Ndarja kryesore e së drejtës është ndarja e sajë në të drejten publike dhe në të drejten
private. E gjithë e drejta ndahet ndahet në këto dy grupe të mëdha normash juridike ,
midis të cilave bëjnë pjesë të gjitha degët e veqanta të së drejtës.
Ndarja e së drejtës në të drejten publike dhe në të drejten private , është bërë për të
paren herë nga juristët romakë. Juristi romak Domicius Ulpian e ka përcaktuar atë si
vijon : “E drejta publike është ajo që ka të bëjë me gjendjen e shteti romak ; e drejta
private është ajo që ka të bëjë me interesat e personave të veqantë , sepse ekziston
interes publik dhe interes privat”
Jurispodenca e mëvonëshme edhe në epokën e kapitalizmit e ka pranuar plotësisht
ndarjen e së drejtëës në publike dhe dhe private .
Në të drejten publike bëjnë pjesë degët e së drejtës që sanksionojnë mardhëniet midis
organeve të shtetit dhe shtetasve si dhe mardheniet e organeve shtetërore midis tyre
Në të drejten private bëjnë pjesë degët e së drejtës që rregullojnë mardhëniet
reciproke ndërmjet shteteve
Në shkencën juridike ekziston edhe një teori tjetër, që shpjegon ndarjen e së
drejtës në publike dhe në private e cila njihet si teoria formale.
Sipas kësaj teorie e drejta ndahet në private dhe publike jo sipas interesit të
mbrojtur nga e drejta, por sipas metodës së mbrojtjes së të drejtave që janë
njohur nga normat juridike
Nëse e drejta mbrohet prej organeve të pushtetit shtetërorë me vetë iniciativën e
tyre , në bazë të detyrës zyrtare të funksionarëve të shtetit , kjo është një e drejtë
publike
Nëse e drejta mbrohet me inicativen e një personi që ka pësuar nga shkelja e së
drejtës, duke ngritur padi për rivendosjen e së drejtës së shkelur, por që mund
edhe të mos e ngrejë këtë padi, kjo është një e drejtë private.
Shkelja e së drejtës publike ndiqet zakonisht nga organet e pushtetit me
inicativen e tyre , kurse shkelja e se drejtes private ne baze te kerkeses se
personave te interesuar.
E drejta publike mund të përkufizohet si tërësia e normave juridike që kanë të
bëjnë me statusin (pozitën) e shtetit dhe të qeveritarëve si dhe e normave që
rregullojnë mardhëniet ndërmjet qeveritarëve dhe shtetasve
Tiparet karakteristike të normave të së drejtës publike janë :
- Ato janë norma të përgjithshme që zbatohen për kategori shtetasish, të
përcaktuar në mënyrë abstrakte. Kjo do të thotë që ato u drejtohen një numri të
papërcaktuar njërzish dhe formulohen në bazë të një interesi publik
- Ato janë norma me një forcë detyruese ndaj shtetasve , të cilëve nuk u
kërkohet pëlqimi për zbatimin e tyre, ndryshe nga normat e së të drejtës private
të cilat, të paktën pjesërisht, janë norma lejuese
Normat e së drejtës publike, në një shoqëri demokratike, kanë një unitet të
brendshëm për shkak të vetë synimit dhe funksionit të tyre, që është, në radhë të
parë, kufizimi i pushtetit shtetëror, për të mbrojtur dhe garantuar sa më shumë
liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo është një bazë ideologjike thelbësore
që përcakton unitetin e së drejtës publike
Normat e së drejtë publike ndahen në disa degë kryesore siq janë :
- E drejta kushtetuese, e cila mund të përkufizohet si tërësia e normave që
përcaktojnë parimet themelore të organizimit politik të shoqërisë dhe të shtetit.
Në mënyrë të veqantë normat juridike kushtetuese trajtojnë organizimin,
funksionimin dhe kompetencat e organeve të larta shtetërore, mardhëniet e tyre
të ndërsjellta, por edhe mardhëniet që ato kanë me organet e tjera shtetërore dhe
me shtetasit.
- E drejta administrative, që përbëhet nga normat specifike që rregullojnë
veprimtarinë administrative. Por duhet thënë se në shkencen juridike bashkohore
ka autorë që e vënë në dyshim saktësinë e këtijë përkufizimi, sepse, ndonëse në
përgjithësi pranohet se e drejta administrative është e drejta e zakonshme e
pushtetit publik, ka një tendencë që të përfshijë në këtë degë edhe norma të së
drejtës private, kur këto norma kanë të bëjnë me ushtrimin e kompetencave të
pushtetit publikë.
- Financat publike, me të cilen nënkuptohet tërësia e normave juridike që
rregullojnë veprimtarinë financiare të shtetit dhe të enteve të tjera publike dhe që
kanë të bëjë njëkohësisht edhe me administrimin e fondeve publike.
- Të drejten penale dhe proceduren penale. E drejta penale është tërësia e
normave juridike që përcaktojnë veprat penale , dënimet dhe parimet e marrjes
në përgjegjësi penale të personave që i kryejnë ato. Procedura penale përfshinë
tërësinë e normave juridike që parashikojnë rregullat dhe procedurat e hetimit
dhe të gjykimit të qështjeve penale
Një degë e së drejtës që ka një karakter të përzier, publik dhe privat, është e drejta
e punës . Karakteri i saj i përzier buron nga njëra anë, nga ligjet që nxjerrë shteti
për mbrojtjen e interesave të punonjësve, të cilat janë pala më e dobët – në
krahasim me punëdhënësit – në mardhëniet e punës, dhe nga ana tjetër, nga
rregullat e vendosura ndërmjet pubonjësve dhe punëdhënësve në bazë të
kontratave, si kolektive ashtu edhe individual.
Në shkencen juridike bashkëkohore pranohet edhe ndarja në “ të drejten publike
të brendshme” dhe “të drejten ndërkomtare”. E para ka si objekt veprimtarinë e
gjdo shteti brenda kuadrit të vet, ndërsa e dyta trajton mardhëniet mes shteteve
të ndryshme , që mund të bëjnë pjesë edhe në bashkësi tjera, të mëdha ose të
vogla, në gjirin e të cilave mund të ketë ndarje në degë të së drejtës në bazë të
veqorive që ekzistojnë në gjdo shtet të veqantë. Si rrjedhojë ekziston sot edhe e
drejta ndërkomtare kushtetuese, administrative, penale