SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  10
Télécharger pour lire hors ligne
Kapitulli 5
Caktimi i kostos së produkteve dhe të shërbimeve: sistemi i punës me porosi
Caktimi i kostos së produkteve e luan një rol kritik në mjedisin e ri të prodhimit dhe është
gjithashtu një faktor i rëndësishëm në industrinë e shërbimit. Kjo Njësi mësimore vazhdon
diskutimin e caktimit të kostos së produkteve dhe shërbimeve që ka filluar në Njësinë mësimore
2. Këtu, gjithashtu prezantohet një temë e rëndësishme siç është caktimi i kostos së produkteve
sipas sistemit të punës me porosi. Temat e paraqitura në këtë Njësi mësimore duhet zotëruar
mirë, sepse janë konceptet kyçe në këtë lëndë dhe do të jetë bazë për shumë nga njësitë
mësimore të mbetura.
Objektivat mësimore (OM)
Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të:
1. të bëni dallimin në mes të sistemeve të kontabilitetit të kostos të firmave shërbyese
dhe të firmave prodhuese si dhe të produkteve unike dhe të standardizuara.
2. të diskutoni raportin reciprok të akumulimit të kostos matjes së kostos dhe ngarkimit të
kostos [të llogarisni normën e paracaktuar të ShPP-së (koeficientin e përvetësimit të
ShPP-së), dhe të përdorni këtë shkallë për ngarkimin e ShPP-së prodhimeve].
3. të shpjegoni ndryshimin në mes të ngarkimit të kostos së punës me porosi dhe
ngarkimit të kostos së punës sipas procesit, si dhe të identifikoni dokumentet e burimit
të përdorura në caktimin e kostos në punën me porosi.
4. të përshkruani rrjedhjen e kostos që lidhet me caktimin e kostos për punën me porosi
dhe të përgatisni regjistrimin në ditar.
5. të shpjegoni, pse norma të shumëfishta të shpenzimeve indirekte mund të preferohen
më shumë se një normë e vetme për të gjithë fabrikën
Temat kryesore
Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore
përkatëse janë të shënuara për çdo temë):
1.
2.
3.
4.
5.
1.

Firmat prodhuese përkundrejt firmave shërbyese
Ndërtimi i sistemit të kontabilitetit të kostos - Ngarkimi i kostos
Sistemi i caktimit të kostos për punën me porosi: Përshkrim i përgjithshëm
Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos
Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte

(OM1)
(OM2)
(OM3)
(OM4)
(OM5)

Firmat prodhuese përkundrejt firmave shërbyese

Prodhimi përfshinë bashkimin e materialeve direkte, punës direkte dhe ShPP-ve për të prodhuar
një produkt të ri. Produkti (Malli) i prodhuar është i prekshëm, dhe mund të inventarizohen
(futet në stoqe respektivisht magazinohen) dhe transportohen nga fabrika tek konsumatori.
Shërbimi karakterizohet nga natyra e tij paprekshme. Ai nuk mund të ndahet nga konsumatori
dhe nuk mund të inventarizohet (nuk mund futet në stoqe respektivisht magazinohen).
Produktet dhe shërbimet unike përkundrejt atyre të standardizuara: Një mënyrë tjetër për të
karakterizuar produktet dhe shërbimet është sipas shkallës së të qenit unik. Nëse një firmë
prodhon produkte unike në grupe të vogla dhe nëse këto produkte krijojnë kosto të ndryshme,
atëherë firma duhet të përcjellë kostot e çdo produkti ose grupi. Kësaj i referohemi si sistemi i
vendosjes së kostos për punën me porosi. Krejtësisht ndryshe, kompania mund të bëjë shumë
1
njësi identike të të njëjtit produkt. Duke qenë se njësitë janë të njëjta, kostot e çdo njësie janë
gjithashtu të njëjta. Përllogaritja e kostove të njësive identike është relativisht e lehtë dhe kësaj i
referohemi si sistemi i caktimit të kostos sipas procesit.
2.

Ndërtimi i sistemit të kontabilitetit të kostos

Një sistem i mirë i informacionit të kontabilitetit të kostos është fleksibël dhe i besueshëm. Ai
siguron informacione për një shumëllojshmëri qëllimesh dhe mund të përdoret për t’iu
përgjigjur llojeve të ndryshme të pyetjeve. Në përgjithësi, sistemi është përdorur për të
përmbushur nevojat e akumulimit të kostos, matjen e kostos dhe ngarkimin e kostos.
Akumulimi i kostos - i referohet dallimit dhe regjistrimit të kostos. Kontabilisti i kostos duhet të
krijojë dokumente burimore që përcjellin kostot, kur ato të ndodhin. Një dokument burimor
përshkruan një transaksion. Të dhënat nga këto dokumente burimore mund të regjistrohen në
një bazë të dhënash. Regjistrimi i të dhënave në një bazë të dhënash iu mundëson llogaritarëve
dhe menaxherëve të kenë fleksibilitetin që të analizojnë nëngrupin e të dhënave, që nevojiten
për të ndihmuar në marrjen e vendimeve nga menaxherët.
Matja e kostos - Kostot e akumuluara, nënkuptohen thjesht, si kosto që janë të regjistruara për
përdorim. Këto kosto duhet të klasifikohen ose të organizohen në një mënyrë të arsyeshme dhe
pastaj të ndërlidhen me njësitë e prodhuara. Dy mënyrat e zakonshme, që përdoren për të
matur kostot që shoqërojnë prodhimin janë:




caktimi i kostos aktuale - kërkon që firma të përdorë koston aktuale të të gjitha
burimeve të përdorura në prodhim, për të përcaktuar koston për njësi d.m.th shfrytëzon
kostot aktuale për materialet direkte, punën direkte dhe shpenzimet indirekte, për të
përcaktuar koston për njësi, dhe
caktimi i kostos normale - kërkon që firma të aplikojë kostot aktuale të materialeve
direkte dhe të punës direkte për njësitë e prodhuara, por shpenzimet indirekte
aplikohen në bazë të një vlerësimi të paracaktuar (sipas normës së paracaktuar të ShPPsë respektivisht koeficientit të përvetësimit).

Ngarkimi i kostos - Pasi kostot janë akumuluar dhe matur, ato u ngarkohen njësive të produktit
të prodhuar, ose njësive të shërbimit të kryer, në mënyrë që të fitohet kostoja për njësi.
Së pari, është e nevojshme që të shohim përcaktimin e kostos për njësi. Kostot e materialeve
direkte dhe të punës direkte, për njësitë e prodhimit, gjurmohen (vëzhgohen) thjesht. Ka një
marrëdhënie të qartë mes sasisë së materialeve dhe punës së përdorur dhe nivelit të prodhimit.
Pasi që, kostot aktuale e materialeve dhe e punës njihen mirë në çdo moment kohor, këto kosto
aktuale mund të përdoren për përcaktimin e kostos për njësi.
Për dallim nga kostot e materialeve dhe punës, kostot indirekte aplikohen duke përdorur një
normë të paracaktuar, të bazuar në kostot indirekte të planifikuara në buxhet dhe sasinë e
buxhetuar të faktorit nxitës. Shfaqen dy çështje që duhet konsideruar. Njëra është zgjedhja e
veprimtarisë bazë ose e faktorit nxitës, ndërsa tjetra është niveli i veprimtarisë.
Norma (shkalla) e paracaktuar e ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) mund të
llogaritet me formulën e mëposhtme:
Norma (shkalla) e paracaktuar e ShPP-së =
= ShPP e buxhetuar vjetore / Niveli i buxhetuar vjetor i aktiviteteve
Siç u cekë më lartë, një element i rëndësishëm i normës së paracaktuar të ShPP-së (koeficientit
të përvetësimit të ShPP-së) është zgjedhja e bazës së aktiviteteve. Nxitësit e aktiviteteve që
2
zakonisht përdoren janë: njësitë e prodhuara, orët e punës direkte, vlera monetare (eurot) e
punës direkte, orët e makinerisë, materialet direkte etj.
Elementi i dytë për gjetjen e normës së paracaktuar të ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të
ShPP-së) është zgjedhja e nivelit të aktiviteteve. Katër nivelet potenciale të aktiviteteve janë:
1. niveli i pritshëm i aktiviteteve - është niveli i prodhimit që firma pret të arrijë për vitin e
ardhshëm,
2. niveli normal i aktiviteteve - është përdorimi mesatar i veprimtarisë, që një firmë provon
në një periudhë afatgjatë (volumi normal përllogaritet për më shumë se një vit),
3. niveli teorik i aktiviteteve - është veprimtaria e prodhimit maksimal absolut të një firme
prodhuese. Ai është rezultati që mund të realizohet, nëse çdo gjë funksionon në mënyrë
të përsosur dhe
4. niveli praktik i aktiviteteve - është rezultati maksimal që mund të realizohet, nëse çdo
gjë funksionon në mënyrë efikase. Funksionimi efikas lejon disa pa-përsosmëri; avaritë e
makinerive, ndonjë mungesë dhe punëtorët që nuk japin maksimumin e tyre etj.
Ka dy koncepte themelore në aplikimin e ShPP-së që duhet theksuar:
1. ShPP e aplikuar është bazë për llogaritjen e kostos indirekte (ShPP-së) për njësi.
2. ShPP e aplikuar është shumë rrallë e barabartë me ShPP-në aktuale të periudhës.
Kur ShPP-ja aplikohet, mund të ketë një mospërputhje (variancë) të ShPP-së. Mospërputhja
(varianca) e ShPP-së është ndryshimi në mes ShPP-së aktuale dhe ShPP-së së aplikuar. Nëse
ShPP-ja aktuale është më e madhe se sa ShPP-ja e aplikuar, atëherë mospërputhja quhet ShPP e
nën-aplikuar. Nëse ShPP-ja e aplikuar është më e lartë se sa ShPP-ja aktuale, atëherë
mospërputhja quhet ShPP e mbi-aplikuar.
Korrigjimi i mospërputhjes (variancës) së ShPP-së bëhet në një prej dy mënyrave:
1. Nëse mospërputhja e ShPP-së nuk është materiale, mospërputhja e ShPP-së në tërësi
mund të korrigjohet me KMSH-në (koston e mallit të shitur).
2. Nëse mospërputhja e ShPP-së është materiale, vlera korrigjuese e mospërputhjes së
ShPP-së duhet të ndahet mes punës në proces, mallrave të përfunduar dhe kostos së
mallrave të shitur, bazuar në vlerën përfundimtare të ShPP-së së aplikuar në secilën
llogari (konto).
Nëse SHPP janë të ….

Mënyra 1
(varianca jo materiale)

Mënyra 2
(varianca materiale)

NËNVLERËSUARA
(SHPP e aplikuar është më e
vogël se SHPP aktuale)

RRITJEN E
KMSH

RRITJEN E
Punës në proces
Prodhimeve të Gatshme
KMSH

MBIVLERËSUARA
(SHPP e aplikuar është më e
madhe se SHPP aktuale)

ZVOGËLIMIN E
KMSH

ZVOGËLIMIN E
Punës në proces
Prodhimeve të Gatshme
KMSH

3.

Sistemi i caktimit të kostos për punën me porosi: Përshkrim i përgjithshëm

Në sistemin e caktimit të kostos së prodhimit sipas punës me porosi, kostot akumulohen sipas
punës (porosisë; urdhëresës), d.m.th. një punë lidhet me një porosi (urdhëresë) të një klienti të
3
veçantë. Tipari kyç i sistemit të caktimit të kostos për punën me porosi, është se kostoja e një
pune dallon nga ajo e një pune tjetër dhe duhet të monitorohet veçanërisht. Kompanitë me një
shumëllojshmëri të gjerë të produkteve të veçanta (që dallojnë mes veti), përdorin këtë sistem.
Kostoja për njësi llogaritet duke pjesëtuar kostot totale të prodhimit të porosisë (urdhëresës) së
caktuar me numrin njësive të prodhuara sipas asaj porosie.
Është e rëndësishme të kuptohen dokumentet të ndryshme që përdoren në sistemin e caktimit
të kostos së prodhimit sipas punës me porosi.
a. Formulari i kërkesës për materiale
Kostoja e materialeve direkte i ngarkohet punës (sipas porosisë) përmes përdorimit të një
dokumenti burimor, i cili quhet si formulari i kërkesës për materialet. Kur materialet lëshohen
për prodhim, formulari i kërkesës për materiale identifikon punën, sasinë, llojin e materialeve, si
dhe koston e materialeve. Ky dokument është dokument burimor për ngarkimin e kostove të
materialeve porosive (urdhëresave) individuale të punës.
Listë-kërkesa për materiale
Kërkesa nr.

_____________________

Data:

___________________

Puna nr.

_____________________

Departamenti:

___________________

Përshkrimi

Sasia

Kosto për njësi

Kosto totale

Gjithsej:
Nënshkrimi i personit përgjegjës___________________
b. Lista (kartela) e kostos së punës
Lista (kartela) e kostos së punës është dokumenti burimor i cili përdoret për të ngarkuar kostot e
punës sipas porosive (urdhëresave) të veçanta. Kur një punëtor punon në një punë, mbush
kartelën e punës duke saktësuar kohen e kaluar në kryerjen e asaj punë dhe tarifën (normën)
për orë pune.
Lista (kartela) e orëve të punës
Lista e orëve nr. _____________________

Data:

___________________

Punëtori:

Departamenti:

___________________

Koha e fillimit

_____________________
Koha e
mbarimit

Orët e
punuara

Tarifa për
orë pune

Vlera

Puna numër

Gjithsej:
Nënshkrimi i mbikëqyrësit: ___________________

4
c. Aplikimi i kostove indirekte (ShPP-së)
Kostot indirekte (ShPP) u ngarkohen punëve sipas porosive (urdhëresave) duke përdorur
normën të paracaktuar të ShPP-së. Nëse norma bazohet në orët e punës direkte, atëherë
informacionet nga lista e orëve të punës dhe norma e paracaktuar e ShPP-së përdoren për të
aplikuar koston indirekte për porosinë e caktuar. Nëse është përdorur ndonjë tjetër faktor nxitës
(faktor i aktiviteteve) si p.sh., orët e makinerisë, atëherë duhet të përdoret tjetër dokument
burimor dhe të llogaritet kostoja po ashtu, d.m.th. që shuma e llogaritur e faktorit tjetër të
aktivitetit, në këtë rast, sipas orëve të makinerisë, duhet të kalohet dhe të mblidhen në kartelën
e kostos së punës. Punonjësit duhet të krijojnë një dokument burimor që do të gjurmoj
(vëzhgojë) orët e makinerisë, të përdorura për çdo punë.
d. Përllogaritja e kostos për njësi - Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi
Pasi të jetë përfunduar një punë, kostoja e saj totale e prodhimit përllogaritet, duke përcaktuar
në fillim totalin e kostove të materialeve direkte, të punës direkte dhe të kostove indirekte
(ShPP-së), ndërsa më pas, duke i mbledhur këto totale individuale. Totali i përgjithshëm
pjesëtohet me numrin e njësive të prodhuara, për të nxjerrë koston për njësi.
Dokumenti për mbledhjen e të gjitha shpenzimeve që i përkasin një punë është Formulari
(kartela) e kostos së punës për porosi, i cila identifikon porosinë dhe i mbledh kostot e
materialeve, të punës, dhe ShPP-në (kostot indirekte) për porosinë përkatëse. Formulari
(kartela) i përgjigjet regjistrimit në regjistrin kryesor të stoqeve të gjysmë-produkteve (punës në
proces). Mbledhja e të gjithë formularëve (kartelave) të kostos së punës, përcakton dokumentin
e stoqeve të gjysmë-produkteve (punës në proces), respektivisht, totali i kostove të të gjithë
formularëve duhet të jetë e barabartë me totalin e llogarisë kontrolluese të gjysmë-produkteve
(punës në proces).

Kompania ABC
Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi
Urdhëresa e punës: 16
Për:
Kompaninë XYZ
Data e porosisë:
Përshkrimi i artikullit:
Valvula
Data e përfundimit:
Sasitë e përfunduara:
100
Data e dërgimit:
Materialet direkte
Kërkesa
Shuma
12
€300
18
€450
€750

Lista
68
72

Puna direkte
Orët
Norma
8
€6
10
€7

Përmbledhja e kostos:
Materialet direkte:
Puna direkte:
Kostot indirekte (ShPP)
Kostot totale të porosisë
Kostoja për njësi (100 njësi)

€750
€118
€180
€1,048
€10.48

Shuma
€48
€70
€118

02/04/2012
24/04/2012
25/04/2012

Kostot indirekte (ShPP)
Orët
NP e ShPP Shuma
8
€10
€80
10
€10
€100
€180

Numri i njësive të dërguara
Data
Sasia
Saldo
24/04/2012
40
60
25/04/2012
60
0

5
4.

Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos

Rrjedhja e kostos është mënyra sesi llogariten kostot, prej momentit, kur ato ndodhin, deri në
momentin kur njihen si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave. Rrjedhja e kostove të prodhimit,
në sistemin e caktimit të kostos për punën me porosi duhet të trajtoi tri elementet e kostos së
prodhimit




materialet direkte,
punën direkte dhe
koston indirekte (ShPP)

Shembulli i mëposhtëm ilustron rrjedhën e kostos që shoqëron koston e punës me porosi dhe
regjistrimet elementare të kontabilitetit në ditar.
Shembull: Një kompani ndërtimore gjatë vitit ka punuar në tri shtëpi. Më poshtë janë të
dhënat që lidhen me këtë aktivitet.
Materialet direkte
Shtëpia #1
Shtëpia #2
Shtëpia #3
Totali i materialeve direkte

€ 90,000
100,000
30,000
€220,000

Puna direkte
Shtëpia #1
€ 65,000
Shtëpia #2
70,000
Shtëpia #3
15,000
Totali i punës direkte
€150,000
Kosto indirekte (ShPP) aplikohet me 50% të kostos së punës direkte.
Formularët (kartelat) e kostos së punës për porosi
MD
€90,000

Shtëpia #1
PD
€65,000
Gjithsej:

ShPP
€32,500
€187,500

MD
€30,000

MD
€100,000

Shtëpia #3
PD
€15,000
Gjithsej:

Shtëpia #2
PD
€70,000
Gjithsej:

ShPP
€35,000
€205,000

ShPP
€7,500
€52,500

Shtëpitë #1 dhe #2 janë kompletuar gjatë periudhës. Shtëpia #1 është shitur për €200,000.
T-Llogaritë
Puna në proces
220,000
150,000
187,500
75,000
205,000
52,500

Prodhimet e gatshme
187,500
205,000
187,500

KMSH
187,500

205,000

187,500

6
5.

Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte

Përdorimi i një norme të vetme për të aplikuar (ngarkuar) kostot indirekte porosisë së veçantë,
mund të rezultojë me aplikimin (ngarkimin) e padrejtë të kostove indirekte produkteve të
porosisë përkatëse. Kjo mund të ndodhë në qoftë se baza e aktivitetit nuk ndërlidhet edhe me
konsumin e burimeve të kostove indirekte (ShPP-së). Një prej mënyrave për të përmirësuar
aplikimin (ngarkimin) kostove indirekte është përdorimi i normave të paracaktuara të
departamenteve apo metodën e kostove të bazuara në aktivitete (ABC).
Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet
Kostoja e punës, shpenzimet indirekte, kostoja për njësi
Kompania Bostian përdor një sistem normal për caktimin e kostos së punës me porosi. Ajo e
kryen shumicën e punëve përmes dy departamenteve. Më poshtë janë paraqitur të dhënat e
buxhetuara dhe aktuale për vitin e kaluar. Po ashtu, janë paraqitur edhe të dhënat për një ose
disa punë të kryera gjatë vitit:
Kosto indirekte të buxhetuara
Kosto indirekte aktuale
Veprimtaria e pritshme (orët e punës direkte)
Orët e pritshme të makinerive

Materialet direkte
Kosto e punës direkte:
Departamenti A ( 5,000 orë @ €6 për orë)
Departamenti B ( 1,000 orë @ €6 për orë)
Orët e makinerisë që janë përdorur:
Departamenti A
Departamenti B
Njësitë e prodhuara

Departamenti A
€100,000
€110,000
50,000
10,000

Departamenti B
€500,000
€520,000
10,000
50,000

Puna 10
€20,000
€30,000
6,000
100
1,200
10,000

Kompania Bostian përdor një normë të paracaktuar të ShPP-së, të ngarkimit të kostove indirekte
(ShPP) që i bëhet punës, për tërë fabrikën. Orët e punës direkte, përdoren për të përllogaritur
normën e paracaktuar indirekte. Bostian-i i përcakton çmimet e punës në bazë të kostos plus
30%.
Kërkohet:
1. Përllogarisni normën e paracaktuar të ShPP-së (kostove indirekte).
2. Duke përdorur normën e paracaktuar, llogarisni koston e prodhimit për njësi, për punën 10.
3. Supozoni se puna 10 përfundoi në maj dhe u shit në shtator. Përgatisni regjistrimin në ditar
për përfundimin dhe shitjen e punës 10.
4. Rillogarisni koston e prodhimit të njësisë për punën 10, duke përdorur normat indirekte të
departamentit. Përdorni orët e punës direkte për departamentin A dhe orët e makinerive për
departamentin B. A siguron kjo metodë një kosto më të saktë për njësi? Shpjegoni.
5. Supozoni se puna 10 përfundoi në maj dhe u shit në shtator. Duke përdorur punën që keni
bërë në Kërkesën 4, përgatisni regjistrimet në ditar, për plotësimin dhe shitjen e punës 10.

7
Zgjidhje
1.

Norma e paracaktuar e ShPP-së = €600,000*/60,000** orë
= €10 për orë pune direkte

* Totali i kostove indirekte të Departamentit A dhe B (€100,000 + €500,000 = €600,000)
** Totali i orëve të pritshme të punës direkte në Departamentin A dhe B (50,000 + 10,000 = 60,000 orë)

2.

Materialet direkte
€20,000
Puna direkte (6,000 orë x €6)
36,000
Kosto indirekte (6,000 orë x €10)
60,000
Kostot totale të prodhimit
€116,000
Kostoja për njësi (€116,000/10,000) €11.60

3.

Mallrat e përfunduara
Gjysmë-produktet
Kostoja e mallrave të shitura
Mallrat e përfunduara

€116,000
€116,000
€116,000
€116,000

Shitjet*
Llogaritë e pritshme

€150,800
€150,800

*Shitjet = €116,000 + (€116,000 x 30%) = €150,000

4.

Norma e paracaktuar për departamentin A = €100,000 /50,000
= €2 për orë pune direkte
Norma e paracaktuar për Departamentin B = €500,000/50,000
= €10 për orë makinerie.
Materialet direkte
€20,000
Puna direkte
€36,000
Kosto indirekte (ShPP):
Departamenti A (5,000 x €2)
€10,000
Departamenti B (1,200 x €10)
€12,000
Kostot totale të prodhimit
€78,000
Kostoja për njësi (€78,000/10,000)
€7.80

Ngarkimi i shpenzimeve indirekte, duke përdorur normat e departamentit është më i saktë,
sepse ka një lidhje më të lartë me shpenzimet indirekte të ngarkuara dhe të konsumuara. Vini re
se puna 10 shpenzon kohën më të madhe në departamentin A, i cili është më pak intensiv në
mbulimin e kostos. Normat e departamentit reflektojnë më mirë këtë kohë dhe konsum të
ndryshëm, sesa normat e fabrikës.
5.

Mallrat e përfunduara
Gjysmë-produktet
Kostoja e mallrave të shitura
Mallrat e përfunduara
Shitjet*
Llogaritë e marra

€78,000
€78,000
€78,000
€78,000
€101,400
€101,400

*Shitjet = €78,000 + (€78,000 x 30%) = €101,400

8
Pyetje për shkrim dhe diskutim:
1.
2.
3.
4.
5.

6.
7.
8.
9.
10.
11.

12.
13.

Çka është matja e kostos? Po akumulimi i kostos? Cili është ndryshimi mes tyre?
Pse caktimi aktual i kostos për caktimin e kostos së produktit përdoret rrallë?
Shpjegoni ndryshimet në mes të caktimit të punës me porosi dhe caktimit të kostos të
procesit.
Cilat janë ndryshimet në mes të një sistemi të caktimit manual të kostos për punën me
porosi dhe të një sistemi të automatizuar?
Cili është roli i formularëve të kërkesës së materialeve në një sistem të caktimit të kostos së
punës me porosi? Po i kartave të kohës? Po ai i normave të paracaktuara të shpenzimeve
indirekte?
Shpjegoni pse normat e shumëfishta të shpenzimeve indirekte parapëlqehen më shumë se
normat e shpenzimeve indirekte për tërë fabrikën.
Shpjegoni rolin e faktorëve nxitës të veprimtarisë në ngarkimin e kostove të produkteve.
Jepni përkufizimin e termave të mëposhtëm: veprimtari aktuale e pritshme, veprimtari
normale, veprimtari praktike dhe veprimtari teorike.
Pse dikush do ta parapëlqente një veprimtari normale, në vend të një veprimtarie aktuale
të pritshme, për të përllogaritur normën e paracaktuar të shpenzimeve indirekte?
Pse nuk përdoren zakonisht njësitë e rezultatit si masë për prodhimin, kur përllogaritet një
normë e paracaktuar e shpenzimeve indirekte?
Kompania ABC ka një normë të paracaktuar të shpenzimeve indirekte prej €5 për orën e
punës direkte. Formulari i kostos së punës me porosi për punën 145 tregon 1,000 orë pune
direkte, që kushtojnë €10,000 dhe kërkesën për materiale që arrin në €7,500. Puna 145 ka
pasur 500 njësi të plotësuara dhe të transferuara në stoqet e mallrave të përfunduara. Cila
është kostoja për njësi për punën 145?
Pse kërkesat e llogaritjes për caktimin e kostos së punës me porosi janë më kërkuese, sesa
ato për përcaktimin e kostos të procesit?
Shpjegoni ndryshimin në mes të kostos normale të mallrave të shitura dhe kostos së
rregulluar të mallrave të shitura.

9
Detyra 1

Kompania ABC ka vlerësuar kostot në vijim për vitin e ardhshëm:
Materialet direkte
Puna direkte
Provizionet e shitjes
Paga e mbikëqyrësit të prodhimtarisë
Materialet indirekte
Shpenzimet e reklamës
Qiraja për pajisjet e fabrikës

60,000
220,000
300,000
140,000
20,000
44,000
64,000

Kompania ABC ka vlerësuar se 40,000 orë të punës direkte dhe 64,000 orë pune të makinerisë
do të punohen gjatë vitit.
Kërkohet:
Nëse shpenzimet e përgjithshme aplikohen në bazë të orëve të punës së makinerisë, sa do të
jetë norma e paracaktuar e e ShPP-së për orë?

Detyra 2

Kompania ABC disponon me të dhënat në vijim:

ShPP-ja e planifikuar (buxhetuar) variabile
ShPP-ja e planifikuar (buxhetuar) fikse
ShPP-ja aktuale variabile
ShPP-ja aktuale fikse
Nivelet e aktiviteteve drejtuese të kostove të planifikuara:
Orët e punës direkte
Kostoja e punës direkte
Orët e punës së makinerisë
Organizimet e prodhimtarisë
Nivelet e aktiviteteve drejtuese të kostove aktuale:
Orët e punës direkte
Kostoja e punës direkte
Orët e punës së makinerisë
Organizimet e prodhimtarisë

€44,000
€31,000
€45,000
€35,000
20,000
€100,000
40,000
10,000
21,000
€110,400
37,460
9,520

a. Nëse puna sipas urdhëresës #400 përdorë 5,116 orë-pune të makinerisë, të llogaritet
ShPP-ja e aplikuar duke përdorur orën e punës së makinerisë si drejtues kostosh.
b. Nëse puna sipas urdhëresës #200 përdorë 1,676 orë-pune të punës direkte, të llogaritet
ShPP-ja e aplikuar duke përdorur orët e punës direkte si drejtues kostosh.
c. Nëse puna sipas urdhëresës #300 përdorë €17,472 kosto të punës direkte, të llogaritet
ShPP-ja e aplikuar duke përdorur kostot e punës direkte si drejtues kostosh.
d. Nëse puna sipas urdhëresës #500 përdorë 460 nga organizimet e prodhimtarisë, të
llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur organizimet e prodhimtarisë si drejtues
kostosh.

10

Contenu connexe

Tendances

Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelKd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelHamit Agushi
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Qemajl Osmani
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Menaxherat
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhuraveMenaxherat
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallitMenaxherat
 
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flowBilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flowHamit Agushi
 
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitDetyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitstudent
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriMenaxherat
 
si te punojme me nje bilanc
si te punojme me nje bilancsi te punojme me nje bilanc
si te punojme me nje bilanclondonada
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeMenaxherat
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Fisnik Morina
 
Ushtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareUshtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareMenaxherat
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveMenaxherat
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteveMenaxherat
 
Kontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialistKontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialistcoupletea
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 

Tendances (20)

Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelKd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
 
Kontabilitet Financiar
Kontabilitet FinanciarKontabilitet Financiar
Kontabilitet Financiar
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallit
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flowBilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
 
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitDetyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
 
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
 
si te punojme me nje bilanc
si te punojme me nje bilancsi te punojme me nje bilanc
si te punojme me nje bilanc
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
 
L 4 Analiza e CVP
L 4   Analiza e CVPL 4   Analiza e CVP
L 4 Analiza e CVP
 
Ushtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareUshtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiare
 
Kontabiliteti per jopecialistet
Kontabiliteti per jopecialistetKontabiliteti per jopecialistet
Kontabiliteti per jopecialistet
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i Tatimeve
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve
 
Kontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialistKontabiliteti per jo specialist
Kontabiliteti per jo specialist
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 

En vedette

Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeMuhamet Sopa
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiareLidijeRapaj
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareVilma Hoxha
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...coupletea
 
Analizat financiare
Analizat financiareAnalizat financiare
Analizat financiarebaron
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj MikroKosovar Sopjann
 

En vedette (7)

Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiare
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
 
Analizat financiare
Analizat financiareAnalizat financiare
Analizat financiare
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
 

Similaire à 05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doc

07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doc07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doccoupletea
 
07 caktimi standard i kostos doc (1)
07 caktimi standard i kostos doc (1)07 caktimi standard i kostos doc (1)
07 caktimi standard i kostos doc (1)coupletea
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doccoupletea
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostosHamit Agushi
 
03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos ppt03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos pptcoupletea
 
03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doc03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doccoupletea
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos pptcoupletea
 
Teoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveTeoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveShpejtim Rudi
 
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doccoupletea
 
45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standarde45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standardebetterday
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...coupletea
 
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"fisnik baliu
 
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.Shpend Stojkaj
 
L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeveL 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeveHamit Agushi
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalekonomia
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajMenaxherat
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doccoupletea
 

Similaire à 05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doc (20)

07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doc07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doc
 
07 caktimi standard i kostos doc (1)
07 caktimi standard i kostos doc (1)07 caktimi standard i kostos doc (1)
07 caktimi standard i kostos doc (1)
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
 
K5
K5K5
K5
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 
03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos ppt03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos ppt
 
03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doc03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doc
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
 
Teoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveTeoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeve
 
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
 
45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standarde45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standarde
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
 
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
PUNIM "SHPENZIMET AFARISTE"
 
Presentation6
Presentation6Presentation6
Presentation6
 
Presentation6
Presentation6Presentation6
Presentation6
 
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
 
L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeveL 2-  kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
L 2- kapitulli ii- nocioni dhe koncepti i shpenzimeve
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
 

Plus de coupletea

Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimoreManaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimorecoupletea
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2coupletea
 
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)coupletea
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikcoupletea
 
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikLigjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikcoupletea
 
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012coupletea
 
Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)coupletea
 
Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13coupletea
 
Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4coupletea
 
Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java 3 -
Informatika e biznesit   java 3 - Informatika e biznesit   java 3 -
Informatika e biznesit java 3 - coupletea
 
Informatika e biznesit java12(1)
Informatika e biznesit   java12(1)Informatika e biznesit   java12(1)
Informatika e biznesit java12(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5coupletea
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7coupletea
 
Informatika e biznesit java 2
Informatika  e biznesit   java 2Informatika  e biznesit   java 2
Informatika e biznesit java 2coupletea
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)coupletea
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)coupletea
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)coupletea
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)coupletea
 

Plus de coupletea (20)

Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimoreManaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2
 
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikLigjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
 
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
 
Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)
 
Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13
 
Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4
 
Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)
 
Informatika e biznesit java 3 -
Informatika e biznesit   java 3 - Informatika e biznesit   java 3 -
Informatika e biznesit java 3 -
 
Informatika e biznesit java12(1)
Informatika e biznesit   java12(1)Informatika e biznesit   java12(1)
Informatika e biznesit java12(1)
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7
 
Informatika e biznesit java 2
Informatika  e biznesit   java 2Informatika  e biznesit   java 2
Informatika e biznesit java 2
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
 

05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doc

  • 1. Kapitulli 5 Caktimi i kostos së produkteve dhe të shërbimeve: sistemi i punës me porosi Caktimi i kostos së produkteve e luan një rol kritik në mjedisin e ri të prodhimit dhe është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në industrinë e shërbimit. Kjo Njësi mësimore vazhdon diskutimin e caktimit të kostos së produkteve dhe shërbimeve që ka filluar në Njësinë mësimore 2. Këtu, gjithashtu prezantohet një temë e rëndësishme siç është caktimi i kostos së produkteve sipas sistemit të punës me porosi. Temat e paraqitura në këtë Njësi mësimore duhet zotëruar mirë, sepse janë konceptet kyçe në këtë lëndë dhe do të jetë bazë për shumë nga njësitë mësimore të mbetura. Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të: 1. të bëni dallimin në mes të sistemeve të kontabilitetit të kostos të firmave shërbyese dhe të firmave prodhuese si dhe të produkteve unike dhe të standardizuara. 2. të diskutoni raportin reciprok të akumulimit të kostos matjes së kostos dhe ngarkimit të kostos [të llogarisni normën e paracaktuar të ShPP-së (koeficientin e përvetësimit të ShPP-së), dhe të përdorni këtë shkallë për ngarkimin e ShPP-së prodhimeve]. 3. të shpjegoni ndryshimin në mes të ngarkimit të kostos së punës me porosi dhe ngarkimit të kostos së punës sipas procesit, si dhe të identifikoni dokumentet e burimit të përdorura në caktimin e kostos në punën me porosi. 4. të përshkruani rrjedhjen e kostos që lidhet me caktimin e kostos për punën me porosi dhe të përgatisni regjistrimin në ditar. 5. të shpjegoni, pse norma të shumëfishta të shpenzimeve indirekte mund të preferohen më shumë se një normë e vetme për të gjithë fabrikën Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 5. 1. Firmat prodhuese përkundrejt firmave shërbyese Ndërtimi i sistemit të kontabilitetit të kostos - Ngarkimi i kostos Sistemi i caktimit të kostos për punën me porosi: Përshkrim i përgjithshëm Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte (OM1) (OM2) (OM3) (OM4) (OM5) Firmat prodhuese përkundrejt firmave shërbyese Prodhimi përfshinë bashkimin e materialeve direkte, punës direkte dhe ShPP-ve për të prodhuar një produkt të ri. Produkti (Malli) i prodhuar është i prekshëm, dhe mund të inventarizohen (futet në stoqe respektivisht magazinohen) dhe transportohen nga fabrika tek konsumatori. Shërbimi karakterizohet nga natyra e tij paprekshme. Ai nuk mund të ndahet nga konsumatori dhe nuk mund të inventarizohet (nuk mund futet në stoqe respektivisht magazinohen). Produktet dhe shërbimet unike përkundrejt atyre të standardizuara: Një mënyrë tjetër për të karakterizuar produktet dhe shërbimet është sipas shkallës së të qenit unik. Nëse një firmë prodhon produkte unike në grupe të vogla dhe nëse këto produkte krijojnë kosto të ndryshme, atëherë firma duhet të përcjellë kostot e çdo produkti ose grupi. Kësaj i referohemi si sistemi i vendosjes së kostos për punën me porosi. Krejtësisht ndryshe, kompania mund të bëjë shumë 1
  • 2. njësi identike të të njëjtit produkt. Duke qenë se njësitë janë të njëjta, kostot e çdo njësie janë gjithashtu të njëjta. Përllogaritja e kostove të njësive identike është relativisht e lehtë dhe kësaj i referohemi si sistemi i caktimit të kostos sipas procesit. 2. Ndërtimi i sistemit të kontabilitetit të kostos Një sistem i mirë i informacionit të kontabilitetit të kostos është fleksibël dhe i besueshëm. Ai siguron informacione për një shumëllojshmëri qëllimesh dhe mund të përdoret për t’iu përgjigjur llojeve të ndryshme të pyetjeve. Në përgjithësi, sistemi është përdorur për të përmbushur nevojat e akumulimit të kostos, matjen e kostos dhe ngarkimin e kostos. Akumulimi i kostos - i referohet dallimit dhe regjistrimit të kostos. Kontabilisti i kostos duhet të krijojë dokumente burimore që përcjellin kostot, kur ato të ndodhin. Një dokument burimor përshkruan një transaksion. Të dhënat nga këto dokumente burimore mund të regjistrohen në një bazë të dhënash. Regjistrimi i të dhënave në një bazë të dhënash iu mundëson llogaritarëve dhe menaxherëve të kenë fleksibilitetin që të analizojnë nëngrupin e të dhënave, që nevojiten për të ndihmuar në marrjen e vendimeve nga menaxherët. Matja e kostos - Kostot e akumuluara, nënkuptohen thjesht, si kosto që janë të regjistruara për përdorim. Këto kosto duhet të klasifikohen ose të organizohen në një mënyrë të arsyeshme dhe pastaj të ndërlidhen me njësitë e prodhuara. Dy mënyrat e zakonshme, që përdoren për të matur kostot që shoqërojnë prodhimin janë:   caktimi i kostos aktuale - kërkon që firma të përdorë koston aktuale të të gjitha burimeve të përdorura në prodhim, për të përcaktuar koston për njësi d.m.th shfrytëzon kostot aktuale për materialet direkte, punën direkte dhe shpenzimet indirekte, për të përcaktuar koston për njësi, dhe caktimi i kostos normale - kërkon që firma të aplikojë kostot aktuale të materialeve direkte dhe të punës direkte për njësitë e prodhuara, por shpenzimet indirekte aplikohen në bazë të një vlerësimi të paracaktuar (sipas normës së paracaktuar të ShPPsë respektivisht koeficientit të përvetësimit). Ngarkimi i kostos - Pasi kostot janë akumuluar dhe matur, ato u ngarkohen njësive të produktit të prodhuar, ose njësive të shërbimit të kryer, në mënyrë që të fitohet kostoja për njësi. Së pari, është e nevojshme që të shohim përcaktimin e kostos për njësi. Kostot e materialeve direkte dhe të punës direkte, për njësitë e prodhimit, gjurmohen (vëzhgohen) thjesht. Ka një marrëdhënie të qartë mes sasisë së materialeve dhe punës së përdorur dhe nivelit të prodhimit. Pasi që, kostot aktuale e materialeve dhe e punës njihen mirë në çdo moment kohor, këto kosto aktuale mund të përdoren për përcaktimin e kostos për njësi. Për dallim nga kostot e materialeve dhe punës, kostot indirekte aplikohen duke përdorur një normë të paracaktuar, të bazuar në kostot indirekte të planifikuara në buxhet dhe sasinë e buxhetuar të faktorit nxitës. Shfaqen dy çështje që duhet konsideruar. Njëra është zgjedhja e veprimtarisë bazë ose e faktorit nxitës, ndërsa tjetra është niveli i veprimtarisë. Norma (shkalla) e paracaktuar e ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) mund të llogaritet me formulën e mëposhtme: Norma (shkalla) e paracaktuar e ShPP-së = = ShPP e buxhetuar vjetore / Niveli i buxhetuar vjetor i aktiviteteve Siç u cekë më lartë, një element i rëndësishëm i normës së paracaktuar të ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) është zgjedhja e bazës së aktiviteteve. Nxitësit e aktiviteteve që 2
  • 3. zakonisht përdoren janë: njësitë e prodhuara, orët e punës direkte, vlera monetare (eurot) e punës direkte, orët e makinerisë, materialet direkte etj. Elementi i dytë për gjetjen e normës së paracaktuar të ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) është zgjedhja e nivelit të aktiviteteve. Katër nivelet potenciale të aktiviteteve janë: 1. niveli i pritshëm i aktiviteteve - është niveli i prodhimit që firma pret të arrijë për vitin e ardhshëm, 2. niveli normal i aktiviteteve - është përdorimi mesatar i veprimtarisë, që një firmë provon në një periudhë afatgjatë (volumi normal përllogaritet për më shumë se një vit), 3. niveli teorik i aktiviteteve - është veprimtaria e prodhimit maksimal absolut të një firme prodhuese. Ai është rezultati që mund të realizohet, nëse çdo gjë funksionon në mënyrë të përsosur dhe 4. niveli praktik i aktiviteteve - është rezultati maksimal që mund të realizohet, nëse çdo gjë funksionon në mënyrë efikase. Funksionimi efikas lejon disa pa-përsosmëri; avaritë e makinerive, ndonjë mungesë dhe punëtorët që nuk japin maksimumin e tyre etj. Ka dy koncepte themelore në aplikimin e ShPP-së që duhet theksuar: 1. ShPP e aplikuar është bazë për llogaritjen e kostos indirekte (ShPP-së) për njësi. 2. ShPP e aplikuar është shumë rrallë e barabartë me ShPP-në aktuale të periudhës. Kur ShPP-ja aplikohet, mund të ketë një mospërputhje (variancë) të ShPP-së. Mospërputhja (varianca) e ShPP-së është ndryshimi në mes ShPP-së aktuale dhe ShPP-së së aplikuar. Nëse ShPP-ja aktuale është më e madhe se sa ShPP-ja e aplikuar, atëherë mospërputhja quhet ShPP e nën-aplikuar. Nëse ShPP-ja e aplikuar është më e lartë se sa ShPP-ja aktuale, atëherë mospërputhja quhet ShPP e mbi-aplikuar. Korrigjimi i mospërputhjes (variancës) së ShPP-së bëhet në një prej dy mënyrave: 1. Nëse mospërputhja e ShPP-së nuk është materiale, mospërputhja e ShPP-së në tërësi mund të korrigjohet me KMSH-në (koston e mallit të shitur). 2. Nëse mospërputhja e ShPP-së është materiale, vlera korrigjuese e mospërputhjes së ShPP-së duhet të ndahet mes punës në proces, mallrave të përfunduar dhe kostos së mallrave të shitur, bazuar në vlerën përfundimtare të ShPP-së së aplikuar në secilën llogari (konto). Nëse SHPP janë të …. Mënyra 1 (varianca jo materiale) Mënyra 2 (varianca materiale) NËNVLERËSUARA (SHPP e aplikuar është më e vogël se SHPP aktuale) RRITJEN E KMSH RRITJEN E Punës në proces Prodhimeve të Gatshme KMSH MBIVLERËSUARA (SHPP e aplikuar është më e madhe se SHPP aktuale) ZVOGËLIMIN E KMSH ZVOGËLIMIN E Punës në proces Prodhimeve të Gatshme KMSH 3. Sistemi i caktimit të kostos për punën me porosi: Përshkrim i përgjithshëm Në sistemin e caktimit të kostos së prodhimit sipas punës me porosi, kostot akumulohen sipas punës (porosisë; urdhëresës), d.m.th. një punë lidhet me një porosi (urdhëresë) të një klienti të 3
  • 4. veçantë. Tipari kyç i sistemit të caktimit të kostos për punën me porosi, është se kostoja e një pune dallon nga ajo e një pune tjetër dhe duhet të monitorohet veçanërisht. Kompanitë me një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve të veçanta (që dallojnë mes veti), përdorin këtë sistem. Kostoja për njësi llogaritet duke pjesëtuar kostot totale të prodhimit të porosisë (urdhëresës) së caktuar me numrin njësive të prodhuara sipas asaj porosie. Është e rëndësishme të kuptohen dokumentet të ndryshme që përdoren në sistemin e caktimit të kostos së prodhimit sipas punës me porosi. a. Formulari i kërkesës për materiale Kostoja e materialeve direkte i ngarkohet punës (sipas porosisë) përmes përdorimit të një dokumenti burimor, i cili quhet si formulari i kërkesës për materialet. Kur materialet lëshohen për prodhim, formulari i kërkesës për materiale identifikon punën, sasinë, llojin e materialeve, si dhe koston e materialeve. Ky dokument është dokument burimor për ngarkimin e kostove të materialeve porosive (urdhëresave) individuale të punës. Listë-kërkesa për materiale Kërkesa nr. _____________________ Data: ___________________ Puna nr. _____________________ Departamenti: ___________________ Përshkrimi Sasia Kosto për njësi Kosto totale Gjithsej: Nënshkrimi i personit përgjegjës___________________ b. Lista (kartela) e kostos së punës Lista (kartela) e kostos së punës është dokumenti burimor i cili përdoret për të ngarkuar kostot e punës sipas porosive (urdhëresave) të veçanta. Kur një punëtor punon në një punë, mbush kartelën e punës duke saktësuar kohen e kaluar në kryerjen e asaj punë dhe tarifën (normën) për orë pune. Lista (kartela) e orëve të punës Lista e orëve nr. _____________________ Data: ___________________ Punëtori: Departamenti: ___________________ Koha e fillimit _____________________ Koha e mbarimit Orët e punuara Tarifa për orë pune Vlera Puna numër Gjithsej: Nënshkrimi i mbikëqyrësit: ___________________ 4
  • 5. c. Aplikimi i kostove indirekte (ShPP-së) Kostot indirekte (ShPP) u ngarkohen punëve sipas porosive (urdhëresave) duke përdorur normën të paracaktuar të ShPP-së. Nëse norma bazohet në orët e punës direkte, atëherë informacionet nga lista e orëve të punës dhe norma e paracaktuar e ShPP-së përdoren për të aplikuar koston indirekte për porosinë e caktuar. Nëse është përdorur ndonjë tjetër faktor nxitës (faktor i aktiviteteve) si p.sh., orët e makinerisë, atëherë duhet të përdoret tjetër dokument burimor dhe të llogaritet kostoja po ashtu, d.m.th. që shuma e llogaritur e faktorit tjetër të aktivitetit, në këtë rast, sipas orëve të makinerisë, duhet të kalohet dhe të mblidhen në kartelën e kostos së punës. Punonjësit duhet të krijojnë një dokument burimor që do të gjurmoj (vëzhgojë) orët e makinerisë, të përdorura për çdo punë. d. Përllogaritja e kostos për njësi - Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi Pasi të jetë përfunduar një punë, kostoja e saj totale e prodhimit përllogaritet, duke përcaktuar në fillim totalin e kostove të materialeve direkte, të punës direkte dhe të kostove indirekte (ShPP-së), ndërsa më pas, duke i mbledhur këto totale individuale. Totali i përgjithshëm pjesëtohet me numrin e njësive të prodhuara, për të nxjerrë koston për njësi. Dokumenti për mbledhjen e të gjitha shpenzimeve që i përkasin një punë është Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi, i cila identifikon porosinë dhe i mbledh kostot e materialeve, të punës, dhe ShPP-në (kostot indirekte) për porosinë përkatëse. Formulari (kartela) i përgjigjet regjistrimit në regjistrin kryesor të stoqeve të gjysmë-produkteve (punës në proces). Mbledhja e të gjithë formularëve (kartelave) të kostos së punës, përcakton dokumentin e stoqeve të gjysmë-produkteve (punës në proces), respektivisht, totali i kostove të të gjithë formularëve duhet të jetë e barabartë me totalin e llogarisë kontrolluese të gjysmë-produkteve (punës në proces). Kompania ABC Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi Urdhëresa e punës: 16 Për: Kompaninë XYZ Data e porosisë: Përshkrimi i artikullit: Valvula Data e përfundimit: Sasitë e përfunduara: 100 Data e dërgimit: Materialet direkte Kërkesa Shuma 12 €300 18 €450 €750 Lista 68 72 Puna direkte Orët Norma 8 €6 10 €7 Përmbledhja e kostos: Materialet direkte: Puna direkte: Kostot indirekte (ShPP) Kostot totale të porosisë Kostoja për njësi (100 njësi) €750 €118 €180 €1,048 €10.48 Shuma €48 €70 €118 02/04/2012 24/04/2012 25/04/2012 Kostot indirekte (ShPP) Orët NP e ShPP Shuma 8 €10 €80 10 €10 €100 €180 Numri i njësive të dërguara Data Sasia Saldo 24/04/2012 40 60 25/04/2012 60 0 5
  • 6. 4. Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos Rrjedhja e kostos është mënyra sesi llogariten kostot, prej momentit, kur ato ndodhin, deri në momentin kur njihen si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave. Rrjedhja e kostove të prodhimit, në sistemin e caktimit të kostos për punën me porosi duhet të trajtoi tri elementet e kostos së prodhimit    materialet direkte, punën direkte dhe koston indirekte (ShPP) Shembulli i mëposhtëm ilustron rrjedhën e kostos që shoqëron koston e punës me porosi dhe regjistrimet elementare të kontabilitetit në ditar. Shembull: Një kompani ndërtimore gjatë vitit ka punuar në tri shtëpi. Më poshtë janë të dhënat që lidhen me këtë aktivitet. Materialet direkte Shtëpia #1 Shtëpia #2 Shtëpia #3 Totali i materialeve direkte € 90,000 100,000 30,000 €220,000 Puna direkte Shtëpia #1 € 65,000 Shtëpia #2 70,000 Shtëpia #3 15,000 Totali i punës direkte €150,000 Kosto indirekte (ShPP) aplikohet me 50% të kostos së punës direkte. Formularët (kartelat) e kostos së punës për porosi MD €90,000 Shtëpia #1 PD €65,000 Gjithsej: ShPP €32,500 €187,500 MD €30,000 MD €100,000 Shtëpia #3 PD €15,000 Gjithsej: Shtëpia #2 PD €70,000 Gjithsej: ShPP €35,000 €205,000 ShPP €7,500 €52,500 Shtëpitë #1 dhe #2 janë kompletuar gjatë periudhës. Shtëpia #1 është shitur për €200,000. T-Llogaritë Puna në proces 220,000 150,000 187,500 75,000 205,000 52,500 Prodhimet e gatshme 187,500 205,000 187,500 KMSH 187,500 205,000 187,500 6
  • 7. 5. Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte Përdorimi i një norme të vetme për të aplikuar (ngarkuar) kostot indirekte porosisë së veçantë, mund të rezultojë me aplikimin (ngarkimin) e padrejtë të kostove indirekte produkteve të porosisë përkatëse. Kjo mund të ndodhë në qoftë se baza e aktivitetit nuk ndërlidhet edhe me konsumin e burimeve të kostove indirekte (ShPP-së). Një prej mënyrave për të përmirësuar aplikimin (ngarkimin) kostove indirekte është përdorimi i normave të paracaktuara të departamenteve apo metodën e kostove të bazuara në aktivitete (ABC). Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet Kostoja e punës, shpenzimet indirekte, kostoja për njësi Kompania Bostian përdor një sistem normal për caktimin e kostos së punës me porosi. Ajo e kryen shumicën e punëve përmes dy departamenteve. Më poshtë janë paraqitur të dhënat e buxhetuara dhe aktuale për vitin e kaluar. Po ashtu, janë paraqitur edhe të dhënat për një ose disa punë të kryera gjatë vitit: Kosto indirekte të buxhetuara Kosto indirekte aktuale Veprimtaria e pritshme (orët e punës direkte) Orët e pritshme të makinerive Materialet direkte Kosto e punës direkte: Departamenti A ( 5,000 orë @ €6 për orë) Departamenti B ( 1,000 orë @ €6 për orë) Orët e makinerisë që janë përdorur: Departamenti A Departamenti B Njësitë e prodhuara Departamenti A €100,000 €110,000 50,000 10,000 Departamenti B €500,000 €520,000 10,000 50,000 Puna 10 €20,000 €30,000 6,000 100 1,200 10,000 Kompania Bostian përdor një normë të paracaktuar të ShPP-së, të ngarkimit të kostove indirekte (ShPP) që i bëhet punës, për tërë fabrikën. Orët e punës direkte, përdoren për të përllogaritur normën e paracaktuar indirekte. Bostian-i i përcakton çmimet e punës në bazë të kostos plus 30%. Kërkohet: 1. Përllogarisni normën e paracaktuar të ShPP-së (kostove indirekte). 2. Duke përdorur normën e paracaktuar, llogarisni koston e prodhimit për njësi, për punën 10. 3. Supozoni se puna 10 përfundoi në maj dhe u shit në shtator. Përgatisni regjistrimin në ditar për përfundimin dhe shitjen e punës 10. 4. Rillogarisni koston e prodhimit të njësisë për punën 10, duke përdorur normat indirekte të departamentit. Përdorni orët e punës direkte për departamentin A dhe orët e makinerive për departamentin B. A siguron kjo metodë një kosto më të saktë për njësi? Shpjegoni. 5. Supozoni se puna 10 përfundoi në maj dhe u shit në shtator. Duke përdorur punën që keni bërë në Kërkesën 4, përgatisni regjistrimet në ditar, për plotësimin dhe shitjen e punës 10. 7
  • 8. Zgjidhje 1. Norma e paracaktuar e ShPP-së = €600,000*/60,000** orë = €10 për orë pune direkte * Totali i kostove indirekte të Departamentit A dhe B (€100,000 + €500,000 = €600,000) ** Totali i orëve të pritshme të punës direkte në Departamentin A dhe B (50,000 + 10,000 = 60,000 orë) 2. Materialet direkte €20,000 Puna direkte (6,000 orë x €6) 36,000 Kosto indirekte (6,000 orë x €10) 60,000 Kostot totale të prodhimit €116,000 Kostoja për njësi (€116,000/10,000) €11.60 3. Mallrat e përfunduara Gjysmë-produktet Kostoja e mallrave të shitura Mallrat e përfunduara €116,000 €116,000 €116,000 €116,000 Shitjet* Llogaritë e pritshme €150,800 €150,800 *Shitjet = €116,000 + (€116,000 x 30%) = €150,000 4. Norma e paracaktuar për departamentin A = €100,000 /50,000 = €2 për orë pune direkte Norma e paracaktuar për Departamentin B = €500,000/50,000 = €10 për orë makinerie. Materialet direkte €20,000 Puna direkte €36,000 Kosto indirekte (ShPP): Departamenti A (5,000 x €2) €10,000 Departamenti B (1,200 x €10) €12,000 Kostot totale të prodhimit €78,000 Kostoja për njësi (€78,000/10,000) €7.80 Ngarkimi i shpenzimeve indirekte, duke përdorur normat e departamentit është më i saktë, sepse ka një lidhje më të lartë me shpenzimet indirekte të ngarkuara dhe të konsumuara. Vini re se puna 10 shpenzon kohën më të madhe në departamentin A, i cili është më pak intensiv në mbulimin e kostos. Normat e departamentit reflektojnë më mirë këtë kohë dhe konsum të ndryshëm, sesa normat e fabrikës. 5. Mallrat e përfunduara Gjysmë-produktet Kostoja e mallrave të shitura Mallrat e përfunduara Shitjet* Llogaritë e marra €78,000 €78,000 €78,000 €78,000 €101,400 €101,400 *Shitjet = €78,000 + (€78,000 x 30%) = €101,400 8
  • 9. Pyetje për shkrim dhe diskutim: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. Çka është matja e kostos? Po akumulimi i kostos? Cili është ndryshimi mes tyre? Pse caktimi aktual i kostos për caktimin e kostos së produktit përdoret rrallë? Shpjegoni ndryshimet në mes të caktimit të punës me porosi dhe caktimit të kostos të procesit. Cilat janë ndryshimet në mes të një sistemi të caktimit manual të kostos për punën me porosi dhe të një sistemi të automatizuar? Cili është roli i formularëve të kërkesës së materialeve në një sistem të caktimit të kostos së punës me porosi? Po i kartave të kohës? Po ai i normave të paracaktuara të shpenzimeve indirekte? Shpjegoni pse normat e shumëfishta të shpenzimeve indirekte parapëlqehen më shumë se normat e shpenzimeve indirekte për tërë fabrikën. Shpjegoni rolin e faktorëve nxitës të veprimtarisë në ngarkimin e kostove të produkteve. Jepni përkufizimin e termave të mëposhtëm: veprimtari aktuale e pritshme, veprimtari normale, veprimtari praktike dhe veprimtari teorike. Pse dikush do ta parapëlqente një veprimtari normale, në vend të një veprimtarie aktuale të pritshme, për të përllogaritur normën e paracaktuar të shpenzimeve indirekte? Pse nuk përdoren zakonisht njësitë e rezultatit si masë për prodhimin, kur përllogaritet një normë e paracaktuar e shpenzimeve indirekte? Kompania ABC ka një normë të paracaktuar të shpenzimeve indirekte prej €5 për orën e punës direkte. Formulari i kostos së punës me porosi për punën 145 tregon 1,000 orë pune direkte, që kushtojnë €10,000 dhe kërkesën për materiale që arrin në €7,500. Puna 145 ka pasur 500 njësi të plotësuara dhe të transferuara në stoqet e mallrave të përfunduara. Cila është kostoja për njësi për punën 145? Pse kërkesat e llogaritjes për caktimin e kostos së punës me porosi janë më kërkuese, sesa ato për përcaktimin e kostos të procesit? Shpjegoni ndryshimin në mes të kostos normale të mallrave të shitura dhe kostos së rregulluar të mallrave të shitura. 9
  • 10. Detyra 1 Kompania ABC ka vlerësuar kostot në vijim për vitin e ardhshëm: Materialet direkte Puna direkte Provizionet e shitjes Paga e mbikëqyrësit të prodhimtarisë Materialet indirekte Shpenzimet e reklamës Qiraja për pajisjet e fabrikës 60,000 220,000 300,000 140,000 20,000 44,000 64,000 Kompania ABC ka vlerësuar se 40,000 orë të punës direkte dhe 64,000 orë pune të makinerisë do të punohen gjatë vitit. Kërkohet: Nëse shpenzimet e përgjithshme aplikohen në bazë të orëve të punës së makinerisë, sa do të jetë norma e paracaktuar e e ShPP-së për orë? Detyra 2 Kompania ABC disponon me të dhënat në vijim: ShPP-ja e planifikuar (buxhetuar) variabile ShPP-ja e planifikuar (buxhetuar) fikse ShPP-ja aktuale variabile ShPP-ja aktuale fikse Nivelet e aktiviteteve drejtuese të kostove të planifikuara: Orët e punës direkte Kostoja e punës direkte Orët e punës së makinerisë Organizimet e prodhimtarisë Nivelet e aktiviteteve drejtuese të kostove aktuale: Orët e punës direkte Kostoja e punës direkte Orët e punës së makinerisë Organizimet e prodhimtarisë €44,000 €31,000 €45,000 €35,000 20,000 €100,000 40,000 10,000 21,000 €110,400 37,460 9,520 a. Nëse puna sipas urdhëresës #400 përdorë 5,116 orë-pune të makinerisë, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur orën e punës së makinerisë si drejtues kostosh. b. Nëse puna sipas urdhëresës #200 përdorë 1,676 orë-pune të punës direkte, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur orët e punës direkte si drejtues kostosh. c. Nëse puna sipas urdhëresës #300 përdorë €17,472 kosto të punës direkte, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur kostot e punës direkte si drejtues kostosh. d. Nëse puna sipas urdhëresës #500 përdorë 460 nga organizimet e prodhimtarisë, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur organizimet e prodhimtarisë si drejtues kostosh. 10