë të
respektojnë rregulloren e shkollës,oraret e caktuara,stafin e
mësuesve dhe çdo punonjës tjetër të institucionit;
7. përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.Një nga
funksionet e shkollës është përgatitja e gjithanshme e
nxënësit,duke krijuar aftësi për të përballuar kërkesat e
tregut të punës.
7. Diskutim situate e të
nxënit.
-Në këtë rast a
përmbushet ndonjë
funksion i shkollës?
•
- Nëse po, cili prej tyre?
Klajdi është një djalë çapkën, i cili çdo ditë u bën
karikatura shokëve të klasës. Ai pret me padurim
sa të bjerë zilja, që t’u tregojë shokëve punimet
e tij dhe të qeshë së bashku me ta. Mësuesja
i kishte spikatur prirjet e tij në këtë fushë dhe
një ditë e fton Klajdin të marrë pjesë në Klubin
e Pikturës së shkollës. Mësuesja e aktivizoi në
organizimin e ceremonisë së finalizimit të këtij
klubi. Klajdi u përpoq që, kësaj here, përveç
karikaturave, të përfaqësohej në ekspozitë dhe
me shumë piktura të tjera. Në atë ekspozitë
pikturat dhe karikaturat e tij u pëlqyen shumë.
Ato edhe sot gjenden të ekspozuara në Galerinë
e Arteve.